Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Political Science

University for Business and Technology in Kosovo

2016

Articles 1 - 9 of 9

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

Organizimi I Administratës Në Shërbimet Lokale, Naim Shamolli Nov 2016

Organizimi I Administratës Në Shërbimet Lokale, Naim Shamolli

Theses and Dissertations

Koncepti i administratës në kuptimin organizacional, gjegjësisht administrata formale përfaqëson tërsinë e personave juridik dhe fizik të autorizuar për të vendosur në fusha të caktuata, te të cilat vlen sistemi i përcaktuar organizativ i marrëdhënieve të ndërsjella, autorizimeve dhe përgjegjësive; mbirenditjes dhe nënrenditjes në kuptimin material si dhe paraqet proces të sjelljes së vendimeve dhe vendimmarrjes si veprimtari e posaqme.

Si pjesë e administratës publike mund të ceken administrata shtetërore, administrata e komuniteteve lokale, disa bartës të autorizimeve publike, gjegjësistht agjencionet publike, entet publike të cilët kryesisht kryejnë punë administrative dhe fonde publike.

Në këtë punim është përshkruar organizimi i …


Sistemi Politik I Shqipërisë, Arrita Deva Oct 2016

Sistemi Politik I Shqipërisë, Arrita Deva

Theses and Dissertations

Shumë analist politik dhe studiues të saj, e shohin historinë e Shqipërisë në suaza të ndryshme. Tranzicioni në vendet ish socialiste solli ndryshime të rrënjësishme në secilën prej fushave dhe sektoreve të ndryshme. Edhe pse ka ndikime shumëkahëshe të procesit tranzicional, nuk mund të thuhet se modeli i vendeve tjera nuk duhet marrur për shembull të mirë. Me qenë se analizat dhe hipotezat e temës, kanë lidhje drejtëpërdrejt me historinë, e gjithë analiza përfshihet në aspektin sa më objektiv të mundshëm, duke iu referuar pasojave, shkaqeve dhe zgjidhjeve përgjatë historisë shqiptare, prej krijimit të shtetit e deri tek suazat më …


Menaxhimi I Financav Publike Në Komunën E Lipjanit, Laurita Çadraku Oct 2016

Menaxhimi I Financav Publike Në Komunën E Lipjanit, Laurita Çadraku

Theses and Dissertations

Në punim është shqyrtuar politika e sistemit të menaxhimit të financave publike në Komunën e Lipjanit .

Duke qenë se financat publike kanë rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik përmes të cilave realizohen projekte të cilat kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së banorëve dhe aspekti ekonomik në përgjithësi, mendoj se ky punim paraqet një kontribut solid në aspektin e problematikës së trajtuar. Dhe me këtë buxhet që posedon komuna, paraqesim ndarjen e buxhetit në të gjitha departamentet e komunës së Lipjanit, sepse ndarja e buxhetit në mënyrë racionale është bazament që rezulton me suksesin e qeverisjes lokale

Ndarja e buxheti …


Formimi I Shtetit Të Kosovës Dhe Konstituimi I Sajë, Visar Tasholli Oct 2016

Formimi I Shtetit Të Kosovës Dhe Konstituimi I Sajë, Visar Tasholli

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Pozicioni Kushtetues I Kosovës, Arben Miftari Sep 2016

Pozicioni Kushtetues I Kosovës, Arben Miftari

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Kuvendi I Kosovës Themelimi I Tij Dhe Institutet E Kontrollit Palamentar Ndaj Qeverisë, Gazmend Mehmeti Sep 2016

Kuvendi I Kosovës Themelimi I Tij Dhe Institutet E Kontrollit Palamentar Ndaj Qeverisë, Gazmend Mehmeti

Theses and Dissertations

Institucioni përfaqesues, Parlamenti ka rëndësi esenciale në sistemin poltik dhe qeverisës të një vendi, posaqërisht ne formën e demokracisë parlamentare,siq eshte rasti edhe me Republikën e Kosovës. Qytetarët ne demokracitë moderne duke e pas të pamundur të deklarohen dhe te jenë aktiv në mënyrë te drejtëperdrejtë ne politikëbërje ata me votën e tyre zgjedhin përfaqësuesit e tyre ne parlament. Parlamenti në shtetet demokracisë parlamnetare nënkupton institucionin politik dhe përfaqesues, të mbikqëyrjes së institucioneve tjera.Përveq funskionit dhe rolit përfaqesues, funksion me rëndësi është edhe funksioni ligjëvenes dhe zgjedhor. Parlamenti ne Republiken e Kosovës zgjedh Qeverinë dhe ushtron kontrollin parlamenatar ndaj saj …


Integrimet Evropiane Në Funksion Të Proceseve Zhvillimore(Me Theks Të Vecantë Ne Bujqësi), Gëzim Sllamniku Sep 2016

Integrimet Evropiane Në Funksion Të Proceseve Zhvillimore(Me Theks Të Vecantë Ne Bujqësi), Gëzim Sllamniku

Theses and Dissertations

Për sa i përket bujqësisë dhe integrimit në Politikat e Përbashkëta Bujqësore (PPB) është një pyetje hyrëse e ndjeshme për zgjerimin e Unionit Evropian (UE). Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB) është emri i përbashkët për instrumentet juridike dhe buxhetore të Unionit Evropian (UE) në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB) ka lindur në fund të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960, kur anëtarët themelues të Këshilli i Evropës (KE-së) kishin dalë nga më shumë se një dekadë me mungesa te mëdha ushqimore gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Nga PPB varën me miliona …


Paanësia E Gjnd-Së Dhe Interpretimi I Shpalljës Së Pavarësisë Së Kosovës, Lirjeta Fazliu Sep 2016

Paanësia E Gjnd-Së Dhe Interpretimi I Shpalljës Së Pavarësisë Së Kosovës, Lirjeta Fazliu

Theses and Dissertations

Ky punim diplome përmban një përmbledhje, kronologji dhe analizë të gjithë procesit që ka përshkuar Kosovën në periudhën që nga lufta e deri tek mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (1998-2008). Në konsulta të vazhdueshme dhe me rekomandimin e mentorit të temës Prof. Abdulla Azizi, fushëtrajtimi i këtij punimi do të jenë efektet në aspektin e shtimit të njohjeve pas mendimit të GJND si dhe ndikimi që mendimi këshillëdhënës i këtij mekanizmi ndërkombëtarë të drejtësisë ka në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Në brendi është bërë një përshkrim analitik nga shpallja e pavarësisë deri në dhënien …


Liritë Fetare Në Bashkimin Europian, Imri Hoxha Sep 2016

Liritë Fetare Në Bashkimin Europian, Imri Hoxha

Theses and Dissertations

Pasiqë çështja e lirisë fetare paraqet një nga sfidat më të rëndësishme në kuadër të raporteve ndërnjerëzore, por edhe procesit euro-integrues të vendeve pretendente për në Bashkimin Evropian, në kuadër të këtij punimi do të shtjellohen modalitetet që implikojnë edhe shkallën e lirisë dhe kufizimit në këtë drejtim. Meqenëse hulumtimet paraprake kanë të dhëna mbi liritë fetare, tendenca e këtij punimi lidhet me ndryshimet konkrete që duhet bërë në këtë drejtim. Tendenca e punimit dhe rezultateve ka të bëjë me konkretizimin e detyrimeve që duhet ndjekur si standarte ndërkombëtare, por edhe kufizimet e duhura në garantimin e sigurisë kombëtare dhe …