Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Engineering Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 110

Full-Text Articles in Engineering

Metodat E Llogaritjes Së Aftësisë Mbajtëse Të Themelit Për Objektin E Banimit Në Rrugën “Kemajl Hetemi”, Ferizaj, Lulzime Pira Sep 2021

Metodat E Llogaritjes Së Aftësisë Mbajtëse Të Themelit Për Objektin E Banimit Në Rrugën “Kemajl Hetemi”, Ferizaj, Lulzime Pira

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është bazuar në hulumtimet gjeologo – gjeomekanike me shpimet që janë kryer direkt në terren (in situ). Në bazë të thellësisë së shpimeve janë nxjerrë mostrat për të definuar parametrat fiziko – mekanik për llogaritjen e aftësisë mbajtëse të tokës në lokacionin e caktuar ku do të bëhet ndërtimi.

Toka është një material shumë poroz dhe heterogjen, prandaj është shumë me rëndësi përcaktimi i metodave të llogaritjes së aftësisë mbajtëse të themelit ku struktura mbështetet dhe i përcjell ngarkesat në themel varësisht prej sipërfaqes së themelit.

Në këtë punim diplome janë zbatuar dy metoda …


Potenciali I Prodhimit Të Energjisë Së Ripërtërishme Me Erë, Andrian Shatri May 2021

Potenciali I Prodhimit Të Energjisë Së Ripërtërishme Me Erë, Andrian Shatri

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme bota po ballafaqohet me një virus i cili ka shkaktuar probleme të mëdha dhe po merrë shumë jetë njerëzish. Populli i planetit tonë mendjen e tyre kryesisht e ka të fokusuar tek ky virus i cili na ka bërë të harrojmë që virusi kryesor në këtë planet është ngrohja globale e cila kryesisht shkaktohet nga gabimet e qenieve njerëzore të cilët me arrogancën dhe padijeninë e tyre janë duke e shkatërruar natyrën (tokat,malet,shtresat e ajrit). Pandemia që është shkaktuar nga ky virus bëri që të mbyllen shumë industri të ndryshme, qytete nga e gjithë bota janë …


Shfrytëzimi I Energjisë Solare Si Burim Termik Për Një Shtëpi Banimi, Xhafer Musliu May 2021

Shfrytëzimi I Energjisë Solare Si Burim Termik Për Një Shtëpi Banimi, Xhafer Musliu

Theses and Dissertations

Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë.

Megjithatë rezultatet e këtij sektori lënë për të dëshiruar, gjë e cila ndërlidhet me ekonominë e varfër të vendit. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm, cilësor, të sigurtë dhe të pandërprerë me energji elektrike është një prej kushteve kryesore …


Shtëpit E Mençura, Teknologjia, Implementimi Dhe Zgjerimi I Saj Sot, Blendi Robaj Apr 2021

Shtëpit E Mençura, Teknologjia, Implementimi Dhe Zgjerimi I Saj Sot, Blendi Robaj

Theses and Dissertations

Sistemet e shtëpive të mençura arritën popullaritet të madh në dekadat e fundit ashtu si edhe ato rrisin komoditetin dhe cilësinë e jetës. Shumica e sistemeve të shtëpive të mençura kontrollohen nga smartphone dhe mikrokontrollues. Një aplikacion smartphone përdoret për të kontrolluar dhe monitoroni funksionet e shtëpisë duke përdorur teknikat e komunikimit pa kabllo. Në këtë punim përmes metodës së analizës do ta trajtojmë në mënyrë me specifike rendësin e shtëpive të mençura (smart home).

Shtëpia e zgjuar është zgjerimi rezidencial i automatizimit të ndërtesës dhe përfshin kontrollin dhe automatizimin e të gjithë teknologjisë së saj të ngulitur. Ajo përcakton …


Dobesite Ne Infrastruktuen E Web-It, Alba Kelmendi Apr 2021

Dobesite Ne Infrastruktuen E Web-It, Alba Kelmendi

Theses and Dissertations

Siguria në aplikacionet e bazuara në UEB është shume komplekse dhe esenciale. Në këtë punim ne do të shtjellojmë aplikimin e sigurisë gjatë përdorimit të infrastrukturës të internetit. Meqë gjithmonë gjatë përdorimit të kompjuterëve jemi të lidhur me internet ky bëhet shkas që të bëhemi target kryesor i sulmeve të ndryshme. Në pjesën e parë të projektit i kemi shtjelluar sulmet që ndodhin në UEB-server (DoS, MITM, Injektimet SQL.). Në pjesën e dytë kemi dhëne instruksione praktike se si bëhet depërtimi jo-legjitim i UEB-aplikacioneve përmes sulmeve të ndryshme. Në pjesën e fundit kemi specifikuar hakimin e koncepteve të ndryshme të …


E-Ditari, Enis Halimi Apr 2021

E-Ditari, Enis Halimi

Theses and Dissertations

Pasi bota u godit nga një pandemi e cila bëri që të mbyllen shkollat, mësimi nëpër shkolla u vendos të vijonte online. Kjo bëri që shumë gjëra tradicionale të shkollave si ditarët e shumë gjëra tjera të mos përdoren më. Synimi i këtij punimi është zhvillimi i një ditari elektronik ose E-Ditari. E-Ditari është një web aplikacion i cili bën zgjidhjen e këtyre problemeve duke zëvendësuar ditarët e shkollave të ndryshme. Programi ndahet në dy pjesë, atë të nxënësit/prindërit si dhe mësimdhënësit/stafit të shkollës. Qasjen në program mund të bëhet përmes internetit duke përdorur shfletuesit si dhe qasje do të …


Kontrollimi I Cilësisë Ne Vendin E Ndertimit-Punishte Gjatë Zbatimit Të Strukturave Betonarme, Florim H. Bytyqi Mar 2021

Kontrollimi I Cilësisë Ne Vendin E Ndertimit-Punishte Gjatë Zbatimit Të Strukturave Betonarme, Florim H. Bytyqi

Theses and Dissertations

Në këtë temë do të flasim për Cilësin e betonit dhe vetitë e betonit të njomë dhe të ngurtësuar, në veçanti për betonin, komponentët e betonit, përparësitë dhe mangësit, vetitë e tij, si dhe për llojet e betonit, poashtu edhe për rezistencën në shtypje. Duke ditur që betoni është njëri ndër materialet më të përdorura në ndërtimin e strukturave, të cilat përditë e më tepër po bëhen objekt i arritjeve shkencore në inxhinierinë e ndërtimit si në aspektin e lartësisë (etazhitetit), e po ashtu edhe aplikimin e betoneve “të reja” speciale. Fabrikave per prodhimie betonit si dhe mjetet e transportit …


Materialet Ndërtimore Ndikimi I Lagështisë Së Drurit Në Vetitë Fiziko-Mekanike, Armend Konjush Mar 2021

Materialet Ndërtimore Ndikimi I Lagështisë Së Drurit Në Vetitë Fiziko-Mekanike, Armend Konjush

Theses and Dissertations

Punimi i realizuar bazohet në lëndën: Konstruksionet e Drurit. Kjo përmbledhje ofron një pamje të përditësuar të njohurive aktuale në lidhje me Drurin si material ndërtimorë, mekanizmat e hidratimit, përfshirë origjinën e periudhës së reaksionit të ngadaltë në vetitë fiziko mekanike, natyra e periudhës së nxitimit, roli i vetive fiziko mekanike në Drurin si meterial ndertimi po ashtu edhe tharja e cila konsiderohet nje nder proceset kryesore.

Qëllimi i kësaj teme është të bëj hulumtim rreth procesit të Drurit duke ju nenshtruar vetive fiziko-mekanike . Shtjellimin dhe ndarjen e llojeve të ndryshme të Drunjëve.

Po ashtu do te shtjellohen analiza …


Auditimi I Elementeve Të Sigurisë Rrugore Në Autostradën “Arbën Xhaferi”, Lekë Krasniqi Mar 2021

Auditimi I Elementeve Të Sigurisë Rrugore Në Autostradën “Arbën Xhaferi”, Lekë Krasniqi

Theses and Dissertations

Ky hulumtim ka të bëjë me auditimin e sigurisë së elementeve të rrugës pas përfundimit të punimeve ndërtimore të Autostradës “Arbën Xhaferi”, ndërtimi i së cilës ka nisur në vitin 2015, me gjatësi 65km nga kryeqyteti i Republikës së Kosovës - Prishtina në drejtim të kryeqytetit të Maqedonisë Veriore - Shkupit, inaugurimi i së cilës është bërë në muajin maj të vitit 2019.

Teza e masterit përshkruan konceptin e Auditimit të elementeve të sigurisë rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” i cili është bërë para se të bëhet hapja, në mënyrë që të bëhet auditimi i të gjitha elementeve të sigurisë …


Menaxhimi I Planit Dinamik Per Objektin B+P+5, Sami Vataj Jan 2021

Menaxhimi I Planit Dinamik Per Objektin B+P+5, Sami Vataj

Theses and Dissertations

Menaxhimi i planit dinamik të projektit nënkupton procesin e udhëheqjes dhe planifikimit te aktiviteteve ndërtimore qe nevojiten për ta përfunduar një projekt ndërtimor.

Disiplina e ndërtimtarisë është profesion specifik sa i përket anës ekonomike dhe menaxheriale. Ndërtimtaria ka për synim ngritjen dhe rikonstruktimin e objekteve ndërtimore. Si veprimtari, ajo realizon produktin e caktuar, objektin ndërtimor-arkitektonik. Ndërtimtaria veqohet për shkak të aktiviteteve të shumta që nevojiten për arritjen e një rezultati brenda një afati kohor. Secili aktivitet si proces teknologjik ka kohëzgjatjen e tij.

Varësisht nga natyra e projektit kemi aktivitete që kryhen në vartësi nga aktivitetet tjera paraprake dhe aktivitete …


Analizimi I Efiqiences Së Transformatorëve Në Sistemin Elektroenergjetik Të Kosovës, Flamur Zeka Jan 2021

Analizimi I Efiqiences Së Transformatorëve Në Sistemin Elektroenergjetik Të Kosovës, Flamur Zeka

Theses and Dissertations

Analizimi i efiqiencës së transformatorëve në sistemin elektroenergjetik të kosovës, na bënë të kuptojmë se me analizimin e rrjetit dhe me analizën e transoframtorëve në kosovë gjendja e efiqiencës nuk është mjaftë e mire, problemi qëndron të amortizimi i trafove, vjetërsia e tyre, kapaciteti i vogel ndaj kërkesave të konsumatorëve dhe mundësia e zavendësimit me trafo të reja. Instalimi i transformatorëve me kapacaitet dhe efiqienc më të madhe, ndër të tjera kryesore është edhe ta analizojmë koston e cila duhet për ta bërë zavendësimin e një tranformatori të vjeter me të ri i cili i plotësonë standardet Europiane.

Në temën …


Gurethyesit Dhe Ndikimi I Tyre Ne Mjedis, Valmir Hazrolli Dec 2020

Gurethyesit Dhe Ndikimi I Tyre Ne Mjedis, Valmir Hazrolli

Theses and Dissertations

Edhe pse guroret dhe industritë e gurit përfaqësojnë një sektor të rëndësishëm industrial në Kosovë për sa i përket prodhimit dhe eksportet dhe duke përmirësuar kështu situatën ekonomike, këto operacione kanë ndikim të kundërt në mjedis dhe në njerëz shëndetin. Studimi i tanishëm zbuloi se grimcat e imëta (pluhuri) të prodhuara si rezultat i aktiviteteve të ndryshme që lidhen me të këto industri i shkaktojnë disa probleme mjedisit dhe njerëzve që jetojnë në zonë. Matjet e cilësisë së ajrit treguan se përqendrime të larta të grimcave të ndryshme janë në zonën e studimit. Në këtë drejtim, shumica e njerëzve konfirmuan …


“Qëndrueshmëria E Prodhimit Të Energjisë Nga Lëndët Fosile Dhe Bre Në Kosove”, Djellza Prebreza Aug 2020

“Qëndrueshmëria E Prodhimit Të Energjisë Nga Lëndët Fosile Dhe Bre Në Kosove”, Djellza Prebreza

Theses and Dissertations

Zhvillimi i tregut energjetik dhe veqanërisht energjia e ripërtëritshme po zë një rol kyç në Kosovë, kjo mund të çoje njëkohësisht në stabilizimin e ekonomisë së re të vendit. Vetëm nga furnizimi i qëndrushëm, efikas dhe modern me energji mund të sigurohet zhvilliimi i shpejtë i industrive të reja.

Prodhimi i energjisë në Kosovë mbështetet nga lëndët fosile kryesisht qymyrguri, kurse një sasi e vogël e energjisë fitohet nga burimet e ripërtëritshme. Shfrytëzimi i lëndeve fosile ka ndikim të madh mjedisore e kjo na bën të mendojmë për një zgjidhje më të qëndrueshme dhe me më pak ndikim ambiental.

Në …


Krahasimi I Energjisë Fosile Dhe I Energjisë Së Ripërtëritshme Në Kosovë, Visar Bejta Aug 2020

Krahasimi I Energjisë Fosile Dhe I Energjisë Së Ripërtëritshme Në Kosovë, Visar Bejta

Theses and Dissertations

Një ndër pyetjet thelbësore në rrafshin ekonomik bashkëkohor të shekullit XXI është edhe ajo përkitazi me metodën më efikase të prodhimit të energjisë në mbështetje të sferave të ndryshme jetësore dhe sociale. Burimet fosile të energjisë, në veçanti ato nga qymyrguri, shërbejnë për prodhimin e shumicës së energjisë elektrike në Kosovë, ndërsa një pjesë e vogël përftohet nga burimet e ripërtëritshme. Ndopak më saktësisht, rreth 90-95% e energjisë përftohet nga burimet fosile, teksa pjesa e mbetur gjen prejardhjen në burimet eripërtëritshme.

Kosova, tashmë, është në etapën e tranzicionit të energjisë, duke zbatuar dhe jetësuar direktivat dhe caqet e përcaktuara nga …


Përformanca E Teknologjisë Së Turbinave Me Erë Dhe Efikasiteti I Tyre, Njomza Heta Jun 2020

Përformanca E Teknologjisë Së Turbinave Me Erë Dhe Efikasiteti I Tyre, Njomza Heta

Theses and Dissertations

Ky punim mundëson njohjen e shëndrrimit të energjisë së ripërtëritshme, konkretisht Energjinë me erë. Turbinat me erë kanë efikasitet gjenerues optimal, në përfitimin e energjisë elektrike dhe punë operacionale prej 80% kanë efikasitet në kontrollin ne lëndën që e prodhojnë, gjithashtu mund të jenë financiarisht në varësi të qëllimit dhe vendit ku i pozicionojm, kjo energji është tërsisht natyrale. Në ketë punim në formë të detajuar është paraqitur performanca e turbinave dhe teknologjia inovative e përdorur në sistemin e koncentrimit të tipit të gjerë e ndikuar nga pozita gjeografike ku janë të vendosura turbinat. Tipi i fermave (eco-parqe) më të …


Analiza E Sektorit Energjetik Në Kosovë, Valdrin Arifi Jun 2020

Analiza E Sektorit Energjetik Në Kosovë, Valdrin Arifi

Theses and Dissertations

Qëllimi i punimit të kësaj teme të diplomës në nivelin bachelor , është përshkrimi i sektorit të energjisë duke marrur parasysh gjitha burimet të cilat egzistojn në vendin tonë duke filluar nga ato fosile deri tek burimet e ripërtrishme.

Një nder faktoret kryesor të zhvillimit ekonomik të një vendi është energjia elektrike. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%) , përkatësisht Kosova si lënd të parë përdor rezervat e linjitit , sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm , cilësor , të sigurtë dhe të pandërprerë me energji elektrike është një prej kushteve …


Gjendja Aktuale E Sistemit Energjetik Dhe Potenciali I Energjisë Së Ripërtëritshme Në Kosovë, Nezir Spanca May 2020

Gjendja Aktuale E Sistemit Energjetik Dhe Potenciali I Energjisë Së Ripërtëritshme Në Kosovë, Nezir Spanca

Theses and Dissertations

Kërkesa ditore për energji nga popullata në të gjithë botën është duke u rritur ndërsa toka në formën e saj nuk mund të ndryshojë ose të paktën i duhen miliona vite për të recikluar burimet e veta konvencionale. Nevoja për energji dhe shërbime të lidhura me të për të kënaqur zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të njeriut, mirëqenien dhe shëndetin po rritet. Fokusimi në burime të ripërtëritshme për të ndihmuar në zbutjen e ndryshimit të klimës është një qasje e shkëlqyeshme që duhet të jetë e qëndrueshme në mënyrë që të plotësojë kërkesën për energji të brezave të ardhshëm. Përkundër këtyre …


Përdorimi I Veturave Elektrike Në Komunën E Prishtinës Në Mbështetje Të Impaktit Ekologjik, Rron Kamberi May 2020

Përdorimi I Veturave Elektrike Në Komunën E Prishtinës Në Mbështetje Të Impaktit Ekologjik, Rron Kamberi

Theses and Dissertations

Ndotja e ajrit nga veprimtaria e njeriut është duke u cilësuar si problem global i cili është duke paraqitur shqetësime në mjedis dhe në shëndetin e njeriut. Ndotja e ajrit si koncept është shumë i gjerë, por ajo mund të kuptohet si lloj i kontaminimit të ajrit i cili shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm, duke filluar nga djegia e vazhdueshme e karburanteve fosile për gjenerim të energjisë, qoftë ajo elektrike apo termike, përdorimi i tepruar i insekticideve, pesticideve dhe plehrave në aktivitetet bujqësore e shumë faktorë tjerë nga të cilët kryësori është njeriu me veprimet e tij të pakontrolluara. …


Llogaritja E Aftësisë Mbajtëse E Tokës Në Kompleksi Banesor Në Gazi Babë-Shkup, Florijan Qazimi Jan 2020

Llogaritja E Aftësisë Mbajtëse E Tokës Në Kompleksi Banesor Në Gazi Babë-Shkup, Florijan Qazimi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punim bazohet në hulumtimin e vetive fiziko - mekanike të tokës ku do të mbështeten themelet dhe llogaritja e aftësisë mbajtëse të tokës duke shfrytëzuar dy metoda të krahasueshme: Metoda e Terzaku-të dhe Metoda e Mayorf-it. Si objekt për shqyrtim është marrë kompleksi banesor Ilievski Apartmants me lokacion në Komunën e Gazi Babës – Shkup, Maqedonia e Veriut. Një ndër hulumtimet e para që duhet të kryhet para se të fillojë ndërtimi i objektit janë shpimet gjeologo-gjeomekanike për nxjerrjen e parametrave gjeomekanik të cilët na shërbejnë për të konstatuar nëse toka ku do të bëhet ndërtimi është …


Përdorimi I Mbetjeve Të Newco Ferronikeli Në Prodhimin E Betonit, Armend Shabani Nov 2019

Përdorimi I Mbetjeve Të Newco Ferronikeli Në Prodhimin E Betonit, Armend Shabani

Theses and Dissertations

Industritë si ajo e përfitimit të metaleve dhe ato të produkteve të ndërtimit gjatë këtij shekulli kanë avancuar shumë me skemat dhe tekonologjitë e tyre prodhuese, duke vënë për objektiv kyç; shfrytëzimin efiçient të resurseve, përmirësimin e vetive të materialeve, rentabilitetin prodhues dhe sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit. Megjithatë, në vendin tonë ekzistojnë industri si ajo e ,,Ferronikelit’’ në Drenas të cilat ende vazhdojnë me skema prodhuese të cilat pamundësojnë shfrytëzimin e mes-produketeve, duke i shëndrruar ato në mbetje të cilat tani më janë një problem mjedisor. Në këtë temë të diplomës, kemi dashur të theksojmë se duke shtuar një …


Sma (Stone Mastic Asphalt) Dhe Aplikimi Ne Kosovë, Ylli Loshaj Nov 2019

Sma (Stone Mastic Asphalt) Dhe Aplikimi Ne Kosovë, Ylli Loshaj

Theses and Dissertations

SMA (Stone Mastic asphalt) ka gjetur përdorim të gjerë në tërë botën si një shtresë e epërme e asfaltit mjaft e mirë. Si trend në rritje në të gjithë botën ashtu edhe në Kosovë vitet e fundit ka gjetur aplikim të madh, sidomos në auto-udhët dhe autostradat qe po ndërtohen vitet e fundit.

Por si çdo material tjetër edhe SMA (Stone Mastic Asphalt) duhet të modifikohet dhe përshtatet me kushtet e lokacionit ku do të vendoset.

Në këtë punim diplome do të paraqiten të gjitha karakteristikat e SMA(Stone Mastic Asphalt) dhe të analizohen përparsitë dhe mangësitë e tij ndaj asfaltit …


Prodhimi I Çimentos, Donika Musliu Oct 2019

Prodhimi I Çimentos, Donika Musliu

Theses and Dissertations

Ky studim përfshin prodhimin e çimentos. Qëllimi i këtij punimi është që të zgjerojm njohurit e përgjithshme mbi teknologjin e prodhimit të çimentos. Cimento eshte pluhur i thate i cili formohet me kombinimin e materialeve te ndryshme , si guri gelqerore, argjila, shkumesi, oksidet e ndryshme etj. Cimentoja eshte nje material ndertimi shum i rendesishme.Hapi i pare ne prodhimin e cimentos eshte te kombinoje nje shumellojshmeri perberesish te paperpunuar ne menyre qe cimentoja qe rezulton te kete perberjen e deshiruar kimike. Këtu përshkruhet në mënyrë të detajuar proceset kryesore siç janë: Procesi i thatë dhe i lagësht i lëndës së …


Shqyrtimet Nga Materialet E Ndërtimit Ne Laboratorin E Qendrës Se Kompetencës-Skenderaj, Gëzim Bajraktari Oct 2019

Shqyrtimet Nga Materialet E Ndërtimit Ne Laboratorin E Qendrës Se Kompetencës-Skenderaj, Gëzim Bajraktari

Theses and Dissertations

Shqyrtimet e materialeve ndërtimore për caktimin e cilësisë se tyre kërkon një përkushtim dhe një punë te madhe, ne ketë teme do te fokusohemi ne shqyrtimin e materialeve ndërtimore me fokus te veçantë materialeve për përfitimin e betonit, shqyrtime këto qe realizohen ne laboratorin e Qendrës se Kompetencës në Skenderaj. Materialet konkrete qe do te jene ne fokus janë kryesisht materialet apo komponentët përbërëse te betonit, siç janë agregati, çimentoja dhe uji. Llojet e agregatit mënyrat e përfitimit dhe vetitë e agregateve, mënyrat e ekzaminimit te tije. Caktimi i fraksioneve te agregatit dhe rëndësia e fraksionizmit, mënyrat e fraksionizmit dhe …


Rregullimi I Parkingut Për Mjetet Më Bashkëkohore Për Parkim Te Kategorisë “B”, Teuta Ukoshata Oct 2019

Rregullimi I Parkingut Për Mjetet Më Bashkëkohore Për Parkim Te Kategorisë “B”, Teuta Ukoshata

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Image Based Recognition Of The Monuments In Prizren, Annea Futko Sep 2019

Image Based Recognition Of The Monuments In Prizren, Annea Futko

Theses and Dissertations

Image classification application has recently been covering a high number of research fields. In the other hand as the performance of the mobile devices is being updated day by day, the implementation of image recognition algorithms in them, is not only being trendy but very helpful in everyday tasks. With the automatic monument recognition, visiting a city is easy and fun. This application recognizes the captured monument, gives useful information and describes that particular landmark. In this thesis there are used four historical monuments of the city of Prizren, Kosovo. The images where taken specially for the research from the …


Gjenerimi I Energjisë Elektrike Me Sistemin Pv Për Konsumatorë Të Vegjël (5kw), Ferki Hyseni Sep 2019

Gjenerimi I Energjisë Elektrike Me Sistemin Pv Për Konsumatorë Të Vegjël (5kw), Ferki Hyseni

Theses and Dissertations

Energjia është një ndër konceptet që dominon botën moderne. Ajo ka ndikimin bazë në shumë aspekte të jetës sonë, prandaj është tejet e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi e veqantë kësaj tematike. Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë. Megjithatë rezultatet e këtij sektori lënë për …


Teknologjia E Te (Turbinave Me Erë ) Dhe Lidhja Me Rrjetin Elektrik Shpërndarës, Rron Lenjani Sep 2019

Teknologjia E Te (Turbinave Me Erë ) Dhe Lidhja Me Rrjetin Elektrik Shpërndarës, Rron Lenjani

Theses and Dissertations

Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë. Megjithatë rezultatet e këtij sektori lënë për të dëshiruar, gjë e cila ndërlidhet me ekonominë e varfër të vendit. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm, cilësor, të sigurtë dhe të pandërprerë me energji elektrike është një prej kushteve kryesore …


Aplikimi I Kallëpeve Në Ndërtimtari, Blend Humolli Sep 2019

Aplikimi I Kallëpeve Në Ndërtimtari, Blend Humolli

Theses and Dissertations

Bazuar në faktin se betoni është një nga materialet më të përdorua në botën moderne, dhe kombinimi i tij me armaturë është pothuajse i pazëvendësueshëm në ndërtimin e strukturave, të paktën deri më tani, atëherë pashmangshmërisht se në ndërtimin e strukturave të tilla shfaqet nevoja e avancimit të kallëpeve. Për ti kuptuar më mirë këto sisteme të avancuara të kallëpimit duhet të bëhen hulumtime dhe studime të kohë pas kohëshme, në mënyrë që i tërë procesi i ndërtimit të zhvillohet njëkohësisht. Pra është një lidhje zingjirore e cila nuk duhet të shkëputet asesi. Pikërisht për këtë qëllim është bërë edhe …


Shtresat E Asfaltit Në Konstruksione Rrugore, Kastriot Maliqaj Sep 2019

Shtresat E Asfaltit Në Konstruksione Rrugore, Kastriot Maliqaj

Theses and Dissertations

Ky punim kryesisht përbëhet nga mbledhja dhe shqyrtimi i literaturave të ndryshme që ndërlidhen me punimet e ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në shtjellimin e kësaj teme të punimit të diplomës jam shërbyer me metodën e analizës kërkimore dhe me metodën e hulumtimit, softverve të ndryshëm.

Kërkesat e komunikacionit rrugor për rrugët e ndërtuara dhe përshtatura ndaj kushtev për makina të shpejta dhe të rënda motorike, me nivel të madh shërbimi, shkallë sigurie dhe qëndrueshmëri të planifikuar, si dhe hulumtimet e deritanishme eksperimentale në fushën e teknologjisë për prodhimin e shtresave të asfaltit, në katër dekadat e kaluara kishin dhe Akoma …


Vetitë E Agregateve Dhe Përdorimi I Tyre Si Komponente E Betonit, Laureta Musliu Sep 2019

Vetitë E Agregateve Dhe Përdorimi I Tyre Si Komponente E Betonit, Laureta Musliu

Theses and Dissertations

Ky punim ka si qëllim të jap një përshkrim të hollësishëm dhe më të qartë për materialin ndërtimor-Agregatin. Duke marrë thelbin nga literatura dhe publikime të ndryshme kamë punuar temën me titullin ‘’ Vetitë e Agregateve dhe Përdorimi i Tyre si Komponente e Betonit’’.

Me anë të këtij punimi individual kamë bërë përpjekje që të krijojë një udhëzues me një strukturë të përmbledhur duke treguar karakteristikat dhe përdorimin e agregateve si njërin prej komponentëve kryesor me përqindjen ( % )më të madhe në beton.

Për të njohur më mirë Agregatet duhen njohur vetitë e tyre të cilat janë në pajtueshmëri …