Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 463

Full-Text Articles in Entire DC Network

Ubt-News Dhjetor 2018, University For Business And Technology - Ubt Dec 2018

Ubt-News Dhjetor 2018, University For Business And Technology - Ubt

UBT News

No abstract provided.


Menaxhimi I Shërbimeve Të Teknologjisë Informative, Emin Quna Dec 2018

Menaxhimi I Shërbimeve Të Teknologjisë Informative, Emin Quna

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të ndihmojë kompanitë globale në përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve (IT) në mënyre më efikase. Gjatë viteve, IT është bërë shtylla kurrizore e bizneseve deri në pikën ku do të ishte e pamundur që shumë biznese të funksionojnë pa atë.

Si rezultat i rritjes së rolit të saj në ndërmarrje, funksioni i TI po ndryshon, nga një ofrues teknologjik në një partner strategjik. Së bashku me këto ndryshime, infrastruktura IT është duke lëvizur drejt një modeli të centralizuar, shumë të adaptueshëm. Qëllimi kryesor eshte përmirësimi i kualitetit të shërbimeve të Teknologjisë Informative (TI), duke i …


Marketingu Digjital, Kushtrim Limani Dec 2018

Marketingu Digjital, Kushtrim Limani

Theses and Dissertations

E tërë ideja e punimit është realizimi i një hulumtimi për të identifikuar dhe analizuar gjendjen e marketingut digjital. Andaj, punimi është i ndarë në disa kapituj ku përveç hyrjes përfshihen:

- Shqyrtim literature; ku bëhet shpjegimi i detajuar i të dy nocioneve dhe karakteristikave të tyre;

- Deklarimi i problemit; që trajton problematikën se pse është zgjedhur pikërisht kjo temë;

- Metodologjia, ku shpjegohet mostra e cila është hulumtuar dhe çfarë pyetësor janë përdorur;

- Rezultatet; ku përshkruhen në mënyrë të detajuar rezultatet e nxjerra nga mostra e hulumtuar;

- Diskutime dhe konkluzione; ku janë paraqitur përfundimet nga hulumtimi; …


Strategjia E Teknologjisë Informative Në Agjencinë Kadastrale Të Kosovës, Nehat Maçastena Dec 2018

Strategjia E Teknologjisë Informative Në Agjencinë Kadastrale Të Kosovës, Nehat Maçastena

Theses and Dissertations

Teknologjia informative (TI) është duke e përshkuar dhe transformuar ekonominë në tërë globin, si sektorin publik ashtu edhe shoqërinë në përgjithësi. Ky trend drejt transformimit digjital e ka vendosur promovimin e sektorit të TI-së si prioritet kryesor në agjendat e shumë qeverive. Përveç kësaj, me një vlerë të madhe të tregut botëror, industria e TI-së nuk është vetëm sektori më i madh por edhe më dinamik, gjë që e bënë TI-në shtytësin kryesor të rritjes ekonomike dhe inovacionit.

Strategjia e TI-së (Strategjia e teknologjisë informative) është një plan gjithëpërfshirës që përshkruan se si duhet përdorur teknologjia për të përmbushur qëllimet …


Infrastruktura E Të Dhënave Hapësinore Në Republikën E Kosovës Konform Direktivës Evropiane Inspire, Armend Gashi Dec 2018

Infrastruktura E Të Dhënave Hapësinore Në Republikën E Kosovës Konform Direktivës Evropiane Inspire, Armend Gashi

Theses and Dissertations

Trajtesa e këtij punimi ka për qëllim të analizojë dhe të diskutojë se të dhënat hapësinore janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, ku lirisht mund të themi se rreth 80% e të gjitha të dhënave të ruajtura, përmbajnë informacione hapësinore. Gjithashtu, në këtë punim paraqitet gjendja e të dhënave hapësinore në institucionet publike në vendin tonë, sa është harmonizimi i tyre konform rregullave që i parasheh Direktiva INSPIRE, sa kemi informacione mbi meta të dhënat dhe sa kemi të krijuara meta dhëna, sa shfrytëzohen shërbimet e shikimit dhe shkarkimit, si dhe, si bëhet shpërndarja e të …


Thellim Apo Zgjerim: Be Në Udhëkryq Politik, Shkëlqim Mehmeti Dec 2018

Thellim Apo Zgjerim: Be Në Udhëkryq Politik, Shkëlqim Mehmeti

Theses and Dissertations

Bashkimi Evropian është organizatë rajonale e cila është krijuar në vitin 1951 me Traktatin e Parisit, traktat ky i ratifikuar, deri më 1957, nga 6 shtete të cilat janë themeluese e vetë organizatës. BE-ja, që nga themelimi i saj, ka pasur sfidat e saja të cilat e përcjellin edhe në ditët e sotme. Njëra nga mëdyshjet e BE-së e cila e ka vendosur në një udhëkryq politik është se a duhet BE-ja të shkoj drejt thellimit të bashkëpunimit brenda shteteve anëtare në fusha si: politika e jashtme, siguria, kriza monetare, kriza e refugjatëve etj. Apo, BE-ja duhet të zgjerohet në …


Anëtarësimi I Kosovës Në Be Është I Largët,Por Është Në Interesin E Kosovës Të Zbatoj Kriteret Dhe Standardet Evropiane, Valdet Rexhepi Dec 2018

Anëtarësimi I Kosovës Në Be Është I Largët,Por Është Në Interesin E Kosovës Të Zbatoj Kriteret Dhe Standardet Evropiane, Valdet Rexhepi

Theses and Dissertations

Kosova shpalli pavarësin e saj me 17 shkurt 2008, duke pasur synime arritjen e realizimit të shtet ndërtimit të brendshëm dhe konsolidimin e shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar. Për Kosovën, si shtet i vogël, ka rëndësi të madhe, që në të ardhmen të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse është një nga mënyrat që sjell siguri më të madhe, mbrojtjen nga kërcënimet e ndryshme nga këto mund të kemi edhe institucione stabile, zhvillim ekonomik, respektimin dhe sundimin e ligjit, për shtetin të gjithë këto kanë një emërues të përbashkët i cili është kompensim për mungesën e fuqisë së fortë.

Punimi është orientuar …


Kriza Lindore 1875-1878 Dhe Çështja Shqiptare, Rina Fetahu Dec 2018

Kriza Lindore 1875-1878 Dhe Çështja Shqiptare, Rina Fetahu

Theses and Dissertations

Ky punim diplome ka marrë në analizë Shqiptaret ne Krizen Lindore gjate viteve 1875-1878. Qëllimi kryesor i këtij punimi është që të arrijmë sadopak të ndriçojmë rrethanat ne te cilat u gjenden shqiptaret ne kete kohe.

Kriza Lindore e viteve 1875-1878 përbënë një nga ngjarjet me të rendësishme të gjysmës së dytë të shek. XIX. Kjo krizë erdhi si pasojë e zgjimit kombëtar në Ballkan gjatë shek. XIX, në kohen kur Perandoria Osmane ishte me e dobët se kurrë me parë. Monarkitë ballkanike Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia të përkrahura nga Rusia e cila i nxiste këto shtete …


Sistemi Zgjedhor Në Kosovë, Berna Maliqi Dec 2018

Sistemi Zgjedhor Në Kosovë, Berna Maliqi

Theses and Dissertations

Politika dhe sistemi funksional i saj ka ndikim çdo ditë në përditshmërine tonë, si e tillë në një mënyrë apo në tjetrën kjo reflekton tek ne. Në këtë punim tema e cila do të trajtohet në vijim ka të bëj kryesisht me sistemin zgjedhorë ku si pika kryesore të cilave edhe u referohet janë: si është sistemi zgjedhorë aktualisht në Kosovë, teoritë krahasuese te sistemet zgjedhore dhe me vendet e tjera, sistemi i proporcionit ose mazhoritarë. Në bazë të pyetjeve hulumtuese të shtruara përgjatë punimit do të mundohem të gjej edhe përgjigjjen. Metodologjia e përdorur në këtë punim do të …


Kontrata Kolektive E Punës, Granit Mulolli Dec 2018

Kontrata Kolektive E Punës, Granit Mulolli

Theses and Dissertations

Një ndër mjetet juridike më të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të punës të punëmarrësve gjatë marrëdhënieve të punës është pikërisht kontrata e punës dhe mbrojtjes sociale te tyre nepemjet nje mekanizmi si kontratat kolektive e punes.

Ajo eshte një mjet juridik te fuqishëm, që mbron dhe garanton të drejtat e punëmarrësve, ashtu që rrjedhimisht do të përmirësohej edhe gjendja sociale ekonomike pikërisht nga kjo rregullativë.Kontratat kolektive ka per qellim te vendos themelet e bashkëpunimit midis punëdhensve dhe sindikatës përfaqesuese e punëmarresve, është dokumenti më i rëndsishëm mbrojtës i të dy palëve. Rendesia e kontratave kolektive të punë është thelbesorepersa …


Projekti Ideor "Rrugë Në Fshatin Damjan- Gjakovë", Andi Qarkaxhija Dec 2018

Projekti Ideor "Rrugë Në Fshatin Damjan- Gjakovë", Andi Qarkaxhija

Theses and Dissertations

Ky punim synon të japë një pamje të përgjithshme të projektit ideor për ndërtimin e një rruge, duke treguar karakteristikat e ndryshme dhe hapat për të filluar ndërtimin e një rruge. Projektimi i rrugëve është një proces i ndërlikuar professional si dhe kërkimor i cili ka për qëllim zgjidhjet optimale, ku në kë këtë projekt ideor janë paraqitur të dhënat thelbësore për ndërtimin e një rruge siç janë: matjet gjeodezike në terren, pjesën tekstuale, pjesën grafike, paramasen dhe parallogarinë, raportin teknik etj.

Rruga e projektuar ndodhet në Komunën e Gjakovës, fshati Damjan dhe ka 727,14m gjatësi. Projekti është bërë duke …


Roli Dhe Rëndȅsia E Mbrojtsjes Në Punë Në Sektorin E Ndȅrtimtarisë, Rinor Hajrizi Dec 2018

Roli Dhe Rëndȅsia E Mbrojtsjes Në Punë Në Sektorin E Ndȅrtimtarisë, Rinor Hajrizi

Theses and Dissertations

Sektori i ndërtimit paraqet një nga sektorët më të rëndësishem të zhvillimit gjatë të gjitha periudhave të zhvillimit njerëzor. Sot, në këtë sektor janë bërë shumë transformime falë avancimit tekniko-teknologjik dhe kërkimeve shkencore me qëllim të përsosjes së veglave, pajisjeve dhe makinerisë për kryerjen e punëve ndërtimore në mënyrë sa më të sigurtë dhe me shkallë të lartë të efikasitetit dhe produktivitetit. Avancimi tekniko-tekonologjik në sektorin e ndërtimit po lehtëson realizimin e veprave inxhinierike me shkallë më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes në punë. Por, pavarsisht të arriturave inxhinierike në lëmin e ndërtimit, prap se prap ky sektor, si …


Organizimi I Ndërtimit Të Objektit Shumebanesor, Sokol Mehmeti Dec 2018

Organizimi I Ndërtimit Të Objektit Shumebanesor, Sokol Mehmeti

Theses and Dissertations

Ky punim do të trajtojë çështjen e organizimit të ndërtimit të një objekti shumëbanesor. Do të trajtohen tema dhe fusha si përshkrimi teknik, organizimi i punishtës me disa faza dhe pjesë përbërëse si punët përgaditore, rrugët e përkohshme, rrethoja, instalimet e përkohshme, zyret e përkohshme, mënyra e vendosjes, ushqimi dhe sigurimi shëndetësor i punëtoreve si dhe depot. E gjithë kjo do të paraqitet edhe me skemë lidhur me rregullimin e punishtës. Pas këtij përshkrimi, në punim do të përshkruhën edhe mënyrat e kryerjes së punëve kryesore ndërtimore, duke përfshirë punët tokësore, punën beton-armesë, si dhe proceset e tjera përcjellëse. Zgjedhja …


Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Dizajnin E Jashtëm Duke Përfshirë Dhe Hapsirën Publike, Ardit Sylejmani Dec 2018

Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Dizajnin E Jashtëm Duke Përfshirë Dhe Hapsirën Publike, Ardit Sylejmani

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të jetesës të një standardi të lartë ku përveq njësive të banimit u është dhënë rëndësi shumë e madhe edhe hapësirave të gjelbërta, lojërave për fëmijë, këndeve për rekreim për tu a mundësuar një komoditet të lartë. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në Lagjen e re në komunen e Ferizajit. Arsyeja e përzgjedhjes është kaosi i vazhdueshëm që po ndodhë në atë zonë gjë e cila është një sfidë. Rëndësi tjeter u është kushtuar edhe shfrytzimit të teknologjive më të reja për të minimizuar kostot e jetesës për banorët …


Qendër Inovative E Komunitetit, Arxhira Ferati Dec 2018

Qendër Inovative E Komunitetit, Arxhira Ferati

Theses and Dissertations

Të përjetuarit e problemeve dhe sfidave , eventualisht të shpie në të menduarit e zgjedhjes së atyre problemeve.Kur ky fenomen preket nga pikëpamja profesionale e një arkitekti , ajo merr peshë dhe dimension tjetër.Në këtv rast , unë kam pretenduar që si finalizim i studimeve bachelor në drejtimin e Arkitektures dhe Planifikimit Hapësinor , ta kurorëzoj titullin Bachelor duke iu qasur një teme kushtimisht të patrajtuar në vendin tonë , e perkundrazi shumë esenciale në zhvillim dhe produktivitet tek të rinjtë. Duke qenë se rinia Kosovare perbën shumicën e popullit te Kosovës , duhet trajtuar ashtu siq është , e …


Villë Luksoze, Eglantina Buja Dec 2018

Villë Luksoze, Eglantina Buja

Theses and Dissertations

“Objekti përceptohet me sytë që shohin, me kokën që lëvizë, dhe me këmbët që ecin...” Ludwing Mies Van Der Rohe

Ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme të banimit. Për më tepër kërkesat për vila dhe rezidenca kanë marshuar drejtë sferës së dimensionit psikologjik dhe kulturor. Si rrjedhojë edhe ka lindur një trend i ri dizajni dhe kërkesa të reja për qasjen ambientale, organizimin e kthinave, përzgjedhjen e materialeve dhe konceptin e dizajnit. Kjo qasje rezulton në krijimin e hapësirave më natyrale …


Projektimi I Shtepise Individuale “Ville Luksoze”, Egzon Mullarama Dec 2018

Projektimi I Shtepise Individuale “Ville Luksoze”, Egzon Mullarama

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome shyqrëtohet mënyra e projektimit të një shtëpie luksoze të ashtuquajtur“Villë”. Objekti i projektuar ka vendodhjen në zonë rurale, përkatesisht në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejes. Në projektim janë përdorur stile moderne të enterierit dhe eksterierit. Villa ka sipërfaqe prej 1000 metra katror dhe është në shfrytëzimin e 6 personave familjar, ndërsa parcela ka një sipërfaqe prej 2000 metra katror. Villa në fjalë është e realizuar në pamje 3 dimensionale, ku bën të mundur që projekti të shihet në mënyrë të qartë.


Qendra Tregtare ‘‘Bermuda’’, Enisa Orllati Dec 2018

Qendra Tregtare ‘‘Bermuda’’, Enisa Orllati

Theses and Dissertations

Sot, më shumë se kurdoherë, dizajni arkitektural shihet më shumë si një mjet për të promovuar qëllimet komerciale se sa një fund në vetvete. Në njërën anë, arkitektura në përgjithësi dhe ajo dedikuar domenit publik, sot nuk mund të konsiderohet thjeshtë e ndarë nga roli i saj i synuar si një katalist për zhvillimin dhe revitalizimin ekonomik të një vendi, në anën tjetër, krijimi i një ambienti të ndërtuar për të joshur konsumatoret krijon një komercializim të paprecedent të vet arkitekturës.

Qendrat tregtare ndoshta paraqesin shembullin më tipik të një spektakli të joshjes dhe njëherit pasqyrojnë edhe fenomenin e hiperkomodifikimit …


Projektimi I Objekteve Te Banimit (Banim Kolektiv), Eron Bytyqi Dec 2018

Projektimi I Objekteve Te Banimit (Banim Kolektiv), Eron Bytyqi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i Objektit i objektit të banimit kolektiv në qytetin e Ferizajt. Si fillim janë analizuar objektet banimit në këtë qytet , dhe gjatë analizave është vërejtur mungesa e objekteve te banimit tipi banim kolektiv ne kete zone.

Aplikimi i këtyre objekteve (banim kolektiv) ka filluar kohët e fundit të përdoret edhe në Kosovë , perderisa në vendet evropiane ka qenë i zhvilluar shumë kohë më parë. Tendeca e këtij projekti është që në një objekt të jenë të perfshira të gjitha hapësirat e nevojshme për një jetesë sa më të mirë.

Lokacioni …


“Banimi Nëntokësor Individual”, Elmedina Shkurti Dec 2018

“Banimi Nëntokësor Individual”, Elmedina Shkurti

Theses and Dissertations

Ky hulumtim së pari ka për qëllim rikujtimin e vlerave të nëntokës dhe jetës nën të, të dëshmojë rëndësinë e arkitekturës moderne nëntokësore dhe shfrytëzimin e të mirave që i ofron toka njeriut dhe të kujtuarit e mundësive të ruajtjes së ambientit dhe të shfrytëzimit të energjisë solare dhe gjeotermale për një konfort më të mirë. Të jetuarit nën tokë nuk është një koncept i ri për njeriun, pasi jeta nën tokë daton nga kohërat më të hershme të historisë njerëzore. Njeriu çdoherë e ka ndërtuar mënyrën e jetesës sipas nevojave dhe sipas ndikimeve të rrethit. Jetesa ka pasur fillim …


Vilë Malore, Nora Rexhaj Dec 2018

Vilë Malore, Nora Rexhaj

Theses and Dissertations

“Arkitektura është shprehje e vlerave – mënyra se si e ndërtojmë është një pasqyrim i mënyrës sonë jetësore”. N.F

Arkitektura parimisht mishëron vetë konceptin e jetës sonë, ajo madje arrin të ndikojë edhe në pjesën më të rendësishme të njeriut, atë humane dhe psikologjike. Mënyra se si ne jetojmë dhe zhvillojmë funksionet jetësore është një rezultim direkt se si janë zhvilluar projektet arkitektonike dedikuar atyre që do ti shfrytëzojne.

Duke u bazuar në këtë fakt është tejet e rendësishme që projekti të ketë strukturë dhe plan i cili i përmbushë kërkesat funksionale të harmonizuara me ambientin që e rrethon, në …


Ndërtesë Shoqërore – Muze I Arteve Bashkëkohore Në Prizren, Veron Tara Dec 2018

Ndërtesë Shoqërore – Muze I Arteve Bashkëkohore Në Prizren, Veron Tara

Theses and Dissertations

Muzeu i arteve bashkëkohore është institucion edukativ dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht të artit modern.

Muzeu, i cili ka një prani të rëndësishme në jetën kulturore organizon ekspozita si nga koleksioni i përhershëm po ashtu edhe nga ekspozita të tjera periodike të artit modern dhe bashkëkohorë.

Projekti ka për qëllim të shqyrtojë mundësitë, aktivitetet e ndryshme që mund të sjellë, vetëdijen më të madhe në kulturë dhe aftësitë që mund të fitohen.

Është zgjedhur si projekt kjo temë për shkakun se as në Prizren e as në Kosovë nuk ekziston një ndërtesë apo muze i tillë, që …


Projektimi I Objekteve Afariste ( Qender Tregtare ), Arsim Kastrati Dec 2018

Projektimi I Objekteve Afariste ( Qender Tregtare ), Arsim Kastrati

Theses and Dissertations

Qellimi i ketij punimi të diplomës është projektimi i Qendres Tregtare në Qytetin e Malishevës. Si fillim janë analizuar objektet tregtare në këtë qytet por edhe objektet e banimit që përfshihen për rreth ketij qyteti.

Dhe sipas analizave të marrura është verejtur mungesa e ndonjë qendre tregtare në këtë qytet.

Këto objekte aplikohen shumë edhe në Kosovë sidomos në vitet e fundit, përderisa në shtetet e Evropës ka qenë i zhvilluar shumë kohë më pare.

Tendenca e ketij projekti është që në nje objekte te jenë te perfshira te gjitha hapsirat e nevojshme që u nevojitet nje qytetari te atij …


Villë Banimi, Sevime Kallaba Dec 2018

Villë Banimi, Sevime Kallaba

Theses and Dissertations

“The mission of an architect is to help people understand how to make life more beautiful, the world a better one for living in, and to give reason, rhyme, and meaning to life.” Të krijosh do të thotë të vendosësh diçka në kohë dhe hapësirë, diçka të re e cila padyshim se do të ketë impakt në botë, e këtu dallon krijimi tek impakti ose ndikimi të cilin mund t’a ketë në kohë dhe hapësirë. Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e …


Galeria E Arteve, Natyra Bytyqi Dec 2018

Galeria E Arteve, Natyra Bytyqi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij projekti është të stimuloj rigjenerimin e ngjarjeve kulturore dhe artistike. Qytetit i mungon një vend adekuat , i dedikuar vetëm për artistë , vepra arti dhe dashamirë të artit , factor i cili ndikon në mungesën e organizimit të ngjarjeve të tilla. Zgjidhja konceptuale arkitektonike e këtij projekti zë vend në afërsi të kinemasë dhe teatrit të qytetit , gjë që ofron mundësi për krijimin e një ambienti dhe tërësie strukturore me karakter të qartë.Hapsirat përbrenda janë komode dhe fleksibile për vizitorët , artistët dhe veprat artistike. Ndërsa nga jashtë , në formë e thjeshtë dhe në …


Muzeu Etnografik Regjional Në Bujanoc, Shkurte Dalipi Dec 2018

Muzeu Etnografik Regjional Në Bujanoc, Shkurte Dalipi

Theses and Dissertations

Tema kryesore e këtij punimi është projektimi i një muzeu etnografik regjional në Bujanoc. Për shkak të përcaktimit të destimit të këtij objekti janë trajtuar disa tema që përkojnë me realizimin sa më të mirë të mundshëm të tij. Fillimisht, punimi ofron informata të mjaftueshme për historikun e muzeve dhe zhvillimin e tyre nëpër periudha të ndryshme kohore në botë, duke u fokusuar në veçanti në zhvillimin e muzeve etnografikë gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Është kjo periudha kur muzetë kishin filluar të hynin nën përkujdesje shtetërore apo perandorake me qëllim të instrumentalizimit të tyre në politikat e arsyetimit të veprimeve …


Shtëpitë Nëntoksore, Zana Prelvukaj Dec 2018

Shtëpitë Nëntoksore, Zana Prelvukaj

Theses and Dissertations

Që nga egzistenca e njeriut strehimi është një ndër elementet bazike për mbijetesë dhe mbrojtje nga kushtet natyrore. Tema që do të trajtoj në këtë hulumtim është "Shtëpia nëntokësore". Tema përmbledh të gjitha sqarimet në lidhje me përfitimet dhe disavantazhet e këtij aspekti arkitekturor, urban, ekologjik dhe social. Qëllimi i temës është që të shërbejë si një themel themelor në hartimin, projektimin dhe ndërtimin e shtëpive nëntokësore si një formë e re banimi në vendin tonë. Pas luftës së fundit në Kosovë (1998-99), rindërtimi filloi në formën të pakontrolluar dhe të paplanifikuar, duke shkatërruar çdo hapësirë të lirë në kryeqytet. …


Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Organizimin Hapësirave Të Brendshme, Blerand Memeti Dec 2018

Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Organizimin Hapësirave Të Brendshme, Blerand Memeti

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të jetesës të një standardi të lartë, ku fokusi më i madh ka qenë në organizimin e hapësirave të brendshme ku secila njësi ofron dimensione të një standardi të lartë të jetesës. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në Lagjen e re në komunen e Ferizajit. Arsyeja e përzgjedhjes është kaosi i vazhdueshëm që po ndodhë në atë zonë gjë e cila është një sfidë. Organizimi i brendshëm i hapësirave në objektet ekzistuese përreth lokacionit nuk ofrojnë ndonjë standard komod të jetesës. Rëndësi tjeter u është kushtuar edhe shfrytzimit të …


Zgjerueshmëria E Infrastrukturës Përmes Metodave Të Virtualizimit Të Aplikacioneve Në Nivel Të Sistemit Operativ, Altin Ukshini Dec 2018

Zgjerueshmëria E Infrastrukturës Përmes Metodave Të Virtualizimit Të Aplikacioneve Në Nivel Të Sistemit Operativ, Altin Ukshini

Theses and Dissertations

Zhvillimi dhe menaxhimi i aplikacioneve fleksibile dhe të zgjerueshme lehtë është një sfidë operacionale dhe e dizajnimit të infrastrukturës kur kemi të bëjmë me aplikacione dhe platforma të mëdha. Virtualizimi i aplikacioneve në nivel të Sistemit Operativ (konteinerizimi) ka bërë bujë në përdorim tek infrastrukturat dhe serverët në cloud, si dhe në mënyrën se si sot zhvillohen softuerët që të jenë të zgjerueshëm në aspekt të infrastrukturës dhe fleksibilitetit të zhvillimit. Në këtë punim shtjellohet veçmas për teknologjitë e ndryshme të konteinerizimit të aplikacioneve dhe për rëndësinë që ka sot kjo teknologji në zhvillimin e softuerit dhe dizajnimin e arkitekturave …


Krahasimi Në Mes Spring Boot Framework Dhe Jee Framework, Astrit Berisha Dec 2018

Krahasimi Në Mes Spring Boot Framework Dhe Jee Framework, Astrit Berisha

Theses and Dissertations

Në këtë punim ne do të bëjmë dallimin dhe ngjajshmerin në mes dy framework se cila prej këtyre dy framework mundëson zhvillimin e shpejtë të aplikacioneve, zvogëlon nevojën për programim si dhe sa janë të sigurta. Meqë përdorimi i këtyre dy framework është për zhvillimin e aplikacioneve, atëherë edhe përdorimi i tyre është po aq i rëndësishëm, të cilat na tregojn se çfarë lloj programesh mund ose duhet të ndërtohet dhe si do të ndërlidhen. Gjetjet janë të bazuara në një rishikim të historisë së të dy framework, dhe veçanërisht në atë se si kane ardhur deri te zhvillimi për …