Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Parandalimi

Publication Year

Articles 1 - 7 of 7

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Kujdesi Infermieror Në Procesin E Parandalimit Të Komplikimeve Të Sëmundjes Së Diabetit, Rina Gashi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Në Procesin E Parandalimit Të Komplikimeve Të Sëmundjes Së Diabetit, Rina Gashi

Theses and Dissertations

Diabeti mellitus (DM) është një çrregullim i madh metabolik i cili po rritet me shpejtësi jashtë proporcionit si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim, veçanërisht DMT2, i cili shoqërohet me zakone moderne të jetesës si aktiviteti i reduktuar fizik, dieta, mbipesha dhe faktorët gjenetikë. Nëse nuk trajtohet, DM mund të çojë në një numër sëmundjesh dhe ndërlikimesh afatgjata që çojnë më pas në vdekje. Komplikimet kronike të DM shkaktohen kryesisht nga dëmtimi qelizor, molekular, poashtu dëmtimi i funksionit nervor dhe vaskular.

Qëllimi i këtij punimi është edukimi shëndetësor rreth sëmundjes së diabetit dhe kujdesi infermieror në …


Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq Mar 2021

Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq

Theses and Dissertations

Hyrje: Janë infeksione që mund të prekin çdo pjesë të aparatit urinar: veshkën, ureterin, fshikëzën e urinës, apo uretrën. Shumica e infeksioneve prekin pjesën e poshtme të aparatit urinar d.m.th. fshikëzën dhe uretrën. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve …


Hipertensioni, Artinë Thaçi Jan 2021

Hipertensioni, Artinë Thaçi

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme si pasojë e dinamikës së tepërt, një sëmundje si hipertensioni kërkon shumë vëmendje dhe një kujdes të shtuar. Si studente dhe si një infermiere e ardhshme konsideroj të arsyeshme që per trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të shqyrtohen me kujdes mënyrat më të mira që të mënjanohen vështirësitë gjatë trajtimit të kësaj sëmundje.

Pikësynim i një sistemi të rregullt, dhe të sigurt shëndetësor duhet që promovimi i shëndetit të mirë të jetë hallkë kryesore në mënyrë që të evitohen problemet e rëndësishme shëndetesore, e kjo vë në rëndësi edhe promovimin e një sëmundje si …


Kujdesi Infermieror Në Menaxhimin E Infeksioneve Intrahospitalore, Sidorela Pulaj Apr 2020

Kujdesi Infermieror Në Menaxhimin E Infeksioneve Intrahospitalore, Sidorela Pulaj

Theses and Dissertations

Infeksionet intrahospitalore (brenda spitalit) ose të quajtura ndryshe infeksione nozokomiale përkufizohen si infeksione që nuk kanë qënë të pranishme apo nuk janë në fazën e inkubimit në momentin e pranimit te pacientit në spitale. Termi nozokomial ka origjinë nga greqishtja nozos (sëmundje) dhe komein (përkujdesje) dhe nënkupton infeksionet që janë marrë si rrjed- hojë e përkujdesjes mjekësore. Infeksionet intrahospitalore janë të gjitha infeksionet që mer- ren 48 orë deri në 72 orë pas shtrimit të pacjentit në spital, pra infeksionet spitalore janë marrja e një infeksioni tjetër plus gjatë qëndrimit në spital. (Misini, et.al, 2012).

Qëllimi i këtijë punimi ka …


Roli I Profesionistit Shëndetësor Në Parandalimin E Obezitetit Dhe Trajtimi Tek Fëmijët, Drenit Karaliti Mar 2020

Roli I Profesionistit Shëndetësor Në Parandalimin E Obezitetit Dhe Trajtimi Tek Fëmijët, Drenit Karaliti

Theses and Dissertations

Obeziteti në fëmijëri konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik për shekullin e 21-të.

Obeziteti karakterizohet nga depozitimi i tepruar i masës dhjamore në trup dhe zakonisht përkufizohet si Indeksi i Masës Trupore (BMI) ose indeksi Quetelet. BMI-ja është përdorur përgjithësisht nëpër studime epidemiologjike. Megjithëse BMI-ja është një metodë shumë e përdorur për të përkufizuar obezitetin, është e nevojshme të kihet parasysh që pika e përcaktimit, është në funksion të disa kategorive dhe se ndonjëherë ndryshon nga njëri vend në tjetrin.

Qëllimi i këtij studimi është të masë tendencat e mbipeshës dhe obezitetit mes fëmijëve të …


Kanceri I Qafës Së Mitrës, Fillojeta Gashi Mar 2020

Kanceri I Qafës Së Mitrës, Fillojeta Gashi

Theses and Dissertations

“Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia”- Hipokrati. Punimin tim desha ta filloj me këtë thënje për shëndetin nga Hipokrati, i njohur ndryshe edhe si “Babai i Mjeksisë”, me qenë se më lehtë është të parandalosh se sa të kurosh. Kanceri i qafës së mitrës paraqet një problem aktual anë e mbanë botës , është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në botë. Gati 85% e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës ndodhin në vendet në zhvillim të botës. Kanceri i qafës së mitrës është një ndër kanceret me incidencë dhe prevalencë mjaftë aktuale gjatë …


Promovimi Dhe Edukimi Shëndetësor Për Hiv Tek Të Rinjtë E Moshës 16-17 Vjeç, Shehale Koraqi Nov 2019

Promovimi Dhe Edukimi Shëndetësor Për Hiv Tek Të Rinjtë E Moshës 16-17 Vjeç, Shehale Koraqi

Theses and Dissertations

Ky punim teoriko-empirik përfshinë një problematikë të njohur për sistemin shëndetësor dhe tek shumica e individëve të moshës madhore. Karakteristikat esenciale të kësaj sëmundje mund të paraqiten si në vijim: nyjat limfatikë të fryra, fillimi i humbjes së peshës, ndjenja e plogështisë (lodhjes ekstreme) ethet, dhembja e fytit dhe kokës, dhimbje të muskujve, që paraqiten tek të gjitha nivelet e moshave. Ky hulumtim me temë “Promovimi dhe edukimi shëndetësor për HIV tek të rinjtë e moshës 16-17 vjeç”, kërkon të vërtetojë natyrën e ndërlidhjes mes moshave të paraqitura si në titull të temës, pra moshat rinore, njohuritë e tyre, …