Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses/Dissertations

University for Business and Technology in Kosovo

2012

Articles 1 - 30 of 32

Full-Text Articles in Business

Cikli Jetësor I Produktit, Inovacionet Dhe Rritja Ekonomike, Qëndresa Sopaj Dec 2012

Cikli Jetësor I Produktit, Inovacionet Dhe Rritja Ekonomike, Qëndresa Sopaj

Theses and Dissertations

Ky punim diplome përshkruan ciklin jetësor si koncept nga marketing si dhe fazat përbërëse të ciklit. Gjithashtu një pjesë i kushtohet edhe rëndësisë së teknologjisë dhe evolucionit industrial të shekullit të 18-të dhe elaboron rëndësinë e tij për rritjen ekonomike. Një koncept tjetër mjaft me rëndësi është teoria e “Shaktërrimit Krijues” e Schumpeter-it si dhe ndërlidhja e kësaj teorie me progresin teknologjik.

Për të punuar punimin është përdorur literaturë nga autorë të shumtë të cilët shpjegojnë teorinë e “Shkatërrimit krijues” të ekonomistit Joseph Schumpeter. Gjithashtu janë nxjerrë rezultate të cilat lidhin ndryshimet teknologjike me rritjen e standardit jetësor të popullsisë …


Ndërlidhja E Teknologjisë Informative Me Menaxhimin E Burimeve Njerëzore [Sistemi Informativ I Burimeve Njerëzore “Sibnj”], Hana Qerimi Dec 2012

Ndërlidhja E Teknologjisë Informative Me Menaxhimin E Burimeve Njerëzore [Sistemi Informativ I Burimeve Njerëzore “Sibnj”], Hana Qerimi

Theses and Dissertations

Sot, Burimet Njerëzore janë bërë pjesë e pandashme me një rëndësi të veçantë në sistemet menaxhuese të bizneseve të vogla të mesme dhe të mëdha. Rritja dhe zhvillimi i tregut të punës ka sjellë me vete nevojën e madhe për të pasur menaxhim të Burimeve Njerëzore ku si pasojë, janë identifikuar shumë metoda të cilat ndihmojnë për një zhvillim biznesor të suksesshëm. Në kohën e tanishme në të cilën po përjetojmë tregun global me një rritje të madhe të fuqisë punëtore dhe zhvillim enorm të teknologjisë informative, është bërë e mundur që këto dy lëmi të bashkëpunojnë ngushtë mes vete …


Distribution Channels Management In Banking Sector Global Trend And Strategies, Merita Gjyshinca Peja Dec 2012

Distribution Channels Management In Banking Sector Global Trend And Strategies, Merita Gjyshinca Peja

Theses and Dissertations

This paper seeks to evaluate the Banking sector in Kosovo, more specifically distribution channels development, channels management, integration among them, and global trends and strategies. Distribution channels development and management in banking is becoming an essential component on achieving customer satisfaction, improve costs efficiency and profitability.

In order to make the study more comprehensive I will also provide global perspective of the banking sector in Kosovo in general, global financial crises and its effects. The thesis describes how banks manage and take advantages of banking multi-channels through focusing on customer satisfaction, efficiency and channels integration versus costs. I will analyze …


Përdorimi I Praktikave Të Prokurimit Elektronik Në Evropën Juglindore Për Kosovën, Naxhie Sadiku Dec 2012

Përdorimi I Praktikave Të Prokurimit Elektronik Në Evropën Juglindore Për Kosovën, Naxhie Sadiku

Theses and Dissertations

Në temë shtrohen problemet në procesin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë si dhe në përpjekjet e ndryshimit të sistemit nga prokurimi klasik në nisjen e aplikimit të prokurimit elektronik, duke u mbështetur nga ajo që pothuajse në gjitha vendet e tjera ky aplikacion është në përdorim. Përdorimi i platformës së prokurimit elektronik bën punën më të thjeshtë , më të shpjetë dhe më efikase. Të gjitha shtetet antare të BE-së aplikojnë sistemin sipas direktivave 2004/17 dhe 2004/18, poashtu edhe vendet e rajonit aplikojn proceset e prokurimit përmes platformës elektronike si rrugë më e shpejtë dhe më transparente. Prokurimi …


Menaxhimi I Shërbimeve Bankare Me Rast Analize-, Albiona Selimaj Dec 2012

Menaxhimi I Shërbimeve Bankare Me Rast Analize-, Albiona Selimaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të mundohem të tregoj se si kemi arritur në këtë pikë ku mundemi të manipulojmë me paratë tona pa shkelur këmbë fare mbrenda filijalës së bankës, cilat janë mundësitë që na i ofron teknologjia dhe çka na pret në të ardhmen. Do të mundohem të gjeje përgjigje në pyetjen si mund të rrisim efikasitetin e punës në bankë duke integruar informatikën dhe teknologjitë e reja. Duke pasur parasysh mungesën e hulumtimeve dhe çasjen në të dhënat bankare të dhënat dhe informatat e përdorura janë mbledhur nga interneti, si dhe do të përdori përvojën time të punës …


Investimet Në Sektorin E Energjisë Dhe Privatizimi I Këtij Sektorit, Besnik Sylejmani Dec 2012

Investimet Në Sektorin E Energjisë Dhe Privatizimi I Këtij Sektorit, Besnik Sylejmani

Theses and Dissertations

Në këtë punim do njoftoheni per investimet e bëra në sektorin e energjisë elektrike dhe për privatizimin e pjesshëm të këti sektori. KEK-u është korporata më me ndikim në shtetin e Republikës së Kosovës dhe tatimpaguesi më i madh në vend.

Të dhënat statistikore janë marrë nga KEK,Oda Ekonomike e Kosovës (OEK),Ministria për Zhvillim (MSH), Ministria e Financave (MF), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Qëllimi i këtij punimi është të shohim se sa janë bërë investime në këtë sektor dhe se si po ecën privatizimi.


Statistikat Mbi Regjistrimin E Popullsisë: Metodologjia E Aplikuar, Lirije Muja Dec 2012

Statistikat Mbi Regjistrimin E Popullsisë: Metodologjia E Aplikuar, Lirije Muja

Theses and Dissertations

Në një botë dinamike që po ndodhemi me një numër të madhë të popullsisë në mbarë botën, regjistrimi i popullsisë luan rol të madh në aspektin ekonomik dhe politik. Po të mos egzistonte regjistrimi i popullsisë së një vendi nuk do të ketë përshpejtim në zhvillimin ekonomik të vendit që është element parësor për çdo shtet.

Për regjistrimin e popullsisë në këtë temë kemi paraqitë të gjitha elementët e zhvillimit të regjistrimit të bërë në vendin tonë për vitin 2011-të, duke filluar nga Metodologjia e regjistrimit që në të përfshihen të gjtha proceset e bërjes së regjistrimit : Ligji për …


Auditimi Dhe Llojet E Tij, Mehdi Bytyqi Dec 2012

Auditimi Dhe Llojet E Tij, Mehdi Bytyqi

Theses and Dissertations

Duke pasë parasysh përfitimet që kanë bizneset nga një sistem i mirëfilltë dhe i organizuar duke pranuar faktin se sistemet e tilla të punës mbi të gjitha kanë nevojë dhe domosdoshmëri për të oragnizuar edhe praktikën e auditimit. Kjo praktikë për momentin në Kosovë është vetëm në institucionet dhe organizmat e qeverisë e jo edhe në sektorin privat. Në Kosovë nuk vërehen investime nga bizenset kosovare në drejtim të implementimit të sistemeve të auditimit.

Unë kam tentuar që të bëjë një hulumtim rreth kësaj dukurie për të arritur dy qëllime, e para për të shpjeguar sadopak se pse bizneset nuk …


Si Ndikon Inovacioni Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Mirlinda Jashanica Nov 2012

Si Ndikon Inovacioni Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Mirlinda Jashanica

Theses and Dissertations

Sektori privat është afirmuar si forcë motorike e rritjes dhe transformimeve në mbarë ekonomitë globale,në të cilën ekonomia e Kosovës është përfshirë në periudhën e tranzicionit të vonuar ekonimik e zhvillimor, ku zhvillimi i sektorit të ri privat luan dhe do të ketë një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së saj.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme promovojnë zhvillimin ekonomik, dhe kjo mund të vërehet përmes ndikimit dhe kontributit të tyre në punësim dhe në rritjen e bruto produktit vendor (GDP). Këto ndërmarrje janë bërthama e inovacionit dhe bazë e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Ato …


E-Qeverisja Në Komunat E Kosovës, Tringa Mullaademi Nov 2012

E-Qeverisja Në Komunat E Kosovës, Tringa Mullaademi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Sfidat Dhe Ndikimi I Papunësisë Në Raport Me Rritjen E Popullsisë, Flamur Sadriu Nov 2012

Sfidat Dhe Ndikimi I Papunësisë Në Raport Me Rritjen E Popullsisë, Flamur Sadriu

Theses and Dissertations

Nisur nga fakti se punësimi është një nga problemet shqetësuese imediate për Kosovën, në vitet e fundit, krijimi i vendeve të reja të punës në sektorin publik dhe privat ka qenë në nivele të ultë, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Prandaj si e tillë, Qeverisë së vendit do t’iu duhej që synim kryesorë të kenë përmirësimin e indikatorëve të punësimit duke përpunuar politika më efikase.

Duke pasur parasysh se punësimi në përgjithësi është një sfidë komplekse, hapja e vendeve të reja të punës është një fenomen multisektorial, që përfshin politika makroekonomike, politika të favorshme për …


Procesi I Privatizimit Në Kosovë : Përparsit Dhe Të Metat, Kastriot Ramabaja Nov 2012

Procesi I Privatizimit Në Kosovë : Përparsit Dhe Të Metat, Kastriot Ramabaja

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Sfidat Kryesore Lidhur Me Promovimin E Investimeve Në Kosovë, Nijazi Iseni Oct 2012

Sfidat Kryesore Lidhur Me Promovimin E Investimeve Në Kosovë, Nijazi Iseni

Theses and Dissertations

Çështja e promovimit të investimeve në secilin vend por edhe në Republikën e Kosovës është një çështje e cila vazhdon të jetë shumë e debatuar. Ekonomia e Kosovës e pasluftës ka kaluar nëpër procesin e privatizimit të ndërmarrjeve të veta shoqërore dhe publike. Kjo gjë në një mënyrë i ka hapur rrugë zhvillimit të ekonomisë së tregut të lirë respektivisht kalimit nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut të lirë. Një kalim i tillë nga njëra formë e zhvillimit ekonomikë në një form tjetër merr emertimin e një ekonomie në tranzicion

Rrjedhimisht në zhvillimin ekonomikë të vendeve të cilat …


Aplikimi I Treguesve Statistikor Në Statistikat E Sektorit Real - Indekset, Njomza Prestreshi Oct 2012

Aplikimi I Treguesve Statistikor Në Statistikat E Sektorit Real - Indekset, Njomza Prestreshi

Theses and Dissertations

Ky punim fillimisht në vete përmbanë një sqarim lidhur me konceptin e indekseve, rëndësinë e tyre, dhe bazat e ndërtimit të indeksit të çmimeve. Gjithashtu shpjegon rekomandimet për llojet e indekseve, dhe identifikon disa indekse të çmimeve që përdoren më së shumti në praktikë. Po ashtu, përmbanë edhe disa lloje të tjera të veçanta të indekseve si dhe një analizë statistikore lidhur me aplikimin e treguesve statistikor në Kosovë.

Përveç aspektit teorik, janë përdorur indeksi i çmimeve të konsumit, prodhimit dhe të importit që përpilohen dhe publikohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Është analizuar në mënyrë të detajuar metodika …


Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Bilancin Tregtar Të Kosovës, Gentiana Maliqi Oct 2012

Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Bilancin Tregtar Të Kosovës, Gentiana Maliqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim do njoftoheni me trendin dhe metodat e trendit, çfarë paraqet bilanci tregtar dhe disa terme të tjera makroekonomike, do analizohet eksporti dhe importi gjatë vitit 2010/2011 dhe me anë të tri metodave të trendit do analizojm bilancin tregtar nga 2006 deri në janar 2012 duke zbuluar tendence e zhvillimit të dukurisë në periudha mujore dhe me anë të këtyre metodave të bëjm parashikimin e eksportit dhe importit në Kosovë për tri vitet e ardhshme. Të dhënat statistikore janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe burime tjera relevante. Qëllimi i këtij punimi …


Politika E Falimentimit, Shefki Svarqa Oct 2012

Politika E Falimentimit, Shefki Svarqa

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është që të paraqesim në mënyrë sa më të detajuar politikat e falimentimit në Kosovë. Falimentimi është njëra prej gjërave më të vështira për t’u zgjidhur, marrë parasyshë komplikimet në punën e borxheve, plotësimin e kritereve per të hyrë në radhën e “ndërmarrjeve për falimentim”, procedurave për fillim të falimentimit, shitjen e pasurise e shumë gjëra tjera. Falimentimi është një gjë e dhimbshme sa për aksionarët apo pronarët aq edhe për punëtorët të cilët pas perfundimit të këtij procesi mbeten pa punë. Ne jemi munduar që me anë të këtij punimi të paraqesim sado pak procedurat …


Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Tringë Hyseni Oct 2012

Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Tringë Hyseni

Theses and Dissertations

Në bazë të praktikave të vendeve tjera të cilat kanë kaluar në periudhën e tranzicionit, problemi kyç i këtij procesi ishte dukuria e korrupcionit, varfërisë dhe efekteve negative të globalizimit. Në këtë punim synojmë që të analizojmë orientimin global strategjik në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në periudhën e tranzicionit, me qëllim të zvogëlimit të normës së papunësisë, varfërisë dhe anëtarësimin më të shpejtë të Kosovës në UE. Qëllimi i këtij punimi do të jetë një kontribut sa do i vogël që të plotësojë një mungesë të madhe të studimeve që trajtojnë aspektet ekonomike dhe sociale në Kosovë. Zhvillimi i …


Investimet Dhe Letrat Me Vlerë Në Kosovë, Adelina Krasniqi Oct 2012

Investimet Dhe Letrat Me Vlerë Në Kosovë, Adelina Krasniqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim jam munduar që në mënyrë të shkurtër t’a përshkruaj rëndesinë e Letrave me vlerë në tregun e Kosovës.Sido që të jetë në këtë hulumtim kam tentuar të shpjegoi rëndesinë e këtyre letrave,llojet,përfitimet mandej jam munduar t’i perfshijë përparesitë / mangësitë e emitimit të Letrave me vlerë në Kosovë.Gjithastu në bazë të një pytesori të shtruar një përfaqesues të Ministrisë së Financave do te kuptojmë më shumë rreth gjendjes aktuale të letrave me vlerë në Kosovë.

Në anen tjeter do të pershkruhen edhe Investimet e mundshme lidhur me plasimin e letrave me vlerë,mandej efektet e sjellura në ekonominë …


Metodika E Perpilimit Te Statistikave Te Sektorit Financiar Dhe Sektorit Te Jashtem, Blerina Hoti Oct 2012

Metodika E Perpilimit Te Statistikave Te Sektorit Financiar Dhe Sektorit Te Jashtem, Blerina Hoti

Theses and Dissertations

Tema permban informacione te ndryshme rreth sektorit financiar dhe sektorit te huaj.Sektori financiare eshte sektor i cili përfshin bankat, fondet e investimeve, kompanitë e sigurimeve dhe pasurite e patundshme ,ndersa sektori i huaj eshte pjesë e një ekonomie apo një modeli ekonomik që përfshin eksportet dhe importet,e ndoshta edhe transaksione të tjera ndërkombëtare.Qellimi i temes eshte te merret me ceshtje metodike sa i perket perpilimit te statistikave monetare financiare dhe te sektorit te jashtem.

Metodologjia e cila është përdorur për mbledhjen e të dhënave është ndarë në disa faza për realizimin e këtij punimi ne menyren me te mire. Realizimin …


Shitja Përsonale, Burbuqe Dreshaj, Tringë Hyseni Oct 2012

Shitja Përsonale, Burbuqe Dreshaj, Tringë Hyseni

Theses and Dissertations

Autorë të ndryshëm kanë ardhur në përfundim se si shitja personale po ndryshon si rezultat i shtimit të vëmendjes në marrëdhëniet afatgjata blerës-shitës dhe identifikim i disa nderlidhjeve të këtyre ndryshimeve. Ndryshimet në aktivitetet e shitjes tradicionale janë të nevojshme për të përkrahur rolin bahkëpunues të shitësve. Për shitësit në rolin bashkëpunues shitja personale zhvendoset nga fokusi i ndikimit në sjelljen e blerësit tek menaxhimi i konfliktit në marrëdhëniet blerës-shitës. Theksi që vihet në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata sesa realizimin e shitjeve afatshkurtëra dikton ndryshimet në mënyrën se si organizatat selektojnë, trajnojnë, vlerësojnë dhe kompensojnë shitësit dhe anëtarët e grupeve …


Motivimi I Punëtorëve, Miranda Ramnabaja Oct 2012

Motivimi I Punëtorëve, Miranda Ramnabaja

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Investimet E Huaja Direkte Në Kosovë, Merita Jashari Hoxha Sep 2012

Investimet E Huaja Direkte Në Kosovë, Merita Jashari Hoxha

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të njihemi më gjerësisht për Investimet e Huaja Direkte në Kosovë, do të analizojmë periudhat e pas luftës nga viti 1999 - 2000 e deri në këtë vit 2012, cilat kanë qenë pengesat apo faktorët që më së shumti kanë ndikuar në uljën e investimeve të huaja dhe çfarë politike duhet të përdoret për thithjën e investitorëve në vendin tonë. Do të analizojmë sa është ndikimi i investimeteve të huaja dhe si mund të ndikojnë investimet e jashtme direkte në zhvilimin ekonomik të Kosovës. Të dhënat për këtë punim diplome janë marrë nga burime të …


Ambienti I Të Bërit Biznes Në Kosovë, Ismail Shabani Sep 2012

Ambienti I Të Bërit Biznes Në Kosovë, Ismail Shabani

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të kuptojmë gjendjen reale mbi klimën biznesore në Kosovë kushtet për të bërë biznes,barrierat, përparësit dhe mangësit,qka ofron shteti për investitorët sa janë të sigurta investimet në Kosovë ,sa është duke i tërhjekur Kosova investimet e huaja, sa është duke i stimuluar investitorët e huaj dhe ata vendor.Me anë të studimit tonë deshirojmë ti shtjellojmë ato barriera që nuk janë duke e lënë Kosovën të zhvillohet dhe të ketë një klimë të mirë biznesore për të tërhjekur investime.Assesi Kosova nuk po arrinë të gjejë një rrugë drejt Bashkimit Evropian dhe nivelit të shteteve bashkohore moderne.Edhe …


Kostot E Bazuara Në Veprimtari, Labinot Krasniqi Sep 2012

Kostot E Bazuara Në Veprimtari, Labinot Krasniqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome shtjellohet metoda e kostove të bazuara në veprimtari si metodë e saktë në sigurimin e informacioneve për ato kosto dhe alokimin e tyre në produkte përfundimtare.

Metoda e kostove të bazuara në veprimtari nuk është metodë e cila në parim të kontabilitetit duhet aplikuar në kompani, pasi që kërkohet një përgaditje më profesionale e personelit dhe shpenzime më të larta mbase për këtë shumë kompani nuk e përdorin si metodë të kostimit të produkteve.

Procesi i implementimit të metodës së kostove të bazuara në veprimtari hasë në disa vështirësi, studimi sqaron disa prej zgjidhjeve të tyre, …


Costumer Care Management In The Case Of Kosovo Energy Corporation, Arbenita Krasniqi Sep 2012

Costumer Care Management In The Case Of Kosovo Energy Corporation, Arbenita Krasniqi

Theses and Dissertations

If we want to ask for our public assets how they operate, and how profitable they are we will have lot of questions and criticism starting from management, pricing, and engagement up to customer service. The most critical issues of post-war is, continuous reduction of electricity, rumours of controversial non genuine strategy of operation causing major technical and commercial losses, corruption and misuse, unprofessional management, all of this point out to the only energy company in Kosovo which continues to operate as a monopoly "Kosovo Energy Corporation.

A lot of questions, various documentaries, TV broadcast organized by our media have …


Banka Qëndrore Politikat Monetare Dhe Kreditore, Iliriane Rudi Jul 2012

Banka Qëndrore Politikat Monetare Dhe Kreditore, Iliriane Rudi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Recruitment Procedures, Fjolla Uka Apr 2012

Recruitment Procedures, Fjolla Uka

Theses and Dissertations

The purpose of this study was to review the process of recruitment in the organization of Kosovo Credit Information Service. This organization provides appropriate information for the borrower of all Banks and Microfinance Institutions in Kosovo. The intention was to find out how effective is the process of recruitment in this organization. My survey has gone through an important job position that was required, which was for the administration position that requires a high capacity of knowledge, skills, flexibility and concentration to fulfill the required criteria’s in the best way.

The results of the questionnaire revealed a high level of …


Motivimi Si Faktor I Menaxhimit Në Kompani (Motivimi Dhe Performanca E Punëtorëve Në Institucionet Bankare), Vjosa Gashi Apr 2012

Motivimi Si Faktor I Menaxhimit Në Kompani (Motivimi Dhe Performanca E Punëtorëve Në Institucionet Bankare), Vjosa Gashi

Theses and Dissertations

Motivimi duket të jetë një prej mjeteve kryesore të menaxhmentit të burimeve njerëzore. Organizatat dizajnojnë sistemin e motivimit për t’i inkurajuar punëtorët që të performojnë në mënyrën më efektive të mundshme. Çelësi për të krijuar këte sistem efektiv të motivimit është përgjigjja në pyetjen se çka në të vërtete i motivon punëtorët.

Qëllimi i këtij punimi është elaborimi i rolit të motivimit si faktor i menaxhimit dhe faktorëve më motivues për punëtorët e institucioneve bankare në Prishtinë. Për të marrë përgjigjje në këto pyetje përveç shqyrtimit të literaturës janë zhvilluar edhe intervista me anë të pyetësorëve me punëtorë të institucioneve …


Identifikimi, Pozicionimi Dhe Menaxhimi I Talentit Në Organizatë, Abide Ramadani Apr 2012

Identifikimi, Pozicionimi Dhe Menaxhimi I Talentit Në Organizatë, Abide Ramadani

Theses and Dissertations

Sipas fjalorit të tanishëm të Oksfordit talenti është një dhunti apo aftësi e lartë mentale. Kur organizatat i rekrutojnë punëtorët ata bazohen në kërkesat e tyre dhe përdorin teknika të ndryshme të rekrutimit që t’i përzgjedhin individët për të cilët mendojnë se do t’i arrijnë objektivat e departamentit të organizatës. Të gjithë këta njerëz procedojnë një aftësi apo potencial të veçantë për zhvillim (Oxford Dictionary 1988)[1].

Në termat më të gjerë të mundshëm, është menaxhimi strategjik i qarkullimit të talentit nëpër një organizatë. Qëllimi është që të sigurohet se oferta e talentit është në dispozicion që të vihen …


Trajnimi Dhe Zhvillimi I Burimeve Njerëzore, Dila Hasanaj Feb 2012

Trajnimi Dhe Zhvillimi I Burimeve Njerëzore, Dila Hasanaj

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë rolin e trajnimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në Kosovë.

Që një organizatë apo institucion të realizojë qëllimet e veta, ajo duhet jo vetëm të disponoj burimet e nevojshme, por edhe t’i përdorë ato me efektivitet.

Sot, gjithnjë e më tepër, në vend të termit “menaxhimi i personelit” po përdoret termi “menaxhimi i burimeve njerëzore”. A është kjo tendencë për një ndryshim, apo ka vërtetë një dallim midis këtyre dy koncepteve? Në literaturë ka mjaft debate lidhur me këtë çështje.[1]

Kështu, Torringon dhe Hall, në librin e tyre “Menaxhimi i Personelit” komentojnë …