Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 42

Full-Text Articles in Entire DC Network

Vlerësimi I Funksionimit Të Sistemit Të Menaxhimit Të Performancës Komunale Në Kosovë, Shqiponja Vokshi Dec 2020

Vlerësimi I Funksionimit Të Sistemit Të Menaxhimit Të Performancës Komunale Në Kosovë, Shqiponja Vokshi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Strategjia E Marketingut Të Qëndrueshëm Rast Studimi: Nvm-Të Në Kosovë, Argjenda Lubishtani Dec 2020

Strategjia E Marketingut Të Qëndrueshëm Rast Studimi: Nvm-Të Në Kosovë, Argjenda Lubishtani

Theses and Dissertations

Ky punim synon të nxjerrë në pah ndërlidhjen e ndërsjellë midis marketingut të qëndrueshëm dhe qëndrueshmërisë. Qëndrueshmëria shihet si një koncept i vendosur tre-dimensional që përfshin qëndrueshmërinë dhe prosperitetin ekonomik, barazinë sociale dhe cilësinë e mjedisit. Për të arritur sinergjinë e tyre të plotë, është e nevojshme të aktivizohet një marketing i qëndrueshëm, i cili kuptohet jo vetëm si një marrëdhënie e qëndrueshme dhe fitimprurëse me klientët, mjedisi natyror dhe shoqëror, por edhe si një larmi e marketingut me përgjegjësi shoqërore ose, në një fushë më të gjerë. , si një larmi e marketingut social ose në fund të fundit, …


Analizë Krahasimi E Zhvillimit Ekonomik Të Dy Shteteve Maqedoni Veriore & Shqipëri, Diellza Rexhaj Dec 2020

Analizë Krahasimi E Zhvillimit Ekonomik Të Dy Shteteve Maqedoni Veriore & Shqipëri, Diellza Rexhaj

Theses and Dissertations

Pritshmeritë për të ardhmen ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri nuk janë aspak të mira, dhe kjo si pasoje sepse jemi në prag të një krize të madhe ekonomike në mbarë botën dhe jo vetëm në këto dy shtete. Covid – 19, doli një ngjarje e rastësishme dhe e paparashikuesh-me që do jetë një shok negativ. Dhe, duke shtuar pasiguri për të ardhmen, ndikon në zbrapsjen e investitorëve dhe rënien e investimeve. Investitorët janë të frikësuar se kanë investuar paratë e tyre në ekonomitë në zhvillim, të cilat tashmë janë të goditura rëndë nga kjo krizë ekonomike. Nga …


Investimet Publike Ne Arsim: Evidenca Krahasimore Nga Kosova Dhe Vendet Perëndimore, Flaka Jashari Dec 2020

Investimet Publike Ne Arsim: Evidenca Krahasimore Nga Kosova Dhe Vendet Perëndimore, Flaka Jashari

Theses and Dissertations

Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në shumë dimensione, duke pasur në fokus më së shumti ekonominë, duhet kushtuar rëndësi të veçantë sistemit arsimor. Arsimi nuk ka të bëjë vetëm me të mësuarit dhe marrjen e notave të mira, por është shumë më shumë se kaq. Çka në të vërtetë ngërthen në vete është njoftimi me fenomene të reja për të cilat nuk dimë shumë dhe ka për qëllim zgjerimin e dijes sonë. Sido që të jetë. raporti në mes të rritjes ekonomike dhe edukimit …


Ndikimi I Ndërkombëtarizimit Në Qëndrueshmërinë E Biznesit, Jona Matoshi Dec 2020

Ndikimi I Ndërkombëtarizimit Në Qëndrueshmërinë E Biznesit, Jona Matoshi

Theses and Dissertations

Biznesi ndërkombëtar është një koncept mjaftë i gjerë dhe i komplikuar, si i tillë ai përmban në vete faktorë të rëndësishëm. Biznesi ndërkombëtar eksporton mallrat dhe shërbimet e tij në të gjithë botën. Kjo ndihmon për të fituar valutë të vlefshme. Kjo valutë e huaj përdoret për të paguar importet. Shkëmbimi i huaj ndihmon për ta bërë biznesin më fitimprurës dhe për të forcuar ekonominë e vendit të tij. Globalizimi nënkupton shpejtimin e lëvizjeve dhe shkëmbimeve (të qenieve njerëzore, mallrave dhe shërbimeve, kapitalit, teknologjive ose praktikave kulturore) në të gjithë planetin. Një nga efektet e globalizmit është se promovon dhe …


Ndikimi I Remitancave Në Zhvillimin E Kosovës, Gresa Krasniqi Dec 2020

Ndikimi I Remitancave Në Zhvillimin E Kosovës, Gresa Krasniqi

Theses and Dissertations

Remitancat në gjithë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit, ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë botërore. Për më tepër, pasi remitancat janë kryesisht transaksione personale nga migrantët te miqtë dhe familjet e tyre, ato priren të jenë të orientuar mirë ndaj nevojave të marrësve të tyre. Aftësia e tyre për të ulur varfërinë dhe për të promovuar njerëzimin, zhvillimi tyre është i dokumentuar mirë dhe shpesh raportohet i dobishëm për zhvillimin e përgjithshëm: “Dërgesat e transaksioneve drejtpërdrejt rrisin të ardhurat e …


Ndikimi I Strategjive Të Marketingut Në Rritjen E Dhuruesve Vullnetar Të Gjakut Në Kosovë, Për Periudhën 2014-2019, Melania Gjocaj Dec 2020

Ndikimi I Strategjive Të Marketingut Në Rritjen E Dhuruesve Vullnetar Të Gjakut Në Kosovë, Për Periudhën 2014-2019, Melania Gjocaj

Theses and Dissertations

Numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në një shtet, është treguesi më i mirë se çfarë strategjie përdorë ai shtet për të pasur rezerva të gjakut. Prandaj, përdorimi i strategjive adekuate të marketingut, ndikon edhe në rritjen e dhuruesve vullnetar të gjakut. Ekzistojnë strategji të ndryshme të marketingut të cilat përdorin shtetet e ndryshme, përfshirë këtu edhe Kosovën, për rritje të rezervave shtetërore me gjak. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë ndikimin e stimujve të marketingut, faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, në rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut në Kosovë. Në këtë studim analiza e pjesës …


Ndikimi I Rrjeteve Sociale Në Njohjen E Brendeve, Qëndresa Bytyqi Dec 2020

Ndikimi I Rrjeteve Sociale Në Njohjen E Brendeve, Qëndresa Bytyqi

Theses and Dissertations

Në kohët e fundit po shihet që teknologjia po zhvillohet cdo ditë e më shumë, dhe njerëzit kanë filluar ta përdorin teknologjin cdo ditë e më shumë. Rrjetet sociale janë platforma ku njerëzit kanë mundësi të shohin gjërat në forma ma të ndryshme,po ashtu edhe të marrin informata rreth çdo gjëje që ju intereson. Disa rrjete sociale si Facebook, Instagram,You Tube etj, kanë bërë që njerëzit të kenë njohuri për shumë gjëra si p.sh mund të njohin brende të ndryshme. Prandaj, rrjetet sociale japin një mundësi të mir kompanive që ti bëjnë marketing produkteve të tyre,dhe njohjeve të tyre sepse …


Fokusimi I Platformës Së E-Prokurimit Në Kosovë, Mirgetë Rama Dec 2020

Fokusimi I Platformës Së E-Prokurimit Në Kosovë, Mirgetë Rama

Theses and Dissertations

Qëllimi këtij hulumtimi është që të analizojë e-prokurimin publik në Republikën e Kosovës duke u fokusuar në përparësitë dhe mangësitë që ky proces ofron për operatorët ekonomik që kanë kontrata ose aplikojnë për kontrata të shitjes së produkteve dhe shërbimeve.

Ky hulumtim paraqet pyetjet kërkimore mbi e-prokurimin dhe mundohet ti jep një pasqyrë të fokusuar lidhur me gjendjen e e-prokurimit publik në Republikën e Kosovës dhe se nëse implementimi i e-prokurimit po sjell avantazhet dhe objektiva e paraqitura në strategjinë e prokurimit të Republikës së Kosovës.

Për të matur këtë, është bërë pyetësori i anketës për të mbledhur të dhëna …


Trajtimi I Konfliktit Në Ndërmarrjet E Sektorit Privat Në Republikën E Kosovës Rast Studimi “Venus Hotel”, Valdrin Hasani Dec 2020

Trajtimi I Konfliktit Në Ndërmarrjet E Sektorit Privat Në Republikën E Kosovës Rast Studimi “Venus Hotel”, Valdrin Hasani

Theses and Dissertations

Një përceptim i ndryshëm lidhur me pritjet,nevoja dhe dëshirat. Vendi i punës është gjithmonë i mbushur me individë të cilët kanë pritje,nevoja dhe dëshira të ndryshme. Pra, patjetër që në organizata do të ketë edhe konflikte.Këto konflikte të cilat zhvillohen mbrenda një organizatës shpesh herë mund të jenë edhe pasuri e organizatës.Ato mund të jenë mundësi të cilat e drejtojnë organinzatën drejt krijimtarisë,bashkëpunimit dhe përmirësimit mirëpo shpesh herë mund të egzistojë edhe e kundërta. Duke e parë konfliktin si një përbërës të pashmangshëm të veprimtarisë njerëzore, krijimi i proceseve për parandalimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është shumë i rëndësishëm për …


Inteligjenca Biznesore Dhe Performanca E Firmave, Rudina Zatriqi Dec 2020

Inteligjenca Biznesore Dhe Performanca E Firmave, Rudina Zatriqi

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme bizneset ndodhen në një mjedis sfidues, ku jetike për çdo biznes janë informatat dhe njohuritë që duhen të jenë plotësisht të çasshme. Inteligjenca e Biznesit (BI) është një koncept ombrellë, teknika dhe zgjidhje që ndihmojnë menaxherët të kuptojnë situatën e biznesit. Duke vërrejtur se konkurrenca në mes të bizneseve është çdo herë e në rritje, paraqitet edhe nevoja për rritje të efikasitetit në proceset e menaxhimit. Bizneset kanë filluar të përdorin Inteligjencën Biznesore në funksionet e tyre menaxheriale. Inteigjenca Biznesore del të jetë shumë e rëndësishme pasi që ndihmon në marrjen e vendimeve menaxheriale në kompani. …


Roli Dhe Rëndësia E Sistemeve Të Informacionit Në Kohë Pasigurie, Albion Rexhepi Dec 2020

Roli Dhe Rëndësia E Sistemeve Të Informacionit Në Kohë Pasigurie, Albion Rexhepi

Theses and Dissertations

Punimi shtjellon problemet që u paraqiten me rastin e përhapjes së pandemisë së fundit globale. Problemet janë në shumë aspekte, problemet në menaxhimin e mirë të shëndetsisë, probleme tek kompanitë e fluturimeve, problemet me turizmin, problemet tek aktivetetet sportive, tek ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla, e të tjera. Problemet tek këta sektorë u shfaqën kur shtetet filluan mbylljen e disa prej veprimtarive. Pasojat ishin të pashmangshme, vetëm se niveli i pasojave do të dallonte prej veprimtarisë në veprimtari, përshembull, tek sektori i ndërtimit dhe sektori i pjesëve të këmbimit. Pra, në këtë punim fokusi do të jetë …


Ndikimi I Pandemisë Në Zhvillimin Ekonomik, Florentina Vokshi Nov 2020

Ndikimi I Pandemisë Në Zhvillimin Ekonomik, Florentina Vokshi

Theses and Dissertations

COVID-19, si ngjarje e rastësishme dhe e paparishkueshme, do të ketë ndikim negativ si në nivel të vendit ashtu edhe në nivel global, ku përpos që ka shkatërruar rendin shoqëror në fakt ky virus ka shkatërruar edhe ekonominë, duke krijuar një kollaps ekonomik si dhe duke shkaktuar humbje të mëdha të jetërave të njerëzve. Sa i përket tregut të punës në nivel vendi dhe në nivel ndërkombëtar do të ketë ndryshime të theksuara si rezultat I Covid-19, ku sipas raportit të publikuar nga ILO, për COVID-19 dhe botën e biznesit, ILO tregon se efektet ekonomike të pandemisë janë më seriozet …


Burimet E Financimit Të Firmave: Mundësitë Dhe Sfidat Rast Studimor: Gntc “Gorenje”, Skyfter Ibishi Nov 2020

Burimet E Financimit Të Firmave: Mundësitë Dhe Sfidat Rast Studimor: Gntc “Gorenje”, Skyfter Ibishi

Theses and Dissertations

Eshtë botërishtë e pranuar se NVM-të paraqesin strumbullarin e aktivitetit ekonomik, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe tek ato në zhvillim. Posaçërisht, në ekonomitë në zhvillim, NVM-të japin kontribut të veqant në gjenerimin e vendeve të reja të punës, kontribute nëtë ardhura , inovacione teknologjike dhe qëndueshmëri sociale. Andaj, roli i financave është elementi kyq në zhvillimin e NVM-ve. Mirëpo, mungesa e financimit të nevojshëm, si dhe qasja në kredi, shpesh citohen si hendikepi kryesor në zhvillimin e NVM-ve në shumicën e vendeve të botës. Në punim do të trajtohen çështja e financimit, si në aspektin e ofertës së …


Korporatat Publike Financiare Në Kosovë (Rast Studimi: Fondet Pensionale), Arsim Jaha Sep 2020

Korporatat Publike Financiare Në Kosovë (Rast Studimi: Fondet Pensionale), Arsim Jaha

Theses and Dissertations

Në këtë punim do njoftoheni me sektorin publik në Kosovë, kryesisht me korporatat financiare, funksionin, fushëveprimin dhe rolin e Trustit Pensional, njohja me kontribuuesit, shpërndarja gjeografike, moshën dhe nivelin e kontribuuesve, pasqyren e fondeve pensionale të TM3, çmimi i njësisë dhe historia e performancës për periudhen 2003-2020, analizë e mejteve (neto) nën menaxhim dhe kthimi nga investimet e fondeve për periudhën 2014-2018.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është institucion publik i pavarur, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. FKPK është krijuar si model i kontibuteve pensionale, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari …


Kosova Si Interes Strategjik I Unionit Evropian Në Aspektin E Ndërmarrësisë, Erza Ostrogllava Sep 2020

Kosova Si Interes Strategjik I Unionit Evropian Në Aspektin E Ndërmarrësisë, Erza Ostrogllava

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Ndikimi I Faktorëve Personal Dhe Psikologjik Në Sjelljen E Konsumatorëve, Fatjona Zeqiraj Sep 2020

Ndikimi I Faktorëve Personal Dhe Psikologjik Në Sjelljen E Konsumatorëve, Fatjona Zeqiraj

Theses and Dissertations

Çdo individ posedon vlera dhe norma morale që e dallojnë atë nga individët e tjerë. Gjithashtu individët dallojnë me njëri-tjetrin edhe sa i takon karakterit dhe tipit të personalitetit. Andaj nga e gjithë kjo, mund që të thuhet se individë të ndryshëm kanë një sjellje të ndryshme sa i takon konsumimit të mallrave dhe shërbimeve.

Motivimi, perceptimi, qëndrimi dhe besimet e një individi konsiderohen si faktorë psikologjik. Faktorë të tjerë si niveli i të ardhurave, personaliteti, profesioni dhe mënyra e jetesës kategorizohen si faktorë personal.

Faktorët psikologjik janë të lidhur ngusht me emocionet. Janë faktorë të cilët shtyjnë dhe konsiderohen …


Roli Dhe Ndikimi I Produkteve Vendore Në Tregun E Shitjes Rast Studimi Kompania “Liri” Prizren, Qendresa Stajki Sep 2020

Roli Dhe Ndikimi I Produkteve Vendore Në Tregun E Shitjes Rast Studimi Kompania “Liri” Prizren, Qendresa Stajki

Theses and Dissertations

Ky punim përfshin përkufizimin duke i dhënë një kuptim të plotë termit “Shitje”. Ky punim paraqet në mënyrë sa më të detajuar konceptet dhe llojet e shitjeve, ciklin e shitjeve mënyrën se si duhet te shesim produkt, çfarë i bënë shitësit e suksesshëm, përfshin pjesën e marketingut, promovimin e produktit, rolin e marketingut në biznes, këshilla për reklamimin e biznesit, rolet dhe përgjegjësitë e një menaxheri të shitjeve, prodhimi dhe vështirësitë e tij tek Fabrika LIRI, top 3 produktet. Për studimin janë përdorur edhe pyetje kërkimore që fokusohen ne produktet e fabrikës Liri. Për të arritur sukses në ekonomi punët …


Remitencat Ne Kosove, Yllka Canolli Sep 2020

Remitencat Ne Kosove, Yllka Canolli

Theses and Dissertations

Remitencat, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë botërore. Natyra, madhësia, frekuenca, impakti i remitancave dhe faktorët që ndikojnë në vlerat e tyre, kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe politikëbërësve. Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë në analizën e faktorëve përcaktues dhe të efekteve të remitancave në rastin e Kosovës, duke u përpjekur të plotësojë sado pak mungesat në këtë fushë kërkimi.

Në vitet e fundit remitancat kanë fituar interes në …


Menaxhimi Financiar Dhe Performanca E Bizneseve Të Vogla, Adriana Bunjaku Sep 2020

Menaxhimi Financiar Dhe Performanca E Bizneseve Të Vogla, Adriana Bunjaku

Theses and Dissertations

Pas një pune të gjatë duke trajtuar materialet e ndryshme qoftë nga burimet sekondare qoftë nga burimet primare, mund tё nxirren konkluzione konkrete lidhur me menaxhimin financiar dhe performanca e bizneseve të vogla. Teza e bachelorit është konkretizuar në formë të projektit të rëndësishëm kërkimor, me titullin në vijim: “Menaxhimi financiar dhe performanca e bizneseve të vogla”. Ky punim i qaset hulumtimit të një problematike komplekse siç është përcaktimi financimit tek bizneset e vogla. Në këtë hulumtim është përdorur metoda deduktive si metodë e këtij hulumtimi. Gjithashtu hulumtimi fillon me pjesën teorike ku përfshihen teoritë e ndryshme të menaxhimit financiar …


Ndikimi I Tatimeve Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë Në Periudhën E Pas Luftës, Art Bekeri Aug 2020

Ndikimi I Tatimeve Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë Në Periudhën E Pas Luftës, Art Bekeri

Theses and Dissertations

Ndërtimi i politikave tatimore dhe zbatimi i tyre në mbushje të buxhetit të vendit kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për mbajtjen dhe zhvillimin e një sërë sektorësh të shoqërisë kosovare. Reformimi i sistemeve tatimore është njëri nga segmentet më të rëndësishme të tranzicionit ekonomik të udhëhequr nga aspirimi për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.

Politika Tatimore e një shteti është pjesë e politikës fiskale që lidhet me përcaktimin e llojeve të tatimeve të zbatuara në një vend, nivelet dhe llojet e përqindjeve tatimore si dhe për burimet e ndryshme të të ardhurave. Përveç …


Roli I Marketingut Të Personalizuar Në Marrëdhëniet Biznes-Klient, Ejona Bajraktari Aug 2020

Roli I Marketingut Të Personalizuar Në Marrëdhëniet Biznes-Klient, Ejona Bajraktari

Theses and Dissertations

Në filmin Minority Report, Tom Cruise hynë në një qendër tregtare dhe përshëndetet nga postera (billboards) “live” që i adresohen në emër dhe i sugjerojnë veshje në të cilat ai mund të jetë i interesuar. Këtë arrijnë ta bëjnë përmes skanimit të retinës së tij, dhe e bëjnë për çdo klient që ndodhet në dyqan. Megjithëse ende nuk kemi mbërritur në një kohë me një teknologji të tillë, kompanitë sot po synojnë një shërbim të tillë, pra ofrimin e një përvoje të personalizuar për çdo klient të kompanisë.

Ideja e marketingut të personalizuar qëndron në krijimin e një eksperience …


Interneti I Gjërave Dhe Ndikimi I Tij Në Privatësinë E Të Dhënave, Vullnet Shkodra Jul 2020

Interneti I Gjërave Dhe Ndikimi I Tij Në Privatësinë E Të Dhënave, Vullnet Shkodra

Theses and Dissertations

Me ndryshimet e kohëve, ndryshim rrënjësorë i është bërë mjedisit dhe faktorëve që po e përbëjnë mjedisin. Ndryshimi rrënjësor po zhvillohet nga raca njerëzore dhe kjo me krijimin e industrive të reja që për qëllim primarë kanë: lehtësimin e jetesës, rritjen e kualitetit të jetesës dhe jetëgjatësinë. Industria e fundit e krijuar nga njerëzimi po quhet industria 4.0 apo “Internet of Things” kjo industri si qëllim ka digjitalizimin dhe shndërrimin e pajisjeve nga të zakonshme (fizike apo mekanike) në pajisje të mençura. Këto pajisje në momentin që digjitalizohen dhe bëhen pajisje të mençura qëllim kanë komunikim ndërmjet vete dhe ky …


Politika E Tregtisë Ndërkombëtare Rast Studimi: (Marrëveshja Cefta Dhe Vendosja E Taksës 100%), Bashkim Hyseni Jun 2020

Politika E Tregtisë Ndërkombëtare Rast Studimi: (Marrëveshja Cefta Dhe Vendosja E Taksës 100%), Bashkim Hyseni

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të tregoj se pengesat në tregtinë e lirë nuk sjellin dobi në vend, duke i demantuar tërësisht ndërhyrjet politike që janë me qëllim ta bllokojnë atë, por jo edhe ta rregullojnë. Çështjet të cilat i trajton hulumtimi janë si pengesat ndaj tregtisë: distanca, barrierat dhe kufijtë, argumentet për mirëqenie kombëtare kundër tregtisë së lirë, shpërndarja e të ardhurave dhe politika tregtare, modelimi i procesit politik, negociatat ndërkombëtare dhe politika e tregtisë, zonë e tregtisë së lirë kundrejt unionit doganor (ngjashmëritë me CEFTA). Në këtë hulumtim është përdorur metodologjia e mbledhjes së të dhënave sekondare. Gjatë …


Konceptet E Menaxhimit Strategjik Rast Studimit: “Liftkos” Sh. P. K, Defrim Hajdaj Jun 2020

Konceptet E Menaxhimit Strategjik Rast Studimit: “Liftkos” Sh. P. K, Defrim Hajdaj

Theses and Dissertations

Vlerësimi i ndikimit të strategjive të mundshme mbi përformancen e kompanive është qëllimi i këtij studimi. Me përpjekjen për të marrë përgjigje sa më reale për këtë marrëdhënie, janë kontrolluar 4 hiptoeza. Kontributi në shkencë, ky punim do ta sjellë me rastin e rekomandimeve që do të jap në këtë studim lidhur me metodat më adekuate që duhet të përdoren nga bizneset dhe gjetjen e principeve më të përshtatshme që ngritin nivelin e shfrytëzimit efikas, efektiv të strategjive për ngritjen dhe maksimizimin e fitimit të kompanisë.

Qëllimi i menaxhimit strategjik në sektorin privat dhe publik ka një rol të vecant …


Zbulimi I Mashtrimit Me Karta Të Kreditit, Durim Ratkoceri Jun 2020

Zbulimi I Mashtrimit Me Karta Të Kreditit, Durim Ratkoceri

Theses and Dissertations

Mashtrimi i kartave të kreditit mund të përkufizohet si një rast kur një person përdor kartën e kreditit të dikujt tjetër për arsye personale, ndërsa pronari dhe autoritetet lëshuese të kartave nuk janë të vetëdijshëm për faktin se karta po përdoret. Për shkak të rritjes dhe përshpejtimit të E-Commerce, ka pasur një përdorim të jashtëzakonshëm të kartave të kreditit për blerjet në internet që çuan në sasi të lartë mashtrimesh që lidhen me kartat e kreditit. Në epokën e dixhitalizimit, nevoja për të identifikuar mashtrimet e kartave të kreditit është e nevojshme. Zbulimi i mashtrimit përfshin monitorimin dhe analizimin e …


Ndikimi I Kostove Në Investimet Afatgjate Në Bizneset E Meseme Dhe Të Vogla Në Kosovë, Egzona Gashi Jun 2020

Ndikimi I Kostove Në Investimet Afatgjate Në Bizneset E Meseme Dhe Të Vogla Në Kosovë, Egzona Gashi

Theses and Dissertations

Kosto dhe investimet në llojet e ndryshme të bizneseve të mesme dhe të vogla për investime afatshkurta është temë diplome e punuar me qëllim që në detaje të shpalosë kostot afatshkurtra në llojet e bizneseve në Kosovë në mënyrë shumë të afërt të i shpalosim në detaje mënyrat e investimit të bizneseve që ofrojnë në treg dhe fal një investimi me kostot të ulët në të mirë që të arrijnë suksesin e tyre në biznese. Biznesët të cilat ofrojnë në tregun e ekonomisë me kohën kanë treguar se një menaxhim i mirë i një kosto rritë investimet dhe ndërmarrjen e …


Zhvillimi I Një Marke Të Re Dhe Faktorët Që Ndikojnë Në Suksesin E Saj Në Treg, Ermir Gashi Jun 2020

Zhvillimi I Një Marke Të Re Dhe Faktorët Që Ndikojnë Në Suksesin E Saj Në Treg, Ermir Gashi

Theses and Dissertations

Gjithnjë e më shumë firma e organizata të tjera kanë ardhur në përfundim se një prej aseteve të tyre më të vlefshme janë emrat e markave të cilat lidhen me produktet ose shërbimet e tyre. Në botën tonë gjithnjë e më komplekse, të gjithë ne, si individët ashtu edhe menaxherët e biznesit, ballafaqohen me më shumë zgjedhje dhe me më pak kohë për t’i bërë ato. Kështu, aftësia e një marke të fortë për lehtësimin e marrjes së vendimeve, zvogëlimin e rrezikut dhe përcaktimin e pritjeve është e paçmim. Krijimi i markave të forta të cilat japin këtë premtim, mirëmbajtja …


Ndërhyrjet Kirurgjike Në Ezofag, Zijavere Drogobuzhda Jun 2020

Ndërhyrjet Kirurgjike Në Ezofag, Zijavere Drogobuzhda

Theses and Dissertations

Ky punim do të shtjellojë tema që kanë të bëjnë me ezofagun.Në kuadër të kapitujve fillestarë do të shtjellohen tema që tregojnë për funksionin e ezofagut,pastaj do të përshkruhen patologjitë e ezofagut. Në kapitujt në vazhdim është paraqitur pasqyra klinike,ekzaminimi dhe mjekimi i patologjive të ezofagut varësisht se a është kirurgjik apo konzervativ.Gjithashtu pas përshkrimit të patologjive dhe mjekimit të tyre,janë paraqitur edhe të dhënat dhe statistikat e një hulumtimi sa i përket të sëmureve me ndonjërën nga patologjitë e ezofagut , ku janë të paraqitura të gjitha statistikat që lidhen me numrin e rasteve, moshën dhe gjininë e atyre …


Menaxhimi I Riskut Në Sektorin Bankar (Rast Studimi Raiffeisen Bank), Blendina Bilalli May 2020

Menaxhimi I Riskut Në Sektorin Bankar (Rast Studimi Raiffeisen Bank), Blendina Bilalli

Theses and Dissertations

Objektivi i këtij punimi është që të bëhet identifikimi dhe trajtimi i risqeve në një sektor të caktuar, atë bankar, si dhe të tregoj se si duhet menaxhuar ato në mënyrë që të parandalohen humbjet si pasojë e mos kontrollimit dhe monitorimit të mirëfilltë. Zakonisht gabimet të cilat shkaktojnë humbje në ndërrmarrje janë atë të cilat nuk kanë kontroll dhe monitorim të mirë, prandaj edhe përballen me probleme të ndryshme të cilat mund të kërkojnë punë edhe më të madhe në mënyrë që të kthehen në gjendjen e mëparme por edhe më të fortë.

Si rezultat i krizës financiare të …