Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 19 of 19

Full-Text Articles in Entire DC Network

Vitrina Virtuale E Librit, Genti Sheholli Dec 2020

Vitrina Virtuale E Librit, Genti Sheholli

Theses and Dissertations

Zhvillimi i aplikacioneve moderne në ditët e sotme nuk është vetëm proces i ndërtimit të aplikacionit. Procesi përfshin zhvillimin e shërbimeve në anën e serverit dhe aplikacionit në anën e klientit. Teknologjitë dhe opsionet për të zhvilluar një web aplikacion janë të shumta dhe varësisht se cfarë web aplikacioni duhet të zhvillohet mund të vendosim edhe për teknologjitë në secilin aspekt.

Qëllimi i këtij web aplikacioni është hulmtimi në teknologjit të kohës që kanë marrë hov të zhvillimit në aplikacionet moderne dhe hulumtim në zhvillimin e aplikacionit me struktura moderne.

Ky web aplikacion është një sintezë e proceseve, procedurave dhe …


Ndikimi I Tatimeve Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë Në Periudhën E Pas Luftës, Art Bekeri Aug 2020

Ndikimi I Tatimeve Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë Në Periudhën E Pas Luftës, Art Bekeri

Theses and Dissertations

Ndërtimi i politikave tatimore dhe zbatimi i tyre në mbushje të buxhetit të vendit kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për mbajtjen dhe zhvillimin e një sërë sektorësh të shoqërisë kosovare. Reformimi i sistemeve tatimore është njëri nga segmentet më të rëndësishme të tranzicionit ekonomik të udhëhequr nga aspirimi për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.

Politika Tatimore e një shteti është pjesë e politikës fiskale që lidhet me përcaktimin e llojeve të tatimeve të zbatuara në një vend, nivelet dhe llojet e përqindjeve tatimore si dhe për burimet e ndryshme të të ardhurave. Përveç …


Qendra E Sportit Për Komunitet, Prishtinë, Edra Gjinolli Jul 2020

Qendra E Sportit Për Komunitet, Prishtinë, Edra Gjinolli

Theses and Dissertations

Që nga salla e parë e sportit e deri tek sallat e sportit të realizuara ditëve të sotme paraqitet një karakteristikë kryesore – këto salla gjithmonë tentojnë të ndryshojnë si për nga përmbajta ashtu edhe nga dukja e jashtme, gjithmonë duke pasur parasyshë kriteret për ndërtesat apo fushat e sportit. Në vitet e fundit, objektet sportive janë bërë gjithnjë e më komplekse, të shumëllojshme dhe hibride të cilat në vete përmbajnë jo vetëm sportin por edhe aktivitete të tjera si kulturë, art e hapësira të tjera të cilat i dedikohen një komuniteti. Prandaj duke e ditur se në qytetin e …


Vile Banimi, Deniz Bunjaku Jun 2020

Vile Banimi, Deniz Bunjaku

Theses and Dissertations

Ndertesa te cilen kam perzgjedhur te projektoj eshte ndertese e banimit (Vilë) qe pergjithesisht perfshine hapsirat e qendrimit ,fjetjes dhe rekreacionit . Gjithashtu ndertesa perfshine edhe hapsiren ku personi perkates do te mund te ushtroj profesionin e tij ( hapsiren e punës) . Perzgjedhja e lokacionit per kete lloj ndertese eshte bere pikerisht ne nje zone te qete dhe tejet relaksuese, e rrethuar nga hapsira te gjelberuara dhe larg nga zhurmat e qendres se qytetit. Lokacioni ndodhet ne rajonin e qytetit te Vushtrrise me saktesishte fshati “Novelan”-Kosove. Lokacioni eshte perzgjedhur kryesisht duke perkrahur profesionin e personit ne fjale dhe tipit …


Shtëpi Banimi B+P+1, Ramize Ismaili Dec 2019

Shtëpi Banimi B+P+1, Ramize Ismaili

Theses and Dissertations

Duke e marrë parasysh se Prishtina si qytet ështe shum i ngarkuar me ndërtime të mëdha e të paplanifikuara, te cilat nuk i ndjekin normativat dhe nuk i anlizojnë mundësite që krijon gjendja eksistuese e këto ndërtime po paraqesin probleme të shumta si në zhvillimin e jetës së banorëve, në komunikacion ashtu edhe në hapësirat publike. Duke i marr parasysh të gjithë këto probleme qytetarët më shum parapëlqejnë të jetojnë në periferi të qytetit duke i’u shmangur mbi ngarkesave të shumta të krijuar në qytet. Mënyra e planifikimit dhe krijimit të ndërtesave në pjesët e qytetit nuk i përmbushin kërkesat …


Stacioni I Autobusave Dhe Qendrat E Mobilitetit Bujanoc, Vullnet Abazi Dec 2019

Stacioni I Autobusave Dhe Qendrat E Mobilitetit Bujanoc, Vullnet Abazi

Theses and Dissertations

Tema e këtij Punimi të Diplomës mbështetet në rëndësinë e dizajnimit dhe projektimit urban me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e qështjeve që ndikojnë në zhvillimin urban të qyteteve dhe fshatrave. Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së stacionit të autobusëve dhe qendrave të mobiliteit në komunën e Bujanocit, komunë e cila vazhdimisht shoqërohet me rënie të numrit të banorëve e cila vie si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm që i bëhet banorëve të kësaj komunë. Me anë të këtij projekti është tentuar që përveç anës së planifikimit dhe dizajnit të preken edhe fusha …


Ndërtesë Shumëbanesore Me Administratë, Lindrit Berisha Apr 2019

Ndërtesë Shumëbanesore Me Administratë, Lindrit Berisha

Theses and Dissertations

Shekulli XXI ka hyrë si shekull ku popullsia urbane e ka kaluar atë rurale. Nevoja e lart

për banim ka dërguar në krijimin e qendrave dhe kuartireve të dendura urbane, për më

tepër banimi i lart dhe i dendur shihet sot si një nga qasjet për të arritur një arkitekturë

të qëndrueshme, ku banimi, puna dhe shit-blerja bëhen në afërsi.

Zona kufitare në mes dy lagjeve më të mëdha në Qytetin e Prishtinës – Dardanisë dhe

Ulpianës – ku sot ndodhet tregu informal, paraqet një “skaj” me potencial të lart për të shqyrtuar

krijimin e një kompleksi banimor si zhvillim …


Bibloteke Leximore B+P+K, Ermirë Zulfaj Mar 2019

Bibloteke Leximore B+P+K, Ermirë Zulfaj

Theses and Dissertations

Tema e marrë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është Biblotekë Leximore. Rëndësia e kësaj teme qëndron se një biblotekë është e nevojshme për nxënësit dhe komunitetin e Malishevës.

Lokacioni i përzgjedhur për për projektimin e kësaj ndërtese është Malisheva, Për shkak se Malishevës i mungon nje bibloteke adekuate, është një biblotekë por e përmasave të vogla e cila nuk i plotëson kërkesat.

Ndërtim i tillë që përveq nxenesave të Malishevës mund të shfrytëzohet eddhe nga ata të fshtrave përreth, pasi që lokacioni ka afërsi me stacionin e autobusave. Nxënësat qe e kanë shkollën larg munden që pas orarit …


Aeroporti I Gjakovës, Sado Kolic Mar 2019

Aeroporti I Gjakovës, Sado Kolic

Theses and Dissertations

Pse është i rëndësishem projektimi i një aeroporti? Industria e aviacionit konsiderohet të jete një aset i vlefshem i transportit, për shkak të ndikimit të drejtepërdrejt të transportit në shendetin e ekonomive tona kombetare dhe nderkombetare. -Aeroportet kontribojne miliona euro ne vite per ekonimite lokale dhe krijojne dhjetera mija vende pune, drejteperdrejt ose terthorazi. -Aerportet luajne nje role te konsiderueshem ne zhvillimin ekonomik,dhe ngarkesat me te rendesishme qe levizin jane njerezit. Aeroportet jane me shume se vende per te kapur aeroplane,per te marre pjese ne nje takim biznesi,ose per te bere disa blerje pa dogane;ato jane nder investimet me te …


Villë Luksoze Malore, Blerim Mustafa Feb 2019

Villë Luksoze Malore, Blerim Mustafa

Theses and Dissertations

Villë Luksoze, e cili ka sipërfaqe të madhe dhe të bukur , duke ruajtur në të njëjtën kohë idenë unike të dizajnit të brendshëm dhe funksionit. .Villa është një vend e cila i përfshin të gjitha hapësirat e nevojshme për një familje e cila nuk përdoret qdo ditë për të jetuar në të por për një kohë të caktuar.Villa ka dy etazhe P+1 ku qendrimi ditor eshte I vendosur ne pajmjen panomarike qe ka villa perkatsisht eshte e shtrire ne pjeset perpara qe shihet edhe rruga kryesore , dhe është edhe pjesa e jashtme e oborrit,perfshir edhe pjesen …


Krimet Kibernetike, Dua Gjyshinca Sep 2018

Krimet Kibernetike, Dua Gjyshinca

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme moderne ku po mbizotëron e ashtëquajtura Epoka e Internet-it shumë nga punët e përditshme si pagesat, komunikimi në mes njerëzve, ndjekja e kurseve mësimore, shkarkimi dhe ngarkimi i dokumenteve të ndryshme, njoftimet rreth ngjarjeve në botë apo edhe përdorimi i aplikacioneve të ndryshme për argëtim ndodhin online me anë të pajisjeve të ndryshme si kompjuterët personal, telefonat e mençur dhe pajisjet tjera.

Njëra ndër gjërat më të rëndësishme që është e mundur falë internetit është mundësia që çdo kush në botë pavarësisht vendndodhjes i jepet mundësia që të lexojë dhe të njoftohet për ngjarjet nga e …


Sistemi Bankar Në Kosovë/Analizë, Fitore Sherifi Nov 2017

Sistemi Bankar Në Kosovë/Analizë, Fitore Sherifi

Theses and Dissertations

Thellësia e krizës dhe tedencat dramatike në Kosovë kanë pasur ndikimin në politiken monetare.

Nje hyrje te shkurter rreth menaxhimit të bankave dhe performancave të tyre në Kosovë kemi bërë nje hulumtim me një perfundim se sa jane ato me rendesi, dhe sa vlere kanë në tregun e punës me kompanitë.

Përmes këtij punimi pasqyrohet edhe definimi i bankave në Kosovë avantazhet dhe disavantazhet me te cilat ballafaqohen bizneset dhe popullata lidhur me bankat dhe sistemin bankar në Kosovë.

Do te tregojmë mënyrën se si veprojnë bankat, qfare sherbime ofrojne, se si jane zhvilluar në Kosove, sa jane transparente ne …


Objekt Individual – Villë Luksoze, Fiona Çela Sep 2017

Objekt Individual – Villë Luksoze, Fiona Çela

Theses and Dissertations

Shekulli XXI ka sjellë me vete jetën dinamike në qytete e kryeqytete anë e mbanë botës. Rutina, ngarkesat ditore në punë, shtëpi apo trafik, shtojnë dukshëm nivelin e stresit dhe mërzisë, me ç’rast njeriu ndihet i rraskapitur, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik. Si pasojë, vije deri te nevoja për të “ikur” nga e gjithë rrëmuja e rutinës dhe njeriu kërkon qetësinë në natyrë – male, det, liqenjë, bjeshkë e të tjera. Që nga romakët e lashtë, njerëzit këtë “ikjen” e kanë bërë në objektë veҫanërisht të ndërtuara për këtë qëllim. Këto objekte në ditët e sotme …


Prishtina E Re - Zhvillimi I Ndërtesave Shumëbanesore Hibride Të Parafabrikuara, Dren Nishliu May 2017

Prishtina E Re - Zhvillimi I Ndërtesave Shumëbanesore Hibride Të Parafabrikuara, Dren Nishliu

Theses and Dissertations

"I believe that architecture, as anything else in life, is evolutionary. Ideas evolve; they don't come from outer space and crash into the drawing board." 1 Zhvillimet e ndryshme në çdo sferë të jetës, padyshim se ndikojnë edhe në zhvillimin e arkitekturës. Si cdo sferë e jetës e cila evolon me kohën, gjithashtu edhe arkitektura evulon me kohë, prandaj si arkitektë ne duhet të jemi gjithmonë një hapë përpara sferave të tjera në mënyrë që zhvillimi ynë të jetë sa më human. Zhvillimi i ndërtesave hibride të parafabrikuara padyshim se është një zhvillim i cili në vendet e tjera të …


Prishtina E Re - Zhvillimi I Ndërtesave Shumëbanesore Hibride Të Parafabrikuara, Granit Baliu May 2017

Prishtina E Re - Zhvillimi I Ndërtesave Shumëbanesore Hibride Të Parafabrikuara, Granit Baliu

Theses and Dissertations

Zhvillimet e ndryshme në çdo sferë të jetës, padyshim se ndikojnë edhe në zhvillimin e arkitekturës. Si cdo sferë e jetës e cila evolon me kohën, gjithashtu edhe arkitektura evulon me kohë, prandaj si arkitektë ne duhet të jemi gjithmonë një hapë përpara sferave të tjera në mënyrë që zhvillimi ynë të jetë sa më human. Zhvillimi i ndërtesave hibride të parafabrikuara padyshim se është një zhvillim i cili në vendet e tjera të botës është zhvilluar vite më parë, mirëpo këto terme në arkitekturën e vendit tonë mungojnë në një masë të madhe, dhe kjo gjithsesi ndodhë edhe për …


Implementimi I Sistemit Per Menaxhim Te Auditimit, Armin Bushati Nov 2016

Implementimi I Sistemit Per Menaxhim Te Auditimit, Armin Bushati

Theses and Dissertations

Per te qene ne gjendje per t’u fokusuar ne proces te auditimit, auditoret ne pergjithesi duhet te kene njohuri relativisht te mira ne fushen e teknologjise informative. Ky punim ngerthen ne vete ndikimin e sistemeve dhe praktikat e auditimit ne Kosove, perkatesisht te sistemit per menaxhim te auditimit lidhur me ate se si po ndryshon metoda e auditimit, si mund te permiresohet dhe cili eshte ndikimi i sistemeve ne karrieren e nje auditori.

Te dhenat ne mase te madhe jane mbledhur permes vezhgimit te auditoreve ne mjedisin e tyre te punes, perfshire edhe diskutimet personale me ta.

Ky punim tregon …


Shkollë Fillore - Rurale, Arbër Kryeziu Nov 2016

Shkollë Fillore - Rurale, Arbër Kryeziu

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Projektimi I Shkollës Fillore, Imran Haziri Oct 2016

Projektimi I Shkollës Fillore, Imran Haziri

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një Shkolle Fillore e cila ka për qëllim kryesor promovimin e Arsimimit, kulturës dhe artit.I tërë projekti ështe i bazuar në udhëzuesin e përpiluar nga ministria e arsimit,shkencës dhe teknologjise për shkollat në Kosovë. - Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet të i’u jepet rëndësi më së shumti. Në qytetin e Gjilanit aktualisht ekzistojn numër i konsiderueshem i shkollave fillore, mirepo të cilat operojnë me kapacitete jashtë normave standarde. Duke marrë parasysh se në …


Trajtimi I Të Drejtave Sendore Sipas Ligjit Në Kosovë, Faton Hyseni Jan 2015

Trajtimi I Të Drejtave Sendore Sipas Ligjit Në Kosovë, Faton Hyseni

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome trajtohen të drejtat sendore sipas Ligjit në Kosovë si dhe e drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera sendore, për posedimin,llojet e posedimit në këtë menyrë do të paraqiten mënyrat e përfitimit të pronës, e drejta mbi servitutin etj.

Në kapitullin e parë fokusohemi në një hyrje të shkurtë të drejtës sendore lidhur me nocionin mbi tëdrejtat sendore,po kështu do ti paraqes parimet e drejtës sendore të cilat më mirë do te qartësojnë burimet e së drejtës sendore.

Në kapitullin e dytë , do të trajtohen një term shumë i rendesishem që është Posedimi, do të …