Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 101

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Hepatite Virale, Elona Sopa Dec 2020

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Hepatite Virale, Elona Sopa

Theses and Dissertations

Hyrje - Hepatitet si sëmundje virale përfshijnë një numër të madh të personave të sëmurë në gjithë botën. Është shumë e rëndësishme që të bëhet promovimi i duhur i rrezikshmërisë së sëmundjes së hepatitit në mënyrë që të merret seriozisht edhe kujdesi ndaj saj. Kujdesi infermieror është baza më e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me hepatit e cila synon në përkujdesjen e pacientëve, ngritjen e tyre fizikisht dhe moralisht gjatë përballimit me sëmundjen.

Qëllimi i hulumtimit - ishte të mblidhja të dhënat se sa kanë njohuri njerëzit për sëmundjen e Hepatitit dhe rrezikshmërinë e saj si dhe kujdesit ndaj …


Frakturat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Fitore Kelmendi Dec 2020

Frakturat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Fitore Kelmendi

Theses and Dissertations

Fjala Infermier(e) rrjedh nga gjuha latine “nutrire” qe do të thotë kujdestare/nënë. Infermieria është një profesion shëndetësor i cili ka për qëllim kujdesin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së shoqërisë.

Ne, si infermierë duhet t’i trajtojmë të gjithë pacientët njësoj sepse jeta e secilit është e rëndësishme. Kujdesi infermieror tek frakturat e kokës është mjaft i rëndësishëm andaj edhe kam përzgjedhur këtë temë për hulumtim, duke treguar trajtimin që duhet bërë këtyre pacienteve që janë me rrezik jete, dhe për përmirësimin e jetës së tyre dhe parandalimin e rreziqeve që mund të vijnë si pasojë e dëmtimit te kokës. …


Roli I Infermierit Tek Fëmijët Me Hipertermi, Ariana Isufi Dec 2020

Roli I Infermierit Tek Fëmijët Me Hipertermi, Ariana Isufi

Theses and Dissertations

Ky studim është bërë për të njohur sa më mirë rëndësinë e kujdesit infermieror tek fëmijët me Hipertermi. Sigurisht, parandalimi është më i sigurti për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Hipertermia, megjithëse është një shenjë e sëmundjes që mund të vijë ose aktualisht është e paraqitur, ajo është shumë e diskutueshme nga ana e prindërve dhe gjithnjë e më shumë ka filluar të bëhet një problem serioz për popullatën.

Faktorët që ndikojnë në Hipotermi janë të shumtë dhe të ndryshëm që mund të ndikojnë në shfaqjen e saj te fëmijët, për të cilët do të diksutohet gjerë dhe …


Ndryshimet Psikologjike Te Pacientët Pas Diagnostikimit Me Kancer, Blerinë Terziu Dec 2020

Ndryshimet Psikologjike Te Pacientët Pas Diagnostikimit Me Kancer, Blerinë Terziu

Theses and Dissertations

Synimi kryesor i këtij punimi ishte që të kemi më shumë njohuri mbi ndryshimet psikologjike që ndodhin te pacientët pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit. Për të arritur këtë synim është përdorur metoda kuantitative si qasje kryesore metodologjike. Hulumtimi përfshinë një mostër prej 55 personave, 20 meshkuj dhe 35 femra. Pacientët vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe janë pacientë kryesisht të moshës së shtyrë. Rezultatet e këtij hulumtimi kanë treguar se femrat kanë tendencë të shfaqin më shumë ndjenja të përjetimit të situatës pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit si dhe janë më të lira për të komunikuar …


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Gjakderdhje Të Poshtme Digjestive, Aferdita Qeriqi Nov 2020

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Gjakderdhje Të Poshtme Digjestive, Aferdita Qeriqi

Theses and Dissertations

Hyrja: Gjakderdhja në traktin e poshtëm digjestiv përbën deri në një të tretën e të gjitha hemorragjive të GI dhe është një shkak shumë i shpeshtë i pranimit në spital për shkak të shoqërimit të tij me rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë.

Qëllimi i punimit është të shpjegohet rëndësia e kujdesit infermieror tek pacientët me gjakderdhje të poshtme digjestiv.

Tek shqyrtimi i literaturës janë treguar shkaktarët e gjakderdhjës së poshtme digjestive, është treguar edhe për faktorët e rrezikut, trajtimin, shenjat etj. Dhe më e rëndësishmja është shpjeguar për vlerësimet dhe ndërhyrjet që duhet të i bëj infermierja në rastet me …


Përdorimi I Cefalosporinave Në Një Regjion Të Caktuar Të Prizrenit, Arianë Maçkaj Nov 2020

Përdorimi I Cefalosporinave Në Një Regjion Të Caktuar Të Prizrenit, Arianë Maçkaj

Theses and Dissertations

Shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare, dhe duhet të ketë një kujdes të veçantë.

Temën që unë zgjedha si punim diplome tregon faktin që unë dua që ta ruaj shëndetin e pacientëve.

Antibiotikët janë një temë e cila shtjellohet shumë pak por është e një rëndësie shumë të madhe sepse kujdesi gjatë aplikimit të medikamenteve ka një rëndësi të madhe rreth marrjes së tyre.

Antibiotikët janë medikamente të rëndësishme që përdoren për mjekimin e infeksioneve bakteriale si në njerëz në kafshë dhe jo në infeksionet virale.

Përdorimi i antibiotikëve në mënyrën e duhur është mënyra më e mirë për …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Herniektomi Inguinale, Aurita Zejnullahu Nov 2020

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Herniektomi Inguinale, Aurita Zejnullahu

Theses and Dissertations

Hernia përkufizohet si një zgjatje anormale e një organi ose indi përmes një defekti patologjik në murin rrethues.Në përgjithësi, hernia është e zakonshme dhe përgjithësisht besohet se është një gjendje beninje e shoqëruar me një sëmundshmëri të vogël, megjithëse nuk mendohet se shoqërohet me vdekshmëri të konsiderueshme.Në disa raste, një herni mund tëjetë një gjendje vdekjeprurëse.Kjo përmbledhje përfshinë patofiziologjinë, stabilizimin dhe vlerësimin, diagnozën, trajtimin, disponimin dhe rezultatet e hernisë.Shifrat tregojnë vendndodhjet anatomike të mureve të ndryshme të barkut, ijë, lumbale dhe të legenit; një hernie direkte inguinale; një hernie indirekte; sonografitë e pikës së kujdesit që tregojnë një hernie të …


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Diabet, Deniza Podrimçaku Nov 2020

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Diabet, Deniza Podrimçaku

Theses and Dissertations

Diabeti është një gjendje kronike e cila ndodhë kur pankreasi i njeriut nuk mund të prodhoj sasi të mjaftueshme të insulinës dhe insulina e prodhuar nuk vepron efektivisht.

Këto dërgojnë në rritjen e sheqerit në gjak dhe në çregullime tjera në organizëm. Një dietë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme me një program të rregullt të ushqyeshmëris do të lehtësojë gjitha vështirësitë e të jetuarit me diabet.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të njohim diabetin si sëmundje dhe të njihemi më nivelin e njohurive të diabetikëve rreth mënyrës së të ushqyerit dhe disiplinës në ushqyeshmëri.


Komplikimet Akute Te Diabeti Mellit, Endrita Etemi Nov 2020

Komplikimet Akute Te Diabeti Mellit, Endrita Etemi

Theses and Dissertations

Në këtë punim trajtohet tema e diabetit duke u përqëndruar me theks të veçantë tek Diabeti mellit dhe komplikimet akute të tij. Sëmundja e diabetit konsiderohet mjaft e komplikuar, së cilës me studimet që i janë bërë, megjithë vështirësive, është arritur t’i gjendet një zgjidhje e pranueshme shkencore.

Marrë parasysh faktin se çfarë po bëhet në botë për luftimin dhe mposhtjen e kësaj sëmundje,në këtë hulumtim do të bëhen përpjekje që të bëhet një shqyrtim i hollësishëm i literaturës shkencore dhe të dalë kështu një punim i vlefshëm në lëmin e diabetit.Vlen të theksohet fakti se, tema është më shumë …


Tumorët E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Gresa Shala Nov 2020

Tumorët E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Gresa Shala

Theses and Dissertations

Hyrje:Këtë punim e kam perpiluar ne bazë te shume problemëve, që perballemi ne ditet e sotme e po ashtu gjatë gjithe historisë së njerzimit. Athere tema “Tumoret dhe Kujdesi Infermieror” ështe mjaftë temë atraktive ti hulumtoj të gjitha mundesitë dhë veshtiresitë që do të përballem un si profesioniste shëndetsore në të ardhmen.

Qëllimi Hulumtimi:Qëllimi im në këtë Temë Diplome është të ndergjegjësoj popullaten dhe jo vetëm të kontrollohen për ta parandaluar tumorin,por edhe te luftoj për tv mbijetuar tumorit.

Metodologjia:Gjatë këtij hulumtimi janë perfshirë 41 përsonel shëndetsor gjegjësisht infermier nga klinikat e QKUK.

Konkluzionet:Rezultatet në këtë …


Ndikimi I Stresit Në Profesionistët Shëndetësor, Ramadan Yzeri Nov 2020

Ndikimi I Stresit Në Profesionistët Shëndetësor, Ramadan Yzeri

Theses and Dissertations

Stresi është një qregullim emocional i cili mund të krijohet një zhgënjim afatshkurtër apo nga një përvoje e pakëndshme duke ngjallur tek ata persona ndjenjën e tensionit, presionit, zhgënjimit apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi. Ne do të paraqesim ide kryesore se si mund të menxhojmë punonjësit dhe ti nxisim ata në mënyre që të arrijmë nivele të larta të përformancës së tyrë në punë. Qëllim: Të vlerësoj dhe të analizoj opinionet e profesionistëve shëndetsor mbi rëndësin e stresit në punë dhe performances së tyre. Eshtë me rëndësi edhe identifikimi i punës së infermierëve cilat jane metodat, …


Kujdesi Infermieror Të Të Sëmuret Me Celiaki, Sherife Cakaj Nov 2020

Kujdesi Infermieror Të Të Sëmuret Me Celiaki, Sherife Cakaj

Theses and Dissertations

Sëmundja e Celiakisë (CD) apo enteropatia glutenike është një sëmundje imunologjike e traktit digjestv, e lidhur me glutenin (proteinë e cila gjendet kryesisht në drithëra, grur, thekër dhe elb), prek kryesisht zorrën e hollë, më konkretisht pjesën e duodenit. Përgjigja imunitare e provokuar nga gluteni, prodhon antitrupa që shkaktojnë inflamacion të eritrociteve dhe dëmton vilet intestinale, që janë përgjegjëse për përthithjen e nutrienteve, vitaminave, minerale, elektrolitev duke dëmtuar dhe çon në malnutricon dhe malabsorbim. Shkaku kryesor i kësaj sëmundje është intoleranca ndaj glutenit në persona me predispozitë gjenetike të caktuar. Karakterizohet nga një numër i madh simptomash. Diagnoza përcaktohet përmes …


Abcesi I Trurit Dhe Kujdesi Infermieror, Mevlude Sejdiu Oct 2020

Abcesi I Trurit Dhe Kujdesi Infermieror, Mevlude Sejdiu

Theses and Dissertations

Abscesi i trurit (ABCESI I TRURIT) përcaktohet si një infeksion fokal brenda parenkimës së trurit, i cili fillon si një zonë e lokalizuar e cerebritit, e cila më pas shndërrohet në një koleksion qelbi brenda një kapsule të vaskularizuar mirë. Abscesi i trurit duhet të diferencohet nga infeksionet parameningeale, përfshirë abscesin epidural dhe empiemën subdurale. Abscesi I trurit është një sfidë për neurokirurgun sepse nevojiten aftësi të mira klinike, farmakologjike dhe kirurgjikale për të siguruar rezultate të mira klinike dhe prognozë për pacientët abscesi I trurit. Konsideruar një infeksion i rrallë i trurit, abscesi i trurit mund të jetë një …


Rolli Infermierit Në Kujdesin Shëndetësor Tek Pacientët Me Diabet, Mersida Bajrami Oct 2020

Rolli Infermierit Në Kujdesin Shëndetësor Tek Pacientët Me Diabet, Mersida Bajrami

Theses and Dissertations

Diabeti është një çrregullim kronik dhe i pashërueshëm i glukozës në gjak. Ne dallojmë disa forma të diabetit, ku më e njohura janë diabeti mellitus tip 1 dhe tipi 2. Trajtimi joadekuat i diabetit mund të çojë në një sërë komplikimesh akute, kronike dhe të tjera. Sa më shpejt të diagnostikohet dhe trajtohet sëmundja, aq më i madh është suksesi dhe aq më e ulët është mundësia e ndërlikimeve.

Punimi paraqet rolin e infermierit në kujdesin shëndetësor dhe thekson rolin e saj në edukimin e pacientëve. Infermierja edukon pacientin në lidhje me metodat e trajtimit: farmakoterapi ose insulinë, ushqim të …


Niveli I Depresionit, Stresit Dhe Ankthit Te Punëtorët Shëndetësorë Në Klinikën Infektive Në Qendrën Klinike Universitare Të Kosovës, Besart Lahu Oct 2020

Niveli I Depresionit, Stresit Dhe Ankthit Te Punëtorët Shëndetësorë Në Klinikën Infektive Në Qendrën Klinike Universitare Të Kosovës, Besart Lahu

Theses and Dissertations

Hyrje: Coronavirus (COVID-19) është sëmundje akute infektive e shkaktuar nga virusi Corona i ri. Sëmundja karakterizohet me kontagjiozitet të lartë dhe vdekshmëri relativisht të lartë krahasuar me sëmundjet tjera që përhapen përmes rrugëve respiratore. Mund ti prek njerëzit edhe në aspektin psikologjik. Në këtë kontekst, shumë njerëz përjetojnë reagime stresi, ankthi dhe depresioni. Ndër ta në radhë të parë janë punëtorët shëndetësor të profileve të ndryshme. Gjatë gjithë këtyre muajve përpos dinamikës së punës dhe rrezikut që u është kanosur, punëtorët shëndetësor kanë qenë të shqetësuar edhe për shëndetin e tyre dhe familjes si dhe ndryshimet në punë.

Qëllimi i …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Sëmundjet E Perikardit, Besartë E. Gërguri Oct 2020

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Sëmundjet E Perikardit, Besartë E. Gërguri

Theses and Dissertations

Në kuadër të këtij punimi do të paraqes një përmbledhje të detajuar rreth kujdesit infermieror tek pacientët me sëmundjet e perikardit, që ka për qëllim të përshkruajë gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientëve me perikardit, duke shpjeguar rëndësinë se si kujdesi infermieror ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve, për t'u njohur fillimisht me përkufizimet e sëmundjes perikardiale, etiologjitë dhe patofiziologjitë e sëmundjes, prezantimet klinike, përcaktimin e diagnozës së sëmundjes, trajtimin dhe rolin infermieror në menaxhimin e sëmundjes perikardiale.

Ky punim për t'u realizuar është dashur të përdoren tema shkencore-akademike, për sa i përket përmbajtjes, metodologjisë dhe prezantimet …


Përjetimet Psikologjike Të Personave, Prindërit E Të Cilëve Vuajnë Nga Kanceri, Djellza Dushullovci Oct 2020

Përjetimet Psikologjike Të Personave, Prindërit E Të Cilëve Vuajnë Nga Kanceri, Djellza Dushullovci

Theses and Dissertations

Hyrje: Kanceri dhe trajtimi i tij kanë një ndikim të jashtëzakonshëm psikologjik dhe psiko-social si për pacientët ashtu edhe familjet e tyre dhe shoqërohen nga një seri ndryshimesh dramatike që përfshijnë dimensionet fizike, emocionale, shpirtërore, ndër njerëzore dhe shoqërore tek personat e prekur. Deklarimi i problemit: Qëllimi i hulumtimit është të zgjerojmë njohuritë tona rreth përjetimeve të veçanta psikologjike te personave që kanë prindër të prekur nga sëmundja e kancerit. Pra, të njoftohemi më për së afërmi me përjetimet të cilat janë më të shprehura tek këta persona, si dhe të kuptojmë m shumë se si sëmundja e prindit të …


Roli I Infermierëve Në Dhënien E Terapisë Te Pacientët Pediatrik, Edita Berisha Oct 2020

Roli I Infermierëve Në Dhënien E Terapisë Te Pacientët Pediatrik, Edita Berisha

Theses and Dissertations

Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive lidhur me rolin e infermierit në dhënien e terapisë tek pacientët pediatrik.

Objektivi specifik i kësaj teme është mënyra e administrimit të terapisë tek fëmijët, pasi që ky grup i pacientëve karakterizohet me vështërsi në marrjen e terapisë, dhe për këtë arsye është me rëndësi të dihet edhe roli i infermierit në aspektin etik ku qëllim kryesor është përmisimi i gjendjes së pacientit.

Infermieria pediatrike është një fushë e specializuar, që merret me kujdesin ndaj fëmijëve në kushte fiziologjike dhe në gjendje të sëmundjeve të ndryshme. Ajo përfshin kujdesin parandalues, …


Roli I Kujdesit Infermieror Në Administrimin E Barnave Te Pacientët Me Artrit Reumatoid, Aspektet E Dozimit Dhe Kompliansa Me Dokumentacionin Mjekësor, Erblina Ademi Oct 2020

Roli I Kujdesit Infermieror Në Administrimin E Barnave Te Pacientët Me Artrit Reumatoid, Aspektet E Dozimit Dhe Kompliansa Me Dokumentacionin Mjekësor, Erblina Ademi

Theses and Dissertations

Artriti reumatoid (AR) është një sëmundje sistemike kronike progreduese që kërkon terapi të vazhdueshme me medikamente të shumta. Mosrespektimi i terapisë së përshkruar për modifikimin e sëmundjes mund të rezultoj në dështim të trajtimit dhe kjo mund të shkaktojë përkeqësim të shëndetit të pacientit të shoqëruar me një nivel të lartë të aktivitetit të sëmundjes dhe dëmtime funksionale, gjendje e cila mund të kërkoj ndryshime të panevojshme të trajtimit. Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i nivelit të pajtueshmërisë së vetë-raportuar me trajtimin dhe identifikimi i faktorëve që kontribuojnë në këtë pajtueshmëri duke përdorur si mostër përfaqësuese pacientët me artrit reumatoid. …


Stresi Në Punë Në Mesin E Infermierëve Në Spitalin E Ferizajit, Krenare Ugzmajli Oct 2020

Stresi Në Punë Në Mesin E Infermierëve Në Spitalin E Ferizajit, Krenare Ugzmajli

Theses and Dissertations

Hyrje - duke e ditur se stresi në punë është fenomen global që prek të gjitha profesionet, fokusi i studimit tim është tek stresi në punë në profesionin e infermierisë, profesion i cili është kyç për të ofruar kujdes shëndetësor, dhe një aspekt i rëndësishëm është edhe niveli i stresit që infermierët përjetojnë në punën e tyre.

Qëllimi - i këtij hulumtimi është të identifikoj sa është i pranishëm stresi në punë në mesin e infermierëve në spitalin e Ferizajt. Me rezultatet e këtij studimi synohet që të dimë se cilat janë situatat më stresuese në profesionin e infermierisë, a …


Kujdesi Infermieror Tek Diarretë, Leunora Morina Oct 2020

Kujdesi Infermieror Tek Diarretë, Leunora Morina

Theses and Dissertations

Në këtë punim do ta trajtojmë kujdesin e infermieres në trajtimin dhe menaxhimin e diarresë.

Objektivi i përgjithshëm i temës së diplomës është të ofrojmë njohuri për diarrenë, të ngrihet vetëdijësimi i popullatës duke pasur parasysh që diarrea është problem i madh për shëndetin dhe mirëqenien e individëve. Njohja e sëmundjes është shumë e rëndëndësishme në procesin e prandalimit dhe trajtimit të sëmundjes si: njohja e simptomave të sëmundjes, njohja e shkaktarëve të sëmundjes si dhe faktorët specifikë që ndikojnë në paraqitjen e diarreve.

Këto objektiva kanë të bëjnë veçanërisht për kujdesin dhe menaxhimin që duhet tu bëhet të sëmurëve …


Abuzimi I Drogës Dhe Ndikimi I Saj Tek Të Rinjët Nga Mosha 16 Deri 20, Albina Gashi Sep 2020

Abuzimi I Drogës Dhe Ndikimi I Saj Tek Të Rinjët Nga Mosha 16 Deri 20, Albina Gashi

Theses and Dissertations

Një nga problemet mjaft të diskutueshme në ditët e sotme është abuzimi i të rinjëve me lloje të ndryshme të drogave prandaj edhe qëllimi i këtij studimi është të shohim se a kanë njohuri të rinjët e moshës 16 dhe 18 vjeç rreth abuzimit të drogës si dhe ndikimi i përdorimit të drogës tek këta të rinjë.

Ky studimi është realizuar gjatë muajit Gusht ku për shkak të situatës të krijuar nga COVID 19 pyetësori është shpërndarë në mënyrë elektronike në rrjetin social Facebook. Numri i pjesëmarrësve gjithsej në këtë studim ishte 87.

Me anë të Pakos Statistikore të Shkencave …


Kujdesi Infermieror Te Pacientet Me Karcinomë Të Gjirit Në Rajonin E Ferizajit, Amire Ibrahimi Sep 2020

Kujdesi Infermieror Te Pacientet Me Karcinomë Të Gjirit Në Rajonin E Ferizajit, Amire Ibrahimi

Theses and Dissertations

Kanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit, kur qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten dhe të përhapen jashtë kontrollit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohet, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo të shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Ato mund të përhapen gjithashtu, edhe në pjesët më të largëta të trupit nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.

Gjatë punimit të këtij punimi janë anketuar gjithsej 253 anketues, prej tyre 91% …


Roli Infermieror Tek Pacientët Diabetik Në Regjionin E Ferizajit, Arlinda Kurti Sep 2020

Roli Infermieror Tek Pacientët Diabetik Në Regjionin E Ferizajit, Arlinda Kurti

Theses and Dissertations

Diabeti është një gjendje që dëmton aftësinë e trupit për të përpunuar glukozën në gjak, e njohur ndryshe si sheqeri në gjak. Ajo është një sëmundje kronike që shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga pankreasi. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hiperglikemia, ose niveli i lartë i sheqerit në gjak, është efekt i përbashkët i diabetit të pakontrolluar dhe me kalimin e kohës shkakton dëmtime të rënda të një numri të madh sistemesh në trup, sidomos të …


Roli I Infermierëve Në Përkujdesjen E Fëmijeve Me Enterostomi, Blerona Salihu Sep 2020

Roli I Infermierëve Në Përkujdesjen E Fëmijeve Me Enterostomi, Blerona Salihu

Theses and Dissertations

Hyrje: Enterostomia ose stoma, është një procedurë kirurgjikale që përfshin krijimin e një hapjeje artificiale në pjesën e jashtme të trupit me qëllim të zbrazjes së përmbajtjes nga trakti digjestiv. Kjo procedurë zakonisht kryhet kur një sëmundje e traktit digjestiv e bën të vështirë ose të pamundur zbrazjen e natyrshme të përbajtjes nga trakti digjestiv.

Qëllimi i studimit: Ky hulumtim ka për qëllim të analizojë pacientët pediatrik tek të cilët për shkak të sëmundjeve të ndryshme ka qenë i domosdoshëm krijimi i stomës. Përkujdesja infermierore ndaj këtyre pacientëve, menaxhimi i komplikimeve të stomave dhe edukimi i prindërve për mirëmbajtjen e …


Preventiva E Sëmundjeve Ngjitëse Përmes Vaksinimit Dhe Roli Infermieror Në Këtë Proces, Dafina Gashi Sep 2020

Preventiva E Sëmundjeve Ngjitëse Përmes Vaksinimit Dhe Roli Infermieror Në Këtë Proces, Dafina Gashi

Theses and Dissertations

Në vaksinat, antigjenet janë më së shpeshti pjesë e mikroorganizmave, mikroorganizma të vdekur ose të dobësuar, ose toksinave të tyre. Programet e shëndetit publik të vaksinimit masiv kanë bërën kontrollin e sëmundjeve ngjitëse kundër të cilave është duke u luftuar ende. Vaksinimi është suksesi më i madh mjekësor i shekullit të XX-të dhe vaksinimi ka shpëtuar më shumë jetë se çdo ndërhyrje tjetër mjekësore në histori.

Përveç mbrojtjes individuale të arritur me vaksinim, programi optimal i imunizimit dhe zbatimi i tij arrijnë imunitet kolektiv (për sëmundjet njerëzore në njeri, nëse mbulimi i mjaftueshëm i popullsisë arrihet me vaksinim, transmetimi i …


Njohurit E Femrave Rreth Shfaqjes Së Kancerit Të Qafës Së Mitrës, Egzona Luma Sep 2020

Njohurit E Femrave Rreth Shfaqjes Së Kancerit Të Qafës Së Mitrës, Egzona Luma

Theses and Dissertations

Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri që ndodh në qelizat e qafës së mitrës - pjesa e poshtme e mitrës që lidhet me vaginën.

Qëllimi i këtij studimi është vlersimi i njohurive të femrave rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës në rajonin e Prishtinës. Në hulumtimin e realizuar janë anketuar 100 femra nga rajoni i Prishtinës tek të cilat janë vlersuar njohuritë e tyre rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës, bazuar në rezultatet shohim se në pytjen a keni dëgjuar për kancerin e qafës së mitrës ,56 % e të anketuarave kanë dëgjuar …


Abuzimi Me Substanca Psikotrope-Droga Dhe Alkooli Te Personat Mbi Moshë 20 Vjeqare, Urata Kollari Sep 2020

Abuzimi Me Substanca Psikotrope-Droga Dhe Alkooli Te Personat Mbi Moshë 20 Vjeqare, Urata Kollari

Theses and Dissertations

Sipas Raportit Kombëtar për Kosovën (2014) në mbarë botën, përdorimi i drogës dhe substancave të tjera psikotropike dhe psikoaktive paraqet një kërcënim serioz në shëndetin dhe zhvillimin shoqëroro-ekonomik të një komuniteti, veçanërsisht duke vënë më të rinjtë në shënjestër. Qëllimi i këtij studimi është të shohim më shumë rreth abuzimit të substancave subtropike-droga dhe alkooli dhe ndikimin e këtyre substamcave tek personat mbi moshenë 20 vjeçare. Studimi është realizuar gjatë muajit Gusht ku për shkak të pandemisë të krijuar nga COVID 19 pyetësori është shpërndarë në mënyrë elektronike në rrjetin social Facebook. Gjithsej në këtë studim ishin 85 pjesëmarrës

Të …


Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike Dhe Rëndësia E Trajtimit Kirurgjik - Roli I Infermieres/It, Besarta Rexhaj Aug 2020

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike Dhe Rëndësia E Trajtimit Kirurgjik - Roli I Infermieres/It, Besarta Rexhaj

Theses and Dissertations

Hyrje – në këtë punim janë trajtuar çështjet, që kanë të bëjnë me të kuptuarit ose konceptet e shkaktarëve të Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), klasifikimi i shkaktarëve të Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), menaxhimi i rasteve klinike tek pacientët me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) si dhe roli i infermieres/it në trajtimin e pacientëve me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).

Ky punim synon, që duke u mbështetur në rezultatet e hulumtimit duke marrë në konsideratë situatën ekzistuese dhe perspektivën e sistemit shëndetësor në Kosovë, të prezantojë menaxhimin dhe kujdesin infermieror për pjesëmarrje aktive në parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin adekuat …


Rrjetet Sociale Dhe Depresioni, Xhemile Dashi Aug 2020

Rrjetet Sociale Dhe Depresioni, Xhemile Dashi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të zbuloni nëse kërkimi shoqëror shoqëror ka ndikim në shfaqjen e simptomave të depresionit. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 47 nxënës të shkollës së mesme "Gjimanzi Gjon Buzuku" në Prizren. Pyetësori Beck u përdor për të arritur qëllimin e këtij studimi dhe 2 pyetje që lidhen me mediat sociale u pyetën nga ne. Një procedurë ka filluar me takimin tonë me drejtorin e shkollës dhe ka përfunduar me plotësimin e pyetësorëve nga nxënësit. Mostra u zgjodh rastësisht. Hipoteza ka rezultuar në jetë jo domethënëse ndërsa korrelacioni ka qenë pozitiv [r (1,56) = 0.03, p …