Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Engineering Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 28 of 28

Full-Text Articles in Engineering

Përdorimi I Mbetjeve Të Newco Ferronikeli Në Prodhimin E Betonit, Armend Shabani Nov 2019

Përdorimi I Mbetjeve Të Newco Ferronikeli Në Prodhimin E Betonit, Armend Shabani

Theses and Dissertations

Industritë si ajo e përfitimit të metaleve dhe ato të produkteve të ndërtimit gjatë këtij shekulli kanë avancuar shumë me skemat dhe tekonologjitë e tyre prodhuese, duke vënë për objektiv kyç; shfrytëzimin efiçient të resurseve, përmirësimin e vetive të materialeve, rentabilitetin prodhues dhe sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit. Megjithatë, në vendin tonë ekzistojnë industri si ajo e ,,Ferronikelit’’ në Drenas të cilat ende vazhdojnë me skema prodhuese të cilat pamundësojnë shfrytëzimin e mes-produketeve, duke i shëndrruar ato në mbetje të cilat tani më janë një problem mjedisor. Në këtë temë të diplomës, kemi dashur të theksojmë se duke shtuar një …


Sma (Stone Mastic Asphalt) Dhe Aplikimi Ne Kosovë, Ylli Loshaj Nov 2019

Sma (Stone Mastic Asphalt) Dhe Aplikimi Ne Kosovë, Ylli Loshaj

Theses and Dissertations

SMA (Stone Mastic asphalt) ka gjetur përdorim të gjerë në tërë botën si një shtresë e epërme e asfaltit mjaft e mirë. Si trend në rritje në të gjithë botën ashtu edhe në Kosovë vitet e fundit ka gjetur aplikim të madh, sidomos në auto-udhët dhe autostradat qe po ndërtohen vitet e fundit.

Por si çdo material tjetër edhe SMA (Stone Mastic Asphalt) duhet të modifikohet dhe përshtatet me kushtet e lokacionit ku do të vendoset.

Në këtë punim diplome do të paraqiten të gjitha karakteristikat e SMA(Stone Mastic Asphalt) dhe të analizohen përparsitë dhe mangësitë e tij ndaj asfaltit …


Prodhimi I Çimentos, Donika Musliu Oct 2019

Prodhimi I Çimentos, Donika Musliu

Theses and Dissertations

Ky studim përfshin prodhimin e çimentos. Qëllimi i këtij punimi është që të zgjerojm njohurit e përgjithshme mbi teknologjin e prodhimit të çimentos. Cimento eshte pluhur i thate i cili formohet me kombinimin e materialeve te ndryshme , si guri gelqerore, argjila, shkumesi, oksidet e ndryshme etj. Cimentoja eshte nje material ndertimi shum i rendesishme.Hapi i pare ne prodhimin e cimentos eshte te kombinoje nje shumellojshmeri perberesish te paperpunuar ne menyre qe cimentoja qe rezulton te kete perberjen e deshiruar kimike. Këtu përshkruhet në mënyrë të detajuar proceset kryesore siç janë: Procesi i thatë dhe i lagësht i lëndës së …


Shqyrtimet Nga Materialet E Ndërtimit Ne Laboratorin E Qendrës Se Kompetencës-Skenderaj, Gëzim Bajraktari Oct 2019

Shqyrtimet Nga Materialet E Ndërtimit Ne Laboratorin E Qendrës Se Kompetencës-Skenderaj, Gëzim Bajraktari

Theses and Dissertations

Shqyrtimet e materialeve ndërtimore për caktimin e cilësisë se tyre kërkon një përkushtim dhe një punë te madhe, ne ketë teme do te fokusohemi ne shqyrtimin e materialeve ndërtimore me fokus te veçantë materialeve për përfitimin e betonit, shqyrtime këto qe realizohen ne laboratorin e Qendrës se Kompetencës në Skenderaj. Materialet konkrete qe do te jene ne fokus janë kryesisht materialet apo komponentët përbërëse te betonit, siç janë agregati, çimentoja dhe uji. Llojet e agregatit mënyrat e përfitimit dhe vetitë e agregateve, mënyrat e ekzaminimit te tije. Caktimi i fraksioneve te agregatit dhe rëndësia e fraksionizmit, mënyrat e fraksionizmit dhe …


Rregullimi I Parkingut Për Mjetet Më Bashkëkohore Për Parkim Te Kategorisë “B”, Teuta Ukoshata Oct 2019

Rregullimi I Parkingut Për Mjetet Më Bashkëkohore Për Parkim Te Kategorisë “B”, Teuta Ukoshata

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Image Based Recognition Of The Monuments In Prizren, Annea Futko Sep 2019

Image Based Recognition Of The Monuments In Prizren, Annea Futko

Theses and Dissertations

Image classification application has recently been covering a high number of research fields. In the other hand as the performance of the mobile devices is being updated day by day, the implementation of image recognition algorithms in them, is not only being trendy but very helpful in everyday tasks. With the automatic monument recognition, visiting a city is easy and fun. This application recognizes the captured monument, gives useful information and describes that particular landmark. In this thesis there are used four historical monuments of the city of Prizren, Kosovo. The images where taken specially for the research from the …


Gjenerimi I Energjisë Elektrike Me Sistemin Pv Për Konsumatorë Të Vegjël (5kw), Ferki Hyseni Sep 2019

Gjenerimi I Energjisë Elektrike Me Sistemin Pv Për Konsumatorë Të Vegjël (5kw), Ferki Hyseni

Theses and Dissertations

Energjia është një ndër konceptet që dominon botën moderne. Ajo ka ndikimin bazë në shumë aspekte të jetës sonë, prandaj është tejet e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi e veqantë kësaj tematike. Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë. Megjithatë rezultatet e këtij sektori lënë për …


Teknologjia E Te (Turbinave Me Erë ) Dhe Lidhja Me Rrjetin Elektrik Shpërndarës, Rron Lenjani Sep 2019

Teknologjia E Te (Turbinave Me Erë ) Dhe Lidhja Me Rrjetin Elektrik Shpërndarës, Rron Lenjani

Theses and Dissertations

Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë. Megjithatë rezultatet e këtij sektori lënë për të dëshiruar, gjë e cila ndërlidhet me ekonominë e varfër të vendit. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm, cilësor, të sigurtë dhe të pandërprerë me energji elektrike është një prej kushteve kryesore …


Aplikimi I Kallëpeve Në Ndërtimtari, Blend Humolli Sep 2019

Aplikimi I Kallëpeve Në Ndërtimtari, Blend Humolli

Theses and Dissertations

Bazuar në faktin se betoni është një nga materialet më të përdorua në botën moderne, dhe kombinimi i tij me armaturë është pothuajse i pazëvendësueshëm në ndërtimin e strukturave, të paktën deri më tani, atëherë pashmangshmërisht se në ndërtimin e strukturave të tilla shfaqet nevoja e avancimit të kallëpeve. Për ti kuptuar më mirë këto sisteme të avancuara të kallëpimit duhet të bëhen hulumtime dhe studime të kohë pas kohëshme, në mënyrë që i tërë procesi i ndërtimit të zhvillohet njëkohësisht. Pra është një lidhje zingjirore e cila nuk duhet të shkëputet asesi. Pikërisht për këtë qëllim është bërë edhe …


Shtresat E Asfaltit Në Konstruksione Rrugore, Kastriot Maliqaj Sep 2019

Shtresat E Asfaltit Në Konstruksione Rrugore, Kastriot Maliqaj

Theses and Dissertations

Ky punim kryesisht përbëhet nga mbledhja dhe shqyrtimi i literaturave të ndryshme që ndërlidhen me punimet e ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në shtjellimin e kësaj teme të punimit të diplomës jam shërbyer me metodën e analizës kërkimore dhe me metodën e hulumtimit, softverve të ndryshëm.

Kërkesat e komunikacionit rrugor për rrugët e ndërtuara dhe përshtatura ndaj kushtev për makina të shpejta dhe të rënda motorike, me nivel të madh shërbimi, shkallë sigurie dhe qëndrueshmëri të planifikuar, si dhe hulumtimet e deritanishme eksperimentale në fushën e teknologjisë për prodhimin e shtresave të asfaltit, në katër dekadat e kaluara kishin dhe Akoma …


Vetitë E Agregateve Dhe Përdorimi I Tyre Si Komponente E Betonit, Laureta Musliu Sep 2019

Vetitë E Agregateve Dhe Përdorimi I Tyre Si Komponente E Betonit, Laureta Musliu

Theses and Dissertations

Ky punim ka si qëllim të jap një përshkrim të hollësishëm dhe më të qartë për materialin ndërtimor-Agregatin. Duke marrë thelbin nga literatura dhe publikime të ndryshme kamë punuar temën me titullin ‘’ Vetitë e Agregateve dhe Përdorimi i Tyre si Komponente e Betonit’’.

Me anë të këtij punimi individual kamë bërë përpjekje që të krijojë një udhëzues me një strukturë të përmbledhur duke treguar karakteristikat dhe përdorimin e agregateve si njërin prej komponentëve kryesor me përqindjen ( % )më të madhe në beton.

Për të njohur më mirë Agregatet duhen njohur vetitë e tyre të cilat janë në pajtueshmëri …


Turbinat E Hidrocentraleve Dhe Analiza E Efiçencës Tek Hidrocentralet E Vogla Dhe Të Mëdha, Edon Neziri Neziri Aug 2019

Turbinat E Hidrocentraleve Dhe Analiza E Efiçencës Tek Hidrocentralet E Vogla Dhe Të Mëdha, Edon Neziri Neziri

Theses and Dissertations

Energjia elektrike paraqet një nga burimet ekzistenciale të aktiviteteve dhe veprimtarisë njerëzore. Burimet energjetike janë të ndryshme, siç janë edhe mënyrat, pajisjet dhe stabilimentet për gjenerimin e saj. Shfrytëzimi i burimeve energjetike nga lëndë të ripërtëritshme, e në veçanti shfrytëzimi i burimeve hidrike përmes veprave inxhinierike të quajtura hidrocentrale sot paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm në shkallë vendi por edhe më gjerë. Ky punim diplome për përfundimin e nivelit të parë të studimeve (bachelor) ka për qëllim të nxjerrë në pah disa karakteristika të turbinave që përdoren në hidrocentrale, si dhe të jep rezultatet në lidhje me analizën …


"Kompaktabiliteti Elektroenergjetik Kosovë-Shqipëri ", Adi Vokshi Jul 2019

"Kompaktabiliteti Elektroenergjetik Kosovë-Shqipëri ", Adi Vokshi

Theses and Dissertations

Siç e dimë energjia elektrike është e nevojshme në të gjithë sektorët. Kjo shkakton kërkesë të madhe për energji elektrike edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Qëllimi i këtij punimi ështe që të analizohet prodhimi i energjisë elektrike në të dy vendet pasiqë ka mendime se një bashkim energjetik do të përmbushte këkesat për energji elektrike të të dy shteteve.

Por si është e mundur kjo?

Siç e dimë Kosova 97% të energjisë elektrike e prodhon nga termocentralet dhe ky është prodhim stabil 24/7. Ndërsa shqipëria 97% të energjisë e prodhon nga energjia hidrike, dhe kryesisht prodhimi me i madh arrihet …


Materialet Hidroizoluese, Arian Sadiku Jul 2019

Materialet Hidroizoluese, Arian Sadiku

Theses and Dissertations

Në këtë temë do të flasim për materialet hidroizoluese, në veçanti për llojet dhe karakteristikat e materialeve hidroizoluese me bazë polimere dhe të dhënat për materialet hidroizoluese. Janë përshkruar llojet dhe karakteristikat e materialeve si fizikia ndërtimore, rezistenca ndaj zjarrit, membrana hidroizoluese PVC, drenazhimi sipërfaqësor.

Një nga aplikimet më të rëndësishme në një ndërtim është hidroizolimi. Hidroizolimi përmirëson qëndrueshmërinë e shumë sipërfaqeve të ndryshme në ndërtim. Për më tepër, materialet hidroizoluese duhet të aplikohen në mënyrë që të sigurohet komoditeti i shtëpisë ose zyrës që do të përdoret pasi të përfundojë ndërtimi.

Hidroizolimi në ndërtesa është formimi i një pengese …


Kontrollimi I Uljeve Dhe Plasaritjeve Në Traun Nga Betoni I Armuar Sipas Eurokodit 2 (Ec-2), Arxhent Jakupi Jul 2019

Kontrollimi I Uljeve Dhe Plasaritjeve Në Traun Nga Betoni I Armuar Sipas Eurokodit 2 (Ec-2), Arxhent Jakupi

Theses and Dissertations

Situata e projektimit nga e cila mund t'a vërtetojmë se struktura jonë do të jetë e sigurtë nga veprimet e forcave është ajo e Gjendjes Kufitare të Shfrytëzimit. Në bazë të saj përcaktohet niveli i sigurisë së strukturës, nga e cila mund të mvaret edhe jetëgjatësia e saj. E gjitha kjo duhet bëhet që së paku struktura të qëndrojë e pamvarur duke mos pasur nevojë për intervenime pas një kohe jo të gjatë nga ndërtimi, të shfrytëzohet maksimalisht dhe duke mos shkaktuar pasoja në të ardhmen në njerëz apo qfarëdo qofshin ato.

Ky material mbulon gjendjet kufitare të përgjithëshme të …


Organizimi Në Ndërtimtari, Blerta Nuhijaj Jun 2019

Organizimi Në Ndërtimtari, Blerta Nuhijaj

Theses and Dissertations

Projektet inxhinierike duke qenë se janë unike dhe procese jo përsëritës, kanë një shkallë të lartë pasigurie në përmbushjen e objektivave të përcaktuara në projektin teknik dhe gjatë fazës së planifikimit të tyre. Duke qenë të pasigurta për nga përmbushja e objektivave lindë nevoja për një planifikim më ambicioz dhe me fokus të veçantë. Paraqitja grafike e aktiviteteve na mundëson të kemi një pasqyre mbi ecurinë e projektit.

Secili aktivitet në ndërtim ka kohen e fillimit dhe kohen e mbarimit. Aktivitete ndërtimore munde te jene ne funksion te aktiviteteve paraprake por munde te zhvillohen edhe si te pavarura.

Me zhvillimin …


Projekti Ideor Për Rrugën ‘’2 Korriku’’ (Lagjja Ramuk - Kashan) – Hani I Elezit, Arianit Murseli May 2019

Projekti Ideor Për Rrugën ‘’2 Korriku’’ (Lagjja Ramuk - Kashan) – Hani I Elezit, Arianit Murseli

Theses and Dissertations

Nga paraqitja e idesë për nevojën e ndërtimit të rrugës"2 KORRIKU" (Lagjja Ramuk- Kashan) e deri tek ndërtimi i saj janë bërë studime të shumta të qarkullimit, rëndësisë ekonomike dhe shoqërore, me qëllim që ndërtimi i rrugës t’i përgjigjet llojit të destinimit. Studimet që janë bërëjanë bazuar në disa variante dhe nga këto është caktuar rëndësia dhe niveli i rrugës së re në kuadër të rrjetit ekzistues rrugor.Ndërtimi i kësaj rruge ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetareve për nevojat e tyre.

Kjo rrugë ka edhe një rendësi të veçantë sepse në rast të bllokimit të rrugës magjistrale "IMER …


Projekti Ideor Për Rehabilitimin E Rrugës Nacionale N25.3, Segmenti Qendra E Gjilanit, Armend Sertolli May 2019

Projekti Ideor Për Rehabilitimin E Rrugës Nacionale N25.3, Segmenti Qendra E Gjilanit, Armend Sertolli

Theses and Dissertations

Ky punim kryesisht përbëhet nga mbledhja dhe shqyrtimi i literaturave të ndryshme që ndërlidhen me punimet tokësore për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në shtjellimin e kësaj teme të punimit të diplomës jam shërbyer me metodën e analizës kërkimore dhe me metodën e hulumtimit, softverve të ndryshëm si dhe dalja në terren dhe inspektimin nga afër ku do të realizohet projekti ideor për rehabilitimin e rrugës nacionale N25.3, segmenti qendra e Gjilanit. Në bazë të të dhënave që kemi grumbulluar në terren kemi formuar një ide rreth këtij projekti dhe kemi ardhur në përfundim se gjatë këtij projekti duhet ti kemi …


Projekti Ideor I Rrugës Me Numër 7 Në Lagjen Panorama Residence, Erand Tahiri May 2019

Projekti Ideor I Rrugës Me Numër 7 Në Lagjen Panorama Residence, Erand Tahiri

Theses and Dissertations

Historia e rrugëve dhe zhvillimit të tyre është shumë e gjatë. Pohimi se rrugët e para ishin shtigje të bëra nga kafshët nuk është pranuar në mënyrë universale pasi studiuesit thonë se në shumë raste kafshët nuk ndjekin shtigje e njëjta në mënyre të vazhdueshme. Nëse kthehemi prapa në kohë do të shohim se rrugët e para ishin mjaft të thjeshta dhe mënyra e parë e transportimit të mallrave nga një vend në vendin tjetër ishte në këmbë. Këto rrugë njeriu i kishte zhvilluar për qëllime specifike, si bartja e ushqimit dhe mallrave të ndryshme. Në ndërkohë filluan të përdoreshin …


Analiza E Humbjeve Në Sistemet Elektroenergjetike, Flakrim Krasniqi Apr 2019

Analiza E Humbjeve Në Sistemet Elektroenergjetike, Flakrim Krasniqi

Theses and Dissertations

Sektori i energjisë në Kosovë konsiderohet si një ndër sektorët me potencialin më të madh të zhvillimit. Kjo bazuar në resurset e mëdha energjetike të vendit, në traditën pothuajse gjysmëshekullore dhe në nevojat gjithnjë në rritje për energji të ekonomisë vendore por edhe të vendeve për rreth. Rrjedhimisht, sektori i energjisë do të duhej të paraqiste një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit. Mirëpo, problemet e trashëguara nga periudha e paraluftës si dhe periudha e tranzicionit deri në krijimin e institucioneve të Pavarura të Republikës së Kosovës, kanë ndikuar performanca e këtij sektori të jetë ende larg nga performanca …


Druri Si Material Ndërtimi, Arbërie Kurrumeli Apr 2019

Druri Si Material Ndërtimi, Arbërie Kurrumeli

Theses and Dissertations

Për qëndrueshmërinë afatgjate të punimeve me dru, ndërtuesit dhe përdoruesit që merren me këtë lëndë duhet të njohin saktësisht vetite e drurit. Druri është një material organik, higroskopik dhe anizotropik. nese perdoret ne elementet e ndertimit, ai mund te luaj role strukturore, funksionale dhe estetike ne te njejten kohe. Perdorimi i tij eshte i madh ne saje te dimensionimit te qendrueshem te objekteve te drurit nga kendveshtrimet mjedisore, ekonomike dhe sociale. Eshte mundur të ndërtohet një shtëpi e rehatshme duke përdorur vetëm produkte prej druri. Me materiale të tjera,kjo është pothuajse e pamundur. Por druri ka disa disavantazhe gjithashtu. Perdorimi …


“Përdorimi I Elementeve Të Betonit Në Konstruksione Rrugore”, Zaim Kryeziu Mar 2019

“Përdorimi I Elementeve Të Betonit Në Konstruksione Rrugore”, Zaim Kryeziu

Theses and Dissertations

Me rritjen e nivelit të modernizimit është rritur edhe nevoja e transportit si dhe arritja e popullatës më shpejtë në destinacionin që ka krijuar nevojën e udhëtimit më të sigurt si të udhëtarëve me automjetet ashtu edhe të këmbësorëve, nga kjo është lind nevoja që transporti të bëhet më komod. Punimi ka për qëllim që të arrihet një hulumtim më i gjerë për materialet nga betoni për shtrimin e rrugëve dhe trotuareve. Rrugët janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të çdo vendi përkatësisht për zhvillim të çdo shteti. Pozita gjeografike e vendit tonë, bukuritë natyrore janë parakushte për …


Bartja Dhe Shpërndarja E Energjisë Elektrike Në Republikën E Kosovës, Berat Bajrami Feb 2019

Bartja Dhe Shpërndarja E Energjisë Elektrike Në Republikën E Kosovës, Berat Bajrami

Theses and Dissertations

Sektori i energjisë elektrike si një ndër sektorët më të rëndësishëm industrial në ekonominë e Kosovës, duhet të planifikohet dhe zhvillohet në mënyrë adekuate dhe në kohë. Rrjeti i bartjes dhe shpërndarjes luan rol të rëndësishëm në sistemin elektroenergjetik duke bërë të mundur bartjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të energjisë elektrike nga gjeneratorët vendor dhe nga importet, deri te konsumatorët e mëdhenj dhe nyjet shpërndarëse. Zhvillimi i shoqërisë dhe ngritja e varësisë për energjinë elektrike kërkon rrjet të bartjes dhe shpërndarjes të sigurt, të besueshëm dhe efikas. Varësia në rritje për energji elektrike nënkupton që toleranca për ndërprerje …


Gjenerimi I Energjisë Elektrike Përmes Paneleve Fotovoltaike Të Lidhur Në Rrjetin Elektrik Shpërndarës, Agon Abazi Feb 2019

Gjenerimi I Energjisë Elektrike Përmes Paneleve Fotovoltaike Të Lidhur Në Rrjetin Elektrik Shpërndarës, Agon Abazi

Theses and Dissertations

Energjia diellore është një nga burimet për perfitimin e energjisë elektrike, duke e pare gjithnje në rritje të konsumit dhe nevojen për energji elektrike, u deshtë të merren hapa konkret dhe investime të mëdha në këtë drejtim për përfitimin e energjisë elektrike nga energjia e riperteritshme qoftë nga dielli, energjia e erës dhe burime të tjera, duke e konsideru që me energji të riperteritshme nuk ka emetim dhe ndotje të ambientit. Nxitur nga zhvillimet e fundit teknologjike dhe shqetësimi në rritje për qëndrueshmërin dhe ndikimin mjedisor të përdorimit të karburantit konvencional, mundësia për të prodhuar energji të pastër dhe të …


Sanimi I Pjeseve Te Asfaltit Ne Temperatur E Te Ulet Te Dimirit, Gjyljeta Kabashi Feb 2019

Sanimi I Pjeseve Te Asfaltit Ne Temperatur E Te Ulet Te Dimirit, Gjyljeta Kabashi

Theses and Dissertations

Kërkesat e komunikacionit rrugor për rrugët e ndërtuara dhe të përshtatura ndaj kushteve për makinat e shpejta dhe të rënda motorike,me nivele më të mëdha shërbimi ,shkallë sigurie dhe qëndrueshmëri të planifikuar,si dhe hulumtimet e deritanishme eksperimentale në fushën e teknologjisë për prodhimin e asfaltit. Në katër dekadat e kaluara kishin dhe akoma kanë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e koncepteve për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve dhe aeroporteve, sidomos të konstruksioneve fleksibile rrugore.

Ndryshimet e tilla janë pasojë e zhvillimit dhe përkryerjes së prodhimit të mjeteve lidhëse nga bitumet rrugore të fituara gjatë proceseve të rafinimit te naftës në …


Organizimi Në Ndërtimtari, Rexhep Olluri Feb 2019

Organizimi Në Ndërtimtari, Rexhep Olluri

Theses and Dissertations

Ndërtimtaria është veprimtari specifike ekonomike që ka për synim ngritjen dhe rikonstruktimin e objekteve ndërtimore. Si veprimtari, ajo realizon produktin e caktuar, objektin ndertimor-arkitektonik. Ndërtimtaria veqohet për shkak të aktiviteteve të shumta që nevojiten për arritjen e një rezultati brenda një afati kohor. Secili aktivitet si proces teknologjik ka kohëzgjatjen e tij.

Varësisht nga natyra e projektit kemi:

  • Aktivitete që kryhen në vartësi nga aktivitetet tjera paraprake
  • Aktivitete të pavarura, që kryhen në të njejtën kohë me aktivitet tjera.

Planifikimi dhe strukturimi i aktiviteteve punuese në varësi të kohës quhet plan dinamik i punës. Paraqitja e aktiviteteve dhe kohëzgjatjes së …


Dimensionimi I Mbajtësit Linear Të Tipit Kapriatë, Misim Bela Feb 2019

Dimensionimi I Mbajtësit Linear Të Tipit Kapriatë, Misim Bela

Theses and Dissertations

Në këtë temë do të flasim për konstruksionet metalike, në veçanti për konstruksionet kapriatë të cilat janë të ndërtuara prej çeliku. Janë përshkruar karakteristikat e tyre, përdorimi i tyre, vetitë dhe tipet e konstruktimit, projektimi dhe dimensionimi i konstruksioneve metalike. Janë përshkruar edhe llojet e kapriatave, karakteristikat e tyre duke u bazuar në llojin e kapriatës në të cilat rolë shumë të rëndësishën luan hapësira e cila duhet të mbulohet në bazë të cilës përcaktohet lloji i kapriatës. Detyra kryesore e këtij punimi është projektimi i një kapriatë duke pasur parasysh hapësirën që do të mbulohet, llojet e ngarkesave, klasën …


Masat Dhe Veprimet Për Parandalimin Dhe Menaxhimin E Rreziqeve Në Kantier Ndërtimi - Rasti Studimor N.N.Sh “Labi Gipser”- Deçan, Fatmir Ahmetxhekaj Jan 2019

Masat Dhe Veprimet Për Parandalimin Dhe Menaxhimin E Rreziqeve Në Kantier Ndërtimi - Rasti Studimor N.N.Sh “Labi Gipser”- Deçan, Fatmir Ahmetxhekaj

Theses and Dissertations

Sektori i ndërtimit mbetet mjaft sfidues dhe me rrezik të lartë edhe pse viteve të fundit ka pasur një rritje të lehtë për sa i takon rregullimit juridik dhe ndërmarrjes së masave për menaxhimin e tij. Megjithatë, ndërrmarrja e masave dhe menaxhimi i rrezikut mbetet ende larg normave dhe standardeve për siguri dhe mbrojtje në punë. Mbështetur në statistika të deklaruara nga agjencioni i statistikave të Kosovës, inspektorati i punës në Republikën e Kosovës, si dhe burime tjera të shkruara dhe elektronike rezulton se rastet e lendimeve dhe atyre me fatalitet në sektorin e ndërtimit po tregojnë rritje të lehtë …