Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 421 - 450 of 838

Full-Text Articles in Architecture

Shtëpi Observimi, Leart Miftari Jun 2018

Shtëpi Observimi, Leart Miftari

Theses and Dissertations

Bukuria e qiellit të natës është në vetvete një element i mjaftueshëm për të krijuar elemente arkitekturore shumë emocionale. Së bashku me të, vendosjen interesante të Roccascalegna siguron një mundësi unike për të dizajnuar arkitekturën si një element që synonë të lë një shenjë në arkitekturen bashkëkohore. Shtëpitë e Observatorit synojnë të krijojnë një vend unik në botë ku modernizmi i shtëpive mund të jetë i kombinuar me magjepsjen e lashtë të qiellit. Duke qëndruar në fortesë, vizitorët dëshirojnë të jetojnë në një dimension shpirtëror ku njeriu mund të përjetojë emocione primitiv falë kontaktit me një bukuri të lashtë. Një …


Ndërtesat E Banimit – Hotel Malor, Mahmut Ajvazi Jun 2018

Ndërtesat E Banimit – Hotel Malor, Mahmut Ajvazi

Theses and Dissertations

Në këtë temë të diplomës do të trajtohet: Mungesa e hoteleve malore në zonat turistike që tani më janë të frekuentuara nga shumë vizitorë.

Mungesa e hoteleve malore në shumë lokacione të Kosovës është edhe pasoj e mos një zhvillimi te qëndrueshëm turistk në vendit tonë.

Për të realizuar këtë punim janë perdorur dy metodologji studimi:

  • Secondary research (Kërkim dytësor) - i cili është përdorur për të studiuar konceptet teorike të problemeve dhe zgjidhjeve të vend pushimeve, relaksimit dhe ruajtjes se ambienit. Gjatë këtij studimi janë perdorur të dhënat që janë mbledhur nga hulumtime, shembuj, kërkime, analiza të eksperteve të …


Kompleksi I Degustimit Të Verërave, Nasib Krasniqi Jun 2018

Kompleksi I Degustimit Të Verërave, Nasib Krasniqi

Theses and Dissertations

Turizmi është një aktivitet i rëndësishëm i cili është i orientuar në shfrytëzimin e potencialeve turistike të një vendi. Industria e turizmit në Kosovë është ende industri që po lind, në një fazë shumë të hershme të zhvillimit krahasuar me vendet tjera të Evropës Juglindore. Edhe pse Republika e Kosovës ka potenciale turistike te mjaftueshme, ende këtë veprimtari nuk e trajton ne vendin e duhur për zhvillimin ekonomik te vendit. Turizmi në vendin tonë nuk është më i zhvilluari por është më pak i identifikuar dhe më pak i zhvilluar dhe ka nevojë të madhe për të ofruar një marketing …


Teatër I Hapur, Adonis Rexhepi Jun 2018

Teatër I Hapur, Adonis Rexhepi

Theses and Dissertations

Teatri në thelbin e tij ka aktin, ngjarjen, ndodhinë. Është vendi ku ngjarjet që kanë ndodhur, po ndodhin dhe mund të ndodhin, bashkohen në një moment të vetëm. Asgjë nuk ka ndodhur, nuk po ndodh dhe nuk mund të ndodhë jashtë hapësirës. Hapësira është thelbi i çdo ndodhie. Prandaj, hapësira në teatër nuk është vetëm elementi fizik i nevojshëm për veprimin, por po ashtu edhe thelbi dhe shpirti i çdo teme teatrale. Ndërlidhja në mes, ngjarjes - temës - hapësirës është ideja kryesore e ndërhyrjes arkitekturore. Në vend që të fokusohet në dizajnimin e skenës klasike teatrore, ky projekt fokusohet …


Objektet E Banimit – Objekt Shumëbanesorë Afarist, Art Dubovci May 2018

Objektet E Banimit – Objekt Shumëbanesorë Afarist, Art Dubovci

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Ndërtesat Shoqërore (Bibloteka E Qytetit), Jona Bytyqi May 2018

Ndërtesat Shoqërore (Bibloteka E Qytetit), Jona Bytyqi

Theses and Dissertations

Duke parë kërkesat e të rinjëve të prizrenit dhe dëshira e madhe e vetë qytetarëve të prizrenit, ky projekt plotëson nevojën e qytetit dhe studentëve e nxënësve për biblotekë.

Pasi që bibloteka aktuale që ka prizreni është shumë e vogël dhe në gjendje jo shum të mire, gjithashtu edhe shfrytëzimi i vogël i sallave për lexim ka bërë që nxenësit dhe studentët te kërkojnë hapsirë me adekuate për zgjerimin e saj ose ndërtimin e një bibloteke të re në shfrytëzimin e librave dhe dijes që të rinjët dhe ky vend ka nevojë.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është ti përmbush …


Kompleks Banesor-Afarist, Puhovc - Pejë, Egzonjeta Ademaj May 2018

Kompleks Banesor-Afarist, Puhovc - Pejë, Egzonjeta Ademaj

Theses and Dissertations

“...ndërtesat lindin me qëllimin për t'u shërbyer njerëzve” Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e funksional, ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme, atë humane, mendore dhe psikologjike. Një filozofi e Dizajnit Arkitektural u shfaq në fillim të shek. XX, me pohimin se një ndërtesë duhet të ketë strukturë dhe plan që i përgjigjet kërkesave funksionale, të harmonizuara me ambientin e saj natyral dhe të formoj një tërësi intelektuale të qartë dhe të integruar. Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri …


Ndërtesa Shoqërore" Galeri E Artit ", Dodona Rushiti May 2018

Ndërtesa Shoqërore" Galeri E Artit ", Dodona Rushiti

Theses and Dissertations

Edukimi është element kritik për zhvillim. Mos edukimi dhe mos njohja e kulturës ndikon në krijimin e një shoqërie të zbrazët dhe të pakompletuar.Një nga objektivat primare të artit është edukimi rreth kulturës dhe vetë njeriut në shoqëri. Galeria e artit modern me theks të veqant po tenton të vertetoj atë se ne mbajm mend më shumë atë që shohim se sa atë që lexojmë.Përveq faktit që galeria e artit modern ndikon në pasurimin dhe njohjen tonë me kulturen,skulpturen,pikutren dhe shumë arte të bukura,shumë njerëz e vizitojn për tu larguar nga stresi,depresioni dhe problemet që po shkakton jetesa bashkëkohore.Prizreni siqendra …


Kompleks Banesor-Afarist, Puhovc - Pejë, Edona Dreshaj May 2018

Kompleks Banesor-Afarist, Puhovc - Pejë, Edona Dreshaj

Theses and Dissertations

“...ndërtesat lindin me qëllimin për t'u shërbyer njerëzve” Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e funksional, ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme, atë humane, mendore dhe psikologjike. Një filozofi e Dizajnit Arkitektural u shfaq në fillim të shek. XX, me pohimin se një ndërtesë duhet të ketë strukturë dhe plan që i përgjigjet kërkesave funksionale, të harmonizuara me ambientin e saj natyral dhe të formoj një tërësi intelektuale të qartë dhe të integruar. Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri …


Konstruimi I Muzeut Të Kosovës, Blerina Demaku Apr 2018

Konstruimi I Muzeut Të Kosovës, Blerina Demaku

Theses and Dissertations

Ndërtesa monumentale "Muzeu i Kosovës" gjendet në zonën e ngushtë historike të qytetit të Prishtinës në rrugën “Ibrahim Lutfiu” dhe është ndërtuar rreth viteve 1885/86. Objekti është ndërtuar nga Austro - Hungaria për nevojat e ushtrisë turke. Deri në vitin 1975 objekti ka qenë seli e komandës ushtarake gjatë regjimit të ish RSFJ për regjionin e Prishtinës. Në oborrin e saj ka ekzistuar edhe Sahat Kulla e Vjetër. Prej vitit 1980 objekti shfrytëzohet si Muze i Kosovës. Planimetria e ndërtesës është drejtkëndëshe në etazhe: B+P+2+NK dhe është e ndërtuar me materiale ndërtimore si gurë, tulla, dru e mermer. Kulmi është …


Çerdhe, Besarta Bytyqi Apr 2018

Çerdhe, Besarta Bytyqi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Resort Malor – Hotel, Arbër Krasniqi Apr 2018

Resort Malor – Hotel, Arbër Krasniqi

Theses and Dissertations

Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijës dhe promovimin e arkitekturës së mirëfillët dhe asaj minimaliste në Kosovë. Ideja rreth këtij projekti erdhi duke parë problemet dhe duke u bazuar në projektet të cilat janë finalizuar në Kosovë, ku kemi parë një degradim total të arkitekturës dhe natyrës në përgjithësi, sidomos tek rastet e resorteve malore, ku nuk janë perdorur materialet dhe metodat adekuate në mënyrë që të kemi përshtatshmeri me natyrën. Kosova është e pasur me bukuri natyrore të cilat meritojnë një trajtim të dinjitetshëm, në mënyre që të mos degradohen nga ndërtimet e pakontrolluara dhe të pa …


Eko Villë, Minire Bllaca Apr 2018

Eko Villë, Minire Bllaca

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Lagje Banimi Individual, Pejë, Elona Morina Apr 2018

Lagje Banimi Individual, Pejë, Elona Morina

Theses and Dissertations

Shtëpia që nga periudhat më të hershme të shfaqjes së njërzimit ka shërbyer si nevojë esenciale për strehim. Ndonëse me kalimin e kohës dhe zhvillimin e teknologjisë ajo ka ndryshuar pothuajse kryekput për nga të gjitha aspektet dhe shkon përtej nevojave utilitare, koncepti i saj vazhdon të mbetet i njëjtë. Qëllimi parësor i këtij punimi mbetet studimi i njësive të shtëpive të banimit si objekte për strehim dhe banim sa më komod në suaza të banimit individual. Duke e ditur që në Kosovë për këto objekte nuk është punuar mjaftueshëm në atë aspekt që lagjet e banimit të kenë një …


Resort Malor – Vilat, Rinor Ahmetaj Apr 2018

Resort Malor – Vilat, Rinor Ahmetaj

Theses and Dissertations

Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijës dhe promovimin e arkitekturës së mirëfillët dhe asaj minimaliste në Kosovë. Ideja rreth këtij projekti erdhi duke parë problemet dhe duke u bazuar në projektet të cilat janë finalizuar në Kosovë, ku kemi parë një degradim total të arkitekturës dhe natyrës në përgjithësi, sidomos tek rastet e resorteve malore, ku nuk janë perdorur materialet dhe metodat adekuate në mënyrë që të kemi përshtatshmeri me natyrën. Kosova është e pasur me bukuri natyrore të cilat meritojnë një trajtim të dinjitetshëm, në mënyre që të mos degradohen nga ndërtimet e pakontrolluara dhe të pa …


Banim Individual – Vile, Mariglen Boçi Mar 2018

Banim Individual – Vile, Mariglen Boçi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Shkollë E Muzikës Dhe Baletit, Armira Mula Mar 2018

Shkollë E Muzikës Dhe Baletit, Armira Mula

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Resort Malor Me Vila Për Pushim, Mavrovëgostivar, Naile Fejzullahu Mar 2018

Resort Malor Me Vila Për Pushim, Mavrovëgostivar, Naile Fejzullahu

Theses and Dissertations

Meqenëse vilat kanë për qëllim të sjellin qetësi, pushim dhe komoditet, atëherë atyre duhet të ju kushtohet rëndësi e posaqme, në trajtimin e tyre, të formës, madhësisë dhe funksioneve të integruara në të. Gjatë projektimit të tyre duhet pasur kujdes ndaj ambientit, reagimit ndaj vendit, profesionit të pronarit, e të gjitha këto sjellin problem por që në fakt tërë këto mundësojnë që ne të jemi sa më kreativ në aspektin arkitektonik , funksional dhe estetik. Duke u bazuar në rëndësinë e tyre dhe vendndërtimin, atëherë zgjedhja për zhvillimin e detyrës do t`i përmbaj po këto karakteristika.Pamja piktoreske e lokacionit, gjithë …


Stadiumi Olimpik I Prizrenit, Mirso Xhaferi Mar 2018

Stadiumi Olimpik I Prizrenit, Mirso Xhaferi

Theses and Dissertations

Sporti ka qenë gjithmonë një ndër Aktivitetet më të preferuara të Njeriut në Jetën e përditshme. Është shumë e rëndësishme që qdo person të mirret me këtë Aktivitet, por na duhen hapësirat ku mundë të zhvillojmë këtë aktivitet. Duke marë parasysh qe vendi ynë ka shumë Talenta të Sportit, Stadiumet janë Objektet për të cilat kemi më së shumti nevojë. Me anë te Sportit gjithmonë hapim edhe rrugët tjera duke luftuar Racizmin, udhëtime, njohje me Kultura tjera, krijimin e një shoqërie të gjërë ne Vendin ku jetojm po ashtu edhe jasht Vendit. Për keto arsye dhe shumë arsye tjera, Zona …


Qendra Tregëtare Dhe Stacion Të Autobuseve, Festim Morina Mar 2018

Qendra Tregëtare Dhe Stacion Të Autobuseve, Festim Morina

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Rizbulimi I Lagjeve Periferike Në Kosovë, Eduarsa Haziraj Mar 2018

Rizbulimi I Lagjeve Periferike Në Kosovë, Eduarsa Haziraj

Theses and Dissertations

Qysh me fillimin e njërzimit shtëpia ishte një nevojë esenciale. Edhe pse dallon mënyra dhe kultura e jetesës ndër shekuj, që nga koha kur njeriu jetonte në shpella e deri tek smart home, koncpeti thelbesor i shtepisë si “çati per strehim në sherbim të njërzve” mbetet akoma i njejtë edhe në ditët e sotit. Mënyra se si ka evoluar mënyra e jetesës dhe ndëtimit të shtepive gjatë historisë së njerzimit akoma mbetet sfiduese për shkak të kërkësave të reja dhe të vazhdueshme, zhvillimit të teknologjisë, zbulimit të materialeve të reja innovative dhe tendecës që të mbetemi në hap me kohën. …


Objekte Shumëbanesore, Bilsan Elezi Feb 2018

Objekte Shumëbanesore, Bilsan Elezi

Theses and Dissertations

Definimi i objekteve shumëbanesore: Objektet shumëbanesore të banimit mund të definohen si grumbullim i njësive për banim të përkohshëm apo të përhershëm, të përsëritura horizontalisht dhe vertikalisht në disa kate, të cilat ndajnë së bashku strukturën, konstruksionin dhe një numër të kthinave dhe hapësirave kolektive, qoftë të brendshme (komunikimin, kthinat sociale, kulturore, të shërbimeve, etj) po ashtu edhe të jashtme (rrugicat, oborret, kopshtet, parkingjet, etj). Karakteristikë veçuese e objekteve shumëbanesore është DENSITETI.

Këto objekte varësisht prej vendit, dedikimit specifik dhe konceptit të dizajnit njihen edhe si: Banim Kolektiv (Shared Housing), Banim Shumëfamiljar (Multi-Family Housing), Ndërtesa Apartamentesh (Apartment Buildings), Banim Shumëkatësh …


Banim I Integruar Social, Besa Haziri Feb 2018

Banim I Integruar Social, Besa Haziri

Theses and Dissertations

Shtëpia në kuptimin objektiv është një strehë, një ndërtesë ose një strukturë e cila zakonisht shërben si vendbanim. Nuk është thjesht një vend fizik, ajo nuk është ku ne jemi, por kush ne jemi. Është një vend ku ndjehemi se i përkasim dhe ku mund të jemi vetvetja dhe me të cilën krijojmë një lloj lidhje emocionale. Nisur nga kjo secili njeri ka të drejtë ta ketë një vend që ta quaj shtëpi.

Banimi social është një term që i referohet banesave me qira të cilat mund të jenë në pronësi dhe të menaxhuara nga shteti, zakonisht me qëllim të …


Ndërtesë Shoqërore-Hotel Urban, Gazmend Rashiti Feb 2018

Ndërtesë Shoqërore-Hotel Urban, Gazmend Rashiti

Theses and Dissertations

Hotelet janë objekte që shërbejnë për banim/akomodim të shkurtër dhe të përkohshëm të njerëzve/mysafirëve,të cilët mund të kenë qëllime të ndryshme,duke filluar nga ato turistike,biznesore,udhëtimeve të ndryshme,konferenca e deri tepushimet,argëtimi,rekreimi. Këto institucione ofrojnë kushte optimale por edhe ekskluzive për qëndrim,fjetje,ushqim, rekreim,argëtim etj. Nga vetë përkufizimi i hoteleve shihet se kemi të bëjmë me një mori shërbimesh që duhet të ofrojnë këto institucione për të kenaqur kërkesat e ndryshme të klientelës. Së fundi,janë shfaqur dhe zhvilluar disa tipologji të ndryshme të hoteleve në varësi të vendit,klimës,destinimit dhe kërkesave specifike të klienteve dhe investitorëve,duke mos lënë anash qasjet dhe idetë kreative të …


Projektimi I Ndërtesës Së Shkollës Fillore Dhe Të Mesme Të Ulët, Fatbardha Fetahu Feb 2018

Projektimi I Ndërtesës Së Shkollës Fillore Dhe Të Mesme Të Ulët, Fatbardha Fetahu

Theses and Dissertations

Nevojat dhe kërkesat për arsim cilësor janë gjithmonë evidente kur një shtet është në tranzicion dhe po kalon një periudhë të rëndë ekonomike dhe sociale . Rëndësia e një shoqërie të arsimuar dhe mirë të informuar për të drejtat e tyre dhe interesat shtetërore është një domosdoshmëri për të pasur një shtet të zhvilluar dhe të qëndrueshëm .

Një ndërtesë shkollore e ndërtuar në mënyrë adekuate është domosdoshmëri për garantimin e rritjes së fëmijëve, mundësi dhe performancë e të mësuarit dhe zhvillimit të tyre kulturor dhe social.

Mjedisi shkollor është shqetësim i veçantë për nxënësit, të cilët kalojnë një kohë …


Objekte Shumëbanesore, Eron Krasniqi Feb 2018

Objekte Shumëbanesore, Eron Krasniqi

Theses and Dissertations

1.1 Historiku i zhvillimit të objekteve shumëbanesore: Nuk ka dyshim se dizajni i blloqeve të banimit është sot një ndër temat më interesante e atraktive për arkitekturën bashkëkohore, po ashtu edhe njëra nder sfidat e kësaj arkitekture, për arsye të konflikteve dhe ndryshimeve dramatike socio-ekonomike e po ashtu edhe ambientale. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, përdorimi i konstruksionit vertikal është siguruar të jetë zgjidhja më logjike dhe efektive. Megjithatë problematikat dhe kompleksiteti i banimit janë më të gjera së zgjidhja konstruktive. Në fillim të shek. XX vetëm 10% e popullsisë botërore jetonin në qytete. Ndërsa, dekada e pare …


Shndërrimi I Aeroportit Ushtarak Të Gjakovës Në Aeroport Civil – Terminali I Pasagjerëve., Ermali Imeri Feb 2018

Shndërrimi I Aeroportit Ushtarak Të Gjakovës Në Aeroport Civil – Terminali I Pasagjerëve., Ermali Imeri

Theses and Dissertations

Shndërrimi i aeroportit ushtarak të Gjakovës në aeroport civil – Terminali i pasagjerëve. Aeroporti i Gjakovës egziston që pas luftës së dytë botërore, kur është përdorur si aeroport bujqësor. Pas mbarimit të luftës së fundit, ushtria italiane investoi në një pistë të re 1800 metërshe dhe pajisje përcjellëse. Sot aeroporti është krejtësisht pasiv, i pambrojtur. Ideja e këtij punimi është të zhvillojmë një koncept se si mund të shndërrohet në aeroport civil dhe të riaktivizohet, njëkohësisht të ndikoj në të gjitha aspektet e shoqërisë. Punimi zhvillon hapësirën duke u bazuar fillimisht mbi statistika të madhësisë së aeroportit, mbi studime të …


Muzeu Historik I Dibrës, Era Fida Feb 2018

Muzeu Historik I Dibrës, Era Fida

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Objekt Individual-Vila, Diellza Veliqi Feb 2018

Objekt Individual-Vila, Diellza Veliqi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Banimiet Ekologjike Në Kontinierët Lëvizës, Deniza Blakaj Feb 2018

Banimiet Ekologjike Në Kontinierët Lëvizës, Deniza Blakaj

Theses and Dissertations

Duke u bazuar në atë se cfarë shohim në vendet e huaja, se sa rëndësi i japin reciklimit të gjërave, kam vendosur që në temë të diplomës të merëm me këtë cështje. Krahas materialëve recikluese ekologjike do të merëm edhe me zgjidhjen e problematikës kryesore që kanë studentët - Banimin. Objektivi kryesor i këtij hulumtimi janë kontinierët lëvizës të cilët do të reciklohen dhe të kthehën në hapësira banuëse për studentë - KONVIKTE. Kontinierë mund të reciklohën shumë lehtë dhe hapësira e tyre është mjaft komode për akomodimin e një përsoni. Krahas reciklimit të lehtë, kontinierët kanë një përparësi që …