Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Theses/Dissertations

2013

Articles 31 - 41 of 41

Full-Text Articles in Business

Shperblimi Për Performancë Si Motivues, Nora Hasani Mar 2013

Shperblimi Për Performancë Si Motivues, Nora Hasani

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Implementimi I Cefta-S, Arlinda Kasapolli Mar 2013

Implementimi I Cefta-S, Arlinda Kasapolli

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi të rastit është të kuptojmë ndikimin e implementimit të marrëveshjes CEFTA në komunitetin e biznesit, institucionet qeveritare dhe në ekonominë e vendit. Përveç qëllimit kryesor objektivat të tjera të këtij studimi janë:  Vlerësimi i aftësive konkurruese të bizneseve që janë të nevojshme për qasje në tregjet e jashtme,  Identifikimi i barrierave jo-tarifore që bizneset tona po përballohen me secilin anëtarë të CEFTA-s. Në këtë fazë të studimit, CEFTA në mënyrë të përgjithshme do të analizohet si marrëveshje që ka afektuar në shumicën e bizneseve vendore pasojat e të cilës kanë qenë pozitive dhe negative. …


Auditimi I Brendshëm Në Kosovë, Besarta Mustafa Mar 2013

Auditimi I Brendshëm Në Kosovë, Besarta Mustafa

Theses and Dissertations

Duke u bazuar në hulumtime të shumëta, në mendime e konkluza të dhëna nga ekonomistë, ekspertë dhe njohës të fushës së ekonomisë, edhe përkundër mendimeve joafirmative të disave, audidimi i brendshëm na paraqetet si shërbim që ka karakter menaxhues të mbarëvajtjes së një veprimtarie, e jo kontrollues apo verifikues. Më konkretisht, auditimi i brendshëm paraqet aktivitetin i cili ofron dhe garanton siguri në sistemin e veprimtarisë, lehtësi të kontrollit të hierarkisë nga udhëheqësit e saj duke raportuar nga nivelet e ulëta tek drejtuesit e niveleve më të larta.

Fillimisht, auditimi paraqitej si një shërbim që kryhej nga një palë e …


Rëndësia E Trashëgimisë Në Biznesin Familjar, Krenar Rrecaj Feb 2013

Rëndësia E Trashëgimisë Në Biznesin Familjar, Krenar Rrecaj

Theses and Dissertations

Po ju jap një paralajmërim. Po që se jeni një ndër ata persona që pajtoheni plotësisht më këndvështrimin që kanë të tjerët për Biznesin Familjar, të cilët e paraqesin Biznesin Familjar si një fenomen në të cilin janë të punësuar vetëm anëtarët e familjes duke u angazhuar me orë të tëra për një jetesë modeste, dhe asgjë më shumë, ju rekomandoj të mos e lexoni më tej këtë punim!

Por, në qoftë se jeni ndër ata miliona njerëz që shohin lajmet e përditshme duke dëgjuar se Biznesi Familjar u bë si burim i punësimit për shumë persona ( jo vetëm …


Ndikimi I Reklamës Në Sjelljen E Konsumatorëve, Xheneta Hamza Feb 2013

Ndikimi I Reklamës Në Sjelljen E Konsumatorëve, Xheneta Hamza

Theses and Dissertations

Të gjithë ne jemi konsumatorë të cilët me çdo kusht mundohemi t’i kënaqim nevojat dhe dëshirat tona. Në kohën kur të gjithë jemi të ekspozuar ndaj medieve, në një formë apo tjetër, kompleksiteti i zgjedhjes veç sa vjen dhe rritet. Në tërë këtë spektër mundësish qëllimi ynë kyç është të bëjmë përzgjedhjen e duhur me mjete të arsyeshme.

Rëndësia për ta kuptuar lidhjen dhe ndikimin e reklamës në sjelljen e konsumatorit si dhe bashkëveprimi i këtyre dy elementeve do të jenë tema kyçe e këtij punimi.

Konsumatori është faktori kyç në botën e marketingut dhe sjellja e tij në treg …


“Implementation Of Business Process Management”, Rrezart Haliti Jan 2013

“Implementation Of Business Process Management”, Rrezart Haliti

Theses and Dissertations

A true business is one which thinks and acts in a way that allows it to collaborate, integrate and empower by:

Internal and external business processes working together seamlessly, enabling collaboration with suppliers, partners, employees and customers across traditional enterprise boundaries;

Business process management has recently emerged as a ‘new technology’ offering significant improvements.

In simple terms, you can define a business process as a set of defined activities that a business unit performs in response to an event. Within the business process, there is a logical set-of-work performed at a particular point in time. The process also describes how …


Pagesat Elektronike Ne Kosovë, Faton Ahmetaj Jan 2013

Pagesat Elektronike Ne Kosovë, Faton Ahmetaj

Theses and Dissertations

Ky studim është bërë në fushën e pagesave elektronike, si dhe aplikimi I tyre nga ana e qytetarëve. Duke marrë parasysh që pagesa online po bëhet pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme dinamike, shtyri të bëhej këtë studim. Fusha e studimit u bazua pikërishtë në Kosovë ku mundësia e pagesave në rrjetin elektronik është e kufizuar ne krahasim me vendet në Europë. Edhe pse ky kufizim, studimi tregon që interesimi i qytetarëve në këtë fushë është shumë i madh. Vendet e Ballkanit radhiten në mesin e vendeve Europiane me gatishmërinë më të ulët të të bërit tregti elektronike, …


Tregu Dhe Funksioni I Tregut, Erodita Llugaxhija Jan 2013

Tregu Dhe Funksioni I Tregut, Erodita Llugaxhija

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme, shumë ekonomi të botës funksionojnë në bazë të principeve të ekonomisë së tregut, por këto ekonomi janë në shumicën e rasteve indirekt të kontrolluara nga një faktor tjetër, shteti, që i bënë këto ekonomi jo më ekonomi të pastërt tregu. Kur ky faktor intervenon në ekonominë e vendit, atëherë kjo ekonomi thirret ekonomi e përzier. Shumë dijetar dhe ekonomistë të njohur janë munduar të definojnë ekonominë e tregut, por edhe shumë ekonomistë të tjerë argumentojnë se në botën reale nuk ka ekonomi të pastërt të tregut; në rast të devijimit të dukshëm …


Kontabiliteti I Të Ardhurave Dhe Shpenzimeve Publike, Granit Jemini Jan 2013

Kontabiliteti I Të Ardhurave Dhe Shpenzimeve Publike, Granit Jemini

Theses and Dissertations

Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe qëllim të caktuar dhe përmes të cilit studenti edhe simbolikisht i mbaron studimet në një nivel të caktuar në rastin tim, studimet beachelor.

Unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, e që bashkë me një përmbajtje të mirë, e bëjnë punimin më të plotë.

Në fillim jam munduar që të sjell disa informata dhe koncepte bazë në lidhje me kuptimin e lëndes së kontabilitetit. Pastaj jam përpjekur të sqaroj kuptimin e të ardhurave dhe shpenzimeve publike.

Tema “Kontabiliteti i të ardhurave …


Aplikimi I Korrelacionit Dhe Regresionit Në Statistikat E Sektorit Financiar, Herolinda Demolli Jan 2013

Aplikimi I Korrelacionit Dhe Regresionit Në Statistikat E Sektorit Financiar, Herolinda Demolli

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome shqyrtohet aplikimi i korrelacionit dhe regresionit si metoda statistikore në fusha të ndryshme, dhe kryesisht rëndësia dhe nevoja e aplikimit të këtyre metodave në sektorin financiar.Në fillim do të përshkruajmë korrelacionin dhe regresionin si nocione të veçanta, domethënien e tyre, rezultatet që dalin nga përdorimi i këtyre metodave dhe rëndësia e tyre.

Deklarimi i problemit përshkruan shembuj konkret me të dhëna nga burime sekondare të publikuara nga BQK, të dhëna këto tek të cilat është aplikuar përdorimi i këtyre metodave duke mundësuar të nxjerrim rezultatet e caktuara. Si lidhen dy fenomene ndërmjet vete?, Në çfarë niveli …


Analiza Metodologjike Mbi Statistikat E Bilancit Të Pagesave, Valëza Gela Jan 2013

Analiza Metodologjike Mbi Statistikat E Bilancit Të Pagesave, Valëza Gela

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të njiheni mbi metodikën e statistikave të bilancit të pagesave. Njëherësh, tema ngërthen në vehte definimet metodologjike bazuar në standardet statistikore ndërkombëtare dhe aplikimin e tyre në praktikë.

Tema është punuar në tetë kapituj, duke përfshirë këtu edhe deklarimin e problemit, metodologjinë dhe përfundimin. Shtjellimi i temës fillon me definimin statistikor të statistikave të bilancit të pagesave. Në këtë kontekst janë paraqitur standardet statistikore ndërkombëtare siç janë ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, etj. Kapitulli i dytë dhe i tretë i dedikohen parimeve bazë të statistikave mbi bilancin e pagesave dhe burimeve të të dhënave. …