Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

PDF

University for Business and Technology in Kosovo

Theses/Dissertations

Mosha

Publication Year

Articles 1 - 5 of 5

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Herniektomi Inguinale, Aurita Zejnullahu Nov 2020

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Herniektomi Inguinale, Aurita Zejnullahu

Theses and Dissertations

Hernia përkufizohet si një zgjatje anormale e një organi ose indi përmes një defekti patologjik në murin rrethues.Në përgjithësi, hernia është e zakonshme dhe përgjithësisht besohet se është një gjendje beninje e shoqëruar me një sëmundshmëri të vogël, megjithëse nuk mendohet se shoqërohet me vdekshmëri të konsiderueshme.Në disa raste, një herni mund tëjetë një gjendje vdekjeprurëse.Kjo përmbledhje përfshinë patofiziologjinë, stabilizimin dhe vlerësimin, diagnozën, trajtimin, disponimin dhe rezultatet e hernisë.Shifrat tregojnë vendndodhjet anatomike të mureve të ndryshme të barkut, ijë, lumbale dhe të legenit; një hernie direkte inguinale; një hernie indirekte; sonografitë e pikës së kujdesit që tregojnë një hernie të …


Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurët Me Hipertension Arterial, Venera Gashi Mar 2020

Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurët Me Hipertension Arterial, Venera Gashi

Theses and Dissertations

Hipertensioni është një problem serioz me ndikime të rëndësishme për individët, familjet, komunitetin dhe shërbimet shëndetësore. Ai është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike që është parë në shërbimin shëndetësorë parësor.

Qëllimi i hulumtimit: Përmes këtij hulumtimi, lexuesit do të mësojnë se sa është i përhapur Hipertensioni në rajonin e Ferizajit, shkaktarët e tyre, mosha dhe gjinia më e prekur si dhe me sa lloje antihipertenzivësh trajtohen këta pacientë

Metodologjia e punimit: Të dhënat për këtë punim janë marrur nga arkiva e Spitalit rajonal të Ferizajit përkatësisht në repartin e Internos për periudhën Janar deri Nëntor 2019. Është përdorur …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Infeksione Të Organeve Urinare, Blerinë Zeqiri Dec 2019

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Infeksione Të Organeve Urinare, Blerinë Zeqiri

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të konstatohet se sa janë të përhapura infeksionet e traktit urinar në rajonin e Ferizajit, shkaktarët, mosha dhe gjinia më e prekur .

Nga protokollet e repartit të urologjisë të Spitalit rajonal në Ferizaj rezultonë të jenë të regjistruar 172 pacientë të prekur në periudhën shtator 2018 – shtator 2019 ku gjinia më e prekur është gjinia femërore me 120 raste si dhe mosha më e prekur 45-74 vjeç.

Disa nga këshillat infermierore për ti evituar infeksionet urinare janë: të pihet shumë ujë, të shmangen pijet që mund të irritojnë fshikëzën, të mbahet higjena …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Anemi, Leonora Ademi Dec 2019

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Anemi, Leonora Ademi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të konstatohet se sa pacientë janë të prekur nga anemia në rajonin e Gjilanit, menaxhimi i anemisë, mosha dhe gjinia më e prekur.

Nga protokolet e repartit të internos në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë të regjistruar 359 pacientë në periudhën janar 2018 – janar 2019, prej të cilëve më të prekur janë pacientët e gjinisë femërore me 238 raste si dhe mosha më e atakuar është 65- 74 vjeç.

Disa nga këshillat infermierore për të evituar aneminë:

Përdorimi i ushqimeve me përmbajtje hekuri dhe vitaminash, përdorimi i suplimenteve për të zvogëluar mungesën …


Promovimi Dhe Edukimi Shëndetësor Për Hiv Tek Të Rinjtë E Moshës 16-17 Vjeç, Shehale Koraqi Nov 2019

Promovimi Dhe Edukimi Shëndetësor Për Hiv Tek Të Rinjtë E Moshës 16-17 Vjeç, Shehale Koraqi

Theses and Dissertations

Ky punim teoriko-empirik përfshinë një problematikë të njohur për sistemin shëndetësor dhe tek shumica e individëve të moshës madhore. Karakteristikat esenciale të kësaj sëmundje mund të paraqiten si në vijim: nyjat limfatikë të fryra, fillimi i humbjes së peshës, ndjenja e plogështisë (lodhjes ekstreme) ethet, dhembja e fytit dhe kokës, dhimbje të muskujve, që paraqiten tek të gjitha nivelet e moshave. Ky hulumtim me temë “Promovimi dhe edukimi shëndetësor për HIV tek të rinjtë e moshës 16-17 vjeç”, kërkon të vërtetojë natyrën e ndërlidhjes mes moshave të paraqitura si në titull të temës, pra moshat rinore, njohuritë e tyre, …