Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Physical Sciences and Mathematics Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Theses and Dissertations

Theses/Dissertations

2015

Articles 1 - 11 of 11

Full-Text Articles in Physical Sciences and Mathematics

Siguria E Rrjetave Kompjuterike, Blinera Ahmeti Dec 2015

Siguria E Rrjetave Kompjuterike, Blinera Ahmeti

Theses and Dissertations

Shpërndarja e internetit në përmasa më të mëdha filloi në fillim të viteve 1980. Qysh në këtë fillim lindi edhe nevoja për sigurinë e rrjetave kompjuterike, menjëherë pas shfaqjes së sulmeve të para që shkaktuan dëme në informacionet dhe sistemet kompjuterike. Ndryshimet shumë të shpejta në botën e kompjuterikës, aplikacioneve mobile dhe rrjetave pa kabllo kanë ndryshuar plotësisht tiparet e sigurisë së rrjetave. Qysh nga ajo kohë, sado që ka pasur zhvillime tepër të mëdha në botën e internetit, ende ka shumë ngecje në zhvillimin e metodave të sigurisë së rrjetave.

Problemet me sigurinë më së lehti dhe më së …


Implementimi Dhe Adaptimi I E-Commerce Në Kompanitë E Vogla Në Zvicër, Drilon Tahiri Dec 2015

Implementimi Dhe Adaptimi I E-Commerce Në Kompanitë E Vogla Në Zvicër, Drilon Tahiri

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të shqyrtojë implementimin dhe adaptimin e e-commerce në kompanitë e vogla në Zvicër . Ky hulumtim përshkruan të gjitha përfitimet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen kompanitë e vogla gjatë procesit të implementimit të e-commerce. Një hulumtim cilësor është kryer. Po ashtu është kryer edhe një intervistë me një menaxher të një kompanie të vogël në Zvicër.

Ky studim tregon se kompanitë e vogla në Zvicër kanë përparësi në implementimin dhe adaptimin e e-commerce në krahasim me vendet e tjera të Evropës, por ende ka pengesa të cilat mund të përmirësohen në të ardhmen.

Përfitimet …


Programimi Paralel Me Gpu, Kujtim Kërqeli Dec 2015

Programimi Paralel Me Gpu, Kujtim Kërqeli

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Zgjidhja E Problemeve Të Transportit Në Rrjetat Telekomunikuese Duke Kaluar Në Ran-In E Bazuar Në Ip, Meriton Ahmeti Dec 2015

Zgjidhja E Problemeve Të Transportit Në Rrjetat Telekomunikuese Duke Kaluar Në Ran-In E Bazuar Në Ip, Meriton Ahmeti

Theses and Dissertations

Operimi i Radio paisjeve (Antenat) të operatorëve të ndryshëm të telefonisë mobile dhe ndërlidhja e tyre me Rrjetën Bërthamë (Core Network) mundësohet nga RAN (Radio Access Network) i cili jo domosdoshmërisht është i njejtë për operator të ndryshëm mobil.

Përgjatë viteve të zhvillimit të Telekomunikacionit në përgjithesi dhe të Komunikimeve mobile në veçanti, janë zhvilluar teknologji të reja për ta tejkalur problemin e diversitetit në mes të teknologjive të aplikuara në rrjetën e një operatori të telefonisë mobile por edhe për të tejkaluar kufizimet e ndryshme teknike.

Në aspektin e dizajnimit të rrjetës së operatorëve të telefonisë mobile gjithmonë kalimi …


Krahasimi I Teknologjive Për Implementimin Dhe Përkrahjen E Videove Në Ueb, Rinor Svarça Dec 2015

Krahasimi I Teknologjive Për Implementimin Dhe Përkrahjen E Videove Në Ueb, Rinor Svarça

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome jemi munduar të analizojmë dy teknologjitë më të përdorura për lansimin e videove në internet Adobe Flash dhe HTML5, edhe pse nuk janë të ngjashme kanë të përbashkët mundësinë e shfaqjes së videove në ueb faqe, ku dhe jemi fokusuar më shumë në këtë të përbashkët të këtyre dy teknologjive. Gjithashtu kemi hulumtuar për historikun, zhvillimin, ngjashmëritë dhe dallimet që kanë, kemi analizuar edhe problemet e tye dhe si ka ardhur deri te zëvendësimi i Flash me HTML5 për një kohë mjaftë të shkurtër. Jemi munduar t’i krahasojmë të gjitha pjesët e përbashkëta dhe kemi paraqitur …


Krahasimi I Cms Platformave, Wordpress Dhe Umbraco Për Ndërtimin E Ueb Faqeve Të Korporatave, Shpëtim Rashiti Dec 2015

Krahasimi I Cms Platformave, Wordpress Dhe Umbraco Për Ndërtimin E Ueb Faqeve Të Korporatave, Shpëtim Rashiti

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme përdorimi i ueb faqeve është shëndruar në një element shumë të rendësishëm për çdo kompani apo korporat, ku për çdo njërën është e rëndësishme që të kenë një ueb faqe përmes së cilës do të mund të prezantonin punën e tyre apo të shisnin produkte online. Këto ueb faqe apo sisteme kanë mjaft shumë përmbajtje dhe kërkojnë punë për tu realizuar për këtë arsye është shumë e rëndësishme që këto ueb faqe të ndërtohen duke përdorur ndonjë CMS (Content Management System) Platformë. Në praktikë egsistojnë mjaft CMS platforma mirëpo në këtë punim ne do të krahasojmë …


Menaxhimi I Patundshmërive (Ueb Aplikacion), Liridon Vrapca Oct 2015

Menaxhimi I Patundshmërive (Ueb Aplikacion), Liridon Vrapca

Theses and Dissertations

Shumë studentë vijnë nga qytete të ndryshme të vendit këtu në Prishtinë për të studiuar, dhe shumë herë kanë hasur në problemin e gjetjes së një apartamenti dhe vendi adekuat ku do të vendosen gjatë viteve të studimeve. Duke parë që kemi mungesë të zgjidhjes së këtij problemi në tregun tonë, kompanitë që ofrojnë sot ueb aplikacione në këtë drejtim nuk kanë zgjidhje adekuate dhe nuk janë të përshtatshme, duke parë që këto ueb aplikacione nuk posedojnë përkrahje në menaxhim të pronave dhe përdoruesve të agjensioneve të patundshmërive ku këtu shfrytëzohen ueb aplikacionet duke regjistruar pronat nga përdorues vetëm për …


Implementimi I Sherbimeve Te Kualitetit (Qos) Ne Ndermarrjet E Vogla Dhe Te Mesme, Kushtrim Berisha Jul 2015

Implementimi I Sherbimeve Te Kualitetit (Qos) Ne Ndermarrjet E Vogla Dhe Te Mesme, Kushtrim Berisha

Theses and Dissertations

Në ndërmarrjet e vogla apo të mesme shpesh bie nevoja që kualiteti i shërbimeve të jetë pikë kritike për shumë arsye si p.sh. Ofrimi i shërbimeve online për konsumatorin në kohë reale dhe efikasitet të lartë, si dhe parandalime të vonesave të mundshme në rrjetë për arsye të kapacitetit të bandwidth-it apo resurseve teknike.

Si fillim nevoja për shërbime të kualitetit është shfaqur në voice (telephony) në vitin 1994 nga organizata për standardizime të teknologjisë informative ITU [1]. Më vonë shërbimet e kualiteti u bënë të nevojshme edhe në shërbime dhe servise të tjera siç janë: response time, loss, crosstalk …


Edukimi I Punonjësve Për Mbrojtje Nga Spyware – Rasti I Studimit Nëkompanitë E Sigurimit, Gentian Qorraj May 2015

Edukimi I Punonjësve Për Mbrojtje Nga Spyware – Rasti I Studimit Nëkompanitë E Sigurimit, Gentian Qorraj

Theses and Dissertations

Spyware është një softuer i instaluar në një sistem kompjuterik. Programet Spyware tentojnë të instalohen në kompjutëret e punonjësve për të monitoruar veprimet e tyre duke mbledhur informacione private të cilat janë në rëndësi për palen e tretë. Spyware është një kërcënim në rritje duke përfshire kompanitë në përgjithësi poashtu edhe mjedise tjera të punës.Spyware-i është një kategori e gjerë e softuerit me qëllim të keq. Ai është zhvilluar nga individët të cilët kanë krijuar këtë lloj programi me qëllim që të ndërpres ose të marrë kontrollin e pjesshëm të funksionit të kompjuterit në mesin e aktivitetetve tjera të dyshimta …


Windows Authentication, Rfid Security, Shkëlqim Rexhepi Apr 2015

Windows Authentication, Rfid Security, Shkëlqim Rexhepi

Theses and Dissertations

Identifikimi Radio Frekuencor (Radio Frequency Identification - RFID) është teknologji identifikimi automatik që duke përdorur radio valët transmeton informata shumë fleksibile në lidhje me një objekt të caktuar, person apo gjësend. Me ndihmën e sistemeve RFID dhe sidomos me zhvillimin e atyre NFC (NearFieldCommunication) kjo lloj teknologjie ka tërhek interes dhe ka gjetur zbatim shumë të madh në mbarë botën në shumë fusha të ndryshme. Në këtë punim është bërë një studim dhe shtjellim i temave të ndryshme lidhur me teknologjinë RFID duke filluar prej koncepteve bazë si verifikimi, identifikimi dhe performaca e ketyre llojeve të teknologjisë, është bërë shtjellim …


Kuptimi Dhe Rëndësia E Studimit, Te Dizajnimi Ux, Shkëlqim Mula Feb 2015

Kuptimi Dhe Rëndësia E Studimit, Te Dizajnimi Ux, Shkëlqim Mula

Theses and Dissertations

Ky dokumente paraqet rëndësinë e dizajnimit Përdoruesi në Qendër ( nga Anglishtja “User Experience” që njihet me shkurtesën UX ) në ndryshimin e industrisë, duke theksuar fuqinë e këtij dizajnimi për të zhvilluar produkte, sisteme, softvere, aplikacione të reja me fokus përdoruesin, për të arritur një produkt final që i përmbushë të gjitha çka kërkohet dhe më shumë.

Bazuar në evoluimin e teknologjisë dhe rritjes së konkurrencës ndërmjet zhvilluesve për të ofruar një produkt, aplikacion revulocionar, dizajnimi UX tanimë veçse është e qartë, që përdormi i këtij dizajni është bërë një mënyrë e zakonshme për krijimin e produkteve, aplikacioneve të …