Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Physical Sciences and Mathematics Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 49

Full-Text Articles in Physical Sciences and Mathematics

Analizimi Dhe Zhvillimi I Modulit Të Orarit Në Wordpress, Gëzim Rexhepi Dec 2016

Analizimi Dhe Zhvillimi I Modulit Të Orarit Në Wordpress, Gëzim Rexhepi

Theses and Dissertations

Përdorimi i një orari do të ishte një lehtësim i madh në menaxhimin e ngjarjeve të cilat ndodhin në një festival, si rezultat i kërkesave dhe nevojave për një orar i cili do të ishte lehtë i menaxhueshëm nga festivalet e ndryshme vendosa të zhvilloj ketë orar. Ky orar është dizajnuar dhe implementuar për festivalin “Dokufest”. Mirëpo ky orar mund të përdoret edhe nga festivale të tjera. Ky orar do ju ndihmoj festivaleve të ndryshme që të kenë më të lehtë shtimin e ngjarjeve të ndryshme e pastaj ato ngjarje ti shfaqin në këtë orar i cili është mjaft i …


Siguria Në Php, Shpat Ajvazi Dec 2016

Siguria Në Php, Shpat Ajvazi

Theses and Dissertations

Që të rezultojë me sukses një softuer duhet të përmbush shumë kritere, disa nga këto kriteret janë: efikasiteti, siguria dhe fleksibiliteti. Pavarësisht rëndësisë së softuerit çdo softuer duhet te ketë sigurinë në nivel të lartë duke mos lejuar të dhënat të përfundojnë në duar të personave të pa autorizuar. Pothuajse çdo ditë krijohen mundësi të reja për të sulmuar softuer-ët që funksionojnë përmes internet kjo tregon se siguria duhet të analizohet dhe që zhvilluesit gjithmonë duhet të ndjekin teknologjinë e fundit. Në pjesën kryesore shqyrtohen problemet dhe sulmet që bëhen në PHP sa i përket aspektit të sigurisë. Siguria e …


Zbatimi I Mpls Vpn Dhe Siguria, Fëllënza Bunjaku Dec 2016

Zbatimi I Mpls Vpn Dhe Siguria, Fëllënza Bunjaku

Theses and Dissertations

Viteve të fundit, temat e nivelit bachelor po ballafaqohen me një nga trendet më të mëdha në botën e rrjetave kompjuterike duke zgjuar poashtu edhe interesimin tim për të studiuar dhe punuar këtë temë aktuale por duke marr në shqyrtim zbatimin e Multiprotocol Label Switching-Virtual Private Network dhe Siguria të cilës në vazhdim të këtij punimi do t’i referohemi si (MPLS VPN).

Objektivi kryesor i këtij punimi është të kuptuarit e teknologjisë MPLS VPN përmes përkufizimit të kësaj teknologjie, si dhe paraqitjes së një skenario ku shqyrtohen protokolle të ndryshme të komunikimit. Shumica e ofruesve të shërbimeve (angl. ISP) që …


Web Aplikacionet Dinamike Me Java Ee, Jetë Leci Dec 2016

Web Aplikacionet Dinamike Me Java Ee, Jetë Leci

Theses and Dissertations

Qëllimi i kësaj teze të shkallës bachelor është bërë për analizimi dhe studimin e platformës më të mirë për zhvillimin e web aplikacioneve dinamike, ky studim nuk paraqet bazat e programimit në Java apo zhvillimin e pjesës së bazës së shënimeve ky studim ofron një pasqyrë të teknologjive dhe framework-ëve për implementimin e aplikacioneve me platformën Java Enterprise Edition. Ky kapitull perfshinë një përmbledhje të shkurtë të studimit dhe përvojës sime së bashku, duke shfaqur një pasqyrë të zhvillimit të aplikacioneve dinamike në web me anë të shpjegimit të secilës pjesë përbërëse të platformës shumë të njohur për realizimin e …


Test Driven Development With Ruby On Rails, Argjend Xhigoli Nov 2016

Test Driven Development With Ruby On Rails, Argjend Xhigoli

Theses and Dissertations

Industria softuerike është duke u bërë më kërkuese në kohën zhvilluese dhe resurse. Shpesh, prodhimi i softuerit ka të bëjë me kërkesa që vazhdimisht ndryshojnë dhe me cikle zhvillimi që maten me javë ose muaj. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave dhe që ende të prodhohet softuer i kualitetit të lartë, ndër vite, praktikuesit e softuerit kanë zhvilluar një numbër strategjish. Një nga to është edhe Test Driven Development (TDD). Kjo është një praktikë për zhvillim e orientuar në objekte që për qëllim ka të ndihmoj në prodhimin e softuerit kualitativ për një kohë të shkurtë. TDD është popullarizuar nëpërmjet programimit …


Deformimet E Sinjaleve, Medina Haliti Nov 2016

Deformimet E Sinjaleve, Medina Haliti

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i kësaj teme diplome është që të përqendrohemi në përgjithësi tek sinjalet dhe deformimet e tyre. Në fillim të punimit do të bëhet fjalë në mënyrë të përgjithshme për sinjalet. Pastaj do të flasim për transmetimin e të dhenave, llojet e sinjalit, për mediumet transmetuese, ndarjen e mediumeve, për deformimet e sinjalit se si rrjedhin këto deformime dhe se0 si mund të reduktohen këto deformime. Gjithashtu do të flasim edhe për përshkrimin në detaje të qdo mediumi të mbyllur. Një vëmendje të posaqme në këtë punim do ti kushtohet fijeve optike duke cekur përparsitë dhe magësite e tyre. …


Krahasimi I Zhvillimit Të Mobile Aplikacioneve Ne Ios Dhe Android, Vlera Hoxha Nov 2016

Krahasimi I Zhvillimit Të Mobile Aplikacioneve Ne Ios Dhe Android, Vlera Hoxha

Theses and Dissertations

Bota në të cilën po jetojmë dhe përdorimi i madh i telefonit, bën që aplikacionet mobile të kenë një rëndësi shumë të madhe. Shkurtesa “app” është një shkurtesë për fjalën aplikacion, kurse me aplikacion nënkuptojmë një program softuerik e në këtë rast një aplikacion softuerik, po për sistemet operative siç janë:iphone, android ose windows. Mënyra se si mund të kemi qasje në atë aplikacion është duke e shkarkuar atë nga programet e caktuara varësisht nga platforma të cilën e përdorni, përshembull në rastin e IOS është AppStore. Se si arrihet deri në fazën kur aplikacionet janë të gatshme për …


Laravel Vs Symfony, Valon Feka Nov 2016

Laravel Vs Symfony, Valon Feka

Theses and Dissertations

Në kohën tonë teknologjia po ecën me hapa shumë të shpejtë, sidomos në fushën e paisjeve elektronike si: kompjuterë, telefona të mençur, televizorë të mençur, etj. Numri i përdorueseve të internetit dhe këtyre pajisjeve është në rritje të vazhdueshme. Tashmë çdo biznes, institucion, organizatë kanë web aplikacionin e tyre ku ju ndihmojnë përdoruesve të tyre në marrjen e informacionit dhe ofrimin e shërbimeve online. Për të lehtësuar procesin e krijimit të web faqeve përdoren backend fraemwork dhe front-end framework. Shumica e web faqeve përbëhen nga struktura shumë të ngjashme. Qëllimi i Framework është të ofrojnë një strukturë të përbashkët që …


Siguria Në Wordpress Dhe Mbrojtja E Të Dhënave, Ardianë Krasniqi Oct 2016

Siguria Në Wordpress Dhe Mbrojtja E Të Dhënave, Ardianë Krasniqi

Theses and Dissertations

Aktualisht ekzistojnë një numër i madh i ueb faqeve në web. Ky numër është në rritje pasi që bota po krijon lidhje të reja shoqërore, dhe teknologjia po e bënë më të lehtë për njerëzit të jenë të pranishëm në linjë (online) përmes një faqe interneti. Kjo rritje është duke u mundësuar nga përdorimi i teknologjive me burim të hapur (open source) si Sistemet për Menaxhim të Përmbajtjes (CMS). Mbi një e treta e faqeve të internetit janë mundësuar nga katër platforma kryesore: Wordpress, Joomla !, Drupal, dhe Magento.

Qëllimi kryesor i kësaj teme diplome është që të përqendrohet në …


Siguria Në Magento, Besart Haxhidema Oct 2016

Siguria Në Magento, Besart Haxhidema

Theses and Dissertations

Në teknologji siguria e sistemit të cilin jeni duke përdorur për kryerjen e biznesit tuaj, është themeli mbi të cilin qëndron ai. Çdo platformë, apo çfarëdo sistemi çoftë ai, i cili përdorë rrjetin publik, është cak i sulmeve nga njerëzit keqbërës. Andaj ne si përdorues të një sistemi të tillë duhet t’i njohim këto lloje të sulmeve, në mënyrë që në të njejtë kohë të dijmë edhe si të veprojmë për mbrojtjen e të dhënave tona.

Fokusi kryesor i këtij punimi është elaborimi i mangësive në aspektin e sigurisë të cilat e karakterizojnë platformën Magento. Në vazhdimin e këtij punimi …


Analizë Krahasuese E Algoritmeve Që Përdorën Në Imazhërinë Mjekësore, Ema Këpuska Oct 2016

Analizë Krahasuese E Algoritmeve Që Përdorën Në Imazhërinë Mjekësore, Ema Këpuska

Theses and Dissertations

Në fushën e njohjes së modeleve, për shkak të përfshirjes themelore të perceptimit njerëzor dhe pamjaftueshmërisë të matematikës standarde, për të arritur diagnostifikime të sakta nga imazhet e ndërlikuara janë paraqitur dy teknika të ndryshme fuzzy që janë aplikuar si një alternativë e përshtatshme.

Saktësia dhe shpejtësia e arritjes së ndarjes të të dhënave në mënyrë të duhur, arrihet rrallë herë. Për të bërë këtë të mundur, algoritmet e grumbullimit janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe esenciale në shëndetësi.

Imazhëria mjekësore është një ndër elementet kyçe në diagnostifikimin e sëmundjeve. Mirëpo, aplikacionet e krijuara deri më sot kanë disa dobësi. Gjithashtu, …


Analizimi Dhe Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Konferencave, Muhamet Sherifi Oct 2016

Analizimi Dhe Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Konferencave, Muhamet Sherifi

Theses and Dissertations

Sistemet për menaxhimin e konferencave dhe administrimin e tyre janë shndërruar në asete për institucione që kanë të bëjnë me këtë lëmi, në këtë punim është propozuar një zgjidhje e centralizuar duke u bazuar në praktikat më të mira të sistemeve aktuale.

Fokusi kryesor në hartimin dhe zhvillimin e një ueb aplikacioni për menaxhimin e konferencave është bazuar tek siguria, disponushmëria dhe zgjërushmëria.

Duke analizuar sisteme të ngjashme kemi kuptuar që shumica e konferencave të mëdha kanë implementuar këto lloj sistemesh dhe kanë pasur përfitime të shumta.

Në këtë temë po ashtu jemi munduar të përshkruajmë dhe implementojmë veçoritë standarde …


Analizimi Dhe Krahasimi I Algoritmit Rapidly-Exploring Random Trees Dhe Hybrid A* (Star) Te Moduli I Planifikimit Të Rrugës Te Automjetet Autonome Inteligjente, Plarent Haxhidauti Oct 2016

Analizimi Dhe Krahasimi I Algoritmit Rapidly-Exploring Random Trees Dhe Hybrid A* (Star) Te Moduli I Planifikimit Të Rrugës Te Automjetet Autonome Inteligjente, Plarent Haxhidauti

Theses and Dissertations

Planifikimi i rrugës, i trajektores dhe optimizimi i asaj rruge janë çështje problemaktike në fushën e robotikës. Për momentin veturat autonome janë në krye të hulumtimeve nga industria për shkak të avantazheve që i ofrojnë. Software-i është elementi kryesorë që e përfshinë autonominë e ofruar nga algoritmat planifikues që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Përderisa automjeti transporton udhëtarë ose të mira materiale prej një pike fillestare deri në destinacion, planifikuesi i rrugës përmbanë metoda si kërkimi i shtegu për ta ndjekur, shmagja e pengesave dhe gjenerimi i trajektoreve që ofrojnë rehati.

Qëllimi i këtij hulumtimi është analizimi …


Adaptueshmëria E Wordpressit, Valon Januzi Oct 2016

Adaptueshmëria E Wordpressit, Valon Januzi

Theses and Dissertations

Meqë përdorimi i teknologjisë informative është fondamental për të ardhmen, atëherë edhe mësimi i përdorimit sa me efikas të teknologjisë është po aq i rëndësishëm. Me adaptushmeri të WordPressit kuptojm se sa është i lehtë dhe i kuptushëm përdorimi i ketij CMS.

Kjo temë e diplomes mbledh fakte që dëshmojnë se CMS është i adaptushëm në teknologji informative dhe është shumë i rëndësishem dhe i dobishem.

Në veqanti hulumtimi fokusohet se si ndahet Wordpress në pjesë të ndryshme për menaxhim dhe lehtësimin të përdorusit.Në hulumtim fokusohem të sqaroj disa nga metodat se si bëhet ndarja për menaxhim më të mirë …


Hypercode – Voice Aided Programming, Rinor Maloku Oct 2016

Hypercode – Voice Aided Programming, Rinor Maloku

Theses and Dissertations

Existing input methods for inserting text into digital devices are slow and have a steep contrast of information exchange difference between human and computer. While programmers quickly retrieve information from the computer visualy, via the screen, it is a slow process of inserting information via mouse and keyboard. Speech Recognition can be incorporated as another input method to enable inserting continuous text into the computer for increased speed. Accuracy improvements of speech recognition is driven by incorporation of deep neural networks and thus made speech recognition another viable input method, which is used in smartphones, computers and smart homes, to …


Virtual Networks Comparison Solutions For Community Clouds, Adnan Lupçi Sep 2016

Virtual Networks Comparison Solutions For Community Clouds, Adnan Lupçi

Theses and Dissertations

Cloud computing has a huge importance and big impact nowadays on the IT world. The idea of community clouds has emerged recently in order to satisfy several user expectations. Clouds are distributed technology platforms that leverage sophisticated technology innovations to provide highly scalable and resilient environments that can be remotely utilized by organizations in a multitude of powerful ways. To successfully build upon, integrate with, or even create a cloud environment requires an understanding of its common inner mechanics, architectural layers, and models, as well as an understanding of the business and economic factors that result from the adoption and …


Adsmerge – Cross Media Advertising Platform, Edison Rama Sep 2016

Adsmerge – Cross Media Advertising Platform, Edison Rama

Theses and Dissertations

Zhvillimi teknologjik në ditët e sotme si rezultat ka pasur rritje eksponenciale të sistemeve softwerike. Gjatë zhvillimit të këtyre sistemeve, bota e marketingut ka marrë kahje tjetër. Shumë nga kompani të ndryshme anë e mbanë botës përdorin internetin për reklamimin e produkteve të tyre apo shërbimeve që ata posedojnë për klientët e tyre. Por, shumë nga sistemet që ofrojnë këtë mundësi reklamimi, marrin shumë kohë dhe resurse për t’u menaxhuar, duke rezultuar në zvoglim të reklamuesve në këtë drejtim. Prandaj, një sistem që do të ofronte çasje të lehtë dhe të shpejtë në rrjete sociale që ofrojnë opcione reklamimi, do …


Implementimi I Ipv6 Në Protokollet E Rrugëtimit, Faton Ferizi Sep 2016

Implementimi I Ipv6 Në Protokollet E Rrugëtimit, Faton Ferizi

Theses and Dissertations

Në këtë hulumtim është shtjelluar tema ,,Implementimi i IPv6 në protokollet e rrugëtimit”. Ky hulumtim përmban hyrje rreth protokollit kryesor në të cilin aktualisht është i bazuar interneti, IPv4. Fillimisht është cekur struktura dhe tiparet e IPv4: adresimi, klasat e adresave dhe organizimi i header-it. Po ashtu tregohen kufizimet e këtij protokolli të cilat do t’i paraprijnë nevojës për një protokoll të ri të internetit i cili do t’i eliminojë këto kufizime.

Më pas tema shtjellon protokollin IPv6 që është pasardhës i IPv4, ku tregohen aspektet kyçe të tij si: formati i header-it, adresimi dhe benefitet që sjell …


Tranzicioni Nga Ipv4 Në Ipv6, Lumturie Avdimetaj Sep 2016

Tranzicioni Nga Ipv4 Në Ipv6, Lumturie Avdimetaj

Theses and Dissertations

Aktualisht Internet Protocol Vision 4 është duke u përballur më problemin e shpenzimit të adresave hargjimit të tyre, dhe kjo ka ndikuar që të bëhet një tranzicion në IPv6.

IPv4 është përdorur në sekuencat e duhura të të dhënave.Adresat IPv4 janë të përbërë nga 32 bita, e cila lejon një total prej 4294967296 (2 ^ 32) adresa.Ky numër nuk ishte i mjaftueshm duke pasur parasysh se edhe numëri i përdoruesve ishte qdo herë e më shumë në rritje, dhe kështu u ndi nevoja e shtimit të më shumë adresave, dhe përfundimisht në vitin 1990 doli dhe verzioni i fundit i …


Web Services Në Java Ee, Jax-Ws Vs. Jax-Rs, Marigona Çeta Sep 2016

Web Services Në Java Ee, Jax-Ws Vs. Jax-Rs, Marigona Çeta

Theses and Dissertations

Interneti ka revolucianizuar bizneset tona duke siguruar një rrugë të informacionit që vepron si një shtyllë e re komunikimi. Ky medium i ri ka dërguar bizneset në një botë virtuale ku konsumatorit nuk i ofrohet vetëm tetë orë shërbime por gjatë gjithe kohës[6].

Përveq kësaj, rritë përfitimet e rëndësishme në aspektin e produktivitetit të biznesit, kursimet e kostos dhe kënaqësi të konsumatorëve në një organizatë. Fenomeni kryesorë mundëson që aplikacionet e biznesit në internet të jenë të bazuara në një teknologji që quhet kompjuterika e shperndarë.

Që atëherë, aplikacionet softuerike funksionojnë në një sërë platformash harduerike, sistemeve operative si dhe …


Zhvillimi I Aplikacioneve Me Javaee Dhe Javame, Vlora Gjurka Sep 2016

Zhvillimi I Aplikacioneve Me Javaee Dhe Javame, Vlora Gjurka

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi është krijimi i një ueb aplikacioni - ankandi online për Kompaninë X në platformën Java EE dhe krijimi i një loje kompjuterike në Java ME për telefonat adekuat mobil. Aplikacionet do të zhvillohen në platformën Java, ku ai në Java EE do t’i lejojë njerëzit të blejnë ose të shesin gjëra me çmime fikse ose përmes sistemit të ankandit, përderisa ai në Java ME do të fokusohet në atë se si do të përdoret dizajni i lojës për të krijuar komponente vizuale të lojes.

Pjesa teorike që kërkohet për zhvillim dhe i gjithë procesi me pjesë …


Advanced Responsive Forms And Menus In Web Development Extending Html 5, Css3, Javascript, Adhurim Sulejmani Sep 2016

Advanced Responsive Forms And Menus In Web Development Extending Html 5, Css3, Javascript, Adhurim Sulejmani

Theses and Dissertations

Përmes këtij punimi të temës së diplomës ështeë paraqitur një punë e cila ka të bëjë me ueb menytë edhe ueb format të avancuara responsive. Zhvillimi i tyre përmes gjuhëve implementuese si HTML 5 dhe CSS3, gjithashtu një rol te veqantë luan edhe funksionet të cilat implementohen përmes javascript. Në këtë punim qëllimi kryesor ka qenë që të bëhet një analizë e plotë e ueb-dizajnit më perkasishtë menytë dhe format. Në këtë punim janë marrë shembull disa ueb meny dhe forma janë zhvilluar përmes gjuhëve responsive pastaj është bërë një krahasim mbi atë që se janë te përshtatshme për një …


Siguria Në Cloud, Alborita Mehana Aug 2016

Siguria Në Cloud, Alborita Mehana

Theses and Dissertations

Cloud computing është një platform e vërtetuar për sigurimin e ofrimit të shërbimeve biznesore apo shërbimet e IT konsumatorëve përmes Internetit. Kështu që cloud computing është plotësisht teknologji e bazuar në internet ku të dhënat e klientit janë të ruajtura dhe ndara në qendra të të dhënave të një ofruesi të shërbimeve si: Google, Amazon, Salesforce.com dhe Microsoft etj. Sidoqoftë, cloud computing prezenton një nivel të shtuar të rrezikut sepse shërbimet thelbësore janë shpesh të transferuara tek pala e tretë, e cila e bënë më të vështirë ruajtjen e sigurisë dhe privatësin, mbështetjen e të dhënave dhe disponushmërinë e shërbimit, …


Sistemi I Integruar I Informimit Shëndetësor Në Kosovë, Emira Halimi Aug 2016

Sistemi I Integruar I Informimit Shëndetësor Në Kosovë, Emira Halimi

Theses and Dissertations

Informimi mbi shёndetin ёshtё shume i rëndësishëm. Informatat, përkatësisht të dhënat e strukturuara kanë rëndësi të lartë në diagnostifikimin, përkatësisht në vendimarrjen për të trajtuar pacientët nga perspektiva të ndryshme.

Falë evoluimit të teknologjisë informative, e-Health ka patur një ngritje të theksuar viteve të fundit, që synon të përmirësojë kujdesin shëndetësor rrënjësisht me fascilitimin e teknologjisë aktuale. Qëllimet dhe prioritetet në fushën e e-Health janë fillimi i shëndetshëm i jetës dhe mundësimi i qytetarëve që të bëjnë zgjedhjet e shëndetëshme në jetën e tyre të përditshme duke i mundësuar çasje më cilësore në kujdesin shëndetësor, efekte të dobishme në punën …


Teknologjitë E Cloud Storage Dhe Vlera E Tyre Për Bizneset, Mensur Latifi Aug 2016

Teknologjitë E Cloud Storage Dhe Vlera E Tyre Për Bizneset, Mensur Latifi

Theses and Dissertations

Teknologjia informative është industri në rritje të vazhdueshme dhe të shpejtë. Është pjesë shumë e rëndësishme e përditshmërisë sonë dhe si e tillë paraqet interes global. Risitë e reja që dalin nga kjo industri kanë ndikim të madh në mbarë shoqërinë. Në shekullin në të cilin po jetojmë një nga risitë më të mëdha në mos më e madhja është e ashtuquajtura “Cloud”.

Ky kërkim do të shtjellojë teknologjitë Cloud dhe përdorimin e tyre nga kompanitë e ndryshme, anvantazhet dhe disavantazhet e përdorimit. Do të flitet më shumë për benefitet që nxjerrin bizneset apo kompanitë e ndryshme nga teknologjia Cloud, …


Dizajnimi Dhe Implementimi I Rrjetave Kompjuterike Në Kompani Të Vogla Dhe Të Mesme, Uran Kastrati Aug 2016

Dizajnimi Dhe Implementimi I Rrjetave Kompjuterike Në Kompani Të Vogla Dhe Të Mesme, Uran Kastrati

Theses and Dissertations

Me digjitalizimin e shumë shërbimeve, kompanitë e ndryshme duhet të konkurojnë me rivalë të ndryshëm komercial në shpejtësi dhe shërbime cilësore.

Dizajnimi dhe implementimi i një rrjeti kompjuterik te këto kompani duke marrë parasysh parametrat e cekur më lartë, qofshin kompani të vogla apo të mesme ndihmon që të menaxhimin më të mirefillt të komunikimit si dhe shërbimeve të tyre përkatëse. Në rastin tonë, një dizajnim i tillë në kompaninë “X” mundëson që të rritet qëndrueshmërinë e informatës dhe efikasitetin e shërbimeve që ofron kjo kompani, gjithashtu lehtësohet dhe shpejtohet procesi i komunikimit në mes të filialeve të ndryshme si …


Augmented Reality Vs Virtual Reality, Atdhe Mahmuti Jul 2016

Augmented Reality Vs Virtual Reality, Atdhe Mahmuti

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome janë shpjeguar shume koncepte të realitetit virtual (VR) dhe realitetit të shtuar (AR), janë analizuar dy teknologjitë që edhe pse janë gjysme shekulli të vjetra kohëve të fundit kanë marr vëmendje dhe përmasa të gjera të zhvillimit dhe aplikimit në jetën reale dhe në përmasimin e produktivitetit të njerëzve, edhe pse këto dy teknologji janë të ngjashme njëra me tjetrën ato kanë edhe dallime. Si pika kryesore që janë shtjelluar në ketë punim diplome janë duke filluar nga një historik për realitetin virtual dhe realitetin e shtuar, duke u nisur që nga shekulli XX-të e deri …


Mekanizmat E Siguris Në Voip Dhe Efekti I Tyre, Bajram Quka Jul 2016

Mekanizmat E Siguris Në Voip Dhe Efekti I Tyre, Bajram Quka

Theses and Dissertations

Voice over Internet Protocol (VoIP) është duke u bërë një mënyrë më e vlefshme dhe më e popullarizuar e komunikimit të përdorur në internet.VoIP është një teknologji me një rritje të shpejtë që mundëson transportin e zërit mbi rrjetin e të dhënave. Kjo rritje rezulton edhe në fokusin e integrimit të zërit dhe të trafikut të të dhënave, mbi infrastrukturen ekzistuese të rrjetave me një kosto të ultë, dhe menagjim të rrjetit të ofruar nga kjo teknologji.

Megjithat me suksesin e VoIP, kërcnimet dhe sfidat qëndrojnë mbrapa kësaj teknologjie, ku nevoja për një siguri me të lartë, disponushmeri me te …


Bootstrap Vs Foundation, Leandrit Ferizi Jul 2016

Bootstrap Vs Foundation, Leandrit Ferizi

Theses and Dissertations

Në kohën tonë teknologjia po ecën me hapa shumë të shpejtë, sidomos në fushën e paisjeve elektronike si: kompjuterë, telefona të menqur, televizorë të menqur, etj. Numri i përdorueseve të internetit dhe këtyre paisjeve ështe në rritje të vazhdueshme. Platformat dhe madhësit e ndryshme të këtyre paisjeve na deyrojnë që gjatë zhvillimit të web faqeve të mendojmë për secilin përdorues duke orientuar zhvillimin që të jetë kompatibil me shfletuesit dhe të gjitha paisjet. Pamja e web faqeve dallon varësisht nga paisja e përdorur. Web faqeve, tek të cilat ky ndryshim ndodh varësisht nga paisja, ju referohemi si “Responsive Websites”. Krijimi …


Intelligent Systems For Industry Using Reinforcement Learning Technique, Lirandë Pira Jul 2016

Intelligent Systems For Industry Using Reinforcement Learning Technique, Lirandë Pira

Theses and Dissertations

The rise of Intelligent Systems has happened gradually, then suddenly. They are gradual because we are aware that this field of computing has come a long way along with the history of computers. Yet, the sudden astonishing changes that affect mankind seem to take everyone in surprise. Their occurrence is reshaping the real world and our interaction with our digital life is changing in profound ways. Can computers think? We don’t have evidence on that, whatever the answer to that question is. But what we know is that computers do learn. Indeed, the whole process of computer evolution revolves around …