Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

2019

Discipline
Institution
Keyword
Publication
Publication Type
File Type

Articles 9001 - 9030 of 165608

Full-Text Articles in Entire DC Network

Dizajnimi I Web Faqës Së Shpedicionit “Vjosa”, Fitore Bajrami Dec 2019

Dizajnimi I Web Faqës Së Shpedicionit “Vjosa”, Fitore Bajrami

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome do të trajtohet krijimi dhe dizajnimi i një Web faqeje të Agjensionit Doganor (shpedicioni) “VJOSA”.

Krijimi i Web faqes është bërë me gjuhët e shënjimit (markup language) siç janë HTML dhe JavaScript po ashtu edhe me programet e Adobe si Photoshop dhe Dreamweaver dhe duke i kushtuar shumë rëndësi dizajnit të Web-it.

Në kapitullin e fundit do të prezentojmë Web faqen e Shpedicionit Vjosa ku demonstrohen disa parime të cilat duhet t’i ketë nje web faqe për të tërhequr vizitorët siç janë: lehtësia për të naviguar, përmbajtja e mirë, informacione relevante dhe të sakta, funksione te …


Zhvillimi I Ueb Aplikacionit Për Menaxhimin E Qendrave Të Karrierës: Ubt Campus, Elhame Krasniqi Dec 2019

Zhvillimi I Ueb Aplikacionit Për Menaxhimin E Qendrave Të Karrierës: Ubt Campus, Elhame Krasniqi

Theses and Dissertations

Ueb aplikacionet janë bërë pjesë e rëndësishme e bizneseve dhe institucioneve në përgjithësi pasi janë duke mundësuar shkëmbim dhe menaxhim të informacionit nga të gjitha vendet ku do që ndodhemi, rëndësia e ueb aplikacioneve responsive është një mundësi e mirë për tu përshtatur pajisjeve të ndryshme. Qëllimi i këtij studimi është të ofrojmë njohuri shtesë rreth praktikimit të këtyre aplikacioneve nga institucionet e arsimit të lartë, më saktësisht se si këto ueb aplikacioneve do të mund t’iu ofrojnë studenteve një ambient më të mirë për komunikim me njeri tjetrin e deri tek menaxhimi më i mirë i qendrave të karrierës …


Efektet E Digjitalizimit Të Shërbimeve Publike Te Bizneset - Rast Studimi Komuna E Ferizajit, Ardit Mehmeti Dec 2019

Efektet E Digjitalizimit Të Shërbimeve Publike Te Bizneset - Rast Studimi Komuna E Ferizajit, Ardit Mehmeti

Theses and Dissertations

Zhvillimi dhe përdorimi i TIK-ut (Teknologjia e Informatave dhe Komunikimit) rezultoi me krijimin e Shoqërisë Informative, në epiqendrën e së cilës është roli i informatave në shoqërinë e sotme. Ky zhvillim aq i hovshëm ka ndikuar në masë të madhe edhe në marrëdhëniet në mes të institucioneve dhe komunitetit të biznesit. Biznesi elektronik është forma më bashkohore e organizimit e cila në masë të madhe varet nga përdorimi i teknologjisë informatike, përkatësisht përdorimi i këtyre aplikimeve, sistemeve apo platformave. TIK ka lehtësuar të bërit biznes duke zgjeruar me lehtë tregun, duke ulur kostot e shpenzimeve, kursimin e kohës, duke ngritur …


Student Attendance System Using Face Recognition, Arlind Sylaj Dec 2019

Student Attendance System Using Face Recognition, Arlind Sylaj

Theses and Dissertations

Since traditional students’ attendance system has been known to be time consuming, not accurate and a hard process to follow, this thesis will try to provide a method for solving this problem.

Facial recognition system has started to become widespread over this past decade and the main interest in many industries. Law enforcement agencies are using face recognition to keep communities safer. Retailers are preventing crime and violence. Airports are improving travelers’ convenience and security. And mobile phone companies are using face recognition to provide consumers with new layers of biometric security.

In this thesis another usage of face recognition …


C# Implementimi I Capsule Network Në Detektimin E Objekteve Në Imazhe, Bashkim Salihu Dec 2019

C# Implementimi I Capsule Network Në Detektimin E Objekteve Në Imazhe, Bashkim Salihu

Theses and Dissertations

Rrjeti me kapsula apo CapsNet është një qasje e re dhe interesante për zgjidhjen e problemeve në Computer Vision. Me publikimet e fundit është vërtetuar se kjo qasje e re është e saktë në detektimin e objekteve edhe nëse ato objekte janë të shtrembëruara apo pamja është prej një këndi tjetër. Implementimi i CapsNet është realizuar në shumicën e gjuhëve programuese si Python, R, Java etj.

Në këtë temë është bërë implementimi në C# duke përdorur Microsoft Cognitive Toolkit (CNTK), si vegël per krijimin e modelit dhe trajnimin e tij. Rezultatet e fituara pas implementimit na tregojnë se implementimi në …


Kujdesi Infermieror Te Të Semurët Me Kolit Ulçeroz, Teuta Nazifi Dec 2019

Kujdesi Infermieror Te Të Semurët Me Kolit Ulçeroz, Teuta Nazifi

Theses and Dissertations

Ky punim është bërë me qëllim studimi, jo vetëm për faktin se është një sëmundje kronike dhe serioze, por edhe për nevojën e ndërgjegjësimit të të sëmuarve për mbajtjen nën kontroll të kësaj sëmundje, pasi që kjo patologji mundë të sjell deri në një perfundim letal për pacientin, karcinomen kolorektale. Kjo është një patologjie nga trakti gastrointestinal. Fjala është për kolitin ulçeroz.

Koliti ulceroz është një sëmundje inflamatore që prek rektumin dhe shtrihet në mënyr proksimale duke prekur pjesë të tjera të tij, disa herë gjithë kolonin.

Shkaktarët mbetën përgjithësisht të panjohur, por supozohet të jenë : infeksioze, alergji ushqimore, …


Tatimet Në Të Ardhura Personale Dhe Në Të Ardhura Të Korporatës Në Republikëne Kosovës, Vjosa Cena Dec 2019

Tatimet Në Të Ardhura Personale Dhe Në Të Ardhura Të Korporatës Në Republikëne Kosovës, Vjosa Cena

Theses and Dissertations

Pako fiskale ka filluar që të aplikohet në Kosovë në vitin 2015 me pakon fiskale 1, me qëllim të përkrahjes së bizneseve. Prandaj është e rëndësishme që të identifikohet se si ka ndikuar kjo pako në zhvillimin e biznesit. Gjithashtu në këtë punim është shtjelluar qështja se çfarë lehtësirash ka sjellur pako fiskale tek bizneset Kosovare, veçanërisht lehtësirat në Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatës (TAK).

Në këtë punim do të shtjellojmë barrën tatimore të Tatimeve në të Ardhura Personale dhe Tatimeve në të Ardhura të Korporatës në Republikën e Kosovës.Është e rëndësishme …


Strategjite E Marketingut Në Kompanitë Prodhuese, Mehmet Islami Dec 2019

Strategjite E Marketingut Në Kompanitë Prodhuese, Mehmet Islami

Theses and Dissertations

Ky studim u realizua për të hulumtuar ndërlidhjen e strategjive të marketingut me kompanitë prodhuese, se si strategjia e marketingut në internet rritë nivelin e kënaqshmërisë në kompanitë prodhuese si dhe strategjia e marketingut në internet rritë nivelin e kënaqshmërisë të konsumatorëve online. Këto ishin edhe hipotezat e punimit. Hulumtimi u realizua me dy pyetësorë dhe me intervistë të strukturuar. Mostra për konsumatorë ishte (N=200), mostra për kompanitë për përdorimin e strategjisë të internetit ishte (N=12) si dhe dy intervista të strukturuara me dy Kompani prodhuese në Kosovë. Sipas hulumtimit të tri hipotezat u aprovuan doli se strategjitë kanë ndërlidhje …


Biblioteka Me Qendër Shoqërore Multifunksionale, Erzë Pallaska Dec 2019

Biblioteka Me Qendër Shoqërore Multifunksionale, Erzë Pallaska

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Shtëpi Banimi B+P+1, Ramize Ismaili Dec 2019

Shtëpi Banimi B+P+1, Ramize Ismaili

Theses and Dissertations

Duke e marrë parasysh se Prishtina si qytet ështe shum i ngarkuar me ndërtime të mëdha e të paplanifikuara, te cilat nuk i ndjekin normativat dhe nuk i anlizojnë mundësite që krijon gjendja eksistuese e këto ndërtime po paraqesin probleme të shumta si në zhvillimin e jetës së banorëve, në komunikacion ashtu edhe në hapësirat publike. Duke i marr parasysh të gjithë këto probleme qytetarët më shum parapëlqejnë të jetojnë në periferi të qytetit duke i’u shmangur mbi ngarkesave të shumta të krijuar në qytet. Mënyra e planifikimit dhe krijimit të ndërtesave në pjesët e qytetit nuk i përmbushin kërkesat …


Xhami Bashkëkohore Dhe Medrese, Salajdin Tertini Dec 2019

Xhami Bashkëkohore Dhe Medrese, Salajdin Tertini

Theses and Dissertations

Prizreni ka një reputacion si një nga qytetet më të bukura në vend, mirëpo si karakteristikë të veqantë që posedon qyteti është se Prizreni njihet edhe si qyteti me më së shumti xhami. Për nga aspekti arkitektonik, e veqantë e xhamive të qytetit ështe se të gjitha nga to, i takojnë arkitekturës osmane, të cilat datojnë që para 500 vitesh.

Me anë të këtij projekti, duam ta ndryshojmë këtë tipologji të ndërtimit të xhamive, pra duke filluar nga ky projekt, Prizreni do te ketë një revolucion në projektimin e ndërtesave kulturore-fetare (në veqanti, xhamitë), nga arkitektura osmane, do të kalojmë …


Hotel Malor, Rilind Blakaj Dec 2019

Hotel Malor, Rilind Blakaj

Theses and Dissertations

Turizmi, ështe njëra ndër veprimtaritë më të zhvilluara në rrafshin e Dukagjinit, e sidomos në Komunën e Pejës. Ajo është mjaft e pasur me bukuri të shumta, në do anë të saj, si bjeshkët, të njohura si Alpet Shqipëtare me rrjedhat e lumenjëve të saj, Drinin e Bardhë, që buron në malin e Rusolisë dhe Lumbardhin, i cili buron në bjeshkët e Moknës, dhe kalon edhe në qytetin e Pejës, pra e bashkon dhe ndanë atë njëkohësisht me freskinë që sjellë.

Synimi i kësaj teme, është të krijohët një vendqendrim i përkohshëm, për turistet vendorë dhe të huaj, një Hotel …


Projektimi I Kompleksit Të Villave Luksoze, Orgesa Ferati Dec 2019

Projektimi I Kompleksit Të Villave Luksoze, Orgesa Ferati

Theses and Dissertations

Brenda çdo ambienti urbanistik ekziston një hapësirë e cila përdoret si strehë,vendbanim për të gjitha njësitë shoqërore.

Kosova ka shumë bukuri natyrore të cilat duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë sa i perket ndërtimit në ato vende turistike. Villa si vendbanim e siguron një shkëputje nga stresi dhe ritmi i tensionuar në qytet, drejt një qetësie dhe një ngrohtësie në periferi të qytetit për një kohë të shkurtër. Si hapësirë kemi villat nga ato minimalistike e deri te ato luksoze të cilat ndonjëherë shihen edhe ne lagjet e degraduar mbrenda qytetit në Kosovë.

Idea kryesore e cila trajtohet në …


Projektimi I Hostelit Dhe Kompleksit Të Vilave Në Fshatin Jezerc, Visar Avdiu Dec 2019

Projektimi I Hostelit Dhe Kompleksit Të Vilave Në Fshatin Jezerc, Visar Avdiu

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të Diplomës promovon turizmin malor, duke krijuar hapsirë të përshtatshme rekreimi, përfshirë këtu ecje malore, alpinizmin, çiklizmin malorë, fluturaket aeronautike, poashtu aktivitete sportive gjatë stinës së dimrit.

Lokacioni i përzgjedhur gjendet në fshatin Jezerc, komuna e Ferizajt.

Arsyeja e përzgjedhjes së këtijë lokacioni ishin bukuritë natyrore, lumi si dhe krojet e shumta të cilët mundësojnë marshim në shtigje të gjata dhe të shkurtëra.

Duke parë potencialin e këtij vendi për zhvillimin e turizmit malorë, kemi bërë hapësirë të përshtatshme për organizimin e kampionateve ndërkombëtare në çiklizmin malorë si dhe sporteve tjera malore.


Shtëpi Protokollare B+P+3, Medina Gashi Dec 2019

Shtëpi Protokollare B+P+3, Medina Gashi

Theses and Dissertations

Projektimi i Shtëpisë Protokollare. Një objekt i tillë i mungon vendit tonë Kosovës që një kohë të gjatë. Qëllimi i kësaj detyre është projektimi i një objekti i cili do të shfrytëzohet për nevoja të shtetit, ku do të ketë shumë funksione si : mbajtjen e mbledhjeve, konferencave, pritjen e delegatëve, mysafirëve të huaj, takime të ndryshme.Hapi i parë ka qenë hulumtumi rreth objekteve të tilla të cilat konsiderohen Objekte të sigurisë së lartë dhe me privatësi maksimale, pastaj vjen dhe përzgjedhja adekuate e lokacionit, kushtet dhe standardet që duhet t’ i plotësoj ky objekt. Përmbledhja e gjithë këtyre ka …


Objekt Multifunksional Për Komunitet, Arnisa Muja Dec 2019

Objekt Multifunksional Për Komunitet, Arnisa Muja

Theses and Dissertations

Arkitektura është krijimi i hapësirës-Louis Kahn. Sot hapësirat tona mund t’i ndajmë lirshëm në hapësira inividuale dhe ato publike apo të përbashkëta. Ndër vite ka lindur nevoja në shoqëri të krijohen hapësira të tilla, që do t’i shërbenin aktiviteteve sociale të përbashkëta. Për të filluar me atë se cfarë do të thotë aktivitet social, nga burimet sociologjike dhe psikologjike kuptojmë se një term i tillë u referohet disa aktiviteteve në shënjestër të njeriut që marrin parasysh nevojat e të tjerëve, preferencat dhe dëshirat në kuadër të normave të pranuara shoqërore. Pra aktiviteti social është kuptuar më shpesh si çdo veprim …


Revitalizmi I Shtëpisë Së Kulturës Së Podujevës, Përparim Avdyli Dec 2019

Revitalizmi I Shtëpisë Së Kulturës Së Podujevës, Përparim Avdyli

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në revitalizimin e ndërtesave, në rastin tonë Shtëpisë së Kulturës, ku për shkakë të vlerave arkitektonike është menduar të ruhet. Ky proces synon ruajtjen e vlerave kulturore, ekologjike, ruajten e energjisë e kështu me radhë. Ku si i tillë rifunksionalimi në ditët e sotme duhet të shihet si zgjidhje, jo vetëm si zgjedhje më e mirë. Meqë intervenime të tilla në Kosovë janë të rralla, trajtimi ka qenë sa sfidues aq edhe interesant. Në kuadër të projektit përfshihen të gjitha hapësirat e nevojshme për një ‘’Teatër të Dramës’’ të mirëfillt dhe funksional si: …


Projektimi I Shkollës Fillore E Mesme Dhe E Ulët, Prishtinë, Eliona Dushi Dec 2019

Projektimi I Shkollës Fillore E Mesme Dhe E Ulët, Prishtinë, Eliona Dushi

Theses and Dissertations

Tema e perzgjedhur për këtë projekt është një temë kyqe që prekë gjeneratat e ndryshme.

Andaj projektimi i një shkolle qe në këtë rast kam përzgjedhur “Shkollë fillore e mesme dhe e ulët” paraqet një përgjegjësi të madhe dhe një avantazh për vendin tonë.

Lokacioni i perzgjedhur (paraprakisht edhe nga komuna) është në qytetin Prishtina.

Synimi i projektit tim ka qenë të menduarit dhe krijimit jashtë “kornizave” të asaj se qka jemi mësuar të shohim në vendin tonë, se si duhet të krijohet një Shkollë me përmbushjen e të gjitha elementeve të rëndësishme që një nxënës ka nevojë për një …


Kompleks Banesor Për Persona Të Moshuar, Agon Sopa Dec 2019

Kompleks Banesor Për Persona Të Moshuar, Agon Sopa

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi diplometenton të krijoj një hapësirë të përshtatshme dhe të rehatshme për personat e moshuar . Trajtimi i një tematike të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së njëkompleksit të kësaj natyre. Fokusi kryesor ka qenë krijimi i një kompleksi që i plotëson te gjitha kerkesat e nevojshme për një ndertim të kesaj kategorie. Lokacioni i përzgjedhur gjindet në qendrën e komunës së Ferizajit , Kosovë . Arsyjet kryesore që më kanë shtyrë ta përzgjedhë këtë lokacion janë: parcela është e dedikuar nga Komuna e Ferizajit për këtë kategori të ndertimit, qasje direkte me qendrën e …


Projektimi I Shkollës Fillore Në Lipjan, Alisa Misini Dec 2019

Projektimi I Shkollës Fillore Në Lipjan, Alisa Misini

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një shkolle fillore ne Lipjan, e cila ka për qëllim kryesor plotësimin jo vetëm të nevojave esenciale por dhe ofrimin e kushteve sa më cilësore të secilit nxënës duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në rrethinë në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet t’u jepet rëndësi më së shumti, mirëpo duke u bazuar në këto analiza vërehet që shkollat në Lipjan nuk i përmbushin nevojat e çdo nxënësi. Në qytetin e Lipjanit aktualisht ekzistojnë …


Stacioni I Autobusave Dhe Qendrat E Mobilitetit Bujanoc, Vullnet Abazi Dec 2019

Stacioni I Autobusave Dhe Qendrat E Mobilitetit Bujanoc, Vullnet Abazi

Theses and Dissertations

Tema e këtij Punimi të Diplomës mbështetet në rëndësinë e dizajnimit dhe projektimit urban me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e qështjeve që ndikojnë në zhvillimin urban të qyteteve dhe fshatrave. Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së stacionit të autobusëve dhe qendrave të mobiliteit në komunën e Bujanocit, komunë e cila vazhdimisht shoqërohet me rënie të numrit të banorëve e cila vie si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm që i bëhet banorëve të kësaj komunë. Me anë të këtij projekti është tentuar që përveç anës së planifikimit dhe dizajnit të preken edhe fusha …


Shkollë Profesionale, Shqipe Voci Dec 2019

Shkollë Profesionale, Shqipe Voci

Theses and Dissertations

Arsimi i gjeneratave të reja vazhdon të mbetet prioritet dhe njëkohësisht sfidë e të gjitha shoqërive demokratike në botë. Shtetet, por edhe akterë tjerë brenda shtetit, vazhdojnë të mbesin të përkushtuar që përveç garantimit të përmbushjes të së drejtës në arsim si e drejtë elementare e njeriut, të garantojnë edhe cilësinë dhe mjedisin e përshtatshëm që procesi mësimor të realizohet në mënyrë të rregullt. Përveç garantimit të cilësisë së arsimit, institucionet e nivelit qëndror dhe lokal kanë detyrë primare krijimin e kushteve për punësim të kuadrove dhe gjeneratave të reja. Për të arritur përgatitje sa më të mirë profesionale për …


Përcaktimi I Baktereve Mezofile Aerobe Si Dhe Koliformeve Në Qumështin E Papërpunuar Në Regjionin E Prizrenit, Suharekës Dhe Rahovecit, Duresa Ukaj Dec 2019

Përcaktimi I Baktereve Mezofile Aerobe Si Dhe Koliformeve Në Qumështin E Papërpunuar Në Regjionin E Prizrenit, Suharekës Dhe Rahovecit, Duresa Ukaj

Theses and Dissertations

Cilësia mikrobiologjike e qumështit të papërpunuar është thelbësore për prodhimin cilësor të produkteve të qumështit. Alternimi është një term që përshkruan ndryshimin e përbërjes, shijes dhe erës në ato pika ku është i pangrënshëm për konsumatorin. Alternimi mikrobial i qumështit shpesh përfshin degradimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave të organizmave dhe enzimave të tyre. Konsumimi i qumështit dhe qumështit është rritur në mënyrë të konsiderueshme në Kosovë gjatë dekadës së fundit, dhe një pjesë e madhe e prodhimit vendor vjen nga shpërndarësit në shkallë të vogël në të gjithë vendin. Në këtë hulumtim, janë marrë 50 mostra qumështi në disa …


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Depresion, Arbresha Çelaj Dec 2019

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Depresion, Arbresha Çelaj

Theses and Dissertations

Hyrje- Depresioni është sëmundje reale. Nuk është stres apo gjendje e mosnjeshmërisë së mire, gjithashtu është një crregullim psikologjik. Depresioni është një ndër sëmundjet psiqike më shqetësuese dhe shumë e përhapur në botë. Kjo sëmundje mund të prek shumë persona në qoftëse nuk diagnostifikohen menjëherë.

Metodologjia- Rishqyrtimi i literaturës për sëmundjen e depresioni si dhe rast studimi në Klinikën e Psikiatrisë(QKUK), Prishtinë.

Diskutim-Do të mësojmë se çfarë është depresioni, cilat janë llojet e tij, si fitohet ai, cilët janë shkaktarët, si të kujdesemi për pacientët me depresion, t’i informojmë pacientët të jenë më të kujdesshëm si dhe t’i …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Infeksione Të Organeve Urinare, Blerinë Zeqiri Dec 2019

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Infeksione Të Organeve Urinare, Blerinë Zeqiri

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të konstatohet se sa janë të përhapura infeksionet e traktit urinar në rajonin e Ferizajit, shkaktarët, mosha dhe gjinia më e prekur .

Nga protokollet e repartit të urologjisë të Spitalit rajonal në Ferizaj rezultonë të jenë të regjistruar 172 pacientë të prekur në periudhën shtator 2018 – shtator 2019 ku gjinia më e prekur është gjinia femërore me 120 raste si dhe mosha më e prekur 45-74 vjeç.

Disa nga këshillat infermierore për ti evituar infeksionet urinare janë: të pihet shumë ujë, të shmangen pijet që mund të irritojnë fshikëzën, të mbahet higjena …


Kujdesi Infermierorë Tek Pacientet Me Depresion, Arianita Thaqi Dec 2019

Kujdesi Infermierorë Tek Pacientet Me Depresion, Arianita Thaqi

Theses and Dissertations

Hyrje: Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor. Kjo do të thotë që depresioni është një sëmundje. Depresioni prek ndjenjat, mendimet dhe funksionet e trupit. Përjetimi i depresionit përfshin emocionet dhe ndjenjat negative, mungesë e interesit, lodhje, problemë me gjum, aktivitete seksuale, peshës, oreksit, ideve negative si pesimizëm dhe vetëbesim i ulët.Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi është të tregohet kujdesi infermierorë tek pacientët me sëmundjen e depresionit që duhet të trajtohen me kohë, të aplikojnë terapinë e duhur, kujdesi infermierorë të jetë sa më adekuat, dhe të mundemi të japim sa më shumë këshilla, të parandalojmë rritjen …


Çrregullimet Psikotike Të Trajtuara Në Institutin E Psikiatrisë Dhe Forenzikës Të Kosovës (Ipfk), Agnesa Bytyçi Dec 2019

Çrregullimet Psikotike Të Trajtuara Në Institutin E Psikiatrisë Dhe Forenzikës Të Kosovës (Ipfk), Agnesa Bytyçi

Theses and Dissertations

Hyrje:Në pjesën e hyrjes së këtij punimi janë të paraqitura informatat e nevojshme për njohjen, kuptimin dhe shtjellimin me termin çrregullimet psikotike, çka janë këto çrregullime si ndahen ato dhe cilat janë grupet të cilat formohen brenda termit çrregullime psikotike.

Shqyrtimi i literatures: Problemet të cilat rrjedhin si pasojë e çrregullimeve psikotike të cilat janë jo të pakta janë të shtjelluara ne këtë kaptinë dhe lidhja e këtyre problemeve me pacientët si dhe rrethin e tyre të cilët janë nën përkujdesin e tyre.

Deklarimi i problemit: Tek deklarimi i problemit sqarohen problemet të cilat janë hasur gjat punimit të …


Vlerësimi Infermieror Te Pacientët Me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (Spok), Afërdita Pireva Dec 2019

Vlerësimi Infermieror Te Pacientët Me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (Spok), Afërdita Pireva

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome janë trajtuar çështjet që kanë të bejnë më vlerësimin dhe të kuptuarit e shkaktarëve të sëmundjeve pulmonare obstruktive (SPOK) nga aspekti infermieror.

Punën që kryen infermieri në trajtimin e Pacientëve me sëmundje pulmonare obstruktive. Klasifikimi i shkaktarëve të SPOK-ut, menaxhimi i rasteve klinke tek Pacientët me SPOK.

Punimi synon që duke u mbështetur në rezultatet e hulumtimit shkencor, duke marrë në konsideratë situatën ekzistuese dhe perspektiven e sistemit shëndetësor në Kosovë, të prezantojë menaxhimin dhe kujdesin e infermiereve për pjesëmarrje në parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin adekuat, por edhe duke asistuar dhe mbështetur punën e mjekut, me …


Sindromi I ‘’Burnout-It’’ Profesional Në Personelin Infermieror Të Qkuk-Së, Donjeta Humolli Dec 2019

Sindromi I ‘’Burnout-It’’ Profesional Në Personelin Infermieror Të Qkuk-Së, Donjeta Humolli

Theses and Dissertations

Hyrje: Ky punim hulumtues ka të bëj me sindromin “Burnout“ apo ndryshe i njohur si sindromi i “djegies profesionale“. Ky është një sindromë e lidhur me punën, që në të shumtën e rasteve ndodh tek ata që punojnë ballë për ballë me marrësit e shërbimit në nevojën për asistencë, në këtë rast tek infermierët dhe karakterizohet në mënyrë tipike, nga shterrimi emocional, tërheqja dhe cinizmi drejt pacientëve dhe një sens mosarritjeje. Deklarimi i problemit: Djegia profesionale është problem për profesionin infermieror. Këto studime dhe të tjera tregojnë prevalencën e djegies profesionale në profesionin infermieror dhe ndikimin negativ që ka në …


Kujdesi Infermieror Ndaj Infeksioneve Te Traktit Respirator Tek Femijet, Anita Kelmendi Dec 2019

Kujdesi Infermieror Ndaj Infeksioneve Te Traktit Respirator Tek Femijet, Anita Kelmendi

Theses and Dissertations

Infeksionet e traktit respirator tek fëmijët janë një nga arsyet më të zakonshme për prindërit që këshillohen me profesionistë të shëndetit. Shumica e ketyre semundjeve janë sëmundje virale vetë-kufizuese që do të zgjidhen me kohën dhe menaxhimin mbështetës. Sidoqoftë, është e rëndësishme që profesionisti shëndetësor të identifikojë çdo infeksion te traktit që mund të ketë implikime më serioze për fëmijën dhe të kërkojë ndërhyrje mjekësore. Diagnozat zakonisht mund të bëhet nga anamneza dhe të paraqesë simptoma të tilla si kollë, rrallë, tachypnea, ethe, ose stridor. Përjashtimi i simptomave të "flamurit të kuq" do t'i lejojë profesionistët shendetesor të sigurojnë siç …