Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 22 of 22

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

Thellim Apo Zgjerim: Be Në Udhëkryq Politik, Shkëlqim Mehmeti Dec 2018

Thellim Apo Zgjerim: Be Në Udhëkryq Politik, Shkëlqim Mehmeti

Theses and Dissertations

Bashkimi Evropian është organizatë rajonale e cila është krijuar në vitin 1951 me Traktatin e Parisit, traktat ky i ratifikuar, deri më 1957, nga 6 shtete të cilat janë themeluese e vetë organizatës. BE-ja, që nga themelimi i saj, ka pasur sfidat e saja të cilat e përcjellin edhe në ditët e sotme. Njëra nga mëdyshjet e BE-së e cila e ka vendosur në një udhëkryq politik është se a duhet BE-ja të shkoj drejt thellimit të bashkëpunimit brenda shteteve anëtare në fusha si: politika e jashtme, siguria, kriza monetare, kriza e refugjatëve etj. Apo, BE-ja duhet të zgjerohet në …


Anëtarësimi I Kosovës Në Be Është I Largët,Por Është Në Interesin E Kosovës Të Zbatoj Kriteret Dhe Standardet Evropiane, Valdet Rexhepi Dec 2018

Anëtarësimi I Kosovës Në Be Është I Largët,Por Është Në Interesin E Kosovës Të Zbatoj Kriteret Dhe Standardet Evropiane, Valdet Rexhepi

Theses and Dissertations

Kosova shpalli pavarësin e saj me 17 shkurt 2008, duke pasur synime arritjen e realizimit të shtet ndërtimit të brendshëm dhe konsolidimin e shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar. Për Kosovën, si shtet i vogël, ka rëndësi të madhe, që në të ardhmen të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse është një nga mënyrat që sjell siguri më të madhe, mbrojtjen nga kërcënimet e ndryshme nga këto mund të kemi edhe institucione stabile, zhvillim ekonomik, respektimin dhe sundimin e ligjit, për shtetin të gjithë këto kanë një emërues të përbashkët i cili është kompensim për mungesën e fuqisë së fortë.

Punimi është orientuar …


Kriza Lindore 1875-1878 Dhe Çështja Shqiptare, Rina Fetahu Dec 2018

Kriza Lindore 1875-1878 Dhe Çështja Shqiptare, Rina Fetahu

Theses and Dissertations

Ky punim diplome ka marrë në analizë Shqiptaret ne Krizen Lindore gjate viteve 1875-1878. Qëllimi kryesor i këtij punimi është që të arrijmë sadopak të ndriçojmë rrethanat ne te cilat u gjenden shqiptaret ne kete kohe.

Kriza Lindore e viteve 1875-1878 përbënë një nga ngjarjet me të rendësishme të gjysmës së dytë të shek. XIX. Kjo krizë erdhi si pasojë e zgjimit kombëtar në Ballkan gjatë shek. XIX, në kohen kur Perandoria Osmane ishte me e dobët se kurrë me parë. Monarkitë ballkanike Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia të përkrahura nga Rusia e cila i nxiste këto shtete …


Bashkimi Europian, Ridvan Marevci Nov 2018

Bashkimi Europian, Ridvan Marevci

Theses and Dissertations

Kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX,ishin formuar shumë shtete. Lindja e shteteve të reja në Evropë dhe botë,zhvillimi dhe forcimi i tyre në fushën ekonomike dhe politike, kishte nxitur ndryshime të mëdha socio-ekonomike dhe politike. Garat për të pushtuar e dominuar troje e tregje të reja ishin bërë detyrë e përditshme politike, për të gjithë udhëheqësit e shteteve të fuqishme.Secili prej tyre kishte hartuar planet e veta sipas ”mundësisë së forcës”.Me këtë qasje të të udhëhequrit ishte ”nxitur lufta garuese e armatimit”, që për kohë të shkurtë, do të rezulton me mospajtime serioze, përçarje dhe krijimin …


Pozita Dhe Roli I Minoriteteve Në Kosovë, Uran Dobra Nov 2018

Pozita Dhe Roli I Minoriteteve Në Kosovë, Uran Dobra

Theses and Dissertations

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë të rregulluara të drejtat themelore të pakicave nacionale, integrimi i tyre si dhe gjuha, pozita dhe përdorimi i gjuhëve tjera jo zyrtare në pushtetin lokal dhe atë qëndror. Neni 3 i Kushtetuës thotë se Republika e Kosovës është shoqëri multietnike e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektimin e plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Në këtë punim janë shtjelluar pozitat e komuniteteve pakicë në Republikën e Kosovës, të drejtat e tyre themelore, përdorimi i gjuhëve, integrimi në institucionet qeverisëse qendrore …


“Digjitalizimi Dhe Pluraliteti Medial Në Kosovë”, Xheneta Veliu Oct 2018

“Digjitalizimi Dhe Pluraliteti Medial Në Kosovë”, Xheneta Veliu

Theses and Dissertations

Transmetimi televiziv digjital tokësor është një format i ri i transmetimit që i mundëson shikuesit të marrë video dhe audio sinjale më cilësore sesa transmetimin televizioni analog.. Ky kalim i televizionit nga analog në digjital isjell shiquesit dhe publikut në përgjithësi shumë dobi. Qëllimi i këtij punimi është që të trajtoj rëndësinë e transmetimit digjital në Republikën e Kosovës, sfidat dhe progresin e arritur në këtë proces. Duke u bazuar në dokumentet dhe literaturat referenciale ky punim përmbledh zhvillimin e procesit të digjitalizimit të transmetimit tokësorë në Kosovë, duke analizuar gjithashtu edhe parapërgatitjet, kushtet përmbajtjesore dhe teknike, si dhe teknologjinë …


Individual Similarities And Regional Differences: The Impact Of 2015 Refugee Crisis On Europeans’ Attitudes Toward Immigration, Liri Kosovare Bllaca Oct 2018

Individual Similarities And Regional Differences: The Impact Of 2015 Refugee Crisis On Europeans’ Attitudes Toward Immigration, Liri Kosovare Bllaca

Theses and Dissertations

Whereas the extant literature has found much similarities in determinants and correlates of individual attitudes toward immigration to Europe there is less attention on Europe’s regional-based attitudes. We try to unpack this puzzle by accounting for attitude variations that the 2015 Europe’s refugee crisis brought about in three geopolitical regions of the continent, namely EU member countries from former communist Eastern Europe, EU member countries from Western Europe and non-EU Western countries. We argue that whereas some socioeconomic factors and other attitudinal variables predict the same reaction toward more/less immigration from poor countries outside Europe, trust in institutions and their …


Ndërtimi I Sovranitetittë Kosovës Në Tranzicion, Nol Kristaj Oct 2018

Ndërtimi I Sovranitetittë Kosovës Në Tranzicion, Nol Kristaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim jam përpjekur që temë të përmban një përmbledhje, kronologji dhe analizë të gjithë procesit që ka përshkuar Kosovën në periudhën që nga lufta, pastaj misoni i OKB-se, shpallja e pavarësisë dhe konsilidimi i shtetësis.

Kosova kishte identitetin e saj territorial, kryeqytetin e vet, qeverinë e vet përgjegjëse për kuvendin e vet, kushtetutën dhe gjykatën kushtetuese dhe sistemin e vet të drejtësisë. Dallimi i vetëm midis Kosovës dhe republikave ishte se Kosova nuk ishte formalisht republikë, por "vetëm" një krahinë.

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej …


Okb Dhe Operacionet Paqeruajtëse – Sukseset Dhe Dështimet, Antoneta Zhjeçi Sep 2018

Okb Dhe Operacionet Paqeruajtëse – Sukseset Dhe Dështimet, Antoneta Zhjeçi

Theses and Dissertations

Ky punim analizon mënyrat në të cilat misionet paqeruajtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndikojnë në përparimin demokratik dhe qëndrueshmërinë e paqes në shtetet e pas luftës. “Konsiderohet se pas një konflikti, misionet paqeruajtëse të OKB-së garantojnë siguri dhe krijojnë stimuj relevant për aktorët e përfshirë për të fashitur dallimet përmes mjeteve demokratike” (Joshi, 2013). Ky punim synon të argumentoj se misionet paqeruajtëse ndihmojnë në fillimin e një procesi demokratik të tillë që rivalët e mëparshëm mund të kërkojnë qasje në pushtet dhe burime, pa përdorur konfliktet e armatosura. Për të arritur në këtë përfundim, punimi ekzaminon nëse paqeruajtja …


Roli I Nato-S Në Sigurinë E Ballkanit Perëndimor, Drenushë Osmani Sep 2018

Roli I Nato-S Në Sigurinë E Ballkanit Perëndimor, Drenushë Osmani

Theses and Dissertations

Qëllim i kësaj teme të diplomës është të analizoj rolin që ka NATO, si organizatë regjionale dhe si një ndër organizatat ndërqeveritare më tërëndësishme në fushën e sigurisë sot në botë. Punimi do të zhvillohet në dy rrafshe. Nënjërën anë do të shtjellohet ideja dhe zhvillimi i NATO-s, që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme. Roli, rëndësia dhe pesha politike e saj si gjatë Luftës së Ftohtë, pas saj e deri në ditët e sotme. Në rrafshin tjetër do të trajtohet aspekti më praktik i efektit të kësaj organizatë në rajonin e Ballkanit. Metoda e përdorur për …


Performanca E Punonjësve Në Komunën E Ferizaj - It, Elona Sahiti Sep 2018

Performanca E Punonjësve Në Komunën E Ferizaj - It, Elona Sahiti

Theses and Dissertations

Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë rreth koncepteve të përgjithshme të performancës sipas mendimtarëve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë poashtu edhe mënyrën e funksionimit të sistemit të vlerësimit të performancës, planifikimin, vështrimin e vazhdueshëm të saj etj., dhe në veqanti studimi përmbledh analizën e 50 të anketuarëve, të cilët janë punonjës të sektorit publik të institucioneve të Komunës së Ferizaj-it. Koncepti i performancës konsiderohet si mjet për menaxhim më të mirë në sektorin publik, duke siguruar efektivitetin dhe efikasitetin në kuadër të menaxhimit. Nevoja për ta kuptuar nëse institucioni përkatës publik i ka …


Gjendja E Qipros Dhe Roli I Misionit Paqeruajtës Të Okb-Së, Shkelzen Musliu Sep 2018

Gjendja E Qipros Dhe Roli I Misionit Paqeruajtës Të Okb-Së, Shkelzen Musliu

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të përshkruajë veprimin e Forcës Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro (UNFICYP) dhe të nxjerrë në pah anë të veçanta të rëndësishme të rolit të OKB dhe të misioneve të saj paqeruajtës. Krijimi i misionit UNFICYP dhe i formës së tij janë ndikuar, pjesërisht nga modeli i veprimtarive paqeruajtëse që u zhvilluan dalëngadalë gjatë veprimtarisë së Kombeve të Bashkuara qysh nga themelimi i saj, në vitin 1945 dhe pjesërisht, nga ngjarjet konkrete të zhvilluara në Qipro. Megjithëse shkaku themelor i acarimeve në Qipro mund të lidhet me marrëdhëniet konkrete ndërmjet bashkësive etnike turke dhe …


Lajmet E ‘Kronikës Së Zezë’ Në Mediat Digjitale Gjatë Vitit 2018, Fatbardhë Kiqina Aug 2018

Lajmet E ‘Kronikës Së Zezë’ Në Mediat Digjitale Gjatë Vitit 2018, Fatbardhë Kiqina

Theses and Dissertations

Objekt kryesor i këtij punimi është ofrimi i të dhënave të faktuara mbi shkeljet ligjore dhe etike të mediave digjitale, të bëra me rastin e raportimit për ngjarje specifike që bëjnë pjesë në kategorinë e lajmeve, të njohur në gjuhën profesionale të gazetarisë me termin ‘Kronikë e Zezë’. Tema analizon shkrime të veçanta të disa mediave të Kosovës dhe trajton gabimet e bëra prej tyre gjatë procesit të raportimit. Përveç kësaj, ky punim shtjellon edhe aspektin e dëmtimit të personalitetit të personave që kanë pësuar, dëmtimin shpirtëror të shkaktuar tek familjarët e viktimave, si dhe dëmtimin e opinionit publik nga …


Extraversion, Trust In Institutions And Support For Eu Membership, Ardit Arifi Aug 2018

Extraversion, Trust In Institutions And Support For Eu Membership, Ardit Arifi

Theses and Dissertations

This thesis contributes to the growing literature that calls upon psychology traits and belief

systems to explain people’s attitudes toward their country’s EU membership. By relying on trust in politicians and institutions as well as self-reported extraversion, it argues for a positive association of such traits with people’s support for EU membership. I test my hypothesis with a probability simple random sample that I helped to collect in Albania during summer 2017. I find evidence that people’s trust in country’s politicians, EU politicians, and EU judiciary predict more support for Albania’s EU membership. However, I was not able to find …


Personality And Support For Eu Membership: Lessons From Kosovo, Gresa Sheqiri Aug 2018

Personality And Support For Eu Membership: Lessons From Kosovo, Gresa Sheqiri

Theses and Dissertations

This thesis contributes to the growing literature that calls upon psychology traits and belief systems to explain people’s attitudes toward their country’s EU membership. By relying on trust in politicians and institutions as well as self-reported optimism, it argues for a positive association of such traits with people’s support for EU membership. I test my hypothesis with a probability simple random sample that I helped to collect in Kosovo during summer 2017. I find evidence that people’s trust in country’s politicians, EU politicians, EU judiciary and self-reported optimism predict more support for Kosovo’s EU membership. However, I was not able …


Përdorimi I Gjuhës Së Urrejtjes Në Mediat Ndërkombëtare Dhe Tek Mediat E Reja Në Kosovë, Laura Bilalli Jul 2018

Përdorimi I Gjuhës Së Urrejtjes Në Mediat Ndërkombëtare Dhe Tek Mediat E Reja Në Kosovë, Laura Bilalli

Theses and Dissertations

Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet. E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të …


Analiza E Raportimeve Në Media Online Në Kohën E Zgjedhjeve, Diellza Ramadani Jun 2018

Analiza E Raportimeve Në Media Online Në Kohën E Zgjedhjeve, Diellza Ramadani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim analizimin e raportimeve të portaleve në Kosovë, për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës, gjatë periudhës (nëntor-dhjetor 2017), balotazhit dhe periudhës së rinumërimit të votave. Ndër pikat më kryesore të këtij studimi ishin: raportimi i portaleve dhe gazetave gjatë kohës së zgjedhjeve lokale të Republikës së Kosovës, qasja e disa portaleve siç janë: Gazetës Express, Telegrafit, Indeksonline, Gazetës Zëri, Koha.net, Gazeta Metro, Periskopin. Në këto media online është bërë analizimi i titullit, kreut apo hyrjes si dhe materialit shpjegues, fotografisë si dhe videos. Përfundimet e arritura tregojnë se portali “Telegrafi.com”, është më serioz në raportimin …


Zhvillimet Politike Nё Ballkan, Dynjah Xhakli May 2018

Zhvillimet Politike Nё Ballkan, Dynjah Xhakli

Theses and Dissertations

Ky punim trajton ngjarjet që u zhvilluan në ballkan gjatë viteve 1912-1914, këto zhvillime ishin shumë të rëndësishme sepse pasuan me ndryshimin e hartave gjeografike jo vetëm të ballkanit por të tërë botës. Zhvillimet në ballkan gjatë viteve 1912-1914 sollën shumë ndryshime politike duke filluar nga ndarja e tokave nëprmjet luftërave e deri tek marrëveshjet për paqe, pra këto ishin vitet kur ballkani pësoi shume ndryshime. Këto janë problemet kryesore që do të trajtohen në këtë temë: kryengritja shqipëtare, luftrat ballkanike, largimi i perandorisë osmane nga ballkani, paqja e bukureshtit, atentati i sarajevës dhe pasojat e tij.


Pasqyrimi I Masakrës Së Reçakut Në Mediat Ndërkombëtare, Xhejlane Sopa Apr 2018

Pasqyrimi I Masakrës Së Reçakut Në Mediat Ndërkombëtare, Xhejlane Sopa

Theses and Dissertations

Objekt i këtij punimi është pasqyrimi i Masakrës së Reçakut si një nga ngjarjet që ka tronditur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë. Tema shtjellon aspekte të raportimit të medieve me ndikim global për njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës. Përveç pasqyrimit të kësaj ngjarjeje në mediat me ndikim global, punimi shtjellon rolin që ka pasur raportimi në marrjen e vendimeve politike të faktorëve ndërkombëtarë për të ndërhyrë në Kosovë. Punimi analizon shkrime të veçanta tëmediave të njohura si BBC, CNN etj., për të analizuar në mënyrë të detajuar ndikimin …


Standardet E Reja Të Raportimit Të Gazetarisë Online, Edona Haxhiajdini Mar 2018

Standardet E Reja Të Raportimit Të Gazetarisë Online, Edona Haxhiajdini

Theses and Dissertations

Ky punim përmban të dhëna dhe fakte sa i përket gazetarisë online.

Tema ka mjaft rëndësi ngase ka të bëjë me një situatë ku njerëzit dhe shoqëria e rëndomtë e përdorin çdo ditë, jetojnë me të, dhe ushqehen nga kjo. Bëhet fjalë për mediat në platforma online që lexuesit absorbojnë informacione dhe dije nga smartphone-t dhe rrjetet sociale. Nga tema të cilën e kam zgjedhur për punim diplome ‘Standardet e reja të raportimit në gazetarinë online dhe shfrytëzimi i burimeve’ shpresoj që mund të gjeni gjëra të llojllojshme s’a i përket burimeve të cilat janë në rend të parë të …


Roli I Organizatave Ndërqeveritare Në Lidhje Me Shtetin Dhe Sistemin Ndërkombëtar, Samire Sadiku Feb 2018

Roli I Organizatave Ndërqeveritare Në Lidhje Me Shtetin Dhe Sistemin Ndërkombëtar, Samire Sadiku

Theses and Dissertations

Sot një një rol të jashtëzakonshëm në sistemin ndërkombëtar përveç shteteve luajnë edhe disa aktorë tjerë siç janë organizatat ndërkombëtare në përgjithësi, por me theks të veçantë organizatat ndërqeveritare.

Ky punim ka si qëllim shqyrtimin e rolit që kanë luajtur dhe kontributit që kanë dhënë organizatat ndërqeveritare në sistemin ndërkombëtar, për shtetet anëtare me fokus të veçantë mbi rëndësinë që ato kanë për vendin tonë, përkatësisht mbi ndikimin e tyre në orientimin e zhvillimit të tij.

Fillimisht është pjesa teorike përshkruese e përkufizimit rreth asaj se çka janë organizatat ndërqeveritare dhe ndarjet e tyre sipas fushave ku veprojnë dhe, më …


Gjuha E Urrejtjës Në Portale Gjatë Zgjedhjeve: Rasti I Kosovës, Edita Bujupaj Jan 2018

Gjuha E Urrejtjës Në Portale Gjatë Zgjedhjeve: Rasti I Kosovës, Edita Bujupaj

Theses and Dissertations

Ky punim diplome synon të trajtojë vështirësitë që shfaqen në definimin e vijës së hollë ndërmjet “lirisë së shprehjes” dhe “gjuhës së urrejtjes”, problemin e stereotipave dhe ndikimit që ushtrojnë ato duke qenë shpesh edhe pjesë e ligjërimit të përditshëm. Duke u fokusuar në Kosovë, punimi synoj të kuptoj tri aspekte të tregut mediatik online, veçmas funksionimit të mediave online në kohë të zgjedhjeve me theks të vecantë për të kuptuar gjuhën e urrejtjes që eventualisht mund të zhvillohet. Së pari, punimi synon të kuptoj ndikimin që ushtron media e re në procesin e përcaktimit të kësaj ndarjeje, krijimin e …