Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 91

Full-Text Articles in Business

Ndikimi I Përdorimit Të Internetit Në Rritjen E Produktivitetit Të Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Fitore Nuredini Dec 2018

Ndikimi I Përdorimit Të Internetit Në Rritjen E Produktivitetit Të Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Fitore Nuredini

Theses and Dissertations

Me ndryshimet dhe evoluimin e teknologjive moderne, bizneset e vogla dhe të mesme janë duke bërë çmos për ti ndjekur këto trende. Shumica e bizneseve vetëm se kanë bërë kalimin e tyre në platformat online me qëllim të rritjes të të hyrave dhe të pjesëmarrjes së tyre në treg. Ideja e marketingut është gjithmonë që mesazhet që një brend dëshiron të përcjell tek audienca e saj të shfaqen aty ku konsumatori po shpenzon shumicën e kohës dhe ku gjasat për vëmendje janë më të mëdha.

Para një dekade, ky vend do të ishte TV, Radio apo Mediat e shkruara (librat, …


Ndikimi I Marketingut Në Preferencën Ndaj Markave, Muhamed Kastrati Dec 2018

Ndikimi I Marketingut Në Preferencën Ndaj Markave, Muhamed Kastrati

Theses and Dissertations

Kosova është një vend në zhvillim e cila po rimëkëmbet me hapa të shpejtë me synimin për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Niveli i rritjes ekonomike është pozitiv, norma e papunësisë paraqitet në ulje si dhe bilanci tregtar rezulton të jetë i përmirësuar. Ekonomia e Kosovës në vitin 2017, sipas statistikave të BQK, shënoi rritje vjetore prej rreth 3.7 përqind, rritje e gjeneruar kryesisht nga rritja e investimeve, si dhe përmirësimi i pozicionit të neto eksporteve si rezultat i rritjes së eksportit të mallrave dhe shërbimeve.

Një nga produktet të cilin Kosova e eksporton në nivele të konsiderueshme është …


Ambienti Ligjor Per Promovimin E Investimeve Në Kosovë, Dardan Rama Dec 2018

Ambienti Ligjor Per Promovimin E Investimeve Në Kosovë, Dardan Rama

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Strategjitë E Hyrjes Në Tregjet E Jashtme, Halil Ademi Dec 2018

Strategjitë E Hyrjes Në Tregjet E Jashtme, Halil Ademi

Theses and Dissertations

Procesi depërtues dhe pastaj zhvillimi i tregut ndërkombëtar është mjaft i vështirë, në terma themelore, duke hyrë në një vend-treg të ri ngjason shumë me një situatë fillestare, pa shitje, pa infrastrukturë të marketingut në vend, dhe pak ose aspak njohuri të tregut.

Qëllimi i këtij punimi është që të identifikojë motivet e kompanive për të hyrë në tregjet e jashtme, strategjitë e hyrjes në këto tregje, kostot dhe përfitimet nga depërtimi në tregjet e huaja.

Ka …


Faktorët Që Ndikojnë Në Përzgjedhjen E Një Kafiterie Nga Ana E Klientit, Rasti I Lips Caffe, Albesa Dragusha Dec 2018

Faktorët Që Ndikojnë Në Përzgjedhjen E Një Kafiterie Nga Ana E Klientit, Rasti I Lips Caffe, Albesa Dragusha

Theses and Dissertations

Një nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen sot firmat apo kafiteritë në Kosovë ështëproblemi i identifikimit të faktorëve që ndikojnë te konsumatorët në përzgjedhjen e kafiterisë, aplikimi i strategjive të mirëfillta të marketingut të cilat do t’i shpinin ato drejtë sukseseve në biznes, në një kohë të konkurueshmërisë së lartë në biznes, të cilat shpesh bëhen pengesë e zhvillimit të kafiterive edhe kur ato kanë kapacitet dhe mundësi të zhvillimit.

Duke ditur se sot në Kosovë zhvillohet një sistem i jetës më dinamike, duke u shtuar numri i të punësuarve nga të dy gjinitë dhe cdo here duke …


Ndikimi I Sistemit Tatimor Në Zhvillimin E Biznesit: Rasti I Kosovës, Njomza Azemi Dec 2018

Ndikimi I Sistemit Tatimor Në Zhvillimin E Biznesit: Rasti I Kosovës, Njomza Azemi

Theses and Dissertations

Sistemi i tanishëm fiskal në Kosovë është ndërtuar pas ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe pas vendosjes së administratës së OKB-së në Kosovë. Ky sistem, esenca e të cilit qëndron në grumbullimin e të hyrave buxhetore dhe mënyra se si të shpenzohen ato të hyra, është ndërtuar si një sistem tërësisht i ri, ndërsa një kontribut të pamohueshëm në ndërtimin e këtij sistemi e ka dhënë edhe bashkësia ndërkombëtare. Për ndërtimin e këtij sistemi janë marrë për bazë praktikat dhe përvojat sipas standardeve të avancuara botërore.

Është analizuar ndikimi i legjislacionit tatimor i cili do të ketë efekte në zhvillimin e …


Ekzaminimi I Indikatorëve Menaxherial Në Motivimin E Të Punësuarve: Fuqizimi Psikologjik, Motivimi I Brendshëm Dhe Performanca, Dua Bajmaku Dec 2018

Ekzaminimi I Indikatorëve Menaxherial Në Motivimin E Të Punësuarve: Fuqizimi Psikologjik, Motivimi I Brendshëm Dhe Performanca, Dua Bajmaku

Theses and Dissertations

Programet e fuqizimit psikologjik të punonjësve janë miratuar gjerësisht në sektorin publik, si dhe në sektorët privatë, si një mënyrë për të përmirësuar performancën e punonjësve. Punonjësit e fuqizuar përmirësojnë performancën kryesisht duke gjetur mënyra inovative për të korrigjuar gabimet në prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe ridizajnimin e proceseve të punës. Ky studim ka për qëllim ekzaminimin e indikatorëve menaxherial në motivimin e të punësuarve, si: fuqizimin psikologjik, motivimin e brendshëm dhe performancën e punonjësve. Për qëllimet e këtij studimi janë përdorur si qasje kërkimore, cilësore ashtu edhe sasiore. Studimi përfshin një kampion prej 33 subjektesh, nga të cilët …


Aplikimi I Dimensioneve Kulturore Të Hofstede Në Organizatat Kosovare, Vlora Belallari Dec 2018

Aplikimi I Dimensioneve Kulturore Të Hofstede Në Organizatat Kosovare, Vlora Belallari

Theses and Dissertations

Koncepti kulturë shtrohet si në planin individual, grupor, institucional e më tej kombëtar. Kultura në nivel kombëtar është thelbësore për të kuptuar funksionimin e grupeve në nivelin organizativ. Kultura prej kohësh ka qenë një lëmi interesi për studiues të ndryshëm por studimi kuantitativ i kulturës më së miri është paraqitur përmes dimensioneve kulturore të Geert Hofstede. Meqë studimi i Hofstede-it është përtej-organizativ duke shtjelluar kulturën në përmasa të një superstrukture sociale, përmes aplikimit të këtyre dimensioneve ky studim ka për qëllim të hetojë ndikimin e kulturës kombëtare dhe asaj organizative në efektivitetin e organizatave në Kosovë. Më konkretisht ndikimin e …


Ndikimi I Inteligjencës Artificiale “Artificial Intel-Ligence” Si Dhe Gjësendeve Në Internet "Internet Of Things” Në Zhvillimin E Bizneseve Të Së Ardhmes, Burim Jakupi Dec 2018

Ndikimi I Inteligjencës Artificiale “Artificial Intel-Ligence” Si Dhe Gjësendeve Në Internet "Internet Of Things” Në Zhvillimin E Bizneseve Të Së Ardhmes, Burim Jakupi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Ndikimi I Vlerave Të Punonjësve Në Performancën E Organizatës, Gresa Konjuhi Nov 2018

Ndikimi I Vlerave Të Punonjësve Në Performancën E Organizatës, Gresa Konjuhi

Theses and Dissertations

Në këtë punim është paraqitur rëndësia e vlerave në sjelljen organizative, duke analizuar ndikimin e faktorëve: stil lidershipi, kulturë organizative si dhe ndryshime organizative në efektivitetin e këtyre organizatave.

Njëkohësisht kam paraqitur edhe një rast studimi që ka të bëjë me kompaninë e sigurimeve “EUROSIG” me qendër në Tiranë.

Konkluzionet dhe rekomandimet e këtij punimi janë mbështetur mbi rezualtatet e analizës teorike. Fjalët kyçe të përdorura në këtë punim janë: efektiviteti organizativ, stil lidershipi, kulturë organizative, sjellje organizative, ndryshime organizative, ndikim i vlerave të punonjësve.


Ndikimi I Politikave Fiskale Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme Në Republikën E Kosovës, Liridon Hyseni Nov 2018

Ndikimi I Politikave Fiskale Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme Në Republikën E Kosovës, Liridon Hyseni

Theses and Dissertations

Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999, kryesisht është mbështetur nga ndihmat ndërkombëtare, remitencat dhe nga sektori publik. Roli sektorit privat ishte mjaft i vogël. Megjithatë, konsiderohet se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) duhet te luajnë rolin primar në gjenerimin e rritjes ekonomike.

Sipas të dhënave të Agjensionit për Regjistrimin e Bizneseve në Republiken e Kosovës (ARBK), në Kosovë janë regjistruar deri më tani mbi 172,000 biznese që nga viti 2000, rreth 98% të ketij numri e përbëjnë NVM-te. Mbi 50% e NVM-ve që operojne në Kosovë, karakterizohen me investime të vogla dhe joproduktive dhe kjo situatë kufizon …


Analizë E Kredive Gjatë Viteve Të Fundit Në Bankat Nlb, Bpb Dhe Banka Ekonomike, Natyra Mulliqi Nov 2018

Analizë E Kredive Gjatë Viteve Të Fundit Në Bankat Nlb, Bpb Dhe Banka Ekonomike, Natyra Mulliqi

Theses and Dissertations

Qëllimi i kësaj teme është analiza, njohja si dhe informimi me kreditë dhe interesit (normave) apo kamatave të një kredie në Kosovë gjatë vitëve 2015, 2016 dhe 2017.

Ky punim është zhvilluar në mes tri nga dhjetë bankat e Kosoës: NLBanka, Banka Ekonomike me 100% kapital kosovar si dhe banka me origjin kosovare Banka Private për Biznes. Po ashtu në këtë punim do të informohemi me konceptin kredi, kamat, llojet e tyre si dhe ligjet e formuara nga Banka Qëndore Kosovare me të cilat bankat operojnë në Kosovë.

Do të njihemi me dallimet e operimit të tyre përms, planifikimit, qëllimit …


Ndikimi I Marrëveshjes Së Stabilizim Asocimit Në Ekonominë E Kosovës, Rinor Ajeti Nov 2018

Ndikimi I Marrëveshjes Së Stabilizim Asocimit Në Ekonominë E Kosovës, Rinor Ajeti

Theses and Dissertations

MSA(Marrëveshja e Stabilizim Associmit) është një marrveshje kornizë që I ofrohet shteteve të Ballkanit Perëndimor përmes të cilës bëhet zbatimi I procesit të stabilizimit dhe associmit.Kjo marrëveshje I përshtatet situatave specifike për secilin shtet partner të cilit I ofrojn një tregtim të lirë në mes të BE-së(Bashkimit Europian) dhe shtetit të kontraktuar por gjithashtu ndihmon në identifikim të objektivave dhe qëllimeve tjera të përbashkëta politike dhe ekonomike përmes së cilës bëhet një shtyrje drejt bashkpunimit më të madh regjional.Mbrenda BE-së(Bashkimit Europian) kjo marrëveshje u shërben si bazë për zbatimin e procesit të antarsimit të vendeve të kontraktuar në BE(Bashkim Europain).Shtetet …


Funksionet E Marketingut Dhe Politikat Kryesore Të Tij, Valerina Colaj Nov 2018

Funksionet E Marketingut Dhe Politikat Kryesore Të Tij, Valerina Colaj

Theses and Dissertations

Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues, përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë atë që kanë nevojë dhe që dëshirojnë, përmes krijimit, ofrimit dhe këmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët. Marketingu përfshinë hulumtimin, promovimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ose shërbimeve. Shtjellimi dhe diskutimi rreth marketingut është një temë e madhe dhe e gjerë, dhe në thelb mund te themi që marketingu përfshin gjithçka që bëni për të marrë klientët tuaj potencialë dhe produktin ose shërbimin tuaj së bashku. Gjatë këtij punimi hulumtues do të shtjellojë një çështje shumë e rëndësishme për pothuajse të gjitha bizneset që të …


Investimi Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Valmire Krasniqi Nov 2018

Investimi Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Valmire Krasniqi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Sfidat E Menaxhimit Të Operacioneve Në Kohën E Industrisë 4.0: Rasti I Kompanive Kosovare, Taulant Galimuna Nov 2018

Sfidat E Menaxhimit Të Operacioneve Në Kohën E Industrisë 4.0: Rasti I Kompanive Kosovare, Taulant Galimuna

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Foreign Direct Investments In Kosovo, Albana Fona Nov 2018

Foreign Direct Investments In Kosovo, Albana Fona

Theses and Dissertations

This journey would not have been possible without the support of my family, professors and mentors, and friends. To my family, thank you for encouraging me in all of my pursuits and inspiring me to follow my dreams. I am especially grateful to my parents, who supported me emotionally and financially.

I want to express my sincere gratitude to my advisor Prof. Hasan Metin for the continuous support, for his patience, motivation, and immense knowledge. His guidance helped me in all the time of research and writing of this thesis. I could not have imagined having a better advisor and …


Ndikimi I Institucioneve Financiare Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Altina Kuqi Nov 2018

Ndikimi I Institucioneve Financiare Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Altina Kuqi

Theses and Dissertations

Ekonomia e Kosovës vazhdon të gjenerojë rritje dhe stabilitet solid makroekonomik, në

veçanti në rrafshin fiskal dhe atë financiar. Ajo nuk ka shpëtuar pa u prekur nga efektet e krizës me të cilat po ballafaqohen disa nga shtetet e zhvilluara e sidomos ato të Eurozonës, të cilat kanë bërë që norma e rritjes, përkundër që është pozitive, të jetë më e ulët se sa në periudhat e kaluara.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdon të ndjekë për së afërmi zhvillimet në sektorin financiar, duke siguruar arritjen e objektivit të saj primar, gjegjësisht duke siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në …


Tregu Monetar Në Kosovë, Amra Korenica Nov 2018

Tregu Monetar Në Kosovë, Amra Korenica

Theses and Dissertations

Politika monetare është politika e ndjekur nga autoriteti monetar nëpërmjet manipulimit të instrumentave monetare për të ndikuar në ekonomi dhe për të realizuar objektivat e tij. Përgjithësisht, autoriteti monetar është banka qendrore dhe objektivi i shumicës së bankave qendrore është stabiliteti i çmimeve dhe I valutës së vendit. Për realizimin e këtij objektivi përdoren objektiva të ndërmjetëm që kanë të bëjnë me agregatët e ndryshëm monetarë, rritjen ekonomike, stabilitetin makroekonomik, stabilitetin financiar etj. Stabiliteti i çmimeve është mjaft i rëndësishëm dhe prek secilin nga ne duke ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave reale (inflacioni i stabilizuar), apo negativisht në …


Roli I Auditimit Në Ekonominë E Tregut, Ardita Colaj Nov 2018

Roli I Auditimit Në Ekonominë E Tregut, Ardita Colaj

Theses and Dissertations

Auditimi është një mjet për të vlerësuar efektivitetin e kontrolle vetë brendshme të një kompanie. Mbajtja e një sistemi efektiv të kontrolle vetë brendshme është thelbësor për arritjen e objektivave të biznesit të një kompanie, marrjen e raportimit financiar të besueshëm përveprimet e tij, parandalimin e mashtrimit dhe shpërdorimin e pasurive të saj dhe minimizimin e kostos së kapitalit. Struktura e auditimit është studiuar në kontekste të ndryshme që nga vitet 1980, dhe vazhdon të jetë një konstruksion me rëndësi. Shkalla e strukturës së përdorur është një ndryshore vendimi sa herë që një firmë auditimi ndryshon qasjen e saj të …


Ndikimi I Evazionit Fiskal Në Ekonominë E Kosovës, Elsa Musliu Nov 2018

Ndikimi I Evazionit Fiskal Në Ekonominë E Kosovës, Elsa Musliu

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është analizimi i ndikimit të evazionit fiskal në ekonomi, duke u bazuar në perspektivat dhe koncepet teorike te Metodave të Hulumitimit në Prakikë. Nëpërmes këtij punimi do të mundohemi të shpjegojme dhe te trajtojmë kuptimin dhe përmbajtjen e evazionit fiskal, të shpjegojmë shkurtimisht pasojat kryesore të evazionit fiskal si dhe pasojat që shkakton ky fenomen në ekonominë e vendit dhe të rajonit, të përshkruajmë faktorët që ndikojnë në evazion fiskal, të nxjerrim përfundimet dhe rekomandimet e nevojshme për përmirësimet lidhur me evazionin fiskal në fushën ekonomike.

Rezultati i këtij punimi do të ofroj faktorët kryesor që …


Ndikimi I Investimeve Në Zhvillimin Ekonomik Në Komunat E Vogla, Fatos Mataj Oct 2018

Ndikimi I Investimeve Në Zhvillimin Ekonomik Në Komunat E Vogla, Fatos Mataj

Theses and Dissertations

Termi Zhvillim Ekonomik është term që interpretohet në mënyra të ndryshme në varësi të interesave ditore, politike e shoqërore. Zhvillimi ekonomik ndër tjera nënkupton procesin e kalimit nga shkalla më e lartë në shkallë më të lartë aktivitetit ekonomik dhe duhet theksuar që një shkallë e lartë e rritjes ekonomike mundëson përmirësimim në fusha të ndryshme jetësore si: Bujqësia, Industria, Arsimi, e sfera të ndryshme shoqërore.

Pra ne mund të konkludojmë që termi zhvillim ekonomik nënkupton arritjen e një shkalle më të lartë në të gjitha fushat e jetës së njeriut, e jo vetëm sektorit ekonomik prandaj disa herë i …


Roli I Teknologjisë Dhe I Praktikave Të Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Përmirësimin E Produktivitetit Të Biznesit, Granit Zylfiu Oct 2018

Roli I Teknologjisë Dhe I Praktikave Të Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Përmirësimin E Produktivitetit Të Biznesit, Granit Zylfiu

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton lidhjen në mes zhvillimit të teknologjisë dhe praktikave të hulumtimit që ndikojnë në përmirësimin e produktivitetit në biznese.

Teknologjia sot është baza e zhvillimit të bizneseve që ndikon në çdo fazë të bizneseve, në çdo sektor e sidomos edhe në përmirësimin e produktivitetit të biznesit.

Kërkimet dhe hulumtimet e praktikave për zhvillim është elementë që gërshetohet me teknologjinë, ku dyjat së bashku bëjnë identifikimin, analizimin, vlerësimin dhe monitorimin e situatave biznesore, zhvillimin e inovacioneve në lidhje me produktet apo shërbimet e kompanisë.

Produktiviteti zhvillon bizneset në aspektin e rritjes së shitjeve dhe fitimeve, ai është elementi kyç …


Pjesëmarrja E Gruas Në Ndërmarrësi Dhe Roli I Saj Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit, Herolinda Sylejmani Oct 2018

Pjesëmarrja E Gruas Në Ndërmarrësi Dhe Roli I Saj Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit, Herolinda Sylejmani

Theses and Dissertations

Ndërmarrja produktive në përgjithësi supozohet të jetë arsye për rritjen ekonomike duke shfrytëzuar mundësitë e reja të biznesit dhe duke krijuar vende të reja pune. Sot, vendet në zhvillim, me forcën e madhe të punës së të rinjve dhe me nivelin e të ardhurave të ulëta ose të mesme, po fillojnë t'i drejtojnë politikat e tyre drejt nxitjes së ndërmarrësisë.

Në këtë punim do të trajtohet rëndësia e pjesëmarrjes së gruas si lidere ndërmarrëse në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në veçanti për plotësimin e hulumtimit do të trajtohem si raste të studimit kompanitë SIGMA BMC (konsulencë), Grand Decor …


Rëndësia Dhe Roli I Investimeve Të Huaja Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit Tonë, Hisnije Haxhimurati Oct 2018

Rëndësia Dhe Roli I Investimeve Të Huaja Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit Tonë, Hisnije Haxhimurati

Theses and Dissertations

Në këtë temë kamë shtjelluar disa tema rreth investimeve te huaja direkte lidhur me rastin e Kosovës. Do të analizojë burimet e mundëshme të Kosovës, si dhe pikat e saj të dobëta ne kuadrin e ndikimit të tyre në situatën aktuale të investimeve të huaja hyrëse, si dhe synimet e rekomandimit të strategjive të mundëshme për përmisimin e kësaj situate. Investimet e huaja janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja luajnë një rol kyç …


Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Përmirësimin E Performancës Së Komunave, Majlinda Bajraktari Oct 2018

Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Përmirësimin E Performancës Së Komunave, Majlinda Bajraktari

Theses and Dissertations

Me anë të këtij punimi të kësaj teme të diplomës kam synuar që të trajtoj ndikimin e auditimit të jashtëm në përmirësimin e performancëssë komunave, duke u bazuar në literaturë të cilën e kam shfrytëuar në mënyrë që t’i sqarojë disa koncepte që kanë të bëjnë me auditim, auditim të jashtëm, si dhe me anë të metodologjisë dhe metodave shkencore kamanalizuar dhe krahasuar raportet e auditimit të pasqyrave financiare vjetore të Komunave në Republikën e Kosovës e në veçanti Komunën e Prishtinës, Ferizajit dhe Gjilanit. Auditimi i jashtëm është një kontrollim i pasqyrave financiare të një organizate në sektorin publik …


Benefitet E Auditimit Të Jashtëm Në Funksionimin E Bankave Komerciale Në Kosovë, Nita Sadiku Oct 2018

Benefitet E Auditimit Të Jashtëm Në Funksionimin E Bankave Komerciale Në Kosovë, Nita Sadiku

Theses and Dissertations

Në këtë temë trajtohet auditimi i jashtëm i bankave komerciale në Kosovë, në veqanti i tri bankave si: BPB, Banka Ekonomike dhe Raiffeisen Bank. Auditimi bankar ka shumë rëndësi, analiza dhe hulumtimi në bazë të disa metodave të shpien drejt debateve në lidhje me problemet apo benefitet që mund të shfaqen gjatë procesit të auditimit të pasqyrave financiare.

Auditorët luajnë një rol të rëndësishëm, duke promovuar besimin në informacionet financiare siguruar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare. Ky punim synon të identifikojë gabimet, mashtrimet dhe shkeljet. Krahas kësaj si funksionojnë përmirësimet në sistemin auditues bankar. Auditimi në banka ka …


Përdorimi I Teknologjisë Dhe Besueshmëria E Fakteve Elektronike Në Procesin E Auditimit, Rexhep Hoxha Oct 2018

Përdorimi I Teknologjisë Dhe Besueshmëria E Fakteve Elektronike Në Procesin E Auditimit, Rexhep Hoxha

Theses and Dissertations

Auditimi i Teknologjisë së Informacionit është shndërruar në një nga temat kryesore të auditimit që zhvillohet nga Institucionet Supreme të Auditimit (SAI-t) në mbarë botën. Ky është një reagim normal ndaj operacioneve kompjuterike në zhvillim në organizatat qeveritare dhe publike. Sistemet e IT që përdoren duhet të garantojnë se ato mbrojnë të dhënat dhe asetet e biznesit të organizatës, po ashtu mbështesin misionin, qëllimet financiare dhe specifike.Ndërkohë që përdorimi i IT ka sjellë përmirësimin e eficencës dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve, ka sjellë gjithashtu bashkë me to risqe dhe vulnerabilitete të lidhura me bazat e të dhënave të kompjuterizuara …


Menaxhimi I Kostos Së Inventarit Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Ujvara Berisha Oct 2018

Menaxhimi I Kostos Së Inventarit Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Ujvara Berisha

Theses and Dissertations

Ruajtja afatgjatë e pozicionit konkurrues nuk është më e mundur pa aktivitetet dhe politikat e menaxhimit të kostos. Ky punim tregon rëndësinë e menaxhimit të kostos si funksionet e menaxhimit në kompanitë prodhuese dhe karakteristikat, janë analizuar sistemet e menaxhimit të kostos në ndërmarrjet prodhuese të vogla dhe të mesme të Republikës se Kosovës. Rezultatet e kësaj analize tregojnë se shumica e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk e bëjnë këtë. Menaxhimi i kostos strategjike është përdorur kryesisht nga modeli tradicional i menaxhimit të kostos. Sipas organizatës se kombeve te bashkuara dhe organizatës për zhvillimin industrial(UNIDO),ndërmarrjet e vogla dhe …


Raporti I Marrëdhënieve Tregtare Në Mes Republikës Së Kosovës Dhe Vendeve Të Rajonit, Albana Çerkini Oct 2018

Raporti I Marrëdhënieve Tregtare Në Mes Republikës Së Kosovës Dhe Vendeve Të Rajonit, Albana Çerkini

Theses and Dissertations

Me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 dhe me sigurimin e njohjeve nga shumica e shteteve të rajonit, Kosova hap rrugët e saj për tregti ndërkombëtare përmes marëveshjeve të bëra me qëllim të lehtësimit të procedurave për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe vendet e rajonit.Vendet e Evropës Qendrore më 1992, formuan Marrëveshjen për Tregti të Lirë, ku Kosova u antarsua në këtë marrëveshje përmes UNIMK-ut. Në mungesë të një kapaciteti të zhvilluar ekonomik, prodhimtaria në Kosovë është në nivele tepër të ulëta të cilat nuk arrijnë t’i përgjigjen as nevojave të brendshme. Si rrjedhojë e kësaj, Kosova …