Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Theses/Dissertations

2013

Articles 1 - 30 of 41

Full-Text Articles in Business

Vlerësimi I Performancës Dhe Metodat Më Të Përdorura, Shpresa Gashi Dec 2013

Vlerësimi I Performancës Dhe Metodat Më Të Përdorura, Shpresa Gashi

Theses and Dissertations

Vlerësimi i performancës si një fenomen njerëzor natyral është një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit të burimeve njerëzore që fillon menjëherë pasi punëtorët merren në punë dhe vazhdon me tej gjatë gjithë procesit të punës. Vlerësimi i vazhdueshëm dhe i drejtë i punëtorëve është i lidhur me motivimin dhe performancën e mëtejshme të tyre. Vetëm kur ndihen të vlerësuar dhe të motivuar punëtorët mund të punojnë me efikasitet me të lartë dhe nuk do të jenë të prirë të largohen nga ndërmarrja në të cilën janë të punësuar. Vlerësimi i performancës ka për qëllim që të zbuloj anët …


Sistemi Informativ I Marketingut, Bardha Blakqori Dec 2013

Sistemi Informativ I Marketingut, Bardha Blakqori

Theses and Dissertations

Marketingu ne tërësi është aktivitet I prodhimi qe optimalizohet për përmbushjen e nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve ngase tregu me mekanizmat e tij sugjeron për mënyrën e prodhimit, asortimentin, shpërndarjen, çmimin, porositë dhe sjelljen e konsumatorëve. Pra marketingu mund te themi qe është aktivitet i biznesit, që ndikon në rregullimin dhe përcaktimin e prodhimit, në procesin e këmbimit, me qëllim të vetëm: përmbushjen e nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve dhe realizimin e fitimit të ndërmarrjes. Marketingu nuk është vetëm proces ndërmjetësues në mes të prodhuesit dhe konsumatorit, por është hallkë që i lidhë dhe i integron sferën e …


Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Praktikë, Avdullah Hoxha Nov 2013

Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Praktikë, Avdullah Hoxha

Theses and Dissertations

Metoda e trendit është metoda më e rëndësishme prej të gjitha metodave të aplikuara të analizës dinamike sepse në mënyrë më komplekse hulumton dukurinë në periudha të caktuara kohore.Trendi linear përdoret kur dukuria shënon rritje ose zbritje konstante me disa osicilime të pranueshme.Trendi parabolik përdoret kur dukuria shënon rritje konstante për një kohë e që më pas përcillet me rënie dhe anasjelltas.Trendi eksponencial përdoret kur dukuria shënon rritje apo zvoglim të shpejtë

Produkti i Brendshem Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një shtet. Ecuritë e çmimeve …


Diagnostikimi Statistikor I Variablave Makroekonomike- Statistikat E Importit Dhe Eksportit Të Mallrave, Blertë Gara Nov 2013

Diagnostikimi Statistikor I Variablave Makroekonomike- Statistikat E Importit Dhe Eksportit Të Mallrave, Blertë Gara

Theses and Dissertations

Eksporti nënkupton transportimin e të mirave materiale prej një vendi në një tjetër në mënyrë legjitime dhe sipas rregullave e standardeve të vendeve pjesëmarrëse.Me import kuptojmë blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve të ndryshme nga vendet tjera. Përmes importit bëhet furnizimi me të mirat materiale deri te të cilat nuk mund të arrihet në një mënyrë tjetër.

Top vendet nga të cilat importon Kosova janë: Gjermania, Maqedonia, Serbia, Italia, Turqia, Kina, Shqipëria, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kroacia.Vendet në të cilat Kosova eksporton janë: Italia, Shqipëria, Maqedonia, India, Mali i Zi, Zvicra, Gjermania, Serbia, Turqia dhe Kina.

Indikatorët statistikor …


Normat E Kamatës Të Bankave Komerciale Në Kosovë: Analiza Statistikore E Metodikës Së Llogaritjes, Elfije Hoti Nov 2013

Normat E Kamatës Të Bankave Komerciale Në Kosovë: Analiza Statistikore E Metodikës Së Llogaritjes, Elfije Hoti

Theses and Dissertations

Norma e interesit është përqindja që huamarrësi i paguan huadhënësit për përdorimin e burimeve gjatë një intervali të dhënë kohe. Norma e interesit (I / m) është një për qind e principalit (P) e cila paguhet në një kohë të caktuar (m) dhe me një periudhë që zakonisht është një vit. Për shembull, një kompani e vogël merr hua nga një bankë për të blerë asetet e reja për biznesin e saj, dhe në këmbim të huadhënies merr interes me normë interesi të paracaktuar për shtyrjen e përdorimit të fondeve.

Sistemi bankar në Kosovë është stabil dhe profitabil, por bizneset …


Konkluzata Dhe Raportimet Në Auditim, Resmije Hajredini Nov 2013

Konkluzata Dhe Raportimet Në Auditim, Resmije Hajredini

Theses and Dissertations

Ky punim na ofron një pamje të përgjithshme se si duken raportimet dhe konkluzionet në auditim.

Auditimi ka karakter korrigjues sepse me këtë korrigjohet diçka qe është bërë e qe nuk ka qenë ne rregull gjatë veprimtarisë afariste te një subjekti ekonomik –juridik.

Pasi filluan të ndodhin parregullsi të shumta investitorët e humben besimin në qeverisjen e korporatave dhe të raportimit, si rezultat i këtij fakti u paraqit nevoja që dikush të bëj kontrollin e të gjitha veprimtarive qe mund të ndodhin në një ndërmarrje apo në ndonjë institucion tjetër.

Ne këtë punim jam munduar të tregoj çka është auditimi, …


Brand Impact On Increasing Sales: Case Study “Fortesa Home”, Granit Sahiti Nov 2013

Brand Impact On Increasing Sales: Case Study “Fortesa Home”, Granit Sahiti

Theses and Dissertations

A company’s brand image or name is what identifies and characterizes it. As the brand awareness increases it is often proved by many well known brands that also the percentage of sales would increase. The purpose of this thesis is to investigate the direct impact of brands on increasing sales, with a special attention to “Fortesa Home” a retail company which sells sanitary products, which will be used as a case study. A questionnaire was prepared for Fortesa’s client and potential clients in order to give the whole analysis a practical touch. The paper work will show in detail how …


Importance Of Merchandising In Affecting Retail Sales, Case Of Medo-Flor, Islam Gjikokaj Nov 2013

Importance Of Merchandising In Affecting Retail Sales, Case Of Medo-Flor, Islam Gjikokaj

Theses and Dissertations

The necessity for this research can be explained by the importance of understanding the interaction between the technical, strategic, and behavioral factors that have been studied and the factors which reflect the merchandising decisions for improving the ambience of the store. Managers of retail stores are continually trying to plan create and control the physical structure of an store but often the impact of a particular effort does not fully satisfy them. The purpose of this study is to investigate the effects of merchandising on retail stores. This study was conducted in Prishtina at Medo-Flor Company. This research consists of …


Aplikimi I Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm Në Kosovë, Avni Xhemajli Nov 2013

Aplikimi I Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm Në Kosovë, Avni Xhemajli

Theses and Dissertations

Ky punim diplome është hartuar dhe përgaditur në mënyr profesionale më të gjitha tiparët që e karakterizojnë më dhënjen e mendimëve dhe konkluzionëve nga ekonomistët, ekspertët dhe njohsit e fushave të auditimit. Pra aplikimi i auditimit të brendshëm dhe të jashtëm na bën të mundshëm dhe të arsyshme që ta kuptojmë dhe të sqarojm më mirë nocionin e aplikimit të auditimi në përgjithsi duke u mbështetur në standarte e përgjithshme të auditimit që paraqesin aktivitetet të cilat i ofrojnë dhe i garantojn siguri në sistemin e veprimtarisë duke e letësuar kontrollin në hierarkisë nga udhheqja e sajë duke raportuar nga …


Anëtarësimi I Kosovës Në Organizatat Ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar Dhe Bankën Botërore, Fisnik Kingji Nov 2013

Anëtarësimi I Kosovës Në Organizatat Ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar Dhe Bankën Botërore, Fisnik Kingji

Theses and Dissertations

Punimi “Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore” përmban informata rreth rrugëtimit dhe ngjarjeve që kanë pasuar pas anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të lartcekura, të cilat ne i kemi absorbuar gjatë studimeve në degën e ekonomisë, shqyrtimit të literaturës, dhe hulumtimit të publikimeve zyrtare në mediat informative. Kemi shqyrtuar literaturë të ndryshme të publikuara si dhe libra të shkruar nga autorë të huaj, gjithashtu kemi hulumtuar edhe vende të ndryshme në rajon të cilat janë anëtarësuar në FMN dhe BB.

Temën që ne e kemi shqyrtuar në punimin tonë është mjaft interesant, ka …


Siguria Në Sistemet Operative Ios Dhe Android, Atdhe Sefa Nov 2013

Siguria Në Sistemet Operative Ios Dhe Android, Atdhe Sefa

Theses and Dissertations

Paisjet mobile Smartphones janë përhapur kudo nëpër botë, Android dhe iOS janë dy sisteme operative celulare më dominuese në treg. Smartphones në bazë të kërkesave të shumta të përdoruesve kanë zhvilluar aplikacione të shumta në mënyrë që shfrytëzuesit të ndihen sa më të kënaqur dhe të plotësuar në kërkesat që celularët e tyre ti ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet, dhe mundësitë e përzgjedhjes për smartphones janë të shumta.

Smartphones kanë debutuar me performancë dhe teknologji të sofistikuar dhe shërbimet të cilat mundësohen ofrojnë shumë fleksibilitet. Mirpo niveli i siguris nuk është i mjaftueshëm sulmet janë duke u bërë më …


Teoritë Bashkëkohore Për Tregtinë E Jashtme, Burim Ratkoceri Oct 2013

Teoritë Bashkëkohore Për Tregtinë E Jashtme, Burim Ratkoceri

Theses and Dissertations

Ky punim diplome paraqet teoritë më bashkëkohore të tregtisë ndërkombëtare që njeh bota sot, që nga koha kur tregtoheshin mallrat, e deri më sot ku teknologjia përpos se ka ndihmuar shumë mallrat në tregtimin e tyre, gjithashtu ka ndihmuar edhe në tregtimin e shërbimeve si degë shumë e rëndësishme e tregtisë ndërkombëtare e që gjithashtu është shëndrruar edhe si vetë tregti në vete duke shfrytëzuar krijimtarinë e njerëzve dhe ka ndikuar që njerëzit nëpërmjet nevojave të tyre ta shëndrrojnë teknologjinë si tregti e gati të secilit qytetar të botës moderne.

Njëra nga temat që do të shqyrtohet në këtë punim …


Politikat Fiskale, Kaltrinë Shaqiri Oct 2013

Politikat Fiskale, Kaltrinë Shaqiri

Theses and Dissertations

Politika fiskale konsiston nga njera ane, ne politiken e shperndarjes se shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime dhe per kryerjen e pagesave te transferueshme dhe nga ana tjeter, ne politiken e sigurimit te te ardhurave dhe para se gjithash te taksave. Politika fiskale realizohet per te arritur qellime te caktuara makroekonomike, si ulja e papunsise, stabilizimi i cmimeve, rritja ekonomike, etj. Shpenzimet dhe te ardhurat e parashikuara nga qeveria per nje periudhe njevjecare pasqyrohen ne buxhetin qeveritar.


Procesi I Auditimit, Ilir Krasniqi Oct 2013

Procesi I Auditimit, Ilir Krasniqi

Theses and Dissertations

Auditimi si proces është zhvilluar nga dega e kontabilitetit ai më parë është përdorur për të mbajtur financat qeveritare mirëpo me lulëzimin industrial në shekullin XVIII-XIX auditimi lulëzoi si degë e ekonomis dhe u bë pjesë e pandashme e korporatave, ndërsa auditimi modern është shumë më i thellë dhë më profitabil në punët që kryen.

Në këtë punim do të shtjellohet një historik i shkurtër i auditimit si dhe disa definicione të tij, poashtu do të njheni më afër me standarded ndërkombëtare të auditimit ISA standarded dhe bordin ndërkombëtarë të sigurisë i cilli është përgjegjës për krijimin e këtyre standardeve, …


Menaxhimi I Projekteve Në Portfolio, Visar Kokolli Sep 2013

Menaxhimi I Projekteve Në Portfolio, Visar Kokolli

Theses and Dissertations

Sot, të konsiderohen projektet si të izoluara nuk është aspak në përputhshmëri me kërkesat e biznesit. Sot, kompanitë mundohen të gjejnë mënyra të reja për t’i trajtuar projektet individuale apo projektet në grupe, programe apo portfolio. Në një ambient me shumë projekte, kompleksiteti i menaxhimit reflektohet nga natyra shumë diverse e projekteve. Njohja e ngjashmërive dhe diferencave në mes projekteve të ndryshme bëhet më evidente për metodat e menaxhimit. Dhe kjo është arsyeja se pse projektet duhet të ndahen sipas llojeve që u përkasin. Objekt trajtimi i temës sime është të kuptuarit e menaxhimit të projekteve në portfolio dhe natyra …


Kredidhënia Dhe Ndikimi I Saj Ne Zhvillimin Ekonomik Ne Kosovë, Alor Ejupi Sep 2013

Kredidhënia Dhe Ndikimi I Saj Ne Zhvillimin Ekonomik Ne Kosovë, Alor Ejupi

Theses and Dissertations

Tema e cila eshte përzgjedhur është një temë mjaft e rëndësishme per zhvillimin ekonomik të një vendi,siq edhe do shihni nga punimi të cilin e realizuam norma e interesit luan një rol thelbësor qoftë në volumin e marrjes se kredise ashtu edhe në sasin e investimeve ,dhe nivelin e punsimit dhe në masë të madhe në konsumin publik.

Në nivelin e punsimit ndikon në atë mënyr pasi që kur norma e interesit është e ulët individët dhe bizneset e kanë më të lehtë për të marrë kredi, dhe për të hapur linja te reja të prodhimit dhe kështu dhe numri …


Implementimi I Marketingut Në Sektorin E Arsimit Në Kosovë, Albulena Alimi Sep 2013

Implementimi I Marketingut Në Sektorin E Arsimit Në Kosovë, Albulena Alimi

Theses and Dissertations

Sistemi arsimor është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Të gjithë teoretët pajtohen se investimi i vetëm afatgjatë ekonomik është investimi në sistemin arsimor.

Investimi në sistemin arsimor domosdo që nuk sjell përfitime të menjëhershme.

Duke pasur parasysh faktin se, edukimi paraqet një proces shumë kompleks sesa mendojmë dhe mbi të gjitha tregon se edukimi është një fushë më afër ekonomisë dhe shoqërisë, e sidomos për vendet e vogla siç është Kosova, dija është një fuqi e llojit te vet.


Hapat Gjatë Procesit Të Auditimit Të Brendshëm, Labinot Bardhi Sep 2013

Hapat Gjatë Procesit Të Auditimit Të Brendshëm, Labinot Bardhi

Theses and Dissertations

"Kompanitë bëjnë para duke marrë përsipër rreziqe. Në të njëjtën kohe ato humbasin para duke dështuar në menaxhimin e rreziqeve”. Një nga fushat më të rëndësishme dhe më pak e kuptueshme që ndikojnë në Auditimin e brendshëm është kultura e organizatës dhe qëndrimi i saj ndaj rrezikut. Çdo kompani ka një kulturë të ndryshme. Duhet të kuptoni kulturën brenda kompanisë për të kuptuar rreziqet që janë të pandara për atë kulturë. Kulturat e disa kompanive sjellin rreziqe që kompanitë e tjera nuk i kanë. Megjithatë çdo organizatë që ka hasur në surpriza të padëshirueshme ose humbje të papritura do të …


Benefitet E Auditimit, Rifadije Cakolli Sep 2013

Benefitet E Auditimit, Rifadije Cakolli

Theses and Dissertations

Punimi do tëtrajtoj qështje që kanë të bëjnë me Procesin e Auditimit dhe po ashtu do të tregojmë rëndësin e Auditimit në përgjithësi Ne këtë temë do të shtjellojmë lënden e hulumtimit ,objektin dhe objektivat e auditimit ,ku do të përfshijë llojet modelet e auditimit me të gjitha parimet e principeve sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare ku rëndesi të veqantë do ti kushtojmë benefiteve dhe avantazheve të auditimit.

Ngritja dhe funksionimi i strukturave audituse ne çdo njësi organizative si atyre të shpenzimeve të fondeve publike njashtu edhe private është jo vetëm kërkesë e standardeve ,por domosdoshmëri që rrjedh nga roli …


Qeverisja E Korporatave Si Mekanizëm Për Nxitjen E Zhvillimit Ekonomik, Shkumbin Shllaku Aug 2013

Qeverisja E Korporatave Si Mekanizëm Për Nxitjen E Zhvillimit Ekonomik, Shkumbin Shllaku

Theses and Dissertations

Ky punim na tregon se si një qeverisje e mirë e korporatave ndikon në zhvillim ekonomik dhe shoqëror. Qeverisja e mirë e korporatave jo vetëm që e forcon kapitalin e tregut, por i tërheqë investitorët e huaj dhe e zvogëlon paqëndrueshmërinë ekonomike ndërsa një qeverisje jo e mirë e korporatave mund të na qoj në kolaps ekonomik. Kriza e fundit financiare është shkaktuar si rezultat i dështimit ne qeverisjen e korporatave dhe institucioneve financiare, gjë që ka shpie në dëmtimin serioz të ekonomisë botërore. Këto ngjarje kane bërë që ekonomistët, sektorët e korporatave dhe politike bërësitë tërë botën t’i kuptojnë …


Privatizimi,Te Metat Dhe Përparësitë E Tij, Adnan Shala Jul 2013

Privatizimi,Te Metat Dhe Përparësitë E Tij, Adnan Shala

Theses and Dissertations

Në këtë temë do të shtjellojmë për privatizimin të mirat dhe dobësit që na sjell proçesi i privatizimit.

Privatizimi është proces i transferimit të pronësise se biznesit, nga ndermarrje publike, në nderrmarje private, ose prones publike nga sektori publik në sektorin privat.

Privatizimi nga shumë ekspertë është konsideruar si një mjet magjik për të gjeneruar të ardhura për qeverinë, dhe për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin për ndërmarrjet shtetërore.

Në fillim të viteve 80-ta, privatizimi është bërë nje fenomen global.

Ritmi i privatizimit ka përshpejtuar këtë fenomen, mirëpo kulmin e saj e ka arritur gjate viteve te fundit. Privatizimi si …


Auditimi Dhe Rëndësia E Tij, Kemajl Qerimi Jul 2013

Auditimi Dhe Rëndësia E Tij, Kemajl Qerimi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Business Communication Management In Etc Company, Ermira Shkodra Jul 2013

Business Communication Management In Etc Company, Ermira Shkodra

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Auditimi Në Kosovë, Shpend Gjyshinca Jun 2013

Auditimi Në Kosovë, Shpend Gjyshinca

Theses and Dissertations

Auditimi luan rol të rëndësishëm për çdo biznes i cili dëshiron të rrisi transparencën, besueshmërinë dhe rregullësin, prandaj kjo është njëra nga arsyet e përzgjedhjes së temës së diplomës. Edhe pse Kosova është shtet i ri dhe në tranzicion me kushtet të cilat ishin të veshtira në fillim, shteti ynë në bashkëpunim me vendet mike, ka filluar të bëj hapa të sigurtë në aspektin e raportimit dhe kontrollit financiar.

Në këtë punim kam provuar të përshkruaj rëndësinë dhe rolin e Audimit si proces i filluar nga ndërkombëtarët të cilin duhet ta vazhdojmë me aplikimet praktike, llojet e auditimit elementet e …


Politikat Fiskale Në Kosovë, Albina Zuka Jun 2013

Politikat Fiskale Në Kosovë, Albina Zuka

Theses and Dissertations

Në këtë punim është paraqitur tema “Politikat Fiskale në Kosovë”. Në vazhdim kemi paraqitur reformat tatimore në Kosovë pas luftës, si dhe të hyrat buxhetore sa do të rriten për periudhën 2013-2015, të hyrat vendore etj. Për shkak të vështirësive në dy dekadat e fundit, dhe veçmas gjatë periudhës pas konfliktit, Kosova ende ndeshet me sfida të shumta të zhvillimit ekonomik. Kemi shkallën më të lartë të papunësisë në rajon, shifra më të larta të varfërisë dhe shkallën më të ulët të rritjes ekonomike.

Me anë të këtij punimi kam paraqitur politikat të cilat po i zbaton Kosova. Ky studim …


Politikat Fiskale Në Kosovë, Albina Zuka Jun 2013

Politikat Fiskale Në Kosovë, Albina Zuka

Theses and Dissertations

Në këtë punim është paraqitur tema “Politikat Fiskale në Kosovë”. Në vazhdim kemi paraqitur reformat tatimore në Kosovë pas luftës, si dhe të hyrat buxhetore sa do të rriten për periudhën 2013-2015, të hyrat vendore etj. Për shkak të vështirësive në dy dekadat e fundit, dhe veçmas gjatë periudhës pas konfliktit, Kosova ende ndeshet me sfida të shumta të zhvillimit ekonomik. Kemi shkallën më të lartë të papunësisë në rajon, shifra më të larta të varfërisë dhe shkallën më të ulët të rritjes ekonomike.

Me anë të këtij punimi kam paraqitur politikat të cilat po i zbaton Kosova. Ky studim …


Prespektiva E Audtitimit Brendshem, Teuta Avdirrahmani May 2013

Prespektiva E Audtitimit Brendshem, Teuta Avdirrahmani

Theses and Dissertations

Në fushën e auditimit është rënë dakord që një kuptim të plotë të proceset e biznesit është vendimtar për efektivitetin dhe efikasitetin e brendshëm dhe të auditimet e jashtme mbi raportimin financiar ose të pajtueshmërisë rregullatore. Megjithatë, një shqyrtim e metodave të modelimit aktuale zbuloi se konceptet të veçanta nuk janë të mbështetën tërësisht dhe vetëm pak studime empirike është kryer në atë që konceptet e modelimit janë të nevojshme për të mbështetur një kuptim të biznesit proceset nga një perspektivë të auditimit. Për këtë arsye, ne kemi kryer 17 intervista ekspert për rindërtimin konceptet kyçe të fushës së auditimit …


Roli Dhe Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte (Ihd) Në Zhvillimin Ekonomik, Granit Biqku Apr 2013

Roli Dhe Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte (Ihd) Në Zhvillimin Ekonomik, Granit Biqku

Theses and Dissertations

Si çdo vend tjeter i cili është në zhvillim e sipër dhe ështe në fazen e tranzicionit ashtu edhe Kosova ka nevoëj për investime të huaja direkte të cilat do të sillnin një gjallërim ekonomik dhe një rritje te standardit jetësor të qytetarëve të vendit.

Investimet e huaja direkte (IHD), janë një mundësi e mirë për shtetin pritës të investimeve që të hapet ndaj alternativave të huaja në mënyrë që të krijojë infrastrukturën për zhvillim dhe prosperitet të përgjithshëm.

IHD-të janë një fenomen shumë i përhapur në mbarë botën dhe i dëshiruar nga të gjithë vendet, në çdo stad të …


Rëndësia E Antarësimit Të Kosovës Në Fondin Monetar Ndërkombtar, Shend Abdullahu Apr 2013

Rëndësia E Antarësimit Të Kosovës Në Fondin Monetar Ndërkombtar, Shend Abdullahu

Theses and Dissertations

Në këtë studim seminarik kemi diskutuar për Fondin Monetar Ndërkombtar që u krijua rreth viteve të 50 ajo u krijua vetëm për një që ta krijoj një kornizë të ekonomis dhe të ndihmoj vendet që janë në transicion me këshilla ekonomike dhe këshilla financiare. Është një organizatë ndërkombëtare e 188 vendeve me seli në Ëashington, D.C. . Qëllimi primar i themelimit të fondit monetarë ndërkomëtarë ka qenë që të krijohet një bashkëpunim monetarë mes vendeve, stabilitet monetar në këmbim dhe marrveshje të rregullta të këmbimit monetarë për të shpejtuar rritjen ekonomike, për të ngritur nivelin e punësimit dmth zvoglimin e …


Trajnimi I Punëtorëve, Altina Krasniqi Apr 2013

Trajnimi I Punëtorëve, Altina Krasniqi

Theses and Dissertations

Trajnimi dhe zhvillimi i punëtorëve është shumë i rëndësishëm për kompaninë dhe për motivimin e tyre por gjithashtu edhe për performancën. Trajnimi i punëtorëve zhvillohet për rifreskimin e njohurive dhe që punëtorët e rinj të jenë në gjendje ti kuptojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Por departamenti i burimeve njerzore ka edhe detyra të tjera përveç zhvillimit dhe trajnimit të punëtorëve, prandaj mbikqyrja ose monitorimi i trajnimit ka shumë përparsi, dy nga të cilat janë kompletimi i punëtorëve me aftësitë e nevojshme për të zhvilluar punën dhe njëkohësisht krijimi i një stafi me të përgatitur për situata të ndyshme. Metodat …