Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 91 - 118 of 118

Full-Text Articles in Entire DC Network

Zhvillimi I Produkteve Të Reja, Egzon Maloku Apr 2014

Zhvillimi I Produkteve Të Reja, Egzon Maloku

Theses and Dissertations

Zhvillimi i produkteve të reja është një sfidë për ndërmarrjet prodhuese e cila kërkon hulumtime paraprake të tregut për të identifikuar nevojat, dëshirat dhe kërkesat konsumatore dhe për të plotësuar më pas ato përmes ofrimit në treg të produkteve të reja tërësisht apo duke modifikuar produktet ekzistuese përmes futjes së një linje të re në prodhim, ndërrim të madhësisë së ambalazhit apo modifike të tjera të cilat vlerëshohen nga konsumatori dhe të cilat shtyjnë konsumatorin për të blerë produktet e reja të cilat janë më ndryshe se sa produktet ekzistuese të deritashme në treg.

Ndërmarrja BONUS është novatore e zhvillimit …


Zhvillimi Ekonomik Ndikimi Dhe Rastet E Pastrimit Të Parave Në Kosovë, Shqipëri Dhe Maqedoni, Shyhrete Kunushefci Apr 2014

Zhvillimi Ekonomik Ndikimi Dhe Rastet E Pastrimit Të Parave Në Kosovë, Shqipëri Dhe Maqedoni, Shyhrete Kunushefci

Theses and Dissertations

Ky punim përmban mundësin që të njihemi me zhvillimin ekonomik, modelet e rritjes ekonomike dhe faktoret që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një shteti

Çka është pastrimi i parave,cilat janë fazat,metodat, si ndikon pastrimi i parave në zhvillimin ekonomik etj.

Pastaj qfarë zhvillimi ekonomik kemi në Kosovë,Shqiperi dhe Maqedoni, sa raste të pastrimi të parave ndodhin në këto vende.

A është numri i rasteve të pastrimit të parave afersisht i njejt si në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni etj.

Në këtë punim kamë pëdrorur metoden deduktive dhe jam munduar që të shtjelloj këtë problem global , gjithashtu kamë perdorur burime të të …


Performanca Dhe Siguria E Rrjetave Pa Tela Mesh, Alma Shehu Apr 2014

Performanca Dhe Siguria E Rrjetave Pa Tela Mesh, Alma Shehu

Theses and Dissertations

Ky punim synon të gjeje çështjet që mund të ndikojnë në perfomancen e Wireless Mesh Network. Nuk mund të mohojmë faktin që sot po përdoren shumë teknollogjit wireless, teknollogjia wireless mesh është një prej më të avancuarave dhe mund të shihet si teknollogji e së ardhmes. Në këtë punim do të shqyrtohen aspektet e sigurisë si dhe performanca e wireless mesh.

Punimi është ndarë në kategori të ndryshme për të shpjeguar më mirë strukturen primare të wireless mesh network. Performanca e rrjetit ka qenë gjithmonë një çështje kyce dhe besueshmeria është thelbi mbi cilësitë e rrjetit. Janë shqyrtuar protokolet e …


Remitancat, Liridon Rafuna Apr 2014

Remitancat, Liridon Rafuna

Theses and Dissertations

Në ketë punimë është paraqitur tema” Remitancat” dhe ndikimi i tyre në një mirqenje të qytetarve.Në vazhdimë do të gjeni të paraqitur në formë të studimitë që kam berë në lidhje mbi ketë element ketë faktorë shumë të rëndesishmëm të venditë tone.Fillimishtë kemi berë një pershkrim të shkurtër mbi remitancat si kontekstë pastaj kemi elaboruar të gjitha aspektet që kanë të bejnë me remitancat apo dergesat e emigranteve.Kemi bërë një pasqyrimë fillimishtë rreth familjeve apo profilitë të familjeve që pranojnë remitanca duke përmendur kështu perqindjen e familjeve apo zonave që pranojnë remitanca më së shumti,pastaj kemi kaluar tek qeshtjet apo …


Objekt Banesor - Afarist, Feim Beqiri Apr 2014

Objekt Banesor - Afarist, Feim Beqiri

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Rëndesia E Bi Sistemeve Në Institucionet E Kosovës, Elena Hajredini Apr 2014

Rëndesia E Bi Sistemeve Në Institucionet E Kosovës, Elena Hajredini

Theses and Dissertations

Kjo temë ka për qëllim të përshkruaj rëndësinë e BI sistemeve në insitucionet e Kosovës duke marrë në konsideratë të mirat që mund të fitojnë insitucionet kosovare duke shfrytëzuar këtë teknologji për ndërveprim ndërmjet tyre, gjendjen aktuale dhe parashikimet për të ardhmen në bazë të rritjes së trendit të shfrytëzimit të BI sistemeve dhe në bazë të rezultateve ose përfitimeve nga shfyrtëzimi i tyre në të ardhmen. Thelbi i këtij hulumtimi është që të prezantoj përfitimet e insitucioneve nëse e shfrytëzojnë një vegël si Business Intelligence për ndërveprim në mes veti duke u bazuar në informacionet e centralizuara. Po ashtu …


Korrelacioni Dhe Regresioni: Analiza E Ndërlidhjeve Në Mes Të Remitancave Dhe Depozitave Në Bankat Komerciale, Arbënora Maliqaj Apr 2014

Korrelacioni Dhe Regresioni: Analiza E Ndërlidhjeve Në Mes Të Remitancave Dhe Depozitave Në Bankat Komerciale, Arbënora Maliqaj

Theses and Dissertations

Meqë është parashikuar që remitancat e dërguara nga emigrantët kanë ndikim në depozitat në Kosovë, atëhere kemi vendosur të bëjmë një analizë satistikore e cila do të tregoj rezultate më të sakta dhe të besueshme se çdo konkludim tjetër teorik.

Në shumë situata në biznes, vërejtja e varshmërisë në mes të variablave është me rëndësi, në rastin e vendimmarrjes është e rëndësishme të identifikohet nëse ekziston varshmëri lineare në mes të dy variablave dhe nëse po të caktohet “fuqia” e saj.

Korrelacioni është teknikë statistikore që përdoret për matjen në mënyrë numerike të fuqisë (shkallës) së ndërlidhjes në mes të …


Kontrollimi Dhe Mirëmbajtja E Sistemeve Të Bms-I, Fadil Beka Apr 2014

Kontrollimi Dhe Mirëmbajtja E Sistemeve Të Bms-I, Fadil Beka

Theses and Dissertations

Në këtë temë të diplomës rreth BMS-it si sistem kompleks mekatronikë, është bërë një studim mbi punën e BMS-it, si dhe është shqyrtuar problematika dhe kompleksi i pajisjeve përbërëse të tyre. Mënyra se si një BMS shërben klientët që nga dhoma e monitorëve të bëjë manipulimin e parametrave dhe pajisjes mekatronike si dhe reduktimin e shpenzimeve elektrike dhe kohës. Siguria është një ndër çështjet më të rëndësishme sa i përket shfrytëzimit të BMS-it. Këtu janë shpjeguar rreziqet kryesore si dhe masat preventive që duhet marr gjatë përdorimit të BMS-it. Për mbarëvajtjen e punës dhe një efikasiteti të shërbimeve 24 orë …


Analiza E Sistemeve Të Ashensorëve, Florim Elshani Apr 2014

Analiza E Sistemeve Të Ashensorëve, Florim Elshani

Theses and Dissertations

Duke filluar nga ashensorët që si burim te fuqisë e kanë pasur fuqinë e njeriut (dorën e njeriut) e deri në ditët e sotme, jemi dëshmitar të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë dhe që ai nuk ndalet. Zhvillimet e reja do të jenë në dispozicion për të na ndihmuar që te zgjidhet çdo problem, me të cilin ne duhet të përballemi. Prodhuesit e ashensorëve duhet ta kenë të qartë të gjitha problemet që janë paraqitur gjate funksionalitetit të produktit të tyre, në mënyrë që në të ardhmen gjatë projektimit dhe gjatë prodhimit të i përmirësojnë ato pikat ku janë paraqitur …


Dizajnimi Dhe Realizimi I Sistemit Dy Dimensional Për Prerje Me Laser, Naser Idrizi Apr 2014

Dizajnimi Dhe Realizimi I Sistemit Dy Dimensional Për Prerje Me Laser, Naser Idrizi

Theses and Dissertations

Ky punim diplome ka për qellim projektimin dhe realizimin e pjesëve mekanike, elektronike si dhe në tërsi makinën CNC. Synimi ynë ka qenë që përmes pllakës programuese Arduino të realizohet kontolla e CNC-së, ku përmes këtij projekti ne i zgjerojmë njohuritë më shumë rreth CNC-ve, ndërtimin, parimin e punës së tyre etj. Duke e ditur që kostoja e pajisjeve mekatronike për të realizuar një projekt të tillë është e lartë, atëherë ideja jonë ka qenë që, duke shfrytëzuar pajisje të vjetra elektronike, si printera, skanera dhe fotokopje, të realizojmë një sistem dy dimensional të kompletuar efikas dhe funksional. Në këtë …


Cikli I Zhvillimit Të Produktit, Herolind Dreshaj Mar 2014

Cikli I Zhvillimit Të Produktit, Herolind Dreshaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të njiheni mbi ciklin e zhvillimit të produktit. Njëherësh, tema ngërthen në vehte definimin e ciklit të zhvillimit të produktit duke filluar nga: Zhvillimi i produktit, Futja e produktit (lançimit), Rritja e produktit, Pjekuria e produktit dhe Rënia e produktit.

Tema është punuar në pesë kapituj, duke përfshirë këtu edhe rastin e studimit dhe përfundimin. Shtjellimi i temës fillon me definimin e ciklit të zhvillimit të produktit. Kapitulli i dytë dhe i tretë i dedikohen parimeve bazë te ciklit te jetës së porduktit dhe Analizës së ciklit të jetës së produktit. Në kapitullin katër shtjellohet cikli …


Sistemi Për Menaxhimin E Cilësisë Dhe Sigurisë Ushqimore Në Ndёrmarrjet E Vogla Në Kosovë Rast I Studimit: Iso 22000 Në Flexograf Sh.P.K., Diana Salihu Mar 2014

Sistemi Për Menaxhimin E Cilësisë Dhe Sigurisë Ushqimore Në Ndёrmarrjet E Vogla Në Kosovë Rast I Studimit: Iso 22000 Në Flexograf Sh.P.K., Diana Salihu

Theses and Dissertations

Gjatë viteve të fundit, sistemi për zbatimin dhe çertifikimin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit është rritur ndjeshëm në mbarë botën, duke reflektuar rëndësinë që kanë këto standarde për disa sektorë dhe aktivitete. Bazuar në rishikimin e literaturës që kam hasur unë, ekziston një numër i madh i projekteve kërkimore të kryera në këtë fushë. Ky punim reflekton në atë që ne besojmë se është kontributi kryesor që e karakterizon sigurinë ushqimore dhe miratimin e sistemeve të menaxhimit nga kompani të ndryshme në mbarë botën. Në mënyrë më të detajuar, qëllimi im është që të sigurojë fakte të bazuara në …


Krijimi I Ambientit Për Tërheqjen E Investimeve Në Nivel Lokal”Komuna E Kamenicës”, Lulzim Thaqi Mar 2014

Krijimi I Ambientit Për Tërheqjen E Investimeve Në Nivel Lokal”Komuna E Kamenicës”, Lulzim Thaqi

Theses and Dissertations

Zhvillimi ekonomik ka për qëllim të përmirësojë cilësinë dhe jetën socio-ekonomike të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarë. Gjithashtu ka për qëllim të sigurojë rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme duke krijuar kushtet e nevojshme për një rritje ekonomike afatgjate, duke ndikuar në ngritje të edukimit të fuqisë punëtore për t’i ngritur kapacitetet adekuate të zhvillimit. Duke nënkuptuar rolin e rendësishëm të krijimit të ambientit në nivel lokal është nënkuptuar që roli i komunës në këtë sferë është jashtzakonisht i rëndësishem sepse edhe vet shteti zhvillohet nga komuna. Komuna duhet të ketë nje rrol shumë aktiv me qytetarët e …


Tregu I Sigurimeve Në Kosovë, Merita Berisha Mar 2014

Tregu I Sigurimeve Në Kosovë, Merita Berisha

Theses and Dissertations

Vet fjala Sigurim në gjuhë të ndryshme përveq rëndësis së saj ekonomike , juridike ose teknike ka rëndësi edhe më të gjerë rëndësi të përgjithëshme e cila sipas kuptimit etimologjik shënon konceptin e sigurimit besimit në diqka , mbrojtjes , siguri , garanci. Për të menjanuar apo paksuar rreziqet apo kërcnimet shoqëria ka marrë një varg masash , që nga krijimi I fondeve të përbashkëta të ushqimeve apo sigurimit të jetës deri në krijimin e shoqërive aksionare të përbashkëta të specializuara të cilat ndajnë ndërmjet e tyre , rrezikun e humbjës , dëmtimit dhe pasigurisë në tërësi. Nisur nga këto …


Implementimi I Iptv Në Sistemet Telekomunikuese, Milot Bajrami Mar 2014

Implementimi I Iptv Në Sistemet Telekomunikuese, Milot Bajrami

Theses and Dissertations

Ky punimi diplome shtjellon fazat e përgatitjes së një pakete të protokollit të internetit për implementim nëpër rrjetat telekomunikuese dhe më gjerësisht në sistemin IPTV, arkitekturën e thjeshtuar të një sistemi IPTV dhe si rast studimi është marrur implementimi i IPTV-së në Post dhe Telekomin e Kosovës si ndërmarrja më e madhe në tregun telekomunikues në vendin tonё. PTK si teknologji të transmetimit të televizionit ka zgjedhur teknologjinë IPTV nëpër DSL, pasi që ajo eliminon nevojën e një rrjeti sekondar përgjatë rrjetit ekzistues (twisted-pair network). Tani kemi kanalet televizive që na sigurojnë informacione 24 orë në ditë dhe në anën …


Auditimi I Mbrendshem, Laurent Xhaferi Feb 2014

Auditimi I Mbrendshem, Laurent Xhaferi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Ndërtesa Shoqërore:Shkollë E Mesme Profesionale, Labëri Dakaj Feb 2014

Ndërtesa Shoqërore:Shkollë E Mesme Profesionale, Labëri Dakaj

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Architecture Analyses Of Le Corbusier’S Villa Savoye, Labinot Mehmeti Feb 2014

Architecture Analyses Of Le Corbusier’S Villa Savoye, Labinot Mehmeti

Theses and Dissertations

Le Corbusier remains a very challenging and elusive subject in architectural scholarship today due to the complexity and depth of his work. Critical analyses on his work generally stress one particular design theme or interpretive concept, such as the classical tradition, universalization, machine aesthetics, synthesis of the arts, or mysticism and ambiguity; they never fully explain the depth of his art. He is one of the most significant contributions to modern architecture in the 20th century, Villa Savoye by Le Corbusier. Completed in 1929, Villa Savoye is a modern take on a French country house that celebrates and …


Analizing Protocols For Layer Three Network Redundancy, Taulant Galimuna Feb 2014

Analizing Protocols For Layer Three Network Redundancy, Taulant Galimuna

Theses and Dissertations

This thesis will analyze FHRP (First Hop Redundancy Protocols) which are three redundancy protocols of the IP Layer (layer 3). Protocols of the default gateway redundancy or FHRP are HSRP (Hot Standby Router Protocol) which is a Cisco proprietary and is an active/standby redundancy protocol, GLBP (Gateway Load Balancing Protocol) which is an active/active redundancy protocol and also it does Load Balancing, and the last VRRP (Virtual Redundant Routing Protocol) which is typically used with non-Cisco routers (such as Juniper) and is an extension of GLBP. Basically what FHRP protocols do is; they allow multiple redundant routers on the same …


Metodat Për Parandalimi E Rreziqeve Qe Vijnë Nga Shfrytëzimi I Internetit, Nalton Mustafa Feb 2014

Metodat Për Parandalimi E Rreziqeve Qe Vijnë Nga Shfrytëzimi I Internetit, Nalton Mustafa

Theses and Dissertations

Interneti është bere pjese e pa ndare e punës tone, por me këtë risi ka ardhur edhe rreziku i përhapjes se kodeve te dëmshme. Është fakte qe ne pjesën me te madhe te komunikimit e bëjmë me internet për një çmime shume te volitshëm duke komunikuar ne distanca shume te mëdha por qe kemi një kosto ne siguri te cilës duhet te i adresohemi.

Përfitimet nga interneti janë te shumta nga dërgimi i e-mail-eve, komunikimi me video dhe zë shikimi i videove, bartja e fajlla-ve leximi i gazetave, argëtimet e ndryshme etj.

Ne fokus te kësaj teme do te jete …


Analiza E Redundancës Në Shtresën 2 Të Rrjetës Kampus, Selim Kolgeci Feb 2014

Analiza E Redundancës Në Shtresën 2 Të Rrjetës Kampus, Selim Kolgeci

Theses and Dissertations

Përgjatë viteve, kanë ndodhur ndryshime marramendëse në avancimin e teknologjisë së komunikimit dhe ka me mijëra aplikacione të cilat i gjejmë në treg. Shumë nga këto aplikacione janë të llojit (real-time) apo të pa-ndërprera dhe si të tilla janë të ndjeshme ndaj ndërprerjes së trafikut, për shkak të natyrës së tyre të shkëmbimit të të dhënave në kohë reale dhe pa pengesa. Në cilindo lloj të rrjetit, redundanca është tejet e rëndësishme që të sigurojë dhe të “shërojë” lidhjen përmes intervenimit automatik në rast të ndërprerjeve, dështimit apo de-aktivizimit të linkut për çfarëdo lloj arsye. Sido që të jetë, konsideroj …


Krijimi I Ambientit Mbështetës Për Bizneset Fillestare Në Kosovë, Ajete Kosumi Jan 2014

Krijimi I Ambientit Mbështetës Për Bizneset Fillestare Në Kosovë, Ajete Kosumi

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh kufizimet e këtij hulumtimi si: kufizimi në kohë, mungesa e burimeve, si dhe kufizime të tjera të kësaj natyre imponuan që të dhënat e përdorura të mblidhen kryesisht përmes literaturës, internetit, publikime të ndryshme nga institute për hulumtim si dhe intervista e realizuar me anë të pyetsorëve me disa nga bizneset fillestare nga e cila kemi marrë informata të cilat edhe i kemi përdorur në këtë hulumtim.

Finalizimi i këtij punimi do të mundëson edhe adresimin adekuat të vështirësive dhe problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset, si dhe do të mundëson ofrimin e rekomandimeve te masave adekuate …


Vlerësimi Dhe Menaxhimi I Rrezikut Kreditor Në Institucione Bankare, Kaltrinë Matoshi Jan 2014

Vlerësimi Dhe Menaxhimi I Rrezikut Kreditor Në Institucione Bankare, Kaltrinë Matoshi

Theses and Dissertations

Sektori financiar është një ndër akterët më të rëndësishëm ekonomik të çdo vendi. Kjo për arsye që roli i sektorit financiar është në kanalizimin e kursimeve tek investitorët potencial. Rëndësia e këtij sektori shtrihet në të gjithë fushat e ekonomisë së një vendi, duke stimuluar në mënyrë direkte dhe indirekte zhvillim ekonomik. Pesha e sektorit financiar në çdo ekonomi është shumë relevante, mirëpo në të njejtën kohë edhe rreziqet e sektorit financiar janë po aq relevante. Një shembull mjaft i njohur për të gjithë është kriza e fundit financiare që u materializua në vitet 2007/2008, si konsekuencë e veprimeve shumë …


Konvikte Për Studentë, Ermal Statovci Jan 2014

Konvikte Për Studentë, Ermal Statovci

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Villa, Zana Elezi Jan 2014

Villa, Zana Elezi

Theses and Dissertations

Nocioni Villë është përdorur për të përshkruar objekte ku jetonin shtresa e lartë (e pasur) e një populli, kurse zanafilla e Villës si objekt banimi daton nga villat e Perandorisë Romake. Në aspektin e situacionit, villat në të gjitha periudhat e zhvillimit të njerëzimit kanë qenë kryesisht objekte të cilat janë ndërtuar në periferi (suburbane) të qëndrave kryesore. Edhe në ditët e sotme, Villa nënkupton, objektet me pamje dhe funksion luksoz, në të cilën jetohet me të gjitha kushtët maksimale. Idea ka qenë të projektohet një Villë bashkëkohore në periferi të Prishtinës, respektivisht në zonën ku shtrihet Liqeni i Batllavës, …


Vigjilenca E Individëve Kundër Tentimeve ‘Phishing’: Rast Studimi Në Ubt, Enes Morina Jan 2014

Vigjilenca E Individëve Kundër Tentimeve ‘Phishing’: Rast Studimi Në Ubt, Enes Morina

Theses and Dissertations

Me siguri se secili përdorues kompjuteri ka pranuar ndonjë email për thyrje të identitetit (phishing) gjatë përvojës së vetë në internet. Disa dinë si të ballafaqohen me këtë ndërsa disa të tjerë nuk dinë si të ballafaqohen. Ky studim raporton se çka i bënë përdoruesit të dyshimtë për sulme phishing dhe cila është përgjigja e tyre kundrejt këtyre sulmeve. Hulumtimi ka filluar me hulumtimin e situatës eksistente duke rishikuar literaturë të ndryshme, e cila do të vijohet me dërgimin e pyetësorëve te hulumtimit te studentët. Pyetësori ka tetë pyetje dhe iu është dërguar më shumë se 100 përdoruesve të kompjuterëve …


Analyzing Implementation Of Ip Telephony Solutions, Erkan Ramadani Jan 2014

Analyzing Implementation Of Ip Telephony Solutions, Erkan Ramadani

Theses and Dissertations

In this thesis, Voice over Internet Protocol (VoIP) technology will be explored and a recommendation of the operational benefit of VoIP will be provided. A network model will be used to demonstrate improvement of voice End-to-End delay by implementing quality of service (QoS) controls. An overview of VoIP requirements will be covered and recommended standards will be reviewed. Take some time-off from your busy schedules and have a look at what I have to say. I guarantee that you will change your mind. In the near future, if you make a telephone call, it is more than likely that it …


Makinatë Me Kontroll Numerike, Besnik Berisha Jan 2014

Makinatë Me Kontroll Numerike, Besnik Berisha

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qellim që të demonstrojë mundësitë e kontrollimit të makinerive dhe proceseve përmes rrjetit duke komunikuar në të njëjtën mënyrë siç komunikojnë kompjuterët PC të lidhura në rrjetë. Punimi demonstron kontrollimin e tre motorëve me hap (step Motor) që mund të lëvizin një makinë me tre akse. Është përdorur një mënyre mjaft origjinale e kalkulimit të kohës se kaluar dT duke përdorur numërimin e cikleve të procesorit në mënyrë asinkrone dhe integrimin e intervaleve të kaluara për ta njësuar shpejtësinë përmes akselerimit konstant. Kështu janë eliminuar problemet që ka sistemi operativ MS Windows kur ka nevojë që …