Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Art and Design Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 15 of 15

Full-Text Articles in Art and Design

Manipulimi Pelhurës Dhe Ndikimi Tij Në Dizajnin E Modës, Albina Hajrullahu May 2021

Manipulimi Pelhurës Dhe Ndikimi Tij Në Dizajnin E Modës, Albina Hajrullahu

Theses and Dissertations

Ky punim tregon ndërveprimin ndërmjet pëlhurës dhe zbatimit të teknikave të manipulimit të pëlhurës në vendosjen e rrobave në një karakter 3-dimensional, shpjegon rëndësinë dhe aplikimin e saj në modë. Për më tepër për të kuptuar potencialin e pëlhurave ku një stilist duhet të zgjedhë pëlhurën bazuar në cilësinë, përshtatshmërinë dhe tendencat ekzistuese të modës, duke marrë parasysh se çfarë do të funksiononte më së miri për modelin. Nga ana tjetër për të kuptuar rëndësinë e pëlhurave dhe materialeve të cilat mund të manipulohen duke përdorur një gamë të gjerë procesesh, teknikash, mediash të njohura për zbukurimin dhe manipulimin e …


Ridizajnimi I Emblemës Së Ferizajt Me Frymë Moderniste, Kaltrina Miftari Apr 2021

Ridizajnimi I Emblemës Së Ferizajt Me Frymë Moderniste, Kaltrina Miftari

Theses and Dissertations

Qëllimi për tu identifikuar me simbole është një veti e zakonshme që nga vitet e mëhershme. Aty ku mund të interpretohen çështjet themelore të komunikimit vizual, më grafikisht duke e braktisur qasjen e interpretimit fjalë për fjalë. Nëse mënyra grafike përkthehet në atë mënyrë që përçon mesazhe vizuale, bindëse, imagjinative dhe memorizuese atëherë duhet ndjekur drejtimi i duhur i saj.

Identiteti vizual është një temë dhe çështje kryesore që duhet dizajnuar me konsulta të shumta dhe analiza dhe propozime të njëpasnjëshme. Ky punim synon që të identifikojë një vendbanim shumëvjeqarë nga rrethanat që ka hasur dhe vazhdon ende të ballafaqohet …


Fuqia E Detajeve, Sara Ahmeti Apr 2021

Fuqia E Detajeve, Sara Ahmeti

Theses and Dissertations

Qëndrueshmëria është e rëndësishme për shumë arsye duke përfshirë edhe cilësinë e mjedisit ku jetojmë. Në mënyrë që të kemi komunitet të shëndetshëm, ne kemi nevojë për ajër të pastër, burime natyrore dhe një mjedis jotoksik. Moda e qëndrueshme është një lëvizje nxitëse për ndryshimin e sistemit të modës drejt integritetit më të madh ekologjik dhe drejtësisë sociale. Për ta bërë industrinë e veshjeve më të qëndrueshme, të gjithë aktorët duhet të përfshihen, nga disenjatorë te prodhuesit, kritikët dhe konsumatorët. Fjala ‘‘Bombus‘‘origjinën e ka nga latinishtja që do të thotë lulëzim. Bletët e mjaltit janë insekte shoqërore, që do të …


Ndikimi I Teknologjisë Dhe Inovacionit Në Industrinë E Dizajnit Të Modës Dhe Tekstilit, Gresa Boshtraj Apr 2021

Ndikimi I Teknologjisë Dhe Inovacionit Në Industrinë E Dizajnit Të Modës Dhe Tekstilit, Gresa Boshtraj

Theses and Dissertations

Ky punim diplome është i fokusuar në të kaluarën, të tashmen, si dhe trajton se si shihet e ardhmja e dizajnit të tekstilit dhe modës në aspektin teknologjik dhe inovativ. Si fillim trajtohet se si janë bërë avancimet në këtë fushë duke analizuar hapat nga koha primitive, ndikimin e zbulimeve përgjatë viteve. Pastaj në zhvillimin e mëtejshëm të makinerive më të specializuara për tekstile, qepje e modifikime specifike.

Qëllimi i këtij hulumtimi është që me anë të analizimit dhe shqyrtimit e të kaluarës dhe të tashmes së inovimit të teknikave, materialeve dhe makinerive të reja të tekstilit në Industrinë e …


Ri-Dizajnimi I Ish-Restorant Marsi Me Stilin Arkitektura E Gjelbër, Bleron Gorqaj Apr 2021

Ri-Dizajnimi I Ish-Restorant Marsi Me Stilin Arkitektura E Gjelbër, Bleron Gorqaj

Theses and Dissertations

Vetëm sektori i ndërtimit përfshin rreth 35% të konsumimit të energjisë dhe nevoja për ada ptimin e qasjes të ndërtimit të gjelbër dhe dizajnit të qëndrueshëm po rritet gjithnjë e më sh umë. Në këtë studim do të diskutohet se cka është arkitektura e gjelbër, dizajni i qëndrueshë m, roli i tyre në ambientin tonë dhe parimet e ndërtimit të gjelbër. Të dhënat e analizuara në këtë studim sygjerojnë se duke përdorur metoda të ndryshme të ndërtimit të gjelbër si: sisteme të ujit, sisteme solare, materiale të mira për ambientin e të tjera, të cilat mundësojnë minimizimin e ndikimit të …


E Ardhmja E Afërt, Diellza Sahiti Feb 2021

E Ardhmja E Afërt, Diellza Sahiti

Theses and Dissertations

Futurizmi është një lëvizje artistike që filloi në fillim të viteve 1900. Në këtë kohë futurizmi është një nga konceptet më të ndikuara dhe në trend. Kjo lëvizje ndikon në jetën moderne me reflektimet e saj në arkitekturë e modë duke ndryshuar shumë fusha si në letërsi, arte pamore dhe dizajn. Ky koncept që ne shpesh e hasim në epokën tonë është një nga elementet më të domosdoshëm në jetën tonë. Marrëdhënia më logjike është se moda dhe arkitektura sigurojnë një strehë për njerëzit në dimenzione të ndryshme shoqërore.Të dy fushat kalojnë nëpër disa epoka ku dizajni kalon nga kompleksiteti …


Balancimi I Kreativitetit Dhe Kostos – Shtëpia E Mallrave Gërmia, Fjolla Shala Feb 2021

Balancimi I Kreativitetit Dhe Kostos – Shtëpia E Mallrave Gërmia, Fjolla Shala

Theses and Dissertations

Në Kosovë duke marrë parasysh se zhvillimi ka qenë më mbrapa se në vendet e tjera si pasojë e tranzicionit dhe zhvillimit ekonomik, njerëzit çdo vit e më shumë kanë shfaqur interesim për Art dhe Kulturë. Arti tash e disa kohë ka qenë pjesë e jetës sonë prandaj kërkesa për hapësira kulturore është duke u rritur çdo vit e më shumë.

Nevoja për të organizuar qendra kulturore, salla koncertale, teatro, galeri artistike ka ndikuar që dizajni i brendshëm të kërkohet më shumë, në mënyrë që të ofrohen hapësira adekuate.

Dizajni i brendshëm ka arritur të përmirësoj brendësin e një ndërtese …


Identiteti Vizual I Kompanisë In Form, Lutfi Ramani Jan 2021

Identiteti Vizual I Kompanisë In Form, Lutfi Ramani

Theses and Dissertations

Identitetit vizual është një çështje kryesore për çdo kompani. Prandaj, studimi i tij është një fushë kërkimore me interes të madh. Ky punim synon të zgjerojë të kuptuarit e këtij aktiviteti strategjik dhe efektet e tij. Në mënyrë të veçantë, ai hulumton konceptin e identitetit vizual të kompanisë, nga perspektiva e të punësuarve në sektorin e transportit dhe analizon lidhjen midis të identitetit vizual të kompanisë, qëndrimet dhe sjelljet të punonjësve. Rezultatet tregojnë se kompanitë duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë identitetit vizual, duke pasur parasysh ndikimin e tij në angazhimin e punonjësve, si dhe performancën dhe kënaqësinë e tyre. …


Balancimi I Kretivitetit Dhe Kostos, Erisa Restelica Jan 2021

Balancimi I Kretivitetit Dhe Kostos, Erisa Restelica

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh se në Kosovë nuk ka hapësira kulturore të mjftueshme e sidomos që salla koncertale te posaqme nuk ka, që shfrytëzohen teatrot si dhe holli i biblotekës kombëtare kur mbahet një kocert.

Dizajni interier është arti dhe shkenca e përmirësimit të brendshëm të një ndërtese për të arritur një mjedis më të shëndetshëm dhe më të këndshëm estetikisht për njerëzit që përdorin hapësirën. Një dizajner interier është dikush që planifikon, hulumton, koordinon dhe menaxhon projekte. Dizajni i brendshëm është një profesion i shumanshëm që përfshin zhvillimin konceptual, planifikimin e hapësirës, inspektimet e vendit, programimin, kërkimin, komunikimin me palët …


Jo Vetëm Modë, Endrit Bllaca Jan 2021

Jo Vetëm Modë, Endrit Bllaca

Theses and Dissertations

Protesta është një nga armët të cilën e përdorin njerëzit e thjeshtë kundër një dukurie e cila nuk ju pëlqen. Jo çdo her ajo duhet të jetë me protestues, një formë tjetër është edhe protesta përmes artit. Qëllimi kryesor i këtij studimi është që veshja të jetë një mesazh për të tjerët. Sot gëzojmë lirin e të shprehurit e cila na mundëson të mendojmë e të shprehemi ashtu siç duam por gjithmonë duke pas parasysh që e drejta jonë është deri aty ku nuk e pengon tjetrin. Kohët e fundit, ne jemi dëshmitarë të shumë dukurive negative siç janë: ngacmimet, …


Enterieri I Një Biblioteke Dhe Shfrytëzimi I Hapësirës, Lirijeta Berisha Dec 2020

Enterieri I Një Biblioteke Dhe Shfrytëzimi I Hapësirës, Lirijeta Berisha

Theses and Dissertations

Dizajni është ajo pjesë e përvojes njerëzore, aftësi dhe njohuri e cila është çështje e aftësive të njeriut që të bëj mjedisin e tij të përshtatet më nevojat e tij materiale dhe shpirtërore. Dizajni është një proces racional, logjik për të zhgjedhur probleme. Për termin "procesi i dizajnit" ne gjithashtu mund të lexojme "procesi i zgjidhjes së problemit" i cili në të gjitha format, përvec asaj abstrakte punon më koncensus dhe konsultime. Biblioteka është një koleksionë i kuruar i burimëve të informacionit dhe burimëve të ngjashmë, të zgjedhur nga ekspertët dhe të bërë të arritshëm për një komunitet të përcaktuar …


Enterier I Një Kafeneje/Librari, Dardane Shala Dec 2020

Enterier I Një Kafeneje/Librari, Dardane Shala

Theses and Dissertations

Në të kaluarën, ambientet e brendshme ishin bashkuar instinktivisht si pjesë e procesit të ndërtimit. Qëllimi i dizajnit të brendshëm është të përmirësojë përvojën e përdoruesit duke menaxhuar më mirë hapësirën në dispozicion në mjedisin e ndërhyrë. Në thelb, kjo është një mënyrë për të transformuar jetën e njerëzve që jetojnë ose shijojnë një hapësirë të caktuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre në këtë përmes dizajnit dhe dekorimit, duke filluar nga dyert, dritaret, muret, dhe orenditë. Ngjyra, forma, hapësira, struktura, modeli, vija dhe drita të jenë udhëzues në botën e dizajnit të brendshëm. Arkitektët e brendshëm bashkëveprojnë me …


Ìon, Arlinda Qajani Jun 2020

Ìon, Arlinda Qajani

Theses and Dissertations

Trendet e modës vijnë dhe shkojnë; ndërkohë, vlerat e një shoqërie janë themeluar dhe tregojn karakteristika për besimet dhe kulturën e tyre. Moda nuk është thjesht një imazh ambicioz i një vlere të vjetër të ri-interpretuar por përkundrazi një koncept evokues dhe freskues që portretizon një shoqëri.Edhe pse jemi në kohën post moderne imazhi të cilin ti zgjedh ta prezantosh vetën mund të paragjykohet nga shoqëria e ditëve të sotme,sidomos nëse I takon edhe një race tjetër .Kjo e fundit është tema të cilën dua ta shtjelloj dhe të tregoj se si ka ndikuar racizmi në industrinë e modës. Komuniteti …


Identiteti Vizual I Kompanisë Vijator, Arlind Berisha Feb 2020

Identiteti Vizual I Kompanisë Vijator, Arlind Berisha

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Institucioni I Arteve Kontemporane, Leonita Trolli Jan 2020

Institucioni I Arteve Kontemporane, Leonita Trolli

Theses and Dissertations

Ky studim ka për qëllim fitimin e njohurive të reja rreth temës së përzgjedhur, si shkak që dizajnimi i hapësirës të jetë në bazë të normave që secili objekt kërkon. Njohja e historikut te muzeve, mënyra se si kanë evoluar muzetë nga ato private në institucione moderne, na jep mundësinë që të përjetojmë sadopak atë kohë dhe pse vetëm në mendjet tona. Sot, shumë muze janë ndër vendet më të vizituara në botë. Në mënyrë që të kuptojmë se si ndodhi ky fenomen i rëndësishëm kulturor, është e rëndësishme të kuptojmë origjinën e tij, të hulumtojmë evolucionin e tij dhe …