Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses and Dissertations

University for Business and Technology in Kosovo

2017

Articles 1 - 19 of 19

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

E Vërteta Dhe Vërtetësia Në Portalet “On-Line” (Gazeta Express), Ajda Shukriu Dec 2017

E Vërteta Dhe Vërtetësia Në Portalet “On-Line” (Gazeta Express), Ajda Shukriu

Theses and Dissertations

Mediat on-line po luajnë një rol shumë të madhë në jetën tonë dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë. Këto media e plotësojnë nevojën e qytetarëve për tu informuar shpejt në çdo kohë e vend. Ky punim analizon cilësinë e portaleve “on-line”, nga të cilat informohet audienca në Kosovë. Duke u bazuar në disa analiza studimore, është kuptuar se portalet “on-line” për momentin janë mediumi më me ndikim në Kosovë. Kohëve të fundit numri i portaleve sa po shkon e po shtohet, dhe ngutshmëria për të qenë të parët shpesh po i qon që të kenë vetëm shpejtësi e jo …


Veçantitë Dhe Rëndësia E Të Folurit Për Radio, Gentiana Hoxhaj Dec 2017

Veçantitë Dhe Rëndësia E Të Folurit Për Radio, Gentiana Hoxhaj

Theses and Dissertations

Të folurit në radio është njëri ndër elementet më të rëndësishme për gazetarët dhe moderatorët, pavarësisht nga programet në të cilat janë të angazhuar. Studiuesit e ndryshëm e cilësojnë mënyrën se si flitet në radio si shenjë identifikuese të radios dhe në raste të veçanta e barazvlerësojnë përmbajtjen me mënyrën se si përcillet ajo te dëgjuesit. Mënyra se si flasin gazetarët dhe moderatorët në programet e radios, ndikon në krijimin e lidhjes së radios me audiencën/dëgjuesit e saj. Për të krijuar afërsi dhe komunikim me dëgjuesit, nevojitet të respektohen parimet kryesore, që përvetësohen nga gazetarët përmes ushtrimit të teknikave të …


Roli I Mesazhit Të Be-Së Në Qëndrimet E Njerëzve Ndaj Të Drejtave Të Grave: Rasti I Shqipërisëroli I Mesazhit Të Be-Së Në Qëndrimet E Njerëzve Ndaj Të Drejtave Të Grave: Rasti I Shqipërisë, Erblin Salihu Dec 2017

Roli I Mesazhit Të Be-Së Në Qëndrimet E Njerëzve Ndaj Të Drejtave Të Grave: Rasti I Shqipërisëroli I Mesazhit Të Be-Së Në Qëndrimet E Njerëzve Ndaj Të Drejtave Të Grave: Rasti I Shqipërisë, Erblin Salihu

Theses and Dissertations

Ky studim synon të hedhë dritë mbi aftësinë që ka mesazhi i Bashkimit Europian në ndryshimin e qëndrimit të njerëzve ndaj të drejtave të grave. Literatura mbizotëruese në këtë temë tregon se qytetarët në vendet e Bashkimit Europian njerëzit i kushtojnë pak vëmendje mesazhit të BE-së dhe se ata i krijojnë qëndrimet e tyre për çështjet politike që shqetësojnë vendet e tyre bazuar mbi qëndrimet e partive të tyre dhe qasjeve ideologjike përkatëse. Megjithatë ka fare pak kërkim në këtë fushë kur vjen fjala tek vendet që ende nuk janë antarësuar në BE por që e aspirojnë këtë antarësim. Ne …


Roli I Financave Publike Në Zgjedhjet Elektorale Në Periudhën E Pas Luftës Në Kosovë, Gresa Konjufca Dec 2017

Roli I Financave Publike Në Zgjedhjet Elektorale Në Periudhën E Pas Luftës Në Kosovë, Gresa Konjufca

Theses and Dissertations

Ky punim do të tentojë të identifikojë zgjedhjet të cilat janë mekanizëm i zakonshëm me të cilën demokracia moderne përfaqësuese vepron por e cila ka një kosto, kosto kjo që duhet të mbulohet nga financat shtetërore-publike. Këto janë mekanizmi me anë të cilit matet demokracia në një vend.

Për të parë se sa është një vend demokratik atëherë duhet të pare se sa është respektuar sistemi zgjedhor në atë shtet, sa kanë qenë demokratike zgjedhjet.

Ne në pika të shkurta do të mundohemi të flasim për gjeopolitikën elektorale të pasluftës në Kosovë. Ato janë mjet për mbushjen e një zyre …


Media Kosovare Dhe Sfidat E Saj Përballë Korrupsionit, Arlinda Bytyçi Nov 2017

Media Kosovare Dhe Sfidat E Saj Përballë Korrupsionit, Arlinda Bytyçi

Theses and Dissertations

Tema me titull: “Media Kosovare dhe sfidat e saj përballë korrupsionit” ka një vlerë të rëndësishme për faktin se flitet për një sektor të gazetarisë së ndjeshme, ku rreziqet e raportimit janë evidente gjatë gjithë kohës. Të luftosh korrupsionin, do të thotë të luftosh njerëz me ndikim në pushtet dhe njerëz me ndikim në jetën politike e biznesore. Andaj lufta kundër korrupsionit sjell pasoja e rreziqe të shumta. Nisur nga ky fakt do të fokusohemi më tepër në teknikat që përdorin mediat për ta luftuar korrupsionin.

Ky punim paraqet një përpjekje për t’i ndriçuar dhe analizuar disa nga karakteristikat e …


Dialektet, Funksionet Dhe Rastet E Pëdorimit Të Tyre Në Raportim Për Mediat E Reja, Anita Ademi Nov 2017

Dialektet, Funksionet Dhe Rastet E Pëdorimit Të Tyre Në Raportim Për Mediat E Reja, Anita Ademi

Theses and Dissertations

Pa dyshim jetojmë në një botë elektronike dhe kemi aq shumë zhvillme nga çdo fushë duke filluare zhvillet politike, ekonomike, kuturore, show bizz, sporti, auto-tech, lifestyle, rajon dhe botë. Secili gazetarë që gjenden në vendngjarje dëshiron të jetë i pari që ta publikoj lajmin, që lajmi i tyre të jetë sa më i shpejt tek lexuesit, nuk janë të tillë që çdo herë kemi qasje në gabime të cilat janë të shumta në mediat e reja ( portale). Mediat e reja në ditët e sotme janë të shumta të cilat çdo ditë po janë më aktive në botën tonë, por …


Pavarësia Editoriale E Lajmeve Në Rtk, Endrita Peqani Nov 2017

Pavarësia Editoriale E Lajmeve Në Rtk, Endrita Peqani

Theses and Dissertations

Ndikimi i televizionit në jetën tonë të përditshme është shumë i madh. Përveç ndikimit në rritje, ky punim analizon kulturën dhe sfidat e televizionit në aspektin kulturor të zhvillimit të shoqërisë në Kosovë. Duke pasur parasysh këtë dhe duke u bazuar në disa analiza studimore është kuptuar se televizioni është medium më me ndikim në Kosovë, por ka një tendencë në rritje të ndikimit të televizioni ndaj mediave sociale. Televizioni është mjet më i fuqishëm i komunikimit masiv dhe mjet më i fuqishëm i informimit. Televizioni ka rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe argëtimin e njeriut. Mjet të shprehjes, …


Përparësitë Dhe Mangësitë E Gazetarisë Online, Marigona Kqiku Nov 2017

Përparësitë Dhe Mangësitë E Gazetarisë Online, Marigona Kqiku

Theses and Dissertations

Krijimi i portaleve të para informative në vend ka një histori relativisht të shkurtër që shkon disi më shumë se një dekadë.Mediat online, ashtu si i gjithë tregu mediatik ka nevojë për të ardhura financiare për të mbijetuar dhe vazhduar aktivitetin. Por, sa arrijnë këto portale të sigurojnë të ardhura? Cilat janë marrëdhëniet e tyre me reklamuesit, dhe sa ka ndryshuar sjellja e këtyre të fundit në shpërndarjen e buxheteve të reklamës?

Nga ana tjetër këto media të reja kanë krijuar dhe një treg shtesë për gazetarët apo reporterët e rinj, të cilët tashmë përbëjnë një komunitet të rëndësishëm.Ndonëse para …


Nato Dhe Be – Pёrplasje Apo Bashkёpunim Nё Fushёn E Sigurisё, Erza Salihu Nov 2017

Nato Dhe Be – Pёrplasje Apo Bashkёpunim Nё Fushёn E Sigurisё, Erza Salihu

Theses and Dissertations

Bota në përgjithësi, përgjatë viteve është njohur dhe është përballur me kriza të shumta si në aspektin politik, ekonomik, kultoror e atë të sigurisë. Të gjitha qeveritë e shteteve më të fuqishme të botës kanë bërë përherë përpjekje të shumta në përmirësimin, zhvillimin dhe sigurimin e stabilitetit për qytetarët e tyre. Por kur them këtë kam parasysh që kjo nuk ka qenë dhe akoma nuk është fare e lehtë, e kjo ka rrjedhur si rezultat i vështirësive në fushën e bashkëpunimit ndërmjet shteteve e organizatave më të fuqishme botërore. Në këtë punim diplome, theksi im do jetë pikërisht në këtë …


Roli I Partive Politike Nё Konsolidimin E Republikёs Sё Kosovёs, Elma Salihu Nov 2017

Roli I Partive Politike Nё Konsolidimin E Republikёs Sё Kosovёs, Elma Salihu

Theses and Dissertations

Arritjes së pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, i kanë paraprirë procese, sfida nga më të ndryshmet.

Ky punim diplome përmban një përmbledhje, kronologji dhe analizë të proceseve të cilat kanë përshkuar Kosovën ndër vite, duke vënë në fokus një ndër bartësit apo njërin ndër elementet kryesore të cilat i kanë paraprirë këtyre proceseve në raste të shumta, respektivisht partive politike.

Gjeopolitika e kohës dhe historiografia kanë dëshmuar që, Kosova është njohur përherë si pikë neuralgjike në të cilën janë ndërthurur interesa të shumta qofshin ato rajonale, evropiane por edhe më gjerë. Por, kjo padyshim që ka sjellur edhe …


Nato Dhe Be – Pёrplasje Apo Bashkёpunim Nё Fushёn E Sigurisё, Erza Salihu Nov 2017

Nato Dhe Be – Pёrplasje Apo Bashkёpunim Nё Fushёn E Sigurisё, Erza Salihu

Theses and Dissertations

Bota në përgjithësi, përgjatë viteve është njohur dhe është përballur me kriza të shumta si në aspektin politik, ekonomik, kultoror e atë të sigurisë. Të gjitha qeveritë e shteteve më të fuqishme të botës kanë bërë përherë përpjekje të shumta në përmirësimin, zhvillimin dhe sigurimin e stabilitetit për qytetarët e tyre. Por kur them këtë kam parasysh që kjo nuk ka qenë dhe akoma nuk është fare e lehtë, e kjo ka rrjedhur si rezultat i vështirësive në fushën e bashkëpunimit ndërmjet shteteve e organizatave më të fuqishme botërore. Në këtë punim diplome, theksi im do jetë pikërisht në këtë …


Roli I Parlamentit Në Mbikqyrjen E Qeverisë, Ardit Konjufca Oct 2017

Roli I Parlamentit Në Mbikqyrjen E Qeverisë, Ardit Konjufca

Theses and Dissertations

Ky punim do të tentojë të identifikojë problemet me të cilat po përballet Kuvendi i Kosovës me trupat e saj vartëse, në ushtrimin e kompetencave të tyre në fushën e monitorimit të zbatimit të ligjeve. Po ashtu do të tentojë të ofrojë përgjigje për atë se cilat janë kapacitetet aktuale, profesionale dhe materiale të komisioneve parlamentare për realizimin e këtyre kompetencave, si dhe sa kanë qenë efikas këto komisione në monitorimin e zbatimit të ligjeve. Në mungesë të një strategjie gjithë përfshirëse për sundimin e ligjit, por dhe vullnetit politik, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës përfshirë edhe Kuvendin …


Lajmet E Rrejshme Dhe Mediat E Reja Online, Edona Jerliu Sep 2017

Lajmet E Rrejshme Dhe Mediat E Reja Online, Edona Jerliu

Theses and Dissertations

Mediat e reja ose ato sociale janë mundësi e re e gjithë atyre që tentojnë të manipulojnë me të vërtetën. Duke qenë kështu, këto media po ndryshojnë edhe mënyrën e komunikimit, njëherësh po demediatizon mediat tradicionale. Ky punim ka për qëllim të analizojë përdorimin e mediave të reja si mundësi e pastër për tentim të manipulimit me publikun. Përmes këtyre mediave, sidomos akterët politikë synojnë të prodhojnë lajme të rrejshme, kështu këta të fundit po krijojnë rrugë të cilat mundësojnë një gjë të tillë, pra “fake news”.

Përveç akterëve politikë, në krijimin e lajmeve të rreme kanë dorë edhe grupet …


Motivimi I Personelit Në Komunën E Ferizaj-It, Blerina Islami Sep 2017

Motivimi I Personelit Në Komunën E Ferizaj-It, Blerina Islami

Theses and Dissertations

Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë të koncepteve dhe termave të motivimit në administratë. Studimi i motivimit të burimeve njerëzore ka të bëjë me natyrën dhe rregullimin e marrëdhënies së punësimit dhe është një fushë në të cilën kontribuojnë një shumëllojshmëri disiplinash, veçanërisht sociologjia dhe psikologjia. Një personel i aftë, i mbikqyrur dhe i motivuar është kusht për zhvillimin dhe mirëfunksioninim e administratës publike. Punonjësit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri edhe objektivat e tyre personale, apo e thënë ndryshe ajo çka duan ata të arrijnë nga qenia dhe puna e tyre në organizatë është …


Pavarësia E Kosovës, Rast Sui Generis, Apo Ushtrim I Të Drejtës Së Popujve Për Vetëvendosje, Saranda Fazliu Sep 2017

Pavarësia E Kosovës, Rast Sui Generis, Apo Ushtrim I Të Drejtës Së Popujve Për Vetëvendosje, Saranda Fazliu

Theses and Dissertations

18 vjet pas ndërhyrjes së armatosur të Komunitetit Ndërkombëtar në ish-Jugosllavi dhe 9 vjet pas shpalljes së pavaresisë së Kosovës, në qarqet politiko-diplomatike dhe akademiko-shkencore, vazhdon të mbetet i hapur debati rreth çështjes, nëse rasti i Kosovës është ushtrim i të drejtës së popujve për vetëvendosje, deri në shkeputje, apo ai është sui generis, pra unik, i veçantë. Në këtë punim diplome bëhen perpjekje për të sjelle fakte dhe argumente në favor të tezes së dytë, që pavaresia e Kosoves, ne thelb, është një rast sui generi


“Konferenca E Rambujesë – Rrjedha Dhe Pasqyrimi Në Media”, Alba Merovci Jul 2017

“Konferenca E Rambujesë – Rrjedha Dhe Pasqyrimi Në Media”, Alba Merovci

Theses and Dissertations

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1912-1913, u vendosën kufijtë e shteteve të Ballkanit. Kosova padrejtësisht u nda nga kufijtë administrativë të Shqipërisë së sotme. Kjo, përveç të tjerash, ndodhi sepse delegacionet shqiptare që morën pjesë në këtë konferencë, që ishin të shumta, nuk kishin qëndrime të harmonizuara. Diversiteti dhe konfliktet midis tyre arritën deri në shkallën e mosdurimit të njëri-tjetrit dhe të moskomunikimit. Kjo ndikoi mjaft që përkrahja e brishtë amerikano/austro-hungareze të mos jetësohet.

Kosova dhe populli i saj, pas kësaj konference, pothuaj një shekull jetuan dhe përjetuan sfida të mëdha. Megjithatë, kontributi i rilindësve tanë bëri …


Association As A Form Of Inter-Municipal Coperation: An Analytical Approach Of The Kosova Issue, Herolinda Demolli Apr 2017

Association As A Form Of Inter-Municipal Coperation: An Analytical Approach Of The Kosova Issue, Herolinda Demolli

Theses and Dissertations

Ky hulumtim ofron një qasje analitike ndaj asociacionit si formë organizimi në rastin e Kosovës. Pse janë të rëndësishme strukturat e organizuara siç është asociacioni? Pse 85 vende të botës po eksperimentojnë duke testuar forma të ndryshme të procesit të decentralizimit dhe ku qëndron rëndësia e asociacionit në këtë horizon diskutimi.

Pjesë e hulumtimit janë edhe praktika të ndryshme ndërkombëtare të cilat kanë fuqizuar bashkëpunimin ndërkomunal nëpërmjet asociacionit. Më tej, shpjegohet se përse korrniza ligjore dhe operacionale e funksionimit të qeverisjes lokale duhet të ri-shikohet dhe ti hapet rruga reformës. Pavarësisht konstatimeve se korniza ligjore aktuale është bazuar në praktikat …


Gjuha Nё Gazetarinё Online Nё Kosovё, Liridona Bytyqi Mar 2017

Gjuha Nё Gazetarinё Online Nё Kosovё, Liridona Bytyqi

Theses and Dissertations

Në punim kemi shqyrtuar dinamikёn e komunikimit nëpër rrjetet sociale posaqёrisht gjuhën që po e përdorin sot ato. Ndryshimet e shpejta dhe dinamike tё teknologjisë informative (marrja e informacionit kudo që gjendet njeriu), mjaftonvetëm kyqja në internet dhe futesh në botën e informimit, kjo ka bёrë që pёrdorimi i rrjeteve sociale tё rritet nё masё tё madhe. Rol tё rёndёsishёm luan edhe gjuha e cila po pёrdoret , si dhe mёnyra pёr tё tёrhequr vёmendjen e lexuesve,pёr tё bёrё bujё ku shpeshёherё po teprohet me ekzagjerimet. Meqenёse kjo ёshtё një temë mjaft e gjerё dhe aktuale nё gazetarinё tonё kёrkon …


Etika E Portaleve Në Kosovë, Albina Zeneli Jan 2017

Etika E Portaleve Në Kosovë, Albina Zeneli

Theses and Dissertations

Ky punim do të përmbaj të dhëna sa i përket fakteve se a respektohet etika në portalet e Kosovës. Kjo temë kishte mjaft rëndësi ngase ka të bëj me një pjesë të ndjeshme të njerëzve që janë të prekur direkt apo indirekt nga portalet dhe nga mos etika që ata përdorin dita ditës. Etika, në radhë të parë njerëzore e më pas e punës duhet të jetë rregulli strikt i çdo gazetari. Nga kjo temë mund të mësohet edhe me raste konkrete se cilat kanë qenë shkeljet etike.

-Në kapitullin e parë do trajtojmë të gjitha të dhënat si lloj …