Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 21 of 21

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Hipertensioni Arterial Dhe Njohuritë E Të Semurëve Në Lidhje Me Dietën Dhe Stilin E Jetesës, Kaltrina Rexhepi Rizani Jun 2021

Hipertensioni Arterial Dhe Njohuritë E Të Semurëve Në Lidhje Me Dietën Dhe Stilin E Jetesës, Kaltrina Rexhepi Rizani

Theses and Dissertations

Hipertensioni është një problem serioz me ndikim të rëndësishme për individët, familjet, komunitetin dhe shërbimet shëndetësore. Hipertensioni arterial përcaktohet rritja e presionit të gjakut përmbi vlerat që konsiderohen normale. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSH (Organizata botërore e shëndetit) vlerat normale të presionit arterial janë rreth 140 mmHg, ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë se cilët janë faktorët …


Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Arta Rama Jun 2021

Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Arta Rama

Theses and Dissertations

Hyrja: Diabeti mellitus i tipit 2 (T2DM) është një problem global shëndetësor në zgjerim, i lidhur ngushtë me epideminë e mbipeshes. Individët me diabet mellitus tip 2 janë në rrezik të lartë për të dy ndërlikimet mikrovaskulare (përfshirë retinopatinë, nefropatinë dhe neuropatinë) dhe komplikimet makrovaskulare (të tilla si sëmundjet kardiovaskulare) për shkak të hiperglikemisë dhe përbërësve individualë të sindromës së rezistencës ndaj insulinës (metabolike).

Qëllimi: Ky punim ka për qëllim ngritjen e cilësisë së jetës te personat që vuajnë nga diabeti mellitus tip 2, pra përmirësimin e jetesës, këshillimin që të mirren me sporte të ndryshme, përfshirë këtu ecjen …


“Menaxhimi Infermieror I Pacientëve Me Kancer Të Gjirit”, Elmira Çovanaj Jun 2021

“Menaxhimi Infermieror I Pacientëve Me Kancer Të Gjirit”, Elmira Çovanaj

Theses and Dissertations

Hyrje- Duke pasur parasysh se kanceri i gjirit tregon një rritje të përditshme të rasteve dhe këto rritje flasin për një dyfishim të rasteve në dekadat e ardhshme, atëherë në punim jam fokusuar në funksionet e gjirit si dhe anatominë dhe fiziologjinë e tij. Poashtu kam përshkruar patologjitë e gjirit,ndryshimet që ndodhin tek gjinjtë,etiologjia e semundjes etj.Kam përmendur faktorët e rrezikut,faktorët e dyshimt,faktorët e ndryshueshëm,faktorët e pandryshueshëm si dhe faktorët gjenetik. Një ndër rolet kryesore në trajtimin e kancerit të gjirit e luan infermierja.Roli i saj është i pazëvendësushëm. Qëllimi i punimit- Qëllim kryesor kam pasur të tregoj faktorët e …


Satisfaksioni I Infermierëve Me Kushtet E Punës Në Kujdesin Parësor Në Lipjan, Leonard Buja Jun 2021

Satisfaksioni I Infermierëve Me Kushtet E Punës Në Kujdesin Parësor Në Lipjan, Leonard Buja

Theses and Dissertations

Hyrje: Kënaqësia e punës së infermierëve është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe një pikë shqetësimi për cdo organizatë shëndetsore. Infermierët kanë vendet më të shumta të punës në këto institucione, dhe zëvendësimi i personelit është i kushtueshëm dhe konsumon shumë kohë. Në punën spitalore shumë kolegë infermierë janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndryshme të kënaqësisë në punë, por cfarë i bën infermierët të jenë të kënaqur ose jo me profesionin e tyre, të cilin mund ta kenë zgjedhur edhe vetë. Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi ishte vlerёsimi i kënaqshmërisë në punë i infermierëve me kushtet e …


Njohuritë Dhe Praktikat Për Kontraceptivët Tek Femrat, Nexhibe Rexhepi Jun 2021

Njohuritë Dhe Praktikat Për Kontraceptivët Tek Femrat, Nexhibe Rexhepi

Theses and Dissertations

Në rastin e hartimit të këtij hulumtimi shkencor jam përpjekur që nivelin teorik e sistematik të trajtimit të qështjeve të caktuara të ia përshtasë parimeve të caktuara pedagogjike. Gjithashtu jam përpjekur që temën ta trajtoj në detaje, qysh nga kohët e lashta prej kur ka filluar njohja e metodave kontraceptive, përdorimi i tyre dhe inovacionet e tyre si pasojë e nevojave njerëzore për mbrojtjen nga sëmundjet transmisive dhe rritjes së kontrollit në lindje.

Abortet e shpeshta, numri i madhë i Shtatëzanive të padëshiruara, Edukimi i ulët seksual në Shoqërinë tonë më kanë shtyer të hulumtoj më shumë rreth këtyre çështjeve …


Ndikimi I Mjedisit Në Sëmundjet Kronike Obstruktive Të Mushkërive Dhe Shëndeti, Fitore Salihi Jun 2021

Ndikimi I Mjedisit Në Sëmundjet Kronike Obstruktive Të Mushkërive Dhe Shëndeti, Fitore Salihi

Theses and Dissertations

Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (SKOM) është shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në të gjithë botën. Zhvillimi dhe përkeqësimi i SKOM ndikohen nga faktorët e mjedisit. Pirja e duhanit e cigareve është një faktor kryesor i rrezikut për sëmundjen e SKOM, dhe pirja e duhanit në mjedis gjithashtu kontribuon në zhvillimin e tij. Ekspozimi në punë ndaj avullit, pluhurit, gazit dhe tymrave janë faktorë të tjerë të rëndësishëm të rrezikut për sëmundjen e sëmundjes SKOM. Ndotja e ajrit në natyrë rrit pranimet në spital të lidhura me SKOM dhe është një faktor i rëndësishëm për përkeqësimin e sëmundjes dhe …


Cilësia E Jetës Tek Pacientët Me Diabet Të Tipit 2 Në Regjionin E Gjilanit, Lindita Rexhepi Ramadani Jun 2021

Cilësia E Jetës Tek Pacientët Me Diabet Të Tipit 2 Në Regjionin E Gjilanit, Lindita Rexhepi Ramadani

Theses and Dissertations

Diabeti është një sëmundje kronike që kërkon kujdes të vazhdueshëm mjekësor dhe edukim të pacientit për vetë-menaxhimi për të parandaluar komplikimet akute dhe për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve afatgjata. Kujdesi ndaj diabetit është kompleks dhe kërkon që të adresohen shumë çështje, përtej kontrollit glikemik. Qëllimi i këtij hulumtimi është matja e cilësisë së jetës së personave me diabet te tipit 2. Përmes të dhënave të mbledhura do të synohet të paraqitet një pasqyrë e cilësisë së jetës së personave me diabet të tipit 2. Në studimin e realizuar kanë marrë pjesë 50 pacientë me diabet të tipit 2, të …


Traumat Lumbale Dhe Kujdesi Infermieror, Arlinda Neziri Jun 2021

Traumat Lumbale Dhe Kujdesi Infermieror, Arlinda Neziri

Theses and Dissertations

Shëndeti është niveli i efikasitetit funksional apo metabolikë i qenieve të gjalla. Tek njeriu, kjo është gjendje e përgjithshme e mendjës, trupit dhe shpirtit të një personi, që do të thotë të jenë të lirë nga sëmundjet, dëmtimi ose dhimbja. Duke pasur parasysh faktin se trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm, infermieria si degë e mjekësisë ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Epilepsi, Meriton Rrudhani Jun 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Epilepsi, Meriton Rrudhani

Theses and Dissertations

Hyrje: Epilepsia është sëmundja më e shpeshtë në neurologji, ku manifestohet me ngërçe të muskujve dhe çrregullim të fuqishëm të vetëdijes. Në këtë punim janë të paraqitura shkaqet e epilepsis, simptomat, ndihma e parë, ndërhyrja kirurgjikale, roli i infermierit/es ndaj pacientëve me epilepsi dhe shumë informata lidhur me sëmundjet epileptike. Metodologjia: Studimi është i tipit Cross sectional dhe është realizuar në repartin e neurologjisë në QKUK.Ёshtë përdorur pyetësori i strukturuar të cilin e kemi adresuar në repartin e neurologjisë në QKUK. Pjesëmarrës në këtë pyetësor ishin pacientët e repartit neuorologjikë të sëmurë nga sëmundja e epilepsisë.. Rezultatet: Prej 12 personave …


Shfrytëzimi I Antimikrobikëve Dhe Problemi I Rezistencës Antimikrobike, Elvira Behluli May 2021

Shfrytëzimi I Antimikrobikëve Dhe Problemi I Rezistencës Antimikrobike, Elvira Behluli

Theses and Dissertations

Hyrje: Antibiotikët janë substanca të prodhuara nga një mikroorganizëm apo e derivuar prej sajë cila në mënyrë selektive shkatërron ose pengon rritjen e mikrobeve të tjera.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit të kësaj teme ishte zgjerimi i njohurive lidhur me përdorimin e antibiotikëve, efektet pozitive që kanë nëse përdoren siç duhet si dhe efektet negative qe sjell përdorimi i pakontrolluar i tyre.

Metodologjia: Për realizimin e këtij punimi është përgatitur një pyetësorë me të dhëna bazike demografike (gjinia, grup-mosha, edukimi etj.) si dhe janë përfshirë pyetje specifike lidhur me njohuritë, mendimet dhe qëndrimet e tyre rreth antibiotikëve. Ky hulumtim …


Kujdesi Infermieror Tek Fëmijët Me Abdomen Akut, Vlora Bucolli May 2021

Kujdesi Infermieror Tek Fëmijët Me Abdomen Akut, Vlora Bucolli

Theses and Dissertations

Hyrje: Abdomeni akut është problemi shëndetësor më i zakonshëm i fëmijëve të pranuar në Emergjencën e Fëmijëve dhe një dilemë e madhe në lidhje me trajtimin nga ana e klinicistëve mjekësor. Kjo gjendje patologjike i referohet së pari një dhimbjeje që fillon papritur dhe zgjatë me orë, e shoqëruar me manifestim klinik të ndryshëm në varësi të etiologjisë bazë. Duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me një patologji me etiologji multiple, komplikimet e gjendjës shëndetësore dhe perfundimi me letalitet kërkojnë një vendim sa më të shpejtë në lidhje me një trajtim kirurgjik emergjent apo një ndërhyrje kirurgjike elektive. Qëllimi …


Hernia Diskale Lumbare Dhe Kujdesi Infermieror, Fjolla Dajaku May 2021

Hernia Diskale Lumbare Dhe Kujdesi Infermieror, Fjolla Dajaku

Theses and Dissertations

Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare) . Hernitë diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave, dhe të mesit, ku kjo e fundit quhet hernia diskale lumbare dhe është shkaktari kryesor i dhembjes në zonën e nervit shiatik. Hernia diskale lumbare është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ne të cilën midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese, e cila bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në …


Ndërhyrja Infermierore Në Administrimin E Pacientëve Me Infarkt Akut Të Miokardit, Emina Osmani May 2021

Ndërhyrja Infermierore Në Administrimin E Pacientëve Me Infarkt Akut Të Miokardit, Emina Osmani

Theses and Dissertations

Zemra është organi që është një nga nxitësit kryesorë të trupit të njeriut, i cili është më i sëmuri dhe sjell problemet më të rënda. Vështirësi të tilla lindin pikërisht për shkak të vetvetes dhe papërgjegjësisë sonë. Në botën e sotme moderne, një qasje moderne ndaj trajtimit ka çuar në një ulje të vdekshmërisë së pacientëve, por shkalla e sëmundshmërisë ka mbetur në vendin e parë. Trajtimi dhe kujdesi infermieror për të sëmurët është një punë e përpiktë si për të sëmurët ashtu edhe për profesionistët shëndetësorë dhe çon në vështirësi financiare, ekonomike dhe sociale. Përsëritjet janë të zakonshme për …


Shqetësimet Psikologjike Dhe Niveli I Të Kërkuarit Ndihmë Profesionale Për Kujdesin E Shëndetit Mendor Gjatë Pandemisë Covid – 19, Kaltrina Qorrolli May 2021

Shqetësimet Psikologjike Dhe Niveli I Të Kërkuarit Ndihmë Profesionale Për Kujdesin E Shëndetit Mendor Gjatë Pandemisë Covid – 19, Kaltrina Qorrolli

Theses and Dissertations

Pandemia e shumë e përfolur dhe e njohur COVID–19, ka prekur shumë vende dhe njerëz në të gjithë botën, po ashtu edhe Kosovën. Gjatë pandemisë fatkeqësisht janë humbur jetë të tëra, por ajo gjithashtu ka ndikuar edhe në shëndetin mendor të të gjithëve. Përmes këtij studimi, lexuesit do të pasurohen me informata të shumta rreth shëndetit mendor, sidomos rreth shëndetit mendor të studentëve gjatë pandemisë. Qëllimi i realizimit të këtij punimi është për të kuptuar dhe vënë në pah njohuritë e studentëve të universiteteve në Kosovë per shqetësimet psikologjike, llojet e shqetesimet që përjetojnë ata, si dhe nivelin e të …


Përdorimi I Vitaminës D Në Regjionin E Ferizajit, Ermelinda Neziri May 2021

Përdorimi I Vitaminës D Në Regjionin E Ferizajit, Ermelinda Neziri

Theses and Dissertations

Njohurite për vitaminat janë një çështje që secili njeri duhet t’i ketë, dhe që çdo infermier duhet që të informojë pacientët dhe të tregojë një kujdes të veçantë. Objektivi i temës do të jetë zgjerimi i njohurive rreth rolit dhe rëndësisë së përdorimit të vitaminës D. Një vend të posaqëm do te kete shqyrtimi i mungesës dhe përdorimi jo adekuat të vitaminës D duke pasur për fokus pasojat të cilat rezultojnë në këto raste. Duke zgjeruar këto njohuri, synoj që të njejtat të përdoren nga infermieret në mënyrë që një numër i madh i keqformimeve si rezultat i deficeinces së …


Aplikimi I Nanoteknologjisë Në Shëndetësi, Bahrie Fetahu Apr 2021

Aplikimi I Nanoteknologjisë Në Shëndetësi, Bahrie Fetahu

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të flas për aplikimin e nanoteknologjisë në shëndetësi, e cila përmban një degë të veçantë të saj që quhet nanomedicinë. Nanomedicina është aplikimi mjekësor i nanoteknologjisë. Nanomedicina varion nga aplikimet mjekësore të nanomaterialeve dhe pajisjeve biologjike, deri te biosensorët nanoelektronikë, madje edhe aplikimet e mundshme në të ardhmen të nanoteknologjisë molekulare siç janë makinat biologjike. Problemet aktuale për nanomjekësinë përfshijnë të kuptuarit e çështjeve që lidhen me toksicitetin dhe ndikimin mjedisor të materialeve në shkallë nanoseksuale (materiale struktura e të cilave është në shkallën e nanometrave, d.m.th. miliardat e një metri). Funksionet mund të shtohen …


Vetë – Kujdesi I Pacientëve Me Sëmundje Kronike Të Dështimit Të Zemrës Në Komunën E Prizrenit, Zani Arapi Apr 2021

Vetë – Kujdesi I Pacientëve Me Sëmundje Kronike Të Dështimit Të Zemrës Në Komunën E Prizrenit, Zani Arapi

Theses and Dissertations

Kujdesi për veten; janë aktivitete të cilat i realizon individi me qëllim të përmirësimit të jetës, shëndetit dhe mirëqenies së tij. Kujdesi për veten; përfshin mirëmbajtjen e kujdesit për veten dhe menaxhimin e vetë-kujdesit. Kujdesi për veten; zhvillohet me kalimin e kohës përmes komunikimit, kulturës dhe ndërveprimit. Ndërsa vetë fuqia e mirëmbajtjes; është aftësia e një individi për t`i kryer aktivitetet e përcaktuara. Tek pacientët me dështim të zemrës kujdesi për veten do të thotë kufizimin ose lënien e pirjes së duhanit, alkoolit, kufizim të marrjes së lëngjeve, pajtueshmëri me ilaçet, dietë, ushqim i përgaditur me pak kripë, vazhdimit ushtrime …


Rritja Dhe Zhvillimi I Fëmijëve Të Moshës Parashkollore Në Komunën E Ferizajt, Kastriot Ilazi Apr 2021

Rritja Dhe Zhvillimi I Fëmijëve Të Moshës Parashkollore Në Komunën E Ferizajt, Kastriot Ilazi

Theses and Dissertations

Shumë studime argumetojnë vazhdimisht se fëmijëria e hershme është periudha më e rëndësishme dhe më efektive ku ndërtohet baza për jetë, punë dhe për arritshmëri më të lartë në të ardhmen, në krahasim me të gjitha periudhat tjera të jetës njerëzore.

Duke ditur rëndësin e kësaj periudhe në vende të ndryshme të botës, i kushtojn ë rëndësi shumë të madhe duke filluar nga politikëbërësit duke hartuar kurrikula, dokumente, qasje, metoda, teknika, trajnime për edukatoret, duke bërë fushata të ndryshme për vetëdijësimin e shoqërisë në përgjithësi.

Synimi kryesor i këtij hulumtimi është që të identifikohen faktorët që ndikojnë në rritjen dhe …


Traumat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Erblina Trena Mar 2021

Traumat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Erblina Trena

Theses and Dissertations

Studimi I bërë ka për qëllim të analizojë faktorët më të shpeshtë që qojnë në traumat e kokës, duke marrë në shqyrtim moshën , gjininë, lloji I operacioneve , qëndrimi në spital, shkaqet më të shpeshta, Metodat më të mira të trajtimit me medikamente dhe trajtimit të pacientëve me dëmtime neurologjike , kujdesi I pacientëve në koma. Trauma është një nga problemet kryesore të shëndetit publik në mbarë boten , Mbi të gjitha shëndeti I qdo pacienti është gjëja primare që qdo Infermier duhet ta ketë parasysh dhe të tregoj një kujdes të veqant . Zakonisht dëmtimet më të shpeshta …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Artrit Reumatoid, Valbona Zeqiraj Jan 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Artrit Reumatoid, Valbona Zeqiraj

Theses and Dissertations

Artriti reumatoid është një çrregullim inflamator, sistemik,kronik i cili kryesisht prek nyjet që janë të veshura me synovium. Karakterizohet tipikisht nga një përfshirje simetrike,herë pas here deformuar, poliartriti periferik. Për shkak se është një sëmundje sistemike, mundet gjithashtu ndikojnë në të gjithë trupin, duke përfshirë zemrën, mushkëritë dhe sytë.

Shkaku AR nuk njihet plotësisht. Ka të ngjarë që individët e ndjeshëm gjenetikisht të ekspozohen ndaj një antigjeni të panjohurduke rezultuar në vetë-stimulim të sistemit imunitar (autoimuniteti).

Përgjigja imune reagon në mënyrë të kryqëzuar me indin pritës (membranën synoviale) duke rezultuar në pezmatim të membranës sinoviale (sinovit).Kjo krijon hipertrofi sinoviale.

Ky …


Frakturat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Fitore Kelmendi Dec 2020

Frakturat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Fitore Kelmendi

Theses and Dissertations

Fjala Infermier(e) rrjedh nga gjuha latine “nutrire” qe do të thotë kujdestare/nënë. Infermieria është një profesion shëndetësor i cili ka për qëllim kujdesin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së shoqërisë.

Ne, si infermierë duhet t’i trajtojmë të gjithë pacientët njësoj sepse jeta e secilit është e rëndësishme. Kujdesi infermieror tek frakturat e kokës është mjaft i rëndësishëm andaj edhe kam përzgjedhur këtë temë për hulumtim, duke treguar trajtimin që duhet bërë këtyre pacienteve që janë me rrezik jete, dhe për përmirësimin e jetës së tyre dhe parandalimin e rreziqeve që mund të vijnë si pasojë e dëmtimit te kokës. …