Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 91 - 106 of 106

Full-Text Articles in Business

Ndikimi I Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Produktivitet Të Biznesit: Një Analizë E Nvm-Ve Në Kosovë, Blerta Jusaj Mar 2017

Ndikimi I Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Produktivitet Të Biznesit: Një Analizë E Nvm-Ve Në Kosovë, Blerta Jusaj

Theses and Dissertations

Me dinamiken e jetës në ditët e sotme dhe me ritmet e shpejta pothuajse marramendëse të zhvillimit dhe të ndryshimit të gjërave në jetën e përditshme, bizneseve u imponohet të jenë sa më fleksibile dhe inovative në mënyre që ti bëjne ballë konkurrencës së tregut tu përshtaten këtyre ndryshimeve dhe të arrin të korrin suksese. Të jeshë konkurrent në treg do të thotë të jeshë inovativ dhe të jeshë në hap me ndryshimet që ndodhin për të qenë i till biznesi ka nevojë për informacione, informacionet sigurohen nga hulumtimi i tregut. Pikërisht ky është qëllimi i këtij punimi që të …


Strategjitë E Marketingut Të Kompanive Të Duhanit Në Kosovë, Loreta Nitaj Mar 2017

Strategjitë E Marketingut Të Kompanive Të Duhanit Në Kosovë, Loreta Nitaj

Theses and Dissertations

Dihet mirëfilli se përzgjedhja e strategjive adekuate në biznes është një sfidë jo e lehtë biznesore të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit e në veçanti në kohët e fundit kur ndërmarrjet afarojnë në një ambient shume turbulent, mjaft dinamik, duke u ballafaquar me një konkurrencë të lartë në treg, nën ndikimin e inovacioneve të produkteve dhe përdorimit të strategjive të ndryshme nga ndërmarrjet me qëllim të pozicionimit sa më solid në treg. Argumentet e tilla stimulojnë interesimin e menaxhmentit te ndërmarrjeve për tu njohur me strategjitë të cilat i zgjedhin dhe i zbatojnë sot ndërmarrjet në …


Letrat Me Vlerë, Blerina Shabani Feb 2017

Letrat Me Vlerë, Blerina Shabani

Theses and Dissertations

Oferta dhe kërkesa për mallra daton që herët, plasimi dhe blerja e mallrave për të plotësuar kërkesat e familjeve, ka shtyrë në krijimin e një vendkëmbimi të thjeshtë për të blerë dhe shitur gjëra të ndryshme. Njerëzit kanë shkëmbyer mallrat në forma ndryshme në tregje të vogla apo në mënyrë individuale.

Në fillim nuk ka ekzistuar paraja si mjet pagese, por tregjet janë përdorur si vend shkëmbimi të mallrave ndërmjet veti, pra produkti është këmbyer me produktin tjetër dhe varësisht nga vlera e produktit është llogaritur edhe masa.

Shtrohet pyetja po çka është paraja?!

Paraja thonë po citoj “E …


Shfrytëzimi I Rrjeteve Sociale Nga Bizneset Kosovare Dhe Ndikimi I Tyre Tek Konsumatorët, Drilon Selmani Feb 2017

Shfrytëzimi I Rrjeteve Sociale Nga Bizneset Kosovare Dhe Ndikimi I Tyre Tek Konsumatorët, Drilon Selmani

Theses and Dissertations

Se sa të rëndësishme janë sot rrjetet sociale për bizneset/organizatat e dëshmon edhe vëmendja e madhe që i jepet këtij sektori nga ndërmarrësit. Se sa vlerësohet kjo gjë në Kosovë dhe sa ndikon tek konsumatorët do ta shohim gjatë hulumtimit rreth bizneseve dhe konsumatorëve. Sa i përket qëllimit kryesor të hulumtimit, qëllim parësor ka qenë se sa bizneset Kosovare përdorin rrjetet sociale dhe po ashtu për përfitimet nga këto mundësi promovuese, si dhe ndikimi i tyre tek konsumatorët dhe shpenzimet e bizneseve për rrjetet sociale. Dhe në fund hulumtimi të përdoret si referim i bizneseve për stimulim dhe shtytje për …


Ndikimi I Etikës Menaxheriale Në Përgjegjësitë Sociale Të Bizneseve, Fatlume Mustafa Feb 2017

Ndikimi I Etikës Menaxheriale Në Përgjegjësitë Sociale Të Bizneseve, Fatlume Mustafa

Theses and Dissertations

Në Kosovë mund të themi që përgjegjësia sociale është një koncept i ri. Është folur shumë pak rreth përgjegjësisë sociale në lidhje me ndërmarrjet sepse ata e kanë të vështirë të kuptojnë që përfshirja në përgjegjësinë sociale shërben si një element ndihmës dhe mjaft motivues për rritjen e fitimit. Ky hulumtim përpos pjesës teorike do të ketë edhe pjesën empirike e cila do të realizohet me hulumtim të personave të ndryshëm në marrëdhënie pune. Metodologjia e hulumtimit është e bazuar në hulumtimin kërkimor shumë dimensione, që ofron një mundësi gjithëpërfshirëse për ngritjen e besueshmërisë së studimit shkencor. Popullacion për ketë …


Tregtia Ndërkombëtare Dhe Globalizimi, Fjollë Rrustemaj Feb 2017

Tregtia Ndërkombëtare Dhe Globalizimi, Fjollë Rrustemaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim kam paraqitur zhvillimin e procesit të tregtisë ndërkombëtare dhe globalizimit, në trendin ndërkombëtar të fjales si edhe ndikimet e globalizimit në ekonominë ndërkombëtare. Eshtë e ditur se globalizimi ka aspektet e veta pozitive dhe negative, porse gjithësesi sjell ndërrime esenciale në ekonomi. Bota e zhvilluar është bartëse e procesit të globalizimit dhe pikërisht ata kanë shfrytëzuar më së miri rrethanat aktuale ekonomike botërore. Me zhvillimin e teknologjisë informative dhe komunikative bota është bërë një e tërë në kuptimin e ekonomisë, ndërkaq lidhja mes këtyre dysubjekteve në pjesë të ndryshme të globit, zakonisht arrihet apo realizohet në periudhen …


“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani Feb 2017

“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani

Theses and Dissertations

This thesis aims, through a detailed presentation to provide clarification for a better understanding of what internal and external audit definition, objectives, functions and stages of its development mean. It will also identify differences and similarities between them by analysing their characteristics such as: to whom they report, what are the objectives, what they cover and the responsibilities of improvement.

This study will use the quantitative and qualitative data by exploring literature and analysing previous researches to bring focus of importance the process of audit has, and comparing results of findings for different requirements entities have in different countries they …


Markat Tregtare Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Kompanive Të Sapothemeluara Në Kosovë, Valdrin Asllani Feb 2017

Markat Tregtare Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Kompanive Të Sapothemeluara Në Kosovë, Valdrin Asllani

Theses and Dissertations

Është e pa argumentushme që marka tregtare është aktivitet krucial dhe ‘mbijetues’ në suksesin e kompanive të sapothemeluara. Kjo temë prezanton aktivitetin hulumtues për çasjen e kompanive starts-up në Kosovë dhe rolin e brandingut në këto kompani të sapo themeluara. Përgjithësisht, në Kosovë mungon aktiviteti hulumtues shkencor për aktivitetet e brendingut, andaj, konsideroj që kjo temë është vlerë e shtuar për kompanitë kosovare gjithashtu, për pasurim akademik hulumtues e shkencor.

Për sa i përket metodologjisë; qasja kualitative do të përdoret kryesisht bazuar në raste konkrete. Studimi i rasteve konkrete do të lejoj që të eksplorohet më në detaje dhe të …


“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani Feb 2017

“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani

Theses and Dissertations

This thesis aims, through a detailed presentation to provide clarification for a better understanding of what internal and external audit definition, objectives, functions and stages of its development mean. It will also identify differences and similarities between them by analysing their characteristics such as: to whom they report, what are the objectives, what they cover and the responsibilities of improvement. This study will use the quantitative and qualitative data by exploring literature and analysing previous researches to bring focus of importance the process of audit has, and comparing results of findings for different requirements entities have in different countries they …


Si Ndikon Brendi I Produkteve Ushqimore Në Sjelljen E Konsumatorit, Yllza Osmani Feb 2017

Si Ndikon Brendi I Produkteve Ushqimore Në Sjelljen E Konsumatorit, Yllza Osmani

Theses and Dissertations

Në ekonominë e tregut ndërmarrjet e shumta prodhojnë produkte të llojeve të ndryshme me sasi të mëdha që shpeshëherë përmbushin nevojat identike. Produktet e tilla veqohen me brend. Një brend prezanton një produkt apo shërbim, dimensionet e të cilit ndryshojnë nga produktet apo shërbimet e tjera. Këto ndryshime mund të jenë funksionale, racionale, ose të prekshme – referuar performancës së produktit të atij brendi. Ndryshimet gjithashtu mund të jenë simbolike, emocionale, ose të paprekshme – referuar në atë se çka prezanton ai brend. Gjithë këto diferencime të produkteve të llojit të njëjtë por me brendim të ndryshëm përcillen tek konsumator. …


Strategjitë E Orientimit Në Treg Tek Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mëdha Në Kosovë, Agon Gashi Jan 2017

Strategjitë E Orientimit Në Treg Tek Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mëdha Në Kosovë, Agon Gashi

Theses and Dissertations

Që të mund të drejtoj afarizmin e vet drejt arritjes së caqeve të veta, ndërmarrja duhet të zhvilloj strategji e cila i mundëson asaj të përshatë afarizmin e vet ndryshimeve të vazhdueshme të tregut. Shpejtësia e përshtatjes së ndërmarrjes kushteve të reja të tregut varet nga pregaditja e ndërmarrjes për këto ndryshime. Afaristët largpamës parashikojnë sfidat dhe shanset që mund të sjellë zhvillimi i çdo situate të veçantë në treg. Ata përshtasin qëllimet afariste dhe përcaktojnë resurset e nevojshme për arritjen e këtyre qëllimeve. Zhvillimi i strategjive për qëndrueshmëri konkurruese në treg, implementimi i tyre, përshtatja e këtyre strategjive ndaj …


Sistemi Bankar Dhe Ndikimi I Tij Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Albiona Selmancena Jan 2017

Sistemi Bankar Dhe Ndikimi I Tij Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Albiona Selmancena

Theses and Dissertations

Procesi i tranzicionit që filloi në vitet e 90- ta të shekullit XX, shkaktoi rënien e sistemit socialist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shpërbërja e RFSJ, dhe futja e Kosovës në administrimin e dhunshëm të Serbisë e ka shkatërruar sistemin ekonomik dhe atë bankar edhe ashtu të pa qëndrueshëm që e kishte Kosova në kuadër të ish shtetit Jugosllav. Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore në ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Dhe kështu bankave në Kosove iu është dashur të bëjnë …


Ndikimi I Politikave Doganore Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë, Bleron Krasniqi Jan 2017

Ndikimi I Politikave Doganore Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë, Bleron Krasniqi

Theses and Dissertations

Ekonomia e Kosovës varet shumë nga masat fiskale që i aplikon shteti.

Përmes Institucionit të doganës së Kosovës realizohet zbatimi i politikes fiskale dhe tregtare në vend, aplikimi i takses doganore luan një rolë shumë të rëndësishem ne trendet zhvillimore ekonomike të Kosovës.

Taksa doganore në Kosovë ka rol fikal, nga analiza e kryer (përmes intervistave të kryera me respondent të ndryshem) për këtë punim vijm në perfundim se roli fiskal duhet që në mënyrë graduale të ndryshoj në rolin ekonomik.

Kosova bënë pjesë në kategorin e vendeve që ende janë në tranzicion, ajo ka nje zhvillim të ngadalshem ekonomik. …


Investimet Në Sektorin Privat Dhe Zhvillimi I Qëndrueshëm, Dorina Hakaj Jan 2017

Investimet Në Sektorin Privat Dhe Zhvillimi I Qëndrueshëm, Dorina Hakaj

Theses and Dissertations

Është shumë i rëndësishëm zhvillimi ekonomik për një vend, e me zhvillim ekonomik kuptojmë rritje të kushteve të jetesës, rritje të të ardhurave, rritje në prodhimtari, kushte më të mira shëndetësore dhe arsimore etj. Kosova është një vend ku zhvillimi ekonomik lë shumë për t’u dëshiruar, e për zhvillimin e një vendi një rol të rëndësishëm luajnë investimet në sektorin privat dhe zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori. Andaj ky punim trajton investimet në sektorin privat, me një theks të veçantë investimet e huaja direkte në këtë sektor. Investimet e huaja direkte luajnë një rol jetik në ekonominë e vendit …


Influenca E Reklamës Dhe Preferenca E Markës, Jehon Kadrija Jan 2017

Influenca E Reklamës Dhe Preferenca E Markës, Jehon Kadrija

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi është analizimi i influencës që ka reklama në preferencën e markës. Për të realizuar studimin është përdorur metodologji sasiore. Të dhënat primare janë mbledhur me anë të një pyetësori i cili përbëhet nga 17 pyetje dhe ndahet në tre seksione. Në seksionin e parë paraqiten të dhënat demografike. Seksioni i dytë përbëhet nga tetë pyetje të vlerësuara sipas shkallës likert nga 1-5, me anë të cilave vlerësohet influenca që kanë reklamat në blerjen e një marke dhe seksioni i tretë përbëhet nga 9 pyetje me anë të të cilave vlerësohen faktorët që ndikojnë në preferencën e …


Norma E Interesit Në Kredi Analizë E Cilësisë Së Të Dhënave Përmes Treguesve Deskriptiv Statistikor, Vullnet Sokoli Jan 2017

Norma E Interesit Në Kredi Analizë E Cilësisë Së Të Dhënave Përmes Treguesve Deskriptiv Statistikor, Vullnet Sokoli

Theses and Dissertations

Në këtë punim janë trajtuar aspektet teorike lidhur me kuptimin e përgjithshëm të treguesve deskriptiv statistikor. Njohja e koncepteve teorike na mundëson që ta kuptojmë se cfarë na shërbejnë konkretisht keta tregues, cfarë është kuptimi I tyre si dhe ndarjen e tyre.

Gjithashtu është përshkruar në përgjithësi funksioni i sitemit bankar pas pamvarsisë së Kosovës, gjegjësisht pas 17 shkurtit 2008, ndikimi i tyre ne ekonomine e Kosovës, duke marë për bazë levizjet dhe trendet e normave të interesit që e kanë karakterizuar këtë sektor, dhe ndikimin në sektor të ndryshëm të ekonomisë, duke filluar nga ekonomitë familjare, NVM, industrin e …