Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Etj.

Publication Year

Articles 1 - 11 of 11

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj May 2021

Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj

Theses and Dissertations

Shëndeti mendor është një nga treguesit më të rëndësishëm shëndetësor që shkakton sëmundshmëri të konsiderueshme. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2008, një në pesë të rritur përjetuan çrregullime mendore një vit më parë dhe 29.2% kishin një histori të sëmundjeve mendore gjatë jetës së tyre. Barra e çrregullimeve mendore vazhdon të rritet me ndikime të rëndësishme në shëndetin jo vetëm mendor të njeriut por edhe atë fizik.

Ky studim, ka patur për qëllim hulumtimin e menaxhimit dhe kujdesit infermieror të nevojshëm tek pacientët me stres dhe depresion.

Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi …


Roli I Infermieres Në Kujdesin E Fëmijëve Me Herni Inguinale, Rajmonda Balaj May 2021

Roli I Infermieres Në Kujdesin E Fëmijëve Me Herni Inguinale, Rajmonda Balaj

Theses and Dissertations

Hyrje:Hernia është një gjendje në të cilën një organ ose një pjesë e organit depërton në një hapësirë tjetër të trupit përmes një pike të dobët ose përmes një defekti. Hernia inguinale shfaqet në regjionin inguinal. Te femijet hernia inguinale është e tipit indirekt që nënkupton se organet abdominale (më së shpeshti zorrët) lëshojnë hapësirën abdominale përmes kanalit inguinal dhe dalin nën lëkurën e regjionit inguinal ose ne skrotum.

Qëllimi i studimit: Ky studim ka pasur për qëllim evidentimin e rolit dhe rëndësisë së kujdesit infermieror tek fëmijët me hernie inguinale. Perkujdesja, këshillat prindërve, përgatitja preopratore, menaxhimi i …


Qëndrimi Etik Ndaj Pacientëve Në Repartin Gjinekologjik Në Spitalin E Prizrenit, Mirseta Xhaferi Apr 2021

Qëndrimi Etik Ndaj Pacientëve Në Repartin Gjinekologjik Në Spitalin E Prizrenit, Mirseta Xhaferi

Theses and Dissertations

Çështje të ndryshme etike të hasura në praktikën e përditshme të infermierisë marrin pak vëmëndje nga studiuesit, por mund të prodhojnë një mjedis pune stresues për infermierët. Ky studim cilësor u krijua për të eksploruar çështjet etike me të cilat përballen infermierët në praktikën e tyre dhe për të identifikuar boshllëqet duke përdorur kornizën e kodit etik. Studimi u krye në spitalin e Prizrenit, në repartin gjinekologjik. U zhvilluan diskutime me punonjësit dhe ekipin e punës. Analiza e diskutimeve identifikoi tre tema, përkatësisht; përgjegjësia e kompromentuar profesionale ndaj pacientit, sjellja jo-bashkëpunuese e kolegëve dhe imazhi i dobët i një infermieri/je …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Infarkt Të Miokardit, Edona Syla Apr 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Infarkt Të Miokardit, Edona Syla

Theses and Dissertations

Infarkti i miokardit (IM), është vdekja e një zone të qelizave në zemër si rezultat i furnizimit të reduktuar të gjakut i shkaktuar nga një arterie koronare e bllokuar ose e mbyllur. Shkaqet e tij mund të identifikohen të gjithë mundësitë që çojnë në formimin e pllakave në arteriet koronare – mpiksje të gjakut ose depozita të yndyrës. Infarkt i miokardit është serioz, jo vetëm sepse mund të krijojë mungesë të rëndësishme të kapacitetit funksional kardiak, por që mund të ketë ndikim gjithashtu mbi funksionet e organeve të tjera, të tilla si veshkat dhe truri, prandaj diagnostikimi i tij është …


Astma Bronkiale - Trajtimi, Viola Verbovci Mar 2021

Astma Bronkiale - Trajtimi, Viola Verbovci

Theses and Dissertations

Astma është sëmundje kronike e mushkërive e cila i inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjës. Astma shkakton perioda përseritëse të “wheezing”-ut (zë fishkëllues gjatë frymëmarrjës), ngushtim të gjoksit, zënie të frymës dhe kollitje. Kollitja zakonisht paraqitet gjatë natës ose herët në mëngjes.

Rrugët e frymëmarrje të inflamuara bëhen shumë të ndjeshme dhe reagojnë ndaj substancave të caktuara të quajtura alergjene të cilat shkaktojnë sulme të astmës.Astma është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme në mbarë botën.

Astma së pari është vërenjtur në Egjiptin e Vjetër dhe ishte trajtuar me pirjen e një përzierje aromatike të njohur si “aksyphi”. Astma …


Ndikimi I Përmirësimit Të Kualitetit Të Jetes Tek Pacientët Me Skizofreni Në Qshm Në Skenderaj, Elona Veliu Feb 2021

Ndikimi I Përmirësimit Të Kualitetit Të Jetes Tek Pacientët Me Skizofreni Në Qshm Në Skenderaj, Elona Veliu

Theses and Dissertations

Shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare që çdo infermier duhet ta ketë parasysh dhe të tregojë një kujdes të veçantë. Skizofrenia është një çrregullim i rëndë mendor në të cilin emocionet e personit, mendimi, gjykimi dhe zotërimi i realitetit janë aq të çrregulluara saqë funksionimi i tij ose i saj është i dëmtuar rëndë. Ky hulumtim ka si qëllim zgjërimin e njohurive në fushën e psikiatrisë, përkatësisht kualitetit të jetes te pacientet me skizofreni.

Në këtë punim do të tregojmë se skizofrenia është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar prej fillimit, dhë do të …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet Gestational, Gzonjetë Krosa Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet Gestational, Gzonjetë Krosa

Theses and Dissertations

Diabeti në shtatzëni është një nga temat më të diskutuara kohët e fundit në fushën e obstetrikës për arsye të rritjes së incidencës së saj. Shfaqja e saj gjatë një shtatzënie ndërlikon përfundimin e shtatzanisë për nënën dhe foshnjen.

Duke qenë se diabeti është një sëmundje e pakurueshme e cila e shoqëron pacientin gjatë gjithë jetës së tij, menaxhimi i tij sa më i mirë jo vetëm që zgjat jetën e pacientit, por dhe frenon komplikacionet e diabetit që çojnë deri në koma dhe vdekje. Diabeti gestational, ndryshe i quajtur diabeti i shtatzanisë, është një prej tipeve të diabetit i …


Roli I Infermierisë Në Tretmanin Paliativ Të Pacientëve Me Kancerin Kolorektal, Miranda Avdyli Feb 2021

Roli I Infermierisë Në Tretmanin Paliativ Të Pacientëve Me Kancerin Kolorektal, Miranda Avdyli

Theses and Dissertations

Studimi i kësaj teme është bërë për shkak të incidencës së lartë që ka kanceri i koloinit në popullatë. Në këtë temë janë marrë në studim një numër i konsiderueshëm pacientësh të prekur nga ky kancer. Në bazë të këtij studimi është arritur në përfundimin se grupmoshat më të prekura nga kanceri i kolonit janë kryesisht grupmoshat e treta. Diagnostifikimi i hershëm është mënyra më efikase për parandalimin e këtij kanceri. Ka shumë rëndësi vëzhgimi i pacientëve, këshillimi i tyre në lidhje me kujdesin në vazhdimësi.

Profesioni universal i infermierit , shumë i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, …


Kujdesi Infermieror Dhe Roli I Fizioterapisë Tek Pacientët Me Paralizë Cerebrale, Zenie Sylejmani Feb 2021

Kujdesi Infermieror Dhe Roli I Fizioterapisë Tek Pacientët Me Paralizë Cerebrale, Zenie Sylejmani

Theses and Dissertations

Paraliza cerebrale (paraliza e trurit), e definuar si çrregullim i sistemit muskuloskeletal, është një problem më të cilin po luftojnë mbi 17 milionë njerëz në botë. Ky çrregullim zhvillohet për shkak të një dëmtimi të trurit që mund të ndodhë gjatë shtatëzanisë, lindjes ose periudhës neonatale e shoqëruar me problemetjera shëndetësore, në të folur, shikim dhe dëgjim, kjo mund të çojë në vështirësi në të mbajturit mend.

Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm në fushën e neurologjisë, respektivisht kujdesit infermieror dhe rolin e fizioterapisë te pacientët me paralizëcerebrale si dhe të shpjegohen …


Roli I Infermierit Në Shërbimin Emergjent Në Ferizaj, Enkleana Nrecaj Jan 2021

Roli I Infermierit Në Shërbimin Emergjent Në Ferizaj, Enkleana Nrecaj

Theses and Dissertations

Infermieria e emergjencës është një nga specialitetet më sfiduese të infermierisë. Kërkon që infermierët të menaxhojnë paqartësinë dhe ndryshimet e shpejta në ritmin dhe intensitetin e punës dhe të kenë njohuri për një numër të konsiderueshëm të rasteve klinike, sëmundjeve dhe kushteve. Infermieri/ja e emergjencës gjithashtu duhet të jetë në gjendje të krijojë empati dhe të ketë një mirëkuptim dhe komunikim të mirë të të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit. Infermieria e urgjencave nuk është për “zemërbutët”.

Në vendin tonë gjendja emergjente mjekësore, nënkupton gjendjen me simptome akute, çrregullime psiqike, dhe/ose simptome të abuzimit …


Kanceri I Mushkërive Dhe Kujdesi Infermieror Në Regjionin E Prizrenit, Ardit Mallakaj Nov 2019

Kanceri I Mushkërive Dhe Kujdesi Infermieror Në Regjionin E Prizrenit, Ardit Mallakaj

Theses and Dissertations

Pothuajse një pjesë e madhe e përsonave të cilët konsumojnë duhanpirjen, janë në ndikim të vazhdueshëm të ndotjes së ambientit si dhe janë të ekspozuar nga prania e gazit të radonit, radioterapis, rrezatimit jonizues, rrezikohen për shfaqien e kancerit të mushkërive. Kjo bënë që numri i të sëmurëve me kancer të mushkërive të rritet brenda vitit.

Qëllimi i këtij punimi është të njohim kancerin e mushkërive si sëmundje dhe të nihemi me shkaktarët, klasifikimin e tijë, trajtimin dhe parandalimin.

Subjekt i këtij punimi është incidenca dhe prevalenca e kancerit të mushkërive në regjionin e Prizrenit, për dy vite 2017-2018.

Numri …