Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Physical Sciences and Mathematics Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 19 of 19

Full-Text Articles in Physical Sciences and Mathematics

Zgjerueshmëria E Infrastrukturës Përmes Metodave Të Virtualizimit Të Aplikacioneve Në Nivel Të Sistemit Operativ, Altin Ukshini Dec 2018

Zgjerueshmëria E Infrastrukturës Përmes Metodave Të Virtualizimit Të Aplikacioneve Në Nivel Të Sistemit Operativ, Altin Ukshini

Theses and Dissertations

Zhvillimi dhe menaxhimi i aplikacioneve fleksibile dhe të zgjerueshme lehtë është një sfidë operacionale dhe e dizajnimit të infrastrukturës kur kemi të bëjmë me aplikacione dhe platforma të mëdha. Virtualizimi i aplikacioneve në nivel të Sistemit Operativ (konteinerizimi) ka bërë bujë në përdorim tek infrastrukturat dhe serverët në cloud, si dhe në mënyrën se si sot zhvillohen softuerët që të jenë të zgjerueshëm në aspekt të infrastrukturës dhe fleksibilitetit të zhvillimit. Në këtë punim shtjellohet veçmas për teknologjitë e ndryshme të konteinerizimit të aplikacioneve dhe për rëndësinë që ka sot kjo teknologji në zhvillimin e softuerit dhe dizajnimin e arkitekturave …


Krahasimi Në Mes Spring Boot Framework Dhe Jee Framework, Astrit Berisha Dec 2018

Krahasimi Në Mes Spring Boot Framework Dhe Jee Framework, Astrit Berisha

Theses and Dissertations

Në këtë punim ne do të bëjmë dallimin dhe ngjajshmerin në mes dy framework se cila prej këtyre dy framework mundëson zhvillimin e shpejtë të aplikacioneve, zvogëlon nevojën për programim si dhe sa janë të sigurta. Meqë përdorimi i këtyre dy framework është për zhvillimin e aplikacioneve, atëherë edhe përdorimi i tyre është po aq i rëndësishëm, të cilat na tregojn se çfarë lloj programesh mund ose duhet të ndërtohet dhe si do të ndërlidhen. Gjetjet janë të bazuara në një rishikim të historisë së të dy framework, dhe veçanërisht në atë se si kane ardhur deri te zhvillimi për …


Aplikimi I Internet Of Things Në Smart City, Genita Tahiri Dec 2018

Aplikimi I Internet Of Things Në Smart City, Genita Tahiri

Theses and Dissertations

Që kur u prezantua koncepti i një Smart City, Internet of Things është konsideruar infrastruktura kryesore në një smart city. Studimi aktual përshkruan rëndësinë e teknologjive IoT në teknologji udhërrëfyesi (TRM) të një smart city. Për më tepër, rreth 200 ekspertë hulumtojnë rëndësinë dhe thelbin e komponentëve të detajuar të teknologjive IoT për një smart city. Aplikacionet e reja të IoT janë duke bërë të mundur iniciativat e Smart City në të gjithë botën. Ai siguron aftësinë për të monitoruar, menaxhuar dhe kontrolluar pajisjet në distancë, dhe për të krijuar njohuri të reja dhe informacion të zbatueshëm nga rrjedhat masive …


Analizimi Dhe Implementimi I Kornizave Të Testimit Të Automatizuar Selenium Dhe Sahi, Kaltrina Baftiu Dec 2018

Analizimi Dhe Implementimi I Kornizave Të Testimit Të Automatizuar Selenium Dhe Sahi, Kaltrina Baftiu

Theses and Dissertations

Testimi është bërë pjesë integrale e ciklit të zhvillimit të softuerit (SDLC). Përmes mjeteve të automatizuara të testimit me burim të hapur, kostoja e tërë procesit të testimit, si dhe koha që duhet për të kryer procesin e testimit, është zvogëluar ndjeshëm. Qëllimi kryesor i këtij materiali hulumtues është të analizojë mjetet e testimit të internetit Selenium dhe Sahi për të krahasuar karakteristikat e tyre dhe performancën në mënyrë që një përdorues i veçantë të mund të zgjedhë një mjet që është i përshtatshëm në aspektin e përdorshmërisë dhe karakteristikat e kërkuara për një detyrë specifike. Zgjedhja e një kornize …


Siguria E Të Dhënave Në Implementimet E Iot Në Sistemet Ehealth, Iliriana Shala Dec 2018

Siguria E Të Dhënave Në Implementimet E Iot Në Sistemet Ehealth, Iliriana Shala

Theses and Dissertations

Në jetën tonë të sotme ne gjithmonë duhet të merremi me informacionin që luan një rol të rëndësishem në jetën tonë.Njëra nga burimet kryesore të informacionit është padyshim interneti.Gjërat që na rrethojnë po veprojnë me zgjuarsi dhe po e bëjnë jetën tonë njerëzore më të mençur.Këto gjëra veprojnë me zgjuarsi pasi janë të lidhura me internetin dhe kështu quhen “Internet of Things (IoT)”.Pajisjet e IoT mbledhin dhe i shpërndajnë informatat direkt me njëra tjetrën në cloud platforma, duke e bërë të mundur grumbullimin, ruajtjen dhe analizimin e të dhënave më shpejtë dhe më saktë.IoT ofron një premtim të madh në …


Menaxhimi I Rrezikut Të Sigurisë Së Informacionit, Valon Perçuku Dec 2018

Menaxhimi I Rrezikut Të Sigurisë Së Informacionit, Valon Perçuku

Theses and Dissertations

Ky punim është përpjekja ime për ta trajtuar çështjen e menaxhimit të rrezikut të sigurisë së informacionit si dhe aspektin se si rreziku perceptohet nga organizatat. Gjatë punimit nuk kam bërë ndonjë dallim të theksuar nga ajo se si organizatat apo kompanitë lokale në Kosovë operojnë krahas atyre ndërkombëtare; kjo sepse, ka pak dallim në mënyrën që operojmë. Si në Kosovë ashtu edhe ndërkombëtarisht organizatat janë të vëna përballë një rreziku që ka formën ndoshta edhe natyrën e njëjtë, përveç probabilitetit që mund të jetë më i madh bazuar në natyrën e organizatës dhe perceptimit global që ka, edhe në …


Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Burimeve Njerzore Duke Përdoruar Ruby On Rails, Albane Dulaj Nov 2018

Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Burimeve Njerzore Duke Përdoruar Ruby On Rails, Albane Dulaj

Theses and Dissertations

Menaxhimi i burimeve njerzore është sfidë për çdo kompani e në veçanti për kompanit e mesme ose të medha në mungesë të sistemeve të cilat ndihmojn në menaxhim. Implementimi i sistemeve të cilat ndodhen në treg është shumë i kushtushëm, e për ta komplikuar situaten mirëmbajtja është edhe më e kushtushme në aspektin financiar, teknik dhe njerzor.

Duke analizuar sisteme të ngjashme kemi kuptuar që shumica e kompanive të mëdha të cilat kanë implementuar këto lloj sistemesh, kan pasur përfitime të shumta në të njejtën kohë edhe shpenzime të shumta e në veçanti ne aspektin material.

Në këtë punim është …


Analizimi I Sigurisë Në Protokollet E Rrugetimit Në Rrjetat Wan Dhe Lan, Blerta Dervishaj Oct 2018

Analizimi I Sigurisë Në Protokollet E Rrugetimit Në Rrjetat Wan Dhe Lan, Blerta Dervishaj

Theses and Dissertations

Kjo temë diplome ka për qëllim që të kuptojmë në mënyrë të shtjelluar dhe të qartë mënyrën se si funksionon procesi i transmetimit të të dhënave, si për shembull, të një fajlli apo dokumenti. Këtë proces e hasim çdo ditë në punën që bëjmë ose edhe për qëllime të tjera. Padyshim që rrjeti kompjuterik paraqet një ndër inovacionet më të mëdha të njerëzimit në fushën e teknologjisë së komunikimit. Mjafton të përmendim Internetin dhe menjëherë do të kuptojmë se sa i madh është përfitimi i njerëzimit nga rrjeti kompjuterik. Ai, domosdoshmërisht vërteton faktin se rrjetet kompjuterike krahas qëllimit të tyre …


Ndikimi I Aplikacioneve Mobile Në Restorante, Leonita Brahaj Oct 2018

Ndikimi I Aplikacioneve Mobile Në Restorante, Leonita Brahaj

Theses and Dissertations

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë softuerike dhe sidomos asaj mobile, telefoni i mençur (smartphone) është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Vetëm pas një dekade, teknologjia e telefonëve të mençur ka rezultuar të jetë aq e suksesshme sa që bizneset dhe punëtorët e tyre do ta kishin të vështirë të imagjinonin një ditë të vetme pa përdorimin e kësaj teknologjie. Përveç realizimit të thirrjeve telefonike, sot thuajse të gjithë telefonët e mençur lehtësojnë orientimin në rrugë, realizimin e fotografive, dëgjimin e muzikës, mirëmbajtjen e agjendës ditore e shumë funksione tjera. Telefoni i mençur ka depërtuar thellë …


Krimet Kibernetike, Dua Gjyshinca Sep 2018

Krimet Kibernetike, Dua Gjyshinca

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme moderne ku po mbizotëron e ashtëquajtura Epoka e Internet-it shumë nga punët e përditshme si pagesat, komunikimi në mes njerëzve, ndjekja e kurseve mësimore, shkarkimi dhe ngarkimi i dokumenteve të ndryshme, njoftimet rreth ngjarjeve në botë apo edhe përdorimi i aplikacioneve të ndryshme për argëtim ndodhin online me anë të pajisjeve të ndryshme si kompjuterët personal, telefonat e mençur dhe pajisjet tjera.

Njëra ndër gjërat më të rëndësishme që është e mundur falë internetit është mundësia që çdo kush në botë pavarësisht vendndodhjes i jepet mundësia që të lexojë dhe të njoftohet për ngjarjet nga e …


Kërcenimi Në Sigurinë E Bazës Së Të Dhënave (Oracle Vs Ms Sql Server), Rasti I Atk-Së, Ragip Avdijaj Sep 2018

Kërcenimi Në Sigurinë E Bazës Së Të Dhënave (Oracle Vs Ms Sql Server), Rasti I Atk-Së, Ragip Avdijaj

Theses and Dissertations

Tani më ne jemi deshmitar se në të gjitha organizatat të vogëla apo të mëdha , private apo publike, shërbimet mvaren nga shërbimet e sistemeve të informacionit. Ku në thelb të çdo sistemi të tillë të informacionit ka një bazë të dhënash. Ashtu edhe te ne në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) zhvillimet dhe shërbimet mvaren nga baza e shënimeve. Këto baza të shënimeve përmbajnë të dhëna të ndijëshme për organizaten dhe për përsonat juridik e fizikë si: informacionet financiare ,transakcionet dhe të gjitha informatat tjera . Organizatat gjithmonë janë përballur me sfidat për mbrojtjen e të dhënave konfidenciale nga …


Krahasimi I Zhvillimit Të Rest Api Me Java(Spring) Dhe C#, Shkelzen Fejzullahu Sep 2018

Krahasimi I Zhvillimit Të Rest Api Me Java(Spring) Dhe C#, Shkelzen Fejzullahu

Theses and Dissertations

Kohëve të fundit teknologjia ka filluar të zhvillohet me hapa shumë të shpejtë dhe ky zhvillim i shpejtë i teknologjisë ka prekur edhe sferën e informacionit. Si çdo zhvillim i shpejtë përveç të mirave, ka edhe efektet negative që i krijon. Një nga efektet negative është de funksionalizimi i sistemeve të decentralizuara të informacionit. Me një fjalë shume aplikacione nuk e kishin përdorsh mërin e njëjtë si më parë dhe kjo shtyu inxhinierët kompjuterik që të kërkojnë zgjidhje të problemit përmes sistemeve të cilat do të ishin të centralizuara, ku mirëmbajtja dhe qasja do të ishte shume më e lehtë, …


Sistemi Menaxhues I Trafikut Urban Në Kohë Reale Në Komunën E Prishtinës, Armir Kuçi Jul 2018

Sistemi Menaxhues I Trafikut Urban Në Kohë Reale Në Komunën E Prishtinës, Armir Kuçi

Theses and Dissertations

Duke marrë parasysh vonesat e shpeshta të autobusëve të transportit publik në qytetin e Prishtinës, të cilat paraqesin një shqetësim të madh për qytetarët, është konceptuar, dizajnuar, realizuar dhe demostruar një sistem informues për qytetarët dhe menaxhues për Qendrën Menaxhuese të Transportit Publik mbi gjendjen reale të autobusëve në teren. Ky punim shkencor, paraqet një zgjidhje të Internet of Things (IoT) për përmirësimin e transportit publik. Qëllimi i këtij sistemi është informimi i qytetarëve në kohë reale për arritjen e autobusëve në stacionet përkatëse si dhe të bëjë transportin publik më lehtë të menaxhueshëm në qytetin e Prishtinës. Përfituesit direkt …


The Use Of Recommender Systems In Web Applications – The Troi Case, Donjeta Mulaj Jul 2018

The Use Of Recommender Systems In Web Applications – The Troi Case, Donjeta Mulaj

Theses and Dissertations

Avoiding digital marketing, surveys, reviews and online users behavior approaches on digital age are the key elements for a powerful businesses to fail, there are some systems that should preceded some artificial intelligence techniques. In this direction, the use of data mining for recommending relevant items as a new state of the art technique is increasing user satisfaction as well as the business revenues. And other related information gathering approaches in order to our systems thing and acts like humans. To do so there is a Recommender System that will be elaborated in this thesis. How people interact, how to …


Performanca E Makinave Kerkuese Duke Perdorur Cloud Shërbimet “Elasticsearch” Dhe “Algolia”, Besnik Korça Jul 2018

Performanca E Makinave Kerkuese Duke Perdorur Cloud Shërbimet “Elasticsearch” Dhe “Algolia”, Besnik Korça

Theses and Dissertations

Ueb Aplikacionet me data-set të mëdha në kohën e tanishme janë shumë më të përhapura. Kërkimet e të dhënave në data-set të tilla për shkak të performances bëhen duke përdorur makinat kërkuese. Provider të ndryshëm ofrojnë makina kërkuese si Software as a Service(SaaS) shërbime të cilat kanë për avantazh konfigurimin minimal që duhet bërë makinave kërkuese për t’i vënë në funksion. Nëpërmjet këtij punimi synohet që së pari të analizohen shërbimet cloud computing që ofrohen nga provider të ndryshem. Pastaj pasi që fokusi i makinave kërkuese ndodhet në “information retrieval” është bë analizimi i disa teknikave të “information retrieval”. Makinat …


Algorithm: Simplified Data Encription Standart, Flon Llapashtica Jun 2018

Algorithm: Simplified Data Encription Standart, Flon Llapashtica

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh se ne po jetojmë në Epokën e Teknologjisë ku çdo gjë po digjitalizohet, vlera e informacionit është duke u bërë më e rëndësishme dhe mendohet qe në një të ardhme të afërt të shndërrohet në valutën e re, ku për këtë qëllim duhet ti kushtohet një rëndësi e veçantë shifrimit të të dhënave në mënyrë që të ruhet privatësia dhe siguria e tyre.

Me rritjen e vlerës së informacionit është rritur edhe rreziku për keqpërdorimin e tij nga spiunët apo hajdutët e internetit, të cilët mundohen që të përfitojnë në mënyra të ndryshme.

Shifrimi është mënyra e …


Menaxhimi Dhe Monitorimi I Infrastruktures Telekomunikuese Nepermjet Interfejsit Cli Ne Paisjet E Qasjes Ne Telkomin E Kosoves, Arton Xhokli May 2018

Menaxhimi Dhe Monitorimi I Infrastruktures Telekomunikuese Nepermjet Interfejsit Cli Ne Paisjet E Qasjes Ne Telkomin E Kosoves, Arton Xhokli

Theses and Dissertations

Qëllimi i punimit tim të diplomës është paraqitja e organizimit të shtyllës kurrizore të Paisjeve të Qasjes, Rrjetit transmetues të Kosovës realizohet nëpërmjet kabllit optik, nëpërmjet sistemti transmetues PDH/SDH, në skaje të të cilave janë të lidhura paisjet komutuese të qasjes të cilat komunikojnë mes vete nëpërmjet protokoleve IP, të menagjuara nga disa qendra rexhionale nëpërmjet programit të quajtur SOFT SWICH. Programi në fjalë shërben për konfigurimin fillestar dhe monitoron e abonentëve sikurse edhe për mirmbajtjen e të gjithë infrastrukturës nga distance të Paisjeve të Qasjes kudo që janë përfshirë evitimin e pengesave, konfigurimet, rikonfigurimte, ndrrimin e shërbimeve, reduktimin e …


Permission-Based Privacy Analysis For Android Applications, Erza Gashi Apr 2018

Permission-Based Privacy Analysis For Android Applications, Erza Gashi

Theses and Dissertations

While Information and Communication Technology (ICT) trends are moving towards the Internet of Things (IoT), mobile applications are becoming more and more popular. Mostly due to their pervasiveness and the level of interaction with the users, along with the great number of advantages, the mobile applications bring up a great number of privacy related issues as well. These platforms can gather our very sensitive private data by only granting them a list of permissions during the installation process. Additionally, most of the users can find it difficult, or even useless, to analyze system permissions. Thus, their guess of app’s safety …


.Net Core Kundrejt Express Js Si Framework Për Zhvillim Modern Të Web - It, Rrezon Hasani Jan 2018

.Net Core Kundrejt Express Js Si Framework Për Zhvillim Modern Të Web - It, Rrezon Hasani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të identifikoj avantazhet dhe disavantazhet e Asp.Net Core kundrejt Express js, si dhe ndryshimet dhe qasjet që kanë këta dy frameworks për zhvillim modern të web –it. Pikat ku do të krahasohen Asp.Net Core dhe Express js janë: Instalimi, Ekosistemi dhe Performanca, Komuniteti i Zhvilluesve dhe Forumet për këta frameworks. Mënyrat e krahasimit janë bërë nepërmjet zhvillimit, testimit, demonstrimit të kodit si dhe statistikave të marra nga Interneti. Rezultatet e këtijë punimi do të ndihmojnë zhvilluesit në përzgjedhjen e frameworkut ndërmjet Asp.Net Core dhe Express js në projektet e tyre në bazë të krahasimeve që …