Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Infermieror

Publication Year

Articles 1 - 5 of 5

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj May 2021

Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj

Theses and Dissertations

Shëndeti mendor është një nga treguesit më të rëndësishëm shëndetësor që shkakton sëmundshmëri të konsiderueshme. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2008, një në pesë të rritur përjetuan çrregullime mendore një vit më parë dhe 29.2% kishin një histori të sëmundjeve mendore gjatë jetës së tyre. Barra e çrregullimeve mendore vazhdon të rritet me ndikime të rëndësishme në shëndetin jo vetëm mendor të njeriut por edhe atë fizik.

Ky studim, ka patur për qëllim hulumtimin e menaxhimit dhe kujdesit infermieror të nevojshëm tek pacientët me stres dhe depresion.

Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Infarkt Të Miokardit, Edona Syla Apr 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Infarkt Të Miokardit, Edona Syla

Theses and Dissertations

Infarkti i miokardit (IM), është vdekja e një zone të qelizave në zemër si rezultat i furnizimit të reduktuar të gjakut i shkaktuar nga një arterie koronare e bllokuar ose e mbyllur. Shkaqet e tij mund të identifikohen të gjithë mundësitë që çojnë në formimin e pllakave në arteriet koronare – mpiksje të gjakut ose depozita të yndyrës. Infarkt i miokardit është serioz, jo vetëm sepse mund të krijojë mungesë të rëndësishme të kapacitetit funksional kardiak, por që mund të ketë ndikim gjithashtu mbi funksionet e organeve të tjera, të tilla si veshkat dhe truri, prandaj diagnostikimi i tij është …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diarre- Studim Rasti Qkmf-Ferizaj, Zejnepe Rashiti Mar 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diarre- Studim Rasti Qkmf-Ferizaj, Zejnepe Rashiti

Theses and Dissertations

Diarreja nënkupton jashtëqitje më shpesh se 3 herë në ditë, me ç’rast nevoja është e paformuar, e lënget. Diarreja është simptome e shumë sëmundjeve të traktit gastro-enterologjik por edhe e sistemeve të tjera organesh. Ngaqë foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj diarresë dhe paraqet një çrregullim serioz i cili kërkon ndërhyrje dhe trajtim të menjëhershëm si nga ana mjekësore dhe ajo e përkujdesit infermieror.

Ky punim njeh kompleksitetin e kujdesit për pacientët me diarre, me theks tek pacientet pediatrik. Ky punim shërben si një burim praktik për të mbështetur kujdesin infermieror në të gjithë mjediset e kujdesit shëndetësor. …


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani

Theses and Dissertations

Epilepsia quhet edhe morbus komicial, morbus sacer, “sëmundje e tokës”. Me termin “epilepsi” përkufizohet një gjendje patologjike kronike e sistemit nervor qëndror që shprehet nëpërmjet episodeve klinike shpërthyese të përsëritura, si pasoje e shkarkesave të shtuara dhe hipersinkrone të një popullate neuronale të hipereksituar. Ndërsa krizat epileptike sipas WHO janë si rezultat i një disfunksioni e një pjese apo të gjithë trurit si rrjedhojë e një rritje të shkarkesave të një popullate të hipereksituar neuronale, që shkakton një fenomen motor, sensor, outonomik ose të një natyre psikike të menjëhershëm dhe të papritur.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është evidentimi …


Rolli Infermierit Në Kujdesin Shëndetësor Tek Pacientët Me Diabet, Mersida Bajrami Oct 2020

Rolli Infermierit Në Kujdesin Shëndetësor Tek Pacientët Me Diabet, Mersida Bajrami

Theses and Dissertations

Diabeti është një çrregullim kronik dhe i pashërueshëm i glukozës në gjak. Ne dallojmë disa forma të diabetit, ku më e njohura janë diabeti mellitus tip 1 dhe tipi 2. Trajtimi joadekuat i diabetit mund të çojë në një sërë komplikimesh akute, kronike dhe të tjera. Sa më shpejt të diagnostikohet dhe trajtohet sëmundja, aq më i madh është suksesi dhe aq më e ulët është mundësia e ndërlikimeve.

Punimi paraqet rolin e infermierit në kujdesin shëndetësor dhe thekson rolin e saj në edukimin e pacientëve. Infermierja edukon pacientin në lidhje me metodat e trajtimit: farmakoterapi ose insulinë, ushqim të …