Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Infermierët

Publication Year

Articles 1 - 7 of 7

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertensioni Arterial, Endrin Sahiti Aug 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertensioni Arterial, Endrin Sahiti

Theses and Dissertations

Hipertensioni po bëhet një epidemi globale dhe kërcënim për popullatën botërore. Ky studim ndër-sekcional u krye me pacientët me hipertension arterial që gravitojnë në QKMF e Lipjanit

për të studiuar njohuritë, qëndrimet dhe praktikat në lidhje me hipertensionin.

Metodat: Një total prej 30 të intervistuarve të moshës 18 vjeç e lart u zgjodhën me anë të marrjes të rastësishme të mostrave. Të dhënat u mblodhën duke përdorur një pyetësor të strukturuar të drejtuar nga intervistuesit me zgjedhje përgjigjesh në shkallën Likert.

Rezultatet Të gjithë të intervistuarit ishin me moshën mesatare 54.5 vjeç [Devijimi Standard (SD) = 11.828]. Prej pacienteve te …


Roli I Përkrahjes Në Shëndetin Mental, Lirjeta Mahmuti Jul 2021

Roli I Përkrahjes Në Shëndetin Mental, Lirjeta Mahmuti

Theses and Dissertations

Shëndeti ynë mendor ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë gjithashtu ndikon në shëndetin tonë fizik.

Për të gjithë individët, shëndeti mendor, fizik dhe social janë fillesa jetësore dhe të ndërthurura të jetës. Ndërsa kuptimi ynë për këtë marrëdhënie rritet, bëhet gjithnjë e më e qartë se shëndeti mendor është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme të individëve, shoqërive dhe vendeve. Në të vërtetë, shëndeti mendor mund të përkufizohet si një gjendje e mirëqenies që u mundëson individëve të realizojnë aftësitë e tyre, të përballen me streset normale të jetës, të punojnë në mënyrë produktive dhe të frytshme …


Satisfaksioni I Infermierëve Me Kushtet E Punës Në Kujdesin Parësor Në Lipjan, Leonard Buja Jun 2021

Satisfaksioni I Infermierëve Me Kushtet E Punës Në Kujdesin Parësor Në Lipjan, Leonard Buja

Theses and Dissertations

Hyrje: Kënaqësia e punës së infermierëve është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe një pikë shqetësimi për cdo organizatë shëndetsore. Infermierët kanë vendet më të shumta të punës në këto institucione, dhe zëvendësimi i personelit është i kushtueshëm dhe konsumon shumë kohë. Në punën spitalore shumë kolegë infermierë janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndryshme të kënaqësisë në punë, por cfarë i bën infermierët të jenë të kënaqur ose jo me profesionin e tyre, të cilin mund ta kenë zgjedhur edhe vetë. Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi ishte vlerёsimi i kënaqshmërisë në punë i infermierëve me kushtet e …


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Karcinom Të Lëkurës, Mërgim Llugiqi May 2021

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Karcinom Të Lëkurës, Mërgim Llugiqi

Theses and Dissertations

Karcinoma e lëkurës është më e shpeshta nga të gjithë malignomat e patologjisë humane e cila mund të jetë me natyrë beninje ose malinje. Qëllimi i punimit është të tregohet rëndësia e rolit të infermierës në kujdesin e pacienteve më kancer të lëkurës dhe që të elaborohet dhe paraqitet teorikisht dhe përmes imazheve krijimi, zhvillimi, diagnostikimi dhe trajtimi kancerit të karcinomit të lëkurës. Fatmirësisht, shkenca e mjekësisë dhe të arriturat e saj që po shtohen nga dita në ditë, kanë bërë që këto probleme sot të adresohen në mënyrë efektive përmes intervenimeve bashkëkohore si dhe kujdesit nga ana e infermierëve. …


Njohuritë Dhe Qëndrimet E Infermierëve Për Vaksinimin Në Qkmf- Lipjan, Venera Salihu Feb 2021

Njohuritë Dhe Qëndrimet E Infermierëve Për Vaksinimin Në Qkmf- Lipjan, Venera Salihu

Theses and Dissertations

Hyrje: Vaksinimi përfaqëson një nga mjetet më efektive për parandalimin e infeksioneve për popullatën dhe për shëndetin publik në përgjithësi. Tani ekzistojnë vaksinat të cilat parandalojnë më shumë se 20 sëmundje të rrezikshme për jetën, duke ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave të jetojnë më gjatë, dhe shëndetshëm. Imunizimi aktualisht parandalon 2-3 milion vdekje çdo vit nga sëmundjet sikur difteria, tetanusi, kolla e mirë, gripi dhe fruthi.

Metodologjia: Ky studim është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësis Familjare, në Komunën e Lipjanit. Në studim kanë marrë pjesë 30 infermierë të cilët kanë pranuar që të përgjigjen në pyetësorin për Njohurit …


Niveli I Djegies Profesionale (Burnout) Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Ellsa Vuqetёrna Dec 2019

Niveli I Djegies Profesionale (Burnout) Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Ellsa Vuqetёrna

Theses and Dissertations

Djegia profesionale (burnout) përcaktohet si “një konstrukt shumë dimensional i përbërë nga lodhja emocionale, depersonalizimi dhe arritjes personale që shfaqet tek njerëzit që punojnë ҁfarëdo pune” (Maslach, 1982). Sipas OBSH simptomat e Burnout janë të tilla si: mungesa e energjisë ose rraskapitje, shtim i izolimit nga puna, ndjenja negativiteti që lidhen me punën dhe ulje efektiviteti profesional.

Synimi kryesor i këtij hulumtimi është që të identifikohet rreziku i djegies profesionale (burnout), me anë të tre komponenteve, të tilla si; lodhje, depersonalizimi dhe arritja personale tek infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Në këtë hulumtim morën pjesë 51 …


Niveli I Kënaqshmërisë Në Punë Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Zehra Shtavica Nov 2019

Niveli I Kënaqshmërisë Në Punë Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Zehra Shtavica

Theses and Dissertations

Kënaqësia e punës është një nga fenomenet më të hulumtuara në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe sjelljes organizative. Zakonisht përkufizohet si një "gjendje emocionale e pëlqyeshme ose pozitive që vjen si rezultat i vlerësimit të një vendi të punës ose përvojave të punës" (Schneider, 1975). Strukturat e vendit të punës mund të mbështesin infermierët që të jenë më të shëndetshëm, të ulin nivelin e stresit dhe rrisin angazhimin dhe kënaqësinë në punë, dhe gjithashtu të përmirësojë organizimin dhe rezultatet e pacientit (Wagner et al. 2010).

Synimi kryesor i këtij hulumtimi është të shikohet niveli i kënaqshmërisë me vendin …