Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Communication Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 52

Full-Text Articles in Communication

Roli I Fotografisë Në Raportimin Gjatë Luftërave Në Ballkan, Florend Bajrami May 2021

Roli I Fotografisë Në Raportimin Gjatë Luftërave Në Ballkan, Florend Bajrami

Theses and Dissertations

Tema “Roli i fotografisë në raportimin gjatë luftërave në Ballkan” ka për qëllim trajtimin dhe shpjegimin e rolit të fotografisë në procese të ndjeshme siç janë konfliktet e ndryshme apo luftërat. Jemi dëshmitar të lajmeve të ndryshme për ndikimin që ka fotografia në vendimmarrje të rëndësishme në vende të ndryshme në botë.

Fotografitë e luftës së fundit në Kosovë konsiderohet se kanë qenë vula e ndikimit tek personat kompetent dhe tek organet të cilat kanë pasur në dorë “fatin” e Kosovës. Përgjatë kësaj teme do të analizohen dhe shpjegohen fotografi të tilla nga lufta e fundit në Kosovë, fotografi të …


Roli I Mediave Të Shkruar Elektronike Në Zgjedhjet Lokale, Arbresha Krasniqi Mar 2021

Roli I Mediave Të Shkruar Elektronike Në Zgjedhjet Lokale, Arbresha Krasniqi

Theses and Dissertations

Ky studim synoi të vlerësontë rolin e mediave të shkruara elektornike në zgjedhjet lokale në Kosovë. Në këtë studim morën pjesë 100 respodent të cilët ishin nga mosha 20 deri 65 vjet. Për metodologjinë e këtij studimi është përdorur intëgrimi i metodave sasiore. Qëllimi i këtij studimi është të shohim rolin e mediave të shkruara elektornike në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Gjetjet e këtij studimi kanë vërtetur hipotezën tonë duke na dhënë informacione se mediat e shkruara elektornike ndikojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në fund mund të themi se gjetjet e studimit mund të shërbejnë për krahasimin e rrezultateve …


Stili I Të Shkruarit Në Median Online-Web Në Kosovë, Fjolla Maxhuni Feb 2021

Stili I Të Shkruarit Në Median Online-Web Në Kosovë, Fjolla Maxhuni

Theses and Dissertations

Bota e gazetarisë është një botë fjalësh që përmban informacion, teori, fakte ide. Fjalët prodhojnë dije, produkte, konflikte, mirëkuptim, veprime, art. Fjalët gjenden në tekste në tabela, programe, libra etj.Tempujti i fjalëve, bibliotekat, janë pjesë e të gjitha mjediseve zyrtare dhe familjare. Bota akademike është në luftë dhe përpjekje mes intelektualit dhe fjalëve të shkruara. Në botën e gazetarisë dhe ueb online duhet të mbijetosh me zotësinë për të zotëruar fjalën. Mes fjalëve duhet të përzgjedhësh mes të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet. Për të seleksionuar mes botës së fjalëve duhet të lexosh në detin e fjalëve.Aftësia për të …


Vetërregullimi I Portaleve Në Kosovë, Kaltrina Gashi Feb 2021

Vetërregullimi I Portaleve Në Kosovë, Kaltrina Gashi

Theses and Dissertations

Shoqëria moderne është duke u zhvilluar në rrjetet sociale dhe pajisjet teknologjike si arena më e madhe e shkëmbimit të përvojave, mendimit, kërkimit, informimit, daljes në sipërfaqe, promovimit të vetëvetës dhe përballjes me tjetrin. Lajmi është themeli i gjitha formave të shprehjes në gazetari. Definicioni më i pranuar: Diçka e re, e pazakonshme, interesante, që njerëzit (publiku) nuk e ka ditur më parë. Por jo gjithçka e re mund të jetë lajm, pavarësisht nga risia, lajmi duhet të përmbaj edhe komponentet e interesit të gjerë. (Tekst i shkëputur nga lënda “Teknikat e Raportimit”, ligjërata IV-slide 3, Musa Sabedini).

Ky punim …


Gazetaria E “Like-Ve” Dhe Dëmet Që Shkakton Ajo Në Mediat Online Në Kosovë, Marigona Xhigoli Feb 2021

Gazetaria E “Like-Ve” Dhe Dëmet Që Shkakton Ajo Në Mediat Online Në Kosovë, Marigona Xhigoli

Theses and Dissertations

Tema “Gazetaria e “like-ve” dhe ndikimet që ka ajo në mediat online në Kosovë” trajton në vete një çështje të ndjeshme e mjaft të rëndësishme për jetën në të cilën po jetojmë “Në jetën digjitale”. Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar në mënyrën e informimit dhe ndikimit të kësaj të fundit në cilësinë e mediave. Në këtë temë janë të përfshira disa fakte dhe informacione të rëndësishme teorike të cilat shpjegojnë në detaje që nga ajo se çfarë është gazetaria, e deri te “Shkrimi në Web” dhe mënyrat se si bëhet gazetaria online në Kosovë. Përgjatë zhvillimit të kësaj teme jam …


“Intervista E Suksesshme Në Mediat E Shkruara Në Kosovë Dhe Aftësia E Intervistuesit”, Kujtesë Berisha Jan 2021

“Intervista E Suksesshme Në Mediat E Shkruara Në Kosovë Dhe Aftësia E Intervistuesit”, Kujtesë Berisha

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të ofrojë vlerësime profesionale se çfarë është intervista.

Gjatë kësaj teme të diplomës do të kuptoni më shumë rreth historisë së gazetave në Kosovë. Cilat ishin gazetat e para në Kosovë, sa lexoheshin ato dhe sa lexohen sot.

Të gjitha këto duke u bazuar në shtypin periodik shqiptar gjatë viteve 2000-2005.

Në veçanti do të shfletohen arkivat e gazetave “Koha Ditore”, “Epoka e re”, “Zëri. Të cilat cilësohen si gazetat më të lexuara në Kosovë.

Do të ketë një krahasim të vogël mes gazetave dikur dhe gazetave të ditëve të sotme.

Gjithashtu do të intervistohen gazetarët …


“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili Dec 2020

“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili

Theses and Dissertations

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, mënyra se si i mbrojmë të dhënat tona apo privatësinë është vështirësuar. Shqetësimet lidhur me privatësinë në hapësirën kibernetike filluan të bëheshin çështje e debatit ndërkombëtar në fillim të viteve 2000. Ky shqetësim është ngritur së fundmi edhe në Kosove, ku vërehet një rritje e numrit të personave të cilët janë ankuar pranë autoriteteve përkatëse. Teknologjia tanimë në një formë ose tjetrën e “kontrollon” një pjesë të madhe të jetës tonë, madje sjell edhe probleme të mëdha. Për këtë arsye ky punim synon të trajtojë cenimin e privatësisë përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter, Instagram …


Fuqia E Ndikimit Të Medias Si Pushtet I Katërt Në Kosovë, Qendresa Ibrahimi Dec 2020

Fuqia E Ndikimit Të Medias Si Pushtet I Katërt Në Kosovë, Qendresa Ibrahimi

Theses and Dissertations

Kjo temë “Fuqia e ndikimit të medias si pushtet i katërt në Kosovë” shqyrton efektin e medias në historinë e Kosovës. Fillimisht analizon literaturën mbi e efektin e medias në opinionin publik, dhe rëndësinë e saj në zhvillimin shtetëror, tutje duke analizuar historinë e Kosovës, zhvillimin e mediave lokale si dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo temë zhvillon paralelisht historinë e Kosovën dhe gjendjen e mediave në ato periudha deri në intervenimin ndërkombëtar.

Tema analizon variablën e pavarur fuqinë e medias dhe variablën e varur në rastin tonë zgjidhja e konfliktit. Ky hulumtim teston teorinë të efektit CNN duke u …


Lëshimet Gjuhësore Në Artikujt E Botuar Në Mediat E Shkruara Elektronike Rast Studimi: Portali “Telegrafi”, Rinesa Bytyqi Sep 2020

Lëshimet Gjuhësore Në Artikujt E Botuar Në Mediat E Shkruara Elektronike Rast Studimi: Portali “Telegrafi”, Rinesa Bytyqi

Theses and Dissertations

Trajtimi i kësaj teme lidhet me rëndësinë e gjuhës, jo vetëm në kuadër të zhvillimit të saj, por edhe në kuadër të përforcimit të normave dhe rregullave të përdorimit të saj në gazetari e veçanërisht në publikime të ndryshme në mediat elektronike dhe të shkruara. Në këtë temë, që është shtjelluar në formë hulumtuese, përfshihen problemet e gjuhës shqipe, çrregullimet e saj, gabimet gjuhësore, e shumë çështje të tjera që paraqiten në mediat elektronike dhe të shkruara. Mënyra e paraqitjes së problemeve dhe gabimeve që bëhen në mediat e shkruara dhe elektronike kundrejt gjuhës ka të bëjë me ruajtjen dhe …


Objektiviteti Në Portalet E Kosovës, Dafina Berisha Jul 2020

Objektiviteti Në Portalet E Kosovës, Dafina Berisha

Theses and Dissertations

Objektiviteti në portalet tona, është një temë mjaft interesante për t’u trajtuar, duke u bazuar në literaturën, analizat dhe studimet e bëra në Kosovë. Ky punim, synon që të analizojë çfarë roli ka objektiviteti në ditët e sotme, sa janë portalet tona objektive dhe sa i respektojnë ato norma. Në kapitullin e parë është paraqitur një sërë autorësh që kanë sjellë përkufizime të çmuara në lidhje me mediat sociale si trend i ri, pastaj është trajtuar objektiviteti në Kosovë dhe Botë, dhe evulucioni ie saj, të gjitha të dhënat si lloj informimi për kodin e Mediave të Shkruar, si dhe …


Analizë E Raportimeve Të Gazetave Për Ministrinë E Administratës Publike, Flaka Jashari Jul 2020

Analizë E Raportimeve Të Gazetave Për Ministrinë E Administratës Publike, Flaka Jashari

Theses and Dissertations

Ky punim diplome synon të trajtojë temen se si paraqitet Ministria e Administratës Publike përmes mediave pubilke dhe private në Kosovë.Sqarohet se si përmes Divizionit për komunikim përcjellen lajmet tek mediat dhe si arrin pastaj ky informacion tek publiku.Dukë marrë parasysh faktin që një ndër misionet e ministrisë së Administratës Publike është të punoj në avancimin dhe modernizimin e tërë aparatit shtetëror administrativ për t’ju shërbyer me efikasitet, transparencë, profesionalizëm dhe paanshmëri të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe vet institucioneve të Republikës së Kosovës puna më e rëndësishme e gazetarëve është që të jenë gjithmonë në hapë me ndryshimet që ndodhin …


Radio Në Peizazhin Mediatik Të Kosovës, Shkëndije Zeqiri Jul 2020

Radio Në Peizazhin Mediatik Të Kosovës, Shkëndije Zeqiri

Theses and Dissertations

Radio është njëra nga tri mediat masive të zhvilluara në Kosovë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Për dekada me radhë ajo ka qenë media me vlerat e institucionit të rëndësishëm për shqiptarët e Kosovës, bazuar në karakteristikat themelore të saj si media që depërton me lehtësi te audiencat. Zhvillimi i radios kryesore, Radio Prishtinës, është ndërprerë në fillim të viteve të ’90-a të shekullit të kaluar. Pas luftës, nga viti 1999 radio ka vazhduar të jetë media e rëndësishme, edhe pse jo me ndikimin që ka pasur më herët. Në Kosovë, nga viti 1999 ekzistojnë radio publike dhe …


Raportimi I Bbc-Së Për Dialogun Kosovë-Serbi 2013-2019, Diora Dabinovci Jun 2020

Raportimi I Bbc-Së Për Dialogun Kosovë-Serbi 2013-2019, Diora Dabinovci

Theses and Dissertations

Transmetuesi publik britanik, BBC, vlerësohet media me ndikim te audiencat në nivel ndërkombëtar. Fillimisht BBC është krijuar si media publike për t’i shërbyer audiencës britanike, mirëpo që në vitet e para të funksionimit të saj, BBC është shndërruar në media që synon edhe audiencat në vende të tjera. BBC transmeton program në gjuhë të ndryshme dhe u kushton vëmendje ngjarje dhe proceseve të rëndësishme në nivel global. Raportimi për ngjarjet në Kosovë, historikisht ka qenë në fokus të raportimit të BBC-së. Ky punim diplome përqendrohet në shtjellimin e raportimit të BBC-së për Kosovën në periudhën 2013-2019, konkretisht për procesin e …


“Sfidat E Menaxhimit Të Transmetuesit Publik Audio-Vizuel Në Kosovë (Rtk1)”, Valëza Gërguri Jun 2020

“Sfidat E Menaxhimit Të Transmetuesit Publik Audio-Vizuel Në Kosovë (Rtk1)”, Valëza Gërguri

Theses and Dissertations

Sfidat e menaxhimit të transmetuesit publik, konkretisht Radio Televizionit të Kosovës, janë çështje me të cilat do të mirrem në këtë punim diplome.

Çdo shtëpi informative përballet me probleme të ndryshme, duke filluar nga mënyra e transmetimit, shikueshkmërisë, stafit, menaxhimit dhe pjesës programore, me të gjitha këto përballet edhe RTK1-ja, si transmetues publik, në Kosovë.


Transformimi I Gazetave Ditore Në Kosovë Në Epokën Digjitale, Nga Viti 1999 Deri 2019, Fatime Lumi Feb 2020

Transformimi I Gazetave Ditore Në Kosovë Në Epokën Digjitale, Nga Viti 1999 Deri 2019, Fatime Lumi

Theses and Dissertations

Mediat tradicionale gjatë dy dekadave të fundit kanë qenë në vazhdimësi në proces të transformimit të tyre, me qëllim të përshtatjes me mjedisin e ri që është krijuar si rezultat i zhvillimit të teknologjisë dhe internetit. Avancimi i shpejtë i teknologjisë digjitale dhe internetit është katalizatorë i transformimit të shumë industrive mediale në botë, por me theks të veçantë i industrisë së gazetave të shtypura, duke ndikuar kështu në transformimin e rolit, përmbajtjes dhe formës së tyre. Mirëpo, ky transformim ka ardhur edhe si rezultat i krizës që ka pësuar industria e gazetave ditore në botë por edhe në Kosovë. …


Ndikimi I Marketingut Përmes Mediave Sociale Tek Kompanitë Prodhuese Në Kosovë, Leutrim Haziraj Jan 2020

Ndikimi I Marketingut Përmes Mediave Sociale Tek Kompanitë Prodhuese Në Kosovë, Leutrim Haziraj

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim që të shqyrtojë ndikimin e marketingut që realizohet përmes mediave sociale në kompanitë prodhuese në Kosovë. Në punim konsiderohet madhësia e kompanisë, investimet financiare të dedikuara për aktivitetet e marketingut në media sociale. Punimi gjithashtu ka për qëllim të shqyrtojë edhe këndvërshtimin e individëve për marketingun në mediat sociale, të cilët potencialisht janë konsumatorë të kompanive që ne i kemi marrë për hulumtim në këtë punim. Metodologjia e punimit është bazuar në mbledhjen e të dhënave sasiore përmes fazës së hulumtimit me përdorimin e pyetësorëve online. Pyetësorët janë dërguar tek: Menaxherët e marketingut/personat përgjegjës për …


“Gjuha E Nxitjes Dhe E Urrejtjes Në Mediat E Shkruara Elektronike Në Kosovë”, Medina Sherifi Jan 2020

“Gjuha E Nxitjes Dhe E Urrejtjes Në Mediat E Shkruara Elektronike Në Kosovë”, Medina Sherifi

Theses and Dissertations

Përdorimi i mjeteve të komunikimit në mediat e shkruara ka shfaqur avantazhe të panumërta lidhur me përhapjen e informacionit drejt një audiencë më të gjerë duke tejkaluar kufijtë gjeografikë si dhe me kosto të ulët ekonomike. Por ndoshta për shkak të natyrës demokratike të përdorimit të mediave online, liria e shprehjes në mjetet e komunikimit online vërehet të përdoret e pakufizuar dhe e pakontrolluar. Gazetarët por edhe individët e thjeshtë mund të postojnë cdo gjë në rrjetet sociale apo portale të ndryshme, pa kriter apo limit, duke cuar rrjedhimisht në rritje të përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Punimi …


“Rreziku Dhe Mbrojtja Nga Fake News Dhe Deep Fake”, Erza Brahushi Nov 2019

“Rreziku Dhe Mbrojtja Nga Fake News Dhe Deep Fake”, Erza Brahushi

Theses and Dissertations

Informimi është nevojë esenciale e çdo njeriu, pjesën më të madhe të kësaj nevoje njerëzit e plotësojnë përmes medias. Andaj tendencat e personave apo grupeve të caktuara, për të përhapur një ide ose propagandë tek një masë sa me e madhe e njerëzve, më së lehti mund të arrihet përmes kanaleve informative. Viteve të fundit shoqërisë globale po i bije të ballafaqohet edhe me një problem shumë të madh, me “Lajmet e Rreme”, fenomen ky i cili me anë të interneti ka përfshirë pothuajse gjithë botë. Prandaj secili prej nesh ndonjë herë kemi rënë pre e këtyre lajmeve. Prodhimi i …


Mediat Online Dhe Viktimat – Çështje Etike Dhe Profesionale, Flamur Gajtani Nov 2019

Mediat Online Dhe Viktimat – Çështje Etike Dhe Profesionale, Flamur Gajtani

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e gabimeve dhe defekteve në raportim, që i bënë mediat online kur trajtuan rastet apo ngjarjet e veçanta gjatë vitit 2019 (periudha janar- tetor), në një fushë të veçantë të gazetarisë, që njihet si rubrika e Kronikës së Zezë. Me theks të veçantë, analizimi i shkrimeve apo artikujve specifikë,të cilët disa media në Kosovë i publikuan gjatë kësaj periudhe, si dhe shkeljet etike që bënë gjatë këtij procesi. Po ashtu, punimi përmban edhe rastet kur është dëmtuar personaliteti dhe integriteti i personave, është shkelur privatësia e tyre, si edhe kur ka pasur …


Njoftueshmëria E Titujve Në Mediat E Shkruara Elektronike, Laura Rudari Nov 2019

Njoftueshmëria E Titujve Në Mediat E Shkruara Elektronike, Laura Rudari

Theses and Dissertations

Objekt i studimit të këtij punimi është pikërisht hulumtimi i veçorive të strukturës së gjuhës që paraqet njoftueshmërinë. Synimi i këtij hulumtimi është që në mënyrë të gjithanshme ta nxjerr në shesh se qfarë është infomativiteti (njoftueshmëria) dhe si shtrohet ky në titujt e gazetave të Kosovës. Në kuptimin më të gjerë të fjalës, përkufizimi i hulumtimit përfshinë mbledhjen e të dhënave, informatave dhe fakteve. Hulumtimi kishte të bënte me një proces të hapave të përdorura për të mbledhur dhe analizuar informata, për të rritur të kuptuarit tonë rreth njoftueshmërisë së titujve të lajmeve. Hulumtimi kaloi nëpër tri etapa. Duke …


Media Në Kosovë Në Kohën E Internetit, Bleronë Hoxha Oct 2019

Media Në Kosovë Në Kohën E Internetit, Bleronë Hoxha

Theses and Dissertations

Zhvillimi i teknologjisë dhe i internetit kanë ndryshuar rrënjësisht formën e komunikimit dhe informimit kudo në botë. Zhvillimi i tyre sot ka sjellë shumë përparësi në gazetari, duke konsideruar kështu shpejtësinë e informimit, qasjen kurdo, kudo dhe në çfarëdo informacione. Lajmi sot arrin te lexuesi në kohë reale. Pra, sot gazetaria online ka shumë karakteristika të reja në sajë të këtij zhvillimi. Megjithatë, përveç ndikimit pozitiv, sigurisht se ky zhvillim i hovshëm ka edhe anët negative që po ndikojnë dhe rrezikojnë zhvillimin e mirëfilltë të gazetarisë profesionale, kjo sepse lufta e portaleve për klikime dhe shpejtësi të publikimit të lajmit …


“Kodet Etike Të Medias Në Kosovë”, Albulena Kërhanaj Sep 2019

“Kodet Etike Të Medias Në Kosovë”, Albulena Kërhanaj

Theses and Dissertations

Kjo temë është shumë e dobishme jovetëm për studentët e gazetarisë dhe arkivën e UBT-së në degën e medias, por mbi të gjitha kjo temë mund të ofrojë të dhëna interesante rreth funksionimit të kodeve të etikës në mediat kosovare. kk Respektimi ose mos respektimi i kodeve etike në Kosovë është një çështje që kërkon trajtim profesional dhe studimor. kk Nisur nga ky fakt, punimi ofron një varg dokumentesh që lidhen me zhvillimin e këtyre kodeve, funksionimin e tyre në praktikë, dallimet esenciale mes kodeve kosovare dhe atyre ndërkombëtarë me disa shembuj.


Mbijetesa E Mediave Të Shkruara Në Kosovë, Zylfije Thaçi Sep 2019

Mbijetesa E Mediave Të Shkruara Në Kosovë, Zylfije Thaçi

Theses and Dissertations

Termi mediat në përgjithësi i referohet mediave të komunikimit ose mediave masive,të cilat janë në dispozicion të një numri të pranuesve dhe janë konceptuar kolektivisht si një entitet i vetëm, gjithëpërfshirës dhe i përhapur. Fillimisht do të thotë një ndërmjetës ose një sasi e mesme.

Mediat e shkruara apo në përgjithësi të gjitha mediat janë një segment shumë i rëndësishëm i një vendi, për arsye që gjithmonë dërgojnë tek informacionet e rëndësishme apo të nevojshme rreth vendit.

Në studimet mediatike dhe në shkencat e tjera shoqërore, media zakonisht i referohet mjeteve të komunikimit (media të shtypura ose transmetuese) ose forma …


"Fotografia Si Kanal Komunikimi I Mediave Me Publikun", Anisa Rada May 2019

"Fotografia Si Kanal Komunikimi I Mediave Me Publikun", Anisa Rada

Theses and Dissertations

Ky punim trajton mënyrat e komunikimit të mediave me audiencat e tyre, përmes fotografisë. Si mjet dhe formë shprehëse e komunikimit, fotografia arrin që të tërheqë vëmendjen dhe të ndikojë në krijimin e opinionit për ngjarjet për të cilat raportojnë mediat e shkruara. Ajo nuk është vetëm mjet shoqërues i tekstit, por njëri nga elementët kryesorë përbërës të strukturës së mesazhit që përcjellë përmbajtja mediatike tek qytetarët. Në këtë kontekst, fokusi specifikisht do të jetë tek shtjellimi i aspektit teorik, që nga sqarimi i nocionit të fotografisë në media dhe historikut të saj, deri tek analizimi i rasteve konkrete të …


Censura Dhe Autocensura Në Mediat Online Kosovare Dhe Si Manifestohet Ajo, Egzon Hyseni May 2019

Censura Dhe Autocensura Në Mediat Online Kosovare Dhe Si Manifestohet Ajo, Egzon Hyseni

Theses and Dissertations

Tema e titulluar : “Censura dhe autocensura në mediat online kosovare dhe si manifestohet ajo” , mendoj se ka një dobi të pritshme për faktin se zhvillimi i medieve online nuk mund të mendohet pa këto dy elemente profesionale. Punimi im andaj e rritë nivelin e dijes për të kuptuar më qartë, më saktë dhe më me kompetencë fenomenin e censurës dhe autocensurës në mediet online. Përmes këtij punimi të diplomës do të njohim më mirë dhe më afër esencën e censurës, si shfaqet ajo, kush ndikon që censura të jetë e pranishme në mediet online. A janë shkrimet e …


Gjuha E Urrejtjes Në Portalet Kosovare, Fortesa Krasniqi May 2019

Gjuha E Urrejtjes Në Portalet Kosovare, Fortesa Krasniqi

Theses and Dissertations

Duke u nisur nga fakti që sot ndikimi i rrjeteve sociale dhe medieve online është rritur si objekt studimi në këtë punim diplome është marrë gjuha e urrejtjes në disa nga portalet që konsiderohen si më të klikuarat në vend dhe që kanë ndikim në opinionin publik. Nga ana tjetër edhe gjuha e urrejtjes është një nga format më të shprehura dhe më të diskutuara në komentimet dhe në raportimet e disa lajmeve apo artikujve që publikohen në mediet online dhe që kthehen në temë diskutimi për shumicën e audiencës që i përcjell çdo ditë dhe informohen nga to. Fakti …


Karakteristikat E Intervistave Në Radio, Ulpiana Emra May 2019

Karakteristikat E Intervistave Në Radio, Ulpiana Emra

Theses and Dissertations

Intervista vlerësohet gjerësisht si njëri ndër zhanret më të besueshme gazetareske. E realizuar bazuar në komunikimin ndërmjet intervistuesit (gazetarit) dhe të intervistuarit, ajo ka rol të rëndësishëm në zbardhjen e e shumë fakteve dhe argumenteve. Intervista në radio ka specifikat e saj krahasuar me mediat tjera. Karakteri i saj informativ, analitik dhe përshkrues (deskriptiv), gjenden edhe në radio, pavarësisht nga programet ku përdoret. Natyra, lloji, frekuenca dhe faktorët që ndikojnë në vlerën dhe ndikimin e intervistës në përgjithësi dhe intervistës në radio në veçanti, kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe gazetarëve.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë …


Stereotipat Gjinore Në Radiotelevizionin E Kosovës Dhe Në Radiotelevizionin 21, Besarta Breznica Apr 2019

Stereotipat Gjinore Në Radiotelevizionin E Kosovës Dhe Në Radiotelevizionin 21, Besarta Breznica

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të shtjellohet tema e paragjykimeve gjinore në RadioTelevizionin e Kosovës dhe RadioTelevizionin 21, por si rast studimi do të merren reklamat, emisionet dhe seriali “Çka ka shpija”, serial i cili transmetohet në RadioTelevizionin e Kosovës. Duke pasur parasysh se ne vazhdimisht jemi në kontakt me televizionin, internetin e mediat online, dhe duke e konsideruar faktin që përdorshmëria e rrjeteve sociale po rritet çdo ditë e më shumë, kjo nënkupton që ne jemi të rrethuar nga reklamat dhe është e pamundur shmangia e tyre, në një botë konsumeriste dhe komercialiste, sepse pikërisht mediat në përgjithësi nuk …


Roli I Këshillit Të Mediave Të Shkruara Të Kosovës, Edita Shabani Apr 2019

Roli I Këshillit Të Mediave Të Shkruara Të Kosovës, Edita Shabani

Theses and Dissertations

Tema e titulluar, Roli i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, është e një rëndësie të veçantë. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së mediave online, ajo në radhë të parë është e vlefshme edhe për të parë pozicionin e këtij Këshilli dhe rolin që ai ka pasur për këto vite. Qëllimi i KMSHK- së është të mbroj qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbroj gazetarin nga ankesat e pambështetura. Misioni mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Dega …


Portalet Në Kosovë Dhe Ndikimi I Fake News, Endrit Gashi Apr 2019

Portalet Në Kosovë Dhe Ndikimi I Fake News, Endrit Gashi

Theses and Dissertations

Tema e titulluar “Portalet në Kosovë dhe ndikimi i Fake News”, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së medieve online, ajo në radhë të parë është e vlefshme për të parë dhe analizuar tërë këtë rol mediatik që po dominon kohëve të fundit në mediat online. Dega e Medias dhe Komunikimit në UBT do të pasurohej me këtë punim diplome sepse Lajmet e Rreme tashmë po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme në portalet kosovare dhe si të tilla përmes tyre po viktimizohet publiku. Fake News nuk është më risi, por domosdoshmëri për …