Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 89

Full-Text Articles in Entire DC Network

Zhvillimi I Ueb Aplikacionit Për Menaxhimin E Qendrave Të Karrierës: Ubt Campus, Elhame Krasniqi Dec 2019

Zhvillimi I Ueb Aplikacionit Për Menaxhimin E Qendrave Të Karrierës: Ubt Campus, Elhame Krasniqi

Theses and Dissertations

Ueb aplikacionet janë bërë pjesë e rëndësishme e bizneseve dhe institucioneve në përgjithësi pasi janë duke mundësuar shkëmbim dhe menaxhim të informacionit nga të gjitha vendet ku do që ndodhemi, rëndësia e ueb aplikacioneve responsive është një mundësi e mirë për tu përshtatur pajisjeve të ndryshme. Qëllimi i këtij studimi është të ofrojmë njohuri shtesë rreth praktikimit të këtyre aplikacioneve nga institucionet e arsimit të lartë, më saktësisht se si këto ueb aplikacioneve do të mund t’iu ofrojnë studenteve një ambient më të mirë për komunikim me njeri tjetrin e deri tek menaxhimi më i mirë i qendrave të karrierës …


Dizajnimi I Web Faqës Së Shpedicionit “Vjosa”, Fitore Bajrami Dec 2019

Dizajnimi I Web Faqës Së Shpedicionit “Vjosa”, Fitore Bajrami

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome do të trajtohet krijimi dhe dizajnimi i një Web faqeje të Agjensionit Doganor (shpedicioni) “VJOSA”.

Krijimi i Web faqes është bërë me gjuhët e shënjimit (markup language) siç janë HTML dhe JavaScript po ashtu edhe me programet e Adobe si Photoshop dhe Dreamweaver dhe duke i kushtuar shumë rëndësi dizajnit të Web-it.

Në kapitullin e fundit do të prezentojmë Web faqen e Shpedicionit Vjosa ku demonstrohen disa parime të cilat duhet t’i ketë nje web faqe për të tërhequr vizitorët siç janë: lehtësia për të naviguar, përmbajtja e mirë, informacione relevante dhe të sakta, funksione te …


Privatësia Ne Sistemet Rekomanduese, Krist Domgjoni Dec 2019

Privatësia Ne Sistemet Rekomanduese, Krist Domgjoni

Theses and Dissertations

Sistemet rekomanduese janë shumë të përdorshme në ditet e sotme. Ato përdoren në internet për të ndihmuar një shfrytëzues të gjej një produkt të deshiruar në kohë sa më të shpejtë. SR pothuajse gjenden në çdo faqe të internetit, sidomos në kompanitë e mëdha siç janë: Facebook, eBay, Amazon, NetFlix etj. Në raste konkrete këto sisteme ndihmojnë që përdoruesi të gjejë një libër, film, artikull, produkt me preferenca të tij, poashtu në rrjetet sociale përdoren për të takuar shokë që kanë interesa të njejta në fusha të ndryshme. Këto kompani I përdorin sistemet rekomanduese sepse sjellin përfitime marramendëse në kohë …


Efektet E Digjitalizimit Të Shërbimeve Publike Te Bizneset - Rast Studimi Komuna E Ferizajit, Ardit Mehmeti Dec 2019

Efektet E Digjitalizimit Të Shërbimeve Publike Te Bizneset - Rast Studimi Komuna E Ferizajit, Ardit Mehmeti

Theses and Dissertations

Zhvillimi dhe përdorimi i TIK-ut (Teknologjia e Informatave dhe Komunikimit) rezultoi me krijimin e Shoqërisë Informative, në epiqendrën e së cilës është roli i informatave në shoqërinë e sotme. Ky zhvillim aq i hovshëm ka ndikuar në masë të madhe edhe në marrëdhëniet në mes të institucioneve dhe komunitetit të biznesit. Biznesi elektronik është forma më bashkohore e organizimit e cila në masë të madhe varet nga përdorimi i teknologjisë informatike, përkatësisht përdorimi i këtyre aplikimeve, sistemeve apo platformave. TIK ka lehtësuar të bërit biznes duke zgjeruar me lehtë tregun, duke ulur kostot e shpenzimeve, kursimin e kohës, duke ngritur …


C# Implementimi I Capsule Network Në Detektimin E Objekteve Në Imazhe, Bashkim Salihu Dec 2019

C# Implementimi I Capsule Network Në Detektimin E Objekteve Në Imazhe, Bashkim Salihu

Theses and Dissertations

Rrjeti me kapsula apo CapsNet është një qasje e re dhe interesante për zgjidhjen e problemeve në Computer Vision. Me publikimet e fundit është vërtetuar se kjo qasje e re është e saktë në detektimin e objekteve edhe nëse ato objekte janë të shtrembëruara apo pamja është prej një këndi tjetër. Implementimi i CapsNet është realizuar në shumicën e gjuhëve programuese si Python, R, Java etj.

Në këtë temë është bërë implementimi në C# duke përdorur Microsoft Cognitive Toolkit (CNTK), si vegël per krijimin e modelit dhe trajnimin e tij. Rezultatet e fituara pas implementimit na tregojnë se implementimi në …


Arkitektura E Mikroshërbimeve Duke Perdorur .Net Core Dhe Reactjs, Gurakuq Krasniqi Dec 2019

Arkitektura E Mikroshërbimeve Duke Perdorur .Net Core Dhe Reactjs, Gurakuq Krasniqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të trajtohet implementimi i arkitekturës së mikroshërbimeve duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore si .NET Core dhe React duke u bazuar në sistemin për menaxhimin e temës së diplomës. Mënyra e dizajnimit të arkitekturës softuerike ka evoluar që nga fillimi i përdorimit e deri në ditët e sotme dhe si rezultat i evoluconit kemi dizajne të ndryshme, ku secila nga to përdoret varësisht nga specifikat e sistemit dhe kërkesat që ato i përshtaten në mënyrën më efektive. Qëllimi kryesor i këtij punimi të diplomës është shtjellimi i realizimit dhe implementimit të sistemit për menaxhimin e temave …


Analiza E “Student Response System” Dhe Impakti I Tyre Në Ngritjen E Ndërveprimit Brenda Klasës, Kimete Haxhiu Dec 2019

Analiza E “Student Response System” Dhe Impakti I Tyre Në Ngritjen E Ndërveprimit Brenda Klasës, Kimete Haxhiu

Theses and Dissertations

Involvimi i teknologjisë po bëhet një komponentë thelbësore e klasës moderne dhe studentët kanë nevojë për mjete të tilla për të rritur interaktivitetin dhe të nxënit e tyre. Student Response Systems apo SRS, kujdesen pikërisht për këtë nevojë dhe përfaqësojnë disa nga teknologjitë më të mira dhe më të reja të arsimit që gjenden sot. Student Response System lejon mësimdhënësit të parashtrojnë pyetje ose të trajtojnë një problem në klasë, ku përmes tyre studentët japin përgjigjet e tyre në një pajisje dhe menjëherë grumbullohen përgjigjet e tyre për mësimdhënësin. Kjo ofron një mbështetje për procesin mësimor, duke marrë parasyshë që …


Zhvillimi I Sistemit Për Monitorim Të Ardhjes Dhe Largimit Nga Puna - Bazuar Në Java Sockets, Redon Bejtullahu Dec 2019

Zhvillimi I Sistemit Për Monitorim Të Ardhjes Dhe Largimit Nga Puna - Bazuar Në Java Sockets, Redon Bejtullahu

Theses and Dissertations

Sistemet për monitorimin e ardhjes dhe largimit nga puna bëjnë monitorimin e saktë dhe preciz të kohës së qëndrimit në orar të punës. Sistemet mund të gjenerojnë statistika komplekse rreth monitorimit të aktivitetit të punëtorit. Fokusi i zhvillimit të një sistemi të tillë është kontrolli i vijueshmërisë së punëtorëve në punë duke përfshirë largimet e hershme nga puna dhe tej zgjatjet e pauzave. Sistemi i monitorimit është i ndarë në dy pjesë atë administrative dhe pjesa raportuese, pjesa administrative kontrollon të gjithë sistemin dhe është përgjegjëse për monitorimin e tij, ndërsa pjesa raportuese përbëhet nga pajisja e cila bartet nga …


Algortimet Kriptografike Dhe Siguria, Agnesa Krasniqi Nov 2019

Algortimet Kriptografike Dhe Siguria, Agnesa Krasniqi

Theses and Dissertations

Rritja e përdorimit të Internetit ka ndikuar ndjeshëm në natyrën e aplikacioneve dhe në mënyrën sesi ne komunikojmë. Siguria e të dhënave dikton përdorimin e teknikave të ndryshme kriptografike. Për këtë arsye analizojmë në detaje teknikat e ndryshme të shifrimit duke vlerësuar performancën dhe efikasitetin e tyre. Për të kuptuar rëndësinë e aplikimit të teknikave kriptografike mjafton të njohim panoramën e gjerë të aplikacioneve dhe shërbimeve ku kemi të dhëna sensitive. Ruajtja e të dhënave është një ndër kërkesat bazë vetjake por edhe operacionale në garantimin e sigurisë së suksesit në një iniciativë biznesi si bankat apo kompanitë e ndryshme. …


Krahasimi I Teknikave Të Multipleksimit (Fdma, Tdma, Dhe Cdma), Bardhyl Sopjani Nov 2019

Krahasimi I Teknikave Të Multipleksimit (Fdma, Tdma, Dhe Cdma), Bardhyl Sopjani

Theses and Dissertations

Kërkesa për lloje të ndryshme të komunikimeve të tilla si zëri, imazhet, videot dhe të dhënat tjera, rrisin kërkesën për shpejtësi më të mëdha të transmetimit. Nevoja për kapacitete më të mëdha, ka shtyrë më tutje zhvillimin e teknologjisë, e ku multipleksimi gjen zbatim të rëndësishëm në këtë drejtim.

Multipleksimi ka evoluar me kalimin e viteve. Kjo është filluar me metodën e Emile Baudot për të transmetuar gjashtë sinjale telegrafi njëkohësisht përmes një kablli në sistemet e komunikimit me sinjal të përzier me shpejtësi të lartë, që tani janë të zakonshme. Evolucioni filloi me burime identike të shumëfishta informacioni, siç …


Application Of Intelligent Data Analysis In Medicine, Diellëza Xhokli Nov 2019

Application Of Intelligent Data Analysis In Medicine, Diellëza Xhokli

Theses and Dissertations

Përmes këtij punimi të temës së diplomës është paraqitur një punë e cila ka të bëjë me Aplikimin e analizes intelegjente të të dhënave në mjekësi ku do të diskutohet në vazhdim, kjo temë do të trajtojë sasinë e të dhënave të mëdha, ruajtjen e atyre të dhënave në bazën e të dhënave mjekësore e cila kërkon zhvillimin e mjeteve të specializuara për ruajtjen në këto të dhëna. Ky punim ka për qëllim kryesor hulumtimet online të cilat bazohen në njohjen e zhvillimit të intelegjencës së të dhënave aktuale si dhe nevojën për analizen intelegjente të të dhënave në mjekësi …


Siguria Dhe Privatësia Në Sektorin Bankar Që Përdorin Shërbime Të Bazuara Në Cloud: Sfidat Dhe Kontrollet, Driton Emërllahu Nov 2019

Siguria Dhe Privatësia Në Sektorin Bankar Që Përdorin Shërbime Të Bazuara Në Cloud: Sfidat Dhe Kontrollet, Driton Emërllahu

Theses and Dissertations

Kjo tezë e masterit diskuton çështjet e sigurisë dhe privatësisë të sektorit bankar që përdorin shërbime të bazuara në cloud, si dhe përshkruan implikimet e tij në sigurinë privatësinë e të dhënave personale, dhe implikimet në konfidencialitetin e bizneseve, ndërmarrjeve apo entitete të ndryshme. Me anë të këtij hulumtimi gjejmë se shpërndarja (sharing) e informacionit për disa informacione ose edhe për disa përdorues mund të jetë e kufizuar në disa mënyra ose dhe mund të ndikojë në statutin ose mbrojtjen e informacionit të përbashkët, dhe bankat kanë qenë tradicionalisht një industri konservatore në lidhje me adoptimin e teknologjive më të …


Menaxhimi I Mikroserviseve Me Anë Të Kubernetes, Ilir Koci Nov 2019

Menaxhimi I Mikroserviseve Me Anë Të Kubernetes, Ilir Koci

Theses and Dissertations

Ky punim diplome analizon menaxhimin e një aplikacioni të ndarë në mikroservise me anë të Kubernetes si orchestration platformë dhe Docker si containerization platformë. Pasi që Cloud po shkon drejt mikroserviseve atëherë do të ishte ide e mirë qe kjo temë të mirrej me këtë problem. Pasi që aplikacionet monolithic janë vështirë të menaxhueshme dhe kanë vështirësi të shkallëzohen kur ka kërkesë të madhe për atë aplikacion atëherë ndarja e tij në mikroservise dhe orkestrimi i tij me anë të Kubernetes e lehtëson punën për System Admin (DevOps Engineer).

Në këtë temë ceken se si funksionojnë platformat e containerization si …


Projektimi I Një Iot Moduli Për Monitorimin E Cilësisë Së Ujit Në Kohë Reale, Ramiz Krasniqi Nov 2019

Projektimi I Një Iot Moduli Për Monitorimin E Cilësisë Së Ujit Në Kohë Reale, Ramiz Krasniqi

Theses and Dissertations

Fillimisht falenderoj Zotin i cili më mundësoj të arrijë të mbrojë temën e diplomës së nivelit Master pranë profesorëve të nderuar të cilët gjithashtu i falendëroj për përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Gjithsesi këtyre arritjeve të mia i bashkangjiten edhe shumë njerëz të cilët qëndrojnë prapa sukseseve të mia e për të cilët kam falendërim të veçantë. Falenderoj prindërit për përkujdesjen dhe motivimin që gjithmonë më kanë japur. Gjithë kjo punë e imja nuk do të ishte realizuar në radhë të parë pa ndihmën e mentorit tim, Dr.Zhilbert Tafës i cili ishte i gatshëm të më ofrojë ndihmën e tij …


Search Engines Arkitektura Dhe Krahasimi I Platformave Ekzistuese, Valbonë Hajrizi Nov 2019

Search Engines Arkitektura Dhe Krahasimi I Platformave Ekzistuese, Valbonë Hajrizi

Theses and Dissertations

Në këtë punim të diplomës master, është shtjelluar puna dhe funksionaliteti i makinave të kërkimit (ang. Search Engine) në ueb, dhe arkitektura dhe krahasimi i platformave aktuale, duke bërë krahasimin e tyre si për nga aspekti i vetive, dizajnit, funksionalitetit, shpejtësisë në gjetjen dhe kthimin e informacioneve të kërkuara, saktësisë në gjetjen e informacioneve të duhura, si dhe përdorimit të tyre nga shfrytëzuesit.

Sot, të hapësh një shfletues në Internet dhe mos hapësh një makinë kërkuese në ueb, është pothuajse e pamundur, kjo për arsye se tani Interneti është një grumbull shumë i madh i të dhënave, sa që, për …


Krahasimi I Algoritmeve Për Kërkimin E Paternës Brenda Dokumentit, Vionë Hasani Nov 2019

Krahasimi I Algoritmeve Për Kërkimin E Paternës Brenda Dokumentit, Vionë Hasani

Theses and Dissertations

Problemet në kohë reale në botë kanë nevojë për algoritëm të shpejtë dhe me gabim minimal. Në ditët e sotme ka shumë aplikacione që janë përdorur për të kërkuar rezultate në internet. Ka shumë algoritme të cilat përdoren për kërkimin e rezultateve. Metoda e përputhjes së paternës është njëra prej tyre. Në aplikacionin në internet njerëzit merren me llojet e ndryshme të të dhënave, për shembull kërkimi i tekstit, kërkimi i figurave, kërkimi audio dhe kërkimi i videos. Çdo search engine përdorë algoritme të ndryshme të kërkimit për trajtimin e tipeve të ndryshme të të dhënave.

Pasi që ekzistojnë algoritme …


Ndikimi I Iot (Internet Of Things) Në Rritjen E Kualitetit Të Produkteve Bujqësore Si Dhe Në Racionalizimin E Shfrytzimit Të Resursëve Bujqësore, Arbër Suka Oct 2019

Ndikimi I Iot (Internet Of Things) Në Rritjen E Kualitetit Të Produkteve Bujqësore Si Dhe Në Racionalizimin E Shfrytzimit Të Resursëve Bujqësore, Arbër Suka

Theses and Dissertations

Duke pasur parasyshë qe tekonologjia gjithnjë e me shumë po sofistikohet, dhe qe tashme pothuajse çdo informat mundet me u gjet në internet atëher këtë temë do të trajtohet se si ndikon aplikimi i internetit të gjerave apo internet of things (IOT) në bujqësin përkatësisht në rritjen e qualitetit të produkteve , rritjen e sasisë së produkteve dhe ate duke perdorur sa më pak resurse. Duke pas parasysh që pothuaj se qdo fermer rradhë her hyn në internet për të shikuar se cila është rruga më e leht dhe më e mirë për të rritur nje bimë dhe për të …


Shqyrtimi I Sulmeve Kibernetike Metasploit, Fitim Kastrati Oct 2019

Shqyrtimi I Sulmeve Kibernetike Metasploit, Fitim Kastrati

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme , zhvillimi i teknologjisë informative ka sjell ndryshime radikale në çdo aspekt të jetës së njerëzve , dhe kjo padyshim e ka bërë jetën tonë të ketë shumë qasje në informacione . Këto zhvillime teknologjike dhe komunikuese krahas benifiteve të tyre kanë edhe rreziqet .

Shfrytëzuesit duhet të jenë shumë të vëmndshëm gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, aplikacioneve të ndryshme dhe surfimit në botën e internetit sepse rreziku nga sulmet kibernetike nga persona të papërgjegjshëm me qëllime dashakeqe dinë të jenë shumë të shpeshta.

Pra web aplikaconet e bëjnë të mundur që vizituesit e web faqeve …


Paisjet Optoelektronike Dhe Implementimi, Trim Klaiqi Oct 2019

Paisjet Optoelektronike Dhe Implementimi, Trim Klaiqi

Theses and Dissertations

Ky punim eshte shkruar ne bazë te hulumtimeve shkencore, duke hulumtuar ne literatura te ndryshme ne internet. Punimi eshte i ndare ne disa kapituj. Në kapitullin e parë, rrezatimi optik, janë dhënë bazat fizike (optike) të Optoelektronikës. Në të janë paraqitur vetitë dhe dukuritë karakteristike të dritës, janë dhënë konceptet kryesore te difraksionit dhe polarizimit te drites. Në kapitullin e dytë, fotoemiterët dhe fotodetektorët, janë trajtuar komponentet kryesore optoelektronike: diodat dritemetuese (LED-at), fotopërçuesit, fototransistorët dhe optoçiftuesit, laserët, janë dhënë bazat fizike të punës së laserëve, janë trajtuar hollësisht tipat kryesorë të laserëve (në bazë të trupave: të gaztë, të ngurtë, …


Zhvillimi Dhe Krahasimi I Teknologjive Të Front-End: Javascript Vanilla Dhe Angular 2+, Alb Imeri Sep 2019

Zhvillimi Dhe Krahasimi I Teknologjive Të Front-End: Javascript Vanilla Dhe Angular 2+, Alb Imeri

Theses and Dissertations

Përderisa në fillimin e përdorimit të ueb aplikacioneve bizneset ishin tejet mase të limituara se çfarë mund të paraqitnin në ueb faqen e tyre, tanimë ai është problemi më i vogël. Gjatë njëzet viteve të fundit ueb aplikacionet kanë marrë pothuajse rritje eksponenciale për nga përdorimi. Me rritjen e hovshme të përdorimit të ueb aplikacioneve është rritur edhe nevoja për ueb aplikacione gjithnjë e më të përsosura. Kur bie fjala te përsosmëria këtu ka plot elemente që duhet marrë parasysh, por sidoqoftë disa prej tyre janë më të rëndësishme.

Gjatë këtij punimi do t’i analizojmë faktorët që më së shumti …


Masat Emergjente Pas Hakimit, Allen Pajaziti Sep 2019

Masat Emergjente Pas Hakimit, Allen Pajaziti

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme kemi dëshmi që zhvillimi i teknologjisë ështe në rritje të hovshme dhe përderisa ne korrim benefite jashtëzakonisht të mëdhaja ne duhet të parashtrojmë pyetjën se a kemi masa mbrojtëse të mjaftueshme që mos të kompromitohen integriteti, konfidencialiteti dhe disponushmëria e të dhënave tona, si dhe masat emergjente të cilat duhet të ndërmarrë një individ, ose një kompani në teresi për të parandaluar dëme të medha nga një sulm kibernetik. Njëra nga pikat kyçe që zgjuan interesin tim rreth shtjellimit të kësaj teme.


Krahasimi Cms Për Tregti Elektronike, Arbias Menxhiqi Sep 2019

Krahasimi Cms Për Tregti Elektronike, Arbias Menxhiqi

Theses and Dissertations

Fillimi i zhvillimit të një dyqani elektronike ka sfida të shumta por, përcaktimi për platformën e duhur është njëra ndër sfidat më të mëdha. Në ditët e sotme ekzistojnë mundësi të shumta të platformave të gatshme, ndërsa ne në ketë punim diplome jemi përcaktuar për krahasimin e Magentos dhe WooCommerce-it.

Për krahasimin e këtyre dy platformave kemi vendos që të përcaktohemi në disa atribute që ne mendojmë që duhet ti i kushtohet rëndësi në fillimin e çdo dyqani elektronikë. Atributet që kemi përzgjedh janë buxheti, lehtësia e përdorimit, metodat e pagesave që ofrojnë platformat dhe përkrahja për rritjen e dyqanit …


Ridistribuimi I Ospf, Rip Dhe Eigrp, Arianit Palaj Sep 2019

Ridistribuimi I Ospf, Rip Dhe Eigrp, Arianit Palaj

Theses and Dissertations

Avancimi i sistemeve të komunikimit dhe rrjetit në përgjithësi ka rritur nevojën për shkëmbimin e informatave te rutave në mese dy apo më shume instancave, kjo vlen sidomos per rrjetet që kanë protokole të ndryshme te rutimit. Për këtë arsye ridistribuimi i rutave është padyshim shumë i rëndesishëm në dizajnin e rrjetit.

Në pjesën e parë të ketij punimi është kryer shfletimi i literatures për të mësuar më shumë në lidhje me protokolet e rutimit dhe karakteristikat e tyre. Është diskutuar për mundësimin e komunikimit të protokoleve të ndryshme, gjë që është procedure aspak e thjeshtë, dhe nuk ka një …


Implementimi Dhe Përdorimi I Tdd Në Ruby On Rails, Berat Hoxha Sep 2019

Implementimi Dhe Përdorimi I Tdd Në Ruby On Rails, Berat Hoxha

Theses and Dissertations

Industria softuerike është duke u bërë më kërkuese në kohën zhvilluese. Shpesh, prodhimi i softuerit ka të bëjë me kërkesa që vazhdimisht ndryshojnë dhe me cikle zhvillimi që maten me javë ose muaj. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave dhe që ende të prodhohet softuer i kualitetit të lartë, ndër vite, praktikuesit e softuerit kanë zhvilluar një numër strategjisë. Një nga to është edhe Test Driven Development (TDD). Kjo është një praktikë për zhvillim e orientuar në objekte që për qëllim ka të ndihmoj në prodhimin e softuerit kualitativ për një kohë të shkurtë. TDD është popullarizuar nëpërmjet programimit ekstrem. Praktikuesit …


Digjitalizimi I Sistemit Të Adresave Përmes Platformave Web, Besfort Thaçi Sep 2019

Digjitalizimi I Sistemit Të Adresave Përmes Platformave Web, Besfort Thaçi

Theses and Dissertations

Një nga përgjegjësitë kryesore të një qeverie të qytetit është menaxhimi i pronës së paluajtshme, publike dhe private, brenda juridiksionit të saj. Në mënyrë klasike, toka përshkruhet me parcelë ndërsa ndërtesat referohen nga adresa. Menaxhimi i adresave është po aq i rëndësishëm sa është edhe menaxhimi i parcelave, sepse duke përdorur adresën mbërrihet në cak saktë dhe shpejt. Adresat deri më tani janë ruajtur në disa lista të shkruara me dorë, disa harta të shtypura dhe në disa raste edhe të kompjuterizuara të ruajtura në MS Excel. Këto lista janë përditësuar në mënyrë të pabarabartë ose nuk janë përditësuar fare …


The Use Of Video Games In Education, Donat Kajtazi Sep 2019

The Use Of Video Games In Education, Donat Kajtazi

Theses and Dissertations

Education is a very important aspect of our lives, a proper education system is linked closely to a better and easier life. Therefore, enhancing the education system should have a high priority for many people. A high number of lives can be improved, given the right tools to reach a desirable level of education. Many variables impact the education process, from social conditions, to mental conditions and motivation. Mixing games with education can reach many of these variables in different angles, easier for learners to grasp.

This thesis provides more information to the limited research of how games can be …


Information Technology Security Policies, Edin Neziri Sep 2019

Information Technology Security Policies, Edin Neziri

Theses and Dissertations

Që nga revolucioni industrial i shekullit të kaluar, teknologjia në vazhdimësi ka ndryshuar shoqërinë. Kompjuterët personalë tani përshtaten madje edhe në xhepin tonë. Ne kemi kontakt me njerëz dhe qasje në informacione në të gjithë botën përmes internetit. Qyteti, shtëpia, makinat dhe gjithqka tjeter është bërë inteligjente. Shfrytëzimi i madh i teknologjisë shoqërohet edhe me shqetësime rreth sigurisë dhe keqpërdorimit të mundshëm të saj. Kohëve të fundit, shqetësimet kanë filluar të vërehen nga përdorimi i inteligjencës artificiale për të krijuar armë inteligjente, robotë e deri tek printimi i armëve 3D të cilat janë të pa indentifikueshme nga skanerët tradicionalë të …


Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Klinikave, Bazuar Në Mikroshërbime, Edin Vllaço Sep 2019

Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Klinikave, Bazuar Në Mikroshërbime, Edin Vllaço

Theses and Dissertations

Shëndetësia si fushë përmban në vete shumë procese të cilat kërkojnë kohë dhe përkushtim. Deri më tani një pjesë e madhe e këtyre proceseve janë kryer në mënyrë manual në vendet në zhvillim, gjë e cila ka ardhur me një numër të problemeve në vete.

Sistemet e reja softuerike bëjnë të mundur shmangien e këtyre problemeve, si në rastin tonë sistemi për dixhitalizimin e menaxhimit të shërbimeve shëndetësore.

Synimi primar është rritja e shumë faktorëve që kanë të bëjnë me këto procese, ndër to hyjnë rritja e sigurisë, efikasitetit, shpejtësisë dhe performancës. Në mënyrë që t’i arrijmë këto qëllime duhet …


Teknikat E Filtrimit Të Spam Email-Ve Në Domain Të Ndryshëm, Edona Hyseni Sep 2019

Teknikat E Filtrimit Të Spam Email-Ve Në Domain Të Ndryshëm, Edona Hyseni

Theses and Dissertations

Përderisa kohë më parë përpjekjet për të arritur komunikimin krahas email-it ishin të mëdha, sot janë të mëdha përpjekjet për të shmangur email-et e padëshiruara të njohura si spam email. Në këtë punim u diskutuan karakteristikat e komunikimit me email, fenomeni spam, përpjekjet për detektimin e spam email-it dhe gjithashtu u përmbledhën disa dëme e benefite që sjell ky fenomen. Ndërsa duke u bazuar në fjalët që shkaktojnë spam është realizuar një hulumtim ndërmjet tri shërbimeve të email-it se sa arrijnë filtrat anti-spam të tyre të detektojnë email-in si spam në bazë të përmbajtjes së mesazhit. Së fundmi u diskutuan …


Realizimi I Multimedia Komunikimit Duke Përdorur Teknologjinë E Webrtc, Edon Abdullahu Sep 2019

Realizimi I Multimedia Komunikimit Duke Përdorur Teknologjinë E Webrtc, Edon Abdullahu

Theses and Dissertations

Zhvillimi i jashtëzakonshëm i ueb-it dhe rritja e vazhdueshme e përdorimit të tij nga njerëzit, ka shtyrë edhe sektorin e komunikimit të orientohet drejt teknologjive të tij. Komunikimi në kohë reale, si lami që ka pësuar ndryshime të mëdha dekadave të fundit, është orientuar drejt internetit ku bëhet i mundshëm duke përdorur protokollin IP.

Në këtë punim kemi si qëllim studimin e teknologjisë së WebRTC e cila na mundëson komunikimin në kohë reale përmes shfletuesve të ueb-it. WebRTC është lansuar si projekt nga Google në vitin 2011, i cili është falas dhe i hapur për përdorim publik. Në fillim WebRTC …