Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 31 - 60 of 198

Full-Text Articles in Entire DC Network

A Study Of Onboarding And Turnover Mediating Variables In U.S. Air Force Officers, Brett S. Bowers Sep 2019

A Study Of Onboarding And Turnover Mediating Variables In U.S. Air Force Officers, Brett S. Bowers

Theses and Dissertations

Employee retention, while always a concern in the workplace, has become a greater challenge for organizations in recent years. Today’s working class has displayed a propensity to change jobs more rapidly than previous generations, exacerbating not only turnover rates but also the costs associated with them (Frankel, 2016). This challenge is especially relevant to the United States Air Force, which has experienced difficulty retaining young officers in recent years. The problems resulting from this voluntary turnover are exceedingly impactful to the military command structure, as senior leaders must work their way up from the lowest ranks. As such, the Air …


Trust And Suspicion As A Function Of Cyber Security In Human Machine Team (Hmt) Of Unmanned Systems, Dhaher M. Alshammari Sep 2019

Trust And Suspicion As A Function Of Cyber Security In Human Machine Team (Hmt) Of Unmanned Systems, Dhaher M. Alshammari

Theses and Dissertations

The research focuses on cyber-attacks on cyber-physical systems of the unmanned vehicles that are characteristically used in the military, particularly the Air Force. Unmanned systems are exposed to various risks as the capacity of cyber attackers continue to expand, raising the need for speedy and immediate responses. The advances in military technologies form the basis of the research that explores the challenges faced in the timely detection and response to cyber-attacks. The purpose of the research is to study the connections between operator suspicion and the detection and response to cyber-attacks alongside the identification of theory of suspicion as the …


Fuqia Punëtore Në Kosovë, Agnesa Sinani Sep 2019

Fuqia Punëtore Në Kosovë, Agnesa Sinani

Theses and Dissertations

Papunësia paraqet një problem me peshë dhe kosto mjaft të lartë për shoqërinë dhe në përgjithësi ekonominë,e cila ka shkaktarët direkt dhe ato indirekt, që e bëjnë këtë llojë problemi të jetë një barrierë për zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike dhe ­sociale tëçdo shteti. Papunësia në Kosovë paraqitet në një shkallë mjaft shqetësusese,para luftës shkalla e papunësisë ka qenë mjaft e madhe si pasojë e emigrimeve jashtë vendit për shkak të luftës. Mirëpo edhe sot e asaj dite intresimi dhe dëshira e qytetarëve për të migruar nuk është zbehur fare. Punimi do të trajtojë lëvizjet në nivelin e punësimit dhe papunësisë …


Ndikimi I Të Hyrave Për Kokë Banori (Gdp Per Capita) Në Lumturi: Analizë Ekonometrike E Rastit Të Kosovës, Anila Radoniqi Sep 2019

Ndikimi I Të Hyrave Për Kokë Banori (Gdp Per Capita) Në Lumturi: Analizë Ekonometrike E Rastit Të Kosovës, Anila Radoniqi

Theses and Dissertations

Ky hulumtim shkencor është mbështetur në Raportin Botëror të Lumturisë, dhe shumica e të dhënave janë marrë nga ky raport. Variablat e përdorura për t’i shpjeguar arsyjet e arritjes së satisfaksionit, mirëqenies dhe lumturisë në jetë janë: të hyrat për kokë banori, mbështetja sociale, pritshmëritë e një jete të shëndetshme, liria për vendimarrje, sjellja bujare dhe niveli i ulët i korrupsionit në vend.

Punimi aktual fokusohet dhe argumenton se GDP për kokë banori është larg një treguesi të duhur të mirëqenies njerëzore, dhe se përdorimi i saj i papërshtatshëm mund të rezultojë në vendime të gabuara të politikave. Punimi ekzaminon …


Marketingu Digjital Dhe Mediat Sociale Në Kosovë, Arbana Prelvukaj Sep 2019

Marketingu Digjital Dhe Mediat Sociale Në Kosovë, Arbana Prelvukaj

Theses and Dissertations

Është shumë me rëndësi zhvillimi ekonomik i një vendi , më saktësisht ambienti ekonomik ku edhe qëndron mirëqenia e rezidentëve të atij vendi.. Ndryshimet në ambientin ekonomik dhe zhvillimet teknologjike kanë ndikuar shumë në konsum , në mënyrën e të bërit biznes dhe në rëndësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve.

Me shpikjen e internetit edhe marketingu digjitalizohet duke ndikuar në rritjen e konkurencës mes kompanive për vëmendjen konsumatore. Organizatat ndërkombëtare tashmë veç se shfrytëzojnë marketingun digjital , por viteve të fundit edhe kompanitë në Kosovë aplikojnë strategjitë digjitale për promovimin e produkteve dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit.

Arsyeja …


Ndikimi I Promocionit Në Sjelljen Konsumatore, Behar Mehmeti Sep 2019

Ndikimi I Promocionit Në Sjelljen Konsumatore, Behar Mehmeti

Theses and Dissertations

Njohja e ndikimit të promocionit në sjelljen konsumatore në kohët moderne është bërë domosdoshmëri për suksesin dhe diferencimin në treg të një organizate biznesore.

Tema e zgjedhur për studim ka në fokus pikërisht sjelljen konsumatore në varësi të promocionit dhe formave të tij. Duke pasur parasysh që është një temë mjaft komplekse, në të njejtën kohë shumë e rëndësishme, jam munduar të shtjelloj në mënyrë sa më korrekte të gjitha çështjet e ndërlidhura me temën në fjalë.

Në këtë temë diplome në vazhdim mund të gjeni fillimisht përkufizimet e promocionit, pastaj do të shfaqim format kryesore sidhe të japim sqarime …


Menaxhimi I Procesit Të Transformimit Në Industrinë E Mishit Calabria “Natura”, Gjilan, Biona Selimi Sep 2019

Menaxhimi I Procesit Të Transformimit Në Industrinë E Mishit Calabria “Natura”, Gjilan, Biona Selimi

Theses and Dissertations

Në ditët e stome, pjesa e të bërit biznes është bërë mjaftë sfiduese dhe e vështirë për shkaqe të shumta, ku rol më të madh në rrezikimin e mbijetesës së firmave kanë zhvillimet e hovshme teknologjike në proceset e prodhimit, rrjedhimisht edhe të menaxhimit të këtyre proceseve. Diversiteti i faktorëve të jashtëm që implikojnë ndryshimin e klimës së brendshme punuese të kompanisë, kanë detyruar organizatat apo bizneset që të tregohen më fleksibile dhe të shpejta në përshtatjen e këtyre ndryshimeve

Bizneset kërkojnë që investimet që ata do të kryejnë në sektorin e procesit të transformimit t’iu japë përfitime në të …


Efekti I Shpërblimeve Financiare Dhe Jo-Financiare Në Rritjen E Motivimit Të Punëtorëve, Djellza Goga Sep 2019

Efekti I Shpërblimeve Financiare Dhe Jo-Financiare Në Rritjen E Motivimit Të Punëtorëve, Djellza Goga

Theses and Dissertations

Të gjitha organizatat janë të interesuara për atë që duhet bërë për të arritur nivelin e lartë të produktivitetit përmes motivimit të personelit duke përdorur llojin e duhur të stimulimit. Si pasojë, efekti i stimulimit financiar dhe jo financiar bëhet një çështje e ndezur në menaxhimin e burimeve njerëzore.Si shumë koncepte teorike, parimet dhe teknikat e menaxhimit kanë evoluar në përgjigje të këtyre sfidave,por shumica e studiuesve sugjerojnë që kërkohet më shumë punë konceptuale dhe empirike për të treguar lidhjen midis stimulimit financiar dhe jo financiar dhe produktivitetit të stafit.Disa studime kanë dokumentuar në punën e tyre se stimulimi financiar …


Si Ndikojnë Programet E Besnikërisë Në Shpenzimet E Konsumatorit Dhe Besnikërinë Ndaj Brendit?, Donat Polloshka Sep 2019

Si Ndikojnë Programet E Besnikërisë Në Shpenzimet E Konsumatorit Dhe Besnikërinë Ndaj Brendit?, Donat Polloshka

Theses and Dissertations

Programet e besnikërisë janë strategji marketingu te cilat përdoren nga bizneset për të inkurajuar shpenzimet e konsumatorit dhe besnikërinë e brendit. Kështu, bizneset duan vazhdimisht të arrijne te ndërtojnë marrëdhënie afatgjata me klientët e tyre, dhe programet e besnikërisë dita dites po rezultojnë të jenë nje nder mjetet më te suksesshëme te marketingut për të ndihmuar bizneset për të arritur qëllimin e tyre.

Ky punim ofron një analizë të efektivitetit të programeve të besnikërisë në shpenzimet e konsumatorit dhe besnikërinë e brendit, përmes hulumtimit parësor dhe sekondar. Hulumtimi parësor eshte bere përmes tre intervistave të thella me tre biznese nga …


Aplikimi I Marketingut Ndërkombëtar Në Bizneset E Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Drilona Zogaj Sep 2019

Aplikimi I Marketingut Ndërkombëtar Në Bizneset E Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Drilona Zogaj

Theses and Dissertations

Ky punim synon të analizojë rëndësinë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë me rastin e aplikimit të marketingut ndërkombëtar.

Ndonëse një pjesë e vogël e këtyre ndërmarrjeve bazohet në teknikën dhe teknologjinë tradicionale, pjesa më e madhe e tyre aplikon marketingun ndërkombëtar me një teknologji dhe një organizim modern.

Pothuajse të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sot, janë të orientuara nga konsumatori, pikërisht roli i marketingut në përgjethsi dhe në veçanti marketingut ndërkombëtar qëndron në identifikimin e nevojave të tregut, në formulimin e strategjisë, prandaj edhe vizioni i ndërmarrjeve është ngushtë i ndërlidhur me tregun, me …


Ndikimi I Mondedhave Digjitale Nё Ekonomi, Edisjana Lokaj Sep 2019

Ndikimi I Mondedhave Digjitale Nё Ekonomi, Edisjana Lokaj

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është në kuptimin e rendësisë së monedhave digjitale të cilat mendohet të jenë zbulimi më i rëndësishëm në botën digjitale pas internetit. Monedha digjitale është një bilanc i parave i cili është krijuar përmes mënyrës elektrike në një kartë vlerë të ruajtur ose përmes paisjeve të tjera. Interesimi për të prodhuar monedha digjitale çdo ditë e më shumë është rritur në masë të madhe, ato të mundësojnë blerjen në mes individëve pa ndërmjetsimin e bankave. Për tëkuptuar më mirëndikimin e monedhave digjitale, se sa e mbështetin individët këtë mënyrë të parasë është përgatitur një pyetësor. Gjithashtu …


Ndikimi I Zhvillimit Të Kapitalit Njerëzor, Eltiona Hadergjonaj Sep 2019

Ndikimi I Zhvillimit Të Kapitalit Njerëzor, Eltiona Hadergjonaj

Theses and Dissertations

Termi capital njerëzor ka ngjallur më shumë emocione në botën e kapitalit njerezor se çdo gje tjetër.Menaxhimi i kapitalit njerëzor është një udhëtim.Aty ku do te fillohet qe në masë të madhe varen nga informacioni i disponueshëm.Aty ku shkoni do të varet nga ajo që bëni me atë informacion dhe si jeni në gjendje qe territet ai informacion dhe se si do ta komunikojnë atë.Ky punim ka dy objektiva kryesore.Së pari, ai vlerëson dhe mat boshllëqet në stokun e kapitalit njerëzor në të gjithë botën.Paraqet sesa efektivisht rajonet e ndryshmepo përmirësojnë stokun e tyre të kapitalit njerëzor, dhe sa kohë …


Analizë E Pasqyrave Financiare: Rast Studimi Banka Ekonomike (2015-2018), Erolinda Marovci Sep 2019

Analizë E Pasqyrave Financiare: Rast Studimi Banka Ekonomike (2015-2018), Erolinda Marovci

Theses and Dissertations

Analizat e pasqyrave financiare përbën një tersi mjetesh teknikash analitike dhe metodash të nevojshme për analizimi e biznesit. Është mjet diagnostifikimi për vlerësimin e aktivisteve të financimit, investimit. Gjithashtu është një mjet vlerësimi për vendimet e drejtimit dhe vendimeve te tjera te njësie ekonomikë. Fillimisht vetëm bankieret dhe disa vëzhgues shumë të specializuar ishin të afte të këshillonin mbi gjendjen financiare të njësive ekonomike. Sot janë të shumët personat apo institucionet të bëjnë një gjykim të qartë mbi përformancën dhe mbi gjendjen financiare të njësisë ekonomike.

Pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme janë ato pasqyra që synojnë të plotësojnë nevojat …


Aplikimi I Komponentëve Të Promocionit Mix Në Telekomin E Kosovës, Gresa Keqekolla Sep 2019

Aplikimi I Komponentëve Të Promocionit Mix Në Telekomin E Kosovës, Gresa Keqekolla

Theses and Dissertations

Në shumicën e industrive është mjaftë e pazakontë që një kompani e vetme të kryejë të gjitha aktivitetet nga dizajnimi i produktit, prodhimi dhe montimi final deri të shpërndarja e tyre te konsumatorët final. Zinxhiri i vlerës së një organizate dhe mënyra se si ajo i kryen aktivitetet individuale janë një reflektim i historisë së saj, strategjisë dhe qasjes së saj për të implementuar strategjitë. Shumë shpesh, organizatat janë elemente të sistemit ose të zinxhirit të vlerës apo furnizimit. Për këtë arsye, analiza e zinxhirit të vlerës duhet të mbulojë tërë sistemin e vlerave në të cilin organizata operon. Ideja …


Plani I Marketingut Dhe I Medias Në Një Ndërrmarrje, Laureta Miftari Sep 2019

Plani I Marketingut Dhe I Medias Në Një Ndërrmarrje, Laureta Miftari

Theses and Dissertations

Një ndër sfidat e shumta që sot ndërmarrjet tona ballafaqohen është edhe marketingu dhe media. Një rëndësi tejet të madhe zë vend edhe identifikimi i strategjive të mirëfillta të marketingut të cilat shpien drejtë zgjerimit të ndërmarrjeve dhe sukseseve të mëtutjeshme, në një kohë ku konkurrenca është shumë e lartë, importet nga vendet tjera sa shtohen, dhe bëhen pengesë për një zhvillim të mirëfilltë të ndërmarrjeve prodhuese.

Vet fakti se në Kosovë, ekziston një mungesë e theksuar e hulumtimeve në fushën e marketingut të produkteve veçanërisht në sektorin privat, kam konsideruar se është me interes që të marrë këtë studim …


Ndikimi I Marketingut Ndërkombëtar Në Shitjet E Ndërmarrjes. Rast Studimi: Bibita Group, Mergime Syla Sep 2019

Ndikimi I Marketingut Ndërkombëtar Në Shitjet E Ndërmarrjes. Rast Studimi: Bibita Group, Mergime Syla

Theses and Dissertations

Në këtë studim shfaqet efekti i marketingut ndërkombëtar në ecurinë e shitjeve të ndërmarrjeve. Studimi ka tre objektiva, objektivi i parë është identifikimi i rolit të strategjive të marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje, objektivi i dytë është ndikimi i marketingut ndërkombëtar në shitjet e ndërmarrjeve dhe objektivi i tretë është hulumtimi se si ndikoj MN në shitjen e produkteve të kompanisë Bibita. Gjithashtu për pasqyrimin e rëndësisë dhe nevojës për marketingun ndërkombëtarë në ndërmarrje ku fokusimi është në pikat kyqe si: standardizimi rajonal, Burimet, Konkurenca dhe Teknologjia ku kemi paraqitur shpjegime për secilen. Në këtë punim rëndësi e veqant iu kushtua …


Ndikimi I Politikës Fiskale Në Zhvillimin E Ekonomisë Së Kosovës, Perihan Ganiu Sep 2019

Ndikimi I Politikës Fiskale Në Zhvillimin E Ekonomisë Së Kosovës, Perihan Ganiu

Theses and Dissertations

Për të arritur mirëqenie dhe stabilitet politik, qeveritë kombëtare synojnë arritjen e ekuilibrit ekonomik. Qeveria përdor instrumente te ndryshme për të stimuluarr rritjen e ekonomisë, për të stimuluar rritjen e ekonomisë, për të ulur papunësinë dhe për të arritur objektivat makroekonomike. Në kontekst të rritjes së ngadalshme ekonomike të viteve të fundit dhe të presioneve fiskale, Kosova ballafaqohet me sfidën komplekse të zhvillimit ekonomik. Papunësia vazhdon të jetë në një shkallë të lartë. Kërkesa për fuqi punëtore është ende shumë e ulët dhe krijimi i një ambienti që do të favorizojë formimin e vendeve të qëndrueshme të punës është një …


Ndikimi I Lidhjeve Familjare Në Udhëheqjen E Personelit Dhe Sfidat E Udhëheqjes Së Pronarëve Në Bizneset Familjare Në Kosovë, Gent Shkodra Sep 2019

Ndikimi I Lidhjeve Familjare Në Udhëheqjen E Personelit Dhe Sfidat E Udhëheqjes Së Pronarëve Në Bizneset Familjare Në Kosovë, Gent Shkodra

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është analiza e ndikimit të lidhjeve familjare në lidership efektiv të pronarëve të bizneseve familjare, sidomos në raport me punëtorët tjerë që nuk kanë lidhje familjare me pronarët. Për të marrë përshtypjet e të dy palëve (pronarëve dhe punëtorëve jo-familjarë) janë krijuar dy pytësor të dedikuar respektivisht për secilën palë të anketuar, si dhe një intervistë e shkurtër me pronarët në mënyrë që të merren më shumë detaje per arsyet dhe rrethanat e krijimit të këtyre sfidave të udhëheqjes së personelit në një ambient të punës ku pronarët kanë edhe bashkë-familjarë si pjese e stafit të …


Ndikimi I Investimeve Publike Infrastrukturore Në Rritjen Ekonomike: Rasti I Kosoves, Albulena Lushtaku Sep 2019

Ndikimi I Investimeve Publike Infrastrukturore Në Rritjen Ekonomike: Rasti I Kosoves, Albulena Lushtaku

Theses and Dissertations

Infrastruktura tradicionalisht zë vendin e qendrës në planifikimin ekonomik të kombeve.

Në të gjithë botën, qeveritë përballen me një nevojë akute për një infrastrukturë të re ose të modernizuar. Shumë investitorë, veçanërisht ata me qëllime afatgjate, siç janë fondet e pensioneve, shoqëritë e sigurimeve dhe fondet e pasurisë sovrane, duan të ndajnë më shumë kapital në infrastrukturë por luftojnë për të identifikuar projekte të qëndrueshme dhe për të u larguar nga ato potencialisht të falimentueshme. Thjeshtë, ekziston një mospërputhje domethënëse në mes të nevoja për projekte të infrastrukturës dhe kapitalit të vënë në dispozicion nga investitorët.

Infrastruktura e re promovon …


Strategjia E Organizatës E Bazuar Në Sistem Të Vlerave, Albanë Tasholli Sep 2019

Strategjia E Organizatës E Bazuar Në Sistem Të Vlerave, Albanë Tasholli

Theses and Dissertations

Menaxhimi efektiv strategjik i kulturës organizative është i kushtëzuar nga një hartë të vlerave dhe mjediseve etike, të cilat janë elementët dinamikë të kulturës organizative. Prandaj, strategjitë për ruajtjen, përforcimin dhe ndryshimin e kulturës duhet të përqendrohen në sistemin e vlerave të organizatës. Një kuptim i vlerave dhe marrëdhënia e tij me elementë të tjerë të sistemit psikologjik të një individi, siç janë besimet, qëllimet, qëndrimet, etika dhe sjellja, na jep një kornizë për vlerësimin e dinamikës së saj në kulturën organizative. Vlerat brenda kulturës së organizatës ndikojnë në perceptimin e situatave dhe problemeve, të gjithë procesin e zgjedhjes në …


Analiza E Faktorëve Ndikues Në Internacionalizimin E Ndërmarrjeve, Afërdita Berisha Sep 2019

Analiza E Faktorëve Ndikues Në Internacionalizimin E Ndërmarrjeve, Afërdita Berisha

Theses and Dissertations

Globalizimi ka krijuar mundësi të panumërta për ndërkombëtarizimin e një game të gjerë shërbimesh. Risitë e fundit teknologjike të lidhura me uljen ose eliminimin e barrierave tregtare, rezultuan në një zgjerim eksponencial të firmave të shërbimeve. Ky punim analizon faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në vendimin për të operuar ndërkombëtarisht. Analiza multivariane përdoret për të përcaktuar përcaktuesit kryesorë të ndërkombëtarizimit në këto firma. Gjetjet tregojnë se arsyet kryesore që mbështesin ndërkombëtarizimin e këtyre firmave të shërbimit janë madhësia e firmës, mjedisi konkurrues dhe shkalla e përvojës ndërkombëtare të stafit. Këta faktorë, të cilët ndikojnë në qëndrimet e …


Efektet E Lidershipit Në Investimet E Huaja Direkte Në Vendet Në Zhvillim: Rasti I Studimit: Kosova, Albulena Alimi Sep 2019

Efektet E Lidershipit Në Investimet E Huaja Direkte Në Vendet Në Zhvillim: Rasti I Studimit: Kosova, Albulena Alimi

Theses and Dissertations

Interesat e organizatës dhe anëtareve te saj, duhet te jene një linje, e tille është një detyre për një lider transformues. Kjo dukuri shikohet ne kontrast me liderin transaksionale i cili përforcon praktikat e kushtëzuara nga pasuesit, ndërkohë qe lideri transformues intelektualisht frymëzon dhe stimulon dhe është individualisht i vëmendshëm ndaj grupeve, gjithashtu lideri transformues mund te jete me natyre direktive ose participantëve, apo pjesëmarrës. Lideri transformues kërkon zhvillim me te larte moral, ky lloj lidershipi njihet botërisht si koncept.

Ndër rrugët më të shpeshta që ndiqen nga vendet e ndryshme për zhvillim më të shpejtë, është edhe tërheqja e …


Studim Analitik I Atributeve Të Përgjegjësive Sociale Të Korporatave, Aurora Berisha Sep 2019

Studim Analitik I Atributeve Të Përgjegjësive Sociale Të Korporatave, Aurora Berisha

Theses and Dissertations

Përgjegjësia sociale e korporatave konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e sjelljes strategjike të sipërmarrësit. Qëllimi i tij është jo vetëm të arrijë dhe të ruajë rezultatet e mira ekonomike, por në të njëjtën kohë edhe përpjekjet për të bërë mirë për ndikimin mjedisor dhe social të biznesit në shoqëri. Përballë globalizimit ekonomik, të karakterizuar nga flukse transnacionale të kapitalit, korporata shumë të lëvizshme dhe rritja e fuqisë së korporatave në raport me shtetin, korporatat janë bërë disa nga aktorët më të fuqishëm në botë sot. Përkundër faktit që efekti i tyre është i kufizuar nga kërkesat e sistemit të …


Ndikimi I Menaxhimit Strategjik Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Donjeta Imeri Sep 2019

Ndikimi I Menaxhimit Strategjik Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Donjeta Imeri

Theses and Dissertations

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi shumë të madhe në zhvillmin ekonomik të vendit, pasi që përmes sektorit të bujqësisë mund të sigurohet një numër i madh i vendeve të punës po ashtu mund të sigurohet edhe rritja Bruto e Prodhimit Vendor. Por pavarësisht rëndësisë që ka sektori i bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë po ashtu edhe përmisimin e situatës të krijuar, investimet në këtë sektor dhe shfrytëzimi i potencialit të këtij sektori ende mbeten në një nivel jo të kënaqshëm në vendin tonë. Pa dyshim se në zhvillimin e këtij sektori, një rol shumë i …


Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Egzona Imeri Sep 2019

Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Egzona Imeri

Theses and Dissertations

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e ekonomik dhe njëkohësisht vlerësohet si një nga sektorët me potencialin më të madh ekonomik. Sektorin e bujqësisë e bënë të veçantë fakti se përveç qe ka te bej me prodhimin e produkteve nga ana tjetër mundëson edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të njerëzve. Situata në të cilën gjendet Kosova sa i përket fushës së papunësisë, bujqësia është njëri ndër sektorët që ka kapacitete të mëdha të absorbimit të fuqisë punëtore dhe në këtë drejtim ndikon edhe në uljen e shkallës së papunësisë në vend. Rëndësia …


Perspektiva Globale E Energjisë Alternative- Mundësitë Dhe Vlerësimi Ekonomik I Shndërrimit Të Energjisë Në Kosovë, Festim Fondaj Sep 2019

Perspektiva Globale E Energjisë Alternative- Mundësitë Dhe Vlerësimi Ekonomik I Shndërrimit Të Energjisë Në Kosovë, Festim Fondaj

Theses and Dissertations

Energjia alternative ka filluar të shfrytëzohet shekuj më pare. Energjia e erës ka të paktën 3000 vjet që vazhdon të shfrytëzohet. Deri në fillim të shek.XX, energjia e erës është përdorur si burim për përftimin e energjisë mekanike, që nevojitej në procesin e bluarjes së grurit. Turbinat e para të erës, në funksion të prodhimit të energjisë elektrike, morën zhvillim në fillim të shek.XX.

Burimet alternative të energjisë, nga delli, era e deri tek uji, nuk lirojnë gazra serrë të cilat janë të dëmshme për ambientin, siç e bëjnë djegia e lëndëve fosile për prodhimin e saj. Kjo do të …


Analizë E Integrimit Efektiv Të Faktorëve Të Zhvillimit Ekonomik: Rasti I Kosovës, Jozefina Allakaj Sep 2019

Analizë E Integrimit Efektiv Të Faktorëve Të Zhvillimit Ekonomik: Rasti I Kosovës, Jozefina Allakaj

Theses and Dissertations

Ky hulumtim ka trajtuar qasjen për integrim efektiv të faktorëve ekonomik të zhvillimit ekonomik. Faktorët kryesor që janë trajtuar gjatë këtij punimi lidhen me burimet njerëzore, burimet kapitale, natyrore, faktorët social dhe politik (kapacitetin). Pozicioni i Kosovëssëpasluftësështë shumë i vështirë ndaj duhen bërë shumë përpjekje duke punuar si me faktorët ekonomikë ashtu edhe me të gjitha strukturat dhe institucionet tona. Konceptet e ndërtuara për zhvillim, punësim dhe platfromainvestive përbëjnë vazhdimisht bazën e idenitifkimit të hapsirave ku ka potencial për përmirësim sepse përbëjnë në vet burimin e problemit ndaj edhe hulumtimi është shtjelluar mbi këtë kontekst duke u fokusuar në pyetjet …


Efektet E Vendimmarrjes Menaxheriale Në Burimet Njerëzore, Shpresa Maloku Sep 2019

Efektet E Vendimmarrjes Menaxheriale Në Burimet Njerëzore, Shpresa Maloku

Theses and Dissertations

Vendimmarrja është sigurisht detyra më e rëndësishme e një menaxheri dhe shumë shpesh është një detyrë e vështir. Domeni i modeleve të analizës së vendimmarrjes bie midis dy rasteve ekstreme. Kjo varet nga shkalla e njohurive që kemi për rezultatin e veprimeve tona. Probabiliteti është një instrument i përdorur për të matur gjasat e shfaqjes për një ngjarje. Kur probabiliteti përdoret për të shprehur pasigurinë, anën determinonte ka një probabiliteti (ose zero), ndërsa në fundin tjetër ka probabilitet të sheshtë (të gjithë po aq të mundshëm). Natyrisht që temat e shtjelluara në këtë punim kanë aplikim më të gjërë praktik …


Ndikimi I Digjitalizimit Në Strategjinë E Biznesit, Zgjim Bakalli Sep 2019

Ndikimi I Digjitalizimit Në Strategjinë E Biznesit, Zgjim Bakalli

Theses and Dissertations

Digjitalizimi po e ndryshon botën. Bashkëveprimi i mbledhjes së të dhënave, zgjerimi i rrjetit, inteligjenca artificiale dhe Robotika, po mundëson ndryshime të mëdha personale, shoqërore dhe ekonomike në mbarë botën. Digjitalizimi shpesh herë po përshkruhet si një proces i përshpejtuar dhe i pandalshëm. Megjithatë, nuk është një forcë e natyrës, por një zhvillim i nxitur dhe i udhëhequr nga njerëzit. Prandaj, ajo mundet dhe duhet të punohet që të marrë formën e duhur në biznese dhe strategjitë e tyre. Në mënyrë që kjo të ketë sukses, proceset dhe efektet e këtij revolucioni teknologjik duhet të kuptohen nga biznesi. Përmes këtij …


Operational Decision Making Under Uncertainty: Inferential, Sequential, And Adversarial Approaches, Andrew J. Keith Aug 2019

Operational Decision Making Under Uncertainty: Inferential, Sequential, And Adversarial Approaches, Andrew J. Keith

Theses and Dissertations

Modern security threats are characterized by a stochastic, dynamic, partially observable, and ambiguous operational environment. This dissertation addresses such complex security threats using operations research techniques for decision making under uncertainty in operations planning, analysis, and assessment. First, this research develops a new method for robust queue inference with partially observable, stochastic arrival and departure times, motivated by cybersecurity and terrorism applications. In the dynamic setting, this work develops a new variant of Markov decision processes and an algorithm for robust information collection in dynamic, partially observable and ambiguous environments, with an application to a cybersecurity detection problem. In the …