Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses and Dissertations

Discipline
Institution
Keyword
Publication Year
File Type

Articles 1 - 30 of 4200

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Lindja E Indukuar Dhe Përfundimi Peripartal, Arlinda Uka Nov 2021

Lindja E Indukuar Dhe Përfundimi Peripartal, Arlinda Uka

Theses and Dissertations

Lindja e indukuar është proces i stimulimit artificial të mitrës për të filluar lindjen. Stimulimi i lindjes nënkupton stimulimin e mitrës gjatë lindjes për të rritur frekuencën dhe forcën e kontraktimeve. Induksioni dhe stimulimi i lindjes ende janë sfidë për obstetrit, mamitë dhe infermieret në botë edhe te ne, sepse bartin një sërë rreziqesh si për shëndetin e nënës ashtu edhe për frytin - të porsalindurin. Andaj, qëllimi i punimit tonë është që të hulumtohen rastet e lindjeve të indukuara dhe të stimuluara në Klinikën Obstetrike - Gjinekologjike ne QKUK, në periudhën Janar-Mars, 2020.

Studimi është i llojit retrospektiv, i serisë të ...


Non-Anogenital And Anogenital Injuries Of Females Following Sexual Assault: A Retrospective, Descriptive Study From 5,464 Sexual Assault Forensic Medical Examination (Safme) Reports, Atalie M. Bradshaw Apr 2021

Non-Anogenital And Anogenital Injuries Of Females Following Sexual Assault: A Retrospective, Descriptive Study From 5,464 Sexual Assault Forensic Medical Examination (Safme) Reports, Atalie M. Bradshaw

Theses and Dissertations

The focus of this retrospective, descriptive study is to describe non-anogenital and anogenital injuries documented in over 5,000 sexual assault forensic medical examination (SAFME) reports of female patients. The study findings expand understanding of injuries documented following sexual assault by exploring associations between injuries and a multitude of variables: patient demographics (age, race, gender); time between assault and examination; patient-perpetrator relationship; perpetrator actions (strangulation, hit, verbally threatened/coerced, use of restraints, grabbed/held); number of assaultive acts; multiple-perpetrators; suspected drug-facilitated assaults; patient and perpetrator use of alcohol and drugs; and physically or mentally impaired patients. The various types and ...


Përdorimi I Anestetikeve Në Regjionin E Prizrenit, Albiane Nezaj Mar 2021

Përdorimi I Anestetikeve Në Regjionin E Prizrenit, Albiane Nezaj

Theses and Dissertations

Fusha e mjeksisë ka mundësuar që me anë të disa medikamenteve të bëjë kryerjen e intervenimeve kirurgjike pa dhimbje dhe humbje të vetëdijes apo të dyja së bashku.

Kjo procedurë që aplikohet tek pacientët gjatë intervenimeve kirurgjike quhet Anestezion.

Procedura me të cilat arrihet anestezioni d.m.th depresioni i sisemit nervor qendror dhe periferik është proces reverzibil pasi që pas ndërprerjes së veprimit të anestetikëve të gjitha funksionet e indit nervor duhet të kthehen në gjendje normale.

Rëndesia e kësaj teme është që të merren të dhënat për ruajtjen e shendetit të pacientit gjatë dhe pas përdorimit të anestetikëve ...


Qasjet E Reja Në Trajtimin E Kancerit Të Gjirit, Albana Zulfaj Mar 2021

Qasjet E Reja Në Trajtimin E Kancerit Të Gjirit, Albana Zulfaj

Theses and Dissertations

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Metoda kryesore moderne për zbulimin e kancerit të gjirit është mamografia, e cila në mënyrë të besueshme zbulon nga 80% në 96% të tumoreve të gjirit, më të mëdha se10 mmnë diametër. Mamografia kryhet çdo vit si masë profilaktike për të gjitha gratë mbi moshën 40 vjet. Qëllimi bazë i këtij hulumtimi është analizimi i detajizuar i procedurave të hershme diagnostikuese bashkëkohore në kuadër të zbulimit të hershëm të kancerit ...


Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq Mar 2021

Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq

Theses and Dissertations

Hyrje: Janë infeksione që mund të prekin çdo pjesë të aparatit urinar: veshkën, ureterin, fshikëzën e urinës, apo uretrën. Shumica e infeksioneve prekin pjesën e poshtme të aparatit urinar d.m.th. fshikëzën dhe uretrën. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin ...


Kujdesi Infermieror Në Të Sëmurët Me Infeksion Urinar, Ermira Rexhepi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Në Të Sëmurët Me Infeksion Urinar, Ermira Rexhepi

Theses and Dissertations

Infeksionet e traktit urinar janë nga infeksionet më të zakonshme që prekin njerëzit. Infeksionet e pakomplikuara ndodhin më së shpeshti në gratë ndryshe të shëndetshme kur bakteret uropatogjene, zakonisht Escherichia coli, ngjiten nga perineumi në fshikëz dhe kapërcejnë imunitetin e lindur të strehuesit. Infeksionet e komplikuara ndodhin tek pacientët me anomali anatomike ose funksionale të traktit urinar. Diagnoza vendoset në bazë të simptomave dhe saktësia diagnostike përmirësohet me anë të analizës së urinës. Kultura e urinës është e rëndësishme me infeksion të rëndë, të përsëritur ose të komplikuar dhe kur diagnoza është e paqartë, për shembull tek fëmijët dhe të ...


Përkujdesja Infermierike Ndaj Të Sëmurit Me Trakeostomë, Erblina Behluli Mar 2021

Përkujdesja Infermierike Ndaj Të Sëmurit Me Trakeostomë, Erblina Behluli

Theses and Dissertations

Hyrja: Një trakeostomi është një vrimë e bërë në mënyrë kirurgjike, që kalon nëpër pjesën e përparme të qafës tuaj në trake, ose mbrapa. Trakeostomi quhet hapja ose stoma e bërë nga kjo prerje. Stoma mund të shërbej si rrugë ajrore ose mund të shërbeje si vend për vendosjen e një tubi të trakeostomisë. Mënyra e parë është kur kjo procedurë kërkohet në mënyrë urgjente dhe mënyra e dytë është kur nuk kërkohet më mënyrë urgjente. Një trakeostomi mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë të jenë në ventilatorë për më shumë se dy javë ose që ...


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Liridona Kamberi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Liridona Kamberi

Theses and Dissertations

Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë ndër infeksionet më të shpeshta dhe përbëjnë një problem të përditshëm. Ato prekin çdo moshë dhe kanë prirje të përsëriten apo të bëhen edhe kronike. Po ashtu ITU mbartin rrezikun e prekjes së organeve kryesore të traktit urinar, të veshkave, duke dhënë pielonefritin kronik.

Qëllimi: Punimi është realizuar me qëllim të rritjes së njohurive rreth infeksioneve të traktit urinar, mënyrës së paraqitjes, faktorëve të rrezikut si dhe kujdesin infermieror për pacientët me ITU.

Profesioni im, është i shenjtë. Unë si infermiere, me shumë dëshirë dua që ta trajtoj këtë qështje sa të mirë aq ...


Egzaminimet Radiologjike Dhe Kujdesi Infermieror, Qëndrim Islami Mar 2021

Egzaminimet Radiologjike Dhe Kujdesi Infermieror, Qëndrim Islami

Theses and Dissertations

Përparimet e fundit të teknologjisë kanë mundësuar një shumllojllojshmëri të vërtet të teknikave dhe procedurave në imazheri dhe diagnostikë.Me gjithë rrezikun e njohur nga rrezatimi radiologjia mbetet njëra nga diciplinat kyçe në diagnostifikim të sëmundjeve te pacientët. Nëpërmjet aparaturave që përdoren në radiologji personeli mjekësor vëren ndryshimet që ndodhin te organet, apo pjesë të organeve të sëmura ku nëpërmjet imazheve që fitohen bëhet krahasimi me organin gjegjës normal.Radiologjia nëdiagnostikë përdoret nga të gjitha diciplinat e mjekësisë. Qëllimi i hulumtimit: Të njihemi me egzaminimet radiologjike, rëndësin e rrezeve X në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe rrezikun nga rrezatimi dhe kujdesin ...


Roli I Infermierës Në Tretmanin Postoperativ Pas Kolecistektomisë Me Kirurgji Të Hapur, Marigona Kodra Mar 2021

Roli I Infermierës Në Tretmanin Postoperativ Pas Kolecistektomisë Me Kirurgji Të Hapur, Marigona Kodra

Theses and Dissertations

Kolecistektomia laparatomike është një procedurë tek e cila bëjmë heqjen e fshikëzës së tëmthit me një incizion ( të madh ) me metodën klasike ( kirurgji e hapur ). Qëllimi i këtij punimi ka qenë shtjellimi i kolecistektomisë laparatomike , faktorët që kontribuojnë deri tek zhvillimi i këtij intervenimi kirurgjik dhe kujdesi infermieror pre dhe post operativ. Detyra primare e infermierëve në këto raste është sigurimi i shëndetit të mirëfilltë të pacientit, rishikimi i vazhdueshëm dhe përcjellja e komplikacioneve të mundshme pas intervenimit kirurgjik të cilat munden edhe të rrezikojnë jetën e pacientit. Ky punim përmban studim të disa rasteve, ku rezultati i kujdesit infermieror ...


Ndikimet Në Pagjumësi Dhe Faktorëve Tjerë Psikologjike Tek Punëtorët Shëndetësor Në Përballje Me Pandeminë Covid-19 Në Regjionin E Prishtinës, Valentina Morina Mar 2021

Ndikimet Në Pagjumësi Dhe Faktorëve Tjerë Psikologjike Tek Punëtorët Shëndetësor Në Përballje Me Pandeminë Covid-19 Në Regjionin E Prishtinës, Valentina Morina

Theses and Dissertations

Hyrje: Ky punim hulumtues ka të bëjë me "Ndikimet në pagjumësi dhe faktorëve tjerë psikologjike tek punëtorët shëndetësorë në përballje me pandeminë COVID-19". Duke e ditur se me çfarë problemi po përballet bota, aktualiteti i kohëve të fundit na ka bërë kureshtarë sidomos neve si profesionistët e ardhshëm shëndetësor të hulumtojmë për vështirësitë dhe problemet që përballën kolegët e mi, pasi në të ardhmën do të jem edhe unë pjesë e këtij stafi.

Qëllimi i hulumtimit: Qëllimi kryesor i këtij studimi është të hulumtojë si studente e degës së infermierisë se cila është puna me të cilën përballen profesionistët, rreziku ...


Establishing A Mechanistic Link Between Disturbed Flow And Aneurysm Formation In A 3d Cerebral Bifurcation Model, Nesrine Bouhrira Feb 2021

Establishing A Mechanistic Link Between Disturbed Flow And Aneurysm Formation In A 3d Cerebral Bifurcation Model, Nesrine Bouhrira

Theses and Dissertations

The effect of disturbed flow profiles on the endothelium have been studied extensively in systemic vasculature, but less is known about the response of the blood-brain barrier (BBB) to these flow regimes. Here we investigate the effect of steady and pulsatile disturbed flow on the integrity of the BBB using a three-dimensional, perfusable bifurcation model consisting of a co-culture of endothelial cells with mural and glial cells. Experimental flow patterns predicted by computational fluid dynamics mimic in vivo flow regimes, specifically the presence of a recirculation zone immediately downstream of the bifurcation reveal periodic changes in the instantaneous shear stress ...


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Albane Ademaj Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Albane Ademaj

Theses and Dissertations

Diabeti deri më sot ende është një sëmundje e cila nuk ka shërim definitiv, mirëpo vetëm bëhet mbajtja në normë e nivelit të glukozës në gjak.(1) Infermierët janë pjesë e stafit mjekësor të cilët janë shumë të rëndëishëm tek pacientët diabetik. Roli i infermierëve tek diabetikët është i shumëfishtë; duke filluar që nga marrja e anamnezës infermierore, marrja e gjakut për matjen e glukozës, e deri tek aplikimi i terapisë atëher kur është e nevojshme.(2)

Qëllimi i këtij punimi është të hulumtohen njohurit e pacientëve me diabet për dijetat ushqimore të cilat i përdorin, të tregohet roli i ...


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Skizofreni-Ndikimi I Covid-19, Afërdita Kajdomqaj Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Skizofreni-Ndikimi I Covid-19, Afërdita Kajdomqaj

Theses and Dissertations

Hyrje: Ka pasur punime të shumta që kanë parashikuar se njerëzit me sëmundje të rënda mendore do të jenë në rrezik të lartë gjatë kësaj periudhe.

Qëllimi: Të kuptojë gjendjen psikike të të sëmurëve me çrregullime psikotike kronike si rezultat i situatës së krijuar nga COVID-19.

Metoda: Është një studim kros-sektorial. Pacientët me Skizofreni dhe çrregullime të tjera psikotike ose kujdestarët e tyre kryesorë (91 pacientë dhe 47 kujdestarë) u intervistuan përmes telefonatave ose drejtpërdrejt gjatë periudhës së pandemisë, në lidhje me gjendjen e tyre psikike.

Rezultatet: Pas shfaqjes së pandemisë 99 ose 71.70 % e klientëve deklaruan se nuk ...


Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurit Me Insuficiencë Renale Kronike, Arbresa Bytyqi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurit Me Insuficiencë Renale Kronike, Arbresa Bytyqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të paraqes një përmbledhje të detajuar rreth kujdesit infermieror tek pacientët me sëmundje renale kronike. Njohja fillimisht me përkufizimet e sëmundjes, etiologjinë, patofiziologjitë e sëmundjes, trajtimi, përcaktimin e diagnozës, dhe rolin e infermierës në sëmundjen renale kronike.

Insuficienca renale kronike është dëmtim progresiv dhe i pakthyeshëm i funksionit të veshkave. Veshkat ngadalë humbin aftësinë e tyre për të eleminuar toksinat dhe për të kontrolluar vëllimin e ujit në trup. Në shumicën e rasteve, situata e sëmundjes kronike të veshkave arrihet, pas një periudhe të ndryshueshme kohore, kështu që mund të duhen vite nga fillimi i diagnozës ...


Frika E Pacientëve Nga Stomatologu Në Ordinancën Swiss Dental Në Ferizaj, Arbёresha Ramolli Feb 2021

Frika E Pacientëve Nga Stomatologu Në Ordinancën Swiss Dental Në Ferizaj, Arbёresha Ramolli

Theses and Dissertations

Hyrje: Frika definohet si përgjigje individuale në ngjarjen aktuale apo kërcënimin me qëllim për të mbrojtur jetën. Frika nga intervenimet stomatologjike radhitet në vendin e katërt në grupin e situatave që shkaktojnë frikë dhe manifestohet nga nervoza dhe ankthi deri në paraqitjen e fobisë. Frika mund të jetë shkakatare e të ashtuqujturit «rrethi vicioz i frikës te stomatologut» si dhe i një shëndeti të dobët oral. Frika mund të menaxhohet në mënyra të ndryshme. Kur bëhet fjalë për fëmijët duhet fillimisht që të fitohet besimi i tyre, në vizitën e parë asnjëherë nuk duhet shkaktuar dhimbje. Qëllimi i punimit: Qëllimi ...


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Karcinom Të Gjirit, Anita Mustafa Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Karcinom Të Gjirit, Anita Mustafa

Theses and Dissertations

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në gjithë botën dhe është vlerësuar se përbën rreth 25% të të gjitha sëmundjeve malinje dhe incidenca e saj tregon një trend në rritje të vazhdueshme në shumë vende në të gjithë botën. Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm në botë dhe, deri tani, kanceri më i shpeshtë në mesin e grave, me rreth 1, 67 milion raste të reja të kancerit të diagnostifikuara në 2012 (25% e të gjitha kancereve ...


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Të Moshuar Me Frakturë Të Femurit, Bleona Vranovci Feb 2021

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Të Moshuar Me Frakturë Të Femurit, Bleona Vranovci

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e problemit si emocional ashtu edhe profesional, tema ka rëndësi të veqantë dhe është mjaft e përhapur në tërë botën.

Synimi i punimit tim është që të theksohet në përpikshmëri “Kujdesi infermieror ndaj pacientëve të moshuar me frakturë të femurit”.

Gjatë formimit të punimit vend të rëndësishëm ka zënë puna praktike në Spitalin Rajonal Ferizaj, gjithashtu edhe puna ime në Ordinancën ortopedike Gjenezis, duke u ngjeshur drejtë për së drejti me rastin e studimit.

Bazë e punimit është paraqitja e kjartë e problemit në fjalë, duke u përmbushur më pas nga përshkrimi i hapave të duhur ...


Ndikimi I Betabllokatorëve Te Pacientët Me Çrregullime Kardiake, Bleona Januzaj Feb 2021

Ndikimi I Betabllokatorëve Te Pacientët Me Çrregullime Kardiake, Bleona Januzaj

Theses and Dissertations

Sëmundjet kardiovaskularejanëproblemeqënashoqërojnëçdoditëdhemarrinjetën e mijëranjerëzishnëmbarëbotën, andajekzistojnëterapiqëndihmojnëdhepërmirësojnëshëndetin e pacientëve me problemenëzemër.

Ndërterapitë e efektshmepërkëtoçrregullimejanëbetabllokatorët, preparatemedikamentozeqëndihmojnëshumënëkuadërtëçrregullimevekardiake, siçjanë: dështimet e zemrës, aritmitë, angjinapektoraledhehipertensioni.Betabllokatorëttënjohurgjithashtusiagjentëbllokues beta-adrenergjikëjanëprailaçeqëulinpresionin e gjakut, bëjnëqëzemratërrahëmëngadalëdhe me mëpakforcë, këtobarnagjithashtundihmojnënëhapjen e venavedhearterievepërtëpërmirësuarrrjedhjen e gjakut.

Unë do tëelaborojëdhetregojënëmënyrënmëtëmirëpërndikimin e këtyrebarnave, veprimet e tyrepozitivedhe negative, pranëkëtëhulumtim do tëshqyrtojënjënganjë duke pasurparasyshqëkëtoçrregullimekardiakejanënjë problem global nëditët e sotme.

Çdogjëpërnjëshëndetsamëcilësordhekualitativpërpacientin, sepseshëndetiështëgjëjaprimare.


Roli I Kujdesit Infermieror Gjatështatzënisë Në Spitalin Regjional Në Ferizaj, Besiana Rexhepi Feb 2021

Roli I Kujdesit Infermieror Gjatështatzënisë Në Spitalin Regjional Në Ferizaj, Besiana Rexhepi

Theses and Dissertations

Shtatzënia është një periudhë delikate që kërkon një përkushtim mjaftë të veçantë dhe përkujdesje të vazhdueshme.

Shtatzënia ndahet në periudha tremujore për ta kuptuar dhe përcjellë më lehtë.

Njëkohësisht,secila periudhë (tresmestër) në vetvete përmban probleme pak a shumë “serioze”.

Poashtu roli i kujdesit infermieror ndaj grave shtatzëna,luan rol të rëndësishëm gjatë kujdesit mjekësor për zvogëlimin e komplikimeve si dhe sjelljes në jetë të fëmijës së shëndoshë.

Ky shqyrtim përmbledhë njohuritë aktuale rreth shtatzënisë dhe kujdesit infermieror gjatë kësaj periudhe.

Qëllimi i këtij hulumtimi është zgjerimi i njohurive për shtatzëninë,ndryshimet të cilat ndodhin në organizmin e shtatzënave dhe ...


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani

Theses and Dissertations

Epilepsia quhet edhe morbus komicial, morbus sacer, “sëmundje e tokës”. Me termin “epilepsi” përkufizohet një gjendje patologjike kronike e sistemit nervor qëndror që shprehet nëpërmjet episodeve klinike shpërthyese të përsëritura, si pasoje e shkarkesave të shtuara dhe hipersinkrone të një popullate neuronale të hipereksituar. Ndërsa krizat epileptike sipas WHO janë si rezultat i një disfunksioni e një pjese apo të gjithë trurit si rrjedhojë e një rritje të shkarkesave të një popullate të hipereksituar neuronale, që shkakton një fenomen motor, sensor, outonomik ose të një natyre psikike të menjëhershëm dhe të papritur.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është evidentimi i ...


Rekomandimet E Inferimerit Në Permirësimin E Faktorëve Të Riskut Për Sëmundje Të Arterieve Koronare, Blerinë Zejnullahu Feb 2021

Rekomandimet E Inferimerit Në Permirësimin E Faktorëve Të Riskut Për Sëmundje Të Arterieve Koronare, Blerinë Zejnullahu

Theses and Dissertations

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar globalisht dhe pavarësisht përparimeve në kujdesin klinik dhe mjekësinë, vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Më shumë se gjysma e të rriturve kanë të paktën 1 faktor rreziku të sëmundjes koronare të zemrës (SAK) dhe gati një e katërta kanë lezione të përparuara aterosklerotike. Shkalla e aterosklerozës është e lidhur drejtpërdrejt me numrin e faktorëve të rrezikut. Zbulimi i hershëm është thelbësor për të identifikuar individët në rrezik dhe për të promovuar ndryshimet e stilit të jetës përpara se të ndodhë përparimi i sëmundjes. Pavarësisht nga prania e ...


Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Egzona Muslija Feb 2021

Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Egzona Muslija

Theses and Dissertations

Cilësia e jetës është një rezultat i rëndësishëm shëndetësor më vete, që përfaqëson qëllimin përfundimtar të të gjitha ndërhyrjeve shëndetësore. Ky punim rishikon literaturën e botuar, në gjuhën angleze, mbi cilësinë e jetës së vetë-perceptuar midis të rriturve me diabet. Cilësia e jetës matet si funksionim fizik dhe shoqëror dhe mirëqenie e perceptuar fizike dhe mendore. Njerëzit me diabet kanë një cilësi më të keqe të jetës sesa njerëzit pa sëmundje kronike, por një cilësi më të mirë të jetës sesa njerëzit me shumicën e sëmundjeve të tjera serioze kronike. Kohëzgjatja dhe lloji i diabetit nuk shoqërohen vazhdimisht me cilësinë ...


Fibroza Cistike, Egzon Bajrami Feb 2021

Fibroza Cistike, Egzon Bajrami

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të zgjerojmë njohuritë për fibrozën cistike si sëmundje dhe të marrim njohuritë e duhura rreth mënyrave se si duhet të qasemi ne ndaj femijëve dhe pacientëve të prekur nga kjo sëmundje, duke pasur parasysh diagnostikimin e hershëm dhe të saktë, fillimin e trajtimit, shkallën e prekjes pulmonare, si dhe edukimin e pacientit dhe të prindërve lidhur me këtë sëmundje dhe mënyrën e trajtimit. Një tjetër objektiv specifik i punimit është roli i infermieres në trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve obstruktive respiratore. Këto objektiva kanë të bëjnë veçanarisht për kujdesin dhe menaxhimin që duhet t’iu ...


Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri Feb 2021

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri

Theses and Dissertations

Vaksinimi është një nga fitoret më të mëdha të mjekësisë. Nganjëherë dëshirojmë të dimë më shumë për to veçanërisht kur na vjen ftesa për vaksinimet e para të fëmijëve në familjen tonë. Vaksinat janë të ndryshme sipas sëmundjes që kërkojmë të luftojmë. Ato mund të përbëhen nga mikroorganizma të çaktivizuar (të vrarë) ose të zbutur (të bërë të padëmshëm), ose nga pjesë të tyre, ose madje nga substanca që ato prodhojnë, të cilat quhen toksina, e të bëra jo aktive. Vaksinat veprojnë duke nxitur një sistem natyral mbrojtjeje: sistemin imunitar. Ky sistem ka për qëllim të prodhojë qeliza mbrojtëse të ...


Kujdesi Infermierior Te Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Drenusha Sopa Feb 2021

Kujdesi Infermierior Te Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Drenusha Sopa

Theses and Dissertations

Hyrje- Infeksionet e traktit urinar janë ndër infeksionet më të shpeshta si te pacientët ambulantorë, ashtu edhe te këta të hospitalizuar. ITU-të janë një nga tipet më të zakonshme të infeksionëve që hasen në mjekësinë klinike. Ato arrijnë në më shumë se shtatë milionë vizita mjekësore dhe rëndojnë më shumë se një milionë pranime spitalore vjetore në SHBA.

Qëllimi i Punimit- Qëllimi i punimit të kësaj teme ishte zgjërimi i njohurive lidhur me infeksionet e traktit urinar, duke përfshirë këtu: Etiologjinë e sëmundjes, Klasifikimin e ITU-ve, Simptomatologjinë, Parandalimin, Diagnostikimin, Mjekimin.

Metodologjia- Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e ...


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Probleme Tonsillare, Izet Sylejmani Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Probleme Tonsillare, Izet Sylejmani

Theses and Dissertations

Cilësia e kujdesit infermieror është një element thelbësor në trajtimin e pacientëve me probleme tonsillare. Qëllimi i këtij studimi eshte të zbulojë gatishmërinë e infermierëve për të siguruar kujdesin infermieror tek pacintët me probleme tonsillare në Spitalin duke hetuar nëse infermieret që punojnë me këta pacientë kanë njohuri të mjaftueshme për kujdesin ndaj patologjive tonsillare. Hulumtimi u krye në Spitalin Amerikan me gjithsej 32 respodentë/ infermiere. Të dhënat u mblodhën duke përdorur pyetësorë gjysëm të strukturar.

Resultatet:Infermierët u përgjigjen pozitivisht ndaj perceptimit të tyre për llojin e njohurive të tyre në kujdesin për problemet tonsillare dhe si rezultat doli ...


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet Gestational, Gzonjetë Krosa Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet Gestational, Gzonjetë Krosa

Theses and Dissertations

Diabeti në shtatzëni është një nga temat më të diskutuara kohët e fundit në fushën e obstetrikës për arsye të rritjes së incidencës së saj. Shfaqja e saj gjatë një shtatzënie ndërlikon përfundimin e shtatzanisë për nënën dhe foshnjen.

Duke qenë se diabeti është një sëmundje e pakurueshme e cila e shoqëron pacientin gjatë gjithë jetës së tij, menaxhimi i tij sa më i mirë jo vetëm që zgjat jetën e pacientit, por dhe frenon komplikacionet e diabetit që çojnë deri në koma dhe vdekje. Diabeti gestational, ndryshe i quajtur diabeti i shtatzanisë, është një prej tipeve të diabetit i ...


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Florentina Durmishi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Florentina Durmishi

Theses and Dissertations

Për ne si infermier shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare që duhet ta kemi parasysh dhe të tregojmë një kujdes të veçantë për ta.

Pneumonia është infeksion i mushkërive që mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose këpurdhat. Pneumonia është infeksion i rrugëve të vogla respiratore dhe alveoleve. Qëllimi i këtij studimi është që ta kuptojmë se cilat janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së pneumonisë, cilat janë simptomat, dhe si ofrohet kujdesi infermieror pacientëve me pneumoni. Unë si studente e degës së infermierisë jam munduar që përmes këtij punimi dhe studimi të ofrojë material sa më ...


Fëmijet Me Nevoja Të Veçanta: Sindromi Daun, Fitore Boletini Feb 2021

Fëmijet Me Nevoja Të Veçanta: Sindromi Daun, Fitore Boletini

Theses and Dissertations

Hyrje: Sindromi Daun është çrregullim kromozomal i cili manifestohet me një shtesë të kromozomit, çrregullimi ndodhë në kromozomin 21 për ketë arsye edhe njihet si trisomia e kromozomit 21.

Qëllimi: Më qëllim të hulumtimit të problematikave që personat me Sindromën Daun si fizike-mendore ashtu edhe sociale kam realizuar një hulumtim ku janë përfshirë gjithsej 21 prindër të fëmijëve më Sindromin Daun pasi që vetë fëmijët nuk janë në gjendje të japin informata për gjendjen e tyre shëndetësore.

Rezultatet: Në hulumtim dominon gjinia mashkullore 66. 7%, pra në krahasim me gjininë femërore 33.3%. Mosha mesatare e respondentëve është një mesatare ...