Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 86

Full-Text Articles in Business

Sfidat E Shitjes Dhe Marketingut Tek Kompanitë Ferizajase, Agnesa Nebihu Dec 2017

Sfidat E Shitjes Dhe Marketingut Tek Kompanitë Ferizajase, Agnesa Nebihu

Theses and Dissertations

Marketingu është prezent në jetën tonë të përditshme dhe në masë të madhe ndikon në stilin tonë të jetesës. Ndërmarrja është e lidhur me tregun, dhe këtë lidhje e siguron marketingu i cili është esencial për suksesin e ndërmarrjeve dhe siguron realizimin e qëllimeve madhore, gjegjësisht mbijetesën e ndërmarrjeve, rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Në Kosovë, bizneset çdo ditë e më shumë po vetëdijesohën se marketingu luan një rol të rëndësishëm në reputacionin e tyre, por në përgjithësi vërehet një mungesë e marketingut në biznese. Lojërat shpërblyese e shitjet promocionale nuk përfshijnë gjithë marketingut si lëmi. Marketingu është shumë më …


Analiza Statistikore E Punësisë Dhe Papunësisë Në Republikën E Kosovës, Afije Gashi Dec 2017

Analiza Statistikore E Punësisë Dhe Papunësisë Në Republikën E Kosovës, Afije Gashi

Theses and Dissertations

Kosova ka një rritje të shpejtë të popullsisë si dhe ka popullsinë më të re në botë. Kjo bazë mund të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike, në të njëjtën kohë paraqet një sfidë të madhe në vend në fenomenin e papunësisë së të rinjëve gjë që mund të kërcënojë stabilitetin politik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.

Qëllimi i këtij studimi ështe shqyrtimi dhe krahasimi i nivelit të papunësisë në Kosovë dhe nevojën për përmbushjen e masave të kërkuara për të zvogëluar nivelin e papunësisë.

Përgjigja për këto pyetje është kërkuar përmes një hulumtimi të literaturës vendore, të dhënat …


Analizë Mbi Bizneset Familjare Si Dhe Funksionimin Dhe Performancën E Tyre Në Kosovë, Merisa Xhaferi Dec 2017

Analizë Mbi Bizneset Familjare Si Dhe Funksionimin Dhe Performancën E Tyre Në Kosovë, Merisa Xhaferi

Theses and Dissertations

Në një pjesë të madhe të literaturës u është kushtuar pak vëmendje definimit të bizneseve familjare dhe shpjegimit të tyre si një lloj i vaçant i bizneseve, por në anën tjetër në kuadrin praktik dhe në tregun botëror këto forma të biznesit paraqesin formën më të vjetër të organizimit, dhe shumë nga kompanitë më të suksesëshme në botë vijnë nga po ky lloj i kompanive. Meqenëse disa nga kompanitë me rëndësi të madhe botërore si Walmart e Porsche, e shumë të tjera janë biznese familjare, atëherë cfarë roli ka ky lloj i organizimit të biznesit në ekonominë botërore.

A dallon …


Standardet Ndërkombëtare Të Auditimit Të Jashtëm Dhe Të Brendshëm, Emine Bajraktari Dec 2017

Standardet Ndërkombëtare Të Auditimit Të Jashtëm Dhe Të Brendshëm, Emine Bajraktari

Theses and Dissertations

Historia e viteve të fundit të zhvillimit ekonomik, financiar dhe social në kushtet e procesit të shpejtë të globalizimit dhe efiçienca e kërkuar në përdorimin e fondeve publike ka çuar në zhvillime dhe ndryshime të shumta e të mëdha, të cilat duhet të rivlerësojnë rolin e profesionit të Audituesit. Sot nevojiten institucione publike dhe agjenci auditimi që e bëjnë punën më mirë për të promovuar ndershmërinë dhe qeverisjen kompetente, për të mirën e sotme dhe të ardhmen e çdo vendi.

Pra, ky punim më shumë është më shumë i fokusuar në rolin dhe rëndësinë e standarteve ndërkombëtare të auditimit. Standardet, …


Krahasimi I Strategjive Të Marketingut Në Korporatat E Kosovës, Agrin Gashi Nov 2017

Krahasimi I Strategjive Të Marketingut Në Korporatat E Kosovës, Agrin Gashi

Theses and Dissertations

Strategjia përfshinë në vete hapa për të arritur objektivat e marketingut dhe objektivat e përgjithshme të ndërmarrjes. Këto strategji fillojnë të bëhen më komplekse me rritjen e biznesit, kërkojnë më shumë vëmendje dhe profesionalizëm. Strategjia ndryshe njihet si një hartë e cila të ndihmon për të zgjedhur rrugën më të favorshme drejtë fitimit dhe sukseseve. Është shumë e rëndësishme që ndërmarrjet të aplikojnë strategji të tilla që ndihmojnë në procesin e zhvillimit sidomos kur kemi të bëjmë me ndërmarrje në nivel të Korporatave, të cilat padyshim kërkojnë angazhim të ekspertëve që kontribuojnë mjaftueshëm me dijet e tyre në hartimin e …


Politika Fiskale, Donjeta Jashari Nov 2017

Politika Fiskale, Donjeta Jashari

Theses and Dissertations

Për të arritur mirëqenie dhe stabilitet politik, qeveritë kombëtare synojnë arritjen e ekuilibrit ekonomik. Qeveria përdor instrumente të ndryshme për të stimuluar rritjen e ekonomisë, për të ulur papunësinë dhe për të arritur objektivat makroekonomike. Në kontekst të rritjes së ngadalshme ekonomike të viteve të fundit dhe të presioneve fiskale, Kosova ballafaqohet me sfidën komplekse të zhvillimit ekonomik. Papunësia vazhdon të jetë në një shkallë të lartë. Kërkesa për fuqi punëtore është ende shumë e ulët dhe krijimi i një ambienti që do të favorizojë formimin e vendeve të qëndrueshme të punës është një detyrë sfiduese që kërkon reforma shumëdimensionale …


Sistemi Bankar Me Aspekt Të Veçantë Në Kosovë, Elmaze Jashari Nov 2017

Sistemi Bankar Me Aspekt Të Veçantë Në Kosovë, Elmaze Jashari

Theses and Dissertations

Procesi i tranzicionit që filloi ne vitet e 90- ta te shekullit XX, shkaktoi rënien e sistemit socialist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shpërbërja e RFSJ, dhe futja e Kosovës ne administrimin e dhunshëm te Serbisë e ka shkatërruar sistemin ekonomik dhe atë bankar edhe ashtu të pa qëndrueshëm që e kishte Kosova në kuadër te ish shtetit Jugosllav. Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore ne ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Privatizimi i sistemit bankar në Kosovë si pjesë e paketës …


Sistemi Bankar Në Kosovë/Analizë, Fitore Sherifi Nov 2017

Sistemi Bankar Në Kosovë/Analizë, Fitore Sherifi

Theses and Dissertations

Thellësia e krizës dhe tedencat dramatike në Kosovë kanë pasur ndikimin në politiken monetare.

Nje hyrje te shkurter rreth menaxhimit të bankave dhe performancave të tyre në Kosovë kemi bërë nje hulumtim me një perfundim se sa jane ato me rendesi, dhe sa vlere kanë në tregun e punës me kompanitë.

Përmes këtij punimi pasqyrohet edhe definimi i bankave në Kosovë avantazhet dhe disavantazhet me te cilat ballafaqohen bizneset dhe popullata lidhur me bankat dhe sistemin bankar në Kosovë.

Do te tregojmë mënyrën se si veprojnë bankat, qfare sherbime ofrojne, se si jane zhvilluar në Kosove, sa jane transparente ne …


Management Decisionmaking Under Uncertainity Conditions In Financial Sector, Dorentina Rexhepaj Nov 2017

Management Decisionmaking Under Uncertainity Conditions In Financial Sector, Dorentina Rexhepaj

Theses and Dissertations

Vendimmarrja është sigurisht detyra më e rëndësishme e një menaxheri dhe shumë shpesh është një detyrë e vështir. Domeni i modeleve të analizës së vendimmarrjes bie midis dy rasteve ekstreme. Kjo varet nga shkalla e njohurive që kemi për rezultatin e veprimeve tona. Probabiliteti është një instrument i përdorur për të matur gjasat e shfaqjes për një ngjarje. Kur probabiliteti përdoret për të shprehur pasigurinë, anën determinonte ka një probabiliteti (ose zero), ndërsa në fundin tjetër ka probabilitet të sheshtë (të gjithë po aq të mundshëm). Menaxhimi i rrezikut në përgjithësi përfshinë identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin e rrezikut financiar. …


Determinantat E Intenzitetit Të Kreditimit Nga Bankat Komerciale Në Kosovë, Gonxhe Çaushi Nov 2017

Determinantat E Intenzitetit Të Kreditimit Nga Bankat Komerciale Në Kosovë, Gonxhe Çaushi

Theses and Dissertations

Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore ne ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Privatizimi i sistemit banker në Kosovë si pjesë e paketës së masave të ndërmarra nga politika e qeverive, kishte për qëllim të fuqizonte sistemin financiar, të pakësonte mundësinë për kriza të ardhshme dhe të rriste eficiencën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, si rrjedhojë e zhvillimit të saj ekonomik, Kosova po përgatitet të integrohet tërësisht në ekonominë botërore dhe në tregjet financiare ndërkombëtare. Funksionimi i mirë i sistemit bankar …


Analiza E Origjinës Dhe Natyrës Së Strategjisë Së Menaxhimit Që Ndikon Në Efektivitetin Organizativ. Rast Studimi Knkk, Pranvera Vokshi Nov 2017

Analiza E Origjinës Dhe Natyrës Së Strategjisë Së Menaxhimit Që Ndikon Në Efektivitetin Organizativ. Rast Studimi Knkk, Pranvera Vokshi

Theses and Dissertations

Ky është një hulumtim për mënyrat e të menduarit rreth organizatave ndër-qeveritare dhe menaxhimit të tyre, veçanërisht menaxhimit strategjik. Ndërsa shumica e teksteve të menaxhimit strategjik kanë të bëjnë me paraqitjen e elementeve kryesore dhe përshkrimeve të menaxhimit strategjik që gjenden në diskursin mbizotërues në këtë çështje, kjo temë ka të bëjë me supozimet e nënkuptuara për t'u dhënë në mënyrat e të menduarit të shprehura në atë diskurs dominues. Qëllimi, pra, është të përmbledhë atë që mendimtarët strategjik kyç kanë shkruar në lidhje me strategjitë e përgjithshme që menaxherët duhet të ndjekin për të siguruar përparësi konkurruese dhe kështu …


Jetëgjatësia E Ndërmarrjeve Të Reja: Analizë E Start-Ups Në Kosovë 2010-2016, Vehbi Hajrullahu Nov 2017

Jetëgjatësia E Ndërmarrjeve Të Reja: Analizë E Start-Ups Në Kosovë 2010-2016, Vehbi Hajrullahu

Theses and Dissertations

Synimi i këtij studimi është që të shqyrtojë dhe analizojë jetëgjatësinë e ndërmarrjeve të reja apo start-ups në Republikën e Kosovës si dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm të cilët bëjnë pjesë në këtë proces.

Tema është zhvilluar bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e sektorit të zhvillimit të NVM-ve të reja dhe rëndësisë së madhe të aktiviteteve strategjike në drejtim të rritjes ekonomike dhe pasurisë së firmave. Gjatë përgatitjes së këtij studimi janë përdorur një sërë metodash në kërkimin dhe studimin e zhvillimit të NVM-ve me fokusin mbijetesën dhe zhvillimin e tyre në epokën e …


Ndikimi I Tregtisë Në Rritjen Ekonomike, Emnolina Asllani Oct 2017

Ndikimi I Tregtisë Në Rritjen Ekonomike, Emnolina Asllani

Theses and Dissertations

Ekonomia e një vendi shquhet si pasuria kryesore për zhvillim dhe forcim. Stabiliteti dhe qëndrueshmëria ekonomik janë faktorë kyç për të siguruar mirëqenie për banorët e një vendi. Lufta për ngritje ekonomike nuk është aspak e lehtë, shteti duhet të inkurajojnë politika dhe strategji të shumta duke kontraktuar ekspert të fushës për analiza të ndryshme ekonomike- financiare. Shumë vende të zhvilluara kanë arritur të jenë të fuqishme përmes politikave adekuate të përcaktuara nga organet kompetente. Mirëpo edhe shumë vende tjera më pak të zhvilluara janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga mungesa e njohurive për të shfrytëzuar në mënyrë efektive burimet dhe …


Zhvillimi Financiar Dhe Rritja Ekonomike, Festina Ismajli Oct 2017

Zhvillimi Financiar Dhe Rritja Ekonomike, Festina Ismajli

Theses and Dissertations

Faktorët financiarë së bashku me rreziqet që i shoqërojnë ato luajnë një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të një vendi. Kemi permendur pesë funksionet kyçe të një sistemi financiar. Zhvillimi i sektorit financiar zhvillohet kur instrumentet financiare, tregjet dhe ndërmjetësit punojnë së bashku për të zvogëluar kostot e informacionit, zbatimit dhe transaksioneve. Zhvillimi financiar është tërësia e faktorëve, politikave, institucioneve që sigurojnë ndërmjetësues dhe tregje financiare efektive, ashtu si akses të thellë dhe të gjerë në kapital dhe në shërbime financiare , nxit rritjen ekonomike nëpërmjet akumulimit të kapitalit dhe avancimit teknologjik duke rritur normën e kursimeve, duke dhënë …


Doganat Si Instrument I Politikës Fiskale, Visar Namani Oct 2017

Doganat Si Instrument I Politikës Fiskale, Visar Namani

Theses and Dissertations

Sistemi dhe politika fiskale, përkatësisht të hyrat publike, janë të lidhura me funksionimin e shtetit. Shteti për të kryer funksionin e tij kushtetues, përkatësisht për ti plotësuar nevojat e përgjithshme dhe të përbashkëta të qytetarëve të vet, i nevojiten edhe mjete materiale. Shteti përmes instrumenteve të politikës fiskale grumbullon të hyra buxhetore, të cilat i mundësojnë që të kryejë funksionin e tij ekonomik dhe shoqëror. Nga politika fiskale që zbaton një vend varet dhe ngritja e standardit shoqëror dhe individuale e popullsisë. Andaj, “me anën e sistemit fiskal çdo shtet insiston që të plotësojë nevojat shoqërore (kolektive) që kanë karakter …


Ekzaminimi I Konceptit Të Menaxhimit Të Burimeve Njerëzore Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme: Rasti I Kosovës, Bleranda Musa Oct 2017

Ekzaminimi I Konceptit Të Menaxhimit Të Burimeve Njerëzore Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme: Rasti I Kosovës, Bleranda Musa

Theses and Dissertations

Me Menaxhim të Burimeve Njerëzore kuptojmë aftësinë e punonjësve që ta kuptojë dhe ta kryej në mënyrë efektive punën dhe njohuritë për analizimin e çështjeve. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është procesi i menaxhimit të njerëzve në organizata në një mënyrë të strukturuar dhe të plotë. Kjo mbulon fushat të tilla, si: menaxhimi i performancës, selektimi, kompensimi, zhvillimi i organizatës, komunikimi, siguria, mirëqenia, përfitimet, motivimi i punonjësve, trajnimi, mbajtjen e njerëzve dhe është një mjet i rëndësishëm strategjik që ndihmon në krijimin e një përparësie të qëndrueshme konkurruese të organizatës dhe i shton vlerën asaj. Menaxhimi modern i burimeve njerëzore është …


Krijimi I Sistemit Te Vlerave: Integrimi I Politikave Dhe Praktikave Te Koorporates Ne Krijimin E Vlerave Sociale Dhe Ekonomike, Hatixhe Dakaj Hoxhaj Oct 2017

Krijimi I Sistemit Te Vlerave: Integrimi I Politikave Dhe Praktikave Te Koorporates Ne Krijimin E Vlerave Sociale Dhe Ekonomike, Hatixhe Dakaj Hoxhaj

Theses and Dissertations

When people start telling you that you're crazy, you just might be near to the most important innovation in your lifeLarry Ellison.

Ky punim do të jetë një përpjekje për të dhënë një pasqyrë të dobishme të situatës aktuale të Përgjegjësisë Sociale në Kosovë, thjeshtë do të jetë diçka e re për ne, por që do na udhëheqë drejt një procesi mjaftë të gjatë, gjë që do të na shërbejë si bazë për hapat e mëtutjeshëm drejt ndërrmarrësisë sociale në vend, duke iu referuar literaturës përkatëse. Punimi diskuton mënyrën se si ndërmarrja sociale mund të ofrojë zgjidhje …


Cilat Janë Sfidat E Mjedisit Të Jashtëm Makroekonomik Në Industrinë E Tregtise Dhe Industrise Një Analizë E Zhvillimeve Bashkëkohore Duke Përdorur Pest Analizën, Muhamed Jashari Oct 2017

Cilat Janë Sfidat E Mjedisit Të Jashtëm Makroekonomik Në Industrinë E Tregtise Dhe Industrise Një Analizë E Zhvillimeve Bashkëkohore Duke Përdorur Pest Analizën, Muhamed Jashari

Theses and Dissertations

Tema e marrë ne studimë është një cështje shumë e rëndesishmë për të kuptuar qështjen dhe rendësinë qe kane ndikimet e jashtme ne nivelin makroekonomike ne Kosove. Ne kete teme do te shtjelloje disa nga faktorët kyqe qe kane te bëjnë me nivelin e tanishëm Ekonomik ne Kosove dhe do te shtjelloj disa nga faktorët e jashtëm dhe te brendeshem. Kjo teme eshte shtjelluar ne tre kapituj:

1. Nivelin Makroekonomik ne Kosove

2. Ndikimi i akterve te jashtëm ne te berit biznes ne Kosove

3. Si dhe ne kapitullin e trete kam folur rreth aderimit ne CEFTA dhe ndikimit ekonomik …


Përdorimi I Mediave Sociale Në Kompani Botërore Dhe Revolucioni I Saj, Ard Puka Sep 2017

Përdorimi I Mediave Sociale Në Kompani Botërore Dhe Revolucioni I Saj, Ard Puka

Theses and Dissertations

Teknologjia i jep konsumatorit fuqinë për të hetuar produktet për etiketimin e tyre dhe mundësinë për tëkritikuar ato, në masë të barabartë dhe më shumë. Prandaj shumë kompani sot kanë faqe në rrjetet sociale për të plotësuar informacionin e mbajtur produkte, të mbajtura nga reagimet e konsumatorëve rreth produkteve dhe kanë tendencë të lidhen më shumë me një kompani pas leximit të komenteve të ndryshme. Gazeta lidhet me ndikimin e mediave sociale në sjelljen e konsumatorit, ku përmes gazetës shumë konsumatorë përmbushin nevojat e tyre duke i ri kërkuar ato produkte në rrjete sociale prandaj gjithmonë do të jetë opsion …


‘’Krahasimi Statistikor I Remitancave Në Kosovë Me Vendet E Ballkanit’’ (Aplikimi I Metodave Statistikore), Blerina Jashari Sep 2017

‘’Krahasimi Statistikor I Remitancave Në Kosovë Me Vendet E Ballkanit’’ (Aplikimi I Metodave Statistikore), Blerina Jashari

Theses and Dissertations

Në Kosovë duke marrë parasysh se është një vend në zhvillim e sipër, rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik në vend luajnë të hyrat që vijnë nga vendet e tjera. Në kapitujt në vazhdim do të paraqitet një pasqyrë e qartë e cila shqyrton nivelin e remitancave në vend, si dhe vendeve të jashtme. Përveç nivelit të remitancave, poashtu do të bëhet edhe një shqyrtim i literaturës lidhur me metodologjinë e cila planifikohet të përdoret në mënyrë që rezultatet në kapitujt e mëposhtëm të jenë më të qarta dhe më të kuptueshme. Remitancat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin …


Rritja E Konkurrencës Në Sektorin Bankar Dhe Ndikimi Në Normën E Interesit Rasti: Bankat Komerciale Në Kosovë, Dhurata Azemi Sep 2017

Rritja E Konkurrencës Në Sektorin Bankar Dhe Ndikimi Në Normën E Interesit Rasti: Bankat Komerciale Në Kosovë, Dhurata Azemi

Theses and Dissertations

Në këtë pnim do te flitet për Bankat komerciale si faktor kyq në zhvillimin e ekonomisë së një vendi, për bankat si burim kryeseore i financimt të aktiviteteve investuse, financuse dhe operuse të bizneseve të vogla të mesme dhe bizneseve të mëdha, Historikun dhe zhvillimin e Bankave të para (i gjëjme qysh para 3000 viteve në Babilonin e lashtë si rezultat i zhvillimit të tregtisë dhe këmbimit të mallrave) një pjese e ketijë punimi ka të bëjë edhe me parimet bankare ku flitet për tri parimet kryesore te bankave komerciale. Tematika kryesore e ketijë punimi ka të bëjë me aktivitetet …


Tregtia E Lirë Në Kosovë, Erda Shabani Sep 2017

Tregtia E Lirë Në Kosovë, Erda Shabani

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i këtij punimi qëndron në studimin dhe analizimin e impaktit të liberalizimit tregtar dhe zhvillimet e tregtisë së jashtme të Kosovës. Kapitulli i parë fillon me një pasqyrë të shkurtër të nocionit, historikut dhe llojeve të tregtisë së lirë, ndër kapituj janë paraqitur dhe karakteristikat e tregtisë së lirë, të mirat dhe të këqiat e tregtisë së lirë, si dhe normat e tregtisë.

Në kapitullin e fundit është pasqyruar në mënyrë të përgjitshme një analizë e investimeve të jashtme në Kosovë, se qka ka ndikuar në rënien ose rritjen e këtyre investimeve.

Po ashtu janë analizuar të dhënat …


Pёrdorimi I Telefonave Celular Nё Online Banking, Fiona Prokshi Sep 2017

Pёrdorimi I Telefonave Celular Nё Online Banking, Fiona Prokshi

Theses and Dissertations

Zhvillimet e vrullshme teknologjike që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit kanë ndryshuar sjelljen konsumatore të klientëve për shërbimet bankare. Më shumë persona kanë mundësinë për hyrje në internet dhe e përdorin atë gjithmonë e më shumë për çështje të ndryshme. Gjithashtu web-i është kthyer në një medium të rëndësishëm ku shumë institucione publike po ofrojnë shërbime të qeverisjes për publikun. Bizneset dhe korporatat në përgjithësi po e shfrytëzojnë web-in si një kanal ku ata mund të përcjellin mesazhet e tyre promocionale e pse jo një kanal për të tërhequr klientelë të re dhe madje për të realizuar transaksione …


Investimet Në Ekonomitë Islame, Fllanza Binaj Sep 2017

Investimet Në Ekonomitë Islame, Fllanza Binaj

Theses and Dissertations

Tema fillon me një këndvështrim të përgjithshëm ndaj ekonomisë në botën islame më shum të asaj financiare dhe thellohet më shumë në sistemin bankar. Në dekadat e fundit me paraqitjen e bankave Islame në skenë dhe ajo që është duke ndodhur edhe tani me zhvillimin e shumtë të produkteve bankare, është për t’iu përgjigjur nevojave të kohës së sotme dhe për të siguruar alternativë financimi për shoqërinë myslimane. Gjatë disa dekadave të fundit, myslimanët janë munduar ta ristrukturojnë jetën e tyre në bazë të parimeve Islame. Ata janë thellë të bindur se dominimi politik dhe ekonomik i Perëndimit, përgjatë shekujve …


Nxitja E Shitjes Nëpërmes Bonus Kartelave Në Qendrat Tregtare Në Kosovë, Gresa Goga Sep 2017

Nxitja E Shitjes Nëpërmes Bonus Kartelave Në Qendrat Tregtare Në Kosovë, Gresa Goga

Theses and Dissertations

Rëndësia e nxitjes së shitjeve pa përzierjen e marketingut është e pamohueshme. Duke marrë parasysh koston e promovimeve të shitjes janë gjithmonë substanciale. Përzgjedhjen dhe hartimin e bëjnë më efektive edhe mjetet e promovimit që janë vendimtare për një fushatë promovimi të suksesshme. Aftësia e marketingut për të identifikuar atributet që janë relevante për tregun e tyre të synuar është jetike për ta pasur kontroll më të mirë mbi rezultatet e aktiviteteve të tyre promovuese. Ky studim ka për qëllim shqyrtimin dhe dallimet midis segmenteve të bazuara në psikologji dhe demografiken e segmenteve te konsumatorëve mbi qëndrimin e tyre dhe …


Mundësitë Dhe Efektet E Shkëmbimit Të Lirë Të Dijes Për Të Promovuar Inovacione, Lindita Osmani Sep 2017

Mundësitë Dhe Efektet E Shkëmbimit Të Lirë Të Dijes Për Të Promovuar Inovacione, Lindita Osmani

Theses and Dissertations

Inovacionet janë shumë të popullarizuara në botë e sidomos në vendet e zhvilluara dhe deri vonë është menduar që inovacionet janë vetëm teknologjike. Zhvillimi ekonomik ka ndikuar në përmirësim të arsimit, ku njohuritë edukative, puna dhe kapitali njerëzor së bashku më teknologji kanë ndikuar në zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe inovacione. Këto ditë më diferenca zhvillimore kaq të mëdha ndërmjet shteteve, teknologjia e avancuar mundëson që të shkëmbehen ide për të promovuar inovacione. Edhe pse mundësitë dhe efektet janë të ndryshme për çdo shtet, edukimi, informatat, teknologjia ka mundësuar që të zhvillohen inovacione që kanë ndikim shumë të madh …


Mundësitë Dhe Efektet E Shkëmbimit Të Lirë Të Dijes Për Të Promovuar Inovacione, Lindita Osmani Sep 2017

Mundësitë Dhe Efektet E Shkëmbimit Të Lirë Të Dijes Për Të Promovuar Inovacione, Lindita Osmani

Theses and Dissertations

Inovacionet janë shumë të popullarizuara në botë e sidomos në vendet e zhvilluara dhe deri vonë është menduar që inovacionet janë vetëm teknologjike. Zhvillimi ekonomik ka ndikuar në përmirësim të arsimit, ku njohuritë edukative, puna dhe kapitali njerëzor së bashku më teknologji kanë ndikuar në zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe inovacione. Këto ditë më diferenca zhvillimore kaq të mëdha ndërmjet shteteve, teknologjia e avancuar mundëson që të shkëmbehen ide për të promovuar inovacione. Edhe pse mundësitë dhe efektet janë të ndryshme për çdo shtet, edukimi, informatat, teknologjia ka mundësuar që të zhvillohen inovacione që kanë ndikim shumë të madh …


Vlerat Mbi Sjelljen E Konsumatorit, Tringa Mehmeti Sep 2017

Vlerat Mbi Sjelljen E Konsumatorit, Tringa Mehmeti

Theses and Dissertations

Sjellja konsumatore është një nga dukuritë që është studiuar më së shumti nga ekonomistët e të tëra kohërave. Kosova ka hyrë në rrugën e ekonomisë së tregut dhe sjellja e konsumatorëve Kosovarë është një dukuri që duhet studiuar për të vërejtur prirjet e konsumatorëve kosovarë në mënyrë që të përballojmë më mirë kërkesat, nevojat dhe dëshirat e tyre, duke menaxhuar edhe parametrat makroekonomikë.

Qëllimi i këtij punimi është që të japim disa mendime në lidhje me sjelljen konsumatore në përgjithësi mbështetur në Ligjin e Engelit dhe paradoksin Giffen dhe në lidhje me konsumin në Kosovë sipas familjeve dhe nivelit të …


Analiza Statistikore E Kredive Sipas Aktivitetit Ekonomik, Xhejlane Imeri Sep 2017

Analiza Statistikore E Kredive Sipas Aktivitetit Ekonomik, Xhejlane Imeri

Theses and Dissertations

Në dinamikën ekonomike globale në ditët e sotme fuqia, potenciali për të parashikur të ardhmen sjell përparsi të githanshme, për arsye se mund të parandalohen rreziqet e papritura. Në këtë perspektivë, është e rëndësishme që vazhdimisht të përcjellim të dhënat nga e kaluara, në mënyr që të mos na befasoj e ardhmja. Qëllimi i këtij studimi është që të ofrojë një pasqyrë të trendit të kredive në bazë të aktivitetit ekonomik dhe të bëjë krahasimet në sektor të ndryshëm të ekonomisë. Të dhënat e huazuara nga raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës tregojnë se huat bankare në Republikën …


“Kosova Dhe Marrëveshjet E Lira Tregtare”, Baton Gashi Aug 2017

“Kosova Dhe Marrëveshjet E Lira Tregtare”, Baton Gashi

Theses and Dissertations

Tregtia me vendet e huaja është një shenjë e cila tregon sesa e fuqishme dhe produktive është ekonomia e një vendi. Kosova, si një vend në zhvillim, njërën prej rrugëve drejt prosperitetit, zhvillimit dhe rritjes ekonomike e sheh përmes kësaj rruge. Në këtë punim paraqiten marrëveshjet e lira tregtare të Kosovës, në veçanti CEFTA (Central European Free Trade Agreement), dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizit Asociimit). Në marrëveshjen e CEFTA-s, Kosova paraqitet si humbës, për shkak të bilancit të dobët tregtar që e ka me të gjitha vendet anëtare të marrëveshjes. Poashtu, paraqiten edhe problemet të cilat vendi ynë i ka …