Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 26 of 26

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

Roli I Faktorit Ndërkombëtar Në Krizen Jugosllave 1991-1998, Gazmir Gashi Dec 2020

Roli I Faktorit Ndërkombëtar Në Krizen Jugosllave 1991-1998, Gazmir Gashi

Theses and Dissertations

Roli i faktorit ndërkombëtar në krizen Jugosllave 1991-1998

Qëllimi i këtij hulumtimi është analizimi i ngjarjeve historike dhe identifikimi i faktorëve që çuan drejt shpërbërjes së Jugosllavisë, ndikimi i politikave të tyre të ndërmarra nga organizatat ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërhyrja dhe vendosja e misioneve dhe operacioneve ndërkombëtare në Kosovë për ruajtjen dhe konsolidimin e paqes në shtetin e ri, me qasje në forcimin e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare e rajonale.

Ndër konferencat që kemi cekur në theks të vecantë janë: Koferenca e Hgës, e Londres, e Dajtonit dhe e Rambujesë. Referencave apo citimeve iu kemi …


“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili Dec 2020

“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili

Theses and Dissertations

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, mënyra se si i mbrojmë të dhënat tona apo privatësinë është vështirësuar. Shqetësimet lidhur me privatësinë në hapësirën kibernetike filluan të bëheshin çështje e debatit ndërkombëtar në fillim të viteve 2000. Ky shqetësim është ngritur së fundmi edhe në Kosove, ku vërehet një rritje e numrit të personave të cilët janë ankuar pranë autoriteteve përkatëse. Teknologjia tanimë në një formë ose tjetrën e “kontrollon” një pjesë të madhe të jetës tonë, madje sjell edhe probleme të mëdha. Për këtë arsye ky punim synon të trajtojë cenimin e privatësisë përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter, Instagram …


Fuqia E Ndikimit Të Medias Si Pushtet I Katërt Në Kosovë, Qendresa Ibrahimi Dec 2020

Fuqia E Ndikimit Të Medias Si Pushtet I Katërt Në Kosovë, Qendresa Ibrahimi

Theses and Dissertations

Kjo temë “Fuqia e ndikimit të medias si pushtet i katërt në Kosovë” shqyrton efektin e medias në historinë e Kosovës. Fillimisht analizon literaturën mbi e efektin e medias në opinionin publik, dhe rëndësinë e saj në zhvillimin shtetëror, tutje duke analizuar historinë e Kosovës, zhvillimin e mediave lokale si dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo temë zhvillon paralelisht historinë e Kosovën dhe gjendjen e mediave në ato periudha deri në intervenimin ndërkombëtar.

Tema analizon variablën e pavarur fuqinë e medias dhe variablën e varur në rastin tonë zgjidhja e konfliktit. Ky hulumtim teston teorinë të efektit CNN duke u …


Etika – Si Sfidë Në Menaxhimin E Burimeve Njerëzore, Rinor Gashi Nov 2020

Etika – Si Sfidë Në Menaxhimin E Burimeve Njerëzore, Rinor Gashi

Theses and Dissertations

Burimet njerëzore janë pasuria me e madhe në një ndërmarrje, pasi që i gjithë zhvillimi është i varur nga puna dhe angazhimi i tyre. Çdo biznes ka për qëllim maksimizimin e profitit. Që kompania ta arrijë këtë duhet që përveç tjerash ta ketë në funksion dhe të zhvilluar departamentin e burimeve njerëzore. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të përcaktohen si firma të pavarura, të cilat punësojnë një numër te specifikuar të punëtorëve. Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është krijimi i inovacioneve, mundësia e punësimit, pavarësia në veprim dhe konkurrenca. Menaxhimi i burimeve …


Prejudice, Personality And Contact: How Personality Traits Affect The Role Of Intergroup Contact In Interethnic Prejudice Reduction, Aurel Haxhiu Sep 2020

Prejudice, Personality And Contact: How Personality Traits Affect The Role Of Intergroup Contact In Interethnic Prejudice Reduction, Aurel Haxhiu

Theses and Dissertations

Despite having had the chance to see a broad spectrum of different scholars efforts to attest the impact of the Big Five personality in intergroup contact, we considered that there is still room to furthermore shed some light in spite of those efforts to describe the intertwined impact while conducting a specific analysis how the Big Five personality traits affect the role of intergroup contact in interethnic prejudice reduction, by taking examples of Kosovo’s albanians and their feeling temperature toward the ethnic group of serbs and the role of contact. On our efforts to explain the impact of the Big …


Attitudes Toward Refugees In Eu Membership Aspiring Countries: Support For Eu Membership, Perceptions Of Eu Membership Conditionality And Tolerance Toward Ethnic Minorities, Dastid Morina Sep 2020

Attitudes Toward Refugees In Eu Membership Aspiring Countries: Support For Eu Membership, Perceptions Of Eu Membership Conditionality And Tolerance Toward Ethnic Minorities, Dastid Morina

Theses and Dissertations

Whereas research conducted in the existing EU member states show that people are not receptive of the EU message, research in the Western Balkans has demonstrated that people in this region might be more receptive to the EU message than previously known. We conduct an experimental research design to observe the effects of the EU treatment on people’s willingness to accept more Syrian refugees to settle in their countries and to allow Syrian refugees to travel through their countries toward EU member countries. We analyze with a simple random sample that combines data from a public opinion survey conducted in …


Procesi I Negocimit Në Kosovë Dhe Sfidat E Tij, Diellza Hoti Sep 2020

Procesi I Negocimit Në Kosovë Dhe Sfidat E Tij, Diellza Hoti

Theses and Dissertations

Rrugëtimi i Kosovës deri në përfundim të procesit të shtetëzimit të plotë, me demokraci kushtetuese dhe vlera evropiane, me përcaktim të qartë drejt agjendës së integrimeve euro - atlantike, nuk është rrugëtim politik i kohës së re dhe i përjetuar lehtë. Ky punim synon të hulumtoj për sfidat e Kosovës në aspektin politiko - territorial ndër vite, që nga periudha kur Kosova ishte objekt i padrejtësive historike e deri në ditët e sotme ku është palë në tavolinën negociuese në procesin e dialogut Kosovë - Serbi. Kosova, një territor i vogël prej 10,887 km², me një popullsi prej rreth 2 …


Partitë Politike Në Kosovë, Profilizimi Dhe Funksionimi I Tyre, Doan Tahirbegolli Sep 2020

Partitë Politike Në Kosovë, Profilizimi Dhe Funksionimi I Tyre, Doan Tahirbegolli

Theses and Dissertations

Shteti i Kosovës si vend i dalur vonë nga lufta dhe si pjesë e shteteve që gjeografikisht hyn në Ballkan, ka problemet e saj ekonomike, politike, shoqërore e kulturore.

Fokusimi ynë do të përfshijë fushën e politikës, sistemin politik e veçanërisht partitë politike dhe funksionimin e tyre në Kosovë. Ideja dhe dëshira erdhi nga arsyeja sepse konstituimi i një sistemi politik demokratik në vendin tonë ka vështirësitë, problemet dhe sfidat që ja vlen të studiohen dhe analizohen nga çdo studiues, e sidomos nga ne të shkencave politike.

Ky formim i pastër i një ambienti politik, me parti që funksionojnë me …


The Role Of Personality Traits In Interview Time Length In Cellphone Public Opinion Surveys, Don Salihu Sep 2020

The Role Of Personality Traits In Interview Time Length In Cellphone Public Opinion Surveys, Don Salihu

Theses and Dissertations

Bearing in mind that the role of personality traits and their impact unto the Interview Time Length in Cellphone Public Opinion Surveys hasn’t had the opportunity to be explored to further levels, despite different researches being conducted in order to attest the link that those two have, we considered that there is room for improvement and furthermore tried to shed some more light in this specific prism, specifically argue that they link and the different personality traits of Respondents and Interviewers do impact the Time Length of digitally taken Interviews. On our continous efforts to further explain the impact that …


Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi Sh.A. Bifurkacioni - Ferizaj, Igballe Hyseni Sep 2020

Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi Sh.A. Bifurkacioni - Ferizaj, Igballe Hyseni

Theses and Dissertations

Një vështrim në menaxhimin e etikës në institucionet publike, konkretishtë Sh.A Bifurkacioni - Ferizaj nxjerr në pah rëndësinë e një kodi të etikës.

Dëshirat, ëndrrat, qëllimet, synimet janë të ndryshme për individë të ndryshëm, por të gjithë kanë të njëjtin "interes". Janë pikërisht çështjet që lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo me funksionimin e një shteti, me organizimin institucional të tij, me strukturimin e aparatit shtetëror, me rekrutimin e kandidatëve në mënyrë të drejtë dhe në bazë të meritave etj, si dhe me ofrimin e shërbimeve të qeverisë në një nivel sa më pranë shtetasve të saj ose siç …


Lëshimet Gjuhësore Në Artikujt E Botuar Në Mediat E Shkruara Elektronike Rast Studimi: Portali “Telegrafi”, Rinesa Bytyqi Sep 2020

Lëshimet Gjuhësore Në Artikujt E Botuar Në Mediat E Shkruara Elektronike Rast Studimi: Portali “Telegrafi”, Rinesa Bytyqi

Theses and Dissertations

Trajtimi i kësaj teme lidhet me rëndësinë e gjuhës, jo vetëm në kuadër të zhvillimit të saj, por edhe në kuadër të përforcimit të normave dhe rregullave të përdorimit të saj në gazetari e veçanërisht në publikime të ndryshme në mediat elektronike dhe të shkruara. Në këtë temë, që është shtjelluar në formë hulumtuese, përfshihen problemet e gjuhës shqipe, çrregullimet e saj, gabimet gjuhësore, e shumë çështje të tjera që paraqiten në mediat elektronike dhe të shkruara. Mënyra e paraqitjes së problemeve dhe gabimeve që bëhen në mediat e shkruara dhe elektronike kundrejt gjuhës ka të bëjë me ruajtjen dhe …


Mbi Gjendjen E Sotme Të Sigurisë Në Ballkanin Perëndimor, Blertë Sopa Jul 2020

Mbi Gjendjen E Sotme Të Sigurisë Në Ballkanin Perëndimor, Blertë Sopa

Theses and Dissertations

Padyshim që njëra prej çështjeve më të rëndësishme të një shteti është siguria, mbrojtja e territorit të tij. Ky punim diploma batchelor ka për qëllim të shqyrtojë çështjet e sigurisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ai është ndarë në disakrerë, ose pjesë në mënyrë që të ndihmojë për të krijuar në mënyrë logjike dhe të qartë kuadrin teorik të problemit.

Fillimisht është pjesa përshkruese dhe teorike e cila lidhet me përkufizmin e konceptit të sigurisë, ndërsa më pas, flitet rreth sistemit të sigurisëkombëtare, kërcënimeve të sigurisë, interesave kombëtarë si dhe për sfidat e së ardhmes.

Më tej, për të parë …


Objektiviteti Në Portalet E Kosovës, Dafina Berisha Jul 2020

Objektiviteti Në Portalet E Kosovës, Dafina Berisha

Theses and Dissertations

Objektiviteti në portalet tona, është një temë mjaft interesante për t’u trajtuar, duke u bazuar në literaturën, analizat dhe studimet e bëra në Kosovë. Ky punim, synon që të analizojë çfarë roli ka objektiviteti në ditët e sotme, sa janë portalet tona objektive dhe sa i respektojnë ato norma. Në kapitullin e parë është paraqitur një sërë autorësh që kanë sjellë përkufizime të çmuara në lidhje me mediat sociale si trend i ri, pastaj është trajtuar objektiviteti në Kosovë dhe Botë, dhe evulucioni ie saj, të gjitha të dhënat si lloj informimi për kodin e Mediave të Shkruar, si dhe …


Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi Shtëpia E Shëndetit Lipjan, Fatime Aliu Jul 2020

Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi Shtëpia E Shëndetit Lipjan, Fatime Aliu

Theses and Dissertations

Një vështrim në rolin e institucioneve shëndetësore, konkretishtë QKMF – Lipjan nxjerr në pah rëndësinë e një kodi të etikës për stafin shëndetësor.

Njerëzit në demokraci kanë organizuar shtetin dhe institucionet në një mënyrë të tillë, që të kenë liri maksimale për veten e tyre, brenda kuadrit të shtetit ligjor. Po kështu, janë hartuar sisteme të drejtësisë penale me qëllim që të garantohet liria dhe siguria e individit.

Në një shoqëri demokratike të sunduar nga forca e ligjit, institucionet shëndetësore kanë funksion jetik në sigurimin e ofrimit të shërbimeve me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve dhe komuniteteve pa …


Analizë E Raportimeve Të Gazetave Për Ministrinë E Administratës Publike, Flaka Jashari Jul 2020

Analizë E Raportimeve Të Gazetave Për Ministrinë E Administratës Publike, Flaka Jashari

Theses and Dissertations

Ky punim diplome synon të trajtojë temen se si paraqitet Ministria e Administratës Publike përmes mediave pubilke dhe private në Kosovë.Sqarohet se si përmes Divizionit për komunikim përcjellen lajmet tek mediat dhe si arrin pastaj ky informacion tek publiku.Dukë marrë parasysh faktin që një ndër misionet e ministrisë së Administratës Publike është të punoj në avancimin dhe modernizimin e tërë aparatit shtetëror administrativ për t’ju shërbyer me efikasitet, transparencë, profesionalizëm dhe paanshmëri të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe vet institucioneve të Republikës së Kosovës puna më e rëndësishme e gazetarëve është që të jenë gjithmonë në hapë me ndryshimet që ndodhin …


Radio Në Peizazhin Mediatik Të Kosovës, Shkëndije Zeqiri Jul 2020

Radio Në Peizazhin Mediatik Të Kosovës, Shkëndije Zeqiri

Theses and Dissertations

Radio është njëra nga tri mediat masive të zhvilluara në Kosovë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Për dekada me radhë ajo ka qenë media me vlerat e institucionit të rëndësishëm për shqiptarët e Kosovës, bazuar në karakteristikat themelore të saj si media që depërton me lehtësi te audiencat. Zhvillimi i radios kryesore, Radio Prishtinës, është ndërprerë në fillim të viteve të ’90-a të shekullit të kaluar. Pas luftës, nga viti 1999 radio ka vazhduar të jetë media e rëndësishme, edhe pse jo me ndikimin që ka pasur më herët. Në Kosovë, nga viti 1999 ekzistojnë radio publike dhe …


Raportimi I Bbc-Së Për Dialogun Kosovë-Serbi 2013-2019, Diora Dabinovci Jun 2020

Raportimi I Bbc-Së Për Dialogun Kosovë-Serbi 2013-2019, Diora Dabinovci

Theses and Dissertations

Transmetuesi publik britanik, BBC, vlerësohet media me ndikim te audiencat në nivel ndërkombëtar. Fillimisht BBC është krijuar si media publike për t’i shërbyer audiencës britanike, mirëpo që në vitet e para të funksionimit të saj, BBC është shndërruar në media që synon edhe audiencat në vende të tjera. BBC transmeton program në gjuhë të ndryshme dhe u kushton vëmendje ngjarje dhe proceseve të rëndësishme në nivel global. Raportimi për ngjarjet në Kosovë, historikisht ka qenë në fokus të raportimit të BBC-së. Ky punim diplome përqendrohet në shtjellimin e raportimit të BBC-së për Kosovën në periudhën 2013-2019, konkretisht për procesin e …


Delegimi I Detyrave Nga Menaxheri Tek Punëtorët, Edona Avdyli Jun 2020

Delegimi I Detyrave Nga Menaxheri Tek Punëtorët, Edona Avdyli

Theses and Dissertations

Qëllimi i studimit është të përcaktojë ndikimin e delegimit efektiv të autoritetit si një strategji për arritjen e detyrave dhe përmirësimin e performancës në Organizatat e Biznesit. Gjetjet zbuluan se pengesat për delegimin nëse nuk menaxhohen siç duhet, do të ndikojnë negativisht në rezultatet e performancës. Rekomandimet e letrës janë që vetëm vartësve të kualifikuar t’u caktohen detyra për të kryer. Kjo nënkupton që menaxheret duhet të përpiqen të trajnojnë stafin për të kryer me kompetencë detyrat e deleguara. Një rekomandim tjetër ishte se barrierat dhe pengesat për delegimin e detyrave në kompani duhet të rishikohen në mënyrë periodike dhe …


“Sfidat E Menaxhimit Të Transmetuesit Publik Audio-Vizuel Në Kosovë (Rtk1)”, Valëza Gërguri Jun 2020

“Sfidat E Menaxhimit Të Transmetuesit Publik Audio-Vizuel Në Kosovë (Rtk1)”, Valëza Gërguri

Theses and Dissertations

Sfidat e menaxhimit të transmetuesit publik, konkretisht Radio Televizionit të Kosovës, janë çështje me të cilat do të mirrem në këtë punim diplome.

Çdo shtëpi informative përballet me probleme të ndryshme, duke filluar nga mënyra e transmetimit, shikueshkmërisë, stafit, menaxhimit dhe pjesës programore, me të gjitha këto përballet edhe RTK1-ja, si transmetues publik, në Kosovë.


Widows Of Civilian Victims Of War In Kosovo, Albonita Aliu Mar 2020

Widows Of Civilian Victims Of War In Kosovo, Albonita Aliu

Theses and Dissertations

Drejtësia tranzicionale në vendet e dala nga lufta nënkupton edhe kompensime për të mbijetuarit e luftës, por jo të gjitha vendet ofrojnë këtë lloj të ndihmës. Kompensimi për kategoritë e viktimave civile të luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë është mjeti më i zakonshëm i drejtësisë. Nënat vetushqyese/bashkëshortet e viktimave civile janë trashëgimtaret e para në radhë, me Rregulloret/Ligjet që mbulojnë kategoritë e dala nga lufta në Kosovë, për kompensimet e formës materiale. Ato,nënat vetushqyese/bashkëshortet e viktimave civile të luftës, paraqesin pjesën e margjinalizuar të shoqërisë kosovare të pasluftës, pasi që ishin pjesë e dhunës strukturore të ushtruar nga pushteti …


Roli I Diplomacisë Së Kosovës Për Njohjen Ndërkombëtare Të Saj, Anduena Zeka Mar 2020

Roli I Diplomacisë Së Kosovës Për Njohjen Ndërkombëtare Të Saj, Anduena Zeka

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të paraqes rolin e diplomacisë së Kosovës në njohjen ndërkombëtare në politikën e jashtme të shtetit dhe ka për qëllim të shtjelloj këtë temë. Në fillim do të paraqites kuptimin e diplomacisë publike në përgjithësi dhe do shtjellohet se përse ajo është e rëndësishme në politikën e jashtme të një vendi. Pastaj do të paraqes veprimtarin dhe rolin e diplomacisë së Kosovës për njohjen ndërkombëtare. Diplomacia publike përdoret për të bindur opinionin ndërkombëtar për vendimet që merr një qeveri e një shteti. Ekziston një nevojë e domosdoshme për të komunikuar me aktorët jo shtetërorë ose joqeveritarë …


Transformimi I Gazetave Ditore Në Kosovë Në Epokën Digjitale, Nga Viti 1999 Deri 2019, Fatime Lumi Feb 2020

Transformimi I Gazetave Ditore Në Kosovë Në Epokën Digjitale, Nga Viti 1999 Deri 2019, Fatime Lumi

Theses and Dissertations

Mediat tradicionale gjatë dy dekadave të fundit kanë qenë në vazhdimësi në proces të transformimit të tyre, me qëllim të përshtatjes me mjedisin e ri që është krijuar si rezultat i zhvillimit të teknologjisë dhe internetit. Avancimi i shpejtë i teknologjisë digjitale dhe internetit është katalizatorë i transformimit të shumë industrive mediale në botë, por me theks të veçantë i industrisë së gazetave të shtypura, duke ndikuar kështu në transformimin e rolit, përmbajtjes dhe formës së tyre. Mirëpo, ky transformim ka ardhur edhe si rezultat i krizës që ka pësuar industria e gazetave ditore në botë por edhe në Kosovë. …


Ndikimi I Marketingut Përmes Mediave Sociale Tek Kompanitë Prodhuese Në Kosovë, Leutrim Haziraj Jan 2020

Ndikimi I Marketingut Përmes Mediave Sociale Tek Kompanitë Prodhuese Në Kosovë, Leutrim Haziraj

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim që të shqyrtojë ndikimin e marketingut që realizohet përmes mediave sociale në kompanitë prodhuese në Kosovë. Në punim konsiderohet madhësia e kompanisë, investimet financiare të dedikuara për aktivitetet e marketingut në media sociale. Punimi gjithashtu ka për qëllim të shqyrtojë edhe këndvërshtimin e individëve për marketingun në mediat sociale, të cilët potencialisht janë konsumatorë të kompanive që ne i kemi marrë për hulumtim në këtë punim. Metodologjia e punimit është bazuar në mbledhjen e të dhënave sasiore përmes fazës së hulumtimit me përdorimin e pyetësorëve online. Pyetësorët janë dërguar tek: Menaxherët e marketingut/personat përgjegjës për …


Aspektet Legjislative Reformuese Të Administratës Publike Në Republikën E Kosovës, Lirie Mehmeti Osmani Jan 2020

Aspektet Legjislative Reformuese Të Administratës Publike Në Republikën E Kosovës, Lirie Mehmeti Osmani

Theses and Dissertations

Reformimi i Administratës publike është njëri nga elementet kyçe në aspektin e shtetndërtimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës. Kjo reformë ka për synim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të kësaj administrate, modernizimin e saj dhe përfaqësimin proporcional të popullsisë në organet e shtetit. Kosova ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë të themelimit dhe ndërtimit të administratës shtetërore, posaqërisht fillet e para pas luftës së vitit 1999.

Në Kosovë janë duke u zhvilluar reforma në administratën publike nën udhëheqjen e Ministrisë së Administratës Publike dhe Zyrës. Këto veprime janë duke u mirëpritur nga Institucionet e Bashkimit Evropian, sepse kjo …


Sistemi Presidencial- Rasti I Shba-Ve, Qëndrim Sopa Jan 2020

Sistemi Presidencial- Rasti I Shba-Ve, Qëndrim Sopa

Theses and Dissertations

Sistemi presidencial është një sistem qeverisës demokratik dhe republikan, ku një kryetar i qeverisë drejton një degë ekzekutive që është e ndarë nga dega legjislative. Ky kryetar qeverie në të shumtën e rasteve është edhe kreu i shtetit, i cili quhet president. Në teorinë bashkëkohore politike nuk ekzistojnë rregulla unike të funksionimit të sistemeve parlamentare sepse parlamentarizmi nuk paraqitet si një model i vetëm. Ai sot paraqitet në forma dhe variante të ndryshme, në varësi nga parimet dhe veçoritë e organizimit politik të shteteve të ndryshme.

Bazat e sistemit politik në SHBA janë përcaktuar me kushtetutën e vitit 1787 e …


“Gjuha E Nxitjes Dhe E Urrejtjes Në Mediat E Shkruara Elektronike Në Kosovë”, Medina Sherifi Jan 2020

“Gjuha E Nxitjes Dhe E Urrejtjes Në Mediat E Shkruara Elektronike Në Kosovë”, Medina Sherifi

Theses and Dissertations

Përdorimi i mjeteve të komunikimit në mediat e shkruara ka shfaqur avantazhe të panumërta lidhur me përhapjen e informacionit drejt një audiencë më të gjerë duke tejkaluar kufijtë gjeografikë si dhe me kosto të ulët ekonomike. Por ndoshta për shkak të natyrës demokratike të përdorimit të mediave online, liria e shprehjes në mjetet e komunikimit online vërehet të përdoret e pakufizuar dhe e pakontrolluar. Gazetarët por edhe individët e thjeshtë mund të postojnë cdo gjë në rrjetet sociale apo portale të ndryshme, pa kriter apo limit, duke cuar rrjedhimisht në rritje të përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Punimi …