Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 90

Full-Text Articles in Business

Standardet E Auditimit Të Brendshëm, Bardhyl Veliu Dec 2016

Standardet E Auditimit Të Brendshëm, Bardhyl Veliu

Theses and Dissertations

Ky punim diplome ka për qëllim njohjen për së afërmi me fushën e auditimit, respektivisht auditimit të brendshëm (intern), duke filluar me konceptet e përgjithshme të auditimit, dhe duke përfunduar me konceptet më të ngushta që kanë të bëjnë me auditimin e brendshëm që zhvillohet në tri komunat e zgjedhura për këtë studim, respektivisht komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Preshevë dhe Bujanoc. Për më tepër, ky dokument pasqyron pjesën më të madhe të termave dhe nocioneve të përfshira në këtë fushë. Më tej, sqaron rëndësinë që ka auditimi i brendshëm për këtokomuna, si dhe efektet pozitive që mund të vijnë si rezultat …


Metoda E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Sektorin Bankar Në Kosovë, Manuella Berisha Dec 2016

Metoda E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Sektorin Bankar Në Kosovë, Manuella Berisha

Theses and Dissertations

Nëpërmjet këtij punimi do të tregojmë statistikat e bankës qendrore në Kosovë, metodën e trendit linear, metodën e trendit parabolik, metodën e trendit eksponencial si dhe mesataret lëvizëse cift dhe tek.Ky punim bazohet më shumë në statistikat e bankës përmes metodave të trendit. Përmes metodave të trendit zbulohen tendencat e ecurisë dhe të zhvillimit të dukurisë në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë rast, përmes aplikmit të metodave, tentohen të eleminohen apo të zbuten ndryshimet apo variacionet që luahasin, në kohë afat gjate. Trendi është tendenca e series kohore që gradualisht rritet ose zvogëlohet në vije të drejte, ose …


Vlera E Shtuar E Auditimit Të Brendshëm, Rinor Cena Dec 2016

Vlera E Shtuar E Auditimit Të Brendshëm, Rinor Cena

Theses and Dissertations

Në bazë të këtij punimi kuptova që qëllimi i Auditimit të Brendshëm është që të bëhet sigurimi i auditimit të brendshëm për të rritur vlerën dhe për të përmirësuar menaxhimin e organizatës.Një ndër rolet kryesore të Auditimit të Brendshëm është që të fokusohet në të gjitha pikat e ndërrmarjës në mënyrë që të arrihen të gjitha objektivat në sistemet e kontrolleve,qeverisjes dhe drejtimit të risqeve. Aspekti kryesor i planit të punës së auditimit është analiza e risqeve, që do të thotë jo vetëm identifikimi i risqeve që ndesh biznesi, por dhe marrja në konsideratë e kontrolleve që janë ngritur për …


Ndikimi I Marketingut Online Në Brende, Shpend Visoka Dec 2016

Ndikimi I Marketingut Online Në Brende, Shpend Visoka

Theses and Dissertations

Përdorimi i teknologjisë është në rritje në shoqërinë e sotme; përmes teknologjisë bota e biznesit është zhvilluar dhe më shumë, në aspektin e rrjeteve. Sot shekulli XXI, mund të konsiderohet si trend që shumë kompani vazhdojnë ta ndjekin. Marketingu online është servuar si platformë, duke integruar kompanitë me klientët e tyre, pra është rritur qasja në mënyrat e lidhjes. Modeli ka ndryshuar fushën e marketingut, ka rritur rëndësinë e brendeve për organizata, duke servuar mundësi të panumërta se si dhe ku firmat dojnë të ekspozojnë brendet e tyre. Zhvillimi i teknologjisë ka qenë rrënjësor për rritjen e mundësive. Kërkimet e …


Audit Role In The Management Of Public Money In Kosovo, Adlie Hamiti Dec 2016

Audit Role In The Management Of Public Money In Kosovo, Adlie Hamiti

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme, auditimi mund të shihet si një nga mekanizmat më të rëndësishëm në procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë. Nëse gjyqësia, prokuroria dhe partitë politike kanë dështuar në veprimin e duhur parandalues, në luftimin e korrupsionit dhe të keqpërdorimeve të tjera, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) e ka ruajtur integritetin dhe njihet si një institucion, që ka siguruar dhe ka ofruar informacione të besueshme për keqpërdorimet nga entitetet publike e shtetërore në Kosovë. Fakti se gjyqësia, prokuroria dhe institucionet kosovare nuk kanë reaguar fare, ose kanë reaguar shumë rrallë në këto informacione, nuk e zvogëlon rolin dhe …


Roli Përcaktues I Planifikimit Territorial Në Strategjinë E Një Destinacioni, Adnan Elshani Dec 2016

Roli Përcaktues I Planifikimit Territorial Në Strategjinë E Një Destinacioni, Adnan Elshani

Theses and Dissertations

Ky punim është bërë me qëllim të nxjerrjes në pah të metodave të planifikimit të një territori në një zonë të mbrojtur ku mund të zhvillohet turizmi dhe ku patjetër gjatë planifikimit të jenë të definuara mirë planet që duhet hartuar për atë zone dhe parashikimet brenda zonës qoftë me strategjinë, apo me planin hapësinor të zonës së veçantë dhe plane tjera të zonave dhe zonimeve dhe politikave turistike në bazë të së cilës edhe zhvillohet hapësira, ruhet dhe shfrytëzohet. Pra duke përdor ligjet në fuqi, planet e asaj zone dhe politikat turistike.

Do të shqyrtohet rëndësia e planifikimit territorial-hapësinor, …


Understunding Problems That Are Influencing Qkuk, Donika Tahirsylaj Alidemi Dec 2016

Understunding Problems That Are Influencing Qkuk, Donika Tahirsylaj Alidemi

Theses and Dissertations

Mbrojtja e shëndetit të popullatës duhet të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm në hartimin e kësaj teme studimore por ajo duhet të jetë në krye të të gjitha politikave qeverisëse në çdo nivel. Procesi i reformimit menaxherial të sistemeve tona shëndetësore lipset të udhëhiqet nga disa parime një pjesë e të cilave janë më themelore dhe do të jepen më poshtë:  Barazia e shtresave të popullsisë në qasje dhe shërbime cilësore;  Solidariteti social dhe etika profesionale pa asnjë lloj dallimi;  Mbrojtja financiare nga kostot shëndetësore me efekt rrënues për Drejtim – mbikëqyrje;  Hartimi i …


Tatimet - Analizë E Politikave Tatimore Të Republikës Së Kosovës, Komuna E Prizrenit, Edona Lushtaku Dec 2016

Tatimet - Analizë E Politikave Tatimore Të Republikës Së Kosovës, Komuna E Prizrenit, Edona Lushtaku

Theses and Dissertations

Sistemi tatimor është një qelizë e rëndësishme në ekonominë e një vendi, sepse siç e dimë pjesa më e madhe e të ardhurave në buxhetin e shtetit realizohet nga mbledhja e taksave dhe tatimeve. Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë për sa i përket sistemit tatimor. Megjithëse përpjekjet për përmirësimin e sistemit tatimor ende duhet punë për të arritur një standard të caktuar. Për të aritur këtë standard duhet një Administratë Tatimore e fortë dhe e qëndrueshme për shkak të informalitetit që kemi në ekonomi, evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Një sistem tatimor efiçent tregon një ekonomi në zhvillim, ku …


Ndikimi I Familjes Dhe Rrjetit Afarist Në Performancën E Bizneseve Të Femrave Ndërmarrëse Në Kosovë, Kushtrim Ademaj Dec 2016

Ndikimi I Familjes Dhe Rrjetit Afarist Në Performancën E Bizneseve Të Femrave Ndërmarrëse Në Kosovë, Kushtrim Ademaj

Theses and Dissertations

Vendet e Evropës Juglindore, pjesë e së cilës është edhe Republikën e Kosovës, janë të pritura të paragjykojnë dhe në të njëjtën kohë të mos besojnë në aftësinë e femrave si bartëse dhe udhëheqëse të një biznesi.

Në Kosovë përveç paragjykimit si fenomen i mos besimit haset edhe në një faktor tjetër, e kjo është ndjenja e marrjes së rrezikut. Femrat në përgjithësi si gjini janë të njohura që më pak janë të prira që të rrezikojnë.

Në ambientin tonë në të cilin mund të zhvillohet një biznes me të vërtetë kërkohet një guxim dhe vendosmëri pasi që investimi në …


Ndikimi I Mediave Sociale Për Të Bërë Marketing Dhe Shfrytëzimi I Potencialit Nga Kompanitë E Kosovës, Edona Byci Dec 2016

Ndikimi I Mediave Sociale Për Të Bërë Marketing Dhe Shfrytëzimi I Potencialit Nga Kompanitë E Kosovës, Edona Byci

Theses and Dissertations

Ky studim ka për qëllim të japë një përshkrim të qartë të mediave sociale si mundësi e të bërit marketing. Studimi fokusohet në faktin që bizneset duhët të jenë online dhe të përdorin mediat sociale nëse dëshirojnë të jenë një hapë para konkurrencës në treg. Për studimin janë përdorur publikime dhe literaturë profesionale dhe të ndryshme, por gjithashtu është hulumtuar eksperienca e bizneseve nga pjesa praktike e përdorimit të rrjeteve sociale, si rezultat është bërë një përmbledhëje në studim.

Studimi prezantohet përmes shqyrtimit të literaturës duke marrë konsideratat teorike, bazë e të cilës përcaktohen përfitimet që biznesi mund ti ketë …


Financimi I Korporatave Në Kosovë, Marigona Sopa Dec 2016

Financimi I Korporatave Në Kosovë, Marigona Sopa

Theses and Dissertations

Ky studim paraqet një analizë të sfidave drejtë reformimit të sistemit të prokurimit publik në Kosovë dhe mangësive në zbatimin e ligjit . Ky punim mundohet të trajtoj mënyrat apo burimet e financimit të korporatave të ndryshme duke shikuar përparësit dhe mangësit e secilit lloj. Qëllimi i këtij punimi është që të trajtohen disa nga problemet që hasin korporata prej themelimit të tyre, si dhe gjatë viteve të operimit lidhur me sigurimin e burimeve të përshtatshme dhe të sigurta të financimit.Korporata është formë e shoqërive aksionare.Të gjitha bizneset nuk janë korporata. Ndërmarrjet e vogla mund te jenë në pronësi dhe …


Planifikimi I Burimeve Të Ndërmarrjes, Naser Haziri Dec 2016

Planifikimi I Burimeve Të Ndërmarrjes, Naser Haziri

Theses and Dissertations

Rëndësia e planifikimit të nevojave të burimeve njerëzore është një proces shumë i rëndësishëm në punë sepse për çdo ndërmarrje ( kompani) ka të bëjë me perdorimin të drejt dhe efiqient të njerëzve në punë. Është shumë e rëndesishme për secilen ndërmarrje ti planifikoj sa punëtor i duhen për të kryer punët e nevojshme qoftë fjala për hallkat e prodhimit apo ato të shërbimeve . Një planifikim jo i mirë i nevojave për personel mund ti kushtoj ndërrmarrjes, munden të mbesin pjesë të prodhimit te pambuluara, dhe në të njejtën kohe edhe plotësimi i atyre vendeve me kualifikim të panevojshëm …


Credit Risk Management Sector Enterprises Medium And Small In Kosovo, Nexhmedin Jashanica Dec 2016

Credit Risk Management Sector Enterprises Medium And Small In Kosovo, Nexhmedin Jashanica

Theses and Dissertations

Për shkak të riskut të kredisë në rritje, veçanërisht për sektorin e SME-ve, ky studim ndërton një model të matjes së probabilitetit për sukses ose dështim, duke përdorur metodën e regresionit logjistik. Studimet e bazuara në të dhënat e SME-ve janë të rralla dhe ky studim mund të jetë një ndihmë në matjen e riskut të kredisë për këtë sektor, në një treg në zhvillim siç është ekonomia shqiptare. Kjo është për shkak se SME-të luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë tonë dhe pothuajse në të gjitha ekonomitë në botë. Ky punim ka për qëllim të japë një trajtim teorik …


Çka Është Vlera E Markës Për Klientin, Agon Hysaj Nov 2016

Çka Është Vlera E Markës Për Klientin, Agon Hysaj

Theses and Dissertations

Çka është vlera e markës për klientin? Përgjigjen e kësaj pyetje kompanitë dëshirojnë ta dinë sa më shumë. Në ditët e sotme vlera që ka një produkt në sytë e klientit ndikohet nga disa anë njëkohësisht; marketingu, rrethi social, fjala e gojës. Klienti e ka të vështirë të dallojë vlerën real të një produkti me vlerën e “shtuar”, nga paketimi, marketingu, forma dhe dizajni.

Në këtë temë diplomë do të analizohet se çka është vlera e markës për klientin, ku ndër to më e rëndësishmja është perceptimi i vlerës që bëhet nga klienti. Pastaj duke analizuar një markë si Apple …


Komunikimi Si Element Kyç Në Ndërmarrësi, Albana Popova Nov 2016

Komunikimi Si Element Kyç Në Ndërmarrësi, Albana Popova

Theses and Dissertations

Një ndër tiparet kryesore të zhvillimit të një biznesi është komunikimi efektiv i cili ka një rëndësi po të veçantë si nga ana e punëtorëve në raport me klientë po ashtu edhe nga ana e punëdhënësve ndaj punëtorëve. Kjo për arsye se nëse punëdhënësi krijon një raport të mirë me punëtorin e tij, atëherë kjo do të bëjë që punëtori ta bartë atë pozitivitet tek klienti, gjë e cila sjellë përfitime të shumta. Me këtë rast rritet efikasiteti dhe cilësia në punë, mbizotëron harmonia në ambientet e punës, përmirësohet raporti ndërmjet blerësve dhe shitësve dhe kompanitë e bizneseve mund të …


Pasiguria Ne Nderrmarrje Dhe Ndikimi I Saj Ne Performance Deri Ne Vitin 2014, Arbresha Azemi Nov 2016

Pasiguria Ne Nderrmarrje Dhe Ndikimi I Saj Ne Performance Deri Ne Vitin 2014, Arbresha Azemi

Theses and Dissertations

Duke ditur qe Kosova sikur dhe shume vende rajonale ka hasur dhe vazhdimisht ka probleme me terhekjen e investimeve afategjate dhe krijimin e kushteve te favorshme per investitore si vendor ashtu edhe te jashtem.

Ne si nje Shtet ne tranzicion kemi shume probleme me infrastrukturen dhe ky eshte vertete hapi i pare qe ne duhet te ndermarrim,nje tjeter problem me te cilin ballafaqohen nderrmarjet jane jo vetem te brendshem por gjithashtu edhe te jashtem sidomos duke njohur politik berjen dhe ofrimin e kushteve te mangeta,kur dihet se buxheti jone kryesisht varet nga doganat dhe kjo nuk eshte menyra e permiesimit …


Analizë E Kontributeve Pensionale Në Kosovë, Arlinda Azemi Nov 2016

Analizë E Kontributeve Pensionale Në Kosovë, Arlinda Azemi

Theses and Dissertations

Sistemi i pensioneve në formën e tij më optimale duhet të përmbajë disa karakteristika të cilat deri diku mund të quhen dhe standarde të sistemit të pensioneve: Të jetë një sistem i qëndrueshëm nga ana fiskale, të jetë një sistem që të sigurojë stimuj për formalizimin e tregut të punës, të jetë një sistem që të garantojë pensione të arsyeshme për të gjithë individët (Muir & Turner, 2012).

Megjithatë, edhe vendi ynë si shumë vende të tjera të tranzicionit, ka përjetuar një rritje të nivelit të informalitetit të krahut të punës, gjë që ka sjellë të ardhura të kufizuara nga …


Ambienti Biznesor Në Kosovë Dhe Ndikimi I Tij Në Investimet E Huaja Direkte, Dinora Gjuka Nov 2016

Ambienti Biznesor Në Kosovë Dhe Ndikimi I Tij Në Investimet E Huaja Direkte, Dinora Gjuka

Theses and Dissertations

Investimet e huaja direkte luajnë një rol shumë të rëndësishem në zhvillimin ekonomik të një vendi, e sidomos për ato shtete të cilat gjenden në proces të tranzicionit. Në këtë punim do të shtjellohen procesi i investimit, karakteristikat dhe ndikimi i tyre në ekonominë e një vendi e në këtë rast Kosova.

Qëllimi i këtij studimi ështe të tregoj në aspektin teorik lidhjen e investimeve të huaja direkte me rritjen ekonomike të një vendi, qasjen e Kosovës ndaj investimeve të huaja direkte në aspektin ekonomik, ligjor e social, si dhe efektet pozitive dhe negative të tyre në Kosovë

Në këtë …


Cili Është Niveli I Kënaqësisë Konsumatore Me Kualitetin E Supermarketit ‘Viva Fresh Store’?, Donjeta Gashi Nov 2016

Cili Është Niveli I Kënaqësisë Konsumatore Me Kualitetin E Supermarketit ‘Viva Fresh Store’?, Donjeta Gashi

Theses and Dissertations

Nëse jemi shitës me pakicë, gjithmonëështë e rëndësishme të krijohen marrëdhënie me konsumatorët. Në këtë mënyrë pronarët mund të njohin nivelin e kënaqësisë së konsumatorit lidhur me ambientin e supermarketit. Përmes kënaqësisë konsumatore mund të kuptojmë a ka kënaqur kualiteti i supermarketit konsumatorët, nuk i ka arritur pritjet konsumatore, apo nuk i ka tejkaluar pritjet.

Në këtë hulumtim objektivat lidhen me njohjen e kualitetit, shërbimit të punonjësve ndaj klientëve, infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme, disponueshmërinë e produkteve, kualitetin e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve në supermarketin Viva Fresh Store. Në këtë hulumtim do të bëhet një analizë statistike …


Tatimet Në Periudhën E Pas Luftës Në Kosovë Dhe Reformat Tatimore, Festim Ismajli Nov 2016

Tatimet Në Periudhën E Pas Luftës Në Kosovë Dhe Reformat Tatimore, Festim Ismajli

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome trajtohet roli i tatimeve në periudhen e pas luftes e deri në ditët e sotme në Kosovë. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohen tatimet në përgjithesi,roli i tatimeve në bugjetin e shtetit dhe llojet e tatimit në Kosovë. Gjithashtu do te paraqitet edhe zhvillimi i tatimeve dhe reformave tatimore të cilat kan ndodhur nga pas lufta deri më tani.Në këtë punim janë të paraqitura problemet që kompanitë Kosovare, por edhe më gjerë hasin në implementimin e tatimit nëpër kompanit e tyre. Në fund të këtij punimi do të mësojmë se cilat janë përfitimet …


Zhvillimi I Biznesit Në Kosovë Dhe Marrëdhëniet Financiare Me Qeverinë, Gëzim Krasniqi Nov 2016

Zhvillimi I Biznesit Në Kosovë Dhe Marrëdhëniet Financiare Me Qeverinë, Gëzim Krasniqi

Theses and Dissertations

Punimi me titull “Zhvillimi i bizneseve në Kosovë dhe marrëdhëniet financiare me Qeverinë” është një analizë shumë e rëndësishme dhe me interes. Punimi ofron informata të rëndësishme rreth zhvillimit të bizneseve, si dhe pasqyron gjendjen aktuale të bizneseve dhe paraqet marrëdhëniet financiar me Qeverinë, duke paraqitur dhe analizuar në veçanti politiken fiskale. Në punim trajtohet zhvillimi i bizneseve dhe problemet me të cilat është përballur zhvillimi i tyre nëpër vite. Vitet 1985-1990 kanë qenë vite të suksesshme, duke paraqitur një zhvillimi të hovshëm, ndërsa pas viteve 90-ta fillon të bie shkalla e zhvillimit të biznesit privat. Problemet që kishte kaluar …


Cilat Karakteristika Ndikojnë Në Krijimin E Lojalitetit Konsumator?, Jonida Xhema Nov 2016

Cilat Karakteristika Ndikojnë Në Krijimin E Lojalitetit Konsumator?, Jonida Xhema

Theses and Dissertations

Kjo temë është fokusuar në pyetjen hulumtuese ‘Cilat karakteristika ndikojnë në krijimin e lojalitetit konsumator?’Kuptimi i këtyre karakteristikave si dhe ndikimi i tyre në lojalitetin konsumator është një prej qëllimeve kryesore të kompanive. Besnikëria konsumatore tani po zë vendin e tërheqjes së konsumatorëve të rinjë duke shtyer kompanitë të përmirësojnë marrëdhëniet me konsumatorët ekzistues. Poashtu njohja e karakteristikave që ndikojnë në lojalitetin konsumator ka rëndësi të për kompanitë për shkak të benefiteve që sjell në uljen e kostove të marketingut, suksesin në shitje si dhe fjalët pozitive për kompaninë. Për të kuptuar më mirë këtë hulumtim, fillimisht, janë shpjeguar konceptualizimet …


Procesi I Auditimit Të Sektorit Bankar Në Kosovë, Merita Dabinovci Nov 2016

Procesi I Auditimit Të Sektorit Bankar Në Kosovë, Merita Dabinovci

Theses and Dissertations

Teza trajton auditimin në Sektorin bankar në Kosovë duke nisur me përshkrimin dhe duke parë raportet vjetore bankare si dhe debatet në lidhje me problemet që shfaqen gjatë procesit të auditimit. Është e rëndësishme që t’i jepet një vëmendje kësaj çështje dhe të kontribuojmë më tepër në cilësinë e auditorëve duke certifikuar ata në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët dhe se vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet, përfshirë nivelin e lartë të kapitalizimit, pozitën e fuqishme të likuiditetit si dhe cilësinë e …


Msa Dhe Ambienti Biznesor Në Kosovë: Me Theks Të Veçantë Në Tregtinë E Jashtme Dhe Investimet E Huaja Direkte, Mirjeta Syla Nov 2016

Msa Dhe Ambienti Biznesor Në Kosovë: Me Theks Të Veçantë Në Tregtinë E Jashtme Dhe Investimet E Huaja Direkte, Mirjeta Syla

Theses and Dissertations

Kosova si një vend në tranzicion i takon vendeve të pazhvilluara, pra radhitet në mesin e vendeve më të varfra të Evropës. Vendi ynë është në përpjekje të vazhdueshme për krijimin e politikave të zhvillimit dhe masave të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient më të përshtatshëm dhe klimë të biznesit për investime më të favorshme.

MSA-ja është një mjet i rëndësishëm për të mbështetur reformat për të arritur këtë qëllim të përbashkët. Krahas me zbatimin gradual të MSA-së, gjë e cila do të kërkojë angazhim dhe përpjekje të qëndrueshme të politikanëve dhe institucioneve publike të Kosovës, duhet …


Roli Dhe Ndikimi I Kapitalit Njerëzor Në Investimet E Huaja Direkte, Rrahman Krasniqi Nov 2016

Roli Dhe Ndikimi I Kapitalit Njerëzor Në Investimet E Huaja Direkte, Rrahman Krasniqi

Theses and Dissertations

Investimet e Huaja Direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumëllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet nga realizimi i disa kushteve specifike. …


Kapitali I Bankave Afariste, Saranda Roka Nov 2016

Kapitali I Bankave Afariste, Saranda Roka

Theses and Dissertations

Kosova po përgatitet të integrohet tërësisht në ekonominë botërore dhe në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndër aspektet e reformës që duhet zbatuar është reforma ekonomike, e cila do te përfshinte një ndryshim rrënjësor nga sistemi jo efikas i centralizuar, në një sistem aktuale në kushtet e biznesit të tregut, i cili do ti largoj reflektimet negative në të gjitha sferat e jetës ekonomike te cilat në një mënyrë kanë shkaktuar një krizë të madhe ekonomike dhe kolaps ekonomik.

Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen …


Inovacioni Dhe Sfidat E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Shpend Zhuja Nov 2016

Inovacioni Dhe Sfidat E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Shpend Zhuja

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome trajtohen sfidat e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në këtë punim janë të paraqitura problemet që kompanitë kosovare por edhe më gjerë hasin gjatë zhvillimit të bizneseve të reja, gjithashtu në bazë të hulumtimeve primare dhe atyre sekondare dhe përdorimin e metodës së pyetësorit tregojnë së cilat janë sfidat me të mëdha qe ballafaqohet një startup në Kosovë dhe me gjerë. Në fund të këtij punimi do të mësojmë së si i kanë përballuar pronaret e biznesit këto sfida dhe …


Faktorët Ndikues Në Menaxhimin E Bizneseve, Rita Hoti Nov 2016

Faktorët Ndikues Në Menaxhimin E Bizneseve, Rita Hoti

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome është analizuar dhe interpretuar menaxhimi i bizneseve.

Të dhënat që janë përdorur për të arritur deri në hulumtimin sa më të mirë, janë të interpretuara nga profesor të shquar të fushave përkatëse, gjithashtu literatura më kredibile brenda dhe jashtë vendit.

Në fillim janë shpjeguar se çfarë është menaxhimi i bizneseve, si bëhet menaxhimi efikas i bizneseve, komunikimi brenda bizneseve, komunikimi me klient pastaj janë shpjeguar strategjia e bizneseve, planifikimi i bizneseve, identifikimi i pozicionit strategjik përmes analizës së mjedisit dhe në fund të shqyrtimit të literaturës ështe shtjelluar promocioni i ndërrmarrjes, menaxhimi i riskut si dhe …


Geographic Proximity Of Information To Financial Markets And Impact On Stock Prices: Evidence From The Ebola Outbreak, Riste Ichev Matej Marinč Oct 2016

Geographic Proximity Of Information To Financial Markets And Impact On Stock Prices: Evidence From The Ebola Outbreak, Riste Ichev Matej Marinč

UBT International Conference

Behavioral finance studies reveal that investors' sentiment affects investment decisions and may therefore affect stock pricing. This paper examines whether the geographic proximity of information disseminated by the 2014 Ebola Outbreak combined with intense media coverage affected asset prices in the United States. The results show that the effect is generally negative on the stock prices, also local media coverage strongly affects local trading, and the effect is more pronounced in small and more volatile stocks and in companies belonging to less stable industries. Furthermore, we find that both retail and institutional investors are more sensitive to the intensity of …


Tax Evasion As A Crime: A Survey Of Perception In Kosovo, Agim Mamuti, Robert Mcgee Oct 2016

Tax Evasion As A Crime: A Survey Of Perception In Kosovo, Agim Mamuti, Robert Mcgee

UBT International Conference

The goal of this paper is to explore the perception of Kosovo’s citizens of the severity of tax evasion relative to other crimes and abuses. Perception of tax evasion may somewhat clarify the degree of rebelliousness with the tax laws. Using data from a self- administered survey and a personnel structured interview, the results of mean and comparative analysis will be examined to show where the tax evasion is ranked in Kosovo in the list of fifty listed crimes. Studies, conducted about the perceptions of tax evasion as a crime, have suggested that the tax non-compliance environment has been created …