Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 151 - 180 of 838

Full-Text Articles in Architecture

Blloku Urban - Ndërtesë Afaristo Banesore, Artizanë Redenica Feb 2020

Blloku Urban - Ndërtesë Afaristo Banesore, Artizanë Redenica

Theses and Dissertations

Urbanizimi është proces i rritjes së popullatës urbane,i zgjërimit fizik e hapësinor të qyteteve dhe i mënyrës urbane të jetesës.Mund të shihet si një mënyrë për të përmirësuar qytetërimin, duke i sjellë atij më shumë progres dhe zhvillim.[1] Si proces sjell zhvillim industrial dhe mirëqenie ekonomike, por jo kulturë shoqërore, që është thelbi i një qytetërimi. Pra, urbanizimi i shërben qytetërimit në të dy kahet e tij, mund të jetë ndihmës, por njëkohësisht edhe trazues i qytetërimit.Tregues I matjes së urbanizmit mund të merret pjesëmarrja e popullësisë e cila jeton në qytet ndaj popullësisë gjithsej.[1] Një gjë e tillë mund …


Shtëpi Banimi P+1, Blerina Hajdari Feb 2020

Shtëpi Banimi P+1, Blerina Hajdari

Theses and Dissertations

Në kushtet e sotme nuk kemi një jetes të rehatshme dhe te sigurt , andaj tema të cilen kam përzgjedhur për ta shqyrtuar në këtë tem diplome është planifikimi i një shtëpie banimi. Kjo temë mendoj qe është e rëndësishme pasi që planifikimi i duhur dhe i bazuar në norma dhe standard europiane mundëson një jetesë më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët. Arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme është sepse konsiderohet si një problem që duhet të trajtohet në një mënyrë të veqantë. Në vazhdimsi në Kosovë po ndërtohen shtëpi , blloqe , lagje pa ndonjë planfikim …


Analiza Arsimore, Ekonomike Dhe Infrastrukturore Projekt Ideor Per Shkolle Profesionale, Vildane Maliqi Feb 2020

Analiza Arsimore, Ekonomike Dhe Infrastrukturore Projekt Ideor Per Shkolle Profesionale, Vildane Maliqi

Theses and Dissertations

Kosova si një vend ne zhvillim është akoma ne procesin e plotesimit te kritereve te percaktuara nga Agjenda e Re Urbane. 12 indikatoret e vleresojne performancen e qyteteve dhe inciojne aktivitete te reja me qellim perafrimin ndaj vlerave europiane te planifikimit urban. Njera nder pikat eshte edhe fuqizimi i aftesimit profesional,te cilen e trajton edhe kjo teme diplome me qellim pershkrimin dhe analizen e gjendjes se arsimit te mesem ne Kosove dhe veprimet qe mund ti marrim si komunitet i arkitekteve per ti ardhur ne ndihme kesaj kauze. Sipas Agjensionit te Statistikave te Kosoves, ne shkolla profesionale i kemi 42888 …


Ndërtesat "S.M.A.R.T"- Analizë Dhe Projektim I Ndërtesave Publike (Çerdhe Në Rahovec), Valentinë Kilaj Fazliu Feb 2020

Ndërtesat "S.M.A.R.T"- Analizë Dhe Projektim I Ndërtesave Publike (Çerdhe Në Rahovec), Valentinë Kilaj Fazliu

Theses and Dissertations

Arkitektura si pjesë e përditshmërisë sonë luan rol të rëndësishëm në formësimin tonë si shoqëri. Në Kosovë, në periudhën e pasluftës ka humbur ndjenja e identitetit arkitekturor. Mirëpo, ky devijim ka filluar qysh më herët gjatë historisë. Gjatë periudhës së komunizmit të hershëm është ndërtuar me moton ''Shkatërro të vjetrën, ndërto të renë.''dhe kjo ka lënë pasoja të pakthyeshme në arkitekturë. Fazat tjera nuk kanë qenë më të mira në shoqërinë kosovare duke vazhduar me degradimin dhe zhdukjen e trashëgimisë sonë kulturore. Periudha e pasluftës solli trende të reja ndërtimi në Kosovë. Ndërtesat komerciale të përseritura në tërë territorin e …


’’Hotel Ne Qytet’’, Valon Raçi Feb 2020

’’Hotel Ne Qytet’’, Valon Raçi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Projektimi I Një Shkolle Profesionale, Era Krasniqi Feb 2020

Projektimi I Një Shkolle Profesionale, Era Krasniqi

Theses and Dissertations

Tema e këtij Punimi të Diplomës ka rëndësi të veçantë për popullin e Prizrenit dhe qytetit si tërësi, pasi që nuk ka shkollë të tillë në këtë rajon.

Ky hulumtim synon të pasqyrojë ecurinë e shkollave profesionale. Pra, si funksionojnë , çfarë trajtojnë, cilat janë synimet e tyre, si ndikojnë ato në rritjen e vetëdijësimit tek qytetarët e pa shkolluar.

Arsimi profesional është arsimi që përgatit njerëzit për të punuar në profesione të caktuara, si p.sh. në tregti, zejtari, teknikë, apo në profesione të tilla si inxhinieri, kontabilitet, infermieri, mjekësi, arkitekturë etj. Profesionet e zejtarisë zakonisht bazohen në aktivitete manuale …


Villë Luksoze Familjare, P+K, Nita Hashani Feb 2020

Villë Luksoze Familjare, P+K, Nita Hashani

Theses and Dissertations

Nita Hashani, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Kolegji për Biznes dhe Teknologji, Abstrakti i shkallës Bachelor të studimeve.

Projektimi dhe dizajnimi i një Vile Luksoze Familjare, P+K në fshatin Reçanë, komuna e Prizrenit.

Sot, ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme të banimit. Si rrjedhojë edhe ka lindur një trend i ri dizajni dhe kërkesa të reja për qasjen ambientale, organizimin e kthinave, përzgjedhjen e materialeve dhe konceptin e dizajnit. Kjo qasje rezulton në krijimin e hapësirave më natyrale për banim dhe më …


Underground Houses - Systematic Approach Toward Underground Construction Of Living Space, Lulzim Beqiri, Zejnulla Rexhepi, Mimoza Sylejmani, Besian Sinani, Hamide Ibrahimi, Imer Haziri, Fatmir Faiku, Arben Mehmeti, Arben Haziri Jan 2020

Underground Houses - Systematic Approach Toward Underground Construction Of Living Space, Lulzim Beqiri, Zejnulla Rexhepi, Mimoza Sylejmani, Besian Sinani, Hamide Ibrahimi, Imer Haziri, Fatmir Faiku, Arben Mehmeti, Arben Haziri

International Journal of Business and Technology

The urgent need for energy consumption reduction and trends of global warming leads toward exploring possibilities to “hide” living space from explosion to climate changes as a result of global warming. This paper aims to present benefits of underground houses, underground living space. Housing is elementary process of mankind life that was performed from the existence of life in different forms, shapes, levels and social developments. House, as one used to get protected by phenomena of the nature, historically used in different shapes, levels and materials, created mentality that one percept as protective, and isolated space, for life activities. This …


Projektimi I Villes “Erlenstrasse”, Albert Qelaj Jan 2020

Projektimi I Villes “Erlenstrasse”, Albert Qelaj

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Revitalizimi I Shtëpisë Së Kulturës - Hajvali, Fatbardha Fejzullahu Jan 2020

Revitalizimi I Shtëpisë Së Kulturës - Hajvali, Fatbardha Fejzullahu

Theses and Dissertations

Mbrojtja dhe rikonstruktimi i ndërtesave historike apo të vjetra janë asete për komunitetin. Një popull është i pasur kur prezent në vendin e tyre janë ndërtesat të cilat tregojnë histori dhe ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve, në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri elementet bazë mbi të cilat ndërtohet arkitektura në përgjithësi. Në rastin tonë memoria kolektive, vlera arkitekturore dhe nevoja për hapësirë për komunitetin na bënë që të shfrytëzojmë formën dhe konstruksionin që kemi për ti dhënë funksionin e duhur ndërtesës për shfrytëzim apo …


Analizimi I Gjendjes Ekzistuese Të Ndërtesave Banimore Dhe Potenciali Për Kursimin E Energjisë, Arzana Gashi Jan 2020

Analizimi I Gjendjes Ekzistuese Të Ndërtesave Banimore Dhe Potenciali Për Kursimin E Energjisë, Arzana Gashi

Theses and Dissertations

Për një zhvillim të qëndrueshëm, është e rëndësishme të miren masa edhe për çështjet e energjisë. Qëllimi i punimit është analizimi dhe vlerësimi i energjisë, humbjet dhe potenciali për kursimin e energjisë së një ndërtese banimore. Fillimisht do të analizohet gjendja ekzistuese e një objekti shumëbanesor të viteve të 70-ta, materialet e mbështjellësit termik, dritaret dhe dyert e jashtme.. dhe pasi të analizohen të gjitha pjesët e ndërtesës, konkludojmë se ku shkaktohen humbjet e energjisë dhe shqyrtohen komponentet pozitive dhe negative. Pasi të identifikohen pikat kritike, do të ofrohen propozime për ndërhyrjet me qëllim të përmirësohet potenciali i energjisë. Pastaj …


Ville, Arizonë Blakçori Jan 2020

Ville, Arizonë Blakçori

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Hoteli Në Fshatin Nashec, Ardit Dobroshi Jan 2020

Hoteli Në Fshatin Nashec, Ardit Dobroshi

Theses and Dissertations

Nasheci, fshati në afërsi të vendlindjes sime në qytetin e Prizrenit, është një nga fshatrat më të bukura të cilët i kam vizituar. Shumë nga qytetarët e Prizrenit e vizitojnë Nashecin në çdo kohë, shumë prej të cilëve kanë edhe pushimoret e tyre. Shumë persona zhvillojnë aktivitete të ndryshme këtu si: peshkim, vrapim, çiklizëm, not etj. Por gjëja që më ka rënë në sy është hoteli i vëtëm i fshatit, i cili është lënë pas dore dhe jashtë funksionit. Në lëndën e banimit në vitin e dytë të studimeve, në njërën nga projektet që kam pasur, kam studiuar vendin dhe …


Modernism In Prishtina, Nora Fetaj Jan 2020

Modernism In Prishtina, Nora Fetaj

Theses and Dissertations

This research aims to define the importance of the Modernism Period in Prishtina, from the very beginning until the present day. Its main focus is the presentation of the architectural values of this era, and also the social impact it had in our nation especially after the Second World War The events and buildings that are presented in this research are sorted chronologically in order to understand better the genesis of Modernism in Prishtina and the socio-economic factors that impacted this topic. The events date from 1947 when the destruction of the historical layers of the city began to happen …


Projektimi I Objekteve Afaristo-Banesore, Njomza Agushi Jan 2020

Projektimi I Objekteve Afaristo-Banesore, Njomza Agushi

Theses and Dissertations

Punimi i përzgjedhur për këtë temë i takon fushës së arkitekturës i bazuar në një zonë banimi të mesem dhe të ulët , zonë kjo e cila ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Preshevës.

Unë e konsideroj banimin si një nga fushat më të rëndësishme, por të vështira në arkitekturë prandaj syimi i këtij projekti ka qenë përmirësimi i jetesës kur dihet se problemi më i madh dhe më dërrmues i disciplinës në arkitekturë në ditët e sotme është hendeku midis ndërtesave dhe natyrës.

Si arkitektë, ne kemi një rol të rëndësishëm në krijimin e vendeve më të mira …


Projektimi I Shtepisë Efiçiente, Lirak Goga Dec 2019

Projektimi I Shtepisë Efiçiente, Lirak Goga

Theses and Dissertations

"Ngrohja globale" është një prej faktorëve madhorë të "ndryshimit të klimës". Ky ndryshim që po i ndodhë ekosistemit tonë është i vërtetë dhe rreziku është shumë i madh, dhe nuk duhet të injorohet. Ne jemi në pozitë jo të volitshme për shkak se gjenerata e gjyshërve dhe prindërve tanë nga mosdija i kanë injoruar dëmet të cilat i kanë shkaktuar në ambient. Nëse ne vazhdojme të injorojmë impaktin tonë negativ në ambient, do të jetë shumë e vështirë jeta në planet për gjeneratat e ardhshme. Për fat të mire gjenerata jonë jo vetëm përmes protestave për vetëdijësim, por edhe në …


Biblioteka Me Qendër Shoqërore Multifunksionale, Erzë Pallaska Dec 2019

Biblioteka Me Qendër Shoqërore Multifunksionale, Erzë Pallaska

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Shtëpi Banimi B+P+1, Ramize Ismaili Dec 2019

Shtëpi Banimi B+P+1, Ramize Ismaili

Theses and Dissertations

Duke e marrë parasysh se Prishtina si qytet ështe shum i ngarkuar me ndërtime të mëdha e të paplanifikuara, te cilat nuk i ndjekin normativat dhe nuk i anlizojnë mundësite që krijon gjendja eksistuese e këto ndërtime po paraqesin probleme të shumta si në zhvillimin e jetës së banorëve, në komunikacion ashtu edhe në hapësirat publike. Duke i marr parasysh të gjithë këto probleme qytetarët më shum parapëlqejnë të jetojnë në periferi të qytetit duke i’u shmangur mbi ngarkesave të shumta të krijuar në qytet. Mënyra e planifikimit dhe krijimit të ndërtesave në pjesët e qytetit nuk i përmbushin kërkesat …


Xhami Bashkëkohore Dhe Medrese, Salajdin Tertini Dec 2019

Xhami Bashkëkohore Dhe Medrese, Salajdin Tertini

Theses and Dissertations

Prizreni ka një reputacion si një nga qytetet më të bukura në vend, mirëpo si karakteristikë të veqantë që posedon qyteti është se Prizreni njihet edhe si qyteti me më së shumti xhami. Për nga aspekti arkitektonik, e veqantë e xhamive të qytetit ështe se të gjitha nga to, i takojnë arkitekturës osmane, të cilat datojnë që para 500 vitesh.

Me anë të këtij projekti, duam ta ndryshojmë këtë tipologji të ndërtimit të xhamive, pra duke filluar nga ky projekt, Prizreni do te ketë një revolucion në projektimin e ndërtesave kulturore-fetare (në veqanti, xhamitë), nga arkitektura osmane, do të kalojmë …


Hotel Malor, Rilind Blakaj Dec 2019

Hotel Malor, Rilind Blakaj

Theses and Dissertations

Turizmi, ështe njëra ndër veprimtaritë më të zhvilluara në rrafshin e Dukagjinit, e sidomos në Komunën e Pejës. Ajo është mjaft e pasur me bukuri të shumta, në do anë të saj, si bjeshkët, të njohura si Alpet Shqipëtare me rrjedhat e lumenjëve të saj, Drinin e Bardhë, që buron në malin e Rusolisë dhe Lumbardhin, i cili buron në bjeshkët e Moknës, dhe kalon edhe në qytetin e Pejës, pra e bashkon dhe ndanë atë njëkohësisht me freskinë që sjellë.

Synimi i kësaj teme, është të krijohët një vendqendrim i përkohshëm, për turistet vendorë dhe të huaj, një Hotel …


Projektimi I Kompleksit Të Villave Luksoze, Orgesa Ferati Dec 2019

Projektimi I Kompleksit Të Villave Luksoze, Orgesa Ferati

Theses and Dissertations

Brenda çdo ambienti urbanistik ekziston një hapësirë e cila përdoret si strehë,vendbanim për të gjitha njësitë shoqërore.

Kosova ka shumë bukuri natyrore të cilat duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë sa i perket ndërtimit në ato vende turistike. Villa si vendbanim e siguron një shkëputje nga stresi dhe ritmi i tensionuar në qytet, drejt një qetësie dhe një ngrohtësie në periferi të qytetit për një kohë të shkurtër. Si hapësirë kemi villat nga ato minimalistike e deri te ato luksoze të cilat ndonjëherë shihen edhe ne lagjet e degraduar mbrenda qytetit në Kosovë.

Idea kryesore e cila trajtohet në …


Projektimi I Hostelit Dhe Kompleksit Të Vilave Në Fshatin Jezerc, Visar Avdiu Dec 2019

Projektimi I Hostelit Dhe Kompleksit Të Vilave Në Fshatin Jezerc, Visar Avdiu

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të Diplomës promovon turizmin malor, duke krijuar hapsirë të përshtatshme rekreimi, përfshirë këtu ecje malore, alpinizmin, çiklizmin malorë, fluturaket aeronautike, poashtu aktivitete sportive gjatë stinës së dimrit.

Lokacioni i përzgjedhur gjendet në fshatin Jezerc, komuna e Ferizajt.

Arsyeja e përzgjedhjes së këtijë lokacioni ishin bukuritë natyrore, lumi si dhe krojet e shumta të cilët mundësojnë marshim në shtigje të gjata dhe të shkurtëra.

Duke parë potencialin e këtij vendi për zhvillimin e turizmit malorë, kemi bërë hapësirë të përshtatshme për organizimin e kampionateve ndërkombëtare në çiklizmin malorë si dhe sporteve tjera malore.


Shtëpi Protokollare B+P+3, Medina Gashi Dec 2019

Shtëpi Protokollare B+P+3, Medina Gashi

Theses and Dissertations

Projektimi i Shtëpisë Protokollare. Një objekt i tillë i mungon vendit tonë Kosovës që një kohë të gjatë. Qëllimi i kësaj detyre është projektimi i një objekti i cili do të shfrytëzohet për nevoja të shtetit, ku do të ketë shumë funksione si : mbajtjen e mbledhjeve, konferencave, pritjen e delegatëve, mysafirëve të huaj, takime të ndryshme.Hapi i parë ka qenë hulumtumi rreth objekteve të tilla të cilat konsiderohen Objekte të sigurisë së lartë dhe me privatësi maksimale, pastaj vjen dhe përzgjedhja adekuate e lokacionit, kushtet dhe standardet që duhet t’ i plotësoj ky objekt. Përmbledhja e gjithë këtyre ka …


Objekt Multifunksional Për Komunitet, Arnisa Muja Dec 2019

Objekt Multifunksional Për Komunitet, Arnisa Muja

Theses and Dissertations

Arkitektura është krijimi i hapësirës-Louis Kahn. Sot hapësirat tona mund t’i ndajmë lirshëm në hapësira inividuale dhe ato publike apo të përbashkëta. Ndër vite ka lindur nevoja në shoqëri të krijohen hapësira të tilla, që do t’i shërbenin aktiviteteve sociale të përbashkëta. Për të filluar me atë se cfarë do të thotë aktivitet social, nga burimet sociologjike dhe psikologjike kuptojmë se një term i tillë u referohet disa aktiviteteve në shënjestër të njeriut që marrin parasysh nevojat e të tjerëve, preferencat dhe dëshirat në kuadër të normave të pranuara shoqërore. Pra aktiviteti social është kuptuar më shpesh si çdo veprim …


Revitalizmi I Shtëpisë Së Kulturës Së Podujevës, Përparim Avdyli Dec 2019

Revitalizmi I Shtëpisë Së Kulturës Së Podujevës, Përparim Avdyli

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në revitalizimin e ndërtesave, në rastin tonë Shtëpisë së Kulturës, ku për shkakë të vlerave arkitektonike është menduar të ruhet. Ky proces synon ruajtjen e vlerave kulturore, ekologjike, ruajten e energjisë e kështu me radhë. Ku si i tillë rifunksionalimi në ditët e sotme duhet të shihet si zgjidhje, jo vetëm si zgjedhje më e mirë. Meqë intervenime të tilla në Kosovë janë të rralla, trajtimi ka qenë sa sfidues aq edhe interesant. Në kuadër të projektit përfshihen të gjitha hapësirat e nevojshme për një ‘’Teatër të Dramës’’ të mirëfillt dhe funksional si: …


Projektimi I Shkollës Fillore E Mesme Dhe E Ulët, Prishtinë, Eliona Dushi Dec 2019

Projektimi I Shkollës Fillore E Mesme Dhe E Ulët, Prishtinë, Eliona Dushi

Theses and Dissertations

Tema e perzgjedhur për këtë projekt është një temë kyqe që prekë gjeneratat e ndryshme.

Andaj projektimi i një shkolle qe në këtë rast kam përzgjedhur “Shkollë fillore e mesme dhe e ulët” paraqet një përgjegjësi të madhe dhe një avantazh për vendin tonë.

Lokacioni i perzgjedhur (paraprakisht edhe nga komuna) është në qytetin Prishtina.

Synimi i projektit tim ka qenë të menduarit dhe krijimit jashtë “kornizave” të asaj se qka jemi mësuar të shohim në vendin tonë, se si duhet të krijohet një Shkollë me përmbushjen e të gjitha elementeve të rëndësishme që një nxënës ka nevojë për një …


Kompleks Banesor Për Persona Të Moshuar, Agon Sopa Dec 2019

Kompleks Banesor Për Persona Të Moshuar, Agon Sopa

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi diplometenton të krijoj një hapësirë të përshtatshme dhe të rehatshme për personat e moshuar . Trajtimi i një tematike të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së njëkompleksit të kësaj natyre. Fokusi kryesor ka qenë krijimi i një kompleksi që i plotëson te gjitha kerkesat e nevojshme për një ndertim të kesaj kategorie. Lokacioni i përzgjedhur gjindet në qendrën e komunës së Ferizajit , Kosovë . Arsyjet kryesore që më kanë shtyrë ta përzgjedhë këtë lokacion janë: parcela është e dedikuar nga Komuna e Ferizajit për këtë kategori të ndertimit, qasje direkte me qendrën e …


Projektimi I Shkollës Fillore Në Lipjan, Alisa Misini Dec 2019

Projektimi I Shkollës Fillore Në Lipjan, Alisa Misini

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një shkolle fillore ne Lipjan, e cila ka për qëllim kryesor plotësimin jo vetëm të nevojave esenciale por dhe ofrimin e kushteve sa më cilësore të secilit nxënës duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në rrethinë në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet t’u jepet rëndësi më së shumti, mirëpo duke u bazuar në këto analiza vërehet që shkollat në Lipjan nuk i përmbushin nevojat e çdo nxënësi. Në qytetin e Lipjanit aktualisht ekzistojnë …


Stacioni I Autobusave Dhe Qendrat E Mobilitetit Bujanoc, Vullnet Abazi Dec 2019

Stacioni I Autobusave Dhe Qendrat E Mobilitetit Bujanoc, Vullnet Abazi

Theses and Dissertations

Tema e këtij Punimi të Diplomës mbështetet në rëndësinë e dizajnimit dhe projektimit urban me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e qështjeve që ndikojnë në zhvillimin urban të qyteteve dhe fshatrave. Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së stacionit të autobusëve dhe qendrave të mobiliteit në komunën e Bujanocit, komunë e cila vazhdimisht shoqërohet me rënie të numrit të banorëve e cila vie si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm që i bëhet banorëve të kësaj komunë. Me anë të këtij projekti është tentuar që përveç anës së planifikimit dhe dizajnit të preken edhe fusha …


Shkollë Profesionale, Shqipe Voci Dec 2019

Shkollë Profesionale, Shqipe Voci

Theses and Dissertations

Arsimi i gjeneratave të reja vazhdon të mbetet prioritet dhe njëkohësisht sfidë e të gjitha shoqërive demokratike në botë. Shtetet, por edhe akterë tjerë brenda shtetit, vazhdojnë të mbesin të përkushtuar që përveç garantimit të përmbushjes të së drejtës në arsim si e drejtë elementare e njeriut, të garantojnë edhe cilësinë dhe mjedisin e përshtatshëm që procesi mësimor të realizohet në mënyrë të rregullt. Përveç garantimit të cilësisë së arsimit, institucionet e nivelit qëndror dhe lokal kanë detyrë primare krijimin e kushteve për punësim të kuadrove dhe gjeneratave të reja. Për të arritur përgatitje sa më të mirë profesionale për …