Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 363

Full-Text Articles in Entire DC Network

Vlerësimi I Funksionimit Të Sistemit Të Menaxhimit Të Performancës Komunale Në Kosovë, Shqiponja Vokshi Dec 2020

Vlerësimi I Funksionimit Të Sistemit Të Menaxhimit Të Performancës Komunale Në Kosovë, Shqiponja Vokshi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Hepatite Virale, Elona Sopa Dec 2020

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Hepatite Virale, Elona Sopa

Theses and Dissertations

Hyrje - Hepatitet si sëmundje virale përfshijnë një numër të madh të personave të sëmurë në gjithë botën. Është shumë e rëndësishme që të bëhet promovimi i duhur i rrezikshmërisë së sëmundjes së hepatitit në mënyrë që të merret seriozisht edhe kujdesi ndaj saj. Kujdesi infermieror është baza më e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me hepatit e cila synon në përkujdesjen e pacientëve, ngritjen e tyre fizikisht dhe moralisht gjatë përballimit me sëmundjen.

Qëllimi i hulumtimit - ishte të mblidhja të dhënat se sa kanë njohuri njerëzit për sëmundjen e Hepatitit dhe rrezikshmërinë e saj si dhe kujdesit ndaj …


Gurethyesit Dhe Ndikimi I Tyre Ne Mjedis, Valmir Hazrolli Dec 2020

Gurethyesit Dhe Ndikimi I Tyre Ne Mjedis, Valmir Hazrolli

Theses and Dissertations

Edhe pse guroret dhe industritë e gurit përfaqësojnë një sektor të rëndësishëm industrial në Kosovë për sa i përket prodhimit dhe eksportet dhe duke përmirësuar kështu situatën ekonomike, këto operacione kanë ndikim të kundërt në mjedis dhe në njerëz shëndetin. Studimi i tanishëm zbuloi se grimcat e imëta (pluhuri) të prodhuara si rezultat i aktiviteteve të ndryshme që lidhen me të këto industri i shkaktojnë disa probleme mjedisit dhe njerëzve që jetojnë në zonë. Matjet e cilësisë së ajrit treguan se përqendrime të larta të grimcave të ndryshme janë në zonën e studimit. Në këtë drejtim, shumica e njerëzve konfirmuan …


Frakturat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Fitore Kelmendi Dec 2020

Frakturat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Fitore Kelmendi

Theses and Dissertations

Fjala Infermier(e) rrjedh nga gjuha latine “nutrire” qe do të thotë kujdestare/nënë. Infermieria është një profesion shëndetësor i cili ka për qëllim kujdesin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së shoqërisë.

Ne, si infermierë duhet t’i trajtojmë të gjithë pacientët njësoj sepse jeta e secilit është e rëndësishme. Kujdesi infermieror tek frakturat e kokës është mjaft i rëndësishëm andaj edhe kam përzgjedhur këtë temë për hulumtim, duke treguar trajtimin që duhet bërë këtyre pacienteve që janë me rrezik jete, dhe për përmirësimin e jetës së tyre dhe parandalimin e rreziqeve që mund të vijnë si pasojë e dëmtimit te kokës. …


Enterieri I Një Biblioteke Dhe Shfrytëzimi I Hapësirës, Lirijeta Berisha Dec 2020

Enterieri I Një Biblioteke Dhe Shfrytëzimi I Hapësirës, Lirijeta Berisha

Theses and Dissertations

Dizajni është ajo pjesë e përvojes njerëzore, aftësi dhe njohuri e cila është çështje e aftësive të njeriut që të bëj mjedisin e tij të përshtatet më nevojat e tij materiale dhe shpirtërore. Dizajni është një proces racional, logjik për të zhgjedhur probleme. Për termin "procesi i dizajnit" ne gjithashtu mund të lexojme "procesi i zgjidhjes së problemit" i cili në të gjitha format, përvec asaj abstrakte punon më koncensus dhe konsultime. Biblioteka është një koleksionë i kuruar i burimëve të informacionit dhe burimëve të ngjashmë, të zgjedhur nga ekspertët dhe të bërë të arritshëm për një komunitet të përcaktuar …


Enterier I Një Kafeneje/Librari, Dardane Shala Dec 2020

Enterier I Një Kafeneje/Librari, Dardane Shala

Theses and Dissertations

Në të kaluarën, ambientet e brendshme ishin bashkuar instinktivisht si pjesë e procesit të ndërtimit. Qëllimi i dizajnit të brendshëm është të përmirësojë përvojën e përdoruesit duke menaxhuar më mirë hapësirën në dispozicion në mjedisin e ndërhyrë. Në thelb, kjo është një mënyrë për të transformuar jetën e njerëzve që jetojnë ose shijojnë një hapësirë të caktuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre në këtë përmes dizajnit dhe dekorimit, duke filluar nga dyert, dritaret, muret, dhe orenditë. Ngjyra, forma, hapësira, struktura, modeli, vija dhe drita të jenë udhëzues në botën e dizajnit të brendshëm. Arkitektët e brendshëm bashkëveprojnë me …


Federata Dhe Konfederata, Vanesa Rexhepi Dec 2020

Federata Dhe Konfederata, Vanesa Rexhepi

Theses and Dissertations

Procesi i formimit të shtetit si organizate shoqërore ka filluar që në fazën e diferencimeve brenda shoqërisë falë shfaqjes së tepricës në shoqërinë jo-klasore, pra rritja e forcave prodhuese, që ka rezultuar me fillimin e dallimeve pronësore dhe dallime të tjera të cilat pasojnë në bazë të kësaj. Në këtë kohë veq se fillon dekomponimi i shoqërisë jo-klasore, i elementeve të organizimit të ri të shoqërisë duke e quar në fillimin e lindjes së shtetit. Në këtë punim tema e cila do të trajtohet në vijim ka të bëj kryesisht me trajtën e rregullimit të shtetit ku si pike kryesore …


Lyerja E Kushinetave Rrëshqitëse Dhe Rrokullisëse, Natyra Kololli Dec 2020

Lyerja E Kushinetave Rrëshqitëse Dhe Rrokullisëse, Natyra Kololli

Theses and Dissertations

Historia e kushinetave dhe e lubrifikimit është pothuajse aq e vjetër sa historia e njerëzimit. Forca kryesore lëvizëse që u lehtësoi njerëzve aktivitetet e përditshme, mirëpo duke ulur fërkimet. Këtu hyjnë në punë kushinetat, rëndësia e të cilave rritet me njohjen e lyerësve, e që është çështje me interes për të gjithë sepse kushinetat kanë nevojë për lubrifikim. Për të eksploruar botën, apo edhe më tej nevojiten pajisje mekanike që kërkojnë lubrifikim. Të gjithë kemi nevojë për lyerës, prandaj duhet të kemi njohuri për to sepse qoftë në shtëpitë tona ose në punë, kemi pajisje që kanë pjesë lëvizëse që …


Roli I Faktorit Ndërkombëtar Në Krizen Jugosllave 1991-1998, Gazmir Gashi Dec 2020

Roli I Faktorit Ndërkombëtar Në Krizen Jugosllave 1991-1998, Gazmir Gashi

Theses and Dissertations

Roli i faktorit ndërkombëtar në krizen Jugosllave 1991-1998

Qëllimi i këtij hulumtimi është analizimi i ngjarjeve historike dhe identifikimi i faktorëve që çuan drejt shpërbërjes së Jugosllavisë, ndikimi i politikave të tyre të ndërmarra nga organizatat ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërhyrja dhe vendosja e misioneve dhe operacioneve ndërkombëtare në Kosovë për ruajtjen dhe konsolidimin e paqes në shtetin e ri, me qasje në forcimin e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare e rajonale.

Ndër konferencat që kemi cekur në theks të vecantë janë: Koferenca e Hgës, e Londres, e Dajtonit dhe e Rambujesë. Referencave apo citimeve iu kemi …


“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili Dec 2020

“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili

Theses and Dissertations

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, mënyra se si i mbrojmë të dhënat tona apo privatësinë është vështirësuar. Shqetësimet lidhur me privatësinë në hapësirën kibernetike filluan të bëheshin çështje e debatit ndërkombëtar në fillim të viteve 2000. Ky shqetësim është ngritur së fundmi edhe në Kosove, ku vërehet një rritje e numrit të personave të cilët janë ankuar pranë autoriteteve përkatëse. Teknologjia tanimë në një formë ose tjetrën e “kontrollon” një pjesë të madhe të jetës tonë, madje sjell edhe probleme të mëdha. Për këtë arsye ky punim synon të trajtojë cenimin e privatësisë përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter, Instagram …


Fuqia E Ndikimit Të Medias Si Pushtet I Katërt Në Kosovë, Qendresa Ibrahimi Dec 2020

Fuqia E Ndikimit Të Medias Si Pushtet I Katërt Në Kosovë, Qendresa Ibrahimi

Theses and Dissertations

Kjo temë “Fuqia e ndikimit të medias si pushtet i katërt në Kosovë” shqyrton efektin e medias në historinë e Kosovës. Fillimisht analizon literaturën mbi e efektin e medias në opinionin publik, dhe rëndësinë e saj në zhvillimin shtetëror, tutje duke analizuar historinë e Kosovës, zhvillimin e mediave lokale si dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo temë zhvillon paralelisht historinë e Kosovën dhe gjendjen e mediave në ato periudha deri në intervenimin ndërkombëtar.

Tema analizon variablën e pavarur fuqinë e medias dhe variablën e varur në rastin tonë zgjidhja e konfliktit. Ky hulumtim teston teorinë të efektit CNN duke u …


Studimi I Parametrave Mikrobiologjike Të Lëndës Së Parë Qumësht, Anita Shehaj Dec 2020

Studimi I Parametrave Mikrobiologjike Të Lëndës Së Parë Qumësht, Anita Shehaj

Theses and Dissertations

Mastiti karakterizohet nga ndryshime fizike, kimike dhe bakteriologjike në qumështin dhe ndryshimet patologjike në indet e gjëndrës së qumështit dhe ndikon në cilësinë dhe sasinë e qumështit. Ngarkesa bakteriale e qumështit nga lopët e prekura e bën atë të papërshtatshëm për konsum njerëzor dhe siguron një mekanizëm për përhapjen e sëmundjeve si tuberkulozi, ethet Q, bruceloza, leptospiroza etj. Numri i qelizave somatike (SCC) është një parashikues i dobishëm i infeksionit që përfshin leukocitet (75%), të tilla sii neutrofile, limfocite, eritrocite dhe qelizat epiteliale (25%). Leukocitet rriten në përgjigje të infeksionit bakterial, dëmtimit të indeve dhe stresit. Qelizat somatike janë mbrojtëse …


Strategjia E Marketingut Të Qëndrueshëm Rast Studimi: Nvm-Të Në Kosovë, Argjenda Lubishtani Dec 2020

Strategjia E Marketingut Të Qëndrueshëm Rast Studimi: Nvm-Të Në Kosovë, Argjenda Lubishtani

Theses and Dissertations

Ky punim synon të nxjerrë në pah ndërlidhjen e ndërsjellë midis marketingut të qëndrueshëm dhe qëndrueshmërisë. Qëndrueshmëria shihet si një koncept i vendosur tre-dimensional që përfshin qëndrueshmërinë dhe prosperitetin ekonomik, barazinë sociale dhe cilësinë e mjedisit. Për të arritur sinergjinë e tyre të plotë, është e nevojshme të aktivizohet një marketing i qëndrueshëm, i cili kuptohet jo vetëm si një marrëdhënie e qëndrueshme dhe fitimprurëse me klientët, mjedisi natyror dhe shoqëror, por edhe si një larmi e marketingut me përgjegjësi shoqërore ose, në një fushë më të gjerë. , si një larmi e marketingut social ose në fund të fundit, …


Analizë Krahasimi E Zhvillimit Ekonomik Të Dy Shteteve Maqedoni Veriore & Shqipëri, Diellza Rexhaj Dec 2020

Analizë Krahasimi E Zhvillimit Ekonomik Të Dy Shteteve Maqedoni Veriore & Shqipëri, Diellza Rexhaj

Theses and Dissertations

Pritshmeritë për të ardhmen ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri nuk janë aspak të mira, dhe kjo si pasoje sepse jemi në prag të një krize të madhe ekonomike në mbarë botën dhe jo vetëm në këto dy shtete. Covid – 19, doli një ngjarje e rastësishme dhe e paparashikuesh-me që do jetë një shok negativ. Dhe, duke shtuar pasiguri për të ardhmen, ndikon në zbrapsjen e investitorëve dhe rënien e investimeve. Investitorët janë të frikësuar se kanë investuar paratë e tyre në ekonomitë në zhvillim, të cilat tashmë janë të goditura rëndë nga kjo krizë ekonomike. Nga …


Investimet Publike Ne Arsim: Evidenca Krahasimore Nga Kosova Dhe Vendet Perëndimore, Flaka Jashari Dec 2020

Investimet Publike Ne Arsim: Evidenca Krahasimore Nga Kosova Dhe Vendet Perëndimore, Flaka Jashari

Theses and Dissertations

Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në shumë dimensione, duke pasur në fokus më së shumti ekonominë, duhet kushtuar rëndësi të veçantë sistemit arsimor. Arsimi nuk ka të bëjë vetëm me të mësuarit dhe marrjen e notave të mira, por është shumë më shumë se kaq. Çka në të vërtetë ngërthen në vete është njoftimi me fenomene të reja për të cilat nuk dimë shumë dhe ka për qëllim zgjerimin e dijes sonë. Sido që të jetë. raporti në mes të rritjes ekonomike dhe edukimit …


Ndikimi I Ndërkombëtarizimit Në Qëndrueshmërinë E Biznesit, Jona Matoshi Dec 2020

Ndikimi I Ndërkombëtarizimit Në Qëndrueshmërinë E Biznesit, Jona Matoshi

Theses and Dissertations

Biznesi ndërkombëtar është një koncept mjaftë i gjerë dhe i komplikuar, si i tillë ai përmban në vete faktorë të rëndësishëm. Biznesi ndërkombëtar eksporton mallrat dhe shërbimet e tij në të gjithë botën. Kjo ndihmon për të fituar valutë të vlefshme. Kjo valutë e huaj përdoret për të paguar importet. Shkëmbimi i huaj ndihmon për ta bërë biznesin më fitimprurës dhe për të forcuar ekonominë e vendit të tij. Globalizimi nënkupton shpejtimin e lëvizjeve dhe shkëmbimeve (të qenieve njerëzore, mallrave dhe shërbimeve, kapitalit, teknologjive ose praktikave kulturore) në të gjithë planetin. Një nga efektet e globalizmit është se promovon dhe …


Ndikimi I Remitancave Në Zhvillimin E Kosovës, Gresa Krasniqi Dec 2020

Ndikimi I Remitancave Në Zhvillimin E Kosovës, Gresa Krasniqi

Theses and Dissertations

Remitancat në gjithë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit, ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë botërore. Për më tepër, pasi remitancat janë kryesisht transaksione personale nga migrantët te miqtë dhe familjet e tyre, ato priren të jenë të orientuar mirë ndaj nevojave të marrësve të tyre. Aftësia e tyre për të ulur varfërinë dhe për të promovuar njerëzimin, zhvillimi tyre është i dokumentuar mirë dhe shpesh raportohet i dobishëm për zhvillimin e përgjithshëm: “Dërgesat e transaksioneve drejtpërdrejt rrisin të ardhurat e …


Ndikimi I Strategjive Të Marketingut Në Rritjen E Dhuruesve Vullnetar Të Gjakut Në Kosovë, Për Periudhën 2014-2019, Melania Gjocaj Dec 2020

Ndikimi I Strategjive Të Marketingut Në Rritjen E Dhuruesve Vullnetar Të Gjakut Në Kosovë, Për Periudhën 2014-2019, Melania Gjocaj

Theses and Dissertations

Numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në një shtet, është treguesi më i mirë se çfarë strategjie përdorë ai shtet për të pasur rezerva të gjakut. Prandaj, përdorimi i strategjive adekuate të marketingut, ndikon edhe në rritjen e dhuruesve vullnetar të gjakut. Ekzistojnë strategji të ndryshme të marketingut të cilat përdorin shtetet e ndryshme, përfshirë këtu edhe Kosovën, për rritje të rezervave shtetërore me gjak. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë ndikimin e stimujve të marketingut, faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, në rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut në Kosovë. Në këtë studim analiza e pjesës …


Ndikimi I Rrjeteve Sociale Në Njohjen E Brendeve, Qëndresa Bytyqi Dec 2020

Ndikimi I Rrjeteve Sociale Në Njohjen E Brendeve, Qëndresa Bytyqi

Theses and Dissertations

Në kohët e fundit po shihet që teknologjia po zhvillohet cdo ditë e më shumë, dhe njerëzit kanë filluar ta përdorin teknologjin cdo ditë e më shumë. Rrjetet sociale janë platforma ku njerëzit kanë mundësi të shohin gjërat në forma ma të ndryshme,po ashtu edhe të marrin informata rreth çdo gjëje që ju intereson. Disa rrjete sociale si Facebook, Instagram,You Tube etj, kanë bërë që njerëzit të kenë njohuri për shumë gjëra si p.sh mund të njohin brende të ndryshme. Prandaj, rrjetet sociale japin një mundësi të mir kompanive që ti bëjnë marketing produkteve të tyre,dhe njohjeve të tyre sepse …


Fokusimi I Platformës Së E-Prokurimit Në Kosovë, Mirgetë Rama Dec 2020

Fokusimi I Platformës Së E-Prokurimit Në Kosovë, Mirgetë Rama

Theses and Dissertations

Qëllimi këtij hulumtimi është që të analizojë e-prokurimin publik në Republikën e Kosovës duke u fokusuar në përparësitë dhe mangësitë që ky proces ofron për operatorët ekonomik që kanë kontrata ose aplikojnë për kontrata të shitjes së produkteve dhe shërbimeve.

Ky hulumtim paraqet pyetjet kërkimore mbi e-prokurimin dhe mundohet ti jep një pasqyrë të fokusuar lidhur me gjendjen e e-prokurimit publik në Republikën e Kosovës dhe se nëse implementimi i e-prokurimit po sjell avantazhet dhe objektiva e paraqitura në strategjinë e prokurimit të Republikës së Kosovës.

Për të matur këtë, është bërë pyetësori i anketës për të mbledhur të dhëna …


Trajtimi I Konfliktit Në Ndërmarrjet E Sektorit Privat Në Republikën E Kosovës Rast Studimi “Venus Hotel”, Valdrin Hasani Dec 2020

Trajtimi I Konfliktit Në Ndërmarrjet E Sektorit Privat Në Republikën E Kosovës Rast Studimi “Venus Hotel”, Valdrin Hasani

Theses and Dissertations

Një përceptim i ndryshëm lidhur me pritjet,nevoja dhe dëshirat. Vendi i punës është gjithmonë i mbushur me individë të cilët kanë pritje,nevoja dhe dëshira të ndryshme. Pra, patjetër që në organizata do të ketë edhe konflikte.Këto konflikte të cilat zhvillohen mbrenda një organizatës shpesh herë mund të jenë edhe pasuri e organizatës.Ato mund të jenë mundësi të cilat e drejtojnë organinzatën drejt krijimtarisë,bashkëpunimit dhe përmirësimit mirëpo shpesh herë mund të egzistojë edhe e kundërta. Duke e parë konfliktin si një përbërës të pashmangshëm të veprimtarisë njerëzore, krijimi i proceseve për parandalimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është shumë i rëndësishëm për …


Inteligjenca Biznesore Dhe Performanca E Firmave, Rudina Zatriqi Dec 2020

Inteligjenca Biznesore Dhe Performanca E Firmave, Rudina Zatriqi

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme bizneset ndodhen në një mjedis sfidues, ku jetike për çdo biznes janë informatat dhe njohuritë që duhen të jenë plotësisht të çasshme. Inteligjenca e Biznesit (BI) është një koncept ombrellë, teknika dhe zgjidhje që ndihmojnë menaxherët të kuptojnë situatën e biznesit. Duke vërrejtur se konkurrenca në mes të bizneseve është çdo herë e në rritje, paraqitet edhe nevoja për rritje të efikasitetit në proceset e menaxhimit. Bizneset kanë filluar të përdorin Inteligjencën Biznesore në funksionet e tyre menaxheriale. Inteigjenca Biznesore del të jetë shumë e rëndësishme pasi që ndihmon në marrjen e vendimeve menaxheriale në kompani. …


Implementimi I Devops Strategjisë Në Kompani Të Vogla Dhe Të Mesme, Diellza Shabani Dec 2020

Implementimi I Devops Strategjisë Në Kompani Të Vogla Dhe Të Mesme, Diellza Shabani

Theses and Dissertations

DevOps është një kornizë konceptuale për riintegrimin e zhvillimit dhe funksionimit të Sistemeve të Informacionit. Unë kam kryer një studim për strategjitë e ndryshme të implementimit të DevOps në kompani të ndryshme. Unë vërejta se DevOps nuk është studiuar në mënyrë adekuate në literaturën shkencore. Ekzistojnë relativisht pak kërkime në dispozicion në DevOps dhe studimet shpesh janë me cilësi të ulët. Unë gjithashtu vërejta që DevOps mbështetet nga një kulturë e bashkëpunimit, automatizimi, matje, shkëmbimi i informacionit dhe përdorimi i shërbimit në internet. DevOps përfiton nga SI dhe zhvillimi i operacioneve. Ajo gjithashtu ka efekte pozitive në zhvillimin e shërbimit …


Roli Dhe Rëndësia E Sistemeve Të Informacionit Në Kohë Pasigurie, Albion Rexhepi Dec 2020

Roli Dhe Rëndësia E Sistemeve Të Informacionit Në Kohë Pasigurie, Albion Rexhepi

Theses and Dissertations

Punimi shtjellon problemet që u paraqiten me rastin e përhapjes së pandemisë së fundit globale. Problemet janë në shumë aspekte, problemet në menaxhimin e mirë të shëndetsisë, probleme tek kompanitë e fluturimeve, problemet me turizmin, problemet tek aktivetetet sportive, tek ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla, e të tjera. Problemet tek këta sektorë u shfaqën kur shtetet filluan mbylljen e disa prej veprimtarive. Pasojat ishin të pashmangshme, vetëm se niveli i pasojave do të dallonte prej veprimtarisë në veprimtari, përshembull, tek sektori i ndërtimit dhe sektori i pjesëve të këmbimit. Pra, në këtë punim fokusi do të jetë …


Ndërtimi I Një "To-Do" Aplikacioni Me Teknologjinë Flutter, Emnolina Brahimi Dec 2020

Ndërtimi I Një "To-Do" Aplikacioni Me Teknologjinë Flutter, Emnolina Brahimi

Theses and Dissertations

Aplikacionet për telefon mobil viteve të fundit kanë filluar të zëvendësojnë shumë veprimtari që në të shkuarën i kemi bërë në mënyrë primitive te themi. Nevoja për të kursyer sa më shumë kohë, energji dhe para ka bërë që të krijohen aplikacione të ndryshme, inovative dhe mbi të gjitha aplikacione që ofrojnë zgjidhje të problemeve.

Smartphone-ët por edhe shumë pajisje të tjera elektronike si tabletet dhe smartwatch janë bërë aq të nevojshme sa që pothuajse secili person i rritur mund të posedoj një të tillë.

Duke parë kërkesën dhe nevojën në tregun tonë për zgjidhje të problemeve përmes aplikacioneve, si …


Vitrina Virtuale E Librit, Genti Sheholli Dec 2020

Vitrina Virtuale E Librit, Genti Sheholli

Theses and Dissertations

Zhvillimi i aplikacioneve moderne në ditët e sotme nuk është vetëm proces i ndërtimit të aplikacionit. Procesi përfshin zhvillimin e shërbimeve në anën e serverit dhe aplikacionit në anën e klientit. Teknologjitë dhe opsionet për të zhvilluar një web aplikacion janë të shumta dhe varësisht se cfarë web aplikacioni duhet të zhvillohet mund të vendosim edhe për teknologjitë në secilin aspekt.

Qëllimi i këtij web aplikacioni është hulmtimi në teknologjit të kohës që kanë marrë hov të zhvillimit në aplikacionet moderne dhe hulumtim në zhvillimin e aplikacionit me struktura moderne.

Ky web aplikacion është një sintezë e proceseve, procedurave dhe …


Analiza E Efekteve Shëndetsore Gjatë Përdorimit Të Rrjetave Pa Tela Në Kushtet E Jetës Reale, Hashim Sahiti Dec 2020

Analiza E Efekteve Shëndetsore Gjatë Përdorimit Të Rrjetave Pa Tela Në Kushtet E Jetës Reale, Hashim Sahiti

Theses and Dissertations

Teknologjia Wireless u ideua në 1880 nga Alexander Graham Bell dhe Sumner Tainted kur u zbulua telefoni fotografik. Në ditët e sotme, ka shumë lloje të pajisjeve pa tela që përdoren për të komunikuar. Telefoni celular dhe Rrjeti Wireless janë pjesa e jetës sonë të përditshme në të gjithë botën. Pajisja Wi-Fi lejon shkëmbimin (marrjen dhe dërgimin) e të dhënave përmes pajisjeve pa tela dhe Wi-Fi lëshojnë valë radio. Pajisjet që përdorin Wi-Fi janë kompjuterët, tabletat, celularët, audio player, aparatet fotografikë digjital si dhe pajisjet përcjellëse te kompjuterit si printerët, tastiera, miu e etj. Pajisjet pa tela janë të bazuara …


Analizimi Dhe Zhvillimi I Sistemit Për Komunikim Në Telemjekësi Duke Përdorur Teknologjinë Webrtc, Fitim Mehmeti Dec 2020

Analizimi Dhe Zhvillimi I Sistemit Për Komunikim Në Telemjekësi Duke Përdorur Teknologjinë Webrtc, Fitim Mehmeti

Theses and Dissertations

Sistemet softuerike për komunikim në përgjithësi e në veçanti telemedicina që për qëllim ka ofrimin e kujdesit shëndetsor në distancë janë duke u bërë aset i rëndësishëm në shtetet e zhvilluara. Kufizimet në kohë, vendndodhja, kushtet atmosferike, tash së fundmi edhe pandemia COVID-19 janë ndër arsyet kryesore për zhvillimin e sistemeve të tilla. Ky punim është përqëndruar në hulumtimin, analizimin dhe krahasimin e sistemeve për komunikim online, mënyra se si funksionojnë këto sisteme, gjithashtu është fokusuar në zhvillimin e një aplikacioni për komunikim me video për pacientët dhe mjekët duke përdorur teknologjinë webRTC, ky projekt do të zhvillohet në bazë …


Ndikimi I Ueb Aplikacionit Dhe Aplikacionit Për Telefonë Në Menaxhimin Dhe Shperndarjen E Informacionit Në Ditët E Sotme, Jetmir Feka Dec 2020

Ndikimi I Ueb Aplikacionit Dhe Aplikacionit Për Telefonë Në Menaxhimin Dhe Shperndarjen E Informacionit Në Ditët E Sotme, Jetmir Feka

Theses and Dissertations

Në kohën tonë teknologjia po ecën me hapa shumë të shpejtë, sidomos në fushën e pajisjeve elektronike si: kompjuterët, tabletat, telefonat e mençur etj. Numri i përdoruesve të internetit dhe pajisjeve elektronike është shumë i madh dhe është në rritje të vazhdueshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi efektiv i strategjisë për zhvillimin e sistemit të menaxhimeve të portaleve online, si dhe efikasitetin në shpërndarjen e tyre. Një kompanie i nevojitet një sistem për menaxhim të lajmeve i cili është një element kryesor në zhvillimin e kompanisë. Shumica e kompanive mediatike sot kanë krijuar ueb-sajte online në mënyrë që punën …


Roli I Infermierit Tek Fëmijët Me Hipertermi, Ariana Isufi Dec 2020

Roli I Infermierit Tek Fëmijët Me Hipertermi, Ariana Isufi

Theses and Dissertations

Ky studim është bërë për të njohur sa më mirë rëndësinë e kujdesit infermieror tek fëmijët me Hipertermi. Sigurisht, parandalimi është më i sigurti për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Hipertermia, megjithëse është një shenjë e sëmundjes që mund të vijë ose aktualisht është e paraqitur, ajo është shumë e diskutueshme nga ana e prindërve dhe gjithnjë e më shumë ka filluar të bëhet një problem serioz për popullatën.

Faktorët që ndikojnë në Hipotermi janë të shumtë dhe të ndryshëm që mund të ndikojnë në shfaqjen e saj te fëmijët, për të cilët do të diksutohet gjerë dhe …