Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 11 of 11

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

Pjesëmarrja Dhe Roli I Grave Kosovare Në Politikë, Alisa Thaqi May 2021

Pjesëmarrja Dhe Roli I Grave Kosovare Në Politikë, Alisa Thaqi

Theses and Dissertations

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje i kontribon proceseve pozitive transformuese për shoqëritë, siç janë ndryshimet e ligjeve, politikave, shërbimeve, institucioneve dhe normave shoqërore.Është e rëndësishme të sigurohet që të dëgjohen zërat e grave për vendimet që prekin jetët e tyre, jetët e familjeve të tyre dhe komuntitetit më gjërë. Këto vendime prekin gratë po aq sa edhe burrat. Prandaj, gratë duhet të përfshihen në vendimmarrje në çdo fushë dhe të kenë fuqi dhe numër të barabartë me burrat. Është përgjegjësi e qeverisë të sigurojë që grave iu ofrohen mundësi për të marrë pjesë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe …


Ndikimi I Ndotjes Së Ajrit Në Ambientin Jetësor Në Republikën E Kosovës – Komuna E Prishtinës, Nazif Fazliu May 2021

Ndikimi I Ndotjes Së Ajrit Në Ambientin Jetësor Në Republikën E Kosovës – Komuna E Prishtinës, Nazif Fazliu

Theses and Dissertations

Ambienti jetësor ka rëndësi shumë të madhe në jetën tonë, ku rrjedhimisht duhet të kushtohet shumë rëndësi kujdesit ndaj tij pasi që ambienti paraqet ajrin që ne thithim çdo ditë. Një ndër sfidat më të mëdha që është paraqitur në ditët e sotme, si rezultat i shumë veprimtarive të ndryshme dhe si pasojë e mos angazhimit të instrumenteve shtetërore është edhe sfida e ndotjes së ambientit jetësor në Kosovë. Kjo sfidë deri më tani, ka qëndruar në një farë mënyre e papërballueshme për institucionet tona duke pasur parasysh që kemi mungesë të theksuar të informacionit mbi ndotjen e ajrit, pasojat …


Bashkëpunimi Dhe Divergjencat Në Mes Të Shba-Së Dhe Be-Së, Edona Selmani May 2021

Bashkëpunimi Dhe Divergjencat Në Mes Të Shba-Së Dhe Be-Së, Edona Selmani

Theses and Dissertations

Intensifikimi i marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënojnë një moment të ri për rendin global, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. BE-ja edhe pse nuk kishte një strukturë institucionale të konsoliduar kjo nuk e pengoj që të krijoj një raport funksional marrëdhëniesh mes dy vendeve, që përveç se ishin të dobishme në rrafshin ekonomik, ato u treguan se ishin më se të dobishme edhe në rrafshin politik e më së shumti në atë ushtarak.

Megjithatë, bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve është shoqëruar edhe me divergjenca të ndryshme për çështje të caktuara. Trajtimi i sulmeve të …


Roli I Imf-Ve Në Stabilitetin Ekonomik Të Kosovës (Rast Studimi Monego Dhe Iutecredit), Aulona Binaku May 2021

Roli I Imf-Ve Në Stabilitetin Ekonomik Të Kosovës (Rast Studimi Monego Dhe Iutecredit), Aulona Binaku

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi kërkimor është zhvillimi i analizës së sektorit të mikrokredisë në Kosovë,identifikimi dhe analiza e përbërësve që ndikojnë në përcaktimin e normave të interesit për mikrokreditë në vendin tonë. Për më tepër, hulumtimi do të vlerësojë nëse IMF-të dhe normat e interesit janë nëpërputhje me planet e tyre të biznesit, si dhe do të bëhet krahasimi i normave të interesit të Kosovës me vendet ballkanike.

Objektivë e këtij hulumtimi është dhe përcaktimi i faktorëve që ndikuan në rritjen e normave të interesit gjatë vitit 2018/2019 dhe në revokimin e licencave të IuteCredit-it dhe Monegos në Kosovë. Metodologjia …


Çështja E Kosovës Drejt Statusit Final Pako E Ahtisarit, Qendresa Xhafa Apr 2021

Çështja E Kosovës Drejt Statusit Final Pako E Ahtisarit, Qendresa Xhafa

Theses and Dissertations

Kur flasim për çështje të zgjidhjes së statutit të shteteve të pavarura në botë shohim modele të ndryshme, në disa raste në histori shohim fitimin e statusit të pavarësimit të shteteve në mënyrë të drejtpërdrejt nga rezultatet e luftërave, në raste të tjera shohim ndërmjetësime të fuqive të mëdha, raste të kompensimeve të ndryshme territoriale ose burimeve të ndryshme natyrore të shteteve. Një nga këto raste e hasim edhe rastin e Kosovës të cilin do të mundohemi të e shtjellojmë gjatë këtij punimi në një analizë të marrëveshjeve të ndryshme duke filluar nga marrëveshja e Kumanovës, rezoluta 1244, vendimi i …


Kosova Dhe Politika E Ibrahim Rugovës, Fiolla Zeqiri Apr 2021

Kosova Dhe Politika E Ibrahim Rugovës, Fiolla Zeqiri

Theses and Dissertations

Synimi i këtij punimi bachelor është trajtimi i çështjes së Kosovës gjatë udhëheqjes së Dr.Ibrahim Rugovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 anëtarë të zgjedhur për një mandat katër vjeçar. Sipas Kushtetutës, Kosova do të ketë një kuvend të përbërë nga 120 anëtarë. Kosova ka një sistem shumëpartiak, me parti të shumta në të cilat asnjë parti shpesh nuk ka shanse të fitojë pushtet, dhe partitë duhet të punojnë me njëra-tjetrën, për të formuar qeveritë e koalicionit. Ky punim përmban ecurinë e ngjarjeve kryesore duke filluar me Presidenti Ibrahim Rugova – cili ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovë …


Kriza Jugosllave – Rasti I Kosovës, Anesa Ferati Apr 2021

Kriza Jugosllave – Rasti I Kosovës, Anesa Ferati

Theses and Dissertations

Synimi i këtij punimi bachelor është trajtimi i çështjes së Kosovës në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-1999. Ky punim shtjellon çështjen e vetëvendosjes, përpjekjen e shqiptarëve për të qenë të lirë nga okupimi serb. Një luftë nga ana e popullit të Kosovës e cila kishte karakter çlirimtar duke u sfiduar me mënyra më të ndryshme dhe të dhunshme nga ana e serbëve. Si pasojë e përpjekjeve për lirinë e tyre, ata nuk morën asgjë tjetër përpos rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve, plaçkitjeve, djegjeve, masakrimeve, duke mos i kursyer as gratë e deri tek fëmijët. Ky punim përmban ecurinë e ngjarjeve kryesore …


Planifikimi Dhe Zhvillimi I Burimeve Njerezore Nȅ Administraten Komunale - Mitrovicë, Diellza Uka Mar 2021

Planifikimi Dhe Zhvillimi I Burimeve Njerezore Nȅ Administraten Komunale - Mitrovicë, Diellza Uka

Theses and Dissertations

Planifikimi dhe organizimi i burimeve njerëzore është pjesë e procesit të menaxhimit i përqendruar në raportet njerëzore dhe sigurimin e mirëqenies së tyre, duke synuar që ata të kontribuojnë dhe të kenë performancë të lartë në raport me kërkesat për shërbime cilësore.

Ky hulumtim ka për qëllim shqyrtimin dhe analizimin e planifikimit të organizimit të burimeve njerëzore duke u fokusuar në administratën publike, ndonëse planifikimi i duhur përmirëson cilësinë e punës së personelit, në këtë rast determinon ofrimin e shërbimeve cilësore në pushtetin lokal.

Menaxhimi i burimeve njerëzore nuk konsiderohet vetëm si domosdoshmëri, por edhe si aktivitet i përditshëm i …


Steps Towards New Public Management, Case Study Municipality Of Pristina, Fitim Topanica Jan 2021

Steps Towards New Public Management, Case Study Municipality Of Pristina, Fitim Topanica

Theses and Dissertations

Menaxhimi i administratës publike në shumicën e vendeve në zhvillim po ndryshon me shpejtësi përmes proceseve të reformave në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike dhe stimulimin e rritjes ekonomike. Menaxhimi i ri publik i referohet një sërë reformash që kanë arritur të ripërcaktojnë rrënjësisht natyrën e organizatave të sektorit publik. Duke qenë të frymëzuar nga një ideologji e gjerë menaxhimi, reformat kanë sjellë ide rreth organizatave “reale” - d.m.th. të kesh identitet të qartë dhe unik, të jesh në gjendje të planifikosh dhe të zbatosh vendime racionale, dhe të kesh kufij të përcaktuar mirë dhe struktura hierarkike.

Menaxhimi i …


Terrorizmi Dhe E Drejta Ndërkombëtare, Alma Vuniqi Jan 2021

Terrorizmi Dhe E Drejta Ndërkombëtare, Alma Vuniqi

Theses and Dissertations

Aktet terroriste janë veprime kriminale dhe rrjedhimisht, janë pjesë e tagrit të sistemit të drejtësisë penale. Standardet e të drejtave të njeriut do të zbatohen pavarësisht nëse një incident i caktuar konsiderohet si akt terrorist apo një vepër tjetër që hyn në kategorinë e krimeve të rënda.

Terrorizmi konsiston në kryerjen e një krimi nga një individ, një grup apo nga një shtet. Terrorizmi përdoret për të ngjallure te njerëzit një ndjenjë frike e cila në shumë raste është shumë më e madhe se pasojat e vërteta të aktit. Këto akte kane dy shënjestra, popullsinë ose dikasteret e rëndësishme të …


Tërheqja E Presidentit Amerikan Donald Trump Nga Marrëveshja Bërthamore Me Iranin, Drin Hoxha Jan 2021

Tërheqja E Presidentit Amerikan Donald Trump Nga Marrëveshja Bërthamore Me Iranin, Drin Hoxha

Theses and Dissertations

Ky punim ka për synim të analizojë tërheqjen e Presidentit amerikan Donald Trump nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit, në mënyrë që të kuptohen dhe cilësohen arsyet prapa këtij vendimi të papritur por me shumë ndikim në politikën e jashtme amerikane si dhe botërore. Për ta bërë këtë, autori provon ta vërtetojë hipotezën se Presidenti Trump është tërhequr nga kjo marrëveshje për arsye të historisë së hidhur SHBA-Iran si dhe besimeve dhe qëndrimeve të tija personale e politike. Në pjesën e parë të këtij punimi, është paraqitur problematika e detyrës, objektivi kryesor dhe ato specifike, pyetja hulumtuese dhe hipoteza, si dhe …