Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 674

Full-Text Articles in Business

Dallimi Në Mes Të Facebook Ads Dhe Google Ads, Benjamin Kolenović Sep 2021

Dallimi Në Mes Të Facebook Ads Dhe Google Ads, Benjamin Kolenović

Theses and Dissertations

Fokusi i temës në dallimet ndërmjet Facebook dhe Google ads, tregon se cili nga këto opsione preferohet më shumë nga klientët e kompanisë së marketingut digjital – Growzillas. Marketingu digjital është metoda më moderne dhe më efikase e reklamimit të një biznesi. Në botën digjitale të shekullit 21, prezenca e biznesit në rrjetet sociale dhe në makinat e kërkimit (search engines) garanton që shërbimet dhe produktet e ofruara nga biznesi arrijnë një gamë më të gjerë të klientelës.

Procesi i punimit të kësaj teme përfshinë përdorimin e burimeve parësore dhe dytësore për mbledhjen e informacioneve. Shqyrtimi i literaturës paraqet njohuri …


Zhvendosja E Bizneseve Drejt E-Commerce Gjatë Pandemisë, Besnik Hashani Aug 2021

Zhvendosja E Bizneseve Drejt E-Commerce Gjatë Pandemisë, Besnik Hashani

Theses and Dissertations

Nisur nga fakti se bizneset janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomike të një vendi, dhe nga fakti se bizneset dhe ekonomia luajnë një rol kyç dhe jetësor në shoqërinë e çdo vendi, në këtë punim të do të analizohet zhvendosja e bizneseve drejt e-commerce në kohë pandemie. Gjithashtu, vlen të theksohet se zhvendosja e bizneseve drejt e-commerce në kohë pandemie është rritur me një intensitet të pa parashikuar e ku edhe do të analizohen të dy anët e medaljes së zhvendosje së bizneseve gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Pandemia transformoi intenzivisht trendët globale, në këtë hulumtim përcaktohen tendencat …


Digjitalizimi I Bankave Në Kosovë, Rast Studimi Klientët E Dy Bankave Ndërkombëtare Në Republikën E Kosovës, Adonis Bllacaku Aug 2021

Digjitalizimi I Bankave Në Kosovë, Rast Studimi Klientët E Dy Bankave Ndërkombëtare Në Republikën E Kosovës, Adonis Bllacaku

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në shekullin e XXI-të, shekullin e progresit teknologjik dhe të inovacionit. Sot është fakt që zhvillimet teknologjike i kanë dhënë një dimension tjetër mënyrës se si jetojmë, si informohemi, si komunikojmë dhe si e perceptojmë realitetin. Për gjenerata të tëra sot është e vështirë të imagjinohet jeta e përditshme dhe puna profesionale pa një mori pajisjesh elektronike.

Në këtë kontekst, si çdo fushë tjetër, edhe sistemet financiare në mbarë botën kanë qenë subjekt i avancimeve teknologjike e që as sistemi bankar në Kosovë nuk bën përjashtim nga kjo tendencë , është parë e …


Marketingu Përmes Mediave Sociale-Rast Studimi Kompania ‘’Triveshje’’, Edonis Grajçevci Jul 2021

Marketingu Përmes Mediave Sociale-Rast Studimi Kompania ‘’Triveshje’’, Edonis Grajçevci

Theses and Dissertations

Studimi i bërë synoi të analizonte ndikimin e të bërit marketing përmes mediave sociale. Marketingu përmes mediave sociale po rritet me një ritëm shumë të shpejt i cili ndikon ndjeshëm në sjelljet e klientëve (konsumatorëve) dhe tregut të biznesit. Për këtë arsye shumica e firmave kanë filluar ti zhvillojnë strategjitë e të bërit marketing përmes mediave sociale . Marketingu përmes rrjeteve sociale është shndërruar në diçka me rëndësi të madhe për popullarizimin e çfarëdo ideje, kampanje, kompanie apo produkti. Marketingu në rrjetet sociale ofron mundesinë të implementojmë strategji marketingu me një kosto monetare të ulët. Poashtu ky lloj i të …


Kontrolli-Funksion I Menaxhmentit, Edona Llozani Jul 2021

Kontrolli-Funksion I Menaxhmentit, Edona Llozani

Theses and Dissertations

Synimi i këtij punimi bachelor është që të prezantojë rëndësin e kontrollit si proces i menaxhmentit në një organizatë. Në këtë temë kemi paraqitur konceptet bazë të menaxhmentit me bazë kontrollin,rëndësin e stafit menaxherial,aftësit dhe rolet e një menaxheri në organizatë,funksionet e menaxhmentit,hierarikin etj.

Menaxhmenti paraqet procesin e orientimit të vetëdijshëm të aktiviteteve njerëzore kah realizimi i qëllimit–qëllimeve të caktuara, përkatsisht tërsinë e ndërlidhur të pesë funksioneve: Planifikimit,organizimit,kuadrit (personelit), udhëheqjes dhe kontrollit.

Kontrolli paraqet procesin përmes të cilit menaxherët e organizatës e ndjekin dhe regullojnë se një organizatë,në menyrë efikase dhe efektive,i realizon aktivitetet e veta të nevojshme për realizimin …


Roli I ‘’Ndikuesve’’ Në Vendimet Për Blerje Të Produkteve Të Kozmetikës, Erda Rrmoku Jun 2021

Roli I ‘’Ndikuesve’’ Në Vendimet Për Blerje Të Produkteve Të Kozmetikës, Erda Rrmoku

Theses and Dissertations

Industria globale e kozmetikës po zhvillohet vazhdimisht. Ajo po karakterizohet nga një rritje e rregullt dhe konkurrencë e lartë. Në të njëjtën kohë, për ndërmarrjet e shumta, inovacioni duket se është mjeti i rritjes. Punimi thekson inovacionin e produktit si një faktor thelbësor, i cili ndikon në përparësitë konkurruese të secilës prej produkteve kozmetike. Duke u përpjekur të mbesim në hap me zvhillimin e teknologjisë, mediat po ndryshojnë nga viti në vit dhe po kthehemi më shumë drejt mediave në sferën online. Kjo u shëndrrua në një nga burimet parësore për t’i kuptuar informacionet, e sidomos përdorimi i rrjeteve sociale. …


E-Marketingu, Leomir Krasniqi Jun 2021

E-Marketingu, Leomir Krasniqi

Theses and Dissertations

Kjo temë hulumton përdoruesit e marketingut në përgjithësi, respektivisht e-marketingun në vendin tonë si dhe aspektin teorik e shkencor. Hipotezat në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale të cilat janë formuluar bazuar në marketingu elektronik dhe marketingun digjital, kryesisht përdorimi i rrjeteve sociale siç janë: facebook, instagram, snapchat, tiktak, etj. Këto hipoteza janë testuar duke përdorur formën e anketimit, ku janë anketuar 54 biznese të ndryshme. Konstatoj se e-marketing është vetëm një pjesë e aktiviteteve të e-biznesit të një organizate. E-marketing është përdorimi i teknologjisë së informacionit për aktivitetin e marketingut, dhe proceset për krijimin, komunikimin, ofrimin, dhe shkëmbimin e …


Motivimi I Inovacionit Dhe Ndërmarrësisë Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Tê Mesme (Nvm) Përmes Inkubatorëve Të Biznesit Në Prishtinë, Xhezahir Fazliu Jun 2021

Motivimi I Inovacionit Dhe Ndërmarrësisë Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Tê Mesme (Nvm) Përmes Inkubatorëve Të Biznesit Në Prishtinë, Xhezahir Fazliu

Theses and Dissertations

Inkubatorët e biznesit kanë treguar me kohën që motivojnë inovacionin dhe ndërmarrësinë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ky studim është fokusuar në motivimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë përmes inkubatorëve të biznesit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Prishtinë.

Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë mjedisin e NVM-ve në Prishtinë, duke përfshirë pengesat e inovacionit me të cilat përballen dhe të shqyrtojë se si inkubatorët mund të zbatohn për të përmirësuar situatën e tyre aktuale.

Për të kryer këtë studim përdor një qasje e metodave të përziera, e cila përdori të dy metodat sasiore (pyetësorin e …


Format Motivuese Që Ndikojnë Në Menaxhimin E Burimeve Njerëzore Rast Studimi - Hil Limited, Emine Syla May 2021

Format Motivuese Që Ndikojnë Në Menaxhimin E Burimeve Njerëzore Rast Studimi - Hil Limited, Emine Syla

Theses and Dissertations

Ky hulumtim sqaron temën për faktorët motivues që ndikojnë në menaxhimin e burimeve njerëzore në një kompani jashtë vendit. Detyra themelore e menaxhmentit është shfrytëzimi efektiv i burimeve njerëzore për arritjet e objektivave organizative. Menaxhimi i personelit ka të bëjë me organizimin e burimeve njerëzore në një mënyrë të atillë për të marrë maksimumin e prodhimit në ndërmarrje dhe për të zhvilluar talentin e njerëzve në punë me kënaqësinë më të plotë. Motivimi i punonjësve është një nga çështjet kryesore me të cilat përballet çdo organizatë. Detyra kryesore e çdo menaxheri është të motivojë vartësit e tij ose të krijojë …


Faktorët Motivues Për Punonjësit E Kompanisë Newco Ferronikeli Complex L.L.C., Emira Krasniqi Vela May 2021

Faktorët Motivues Për Punonjësit E Kompanisë Newco Ferronikeli Complex L.L.C., Emira Krasniqi Vela

Theses and Dissertations

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në biznes në ditët e sotme, sepse njerëzit dhe njohuritë e tyre janë aspektet më të rëndësishme që ndikojnë në produktivitetin e kompanisë. Një nga aspektet kryesore të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është motivimi dhe matja e kënaqësisë së punonjësve. Kompanitë duhet të sigurohen që kënaqësia e punonjësve është e lartë në mesin e punëtorëve, gjë që është një parakusht për rritjen e produktivitetit. Ky punim analizon efektin e motivimit të punonjësve në organizatë dhe llojet e ndryshëm të motivimeve. Gjithashtu punimi hedh drite mbi atë që e shtyn …


Ndikimi I Odës Ekonomike Të Kosovës Në Ekonominë E Vendit 2015-2021, Migena Sejdiu May 2021

Ndikimi I Odës Ekonomike Të Kosovës Në Ekonominë E Vendit 2015-2021, Migena Sejdiu

Theses and Dissertations

Oda Ekonomike e Kosovës është ka qenë dhe ështëgjithmonë e përkushtuar ta fuqizojë rolin e sektorit privat në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vazhdimsi. Për ta mundësuar këtë, krahas shërbimeve që ofron, në vazhdimësi informon dhe kshillon biznesetlidhur me zhvillimet ekonomike në vend dhe i adreson çështjet me rëndësi tek institucionet relevante, që janë përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Oda ekonomike ka rëndësi të veqantë në përkrahjen dhe stimulimin e zhvillimit të biznesit dhe të ekonomisë në vend në pergjithësi. Rritja dhe zhvillimi i bizneseve pamundësohet nga sfidat të ndryshme, jo të favorshëm i të bërit biznes prandaj …


Roli I Arsimit Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit, Adelina Gashi Apr 2021

Roli I Arsimit Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit, Adelina Gashi

Theses and Dissertations

Arsimimi është konsideruar gjerësisht si një instrument udhëheqës i rritjes ekonomike nëpërmjet kontributit të tij në ndërtimin e kapaciteteve të kapitalit human. Përfitimet nga arsimi nuk shihen vetëm për individin e shkolluar, por edhe për ekonominë si një e tërë. Në këtë kontekst, studime të ndryshme, përgjithësisht të shekullit XX, kanë studiuar ndikimin e arsimit në rritjen ekonomike. Zhvillimi i teknologjisë gjatë atyre viteve solli, ndër të tjera, rritjen e numrit të të arsimuarve, me 200 herë më shumë se në vitet 1990 (Schofer & Meyer, 2005). Analiza dhe studime të shumta janë kryer rreth përfitimeve që sjell arsimi, mbi …


Sistemi I Sigurise Ne Kompani, Fisnik Dernjani Apr 2021

Sistemi I Sigurise Ne Kompani, Fisnik Dernjani

Theses and Dissertations

Ne kete punim trajtohen ceshte te sigurise se kompanive. Nuk ka një zgjidhje të përhershme kur bëhet fjalë për sigurimin e të dhënave tuaja, por kastrategji për të minimizuar dëmin nëse kompania juaj sulmohet ndonjëherë. Duke qënë se të dhënat janë një nga burimet më të rëndësishme që ka një kompani – të cilat drejtojnë ekonominë globale dhe mbajnë organizatat në punë – do ishte më mire që ju të përfshiheni në diskutimin e sigurisë së të dhënave menjëherë.

Të dhënat janë elementi kryesor i shumicës së bizneseve sot dhe vëllimi i të dhënave vazhdon të rritet me 50% në …


Ndikimi R&D Dhe Inovacioneve Në Zhvillimin E Ndërmarrësisë, Laura Kryemadhi Apr 2021

Ndikimi R&D Dhe Inovacioneve Në Zhvillimin E Ndërmarrësisë, Laura Kryemadhi

Theses and Dissertations

Për të ecur përpara në një botë konkurruese, çdo kompani duhet të gjejë një kënd unik për t'u dalluar nga turma. Por inovacioni nuk është kurrë i lehtë - dhe nëse duhet bërë një hap të madh përpara, duhet të kuptohet se është një proces i çrregullt, i paparashikueshëm, i paepur. Risia e suksesshme e ndërmarrësve ka të bëjë me mësimin nga gabimet e tyre, këmbënguljen para vështirësive, të ri-mendojnë biznesin e tyre përballë përçarjes. Ndonjëherë do të thotë të bëjnë diçka më mirë që bën dikush tjetër. Shumë studiues besojnë se ndërmarrjet e bazuara në njohuri përpiqen të mbijetojnë …


Roli I Informacionit Të Kontabilitetit Në Menaxhimin E Punëve. Rast Studimi Ndërmarrja“Banja E Kllokotit Fabrika E Ujit Mineral & Co2 Sh.P.K, Ariana Hoxha Apr 2021

Roli I Informacionit Të Kontabilitetit Në Menaxhimin E Punëve. Rast Studimi Ndërmarrja“Banja E Kllokotit Fabrika E Ujit Mineral & Co2 Sh.P.K, Ariana Hoxha

Theses and Dissertations

Shumë njerëz mund të kuptojnë shumë mirë botën e biznesit, mund të kuptojnë pjesën e parashikimeve financiare, kodimin, dizajnin, por kjo nuk do të thotë shumëçka. Edhe nëse jemi të mirë në të gjitha aspektet, gjë që është e pamundur, nuk mundet një njeri i vetëm t'i ketë të gjitha aftësitë e duhura. Zotërimi i informacionit të kontabilitetit të plotë, të saktë dhe në kohën e duhur është jetike në mënyrë që të ketë rritje të vazhdueshme në tregje konkurruese. Ky është edhe qëllimi i këtij punimi, që të ndihmojë që kontabiliteti të mos shikohet vetëm si proces për regjistrimin …


Vendimmarrëja Menagjeriale Në Institucione Financiare Gjatë Krizave, Bashkim Bega Mar 2021

Vendimmarrëja Menagjeriale Në Institucione Financiare Gjatë Krizave, Bashkim Bega

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të tregojë rëndësinë e procesit menaxherial dhe njëkohshëm rëndësinë e vendim-marrjes në kohë të pasigurive. Po ashtu, edhe evidentimi i vështirësive dhe pengesave me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet, përkatësisht bordet menaxhuese. Ky punim fillon me Krizën e Depresionit të Madh të viteve 1929/33 dhe vazhdon me Krizën Ekonomiko-Financiare të viteve 2007/08. Teza kryesore e këtij punimi do të shtjellohet përmes krizës së pandemisë Covid-19. Për këtë arsye, përgatitëm një pyetësor me 68 të anketuar nga ndërmarrjet private. Të dhënat u përpunuan nga programi Paketa Statistikore për Shkencat Sociale. Me anë të këtij studimi synohet arritja …


Menaxhimi I Fondeve Pensionale: Rast Studimi Fondi I Kursimeve Pensionale Të Kosovës -Trusti, Nora Blaku Mar 2021

Menaxhimi I Fondeve Pensionale: Rast Studimi Fondi I Kursimeve Pensionale Të Kosovës -Trusti, Nora Blaku

Theses and Dissertations

Sistemi pensional në Kosovë përgjatë tri dekadave të fundit ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme. Shkas për këto ndryshime pa dyshim ishin zhvillimet ekonomike dhe ato politike. Zhvillimet politike ishin më të rëndësishmet, kjo për faktin se pas luftës së fundit Kosova nuk kishte një fond të pensioneve. Aktualisht sistemi pensional në Kosovë është i përbërë nga tri shtylla: 1. Shtylla e I – paraqet pensionin bazë të cilin e gëzon cdo qytetarë i Kosovës, kur arrin moshën 65 vjecare. 2. Shtylla e II – është Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i cili financohet me kontribut të definuar. 3. Shtylla …


Menaxhimi I Rrezikut Te Bankat Komerciale, Burbuqe Xheladini Mar 2021

Menaxhimi I Rrezikut Te Bankat Komerciale, Burbuqe Xheladini

Theses and Dissertations

Menaxhimi i rrezikut në bankë përcakton tërë grupin e rrezikut në menaxhimin e proceseve dhe modeleve që u mundësojnë bankave të zbatojnë politikat dhe praktikat e bazuara në rrezik. Ato mbulojnë të gjitha teknikat dhe mjetet e menaxhimit që kërkohen për matjen, monitorimin dhe kontrollin e rreziqeve. Spektri i modeleve dhe i proceseve shtrihet në të gjitha rreziqet: rreziku i kredisë, rreziku i tregut, rreziku i normës së interesit, rreziku i likuiditetit dhe rreziku operacional, duke përmendur vetëm fushat kryesore. Në përgjithësi, rreziku përcakton çdo pasiguri që mund të shkaktojë humbje. Politikat dhe praktikat e rrezikut kanë një qëllim të …


Alternativat Kost-Efektive Të Furnizimit Me Energji Elektrike Në Kosovë 2021-2030, Ymer Rudari Mar 2021

Alternativat Kost-Efektive Të Furnizimit Me Energji Elektrike Në Kosovë 2021-2030, Ymer Rudari

Theses and Dissertations

II ABSTRAKT Aktivitetet tona të përditshme janë të varura nga energjia elektrike. Pjesëmarrja e lartë e teknologjisë në përditshmërinë tonë, nevojat për energji elektrike në shtëpitë tona, përdorimi i energjisë elektrike në industri, bujqësi, transport, etj., kanë ndikim direkt në ngritjen e kërkesës për energji elektrike. Pavarësisht resurseve natyrore që ka Kosova, ajo nuk ka kapacitetet e nevojshme për të mbuluar kërkesën e saj për energji elektrike, andaj për të mbuluar mungesën e energjisë paraqitet nevoja për importe, të cilat në dekadën e fundit kanë qenë në sasi mjaft të mëdha dhe janë shoqëruar me kosto mjaft të larta. Qëllimi …


Tatimi Në Pronë Në Komunën E Ferizajt, Agnesa Murseli Mar 2021

Tatimi Në Pronë Në Komunën E Ferizajt, Agnesa Murseli

Theses and Dissertations

Tatimi në pronë është jetik për funksionimin e komunave. Të hyrat nga TP-ja përdoren për të financuar investimet dhe shërbimet kyçe publike dhe mospagesa ose pagesa e vonuar mund të pengojnë në ofrimin e shërbimeve të tilla. Edhe për komunat në Kosovë, tatimi në pronë është një nga burimet kryesore të të hyrave dhe duke gjeneruar këto të hyra, komunat në vazhdimësi krijojnë parakushte për mëvetësi nga niveli qëndror dhe realizim permanent të procesit të decentralizimit fiskal, si synim strategjik për zhvillimin e komunave në të ardhmen. Rëndësia e të hyrave nga tatimi në pronë për komunat në Kosovë rritë …


Produktiviteti I Punës Dhe Avantazhi Krahasues Rast Studimi : Ndikimi I Pandemisë Në Tregun Vendor, Diella Shumolli Mar 2021

Produktiviteti I Punës Dhe Avantazhi Krahasues Rast Studimi : Ndikimi I Pandemisë Në Tregun Vendor, Diella Shumolli

Theses and Dissertations

The purpose of the research is to show how important is labour productivity, and how the exchange from the COVID-19 pandemic has an impact that is directed at the entire labour market, and how the government has reflected with its measures against this pandemic in Kosovo. Secondary data collection methodology was used in this research. During the review and analysis of secondary data due to the institution in which the case study was conducted, such as the Administration of Statistics of Kosovo, on the topic covered by the research and presence in the problem statement chapter. Before the results, you …


Sistemi Financiar Në Kosovë, Hatije Luri Mar 2021

Sistemi Financiar Në Kosovë, Hatije Luri

Theses and Dissertations

Sistemi financiar është, pa as më të voglin dyshim, katalizatori apo më saktë, laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur. Nuk mund të teprohet dhe të identifikohet ekonomia me sistemin financiar të një vendi. Por, nuk mund të neglizhohet dhe as të pakësohet roli I pazëvendësueshëm I sistemit financiar në zhvillimin dhe begatinë ekonomike të një ekonomie kombëtare. (Bundo, Luci, & Cane, 2002).

Ky përkufizim shpreh më së miri rolin kryesor të një sistemi financiar për ekonomin e një vendi.

Në botë sot njihen dy orientime të mëdha të sistemit financiar, ai I orijentuar nga tregu dhe …


Krahasimi I Ekonomive Kosovë-Shqipëri, Leuarta Maloku Mar 2021

Krahasimi I Ekonomive Kosovë-Shqipëri, Leuarta Maloku

Theses and Dissertations

Ky punim shkencor fillon me një hyrje të përgjithshme rreth ekonomive të dy vendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se si është e përbërë ekonomia e dy vendeve.

Pastaj tek kapitulli i dytëështë paraqitur më në detaje e gjithë përbërja e ekonomive të këtyre dy shteteve. Fillimisht fillojmë më ekonominë e Kosovës, në pjesën e parëështë e elaboruar gjendja e bruto produktit ndër vite i paraqitur edhe në përqindje. Gjithashtu janë të paraqitura edhe sektorët më të zhvilluar.

E njëjta vlenë edhe për vendin e dytë apo Shqipërinë. Pastajështë i paraqitur edhe krahasimi mes dy vendeve dhe bashkëpunimi mes …


Ndikimi I Politikës Fiskale Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Xheneta Krasniqi Mar 2021

Ndikimi I Politikës Fiskale Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Xheneta Krasniqi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Gatishmëria Për Investime Financiare (Rast Studimi: Situata Investuese Gjatë Pandemisë Në Kosovë), Enur Pakashtica Feb 2021

Gatishmëria Për Investime Financiare (Rast Studimi: Situata Investuese Gjatë Pandemisë Në Kosovë), Enur Pakashtica

Theses and Dissertations

Qëllimi i punimit të seminarit është me i shfaqë aftësitë hulumtuese në lidhje me tregun si dhe të shfaqë ambientin investues, po ashtu punimi të seminarit ka për qëllim të shfaqë kompanitë me përformancën më të mirë po ashtu të tregohet se cila kompani nga bursat ndërkombëtare ka ambient më të mirë investimi. Metodat e hulumtimit të punimit të seminarit janë përmbajtur ngjarjeve me temën, strukturës së punimit dhe pyetjeve tona që i kemi parashtruar për punim. Ajo se çfarë përmes punimit të seminarit kamë dashur të arrijë është të ofrojmë ngjarje për ambientin investues në tregun global. Rezultatet gjatë …


Ndikimi I Nvm-Ve Në Zhvillimin Ekonomik Të Komunës Së Podujevës, Minire Namani Feb 2021

Ndikimi I Nvm-Ve Në Zhvillimin Ekonomik Të Komunës Së Podujevës, Minire Namani

Theses and Dissertations

Kërkesat për punësim janë të vazhdueshme për të përmbushur nevojat dhe kërkesat tona. Këto kërkesa sa vijnë e shtohen me rritjen e familjes e si pasojë edhe rritja e konsumit. Këto nevoja nuk mund plotësohen në qoftë se nuk kemi të ardhura, rrjedhimisht nëse nuk jemi të punësuar. Por, kush janë punëdhënësit më të mëdhenj dhe si duhet qasur ekonomisë së një vendi ndërlidhet me vet faktin dhe rëndësinë që kanë punëdhënësit më të mëdhenj, e që janë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Pra ekonomia e një vendi varet pikërisht nga numri i NVM-ve, sepse ato punësojnë numrin më …


Sistemi Tatimor Në Republikën E Kosovës, Ardiana Kërqeli Jan 2021

Sistemi Tatimor Në Republikën E Kosovës, Ardiana Kërqeli

Theses and Dissertations

Gjatë viteve të fundit kemi parë edhe përmirësime teknologjike të avancuara çdo herë e më shumë, këto janë të rëndësishme pasi që identifikimi dhe menaxhimi mund të monitorohen më lehtë dhe më saktë. Në këtë punim trajtohen disa çështje bazike të cilat shtrohen sot në sistemin tatimor në Republiken e Kosoves, ne funksion te zhvillimit ekonomik, sepse trendet e reja integruese ekonomike dhe orientimi drejt ekonomise se tregut, imponon nevojen se sistemi tatimor te adaptohet me kete proces dhe te ndihmon ato duke mbajtur ne rritje zhvillimin dhe e qendrueshem te ekonomik. Të Hyrat Publike dhe qevera e Shtetit, qasen …


Optimalizimi I Formës Së Dizajnit Duke Përdorur Cad/Cae Sistemet, Namik Tola Jan 2021

Optimalizimi I Formës Së Dizajnit Duke Përdorur Cad/Cae Sistemet, Namik Tola

Theses and Dissertations

Computer Aided Design (CAD) dhe Computer Aided Engineering (CAE) janë mjetet më të rëndësishme teknologjike qe ingjinierët dhe dizajnerët i përdorin për të zhvilluar dhe përmirësuar produktet në përditshmëri (formën, dizajnin dhe procesin e optimizimit). Për këtë arsye, ky studim shfaq rendesinë e përdorimit te CAD-it për modelimin e pjesëve dhe veglave, si dhe pjesën e CAE-it për analiza të ndryshme ingjinierike si presionin në pika të ndryshme, apo aerodinamikën e makinerive të ndryshme, flow simulation dhe shumë analiza tjera.

Kjo temë prezanton përdorimin e CAD/CAE sistemeve për modelimin dhe analizimin e procesit stress dhe strain dhe rezultatet e kalkulimeve …


E Ardhmja E Edukimit Dhe Teknologjitë Digjitale, Bulëza Ejupi Jan 2021

E Ardhmja E Edukimit Dhe Teknologjitë Digjitale, Bulëza Ejupi

Theses and Dissertations

Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë informatike dhe të komunikimit gjithnjë e më shumë bëhet i gjitheperfshires në shumë sfera shoqërore. Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin. Arsimimi dhe dituria janë baza e çdo zhvillimi njerëzor dhe ato janë e drejta fondamentale për çdo qenie njerëzore.Shoqëria e bazuar në dituri nevojitet që të posedojë aftësi të mira komunikuese dhe sociale, të jetë e mirë informuar dhe të jetë gjithmonë e gatshme të mësojë gjëra të reja. Për t’u bërë pjesëtar të kësaj shoqërie qytetarët duhet të marrin pjese në mënyrë aktive në këtë shoqëri dhe ti ndjejnë benifitet e …


Implementimi I Erp, Kushtrim Rrecaj Jan 2021

Implementimi I Erp, Kushtrim Rrecaj

Theses and Dissertations

Planifikimi i burimeve të ndërmarrjes (ERP) përcaktohet si aftësia për të ofruar një suitë të integruar të aplikacioneve të biznesit. Mjetet ERP ndajnë një proces të përbashkët dhe modelin e të dhënave, duke mbuluar procese të gjera dhe të thella operacionale nga fundi në fund, siç janë ato që gjenden në financa, HR, shpërndarje, prodhim, shërbim dhe zinxhirin e furnizimit. Aplikimet ERP automatizojnë dhe mbështesin një gamë të proceseve afariste dhe operative të biznesit nëpër industri të shumëfishta, duke përfshirë linjën e biznesit, përballjen ndaj klientit, administrative dhe aspektet e administrimit të pasurive të një ndërmarrjeje. Sidoqoftë, vendosjet e ERP …