Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Physical Sciences and Mathematics Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 393

Full-Text Articles in Physical Sciences and Mathematics

Procesi I Web Dizajnimit, Albin Ibrahimi Sep 2021

Procesi I Web Dizajnimit, Albin Ibrahimi

Theses and Dissertations

Numri i web sajteve në internet gjithnjë e më shumë po rritet, këto sajte zhvillohen nga programerë të ndryshëm duke përdorur gjuhë të ndryshme programuese. Ashtu që produkti final të jetë i suksesshëm, këto web sajte duhet të zhvillohen në bazë të një procesi, i cili do të shpjegohet në detaje dhe është objektiv kryesor i këtij punimi.

Procesi i tillë ndihmon në efikasitet më të lartë të produktit final, pasi që kërkesat kryesore ndahen në kërkesa më të vogla deri ne maksimum ashtu që krijohet një lloj hallke e cila mundëson planifikim shumë të mirë.

Në këtë proces përfshihen …


Ftth, Blerant Gashi Sep 2021

Ftth, Blerant Gashi

Theses and Dissertations

Rrjetet fibra për në shtepi (FTTH) i përkasin familjes së sistemeve të transmetimit FTT-x brenda botës së telekomunikacionit. Këto rrjete, të cilat konsiderohen broadband, kanë aftësinë për të transportuar sasi të mëdha të të dhënave dhe informacioneve me ritme shumë të larta të bitit. Teknologjia FTTH përfshin futjen e fibrave optike në rrjetin global, si operatori i rrjetit kryesor si linja e fundit e teknologjis. Rrjetet FTTH për kominikimin e dy pajisve ndermjet tyre perdor driten dhe si medium për transmetim të sinjalve përdor fibrin optikë, ku shpejtsia e transmetimin të të dhënave është Gigabitshte. Fibri optik ka shumë avantazhe …


Nb-Iot: Iot Përmes Sistemeve Celulare Brez-Ngushta, Besart Haziri Aug 2021

Nb-Iot: Iot Përmes Sistemeve Celulare Brez-Ngushta, Besart Haziri

Theses and Dissertations

Me rritjen e numrit të pajisjeve IoT në ditët e sotme, kërkesa për t’i mbështetur ato vetëm sa rritet, me rreth 7.6 miliardë pajisje IoT aktive në fund të vitit 2019, si dhe me një pritshmëri të rritjes deri në 24.1 miliardë pajisje IoT në vitin 2030. Me numër kaq të madh të pajisjeve që do të lidhen në Internet atëherë na duhet siguri dhe rrjet i besueshëm që i mbështet të gjitha këto pajisje. Mundësia më e mirë për këtë çështje është NB-IoT (Narrowband–Internet of Things).

NB-IoT mundëson konektimin e qindra-mijëra pajisjeve të vogla (sensorëve) në Internet përmes sistemeve …


Inteligjenca Artificiale (Ai) - Benefitet Dhe Frika Ndaj Së Ardhmës, Ardit Azemi Jul 2021

Inteligjenca Artificiale (Ai) - Benefitet Dhe Frika Ndaj Së Ardhmës, Ardit Azemi

Theses and Dissertations

Këtë temë diplome e kam përzgjedhur sepse është teknologji relativisht e re, inteligjenca artificiale është e ardhmja e njerëzimit, dhe në një të ardhme të afërt do ju ndihmoj shumë njerëzve duke u lehtuar shumë punë, mirëpo ekziston edhe frika se mos do i zëvendësoj në disa raste të caktuara edhe vet njerëzit, pra punën të cilën ata bëjnë, pa dyshim në disa fusha përkatëse do të ketë ndikim revulucionar.

Pasiqë është një teknologji e cila ka një degëzim shumë të gjerë po thuajse në çdo sferë të jetës dhe po ashtu për shumë kë termi “Inteligjencë Artificiale” është i …


Zhvillimi I Seo-S Ndër Vite, Berna Zehri Jul 2021

Zhvillimi I Seo-S Ndër Vite, Berna Zehri

Theses and Dissertations

Duke e pasur parasysh kërkesat e bizneseve që të jenë më të ekspozuara në rrjetet sociale dhe në motorët e kërkimit si Google, thuhet që SEO është thelbësore që të ndihmojë të arrihen shumë nga qëllimet e bizneseve. SEO (Search Engine Optimization) ndihmon të krijohen marrëdhënie më të mira me audiencën, të përmirësohet përvoja e klientit, rrit autoritetin e biznesit, ndihmon në rritjen e klikimeve në faqe, jep përparësi ndaj konkurrencës dhe i rrit konvertimet, që do të thotë më shumë shitje, klientë më besnikë dhe më shumë rritje për bizneset e fushave te ndryshme.

Në këtë punim, analizohet zhvillimi …


Integrimi I Sistemit Të Menaxhimit Dixhital Të Pasurive Të Patundshme Bazuar Në Arkitekturën E Pastërt Mvc, Mynevere Hyseni Jul 2021

Integrimi I Sistemit Të Menaxhimit Dixhital Të Pasurive Të Patundshme Bazuar Në Arkitekturën E Pastërt Mvc, Mynevere Hyseni

Theses and Dissertations

Integrimi i sistemit të menaxhimit dixhital të pasurive të patundshme është shumë i rëndësishëm për menaxhim të mbarë të pasurive të patundshme dhe pozicionimin e tyre në treg si dhe luan rol të veçantë në sigurimin e avantazhit të një kompanie ose të një individi të vetëm ndaj konkurrentëve. Kur një individ apo kompani dëshiron të shes/jep me qira ndonjë pasuri të vetën, është mjaft e nevojshme që ta prezantojnë atë me botën në mënyrë të zhurmshme. Po ashtu në anën tjetër kur ndonjë individ dëshiron të blej/marr me qira ndonjë pronë kërkon mundësi më të lehtë dhe më të …


Zhvillimi I Një Ueb Aplikacioni Duke Përdorur Arkitekturën E Mikroserviseve Dhe Kubernetes, Fisnik Zejnullahu Jul 2021

Zhvillimi I Një Ueb Aplikacioni Duke Përdorur Arkitekturën E Mikroserviseve Dhe Kubernetes, Fisnik Zejnullahu

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të shqyrtohen mënyrat e ndryshme që përdoren për zhvillimin e aplikacioneve, e sidomos do të shqyrtohen mënyrat dhe teknologjitë moderne që po përdoren dhe që janë të preferueshme të përdoren në ditët e sotme. Lexuesi në fillim do të njoftohet me një hyrje rreth mënyrave dhe teknologjive që përdoren për zhvillimin e aplikacioneve, pastaj do të njoftohet me problemet dhe vështirësitë rreth zhvillimit të aplikacioneve e si mund t’i zgjidhim ato probleme. Do të vazhdohet me shqyrtimin e literaturës për këto teknologji, dhe diskutimi më në detaje rreth tyre. Do të flasim për të mirat …


Analizë E Testimit Të Aplikacioneve Të Telefonave Mobile, Deliza Muharremaj Jul 2021

Analizë E Testimit Të Aplikacioneve Të Telefonave Mobile, Deliza Muharremaj

Theses and Dissertations

Testimi i aplikacioneve softuerike është një proces i cili shërben për të kontrolluar nëse aplikacioni është pa gabime ose jo. Është proces i verifikimit dhe vlerësimit të shërbimeve softuerike, duke kontrolluar nëse aplikacioni softuerik është duke i plotësuar kërkesat e përdoruesit dhe nëse funksionon sipas karakteristikave. Qëllimi i testimit është të identifikojë gabimet, boshllëqet ose kërkesat që mungojnë në raport me kërkesat aktuale.

Testimi është i rëndësishëm sepse nëse ka ndonjë gabim ai mund të identifikohet herët dhe mund të zgjidhet para dorëzimit përfundimtar të produktit. Testimi i aplikacioneve mobile është një grumbullim i aktiviteteve të lidhuara për gjetjen e …


Zhvillimi I Nje Mern Aplikacioni (Tourist Guide), Arlind Emini Jun 2021

Zhvillimi I Nje Mern Aplikacioni (Tourist Guide), Arlind Emini

Theses and Dissertations

Shumica e aplikacioneve të sotme në botë janë krijuar duke përdorur një ‘stack’, grup teknologjish të ndryshme. MERN stack dhe MEAN stack janë dy nga stacks më të njohura dhe jashtëzakonisht të fuqishme që përdoren për zhvillimin e aplikacioneve moderne në internet. MERN qëndron për MongoDB, ExpressJS, ReactJS dhe NodeJS dhe MEAN qëndron për MongoDB, ExpressJS, AngularJS dhe NodeJS. Faktori kryesor është që të dy grupet janë nën një ombrellë të vetme të gjuhës JavaScript. Kjo siguron një zhvillim më të shpejtë dhe ndihmon zhvilluesit që të nxjerrin me shpejtësi produktet në treg pasi eleminohet nevoja për të kuptuar gjuhë …


Zhvillimi Në Platformat Ux/Ui Dizajn Rasti: Tireshop, Bianka Hoxha Jun 2021

Zhvillimi Në Platformat Ux/Ui Dizajn Rasti: Tireshop, Bianka Hoxha

Theses and Dissertations

Platforma UX dhe UI dizajn është bërë sot një element i rëndësishëm në strategjinë e produktit dixhital në shumë kompani. Gjithnjë e më shumë kompanitë po investojnë në UX dhe UI dizajn pasi qe u vërtetua se këto dy platforma mund të sjellin përfitime afatgjata dhe afatshkurtra për një biznes (kompani). Megjithatë ka ende shumë kompani që nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme ose nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë qëndron pas UX dhe UI dizajnit. Sidoqoftë, së bashku me rritjen e shpejtë të industrisë së IT-së, njerëzit filluan të kuptojnë se një ekip ekspertësh nga një agjenci profesionale e …


Të Metat Dhe Përparsitë E Teknologjisë Zigbee Në Smart Home, Jetmir Shillova Jun 2021

Të Metat Dhe Përparsitë E Teknologjisë Zigbee Në Smart Home, Jetmir Shillova

Theses and Dissertations

Teknologjia dhe hapat e saj gjigande, dita ditës sa vijnë e bëhen nevojë për shoqërinë moderne. Sa rritet gjithëperfshirja e automatizimit, aq me shumë po rriten kërkesat për zhvillim të mëtutjeshëm të saj, veçori e cila po shtyen depërtimin e digjitalizimit në çdo cep, e madje edhe brenda shtëpive tona. Të gjitha këto benificione dalin nga avancimi i aplikacioneve softuerike të cilat zhvillohen nëpërmjet teknologjive më të reja. Teknologjitë e reja po e bëjnë më të lehtë madje edhe jetesën brenda shtëpive tona. Ashtu siç janë avancuar telefonët, të njejtën ritëm po fillojnë t’a marin edhe shtëpitë, që po na …


Lidhja Serike E Arduinove, Nebi Qerkini Jun 2021

Lidhja Serike E Arduinove, Nebi Qerkini

Theses and Dissertations

Në këtë punim shtjellohet lidhja e Arduinove në seri. Ato lidhen nëpërmjet portit serik, ku edhe mund të bëhet transferimi i të dhënave prej Arduinos amë tek Arduinot tjetra. Qëllimi kryesor i lidhjes së tyre është rritja e kapacitetit memorues dhe numrit të pinave. Për këtë hulumtim janë përdorur tri Arduino të cilat na janë ofruar në dispozicion nga ana e Kolegjit UBT. Ato janë programuar në gjuhën programuese C++ dhe janë përdorur për ta realizuar punimin në fjalë. Hulumtimi dhe shtjellimi i literaturës së huaj dhe të gjuhës shqipe ishin bazamenti i këtij punimi. Gjithashtu janë përdorur libra të …


Zhvillimi I Një Aplikacioni Në Android Për Konvertimin E Fotove Në Text Duke Përdorur Google Ocr, Majlind Avdylaj Jun 2021

Zhvillimi I Një Aplikacioni Në Android Për Konvertimin E Fotove Në Text Duke Përdorur Google Ocr, Majlind Avdylaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome është shtjelluar problemi në lidhje me digjitalizimin e dokumenteve. Para se të kalohet në ndërtimin e aplikacionit, punimi fillon me shpjegime të përgjithshme në lidhje me problemin e digjitalizimit të dokumenteve që në vendin tonë nuk është shumë i zbatueshëm, por në të gjithë botën është një kërkesë në rritje. Gjithashtu në këtë pjesë një rëndësi e veçantë i është dhënë përdorimit të bibliotekës OCR dhe implementimit të saj. Pra zgjidhja e këtij problemi është zgjidhur duke krijuar një aplikacion, në të cilin përdoruesit do të hyjnë në program pa probleme duke hulumtuar dhe eksploruar me …


" Funksionimi I Kartelave Bankare Të Mençura, Struktura Dhe Algoritmi ", Qazim Gashi Jun 2021

" Funksionimi I Kartelave Bankare Të Mençura, Struktura Dhe Algoritmi ", Qazim Gashi

Theses and Dissertations

Teknologjia e informacionit luan një rol të rendësishëm për zhvillimin e kartelave të mençura. Kartelat e mençura kanë ndryshuar formën e ofrimit të shërbimeve dhe mallrave, përmes identifikimit dhe verifikimit të klientëve në mënyrë automatike, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për klientët rreth efikasitetit dhe me kosto më të ulët për kryerjen e një shërbimi, po ashtu duke rritur trendin e shit-blerjeve online. Pra kartelat e mençura ofrojnë përfitime për klientët, ato j’u japin të drejten e privatësisë dhe besim në shërbimet e organizatave tregtare dhe institucioneve shtetërore. Po ashtu ofrojnë lehtësi si për përdoruesit dhe organizatat siç janë: qasja …


Analiza Dhe Konfigurimi I Rrjeteve Virtuale Private, Xhemile Rexhepi Jun 2021

Analiza Dhe Konfigurimi I Rrjeteve Virtuale Private, Xhemile Rexhepi

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome është paraqitur analiza e Rrjeteve Virtuale Private si dhe është përshkruar konfigurimi i tyre. Në fillim shpjegohen konceptet kryesore të rrjeteve komunikuese, të cilat mundësojnë transmetimin e të dhënave në mes të pajisjeve. Paraqitet nevoja dhe rëndësia e përdorimit të komutimit me qark dhe atij me kanale, duke vazhduar me llojet dhe rolin e shtresave të modelit OSI. Dhe si pikë kryesore arrijmë te rrjetet VPN, duke pasuar me analizën krahasuese në mes të llojeve të ndryshme të tyre si dhe përparësite dhe mangësitë e tyre. Shtjellohet edhe siguria e tyre si sfidë kryesore e rrjeteve …


Studimi I Zhvillimit Të Aplikacioneve Në Arkitekturën Serverless Me Implementim Në Python, Valon Januzaj Jun 2021

Studimi I Zhvillimit Të Aplikacioneve Në Arkitekturën Serverless Me Implementim Në Python, Valon Januzaj

Theses and Dissertations

Tematika e serverless computing (sq. aplikacionet pa server) ka rezultuar të jetë një temë e diskutueshme në komunitetet akademike dhe ato industriale. Shumë komunitete e konsiderojnë serverless computing si qasje të re e cila do të jetë e ardhmja në botën e zhvillimit të aplikacioneve softuerike, kurse ka nga ta që argumentojnë këtë qasje si hap prapa në botën e teknologjisë. Gjithsesi, të dy palët bien dakord që ekzistojnë sfida të cilat duhet zgjidhur në mënyrë që të përfitohen të gjitha benefitet e ofruara nga kjo formë e zhvillimit. Ky punim trajton sfidat aktuale të adoptimit të serverless computing, komponentet …


Dizajnimi I Softuerit Për E-Inspektimet, Smaragda Daija Jun 2021

Dizajnimi I Softuerit Për E-Inspektimet, Smaragda Daija

Theses and Dissertations

Procesi i inspektimit luan një rolë shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e vendit. Në Kosovë si në çdo vend tjetër secila ministri ka të krijuar inspektoratet për të siguruar mbarëvajtjen e punës së subjekteve në bazë të ligjeve dhe rregullave të përcaktuara. Sistemi i inspektimeve në Kosovë është duke u ballafaquar me shumë parregullsi, manipulime në realizimin e inspektimit të subjekteve. Çështja kryesore e këtij studimi është gjetja e një zgjidhje më digjitalizimin e procesit të inspektimit për të zvogëluar në nivel shumë të ulët keqpërdorimet gjatë inspektimeve që realizohen. Për të gjetur një zgjidhje të digjitalizimit të …


Sistemi Për Menaxhimin E Shkollave Fillore Dhe Të Mesme, Bujar Murati Jun 2021

Sistemi Për Menaxhimin E Shkollave Fillore Dhe Të Mesme, Bujar Murati

Theses and Dissertations

Zhvillimi i teknologjisë në vitet e fundit ka arritur pothuajse në kulminacion dhe ka prekur gati cdo fushë të jetës tonë gjithashtu edhe bizneset dhe organizatat e ndryshme. Pothuajse të gjitha bizneset dhe organizatat shfaqin veprimtarinë dhe hapat e zhvillimit të tyre nëpërmjet platformave të ndryshme online. Bota e digjitalizimit është duke u zhvilluar në të gjitha aspektet duke ndikuar që gjithashtu edhe shkollat të marrin kahje digjitale dhe duke nisur një trend të ri të aplikimit të tij nga Nxenesit dhe Profesoret.Ky trend cdo dit

Zhvillimi i teknologjisë në vitet e fundit ka arritur pothuajse në kulminacion dhe ka …


Implementimi I Sistemeve Erp – Rast Studimi: Implementimi Erp Pantheon Në Paykos Llc, Fisnik Neziri Jun 2021

Implementimi I Sistemeve Erp – Rast Studimi: Implementimi Erp Pantheon Në Paykos Llc, Fisnik Neziri

Theses and Dissertations

Sipas literaturës dhe burimeve të cilat janë shqyrtuar në këtë punim, sistemet Enterprise Recource Planning (ERP) janë sisteme moderne informative për biznese të cilat për synim kanë centralizimin e të dhënave dhe proceseve të një kompanie në mënyrë që këto të jenë sa më të qasshme, të sakta, të besueshme, dhe lehtë të përpunueshme. Pasi që këto sisteme janë bukur të kushtueshme dhe komplekse, një ndër sfidat kryesore e që vërtetë ndikon shumë në suksesin e këtyre sistemeve është implementimi i tyre. Ky proces është determinues në shumë raste edhe për suksesin e vet biznesit.

Siç është trajtuar në kapitujt …


Analizimi, Planifikimi Dhe Zhvillimi I Aplikacionit Për Menaxhimin E Burimeve Njerëzore, Nazmi Ahmeti Jun 2021

Analizimi, Planifikimi Dhe Zhvillimi I Aplikacionit Për Menaxhimin E Burimeve Njerëzore, Nazmi Ahmeti

Theses and Dissertations

Siç e dimë, një nga faktorët më të rëndësishëm të njeriut është koha, në mënyrë të pëpshpejtimit të proceseve gjithçka është duke u digjitalizuar dhe kur bëhet fjalë për menaxhimin e burimeve njerëzore koha është mjaft e rëndësishme. Në mënyrë të përshpejtimit të proceseve brenda një kompanie krijimi i një sisitemi digjital do të ishte zgjedhje e përkryer.

Qëllimi i këtij hulumtimi është zhvillimi i një sistemi për menaxhimin e burimeve njerëzore duke përdorur strategjitë më efikase dhe teknologjitë e avancuara për të arritur rezultatet.

Një sistem i tillë kompanive ju nevojitet për menaxhimin e shumë resurseve duke filluar nga …


Search Engine Optimization, Gentiana Sheholli Berisha May 2021

Search Engine Optimization, Gentiana Sheholli Berisha

Theses and Dissertations

Lulëzimi i teknologjisë kohëve të fundit ka krijuar epokën digjitale. Rritja shpërthyese në teknologjitë kompjuterëve, të informacionit dhe të teknologjive të tjera digjitale ka një ndikim të madh në mënyrat se si kompanitë i sjellin vlerat te klientët e tyre. Epoka digjitale u ka siguruar specialistëve të marketingut mënyrat të reja ngacmuese për të mësuar rreth klientëve dhe për t`i ndjekur ata, me synime për të krijuar produkte dhe shërbime në përputhje individuale të tyre. Prandaj, ky trend çdo ditë e më shumë po bëhet e domosdoshme për çdo veprimtari. Marketingu digjital i trendit të cilin do ta diskutojmë u …


Testimi I Sigurisë Së Web Aplikacionit “Slack” Bazuar Në Standardin Owasp, Florid Canolli May 2021

Testimi I Sigurisë Së Web Aplikacionit “Slack” Bazuar Në Standardin Owasp, Florid Canolli

Theses and Dissertations

Ueb aplikacionet janë duke u përdorur çdo ditë e më shumë dhe modernizimi, shfrytëzimi i shpeshtë i tyre si rrjedhojë ka shkaktuar rritjen e vëmendjes së personave keqbërës të cilët tentojnë në mënyra të ndryshme të ndërhyjnë në këto ueb aplikacione apo interferojnë në funksionimin adekuat të tij dhe pastaj të shkaktojnë dëme të riparueshme. .

Shpejtimi i proceseve ndërtuese të ueb aplikacioneve dhe përdorimi i teknologjive të gatshme, shkakton gabime më të shpeshta gjatë ndërtimit të ueb aplikacioneve, e të cilat individët e caktuar edhe mos qofshin profesional, të kenë mundësi ti gjejnë ato e të arrijnë deri në …


Roli I Forenzikës Kompjuterike Në Hetimin E Rasteve Me Krime Kibernetike, Amir Hyseni May 2021

Roli I Forenzikës Kompjuterike Në Hetimin E Rasteve Me Krime Kibernetike, Amir Hyseni

Theses and Dissertations

Interneti është duke u rritur me hapa të shpejtë, ashtu siç është duke u rritur edhe numri i krimeve kibernetike të kryera kundër përdorimit të kompjuterëve. Gjurmët e letrës janë bërë gjurmë elektronike. Si përgjigje ndaj rritjes së krimit kibernetik, është shfaq fusha e forenzikës kompjuterike. Forenzika Kompjuterike përfshin mbledhjen dhe ekzaminimin e provave digjitale, që jo vetëm që e vlerësojne dëmin në një kompjuter si rezultat i një krimi apo sulmi kibernetik, por gjithashtu bën ri-kthimin (ri-marrjen) e të dhënave të humbura apo të fshehura nga një sistem i tillë për të ndjekur penalisht një kriminel kibernetik apo një …


Komunikimi I Rrjetave Pa Tela Dhe Siguria, Dokleat Veseli May 2021

Komunikimi I Rrjetave Pa Tela Dhe Siguria, Dokleat Veseli

Theses and Dissertations

Sistemet e komunikimit mund të jenë me tel ose me valë (pa tela) dhe mediumi i përdorur për komunikim mund të jetë ‘guided’ ose ‘unguided’. Në komunikimin me tela, mediumi është një rrugë fizike si kabllot co-axial, kabllot me çiftore të përdredhur dhe kabllot me fibrave optike etj. Termi “wireless” i referohet komunikimit ose transmetimit të informacionit në një distancë pa pranin fizike të telave, kabllo ose ndonjë mediumi tjetër përcjellës elektrik. Komunikimi pa tel është një nga mediumet e rëndësishme të transmetimit të të dhënave ose informacionit në pajisjet e tjera. Tel komunikimi pa tela informacioni transmetohet përmes ajrit, …


Cloud Computing And Security Of Data, Elbekir Krasniqi May 2021

Cloud Computing And Security Of Data, Elbekir Krasniqi

Theses and Dissertations

Cloud computing presents a new model for IT services and delivery and it usually involves over-a-network, on-demand, self-service access, which is dynamically scalable and elastic, utilizing pools of often virtualized resources. Through these features, cloud computing has the potential to improve the way businesses and IT operate by offering fast start-up, flexibility, scalability and cost efficiency. Even though cloud computing provides compelling benefits and cost-effective options for IT hosting and expansion, new risks and opportunities for security exploits are introduced. Security standards, policies and controls are therefore of the essence to assist management in protecting and safeguarding systems and data. …


Express.Js Kundrejt Nest.Js: Krahaisimi I Dy Node.Js Framework-Ave Të Dedikuar Për Server, Blendi Misini May 2021

Express.Js Kundrejt Nest.Js: Krahaisimi I Dy Node.Js Framework-Ave Të Dedikuar Për Server, Blendi Misini

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është krahasimi i dy framework të Node js përkatësisht NestJS dhe ExpressJS të cilat përdoren për ndërtimin e aplikacioneve efiqiente dhë të zgjerueshm e nga ana e serverit. Node.js e (njohur edhe si Node) është një përmbledhje e paketuar e motorit JavaScript V8 të Google, për ndërtimin e lehtë të aplikacioneve të

shpejta,të shkallëzueshme dhe të lehta sa i përket hapsiërs memorike që këto framework alokojnë për nevojat e tyre. Node.js është një tekonologji e cila është ndërtuar duke u përqëndruar në performancën e lartë si dhe konsumin e ulët të memories kompjuterike. Në këtë punimë, …


Gjenerata E Pestë E Rrjetave Mobile – 5g, Rijad Sekiraça May 2021

Gjenerata E Pestë E Rrjetave Mobile – 5g, Rijad Sekiraça

Theses and Dissertations

Teknologjia 5G është teknologji që karakterizohet me shpejtësi relativisht të shpejtë të të dhënave,vonesë tepër të ulët, ngritje të konsiderueshme të efikasitetit të stacioneve bazë dhe ndryshime të mëdha në kualitetin e shërbimeve (QoS) për klientët në raport me rrjetet ekzistuese LTE. Gjenerata e pestë e rrjetave mobile do ta zgjerojë përdorimin e Internetit dhe do të krijojë një ekosistem masiv të lidhur me Internetin e gjërave. Avantazhi kryesor ndaj 4G dhe 4.5G (LTE i avancuar) është se, përveç shpejtësive të mëdha të transferimit të të dhënave, kjo mund të lidhet edhe me Internet of Things. Përmes rrjetit 5G, do …


Zhvillimi I Aplikacionit Per Detektim Te Akullit Ne Rruge Te Automobilave, Fatbardha Muriqi May 2021

Zhvillimi I Aplikacionit Per Detektim Te Akullit Ne Rruge Te Automobilave, Fatbardha Muriqi

Theses and Dissertations

Ky punim diplome paraqet zhvillimin e aplikacionit për detektimin e akullit në rrugë të automobilave në platformën Android. Më saktsisht ky punim do të trajtoj dizajnimin dhe zhvillimin e një aplikacioni për detektim dhe raportim të akullit në rrugë të automobilave. Gjate stinës së dimrit problemi kryesor i vozitësve të automobilave është vozitja gjatë dhe pas reshjeve të borës, për shkak të formimit të akullit në rrugë. Për të mbajtur rrugët gjithmonë të pastruara gjatë dimrit është një gjë sfiduese, sepse moti i keq degradon gjendjen e rrugëve për një periudhë të shkurtër kohore. Gjëja më e rëndësishme është që …


Sistemi Për Menaxhimin E Shitjeve Së Librave Në Internet, Ahmat Mehmeti Apr 2021

Sistemi Për Menaxhimin E Shitjeve Së Librave Në Internet, Ahmat Mehmeti

Theses and Dissertations

Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një dyqani online librash që lejon përdoruesit të kërkojnë dhe blejnë një libër në internet bazuar në titullin, autorin dhe subjektin. Në procesin e përmirësimit të standardit të jetesës së njerëzve, kërkesat e njerëzve për cilësinë dhe efikasitetin e jetës janë më të larta. Një shqetësim rreth librarisë tradicionale është shfaqur gradualisht kur libraria online gradualisht ka filluar të përdoret në publik. Libraria në internet është një revolucion i industrisë së librit. Koha, adresa dhe hapësira e funksionimit të librarive tradicionale është e kufizuar, kështu që llojet e librave dhe gjetja e tyre …


Sistemi I Menaxhimit Të Laboratorit Mjekësor, Gramos Feka Apr 2021

Sistemi I Menaxhimit Të Laboratorit Mjekësor, Gramos Feka

Theses and Dissertations

Jeta po bëhet shumë e vështirë për të bërë takime mjekësore personalisht dhe për të mbajtur një kujdes të duhur shëndetësor. Ideja kryesore e kësaj pune është të sigurojë lehtësi dhe rehati për pacientët gjatë caktimit së terminit dhe gjithashtu zgjidh problemet me të cilat pacientët duhet të përballen gjatë caktimit të terminit. Ai u mundëson ofruesve të kujdesit shëndetësor të përmirësojnë efektivitetin operacional, të ulin kostot, të zvogëlojnë gabimet mjekësore, të zvogëlojnë konsumin e kohës dhe të përmirësojnë ofrimin e cilësisë së kujdesit. Ky sistem ndihmon në zvogëlimin e problemeve që ndodhin kur përdorni sistemin manual dhe ndihmon pacientët …