Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 68

Full-Text Articles in Business

"Auditimi I Jashtëm I Ndërmarrjeve Pas Zhdoganimit Të Mallrave", Bekim Rrahmani Dec 2014

"Auditimi I Jashtëm I Ndërmarrjeve Pas Zhdoganimit Të Mallrave", Bekim Rrahmani

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh përfitimet që kanë Doganat nga një sistem i mirëfilltë dhe i organizuar duke pranuar faktin se sistemet e tilla të punës mbi të gjitha kanë nevojë dhe domosdoshmëri për të oragnizuar edhe praktikën e auditimit. Kjo praktikë për momentin në Kosovë është vetëm në institucionet dhe organizmat e qeverisë e jo edhe në sektorin privat. Në Kosovë nuk vërehen investime nga bizenset kosovare në drejtim të implementimit të sistemeve të auditimit.

Unë kam tentuar që të bëjë një hulumtim rreth kësaj dukurie për të arritur disa qëllime, e para për të shpjeguar sadopak se pse Doganat duhet …


Investimet E Huaja Direkte Në Kosovë, Bislim Konjufca Dec 2014

Investimet E Huaja Direkte Në Kosovë, Bislim Konjufca

Theses and Dissertations

Sot tregjet ndërkombëtare shoqërojnë zhvillim ekonomik që rritet çdo ditë e më tepër, e për këtë arsye edhe investimet tregojnë rritje çdo ditë e më teper. Mjedisi konkurues ndryshon shumë shpejt, për këtë arsye duhet të ketë kujdes të madhë në marrjen e vendimeve për të investuar. Nga aspekti teorik dhe nga shembujt e ndryshëm praktik trajtohen definicione dhe kuptimet lidhur me investimet e huaja e në veçanti investimet në Kosovë, që ndodhin tani në ekonominë bashkëkohore. Ky punim trajton çështjet e realizimit dhe funksionimit të investimeve ndërkombëtare, këtu i jepet kuptimi dhe përmbajtja e investimeve. Në këtë punim prezentohen …


Principet E Menaxhimit Të Operacioneve Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Dorentina Rexhepaj Dec 2014

Principet E Menaxhimit Të Operacioneve Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Dorentina Rexhepaj

Theses and Dissertations

Menaxhimin e operacioneve në ndërmarrje të vogla dhe të mesme mund të përmbledhim mjaftushëm sepse në Kosovë janë këto ndërmarrje që e kaplojn tregun. Rol të rëndësishëm kanë specifikat e biznesit gjatë marrjesë më të shpejtë të vendimeve, komunikim të drejperdrejt prej lart-posht. Këto ndërmarrje perfaqësojn burime të punësimeve të reja si dhe kjo është vërtetuar edhe në bazë të hulumtimit që janë bërë në SHBA, Kanada dhe në Evropë, ku kanë aftësi që të ndërrojn aktivitetet dhe të reagojn shpejt në ndryshimet e tregut lokal.

Në temë është laboruar për principet e menxhimit të operacioneve të cilat janë cekur …


Principet E Menaxhimit Të Operacioneve Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Dorentina Rexhepaj Dec 2014

Principet E Menaxhimit Të Operacioneve Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Dorentina Rexhepaj

Theses and Dissertations

Menaxhimin e operacioneve në ndërmarrje të vogla dhe të mesme mund të përmbledhim mjaftushëm sepse në Kosovë janë këto ndërmarrje që e kaplojn tregun. Rol të rëndësishëm kanë specifikat e biznesit gjatë marrjesë më të shpejtë të vendimeve, komunikim të drejperdrejt prej lart-posht. Këto ndërmarrje perfaqësojn burime të punësimeve të reja si dhe kjo është vërtetuar edhe në bazë të hulumtimit që janë bërë në SHBA, Kanada dhe në Evropë, ku kanë aftësi që të ndërrojn aktivitetet dhe të reagojn shpejt në ndryshimet e tregut lokal.

Në temë është laboruar për principet e menxhimit të operacioneve të cilat janë cekur …


Roli I Auditorit, Es’Heme Beka Dec 2014

Roli I Auditorit, Es’Heme Beka

Theses and Dissertations

Profesioni i auditimit siç e njohim ka filluar të praktikohet që nga shekulli XIX dhe vjen nga praktikat e shteteve të atëhershme të zhvilluara, më saktësisht nga Anglia e cila ne atë kohe ishte fuqi kryesore ekonomike dhe kishte kolonitë e përhapura anë e mbanë botës. Në vendin tonë auditimi ka filluar të praktikohet pas viteve të dymita, ku për herë të parë Auditori Gjeneral u zgjodhë në vitin 2003 sipas rregullores se UNMIK-ut. Më vonë më shpalljen e pavarësisë Kuvendi i Kosoves aprovoj ligjin për Themelimin e Zyres se Auditorit të Përgjithshem.

Qëllimi i auditimit ka qenë dhe mbetet …


Rëndësia E Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm, Florije Puka Dec 2014

Rëndësia E Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm, Florije Puka

Theses and Dissertations

Auditimi është një koncept i natyrshëm në administrimin financiar publik, pasi krijon besim në menaxhimin e fondeve publike. Auditimi është komponent i domosdoshëm i një sistemi rregullator, i cili ka për qëllim të zbulojë devijimet nga standardet e pranuara dhe shkeljet e parimeve të ligjshmërisë, efikasitetit, efektivitetit, ekonomisë si dhe të menaxhimit financiar. Ky sistem do të bënte të mundur ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese në raste të veçanta, rritjen e përgjegjshmërisë, marrjen e kompensimit, si dhe parandalimin e shkeljeve të tilla. Auditimi ofron vlerën e shtuar jo vetëm me anë të analizimit dhe raportimit se çka ka ndodhur pas ngjarjes, …


Auditimi I Jashtëm Në Institucionet Publike Në Kosovë, Gonxhe Çaushi Dec 2014

Auditimi I Jashtëm Në Institucionet Publike Në Kosovë, Gonxhe Çaushi

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh keqpërdorimin e parasë publike, respektivisht buxhetin e shtetit nga institucionet publike në Kosovë, nevoja e kontrollit financiar është më se e domosdoshme. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt e luan edhe auditimi. Për ushtrimin e këtij aktiviteti të kontrollit në Kosovë ekziston auditimi i brendshëm i cili është një mekanizëm i Qeverisë së Kosovës për kontrollin e brendshëm të financave publike, dhe auditimi i jashtëm, ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në Kosovë është institucioni i autorizuar me Kushtetitën e Kosovës për kryerjen e auditimit të performancës dhe rregullsisë në institucionet publike në Kosovë.

Për …


Aplikimi I Sistemeve Te Informacionit Ne Menaxhimin E Operacioneve, Jeton Kosumi Dec 2014

Aplikimi I Sistemeve Te Informacionit Ne Menaxhimin E Operacioneve, Jeton Kosumi

Theses and Dissertations

Punimi “Aplikimi i Sistemeve të Informacionit në Menaxhimin e Operacioneve” merret më shumë me arsyet se pse duhet aplikuar sistemin e informacioneve në menaxhimin e operacioneve dhe sa përdoret kjo metodë nëpër vendet më të zhvilluara dhe në vendin tonë, dhe cilat janë te mirat dhe dobësitë e përdorimit të kësaj metode. Gjithashtu në këtë punim do të shpjegojmë edhe infrastrukturën ligjore që duhet të ndërtohet për aplikimin e sistemeve të informacionit në menaxhimin operacional. Me aplikimin e sistemeve të informacionit në menaxhimin e operacioneve lehtësohet puna e kompanive tëmëdha gjatë operacioneve të tyre për studimin e konkurrencësdhe gjetjen e …


Menaxhimi I Riskut, Luhatjet Në Kursin Valutor Dhe Investimet E Huaja Direkte, Kushtrim Shala Dec 2014

Menaxhimi I Riskut, Luhatjet Në Kursin Valutor Dhe Investimet E Huaja Direkte, Kushtrim Shala

Theses and Dissertations

Menaxhimi i riskut është një fenomen i rëndësishëm në mbarëvajtjen e një aktiviteti ekonomik, me një menaxhim të mirë të riskut varet edhe suksesi i atij aktiviteti. Ndërkohë, Investimet e Huaja Direket janë një fenomen që ka pasur një zhvillim të hovshëm në vitet e fundit. Të nxitura nga ndryshimet teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse kanë rëndësi ekonomike, politike dhe sociale që ato gjeneruar. Përfitimi i këtyre efekteve …


Raportet E Auditimit, Dhe Ndikimi I Tyre Në Vendimmarrje, Liridon Dragusha Dec 2014

Raportet E Auditimit, Dhe Ndikimi I Tyre Në Vendimmarrje, Liridon Dragusha

Theses and Dissertations

Auditorit i kerkohet te hartoje një raport te auditimit ne fund te auditimit ne te cilin te shpreh opinionin e tij mbi pamje te drejte dhe te sinqertë qe japin pasqyrat financiare. Raporti permban një sër elementësh unforimë në menyrë që të kuptohet prej lexuesve bashkë me faktin që auditimi është kryer në përputhje me standartet e miratuara.

Opinioni pa rezerve mund të shprehet vetëm ne rastet kur auditori ka mundur të arrijë në përfundimin se pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë e të sinqertë në përputhje me kornizën e njohur të raportimit financiar.

Raportet e modifikuara …


Përgjegjësitë E Auditorëve, Marigona Hargaja Dec 2014

Përgjegjësitë E Auditorëve, Marigona Hargaja

Theses and Dissertations

Auditimi është proces i sistematizuar i mbledhjes dhe krijimit të argumenteve mbi veprimtarinë ekonomike dhe rezultatet me qëllim që të konstatohet baraspesha në mes të raporteve të afarizmit dhe kriteriumeve të parashtruara dhe kjo tu dërgohet shfytëzuesve të interesuar. Auditimi është procedurë e të vërtetuarit dhe vlerësimit të raporteve financiare, poashtu është edhe procedurë e konsolidimit të raporteve financiare të obliguesve të auditimit të argumenteve dhe metodave të cilat zbatohen me rastin e përpilimit të raporteve financiare në bazë të të cilave jepet mendimi professional dhe i pavarur mbi gjendjen reale dhe objektive financiare, rezultatëve financiare dhe rrjedhës së parasë.


Privatizimi, Përparsitë Dhe Të Metat, Nora Zuka Dec 2014

Privatizimi, Përparsitë Dhe Të Metat, Nora Zuka

Theses and Dissertations

Privatizimi është një proces të cilin e kanë praktikuar të gjitha shtetet që kanë vendosur të arrijnë një ekonomi të tregut në vendet e tyre. Pra, të gjitha vendet e zhvilluara kanë kaluar nëpër këtë proces pasi kanë besuar se kjo është rruga e duhur për funksionimin e një ekonomie.

Në këtë punim ne do të flasim kryesisht për privatizimin në përgjithësi, por në të njëjtën kohë do të flasim për këtë proces edhe në vendin tonë pra në Kosovë i cili ka një rol të rëndësishëm, por që ka hasur në shumë probleme dhe këto probleme po vazhdojnë edhe …


Sistemi Bankar Në Kosovë, Mirora Limani Dec 2014

Sistemi Bankar Në Kosovë, Mirora Limani

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh keqpërdorimin e parasë publike, respektivisht buxhetin e shtetit nga institucionet publike në Kosovë, nevoja e kontrollit financiar është më së e domosdoshme. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt e luan edhe sistemi bankar. Veprimtaria e bankave në Republikën e Kosovës është e përcaktuar dhe e rregulluar me aktin e themelimit të tyre. Shikuar nga aspekti i zhvillimit dhe funksionimit të këtij sistemi, si dhe të nevojave dhe kërkesave të mëdha të ekonomisë për këto institucione, kuptojmë se sistemi bankar në Kosovë ende nuk është i zhvilluar aq sa duhet. Autorët përcaktojnë se bankat kryejnë një …


Motivimi I Punëtorëve Në Vendin E Punës, Sihana Sabedini Abdullahu Dec 2014

Motivimi I Punëtorëve Në Vendin E Punës, Sihana Sabedini Abdullahu

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të kuptojmë së si motivohen punëtorët në vendin e punes. Motivimi si fenomen paraqet një tërësi elementësh si dëshirat, nevojat, shtytjet, kërkesat, ashtu që të arrihen njëkohësisht qëllimet e kompanisë dhe të plotësohen nevojat personale të individit. Motivimi ka të bëjë më mënyrën se si shtytja, aspirata, nxitja dhe nevoja e qenieve njerëzore drejtojnë, kontrollojnë apo shpjegojnë sjelljen njerëzore. Ne në fillim, filluam të marrim informata të përgjithshme në lidhje me motivimin e punëtorëve në ndërmarrjet private në Kosovë, mirëpo ne formulimin e pyetësorit dhe ne intervistat të cilat i kemi bërë, ne arritëm të …


Aplikimi I Perskpektivave Të Menaxhmentit Operacional Në Ndermarrje Të Vogla Dhe Të Mesme (Nvm), Yllkë Abdullahu Dec 2014

Aplikimi I Perskpektivave Të Menaxhmentit Operacional Në Ndermarrje Të Vogla Dhe Të Mesme (Nvm), Yllkë Abdullahu

Theses and Dissertations

Në këtë temë të diplomës trajtohet roli i Menaxhimit të Operacioneve në ndërmarrje. Në fillim janë shpjeguar perspektivat kryesore në MO, Produktiviteti, Efektiviteti , Efiçienca, përgjegjësitë social, aspektet ekonomike dhe standardet. Pastaj janë shpjeguar strategjia dhe performanca në ndërmarrje, kemi cekur edhe formulimin e strategjisë sipas metodologjisë Hill.

Menaxhimi i operacioneve është i rëndësishëm si në ndërmarrje të mëdha, në ato të mesmet ashtu edhe në të voglat. Për ta thjeshtuar dhe për ta bërë këtë hulumtim të trajtës së nivelit të studimit, ky punim në vazhdim do të kufizohet në aplikimin e perspektivës të menaxhimit të operacioneve në ndërmarrje …


Konkluzionet Dhe Raportet E Auditimit, Albulena Popaj Nov 2014

Konkluzionet Dhe Raportet E Auditimit, Albulena Popaj

Theses and Dissertations

Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin që ka Auditimi. Auditimi është aktivitet i sofistikuar që kërkon planifikim, mbikëqyrje, kontroll dhe koordinim. Diskutimi i gjetjeve të rëndësishme të auditimit është mjaft kompleks sepse përfshinë komunikimin e aspekteve kualitative të praktikave të kontabilitetit të kompanisë, vështirësitë e hasura të auditimit, gabimet e pakorrigjuara, mosmarrëveshjet me menaxhmentin, konsultimin e menaxhmentit me kontabilistët e tjerë, çështjet në lidhje me pavarësinë e auditorëve dhe çështjet tjera signifikante. Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një shoqëri të jetë në nivelin më të lart …


Aplikimi I Marketingut Miks Në Organizatë, Albijona Gashi Nov 2014

Aplikimi I Marketingut Miks Në Organizatë, Albijona Gashi

Theses and Dissertations

Punimi ka për qëllim atë se çfarë është marketingu miks dhe si e aplikojnë këtë lloj të marketingut disa kompani të suksesshme ndërkombëtare dhe si ato vendore, në mënyrë që të kuptojë më shumë për aplikimin e marketingut miks nga këto kompani.

Si qëllim sekondar i këtij punimi është që të krahasojë këto të dhëna nga kompanitë të suksesshme ndërkombëtare më ato vendore dhe se çfarë duhet të bëjnë këto të fundit në mënyrë që të arrijnë më shumë sukses si në treg vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Punimi ka marrë për bazë aplikimin e marketingut miks nga kompanitë …


Testimi I Pasqyrave Financiare, Armend Dubova Nov 2014

Testimi I Pasqyrave Financiare, Armend Dubova

Theses and Dissertations

Testimi i pasqyrave financiare gjatë procesit të auditimit është krahasimi i vlerave të dhëna nëpër balancet e kontove me faktet apo dokumentimet. Pra të testosh një blanac në pasqyrë financiare do të thot të krahasosh atë me realitet apo ta vërtetosh që ka ndodhur në të vërtetë.

Për tu testuar pasqyrat financiare së pari duhet të jenë të njohura problemet dhe gabimet që mund të hasen gjatë testimit të tyre, prandaj në këtë punim do të spjegohen së pari pasqyrat financiare, pra një informatë e thjeshtë se qka janë pasqyrat financiare, cilat janë ato dhe si krijohen. Pastaj një informim …


Rendesia E Auditimit Te Brendshem, Bleranda Musa Nov 2014

Rendesia E Auditimit Te Brendshem, Bleranda Musa

Theses and Dissertations

Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin që ka Auditimit i brendshëm në mbarëvajtjen e sistemit në të cilin po jetojmë (apo në çfarë do sistemi tjetër). Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një shoqëri të jetë në nivelin më të lart të ndërgjegjësimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e auditimit apo kontrollit të jenë tejet profesionale dhe funksionale në nivelin më të lart të mundshëm.

Temën e kam trajtuar në këndvështrimin e dallimeve funksionale mes te dy llojeve të auditimit, të jashtëm dhe të brendshëm.


“Cikli I Jetëgjatësisë Së Produktit – Sektori I Shërbimeve”, Denis Berisha Nov 2014

“Cikli I Jetëgjatësisë Së Produktit – Sektori I Shërbimeve”, Denis Berisha

Theses and Dissertations

Koncepti i ciklit të jetëgjatësisë së produktit nuk është i ri, meqenëse është analizuar, rishqyrtuar dhe diskutuar shumë nga ekspertët dhe profesionist të ndryshëm në kohëra të ndryshme. Ndërsa ekonomisti i parë që zhvilloi këtë teori është Raymond Vernon, ekspert në fushën e tregtisë ndërkombëtare dhe themelues i FMN-së (Fondit Monetar Ndërkombëtar). Ndërsa pas prezantimit të kësaj teorie janë bërë hulumtime të shumta dhe të llojllojshme në përdorimin e stratëgjive të mirëfillta në mënyrë që jetëgjatësia e produktit të jetë sa më e gjatë dhe të njejtën kohë më efikase dhe profitabile. Kjo temë tregon rëndësinë e përdorimit të ciklit …


“Cikli I Jetëgjatësisë Së Produktit – Sektori I Shërbimeve”, Denis Berisha Nov 2014

“Cikli I Jetëgjatësisë Së Produktit – Sektori I Shërbimeve”, Denis Berisha

Theses and Dissertations

Koncepti i ciklit të jetëgjatësisë së produktit nuk është i ri, meqenëse është analizuar, rishqyrtuar dhe diskutuar shumë nga ekspertët dhe profesionist të ndryshëm në kohëra të ndryshme. Ndërsa ekonomisti i parë që zhvilloi këtë teori është Raymond Vernon, ekspert në fushën e tregtisë ndërkombëtare dhe themelues i FMN-së (Fondit Monetar Ndërkombëtar). Ndërsa pas prezantimit të kësaj teorie janë bërë hulumtime të shumta dhe të llojllojshme në përdorimin e stratëgjive të mirëfillta në mënyrë që jetëgjatësia e produktit të jetë sa më e gjatë dhe të njejtën kohë më efikase dhe profitabile.

Kjo temë tregon rëndësinë e përdorimit të ciklit …


Auditimi I Performancës Së Burimeve Njerëzore Në Institucionet Shëndetësore, Egzona Luboteni Nov 2014

Auditimi I Performancës Së Burimeve Njerëzore Në Institucionet Shëndetësore, Egzona Luboteni

Theses and Dissertations

Sektori i shëndetësisë, sot është një nga ata sektorë që merr pjesën më të madhe në shpenzimet publike. Prandaj, vlerësimi i performancës është me rëndësi të madhe si një tregues i rëndësishëm për vendim-marrje, si për cilësinë e shërbimit të ofruar ashtu edhe për sasinë e burimeve që do të jepen për shërbime shëndetësore. Ekzistojnë metoda të ndryshme për matjen e performancës organizative të institucioneve shëndetësore.

Në këtë studim është përdorur një përzierje e metodave kualitative dhe kuantitative të hulumtimit. Përmes shqyrtimit kritik dhe kualitativ të literaturës është krijuar një bazë teorike e ndërlidhur me problematikën e temës së hulumtimit …


Rëndësia E Marketingut Në Zhvillimin E Sektorit Privatë, Drenusha Riza Nov 2014

Rëndësia E Marketingut Në Zhvillimin E Sektorit Privatë, Drenusha Riza

Theses and Dissertations

Hulumtimet tona verifikojnë supozimet se shumica e ndërmarrësve nuk ka koncept më të përpunuar të punës, në formë të planit të biznesit ose të përkufizimit të strategjisë së biznesit me ndonjë metodë tjetër. Intuita është metoda në të cilën kryesisht mbështeten ndërmarrësit. Edhe vetë formimi i ndërmarjeve në të shumtën e rasteve, është bërë pa koncept të përpunuar dhe, si rrjedhojë, regjistrojnë më shumë veprimtari, nuk ekziston specializimi për veprimtari të caktuara, punohet prej rastit në rast, me shumë artikuj. Si pasojë është struktura e ekonomisë private, ku dominojnë me mbi 70% ndërmarrjet tregtare. Veç kësaj, prej numrit të ndërmarrjeve …


Banka Qëndrore E Kosovës Dhe Politika Monetare, Edisona Zeka Nov 2014

Banka Qëndrore E Kosovës Dhe Politika Monetare, Edisona Zeka

Theses and Dissertations

Banka Qendrore e Kosovës dhe politika monetare

Objektiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) janë deklaruar në Nenin 7 të Ligjit për Bankën Qendrore 2010:

  • “Objektiv primar është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.” BQK gjithashtu synon të arrij dhe mirëmbajë stabilitetin e çmimeve vendore".

Orientimi i BQK-së nga tregu i lirë është qartë:

  • “Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencëtë lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve”.

Mjete themelore të BQK-së për arritjen e …


Cili Është Roli I Institucioneve Në Zhvillimin E Ndërmarrësisë?, Endi Hasanaj Nov 2014

Cili Është Roli I Institucioneve Në Zhvillimin E Ndërmarrësisë?, Endi Hasanaj

Theses and Dissertations

Ne këtë temë të diplomës trajtohet roli i institucioneve në zhvillimin e ndërmarrësise, duke filluar me trajtimin e ndërmarrësisë dhe institucioneve si koncepte, dhe duke vazhduar me trajtimin e ndikimit apo rolin e tri llojeve të institucioneve në ndërmarrësi, te cilat janë:

  • Roli i Institucioneve Politike
  • Roli i Institucioneve Ekonomike
  • Roli i Institucioneve Kulturore

Tek trajtimi i rolit të institucioneve politike janë shtjelluar këto çeshtje: Roli i stabilitetit politik dhe Qeverise në ndërmarrësi, veprimet që mund të ndërmerren nga institucionet për përmirësimin e klimës për ndërmarrësi, politikat dhe infrastruktura ligjore, mjedisi i biznesit dhe korniza ligjore për NVM-të dhe NVM-të …


Përmirësimi I Performancës Së Biznesit Me Anë Të Dizajnimit Të Procesit Të Biznesit, Erblin Lubishtani Nov 2014

Përmirësimi I Performancës Së Biznesit Me Anë Të Dizajnimit Të Procesit Të Biznesit, Erblin Lubishtani

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome është analizuar dhe interpretuar ndërlidhja që ka përmirësimi i performancës së biznesit me anë të dizajnimit të procesit të biznesit.

Vlerësimi i performancës është me rëndësi të veçantë, si një tregues i rëndësishëm për vendim – marrje. Ekzistojnë metoda të ndryshme për matjen e performancës organizative/biznesore.

Të dhënat që janë përdorur për të arritur deri në hulumtimin sa më të mirë, janë të interpretuara nga profesor të shquar të fushave përkatëse, gjithashtu literatura më kredibile që analizon më së miri përmirësimin e performancës me anë të dizajnimit të procesit të biznesit. Për të arritur deri në …


Treguesit E Vlerës Mesatare, Hekuran Popaj Nov 2014

Treguesit E Vlerës Mesatare, Hekuran Popaj

Theses and Dissertations

Treguesit e vlerës mesatare

Treguesit e vlerës mesatare janë pjesë e analizës statike tek grupi i analizës statistikore. Treguesit e vlerës mesatare jane vlera reprezentative te cilat zevendesojnë te gjitha vlerat e veqorisë së dukurisë së dhënë. Sa me homogjene qe te jene te dhënat statistikore aq më reprezentative do të jenë vlerat mesatare.

Madhësitë mesatare shprehin anën sasiore të serive statistikore dhe llogariten vetëm te seritë statistikore ndërsa te ato cilësore pamundësohet llogaritja e tyre.

Madhësitë mesatare në vargun e të dhënave të njësisë statistikore gjenden gjithmonë në mes të modalitetit (të dhënës) më të vogel dhe modalitetit më …


Parashikimi I Kredive Të Bankave Komerciale Përmes Modelit Aditiv Dhe Multiplikativ, Granit Shala Nov 2014

Parashikimi I Kredive Të Bankave Komerciale Përmes Modelit Aditiv Dhe Multiplikativ, Granit Shala

Theses and Dissertations

Parashikimi është prognozë e dukurisë për të ardhmen. Modeli i thjeshtë linear më parë konsiderohet se është i përshtatshëm për të dhënat e serive kohore të parashikimit të cilat tregojnë një model të fortë linear me kalimin e kohës.Komponentët e përdorura për të bërë këto modele janë zakonisht të referuara si trend, faktorët sezonal, faktorët ciklikë dhe faktorë të rastit apo të mbetur.

Kredia përfshinë rishpërndarjen e mjeteve financiare me kalimin e kohës, ndërmjet një kredidhënësi dhe një kredimarrësi

Në Kosovë në fund të vitit 2012 bankat raportuan ulje të kërkesës për kredi nga ndërmarrjet, ndërsa rritje të kërkesës nga …


Tregu Dhe Funksioni I Tregut Në Ekonomi, Labinot Babatinca Nov 2014

Tregu Dhe Funksioni I Tregut Në Ekonomi, Labinot Babatinca

Theses and Dissertations

Shumë dijetar dhe ekonomist kanë dhënë teori të ndryshme reth tregut. Në teori tregu paraqet hapësirën ku takohet blerësi dhe shitësi, dhe bëhet këmbimi i mallit me para ose mall me mall.

Tregun mund ta definojmë si vendi ku takohet dhe bëjnë transaksione shitësi dhe blerësi, ku ofrohën produkte dhe shërbime për shitje, dhe në të cilën ndërohet pronari i mallit. Në treg, transaksionet mund të bëhen në mënyra të ndryshme si: mall-para, mall-mall, para-para dhe quhet këmbim valutash.

Rëndësia e tregut shihet qartë nga vetë funksionet që i kryen tregu. Tregu në mënyrë objektive bën vlerësimin e të mirave …


Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillim Ekonomik, Lirie Metaj Nov 2014

Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillim Ekonomik, Lirie Metaj

Theses and Dissertations

Rritja ekonomike është krijimi dhe vazhdimi i rritjës vjetore e GNP-së, rritja reale e prodhimit për kokë banori. Rritja ekonomike është treguesi më i rëndësishëm i suksesit ekonomik të një vendi, përcaktohet si aftësi e ekonomisë për të prodhuar gjithnjë e më shumë mallra dhe shërbime. Rritja ekonomike është thelbësore për zhvillim. Komponentët e rritjës ekonomike janë: Resurset njerëzore (sasia dhe cilësia e fuqish së punës, edukimi, aftësia, disiplina, motivimi), Burimet natyrore (sasia dhe cilësia e tokës, mineraleve, naftës, ambientit ), Akumulimi i kapitalit (makineritë, fabrikat, pajisjet, rrugët, etj.). Burimet kryesore të rritjës ekonomike: Ka dy mundësi ku mund të …