Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses/Dissertations

University for Business and Technology in Kosovo

Natyra

2018

Articles 1 - 3 of 3

Full-Text Articles in Architecture

Vilë Malore, Nora Rexhaj Dec 2018

Vilë Malore, Nora Rexhaj

Theses and Dissertations

“Arkitektura është shprehje e vlerave – mënyra se si e ndërtojmë është një pasqyrim i mënyrës sonë jetësore”. N.F

Arkitektura parimisht mishëron vetë konceptin e jetës sonë, ajo madje arrin të ndikojë edhe në pjesën më të rendësishme të njeriut, atë humane dhe psikologjike. Mënyra se si ne jetojmë dhe zhvillojmë funksionet jetësore është një rezultim direkt se si janë zhvilluar projektet arkitektonike dedikuar atyre që do ti shfrytëzojne.

Duke u bazuar në këtë fakt është tejet e rendësishme që projekti të ketë strukturë dhe plan i cili i përmbushë kërkesat funksionale të harmonizuara me ambientin që e rrethon, në …


Kompleks Banesor-Afarist, Lagjja 2 - Skënderaj, Edona Tafili Nov 2018

Kompleks Banesor-Afarist, Lagjja 2 - Skënderaj, Edona Tafili

Theses and Dissertations

Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri elementet bazë mbi të cilat ndërtohet arkitektura në përgjithësi.

Një ndërtesë duhet të ketë strukturë dhe plan që i përgjigjet kërkesave funksionale, të harmonizuara me ambientin e saj natyral dhe të formoj një tërësi intelektuale të qartë dhe të integruar.

Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme, atë humane, mendore dhe psikologjike.

Banimi paraqet funksionin dhe aktivitetin kryesor të vendbanimeve dhe njëkohësisht shfrytëzuesin kryesor të hapësirës së vendbanimeve. Si i tillë, …


Kompleksi Turistik “Dulcinea”, Leandra Llunji Jun 2018

Kompleksi Turistik “Dulcinea”, Leandra Llunji

Theses and Dissertations

Arkitektura është arti i të siguruarit të domethënies dhe rëndësisë së një vendi në hapësirën e përgjithshme. Hapësira është gjithmonë një sistem i vazhdueshëm i marrëdhënieve që përputhen. Arkitektura, në mënyrë të pashmangshme, është vendosja e një trupi ose objekti apo kufiri të ndërtuar që e ndryshon rrjedhën e këtyre marrëdhënieve. Gjatë evolucionit njërëzor, njëriu zbuloi një aftësi të madhe për të ndërtuar një proces adaptimi që është i hapur në rrethana të ndryshme, duke e përzier praninë njërëzore në hapësirën natyrore dhe që kryesisht konsiderohet si dinamikë e rrjedhave natyrore.

Trashëgimia kulturore është një tjetër vlerë shumë e rëndësishme …