Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 784

Full-Text Articles in Architecture

Rekonceptualizmi I Hapësirës Urbane Përmes Qasjes Minimalistike, Dardan Paloka Sep 2021

Rekonceptualizmi I Hapësirës Urbane Përmes Qasjes Minimalistike, Dardan Paloka

Theses and Dissertations

Zonat urbane janë një grup i ndërtimeve dhe hapësirave me aktiviteteve të ndryshme. Hapesirat e zbrazëta ndërmjet strukturave të këtyre ndërtimeve, shpesh shihen si efekt anësor, dhe mbesin te neglizhuara. Ky fenomen i gabur shfaqet si shkak i planifikimit të gabuar, menaxhimit të dobët të hapësirës ndërtimore, dhe koordinimit të dobët të ndërtesave me njëra tjetrën. Për shkak të mungesës së funksionit në këto hapësira, qytetarët tentojnë t'i përceptojnë si hapësira të vdekura dhe të pamundshme për tu shfrytëzuar¹. Duke marrur parasysh kërkesat e mëdha në qytet për hapësira të lira ku mund të mundësohet banimi, humbja e potencialit ...


Banim Individual – Vilë Banimi, Mergim Kukaj Sep 2021

Banim Individual – Vilë Banimi, Mergim Kukaj

Theses and Dissertations

Në kuptimin etimologjik fjala Vilë rrjedh nga Italishtja villa, respektivisht nga Latinishtja villae = shtëpi rurale/ fshati e përcjelle me ndërtesa ferme. Kuptimi, definimi dhe konceptimi i Vilës si objekt dhe entitet gjeografik është zhvilluar dhe ka ndryshuar në kohë dhe hapësirë: - (veçanërisht në Evropën kontinentale) Një rezidencë/ shtëpi fshati e madhe dhe luksoze - Një shtëpi e madhe fshati e epokës Romake, që posedon pronë dhe përbëhet nga ferma dhe ndërtesat e banimit të kompozuara rreth një oborri të brendshëm.

Qysh nga antikiteti Vila ka siguruar një “arratisje” përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi tensionuar i jetës në qytet. Kjo ...


Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi Sep 2021

Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një qendër rehabilitimi të drogës dhe alkoolit për rreth 50 pacient (numri i kapacitetit të pacientëve është flexibil në rastin tonë), te cilët do qëndronin për rreth max. 90 ditë për arritje në shërim të plotë. Në Kosovë, sidomos viet e fundi, ka pasur një rritje të mbidozës së drogës . Kjo epidemi droge pëfshin një eskalim te perdorimit të substancave narkotike të ndryshme dhe rritje të vdekjeve cdo vit. Për permirsimin e kësaj situate, duhet të bëhet një ndryshim se si individët me probleme të varësis ndaj drogës marri trajtimin përmes këshillimit dhe ...


Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi Sep 2021

Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një qendër rehabilitimi të drogës dhe alkoolit për rreth 50 pacient (numri i kapacitetit të pacientëve është flexibil në rastin tonë), te cilët do qëndronin për rreth max. 90 ditë për arritje në shërim të plotë.

Në Kosovë, sidomos viet e fundi, ka pasur një rritje të mbidozës së drogës . Kjo epidemi droge pëfshin një eskalim te perdorimit të substancave narkotike të ndryshme dhe rritje të vdekjeve cdo vit.

Për permirsimin e kësaj situate, duhet të bëhet një ndryshim se si individët me probleme të varësis ndaj drogës marri trajtimin përmes këshillimit dhe ...


Objekt Afaristo-Banesorë, Mendim Hysiqi Aug 2021

Objekt Afaristo-Banesorë, Mendim Hysiqi

Theses and Dissertations

Duke u bazuar në Planin Zhvillimor dhe atë Urbanistik qyteti i Shtimes, është një vend që ka reliev me hapësira të bukura natyrore, si dhe vend në zhvillim e sipër në aspektin e ndërtimit, më është dukur e përshtatshme që këtij vendi të i shtohet një objekt afaristo-banesor në qendër të qytet, i cili do të plotëson të gjitha kushtet dhe standardet më të mira të ndërtimit, duke u përshtatur me ndërtimin dhe materialet e përdorura në rrethinën urbane.

Ideja e këtij objekti ka lindur pas përcaktimit të zonave ndërtimore dhe kam menduar qe parcela e zgjedhur i ploteson të ...


Ndërtesat Ekonomike - Qendër Tregtare, Egzon Mala Jul 2021

Ndërtesat Ekonomike - Qendër Tregtare, Egzon Mala

Theses and Dissertations

E gjithë njohuria e marrë gjatë studimeve në fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor por edhe njohurit e tjera jashtë sistemit universitar janë shtjelluar e përdorur në ketë temë (Qendër tregtare) të diplomës.

Arsyeja e zgjedhjes së temës për ndërtesa ekonomike është sfidim i vetvetes dhe nxënia e njohurive për projekte me komplekse se ato të zakonshmet.

E gjithë tema dhe planimetrit e objektit janë zhvilluar, konsultuar, ndryshuar e zgjidhur me mentorin e nderuar Dr. Lulzim Beqiri.

Në zhvillimin e temës kryesisht jam inspiruar nga arkitektura moderne dhe post-moderne, nga rregullat gjeometrike e veçanërisht nga pionierët e arkitekturës moderne: Le ...


Projektimi I Ndërteses Me Funksione Të Përziera, Guri Berisha Jul 2021

Projektimi I Ndërteses Me Funksione Të Përziera, Guri Berisha

Theses and Dissertations

Ndërtesat me përdorim të përzier janë objekte me më shumë se një përdorim. Struktura e një ndërtese tipike me përdorim të përzier lejon hyrjen e të paktën dy grupeve të përdoruesve, ku të dy grupet përfitojnë prej pranisë së tjetrit. Mbrojtësit e politikës kompakte të qytetit argumentojnë se ndertesat me përdorim te përzier janë të nevojshme për arritjen e kompaktësisë. Kërkesa për dendësi në qytetet në zhvillim po rritet pasi çmimet e tokës po rriten dhe pothuajse nuk ka parcela të lira në qendra. Edhe pse nuk ka masa universale për etazhitet të ulët, të mesëm dhe te lartë, une ...


“Hotel", Klementina Hakaj Jul 2021

“Hotel", Klementina Hakaj

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të mirëfilltë turistike në Grykën e Deçanit, duke synuar shtimin e vlerave të kësaj zone.

Meqë ndërtime të tilla mungojnë në këtë hapësirë me potencial të madh,trajtimi I kësaj teme ka qenë sa sfidues aq edhe interesant, por mbi të gjitha shumë I nevojshëm.

Në kuadër të projektit përfshihet një hotel me asetet e nevojshme për të siguruar pushim dhe rekreim, e cila mundëson që bukuritë malore të përjetohen direkt nga “zemra” e tij.

Projekti është dizajnuar në atë mënyrë që të ketë sa më pak ndërhyrje ...


“Stacioni I Trenit”- Prizren, Qëndresë Hoxha Jul 2021

“Stacioni I Trenit”- Prizren, Qëndresë Hoxha

Theses and Dissertations

Udhëtimi është rritur dhe mënyra ë udhëtimit ka ndryshuar. Cilësia e përgjithshmë e një stacioni si një mjedis i vizituar, pikë transferimi dhe një pjesë integrale e qytetit është thelbësore në tërheqjen e më shumë udhëtarëve të transportit publik.

Njëri nga problemet kryesore në Kosovë, është transporti, e në veçanëri transporti hekurudhor. Mungesa e transportit hekurudhor në Kosovë me bëri që të perzgjedh këtë temë mbi gjith të tjerat.

Qëllimi i këtij punimi është krijimi i një stacioni të qëndrueshëm, nga ku Kosova do të ketë lidhje kombetare dhe ndërkombetare.

Kryqëzimi i rrugës kryesore me linjat hekurudhore bëri që hekurudhat ...


Villë Banimi-Ansambël, Suela Halimi Jun 2021

Villë Banimi-Ansambël, Suela Halimi

Theses and Dissertations

Angazhimet ditore, stresi nga puna, situata me hapësirat e gjelbruara në vendit tonë, bëjnë që njerëzit të jenë në kërkim të hapsirave më të gjelbëruara për të kaluar kohë me familjen dhe të kenë privatësi e sidomos fëmijët të kenë më shumë hapësirë për aktivitetet ditore dhe sportive. Lokacioni është një ndër pikat kyqe për projektimin e një ville banimi. Qellimi i perzgjedhjes se projektimit te villes ansambel ka qenë krijimi i një ville me struktura të shpërndara, gjë që nuk jemi mësuar ta shohim shpesh në vendin tonë, si dhe përmbushja e të gjitha elementeve të nevojshme dhe të ...


Analiza E Objekteve Industriale Në Komunën E Gjilanit Të Ndërtuara Para Viteve Të 90-Ta - Regjenerimi Urban I Zonës Tek Ish-Fabrika E Tekstilit Dhe Fabrika E Radiatorëve, Gentrit Sabedinaj Jun 2021

Analiza E Objekteve Industriale Në Komunën E Gjilanit Të Ndërtuara Para Viteve Të 90-Ta - Regjenerimi Urban I Zonës Tek Ish-Fabrika E Tekstilit Dhe Fabrika E Radiatorëve, Gentrit Sabedinaj

Theses and Dissertations

Synimi i këtij punimi të temës në nivelin Bachelor është studimi dhe analizimi I gjendjes dhe funksionit të fabrikave në Komunën e Gjilanit e posaqërisht në qytetin e Gjilanit si dhe rigjenerimi urban I tyre, fabrika këto të cilat dikur kanë qenë funksionale dhe e bënin Gjilanin një qendër mjaft të rëndësishme ekonomike të kohës. Ndërsa me ndërhyrjen tonë kemi arritur që te shfrytëzojmë një hapsirë mjaft të madhe në brendësi të qytetit dhe në afërsi të fabrikave për të ngritur një Pavilion duke I dhënë funksione të ndryshme si dhe me hapsirë të përjetimit.


Projektimi I Ndërtesës Së Tipit Simbiotë “Symbiotic Tower”, Rrustem Gogaj Jun 2021

Projektimi I Ndërtesës Së Tipit Simbiotë “Symbiotic Tower”, Rrustem Gogaj

Theses and Dissertations

Njerëzit kanë nevoja të ndryshme të jetës, një vend për të jetuar, një vend për të punuar dhe një vend për të blerë. Larmia e këtyre nevojave ndikon në kërkesat hapësinore për aktivitete, atehërë në menyrë që të rritet efikasiteti i këtyre nevojave, nevojitet një hapësirë që është në gjendje të akomodojë disa funksione njëkohësisht. Projektimi i ndërtesës multifunksionale na bënë të mundur për t’i bashkuar disa funksione në të njejtën kohë në një ndërtesë. Duke dizajnuar një ndërtesë të tillë multifunksionale e cila synon të sigurojë një hapesirë që është në gjendje të përmbushë nevojat njerëzore dhe të ...


Projektimi I Vilës Luksoze Me Program Të Zgjeruar, Galdin Krosa Mar 2021

Projektimi I Vilës Luksoze Me Program Të Zgjeruar, Galdin Krosa

Theses and Dissertations

Kjo temë e Diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire luksoze, vilë për pushim ku çdo njëri nga anëtarët e cilëdo familje që do të ndërtoj këtë vilë mund të i bëjë çdo aktivetet për të cilin ata kanë nevojë por në një mënyrë më ndryshe nga ato vilat e tjera luksoze. Idea e projektimit të një vile të tillë në një vend krejt në largësi me zhurmën, papastërititë dhe rrethit apo mbizotrimeve të ndërtimeve të ndryshme. E veçanta e këtij projekti është lokacioni me bukuritë e natyrës që i reflekton ato bukuri brenda vilës. Me krijimin e hapësirave për ...


Kompleks Banesorë, Auron Jashanica Mar 2021

Kompleks Banesorë, Auron Jashanica

Theses and Dissertations

Urbanizimi është fenomeni i pashmangshëm i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Urbanizimi është një rritje e numrit të njerëzve që jetojnë në qytete. Urbanizimi ndodh kryesisht sepse njerëzit lëvizin nga zonat rurale në zonat urbane dhe kjo rezulton në rritje në madhësinë e popullsisë urbane dhe në shtrirjen e zonave urbane. Këto ndryshime në popullsi sjellin ndryshime të tjera në përdorimin e tokës, aktivitetet ekonomike dhe kulturë. Në vitin 1960, popullsia globale urbane ishte 34%; deri në vitin 2014 popullsia urbane ishte 54% dhe vazhdon të rritet. Deri në vitin 2050 përqindja e popullsise që jeton në zonat urbane pritet të ...


Kujtesa Kolektive Nëpërmjet Arkitekturës Në Qytetin E Prishtinës, Drilona Berisha Mar 2021

Kujtesa Kolektive Nëpërmjet Arkitekturës Në Qytetin E Prishtinës, Drilona Berisha

Theses and Dissertations

Ky hulumtim ka për qëllim kryesor fokusimin në temën e “kujtesës kolektive“, çfarë do të thotë kujtesa kolektive dhe cilat janë qasjet kryesore në përdorimin dhe ruajtjen e saj? Cili është roli që luan Arkitektura si disiplinë në gjithë këtë rreth vicioz të kujtesës kolektive, duke shqyrtuar si rast të veçantë studimi transformimet drastike në qytetin e Prishtinës.

Duke kaluar përgjatë një linje të gjatë argumentimi, vëzhgimi dhe hulumtimi mbi situatën aktuale në Prishtinë, si dhe, mbi atë se çfarë kanë thënë të tjerë para nesh mbi “kujtesën kolektive” dhe rëndësinë e saj, do të përpiqem të i’u përgjigjem ...


Vilë Malore-Turistike, Nderim Xhelili Mar 2021

Vilë Malore-Turistike, Nderim Xhelili

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh se Vilat malore përmbajnë rëndësi të veqantë sa i përket shëndetit psiqikomendor si dhe atij fizik, pasi që ky lloj ndërtimi është i egzekutueshëm në viset malore ku ajëri është më i pastër i cili përmirson dukshëm organizmin e njeriut, dhe posedon vizurat të cilat janë relaksuese për syrin dhe mendjen, ne duhet qe te fokusohemi më shumë tek tipi I këtyre Vilave. Dhe pa dyshim që Kosova ka hapësira të bollshme sa i përket këtyre viseve dhe gjithashtu kanë relacion të shkurtër më qytetet kyqe, që bëjnë atë të mundëshme për shumicen e qytetarëve te Kosovës ...


Projektimi I Ndërtesës Shkollore Me Program Të Mesëm Të Ulët I-Ix, Besarta Nikollaj Mar 2021

Projektimi I Ndërtesës Shkollore Me Program Të Mesëm Të Ulët I-Ix, Besarta Nikollaj

Theses and Dissertations

Shkolla është një institucion arsimor i krijuar për të siguruar hapësira dhe mjedise mësimore për mësimnxënien e nxënësve nën drejtimin e mësuesve.

Shkollat nuk janë thjesht ndërtesa për të mësuar. Ato rrisin zhvillimin dhe aftësinë e fëmijës për të mësuar. Vendi i shkollës ndikon në aksesin e fëmijëve në aktivitetin fizik. Dizajni i tij arkitektonik mund t'i ekspozojë studentët dhe mësuesit ndaj stimuluesve pozitivë siç janë drita e ditës, pamjet dhe "momentet e mësueshme". Përveç kësaj, modeli i shkollës mund t'i ekspozojë fëmijët ndaj pengesave të të mësuarit, të tilla si nivele të larta të zhurmës në sfond ...


Fabrikë Per Prodhimin E Dyerve Dhe Dritareve, Albes Gashi Mar 2021

Fabrikë Per Prodhimin E Dyerve Dhe Dritareve, Albes Gashi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Aplikimi I Instalimeve Të Qëndrueshme Në Terminalin E Stacionit Të Autobusëve Në Pejë, Diellëza Peli Feb 2021

Aplikimi I Instalimeve Të Qëndrueshme Në Terminalin E Stacionit Të Autobusëve Në Pejë, Diellëza Peli

Theses and Dissertations

Në ditet e sotme, energjia dhe mjedisi janë bërë çështje kritike për përcaktimin e qëndrueshmërisë së Tokës. Përdorimi i automjeteve ka një ndikim të rëndësishëm dhe në rritjen e ndryshimit të klimës globale, rritjen e ngadaltë por të qëndrueshme të temperaturës mesatare të botës e njohur zakonisht si ngrohja globale. Ndryshimi i klimës globale buron nga efekti "serrë", procesi me të cilin disa gazra në atmosferë kapin energjinë që vjen nga dielli. Zgjerimi i ekonomisë dhe rritja e popullsisë në të gjithë botën rrisin emetimet e gazeve serë në atmosferë. Përdorimi i karburanteve të transportit të bëra nga lëndët djegëse ...


Vilë Individuale, Elza Dautaj Feb 2021

Vilë Individuale, Elza Dautaj

Theses and Dissertations

Planifikimi dhe dizajnimi i një objekti është një art dhe shkencë e projektimit me ekonomi dhe elegancë. I tërë procesi i planifikimit dhe dizajnimit arkitekturial, kërkon jo vetëm imagjinatën dhe të menduarit konceptual, por edhe njohjen e shëndoshë të shkencës së arkitekturës dhe inxhinierisë strukturore, krahas njohurive të aspekteve praktike, siç janë kodet përkatëse të dizajnit dhe skicat e mbështetura nga shembujt e eksperiencës. Procesi i dizajnimit fillon me planifikimin e strukturave kryesisht për të përmbushur atë që ai nuk është i vetëdijshëm për implikimet e ndryshme që përfshihen në procesin e planifikimit dhe dizajnimit. Kërkesat funksionale dhe aspektet e ...


Destinimi Dhe Planifikimi I Territorit Për Zonën Agroturistike - Debelldeh, Armend Sokoli Feb 2021

Destinimi Dhe Planifikimi I Territorit Për Zonën Agroturistike - Debelldeh, Armend Sokoli

Theses and Dissertations

Hulumtimi rreth kësaj teme rrjedh si rezultat i problematikave që ballafaqohet vendi ynë çdo ditë, në fushën e shfrytëzimit të territorit me saktësisht të planifikimit hapësinor dhe atij urbanistik.

Gjatë periudhave nga viti 2000 e deri më sot në Republikën e Kosovës kemi pasur tentime të ndryshme të kontrollimit të zhvillimit territorial, ku specifikisht kemi pasur plane hapësinore më shumë në zona urbane, por edhe në kuadër te gjithë territorit komunal, siç është Plani Zhvillimor Komunal.

Ndërsa në zona urbane kemi pasur plane deri në nivelin detal siç janë Planet Rregulluese Urbane, ku në të dyja rastet kemi pak knaqshmëri ...


Rifunksionalizimi I Kinemasë Me Funksione Të Shtuara: Teatër, Galeri Të Arteve, Bar Dhe Kulme Të Gjelbëruara, Arbnora Skuroshi Jan 2021

Rifunksionalizimi I Kinemasë Me Funksione Të Shtuara: Teatër, Galeri Të Arteve, Bar Dhe Kulme Të Gjelbëruara, Arbnora Skuroshi

Theses and Dissertations

Në këtë temë të diplomës shtjellohet një studim dhe analizë rreth gjendjes faktike të njërit nga objetet e shtatë ish-kinemave të Mitrovicës, gjegjësisht të Kinemasë së Tunelit të Parë e cila nuk u funksionalizua kurrë. Tema përmbanë edhe projekt propozimin për rifunksionalizimin e këtij objekti ku perveç kinemasë, përfshihen edhe teatri, galeria e arteve, bari, dhe kulmet e gjelbëruara.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ringjallja e një objekti të papërfunduar në mënyrë që objekte të tilla të mos mbesin në harresë e sidomos të mos zëvendësohen nga objekte të reja. Shpesherë në vendin tonë shumë nga këto objekte me ...


Institut Dhe Muze Astronomik, Verona Rrustemi Rrustemi Jan 2021

Institut Dhe Muze Astronomik, Verona Rrustemi Rrustemi

Theses and Dissertations

Meqenëse arkitektura nuk ekziston vetëm për të plotësuar nevojat utilitare por roli i saj vie dhe bëhet më i rëndesishem kur në skenë paraqiten problematika ,mangësi dhe nevoja ,aty ajo gjen transformimin e duhur duke dhënë në fund një produkt që do plotësoj kërkesa nga të cilat është ngritur.

Kjo temë është nisur pikërisht nga një problematikë e mungesës së një muzeu astronomik e qka është edhe më e rëndësishme një Instituti astrologjik në vendin tim.

Mungesa e trajtimit adekuat të një shkence të lasht dhe esenciale siq është astronomia dhe mungesa e qasjes për tu informuar më shumë rreth ...


Qendër E Transmetimit Multimedial -3b+P+9 – Prishtinë, Bonart Osmani Jan 2021

Qendër E Transmetimit Multimedial -3b+P+9 – Prishtinë, Bonart Osmani

Theses and Dissertations

Në botën fiktive të Orwellit në librin e titulluar ‘1984’, super shteti i Oqeanisë është në luftë permanente me fqinjët. Brenda shtetit njerëzit jetojnë në terr informativ por gjithashtu janë nën monitorim konstant nga ‘Vëllau i Madh’ i cili shtyp popullatën përmes ndërthurjes së gënjeshtrës me të vërtetën, duke e turbulluar kështu mendjen e tyre deri në nënshtrim. Ky manipulim është i mundur përmes gjuhës së re të shpikur nga regjimi, e cila quhet “gjuha e dyfishtë”, gjuhë e cila përdoret nga Ministria e së Vërtetës për prodhimin konstant të propagandës e cila njëkohësisht fshinë të kaluarën dhe trillon të ...


Kompleks Hotelier – Rast Studimi Qyteza E Deçanit, Ardit Shehu Jan 2021

Kompleks Hotelier – Rast Studimi Qyteza E Deçanit, Ardit Shehu

Theses and Dissertations

Industria e hotelerisë është në zemër të sistemit të mikpritjes. Kjo vjen nga traditat më të vjetra në historinë e njerëzimit - respekti për të ftuarin, festimi i pritjes dhe shërbimit të tij. Ajo lidh organikisht dhe natyrisht restorante, kafene, transport dhe ekskursione në një zinxhir të vetëm të shërbimeve turistike dhe ekskursionale. Sot, industria e hotelerisë si një lloj aktiviteti ekonomik përfshin ofrimin e shërbimeve dhe organizimin e qëndrimeve afatshkurtra në hotele, motele, kampe dhe lehtësira të tjera akomodimi për një tarifë dhe përfaqëson sistemin më të fuqishëm ekonomik në një rajon apo qendër turistike. Në vendin tonë, gjatë këtyre ...


Vile Individuale Moderne, Meliza Dragusha Jan 2021

Vile Individuale Moderne, Meliza Dragusha

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Hotel, Kata Abazi Jan 2021

Hotel, Kata Abazi

Theses and Dissertations

Ne ketë punim është trajtuar dhe projektuar një objekt shoqëror Hotel B+P+5+ nënkalimi Janë analizuar dhe zbatuar rregulla e Shfrytëzimit të Parcelës, po ashtu është llogarit dhe është aplikuar indeksi i shfrytëzimit të parcelës “ISHP” dhe Indeksi I Sipërfaqes se dyshemesë “ISDE , është definuar dhe paraqitur ne projekt vija rregullative dhe vija ndërtimore, është projektuar lartësia e objektit duke pas parasysh destinimi e detyrës projektuese dhe projektit qe do te trajtohet ne ketë punim Hotel , Etazhi teti i objekteve , është marra për baze edhe largimi i objektit te projektuar nga objektet tjera afër tij – është respektuar distanca ne ...


Hotel Nё Qytet, Fatjona Feka Jan 2021

Hotel Nё Qytet, Fatjona Feka

Theses and Dissertations

Turizmi është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne. Në vendet e zhvilluara, por edhe ne disa shtete në tranzicion, është produkt i rëndësishëm eksporti dhe gjenerator i punësimit. Përfshinë një gërshetim të gjerë dukurish dhe raportesh që lindin gjatë kohës së udhëtimit turistik, ndërsa në realizimin e tij futet thellë jo vetëm në aspektin ekonomik , por edhe në aspektin ekologjik, social dhe kulturor te jetës . Turizmi si aktivitet ekonomik është i orientuar ne shfrytëzimin e potencialeve turistike. Turizmi është një ndër arsyet kryesore të krijimit të hoteleve.[1]

Hoteli është objekt i cili ofron shërbime të ...


Quality Of Life Of Residents In Urban Areas Of Regulatory Plans In Kosovo, Marjan Ivezaj Oct 2020

Quality Of Life Of Residents In Urban Areas Of Regulatory Plans In Kosovo, Marjan Ivezaj

UBT International Conference

No abstract provided.


Implementation Of E-Urbanization In The Legal Framework Of The Republic Of North Macedonia, Zaklina Angelovska, Strahinja Trpevski Oct 2020

Implementation Of E-Urbanization In The Legal Framework Of The Republic Of North Macedonia, Zaklina Angelovska, Strahinja Trpevski

UBT International Conference

The previous government found that e-business of public institutions, especially in the implementation of laws directly related to urban planning, investment and construction of buildings includes 4 key laws: Law on Construction Land, Law on Construction of Buildings, Law on Spatial and Urban Planning, Law on Cadastre and real estate. These are the foundations on which software solutions have been made for the implementation of legal proceedings in these areas. All this has led to being country ranked 10th out of 190 countries in the world on the Doing Business list in 2019. This system enables an efficient, transparent and ...