Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

Theses and Dissertations

Theses/Dissertations

Kujdesi

Publication Year

Articles 1 - 6 of 6

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Depresion Postpartal Dhe Mbeshtetja Për Nënat E Reja, Qendresa Blakaj May 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Depresion Postpartal Dhe Mbeshtetja Për Nënat E Reja, Qendresa Blakaj

Theses and Dissertations

Depresioni pas lindjes zakonisht shfaqet në muajt e parë pas lindjes. Shkaku i saktë që e shkakton atë nuk dihet por duket se pamja e tij lidhet me ndryshimet hormonale gjatë dhe pas lindjes. Rrethana të tjera të tilla si shtatzënia e padëshiruar, mungesa e mbështetjes familjare ose probleme financiare, ndër të tjera, mund të rrisin rrezikun e vuajtjes nga depresioni.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është evidentimi i rëndësisë së diagnoztikimit, ndërhyrjes dhe trajtimit në kohë të depresionit postpartum, duke evidentuar maksimalisht stigmat dhe nxitur nënat e reja që të drejtohen tek profesionisti nëse ata mendojnë se po përjetojnë …


Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj May 2021

Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj

Theses and Dissertations

Shëndeti mendor është një nga treguesit më të rëndësishëm shëndetësor që shkakton sëmundshmëri të konsiderueshme. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2008, një në pesë të rritur përjetuan çrregullime mendore një vit më parë dhe 29.2% kishin një histori të sëmundjeve mendore gjatë jetës së tyre. Barra e çrregullimeve mendore vazhdon të rritet me ndikime të rëndësishme në shëndetin jo vetëm mendor të njeriut por edhe atë fizik.

Ky studim, ka patur për qëllim hulumtimin e menaxhimit dhe kujdesit infermieror të nevojshëm tek pacientët me stres dhe depresion.

Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Infarkt Të Miokardit, Edona Syla Apr 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Infarkt Të Miokardit, Edona Syla

Theses and Dissertations

Infarkti i miokardit (IM), është vdekja e një zone të qelizave në zemër si rezultat i furnizimit të reduktuar të gjakut i shkaktuar nga një arterie koronare e bllokuar ose e mbyllur. Shkaqet e tij mund të identifikohen të gjithë mundësitë që çojnë në formimin e pllakave në arteriet koronare – mpiksje të gjakut ose depozita të yndyrës. Infarkt i miokardit është serioz, jo vetëm sepse mund të krijojë mungesë të rëndësishme të kapacitetit funksional kardiak, por që mund të ketë ndikim gjithashtu mbi funksionet e organeve të tjera, të tilla si veshkat dhe truri, prandaj diagnostikimi i tij është …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diarre- Studim Rasti Qkmf-Ferizaj, Zejnepe Rashiti Mar 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diarre- Studim Rasti Qkmf-Ferizaj, Zejnepe Rashiti

Theses and Dissertations

Diarreja nënkupton jashtëqitje më shpesh se 3 herë në ditë, me ç’rast nevoja është e paformuar, e lënget. Diarreja është simptome e shumë sëmundjeve të traktit gastro-enterologjik por edhe e sistemeve të tjera organesh. Ngaqë foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj diarresë dhe paraqet një çrregullim serioz i cili kërkon ndërhyrje dhe trajtim të menjëhershëm si nga ana mjekësore dhe ajo e përkujdesit infermieror.

Ky punim njeh kompleksitetin e kujdesit për pacientët me diarre, me theks tek pacientet pediatrik. Ky punim shërben si një burim praktik për të mbështetur kujdesin infermieror në të gjithë mjediset e kujdesit shëndetësor. …


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani

Theses and Dissertations

Epilepsia quhet edhe morbus komicial, morbus sacer, “sëmundje e tokës”. Me termin “epilepsi” përkufizohet një gjendje patologjike kronike e sistemit nervor qëndror që shprehet nëpërmjet episodeve klinike shpërthyese të përsëritura, si pasoje e shkarkesave të shtuara dhe hipersinkrone të një popullate neuronale të hipereksituar. Ndërsa krizat epileptike sipas WHO janë si rezultat i një disfunksioni e një pjese apo të gjithë trurit si rrjedhojë e një rritje të shkarkesave të një popullate të hipereksituar neuronale, që shkakton një fenomen motor, sensor, outonomik ose të një natyre psikike të menjëhershëm dhe të papritur.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është evidentimi …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Hepatite Virale, Elona Sopa Dec 2020

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Hepatite Virale, Elona Sopa

Theses and Dissertations

Hyrje - Hepatitet si sëmundje virale përfshijnë një numër të madh të personave të sëmurë në gjithë botën. Është shumë e rëndësishme që të bëhet promovimi i duhur i rrezikshmërisë së sëmundjes së hepatitit në mënyrë që të merret seriozisht edhe kujdesi ndaj saj. Kujdesi infermieror është baza më e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me hepatit e cila synon në përkujdesjen e pacientëve, ngritjen e tyre fizikisht dhe moralisht gjatë përballimit me sëmundjen.

Qëllimi i hulumtimit - ishte të mblidhja të dhënat se sa kanë njohuri njerëzit për sëmundjen e Hepatitit dhe rrezikshmërinë e saj si dhe kujdesit ndaj …