Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Theses/Dissertations

Shëndeti

Publication Year

Articles 1 - 5 of 5

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri Feb 2021

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri

Theses and Dissertations

Vaksinimi është një nga fitoret më të mëdha të mjekësisë. Nganjëherë dëshirojmë të dimë më shumë për to veçanërisht kur na vjen ftesa për vaksinimet e para të fëmijëve në familjen tonë. Vaksinat janë të ndryshme sipas sëmundjes që kërkojmë të luftojmë. Ato mund të përbëhen nga mikroorganizma të çaktivizuar (të vrarë) ose të zbutur (të bërë të padëmshëm), ose nga pjesë të tyre, ose madje nga substanca që ato prodhojnë, të cilat quhen toksina, e të bëra jo aktive. Vaksinat veprojnë duke nxitur një sistem natyral mbrojtjeje: sistemin imunitar. Ky sistem ka për qëllim të prodhojë qeliza mbrojtëse të …


Fëmijet Me Nevoja Të Veçanta: Sindromi Daun, Fitore Boletini Feb 2021

Fëmijet Me Nevoja Të Veçanta: Sindromi Daun, Fitore Boletini

Theses and Dissertations

Hyrje: Sindromi Daun është çrregullim kromozomal i cili manifestohet me një shtesë të kromozomit, çrregullimi ndodhë në kromozomin 21 për ketë arsye edhe njihet si trisomia e kromozomit 21.

Qëllimi: Më qëllim të hulumtimit të problematikave që personat me Sindromën Daun si fizike-mendore ashtu edhe sociale kam realizuar një hulumtim ku janë përfshirë gjithsej 21 prindër të fëmijëve më Sindromin Daun pasi që vetë fëmijët nuk janë në gjendje të japin informata për gjendjen e tyre shëndetësore.

Rezultatet: Në hulumtim dominon gjinia mashkullore 66. 7%, pra në krahasim me gjininë femërore 33.3%. Mosha mesatare e respondentëve është një mesatare e …


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Hipertension Aterial, Florjana Mazreku Feb 2021

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Hipertension Aterial, Florjana Mazreku

Theses and Dissertations

HTA është një problem shëndetsor serioz me ndikme të rëndësishme për individët, familjet, komunitetet, shoqërinë dhe shërbimet shëndetësore. Ajo është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike, që haset në shërbimin shëndetësor parësor. HTA ka prejardhje të panjohur por mund të varioj nga çrregullimet hemodinamike dhe patofiziologjike dhe shkaktarë të tjerë. Trashëgimia është një faktorë që hap rrugët dhe sëmundjet por mekanizmi që e vë në lëvizje ngelet i paqartë. HTA renditet i pari në listën e sëmundjeve kronike pas sëmundjeve kardiovaskulare. Hipertensioni arterial (HTA) mbetet aktualisht sëmundja më e përhapur në popullatën e botës, duke prekur mbi

1.5 bilion …


Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Të Fëmijëve Kundër Sëmundjeve Ngjitëse, Xheneta Shabani Apr 2020

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Të Fëmijëve Kundër Sëmundjeve Ngjitëse, Xheneta Shabani

Theses and Dissertations

Duke qenë se shëndeti është gjëja kryesore për të gjithë, sidomos për ne si profesionistë shëndetësor, duhet që ne çdo hap që e bëjmë drejt ruajtjes dhe përmirësimit të tij. Si infermierë të rinjë, kjo është ndër detyrat tona primare që mund ta arrijmë përmes punës dhe edukimit tonë. Në temën time kam trajtuar njohuritë e prindërve rreth vaksinimit të fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse, pikërisht temë e cila ka zgjuar shumë interes te prindërit e rinjë. Duke qenë se rëndësia e vaksinimit është mjaft e madhe tek një popullatë për të qenë sa më e shëndetshme, është e nevojshme që …


Hormonet E Gjëndrrave Mbiveshkore, Hyrije Emini Jan 2020

Hormonet E Gjëndrrave Mbiveshkore, Hyrije Emini

Theses and Dissertations

Endokrinologjia është specialiteti i mjekësisë i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që lidhen me hormonet. Shërbimi i Endokrinologjisë mbulon funksione të tilla njerëzore si koordinimin e metabolizmit, frymëmarrjes, riprodhimit, perceptimit ndijor dhe lëvizjes.

Endokrinologjia fokusohet në gjëndrat endokrine dhe indet që sekretojnë hormone. Sistemi endokrin human përbëhet nga një numër gjëndrash endokrine. Këto gjëndra prodhojnë dhe sekretojnë hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen, zhvillimin seksual si dhe funksione të tjera të trupit. Njëra prej gjëndrave kryesore endokrine është edhe Gjëndrat mbiveshkore – suprarenale, të cilat do ti trajtojë dhe shqyrtojmë në këtë punim diplome.