Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Theses/Dissertations

Simptomat

Publication Year

Articles 1 - 6 of 6

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Incidenca Dhe Prevalenca E Depresionit Te Popullata Nga Mosha 20-30 Vjeç Ne Komunen E Ferizajt, Shkurte Bakija Avdija Jan 2021

Incidenca Dhe Prevalenca E Depresionit Te Popullata Nga Mosha 20-30 Vjeç Ne Komunen E Ferizajt, Shkurte Bakija Avdija

Theses and Dissertations

Depresioni është një gjendje me humor të ulët dhe neveri ndaj aktivitetit. Mund të ndikojë në mendimet, sjelljen, motivimin, ndjenjat dhe ndjenjën e mirëqenies së një personi. Mund të shfaqë trishtim, vështirësi në të menduar dhe përqendrim dhe një rritje ose ulje të ndjeshme të oreksit dhe kohës së kaluar për të fjetur. Njerëzit që përjetojnë depresion mund të kenë ndjenja degjenerimi, mungesë shprese dhe ndonjëherë, mendime vetëvrasëse. Mund të jetë afatshkurtër ose afatgjatë. Simptoma thelbësore e depresionit thuhet se është anhedonia, e cila i referohet humbjes së interesit ose humbjes së ndjenjës së kënaqësisë në aktivitete të caktuara që …


Njohurit E Femrave Rreth Shfaqjes Së Kancerit Të Qafës Së Mitrës, Egzona Luma Sep 2020

Njohurit E Femrave Rreth Shfaqjes Së Kancerit Të Qafës Së Mitrës, Egzona Luma

Theses and Dissertations

Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri që ndodh në qelizat e qafës së mitrës - pjesa e poshtme e mitrës që lidhet me vaginën.

Qëllimi i këtij studimi është vlersimi i njohurive të femrave rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës në rajonin e Prishtinës. Në hulumtimin e realizuar janë anketuar 100 femra nga rajoni i Prishtinës tek të cilat janë vlersuar njohuritë e tyre rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës, bazuar në rezultatet shohim se në pytjen a keni dëgjuar për kancerin e qafës së mitrës ,56 % e të anketuarave kanë dëgjuar …


Kanceri I Qafës Së Mitrës, Fillojeta Gashi Mar 2020

Kanceri I Qafës Së Mitrës, Fillojeta Gashi

Theses and Dissertations

“Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia”- Hipokrati. Punimin tim desha ta filloj me këtë thënje për shëndetin nga Hipokrati, i njohur ndryshe edhe si “Babai i Mjeksisë”, me qenë se më lehtë është të parandalosh se sa të kurosh. Kanceri i qafës së mitrës paraqet një problem aktual anë e mbanë botës , është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në botë. Gati 85% e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës ndodhin në vendet në zhvillim të botës. Kanceri i qafës së mitrës është një ndër kanceret me incidencë dhe prevalencë mjaftë aktuale gjatë …


Niveli I Njohurive Të Grave Të Trajtuara Në Qkmf-Në E Komunës Së Pejës Lidhur Me Diagnostikimin E Hershëm Të Kancerit Të Gjirit, Vlera Gashi Feb 2020

Niveli I Njohurive Të Grave Të Trajtuara Në Qkmf-Në E Komunës Së Pejës Lidhur Me Diagnostikimin E Hershëm Të Kancerit Të Gjirit, Vlera Gashi

Theses and Dissertations

Qëllimi i kësaj teme është të japë sado pak ndihmë në ngritjen e nivelit të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të popullatës lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit. Duke e vlerësuar nivelin aktual të njohurive tek gjinia femërore, do japim rekomandime për mundësitë e ngritjes së nivelit të njohurive të popullatës tek autoritetet relevante shëndetësore.

Metodat e vlerësimit të gjendjes së gjinjëve mbështeten duke filluar në grumbullimin e të dhënave anamnestike, vetëkzaminimi i gjinjeve, ekzaminimi klinik, ku merr pjesë edhe inspeksioni dhe palpimi, pastaj vazhdohet me metodat imazherike si ekzaminimi me ultratingull i gjinjeve, mamografia, rezonanca magetike (MRI), citologjia aspirative, core …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Arbresha Sylejmani Feb 2020

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Arbresha Sylejmani

Theses and Dissertations

Hyrje:Ky punim hulumtues ka të bëj me pneumoninë. Kjo është një sëmundje e mushkërive qe shkakton infeksion të parenkimes së saj. Kjo sëmundje zakonisht i atakon njerëzit me sistem imunitar të dobët, duke mos përjashtuar edhe moshen si faktor kyq në paraqitjen e pnumonisë. Karakterizohet me kollitje,plogeshti, vështirësi në frymarrje poashtu edhe gjendja emocionale e pacientit ështëe brishtë.

Deklarimi i problemit:Pneumonia është problemedhe për profesionin infermieror,të cilët janë në kontakt të vazhdushëm me pacient dhe mundohen që ti shfrytëzojnë të gjitha energjitë për trajtimin e pacientëve me sëmundjen në fjalëdhe ndikimin negativ që ka sëmundja në aspektin holistik. …


Kujdesi Infermieror Për Fëmijet Me Autizëm Dhe Qasja E Infermierit Në Menaxhimin E Barnave, Dia Balidemaj Nov 2019

Kujdesi Infermieror Për Fëmijet Me Autizëm Dhe Qasja E Infermierit Në Menaxhimin E Barnave, Dia Balidemaj

Theses and Dissertations

Diagnostikimi i fëmijës me autizëm është një përvojë mjaft e rëndë si për prindërit ashtu edhe për familjen në tërsi. Qëllimi i këti hulumtimi ishte eksplorimi i kushteve, njohja me punën që bëjnë puntorët shëndetsor dhe menaxhimin e terapisë që ata kryejnë brenda një shoqate të autizmit. Përkundrejt sfidave dhe përvojave të rënda që prindërit dhe puntorët shëndetsor ballafaqohen përgjat punes me këta fëmijë, perdorimi i planeve adekuate për punen e kujdesit për këta fëmijë është një ndihmes shumë e madhe në arritjen e objektivave të cilat lidhen me arsimimin dhe integrimin social të tyre.

Një qëllimi tjetër i këtij …